Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 94
  1. #1

    Smile Kenget e Dashurise

    Nuk mund te flasim per folklorin dhe te leme pa permendur kenget e dashurise .
    Keto kenge dallohen per pasurine e madhe dhe larmin e figurave letrare qe perdorin. Kenget e dashurise jane ne pergjithesi te shkurtra dhe secila prej tyre paraqet nje moment te vecante. Mjaft bukur, ne keto kenge, eshte menyra sesi i drejtohet djali vajzes ose anasjelltas.

    Juge

    “Mike me shami menjane
    Kadale se dogje fshane!”
    “U c’i bera fshatit shkrete
    Sepse shkoj posht’e perpjete?”
    ”Djemeria nga do jane
    Nde tyj e kane sevdane”
    “C’kane a gjecin belane
    Qe s’me lene fukarane”


    Veriu

    Po xame fill me kendue
    Hallet e dashnise se ngrate
    S’me ban zemra me diftue
    A asht kush qi ban hajrade (bamiresi)
    S’asht haxhet (nevoje) me ta diftue
    Se ta merr e shkreta mende
    Kto qerpikt e syve tu
    Jan melhemi i zemres seme
    Si s’ja dika kush marakut
    Kenka hall per dashuni
    Deri gurt e ketij sokakut
    Bahen rreze syve te mi
    Marifet asht per me u dashte
    Askerkush mos me dijte gja
    Kur bahen dy zemra bashke
    Gja ma mire nuk ka n’dynja

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    shume keng te bukura
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    O kjo an’ e lumit

    O kjo an’ e lumit
    Ka bilbila shume
    Dale bandill, dale
    Sa te rritem une
    Fusha na ben balte
    Malit ben furtune
    Dale, kalesh, dale
    Jam e vogel shume
    Trendafil i bardhe
    Leshon gonxhe shume
    Pritme, bandill, pritme
    Sa te rritem une
    Neperk’ e shullerit (vend qe rrihet nga dielli)
    Rriture pa uje
    Dale vogelushe
    Me te marrca une…


    Shkoder

    Aman, o im at
    Le t’i flas une trimit t’ngrat!
    Tash tre vjet e kam provue
    Nji te keq s’ja kam ndigjue

    Aman, mori nane
    Pash Zotin qi na ka dhane!
    Ma nep ti mue Sulejmane
    Se n’ate kam shti sevdane!

    Aman, more diell
    Pash Zotin qi vran e kthiell
    E shetit ne shtate qiell
    A s’ma pe dylberin tem?

    Aman, mori hane
    Pash at Zot qi te ka bame
    Kallezome ti Sulejmane
    Te shkoj e t’i vete prane!


    Nokove – Gjirokaster

    Moj e bukura si ylli
    Shtate drita te ben syri
    Te feksen si xhevairi
    Nje rixha te bej fakiri
    Neperke grykelarike
    Piqe, moj buzene, piqe!
    Nde vdekça qajme me ligje!


    Burrel

    Per mbas ati mali
    Tu celun ni lule
    Cilu, oj lule, cilu
    Cil dalengadale!
    Ndij veren tu dale
    Prej veres nuk frikem
    Prej dillit shafitem (qetesohem, ulem)
    Per mbas ati mali
    Tu celun ni lule
    Cilu, oj lule, cilu
    Cil dalengadale!
    Ndij dimnin tu ardhe
    Prej dimnit nuk frikem
    Prej bores shafitem


    Juge

    Shkoi grykëergjëndeja
    Na prishi nga mëndeja
    Grykërgjëndeja kur shkon
    As na flet, as kuvendon
    Ashtu si e kish zakon
    Si dielli na veshtron
    Leshon shenj e na verbon
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Faleminderit Ana
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Myzeqe

    Aty lart te port'e madhe
    Dale, myzeqare, dale
    Hyjne e dalin dy sorkadhe
    Dale, myzeqare, dale
    O njera m'e vogel, moj
    Tjetera me'e madhe
    Dale, myzeqare, dale
    Njeren do ta marr
    Do ta benj manare
    Dale, myzeqare, dale
    Ta gjesdis, stane me stane
    Dale, myzeqare, dale
    Ta ushqenj me bukevale
    Dale, myzeqare, dale
    Qafegjate si sorkadhe
    Dale, myzeqare, dale

    Jug

    I ziu c'kam tre behare
    Qe kam ngrire, qe kam thare
    Per mikene qe s'e kam pare
    Mike, ne qafe me more
    Qe me yll te pare dole
    Gjithe shoqete mbelodhe
    Mua mikne s'me kujtove

    Jug

    Ti je yll e ti je drite
    Ylli qe del ndaj te gdhite
    Zotyne te dhente dite!
    Flasen bukurine tende, o shpirt
    Edhe zoqte kur kendojne
    Shoqi me shoq po ligjerojne
    Me guhe te tyre thone
    Flasen bukurine tende, o shpirt!
    M'ate shami fie-fie
    Sec m'i mban gushese hie
    Porsi delli kur bie
    Flasen bukurine tende, o shpirt!
    M'ate shami laqe-laqe
    Kur ma derth, ma heth mbi faqe
    Posi lule manushaqe
    Flasen bukurine tende, o shpirt
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    pershendetje.
    faleminderit per tekstet e kengeve.
    shume interesante e te lezetshme

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    edhe muzika e kengeve eshte shume e bukur siç jane tekstet

  8. #8
    Pershendetje hbruci. Faleminderit per komentin

    Mireserdhe ne forum!


    Shkoder

    Karafili i kuq si gjaku
    Ne Shkoder tone ka ra nje sevda
    Varzat kur i zen maraku
    Hallet s’kane kujt me ia kja
    Ti m’atane e une n’ketane
    Ndermjet kena nji sokak
    Ashtu dole si m’kane thane
    Porsi ylli me bajrak
    Ti m’atane e une n’ketane
    Ndermjet kena nje avlli
    Ashtu kenke si m’kan thane
    Shtati yt porsi selvi
    Rreth e rreth te kane rrethue
    Si bylbili ne pranvere
    As ke krah me fluturue
    Me t’pa moj syte njihere
    Tuj u ngjit prej pazarit
    C’gjeta n’pus tuj mbushun uje
    Ule pak moj degerminë
    Mos ju ban pasqyre gjithkuj


    Shkoder

    Kenke nur i bukurise
    Shpin’ ma kishe ne sejran
    Oh do t’i lutem vajz kojshise
    Le t’na i presin pak nj’at man-aman
    Si me sy ashtu me vetlla
    Shoqishojit i kemi gja
    Oh kur mendoj se mbushet vjeta
    Plasa i mjeri tuj kja aman
    Rreth e rreth ne avlli-e
    Si fellanxa ne kafaz
    Oh asaman moj shtat selvi-e
    Del ne xham se po plas-aman
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    shkoder.
    moj e mire synin larushe.
    moj e mir' synin larushe,
    besa ty moj s'te ka kerkush-e,
    besa ty s'te ka kush-e,
    veç se un-o moj qi t'kepus-e


    shyqyr dush-o qi t'kam kojshie,
    kur t'merzitem-o vij e rri-e,
    kur t'merziteo vij e rri-e,
    sa ta shof-o moj syn e zi-e.

    moj e mir' synin me gema,
    daj zylyfet moj n'kater rrema,
    daj zylyfet moj fuje-fije,
    ruju djalo mos m'i perzij-e



    Pranvera filloj me ardhe.

    pranvera filloj me ardhe
    dge bilbili nis' me kndu
    njajo drandofillja e bardh'
    del n'dritare me m'shikju.

    O.........shpirte sa te du
    eja park e fol me mu
    se mas teje jeta ime ka maru.

    rreth e rreth SHkodres jam sjell,
    lule m'lule tuj shetit'
    nder ma t'bukrat ty t'kam zgjedh'
    ti je nuri bukurise.

    O.........shpirte etj............

  10. #10
    Rreze – Permet

    Nde gjume kur bie fle
    Vjen nje cupez’e me nge
    “Ngreu, mik, te keqene
    Se kurre s’piqemi më
    Nje sorkadhe dhe nje drë!”


    Dangelli – Permet

    Per nje trumbe manushaqe
    Na hodhen ne istidak (hetim)
    Sos u poqem faqe per faqe
    Sos me dolle ne sokak
    Per nje trumbe trendeline
    Pse ma bere fjalen dy?
    Taxhis (merzite) bere njerezine
    Sos u pame sy ndaj sy
    Ne penxhere prapa xhamit
    Sec te ra nje trendafil
    T’u zberthye xhamadani
    C’t’i besh te shkretit birbil!
    Merre mbae permbi dere
    Merre mbylle ne kuti
    Cdo mengjes, kur t’i mbash ere
    Thua: “Ma dergove ti”


    Juge

    Vasheza mandile-verdhe (shami koke, shami xhepi)
    Shkon me furken duke tjerre
    “Moj mike, ballë-suljote
    Me treti sevdaja jote!
    Mike, moj mikez’e xhanit
    Mos na shko perpara stanit
    Se te ha qen’i cobanit!”
    “O coban, coban i dhenvet
    Nde ke bese, bjeru qenvet”
    “Qente s’jane per te vrare
    Gushebardha per te pare”
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #11
    Shkoder

    "E mire boll qi del ne lamë
    Ne shami t'kuqe dhe n'mejdan
    T'lacin ment si t'paskan lanë
    Qat far djali kush t'tha me e xanë
    Qi tan katundi ta kan randë"
    "I marrshin t'ligat, se s'kan ca i bajnë
    Se sy ne sy s'munden me i thanë
    S'ja thon djalit sy nër sy
    Se ja u qindis gjoksin allti!"


    Kukes

    Dy te mira qafen si ruda
    Nat' e dit po rrin me pllumba
    Lumja un jaran ke zuna
    Lumja un jaran ke kam
    Ma vesh setren mbi mitan
    Mbi mitan po ma vesh setren
    N'permjet holle po ma ngjesh rrethin
    Po ma vesh rrethin e zi
    Po thot: "tutën hic s'e di!"
    Me gryke t'manxerres deren p'e shty
    P'e shty deren, hin perbrenda
    "Hajde, djale, t'u gzofte zemra!"


    Kukes

    "Mori e mira te dera e kurit
    Floki yt si pendi i kurbit;
    Pendi i kurbit, pend i zi!"
    "Hiqu, djale, mos m'i perzi
    Vet i krehi, vet i lyj;
    Do t'i lyj me voj te bardhe
    Per dhu tane si je beqar
    Je beqar i pamartue
    Si hamshori i pamshilue"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12
    Jug

    U nisa vajta per uje
    Me zu ferra kembënë
    Pa rashe theva shtëmbënë
    Me pa cun’ i fqinjësë
    Fundinë e linjësë
    U nisa vajta per ujë
    Harrova kënaçen mb’udhe
    Me rënke bandilli prapa
    Ma gjeti kënaçenë
    Më tha: “Falmë faqenë
    Pa te t’ap kënaçene”
    U nisa vajta per shkarpa
    Harrova terkuzënë
    Me rënke bandilli prapa
    Me solli terkuzënë
    Me tha: “Falme buzënë
    Pa te t’ap terkuzënë!”

    *kenaçe- ene e vogel prej druri per te mbajtur uje


    Nokove – Gjirokaster

    Te kroji pertej nje shtufe
    Hyn e del nje bukurushe
    Lidhur-o shami te kuqe
    Hiqe, moj, se na këpute
    Na këpute nat’e ditë
    Trëgër-trëgër hajmalitë
    Vartur-o gjerdan ne grykë

    *shtufe – gur vullkanik i lehte qe thermohet dhe ka pore te vogla.


    Zagori

    Një dit-o ku keshë qënë
    M’u ngre milonja në këmbë
    Që në mes e lart ergjëndë
    Grykën-o me zinxhir zënë
    Zinxhiri qe ke në grykë
    Te shtrëngoft’ e mos të mbytë
    Se te kam si të dy sytë
    Si të dy sytë në ballë
    Si nëna qe ka një djalë!

    *milonja – grua e holle, e bukur; “Millonje” mund te kete te beje me fjalen “billonje”: vllastar (Gjirokaster); milonje i thone dhe nje fare dyfeku.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    faleminderit per tekstet e kengeve.
    jane shume interesante.
    mirupafshim o mir u degjofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 30-10-2003 më 22:55

  14. #14
    Trëndafil që më shëron

    Mendja po mejtonetë
    Vështron ku të hidhetë
    M'atë portë që zbardhon
    Që rri brenda një limon
    Lule malitë nga shkon
    Trëndafil që më shëron
    Si xhevahire ndricon


    Shtira sytë mb'atë dardhë

    Shtira sytë mb'atë dardhë
    Pashë një pëllumb të bardhë
    Pa i thirra: vid-vido
    Nqasu më këtej shpirt-o
    Se te kam të shtruarit
    Edhe të mbuluarit


    Të më bën Zoti dhe mua

    Të më bën Zoti dhe mua
    Një bilbil, gjë tjetër s'dua
    Të keshë fjalët e tua
    Të këndonja ku të dua
    Ku të më pëlqente mua
    A në pemë, a ne krua
    A në baçe me limua
    Përkundrejt shtëpive tua
    O lesh verdha gjer më thua
    Dije mirë që të dua!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Ç'ka qe qan bejke belaja

    Ç'ka qe qan bejkeze belaja
    I ka humbur fukaraja
    Neper pyje, neper pllaja.

    Fukaraja s'kerkon gje
    Te fle nje nate me te
    Koken pres e s'i bej gje!

    T'i shkopsit kopsat e gjirit
    T'i shoh guret e xhevahirit
    Te tretem thengjill mes hirit.


    Mikja

    U cmenda, po lidhmeni,
    Te mikesha shpimeni;
    Ajo di te beje magji
    Me mollet qe ka ne gji.

    Tek dy mollet zgjidhmeni
    Siper mikes hidhmeni
    Te me ktheje me magji
    Nga te çmendur ne njeri.

  16. #16
    heret a vone
    shume te lezetshme tekstet qe ke sjelle....Nuk mund te rrija pa buzeqeshur kur lexova postimin tend
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Faleminderit Shigjeta

    Kishe dale e rrinje

    Kishe dale e rrinje
    Ne sofat te portes
    Me prishe nga mendte
    Çupe e Lamçe Podes.

    Kishe dale e rrinje
    Afer trendafilit
    Te digjej jeleku
    Nga zjarret e gjirit.


    Mike me flori ne gryke

    Mike me flori ne gryke,
    Vetem je a vete i dyte?

    Vete e dyte me kunate
    Shtrona nje dyshek te larte
    Ja te kuq, ja te bajrakte!

    Eja se shtrova dyshekun
    Zgjate doren, zberthe jelekun!

    Jelek me kopsa te argjendeta,
    U pu pu se ç'paska brenda!
    Ndryshuar për herë të fundit nga heret a vone : 10-11-2003 më 18:50

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5
    kish t'a çilshe zemren,moj
    e t'shikjoj perseri
    ma shastise mendjen,
    faj s'te kam o i mjeri.

    ma ke ba pa hak,moj
    kastan un's'po bindem,
    si katili n'gjak moj,
    njashtu un'po dridhem.

    ka me man dashnija,
    thot kjo zemra mjer' ,
    tan' belate' e mija, moj
    pra me i kthy me i here.

  19. #19
    Shkoder

    - “Mori e mire syn e zi
    Fort jam ba marak n’ty
    Por me ta nis mendjen s’t’a di
    Kam shti hjeksin ne kojshi”
    - “Kojshi hjeksin nuk e due
    Nuk asht djale ndoshta me i besue
    Po ne kjofsh ba marak n’mue
    Xenma rrugen kur t’shkoj n’krue
    Nji sahat pa u terrue”
    - “Mos merr shoqe, se m’gje mue
    T’ndihmon baca me u ngarkue
    T’nap t’dy durt, kur t’dush me u cue”
    - “Lshome, bre djale, medet per mue
    Vajti dielli me u prarue
    Lokja mu ka me m’qortue:
    - “Fort, bre zane, m’u ke vonue!”
    -“Kroni cart e trubullue
    Ne theke t’shamise e kam kullue”
    -“Le, moj zane, mos m’rre mue
    Djemt e ri ty t’kane mashtrue
    T’kane mashtrue djemt e ri
    Tuj kendue, tuj ba mahi”
    -“Shyqyr, loke qi s’ke ndodh ti
    T’ki’ tret mendja ne pleqni;
    Per ‘i jave s’kishe dit me ardhe n’shpi
    Ishin kane dy djem te ri
    Katkatar’ e dyzenxhi
    Si s’ja i pave shok me sy
    Ka ndoll njani marakli
    M’ka lyp uje me grushte me pi
    M’ka lyp uje me grushte me i dhane
    S’me lane mhyrt, thote, uje me i dhane”
    Po flet plaka pa u vonue
    Disi malli ju ki cue
    Punt nder ri tuj mendue
    E I thot vajzes: “kjofsh mallkue
    Pse s’i hoqe mhyrt me i gjue
    E me i dhan uj, se a kene roshkue”


    Shkoder

    Kanarina e bylbyli
    Rrijshin çift-jar-rrijshin çift
    Kymetli (i vlefshem) porsi florini
    Yll me bisht-jar-yll me bisht
    Kjo fellanxa e pëllumbi
    Rrijshin bashk'-jar-rrijshin bashkë
    Ditë as natë nuk i merr gjumi
    Tuj u dasht-jar-kjajnë hall bashkë
    Gjith u dogja e u shkrina
    Tuj të lypë-jar-tuj t'kërkue
    Keq ma bane e s'u binda
    Prap të due-jar-moj mollë e ftue
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #20
    Jug

    Sot manushaqe me me shendet
    E prite dboren gjer u tret
    Pa lulezove permbi dhet
    Pa dolle me shume lezet
    Ju, lule, gjithe sa jini
    Te par-o lule ke kini?
    Te pare kemi taçene
    Te dyte aguliçene
    Mbret kemi manushaqene!
    Karajfili del per vere
    Esht'i mire me shum'ere
    Zembaku tha jam shah vete
    Jam permbi gjithe lulete
    Kur me ve Duda mbe balle
    Era ime mblon dynjane!

    taçe - lule; shpender


    Jug

    C'me ka zemera qeder!
    Me shkon buka me te therm
    "Mike tumanejeshile
    Ndaj te dergova kastile
    Te dergova qe te vije
    Te prita, mike, pse s'erdhe
    Te zu gjumi a me genjeve?"
    "Nde me zu, me zent e renda
    Po s'me la te vije nena"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •