Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 94 prej 94
  1. #81
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Kur keputa Borzilokun

    Kur keputa borzilokun,
    Ne zemer ndjeva shqetsim;
    Kete lule qe mban ere,
    Do t'ja coj une cunit t`ri.

    S`ka gezim me te madh per mua,
    Kur cuni te me shikoj;
    Kete lule qe mban ere,
    Si kujtim do t'ja dhuroj.

    Te dy bashk` do dalim fushes,
    Ku gjelbrimi te na ftoj`;
    Sa bukur rruazat pas gushes,
    Kur cuni te mi shikoj`.

    S`ka gezim me te madh per mua,
    Kur cuni te me shikoj;
    Kete lule qe mban ere,
    Si kujtim do t'ja dhuroj.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #82
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    mbaj vetem ca vargje nga keto kenget e Zagorise

    Nuse moj o yll e drite
    nganjehere ,kur te vijme
    s'duam te hame dhe te pijme
    veteme fjalen e mire!!!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  3. #83
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105

    Syzeza vetulla llaja

    Syzeza vetulla llaja
    Te kishin zilin dynjaj
    Te kishin o zilin dynjaja
    Plasen djemte moj nga sevdaja

    Plasen djemte moj nga sevdaja
    Lun cfar cupe qe kishte rritur mamaja
    Lum cfar cupe o qe ka rrit mamaja (keta rreshta perseriten nga dy her)
    Kur shkon me o shamin menjane
    Mengadal moj se dogje fshane
    Cibera o fshatit te shkrete
    Pse shkojte o posht e perpjete

    Pse shkojte o poshte e perpjete
    Une do mar o ke dua vete

    Une do mar o ke dua vete
    Bilbilin o me ze te lehte

    Kenge labe

  4. #84
    Ne sokak te ngushte
    Takove bandille
    Te puthi ne gushe
    Te mori shamine
    Hajde moj Mirushe
    Moj vajza jetime
    Kur te qertoj tetua
    Bere sikur s’dinje
    Te pandeha foshnje
    Ti me dolle xhinde
    Hajde moj Mirushe
    Vetullibershime
    Dhe per nje te puthur
    Ti me sjell xhandaret
    Hajde moj Mirushe
    Sa qenke e marre!
    Ne dore s’u bie
    Po shkoj me firare:
    “Si firare te vij
    se nuk jam e marre!”

    Jug - 1945
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #85

    Dy këngë nga Fatmira Breçani

    I. ÇIKAT HEDHIN VALLE

    1.
    O lum e lum-o kush po do në valle
    O lum e lum-o kush po do në valle
    O po kërcejn-o çikat tropojane,
    O po kërcejn-o çikat e kësaj ane.

    Ref.
    Janë këto vallet tona, janë valle shqiptare
    Me ty këndojnë bukur, çikat hedhin valle.
    Janë këto vallet tona, janë valle shqiptare
    Me ty këndojnë bukur, çikat hedhin valle.

    2.
    O lum e lum-o kush po do në valle
    O lum e lum-o kush po do në valle
    O po kërcejn-o çikat kosovare
    O po kërcejn-o çiakt e kësaj ane.

    Ref.
    Me dimi të bardha, me kapuç me pare
    Me ty këndojnë bukur, çikat hedhin valle.
    Me dimi të bardha, me kapuç me pare
    Me ty këndojnë bukur, çikat hedhin valle.


    II. TË KËRKOVA CEP E N´CEP
    1.
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    -Të kërkova cep e n´cep-e
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    -Të kërkova cep e n´cep-e

    Cep e n’cep Gjakovës i rashë e i rash-e
    Bukuri si ty, o nuk pashë e nuk pash-e
    O të gjitha fjal´t e kësaj bote, kësaj bote
    Bahen zog tek buza e jote, e jote.
    Ani më thau etja mue të mjerin
    O te ato ura t´Prizrenit, t´Prizrenit
    O të tana krojet t’kësaj bote, kësaj bote
    Janë aty tek buza e jote, e jote

    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    - Të kërkova cep e n´cep-e
    O në Malësi e në qytet-e.
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    - Të kërkova cep e n´cep-e
    O në Malësi e në qytet-e.


    2.
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    -Të kërkova cep e n´cep-e
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    -Të kërkova cep e n´cep-e

    Ani lash´ Deçanin-o n´Pejë kam hy-e
    Ani veç me t’pa o ni herë, o me sy-e
    O ta fali bjeshkën e t´fali hanën
    Ani veç me pas´ o temen Pejanën.
    Ani u k´put ylli, i bukuris-e
    Ani shkoi e ra o për mi Drenic-e
    Ani ngjallem prapë o me ba me dek-e
    Ani n´at´ Prishtinë o ty për me t’gjet-e

    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    - Të kërkova cep e n´cep-e
    O në Malësi e në qytet-e.
    Cep e n´cep, e cep e n´cep-e
    - Të kërkova cep e n´cep-e
    O në Malësi e në qytet-e.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,882

    KËNGË POPULLORE
    Një ditë të bukur Maji

    Një ditë të bukur maji
    Ç'u ngrita që në mëngjes.
    Duke mbledhur tufa lule,
    Ju afrova penxheresë.
    Me një degë trëndafili,
    Hapa cepin e perdesë.
    Të pashë si ishe shtrirë,
    Pranë gjirit të nënesë.
    Ishe shtrirë si sorkadhe,
    Kishe mbetur pa mbulesë.
    Cicat e tua përjashta,
    Sumbullat kullonin djersë.
    Un' i ziu kur të pashë,
    U bëra gati të vdesë.
    Buza jote pak e qeshur,
    Më mbajti mua me shpresë.

    DOLA NJË DITË NGA MALI

    Dola një ditë nga mali,
    Nga vëndi sorkadheve.
    Gjeta një lule me erë,
    Mu në mes të shoqeve.
    Zgjata dorën ta këpusja,
    Më tha:-Djalo mos më prek:
    Më këput sa të mar'ç erë,
    Pastaj ikën e më le.
    -Të dua vajzo të dua,
    Mos paça dritën në sy.
    Unë beqar,ti pa martuar,
    Ta kalojmë jetën të dy.
    Erë mali trëndelinë,
    Gjoksi i saja kundërmon.
    Bën be;- Për kok të babait,
    Se shumë më dashuron.
    __________
    ________

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35
    Dola nje dite nga mali
    neper vape o rrenjedali*
    dirsur o binadali**
    Takova miken te zalli
    dic i kerkova , s`ma fali
    me tha tutje nga behari

    * / ** perseriten pas cdo vargu

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35
    Trendeline moj trendeline
    bukuri me vete
    plakat per ere te mire
    te mbajne ne sepsete

    Ti rritesh ne percellime
    ne brigje e ne maja
    vajzat te mbledhin pa gdhire
    dhe te vene ne paja

    Moj e bukur ere e mire
    moj per koken tende
    ate thahesh atje mbin
    me trete me cmende

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e al_boy7
    Anëtarësuar
    17-06-2007
    Postime
    35
    Ne nje tufe delesh moj
    zgjodha delen bale
    jasaman aman dhe moj
    ti moj delja bale

    Nje kasap i vogel moj
    ta hodhi sevdane.

    Te cova ne Korce moj
    sodite dynjane.

    Te cova ne treg moj
    me prishe pazar.

    Te cova ne peshe moj
    me prishe kandar.

    Te cova ne thike moj
    gjakose oborre.

    Te cova ne sofer
    gostite dasmore.


    -vargu i dyte dhe i trete perseriten pas cdo dy vargjesh

  10. #90
    Mo më pe të bukurën

    Hapa penxheret e ergjënda
    o lule, moj lule*
    fluturova e hyra brënda
    aty ish mike thëllëza
    më shtroi qylym e ndënja
    më vu buk' e djathë e hëngra
    më shtroi dyshek'në e fjeta
    kur u ngreç atje s'e gjeta
    Mora udhënë si bleta
    gjeta lejmonë tek luan:
    - Gëzuar, lejmon gëzuar,
    mo më pe të bukurën?
    - Këtu ndreq më shkoi prëmë
    ta dijë ta keshë zënë,
    në dorë ta keshë dhënë!

    Gjorm - Vlore, 1955

    *perseritet pas çdo vargu



    Anës lumit bie flë

    Anës lumit bie flë
    vjen një zogëz e më ngrë
    - Ngreu, o trim, të keqenë
    se vallë piqemi më?!
    - Piqemi, pse s'piqemi
    te kroi nënë mulli
    unë në udhë, ti nën udhë
    qasu të të puth në buzë!
    Nën udhë kur piqemi,
    piqemi e puthemi
    si baruti digjemi

    Zhulati - Gjirokastër, 1949
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Postime
    14
    cka me ka syri qe loton o dhimbjet e zemres si duron.........

  12. #92
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    faleminderit per tekstet e kengeve
    Shigjeta jeni te pa zevendesueshem

  13. #93
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Labe :

    ..... Një ditë të bukur behari
    në plazh çu ndodha i vrari
    mikja që e marrtë dreqi
    mu shtri pranë si ngjalë deti


    Ju afrova sa e pash
    i hodha dorën avash
    dhe ajo s'ma bëri gjatë
    ma hodhi njëçikë më lart......


    Kaq më kujtohet....

  14. #94
    Molle e kuqe ne Delvine

    Mollë e kuqe në Delvinë,
    dale vashe dale, *
    më dëfte ku ke shtëpinë?
    - Në një breg përmbi Janinë,
    kundruall me Çamërinë.
    - Leshradredhura mënjanë,
    me tij kush e pat' sevdanë?
    - Ca astritë e kapetanë,
    Çelo dhe Marko Boçarë!

    Kardhiq - 1948

    *perseritet pas çdo vargu
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •