Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 94
  1. #61

    Arrow Kenge popullore me motive te dashurise!

    Kenga eshte popullore por qe koheve te fundit eshte perpunuar dhe shnderuar ne kenge zbavitese nga grupi i mirenjohur tetovar ELITA 5, gje qe edhe eshte perfshire ne albumin e fundit te ketij grupi te titulluar "Bardh e Zi" !


    Ani moj e mejra

    Ani moj e mejra per s'teper o
    Ani moj e mejra per s'teper o
    Falma njanin saj me gjithe vetull o
    Falma njanin saj me gjithe vetull o


    Sejnin sun ta fali se qorohem o,
    sejnin sun ta fali se qorohem o
    vetllen sun ta fali se shemtohem o
    vetllen sun ta fali se shemtohem o

    Ani moj e mejra per s'teper o,
    Ani moj e mejra per s'teper o
    falmi buz't e tua se po vuj per to
    falmi buz't e tua se po vuj per to

    Buzet sun ti fali jam e vogel o
    Buzet sun ti fali jam e vogel o
    I frejgem shoum nanes se m'qorton e o
    I frejgem shoum nanes se m'qorton e o

    Ani moj e mejra per s'teper o
    Ani moj e mejra per s'teper o,
    falma belin tand se boll te prejta o
    falma belin tand se boll te prejta o

    S'ki me m'prejt o djal dhe shume gjate o
    S'ki me m'prejt o djal dhe shume gjate o
    sa te dal Pranvera bojna darsem o
    sa te dal Pranvera bojna darsem o

    - Tetovë

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #62

    Smile Roka mandolinen!

    Roka mandolinen
    dola ne çardak,
    O moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!

    Roka mandolinen
    dola ne carshi,
    o moj cucë e vogel,
    pse ma ben me sy

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!

    Roka mandolinen
    e dola ne obor
    o moj cucë e vogel,
    pse ma ben me dore

    Vaj, vaj, vaj,
    gishtat me kajmak,
    o moj cucë e vogel,
    c'mu ke be marak!


    Kosovë- Kenduar nga Luan Hajra



    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #63
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    une e di qe ti mu me do
    une e di qe ti mu me do
    ma thote zemra moj sorkadhe
    ma thote zemra moj sorkadhe

    kurse ti me thua, aman jo
    o te qafsha moj nazemadhe
    kurse ti me thua, aman jo
    o te qafsha moj nazemadhe

    leni nazet, ma jep gushen
    leni nazet, ma jep gushen
    hajde dalim dore per dore
    hajde dalim dore per dore

    te dy bashke marrim fushen
    dhe te rrime o ne nje bregore
    oh, te dy bashke marrim fushen
    dhe te rrime o ne nje bregore

    hajde shpirt, hajde moj flutur
    hajde shpirt, hajde moj flutur
    zemra jote po te therret
    zemra jote po therret-e

    une nuk jam dhe aq e bukur
    por se kam nje cike lezet
    as une nuk jam dhe aq i bukur
    por se kam nje cike lezet

    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #64

    Smile Kenge dashurie!

    MOJ E MIRA NE AT' SHPAT

    Kenduar nga dueti: Shyhrete Behluli dhe Mahmut Ferati


    Moj e mira o ne at' shpate,
    te shoh ander o nat' per nate

    Ne m'paç ander o nate per nate,
    hajde djale afrohu ma ngate.

    Une afrohem o te oborri,
    por po tutna mos m'ha sharrovi*

    Prej sharrovit o mos u tute,
    i çet dada o nje cope buke.

    Du me ardh o me t'nejt karshi e
    me ti pa ata syte e zi e

    Me m'i pa o ti syte e zi e,
    tutna djale ma nuk kthehesh n'shpi e

    A po don o ty me t'lype,
    apo don o me te grabit e

    Me me grabit o eshte ma kollaj e,
    vet vjen baba ma ban per hajr e.


    *sharrovi- eshte lloj qeni


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #65
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Prej Kercove n'Gostivar
    ka ardh lala per me t'marr
    o lala sa te du
    moj syshkrume hec me mu...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  6. #66

    Smile Kenge dashnie..

    Del syzeza

    Del syzeza,
    n'maje te malit, ooo
    vjen ngadal, ngadal,
    o si zana e malit,
    vjen ngadal,ngadal,
    o si zana e malit

    Ti m'kerkon,
    une t'kerkoj,
    tufa sec po ndahet,
    zanin tand o kur ndegjoj,
    bora shkrin nga malet

    Del syzeza,
    n'maje t'bjeshkes, ooo
    vjen ngadal, ngadal,
    o si lule e pjeshkes,
    vjen ngadal, ngadal,
    o si lule e pjeshkes

    Ti m'kerkon,
    une t'kerkoj,
    tufa sec po ndahet,
    zanin tand o kur ndegjoj,
    bora shkrin nga malet


    - Kenge popullore nga Kosova

    Interpretimi im i lire,
    Zana e malit
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #67
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    DHE NE VDEKCA S'KAM TE TRETE
    Himare, Vlore 1953

    Aj, medet, dynjaj' e shkrete,
    c'me farmakose, te zine!
    Posi uje shkojne vjete,
    me ah e me psheretime!
    M'u pren', o shoke, m'u prene,(*)
    u bera per ne heqime;
    u bera zaif per jete,
    me hilace s'benem mire.
    Dhe ne vdekca, s'kam te trete,
    per tij, o lulejeshile!
    Ne vdekca me te vertete,
    do te te le porosine
    te logac si ke adene,
    te tunc mal edhe verrine,
    te vic ne varr nganjehere,
    ti me rretheroc me drize.

    (*) M'u prene fuqite, m'u shkurtuan vitet.

    Kengen e nxori Mit Petrua nga Vunoi i Bregdetit kur ishte i semure rende.



    MIKE MOJ NE TE KAM MIKE
    Stegopull, Gjirokaster 1959

    Mike, moj, ne te kam mike,
    kur te vdes, te benesh qiqe,
    te me qash brigje me brigje.
    Te me qash mua te zine,
    se per ty prisha shtepine,
    humba jeten e zoine,
    humba gjithe djalerine.
    Lija bagetin' ne brinje,
    nisesh e vija tek tine,
    plot ta bija jemenine,
    me shpatulla dhe me brinje.

    Nje menyre se si kendohet kenga eshte se cdo varg perseritet 2 here, pastaj kendohet "mike, moj, ne te kam mike," dhe vazhdon vargu tjeter 2 here me te njejtin refren pas saj.



    O FILXHANI VERGJE-VERGJE
    Shen Vasil, Sarande 1961

    - O filxhani vergje-vergje,(*)
    un' te flas, ti s'me pergjegje:
    mos je e semur' a dergje?
    s'kam koh' te pergjegjemo,
    se jam me femije shume,
    posi shtjerrate ne shtrunge,
    posi peshqite ne lume.

    (*) Vargje-vargje.
    Recitoi Eftihia Plaka.



    C'E SHTROVA SHARKUNE MB'UDHE
    Varibop, Fier 1956

    C'e shtrova sharkune mb'udhe,
    u bera si i semure.
    Shkon mikja me gjym me uje:
    - C'ke aty, or i semure?
    - Jam semur', kam thyer gjune.
    - Korba, qe te vrava une!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #68

    Arrow Kange dashnie....

    Udha marë zogu i sokolit!


    - Mori e mira? - O hoja.

    - A t'vi sonte? - N'daç valla.

    - N'njefshin burrat? - Ani shka!

    - Po na vrasin? - Ngat s'e ka!

    Allagranga n'tetë sahati,

    Të pret dada te prallati;

    Te prallati dada të pret,

    Po ta la derën e çeltë,

    Po ta la derën pa dry;

    Përpjet' shkallve dada t'pri.

    Fluturim n'çiler po hijmë.

    Mirë p'e mshelim derën me dry;

    M'puth n'faqe, t'puthi n'sy.

    - N'bafshin burrat me na ni!

    - Djali i dadës dert mos ki,

    Për penxhere t'qes n'kojshi;

    Për penxhere n'der' t'aborrit.

    Udha mbarë zogu i sakolit!

    Ishe kanë o rrem drangonit,

    M'hine mrena me çykë t'zorit.


    Molliç- Kosovë 1972

    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    BOJMU, BOJMU MOJ ZEMBER
    (me duket se tetovare...)

    Bojmu, bojmu moj zember-o,
    Paskemi nusen e mojr.
    Paska shtatin-o si selvoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska gojen-o si kutoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska dhombet-o si inxhoj,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska kroet-o si limon,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska sojnin-o si finxhon,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska vetllen si gajton,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Paska façen-o per allton,
    Bojmu, bojmu moj zember-o.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 12-01-2006 më 04:36

  10. #70
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kenga e Qamiles

    aman une e mjera me siklet
    se c'po vuj e se c'po hje-i-qek (heq, hjek)
    oh une e mjera me siklet
    se c'po vuj e se c'po hje-i-qek

    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du

    oh neper bahce kur kalon
    dashunine e moj e sec ma shto-hi-jone (shton)
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du
    e ku t'ka lala oh mi Qamile
    te kam dasht e prap te du


    Kendo Moj Qyqe

    keno mi qyqe se po vje-en beha-a-hiare (behari)
    dhe vjen goca tuj u rri-ite
    une po qaj syzezen-o qe m'ka la-ajone (lane)
    po qaj nate e po qaj di-ite
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    jarananane e duje lalen-e
    jarananane e duje lalen-e

    c'i ra zjarri, c'ju dogj ze-mra-a
    po qaj nat-e lala-a
    qa-aj di-te-e
    qaj syzezen lala moj qe m'ka i-ike
    qaj syzezen lala moj qe m'ka i-ike
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh kenon kumria mi lal ka dal ka dal
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    oh ka ardh vakti shpirt-o per me u nda
    jarananane e duje lalen-e
    jarananane e duje lalen-e

    (ka dhe 2 vargje te fundit qe perseriten 2 here, por s'i di)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 03-02-2006 më 16:04
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #71
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ka disa dite qe e kendoj kete nen dhembe.

    po lot nje vajze atje te lumi
    lot e qesh, s'e ze gjumi
    prane se c'i shkon bandilli
    ma jep doren lule prilli
    ...
    loje vallen me avash
    fustanbardha me... something qe rimon me "avash"
    o loje vallen lehte-lehte
    fustanbardha flete-flete

    S'e mbaj mend me tej, deri ketu e kendoj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 27-02-2006 më 13:58
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256

    Gushen, gushen

    Epo gushëbardha si dëdora
    xhan xhan vetulla holla

    Epo ç'të sheh syri ta bën dora
    xhan xhan vetulla holla

    Epo në punë shkoje në punë shkoja
    xhan xhan vetulla holla

    Epo si s'më the njëherë u lodha
    xhan o xhan vetulla holla

    Epo të isha zog të fluturoja
    xhan o xhan vetulla holla

    Epo mbi balluke të qëndroja
    xhan o xhan vetulla holla


    edhe kete:


    Fustanin që të solla mbrëmë
    A se vesh moj për hatrin tim

    Amon a se vesh moj për hatrin tim
    Se jam rritur o jetim.

    Futanin o me lule shumë
    A se vesh moj për hatrin tim

    Amon a se vesh moj për hatrin tim
    Se jam rritur o jetim.

    Aman se jam rriturë jetim
    Me kulaç moj të siturë

    Amon a se vesh moj për hatrin tim
    Se jam rritur o jetim.

    Aman se jam rriturë jetim
    Me kulaç moj të siturë
    TBD

  13. #73
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Nusja Jone si Lulebore - Naile Hoxha

    Oj zog-o
    Oj zogo jelek me vija
    Oj zog-o
    Oj zogo jelek me vija.

    A i ke pa
    A i ke pa shoqet e mia
    A i ke pa
    A i ke pa shoqet e mia.

    Tuj qendis
    Tuj qendis o nen nje hije
    Tuj bo gati per nusrije.
    Tuj qendis o nen nje hije
    Tuj bo gati per nusrije.

    Oj thellez
    Oj thellenx thellenx e malit
    Oj thellez
    Oj thellenx thellenx e malit


    A i ke bo
    A i ke bo corape djalit
    A i ke bo
    A i ke bo corape djalit

    I kam bo
    I kam bo i kam qendis'e
    Lule m'lule i kam ujdis'e
    I kam bo i kam qendis'e
    Lule m'lule i kam ujdis'e.


    Hade nuse
    Hajde nuse dal ngadale
    Hade nuse
    Hajde nuse dal ngadale.
    Ka shum dit'
    Ka shum dit' qe t'pres me ardh' e
    Ka shum dit'
    Ka shum dit' qe t'pres me ardh'e.

    Plasi vallja
    Plasi vallja ore-ore
    Nusja jon' si lule bore
    Plasi vallja
    Plasi vallja ore-ore
    Nusja jon' si lule bore.


    Si shpirt eshte kjo kenga
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 28-02-2006 më 11:53
    Summertime, and the livin' is easy...

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107
    Zoges, njomeshtire moj,

    Shpirtke seç me yshte;

    Kur te hapa kra-moj kraharorin,

    Te gjeta qumesht dallendyshe.


    Dy siset e tua moj,

    Si dy ve(ze) pellumbi;

    Po, ti ve néné koke moooj,

    Te me zere gjumi.


    Keshtu i kendon nuses se re burri i Leuses (fshat ne Permet);
    Kendohet si ne enderr, ashtu me syte mbyllur dhe buzet gati te palevizura qe te krijojne idene se zeri vjen drejt e nga zémra.
    Brilante.
    Duam te te dua!

  15. #75
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Repertor i ri

    Mbreme shkova ne nje Balkan Festival qe zhvillohet ne nje qytet prane Bostonit, Concord. Materiali i meposhtem eshte nga disa CD qe i bleva te ky aktivitet:

    Atje poshte ne ato ledhe*)

    Atje poshte ne ato ledhe
    te prita mike pse s'erdhe
    te zu gjumi a me genjeve
    Jo mor jo, me zente e renda
    dal te porta s'me le nena
    Te prita mike, te prita
    ndenja shume e u merzita
    palosa pallton dhe ika

    N'ato penxhere t'ergjendta*)

    N'ato penxhere t'ergjendta
    pashe nje te bukur brenda
    bera krah e lart u gjenda
    gjec ate qe ma kish enda
    me dha buke e mjalte, e hengra
    me raki e vere u denda
    kush qe baba, kush qe nena
    ku je rrite, te dalte rrenja
    n'ato male rremba-rremba
    ku labce kendohet kenga

    Te dyja keto kenge jane me strofa dy-vargeshe. Vargu i sytre i strofes se pare sherben dhe si vargu i pare i strofes pasardhese.


    Rashe e pashe nje enderr*)

    Rashe e pashe nje enderr-e
    une e zeza dhe moj nene
    Qysh e pe dhe qysh t'u be
    cupe e bije e nenes-e

    Me zu ferra kemben-e
    une e zeza dhe moj nene
    Ku e pate moj mendjen-e
    cupe e bije e nenes-e

    Rashe e theva shtemben-e
    une e zeza dhe moj nene
    Hesht moj bije se s'eshte gje
    cupe e bije e nenes-e

    Kaq moj pashe dhe s'mbaj mend me
    une e zeza dhe moj nene
    Endrrat dalin nje me nje
    cupe e bije e nenes-e

    *) Kjo kenge kendohet me dy soliste. E para kendon dy vargjet e para te cdo strofe, ndersa e dyta kendon dy vargjet e dyta.


    Ate diten e merkure

    Ate diten e merkure
    kerceva me dhen ne gurre*)
    moj kuace e kuqe mb'udhe

    Aman kuaca leshgjate
    ylli qe del qe me nate
    drite mbi malet e larte

    Ylli qe feksi ne qiell
    neperke e larme ne fier
    me mbeti buza ne fyell

    Moj kuaca gushebardhe
    fol moj fol a gjec belane
    se me sheron ajo fjale

    Cap e lehta permbi gure
    me mbeti kenga ne buze
    merrja ti se ja kthej une

    Kenga jone kete radhe
    bukur e gjeti avaze
    iso bilbilat na mbajne

    *) Vargu i dyte i cdo strofe perseritet dy here gjate isos per te lidhur strofen e per ta bere kater-vargeshe.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  16. #76
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Pogonishtja......

    Sa here ne gezime mblidhen
    Njerezia kur festojne
    Pogonishten valle pereferojne
    Hidhe vallen me ngadale
    Sy zeza porsi nje ngjale
    Kur ti lot cudit nje mehalle

    Dridhe tunde shamin me lezet
    Si nje zane e bukur po me ngjet
    E bukur eshte vallja
    Kur kercen Sorkadhja

    Valle e bukur dore per dore
    Nusja jone si lule bore
    Pogonishtja valle shekullore
    Pogonishte valle e bukur
    E kercen gjithe shqiperia
    Nje tradite eshte kjo nga Cameria

    Dridhe tunde shamin me lezet
    si nje zane e bukur po ngjet
    E bukur eshte vallja
    kur kercen Sorkadhja........
    ****************************************

  17. #77
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805

    Perse Te Rrit Mamaja Ty......

    Perse te rit mamaja ty
    Oo perse te zbukuron kaq shume

    A mos ti dha ti ka gjithekush zili
    Ato buze moj ato faqe

    Jee vogel sa me ska
    E un me ty kam ren n'sevda
    Qysh atehere zemra ime
    Reh tik tak e tik tak e pa pushim e

    Te pashe kur krasitje
    Te pashe moj kur karsitje
    O te pashe moj kur krasitje
    Ne kopsht me Jargavane

    A mos ti dha ti ka gjithekush zili
    Ato buze moj ato faqe

    Je e vogel si flori
    E une me ty kam rene n'Dashni
    Qysh atehere zemra ime
    Re tik tak e tik tak e pa pushim e
    ****************************************

  18. #78
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    Kam nje mike o nje lanete..

    Kam nje mike o nje lanete...
    Amano o me beri pervete...
    Me thote dialo me mere me vete....
    Aman moi kimete ku te shpie moi lanete...

    Aman o ku te shkosh pervete ....
    Aman moi mike lanete.....
    Atje ku do vete une ....
    Moj mike lanete ......
    Eshte large dhe ze furtune....
    Aman moi mike lanete......
    Do te vete un moi mike lanete...
    Epo mos me le mes pleqe.....
    Aman moi mike lanete.....
    Epo nate e dite lepe peqe.....
    Amane moi mike lanete......


    KANE DALE PLAKATE NE LEME

    Kane dale plakat ne leme ...
    Qaj nenoo qaj moj nenee...
    O keto nuset nuk na bejne ...
    Qaj nenoo qaj moij nene...
    O du themi djemve ti lene ...
    Qaj neno qaj moj nene ....
    Po si ti lene e ku ti gjejne ...
    Qaj nenoo qaj moj nene ...
    Po tu shofte o marangoze ...
    Qaj neno qaj moj nene...
    Qe sna le dy dhoga boshe ...
    Qaj neno qaj moj nene ...
    Te binin plakat perposhe...
    Qaj neno qaj moj nene...
    Ti mbulonin nuset me lloshe ...
    Qaj neno qaj moj nene ...
    JO MOIJ JO SE BEJME SHAKA ...
    SE DASMA MORI RRUG TE MBARE ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga LOTI_NE_SY : 02-05-2006 më 00:27

  19. #79
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    LOTI_NE_SYQE KUR ISHIM KALAMAJE BASHK U RRITEM

    Qekur ishim kalamaje bashk u rritem .....
    Si dy zogj bace me bace bashke shetitem ..
    Vetullat e tua moj si shigjeta ....
    Si qiriu nene flake moij sec u treta.....
    Me trete si ctretet guri moij nga rrufeja ...
    Enderrat e tua moj vall ku shkuane ...
    Me thoshe me doje shume dukeshim te dashuruar....
    Kush na prishi neve jetene ti ke degjove ....
    A mos valle moi ndonje tietere dashurove ...[/QUOTE]


    LOTI NE SY GJITHMON PER TY ..MISHI TRETET KOCKA MBETET ...DASHURIA E PAR DO KUITOHET ME MALL

  20. #80
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105

    Bilbili Kendon Ne Prill

    Bilbili kendon ne prill
    Mooj maro mooj marine
    Qe vajton per dashurine
    Moj maro moj marine

    Oshoke me dete me dete
    Kam nje mike more me lezete
    E ze me dore e me rreshkete
    Porsi ngjala more neper dete

    Ngjale portonoves oo
    Zemren sec ma more oooo
    Opo kjo sevda sevda e djalerise
    cme beri moree perveteneee
    Oo pellumb ore oo te keqene
    Oobandiilli ii moree i maleveee
    Opo hajdeee opoo daaleeee
    Opo haide opo dale
    Opo haide opo dale
    Opo dale mengadale

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •