Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Krijime tė Ben Albanit

    Ben Albani - Ndodhte Dikur...


    Topi kaloi me shpejtesi permes nje pale kembeve te nxira nga dielli e nga zgjyrra. Shpetoi pa u prekur nga goditjet e dy a tre kepuceve te lidhura fort me lidhese te holla si spango, nga ato qe te presin duart. Se fundi shkoi e u perplas pas nje djali te dobet, si fije kashte. Ai luante lakuriq dhe nen cipen e holle te lekures mund t’ia numeroje brinjet nje e nga nje. Me te pare s’ta mbushte per qamet syrin, por s’para ia hante qeni shkopin per pune futbolli dhe ne fakt ia meshoi topit me sa fuqi kishte. Kemba e holle, nga ato te tipit “si shkop xhezi”, gati sa s’i fluturoi vendit. C’e do se, kete here i shkoi ters.
    Luhej mbi asfalt. Zifti ishte ngrene vende vende dhe kishte formuar gropa, qe shiu i mbushte duke i kthyer ne pellgje e shpesh gjate dimrit oborri i ngjante nje liqeni te vogel. Kur binte shi nuk mund te luaje, por vera ishte zakonisht e thate dhe e nxehte. Ndoshta e nxehte me teper se sa duhej. Shume me teper.

    Godina ishte e shemtuar. E lyer dikur me nje ngjyre te shpelare boje hiri ngjante me lekuren e djegur e te rrjepur nga dielli te plazhisteve, qe nuk dinin te mbroheshin si duhej. Po t’ia kishte zene mire, topi do kishte fluturuar drejt saj dhe do ishte perplasur me ndonje mur a do kishte thyer ndonje xham. Kjo e dyta, xhanem, veshtire se realizohej, pasi ne skeletet gjysme te kalbura te dritareve, xhamat e varura ishin me kokrra. Do kishte qene gallate e madhe ta merrje topin pastaj, me shkollen te mbyllur e te gjitha, por edhe ajo qe ndodhi doli goxha “qyfyr”.

    “Karkalecit” ia zuri pak me te jashtmen dhe topi, ne vend te vrapit te cmendur qe duhej te merrte u spostua lehte e kendshem, sikur ta shtynte puhiza e detit apo ti frynte nga pas ndonje mize, pikerisht andej nga nuk duhet te shkonte. Kater a pese “te terbuar” u palosen pertoke e desh thyen qafen, ne tentative e siper per te ndalur vrullin e per t’u turrur me shpejtesi ne drejtimin e kundert. Njeri portjer, me doren si strehe siper syve, u shtendos i lehtesuar dhe drejtoi trupin, pak me pare te kerrusur e te shtremberuar, ne pritje te nje predhe te mundshme. Nderkaq, “kolegut” perballe i hyne te dridhurat. Ne cast balli iu mbulua me djerse te ftohta e iu duk sikur po i dridheshin kembet. Ndodhej tre kater metra larg portes, teper i spostuar nga e djathta, me krahun e majte komplet zbuluar. Te dy mbrojtesit e “mbijetuar” ( i gjithe ekipi “banonte” ne sulm i etur per gol ) po kruanin lekuren, te shkujdesur deri ne ate moment, njeri ne njerin cep e tjetri nga ana e kundert dhe tani s’kishte burre nene, qe ta ndalte sulmuesin kundershtar.

    Sulmuesi me pantallona te shkurtra e kanotjere te nxire e te cjerre ne dy tri vende, luante zbathur. Ishte ndoshta 14 a 15 vjecar, me floke te zinj, te dendur e pak te dredhur, qe ishin bere per t’u qethur. Edhe syte e vetullat i kishte pis te zeza e natyrisht edhe lekura, si e te gjithe te rinjve te bregdetit ne mes te veres ishte zeshkane. Ia thoshte per sprint, e ne vrapime te shkurtra nuk para ia dilte njeri. Ne ate cast, per dreq mendoi me vone, vraponte ne drejtimin e duhur. Topi i kerceu perpara syve dhe ai as qe e mendoi dy here, para se t’ia kerrciste, pa e lene te zinte dhe.

    Porten perpara vetes e veshtroi me bisht te syrit. Portieri ishte jashte, teper i spostuar nga njera ane. Ana e kundert ishte komplet e zbuluar. Mendoi se mund te ekzekutonte ne shume menyra. Mund ta mbeshteste topin lehte, me pjesen e brendshme te shputes se kembes, drejt pjeses se zbuluar te portes dhe ai do i bindej, si qengj i bute dhe do hynte gol qete qete e pa vrull. Mund ta godiste me efekt, duke realizuar keshtu nje parabel. Topi do i kalonte portierit siper kokes dhe ai do e veshtronte si qyp, me duart perpjete, tek zbriste e kalonte vijen e ashtuquajtur “fatale”, jo me lart se 10 cm nga toka. Mund edhe ta shtronte, duke e qelluar fort e njesh me token dhe duke e leshuar si bombe drejt shtylles se majte, ne te djathte te portierit, pikerisht aty ku ai nuk e priste.

    Mund ti kishte bere te gjitha keto dhe goli do te kishte qene i sigurte. Por, ai kendi i zbuluar i portes, pozicioni ideal ne ajer i topit, inercia e perftuar nga vrulli, nxehtesia e tensioni qe i ndiznin gjakun, e mbi te gjitha, Ajo, qe po i hidhte nga nje sy ndeshjes e shkujdesur, nga pertej kangjellave rrethuese, ishin rrethana teper tunduese per t’ju bere balle. Goli duhej te ishte i lavdishem! I mati me sy distancat per nje pjese sekondi, u koordinua, perqendroi ne nje pike tere forcen e muskujve te formuara mire dhe shkarkoi mbi top gjithe energjine qe i vlonte perbrenda.

    Bum!!

    Topi ne fjale kishte kaluar plot “operacione”, te brendshme e siperfaqesore. Nderhyrjen e fundit, “kirurget” kembezbathur me breke te gjata, ia kishin bere rreth nje ore para “ndeshjes se shekullit” te asaj jave. Por c’e do qe topi ishte plak e vuante edhe nga “semundje” te tjera, te paparashikuara. Keshtu, andej nga mesi i ndeshjes kishin filluar t’i dilnin zorret jashte. Ishte shqepur diku per nja pese gisht dhe aty kamerdarja ishte fryre duke formuar nje gunge te madhe.

    Sulmuesi bukurosh e fatkeq qelloi pikerisht aty. Si rrjedhoje, topi nuk ndoqi trajektoren e llogaritur, por mori e krijoi nje “Odise” te veten. Perhere me shpejtesi thuajse reaktive e kaloi vijen fundore ne te djathte te shtylles me tulla dhe shkoi e iu ngjit ne fytyre nje djali, tip “gangoje”, te mbeshtetur nen hije, per qejf te vet, pas murit te shkolles.

    “Gangsterri”, kishte veshur nje pale atlete lecke kineze, xhinse Berati model kauboj dhe nje kemishe te bardhe fanellate te hapur mbi gjoks, menget e te ciles ishin te perveshura. Nga qafa i varej nje zinxhir i holle alumini, me ne fund nje pllakez teneqeje me imazhin e Nene Terezes. Ishte padyshim nje “tip”. Personazh ne ate lagje. 17-18 vjecar, jo me shume se 5 klase shkolle, pjesetar i bandes se “te forteve” te rradhes, kishte per hobi, ashtu si pjesa me e madhe e atyre te sojit te vet, t’ju vinte rrotull femrave te viteve te fundit te 8-vjecares. Nuk ishte i shemtuar dhe shpesh nuk dilte pa sukses. Ne nja dy raste madje i ishte afruar mjaft objektivit kryesor ( qe ne mos dihet, te pakten merret me mend!!). Gjate veres, sorrollatej me kot neper qytet e here pas here e sillte koken ne “vendin e punes”, ne oborrin e rrethinat e shkolles, ku zhvilloheshin “tragjedite dashurore” e ku merrnin forme “masakrat e zemrave”. Ate pasdite po grinte sallate kot me dy kokekrisur si vetja e do e kishte thyer qafen me kohe, po te mos ishte per tre kinge, qe i njihte per fytyre dhe planifikonte t’i njihte me nga afer. Vajzat duket e kishin bere me fjale, pasi grupi i vogel u shtua dhe andej nga fundi i ndeshjes u bene rreth 10 a 12 ”grenxa” te vogla qe, se c’thonin au-iu dhe qeshnin me te madhe. “Tipi” ishte fryre si gjeldeti dhe here pas here merrte poza gjithe qejf. Kishte bindjen se vajzat kishin ardhur per ta pare e per tu pare nga ai dhe nga miqte e tij. Kishte ndermend ti ndalonte e te prezantohej me dy e ndoshta tre prej tyre, qe i kishin terhequr me shume vemendjen. Po llapte per kete prej nja nje ore me dy bandillat e tjere, kur topi i flakeriu turinjve.

    “Kerrtau!!!”

    Nuk ishte nevoja te perpiqeshe shume per te imagjinuar dhimbjen. Te gjithe sa ishin e pane se si koka iu perthye prapa per t’iu kthyer prape ne vend pas nje casti, sikur te ishte e fiksuar me nje suste celiku. Po te kishte qene koke dordoleci, e te mos ishte e lidhur me trungun nga muskujt e forte te qafes, do kishte fluturuar pertej me gjithe top.

    Loja u ndal dhe lojtare e spektatore mbeten me goje hapur. Thirrjet, cirrjet, nxitjet, te tallurat, te sharat e te qeshurat, ketej e pertej kangjellave, u nderprene menjehere. Mbizoteroi heshtja.

    Fytyra e “tipit” u kthye nga fluturimi me nja dy dhurata. Nofulla dhe molleza e djathte ishin flake te kuqe e kishin pesuar shembje. Syri i djathte iu nxi ne pak caste dhe floket, me pare te krehura e te shtruara me vaj te trashe, iu shprishen krejt. “Tipi” shtrengonte dhembet dhe ishte zverdhur nga dhimbja e nga inati.

    Heshtjen e theu njeri nga miqte e vet, tek i cili, pasi kaloi tronditja fillestare, u rizgjua i paepur sensi i humorit. Miku vuri fillimisht vetem buzen ne gaz, por nuk u permbajt dot dhe ia dha te qeshures me te madhe. Edhe tjetri filloi te qeshte nen buze por nuk arriti dot te shperthente. “Tipit” duket i shpetoi pa e pare ana komike e ceshtjes dhe ia kerrciti “mikut” me shkelm drejt e ne kavilje, me sa kishte fuqi. Ky i fundit leshoi nje “Au!!” therrese te ushqyer nga dhimbja, iu rikthye serioziteti dhe fytyra i mori pamjen e zakonshme kerrcenuese prej banditi.

    “Shko ore ****..!!” u shfry gjithe inat dhe pasi u terhoq duke ferkuar kaviljen qe i dhimbte ne distance sigurie, u zgerdhi edhe nje here per hakmarrje.

    “Tipi” nderkohe e kishte spostuar vemendjen drejt tjetrit dhe e pyeti tere mllef :

    “Ho me!? Ka gjo per t’qesh?!”

    “Tjetri” kishte vene buzen ne gaz dhe nuk ia beri syri terr, kur “tipi” i leshoi nje shkelm edhe atij, por u mjaftua me nje terheqje strategjike, sa per ta nxjerre shkelmin huq e prej nga ku mberriti vazhdoi te zbardhte dhembet.

    Fusha, qe kishte gjetur kohe te merrte fryme dhe te shkembente ndonje mendje me ze te ulet, u zhyt perseri ne heshtje. “Tipi” i kishte kthyer syte drejt tyre dhe po i veshtronte kerrcenues. Pertej kangjellave, “grupi i kenges” ishte gjalleruar serisht dhe nga te qeshurat e pasthirrmat dukej jashte mase i defryer nga sa kishte ndodhur.

    “Tipit”, te terbuar nga dhimbja, qe mezi po i kalonte, i kerceu damari edhe me keq. Iu afrua lojtareve qe kishin qendruar pa levizur dhe i pyeti me ze te shtruar e fallco :

    - Kush e boni ?

    Me kembet te hapura me shume se sa duhej, si per te mos humbur ekuilibrin, me koken e kthyer pak ne ane, i dridhej vazhdimisht buza e siperme. Pasi foli shtrengoi fort dhembe e buze, per te mos tradhetuar dhimbje e zemerate bashke, qe po e brenin perbrenda. Edhe lekura nen molleza, ne skaj te nofullave i dridhej lehte. Nga syte qe shkreptinin dukej sikur do te dilnin nga casti ne cast, ashtu si ne filmat vizatimore, tufa rrezesh tejcpuese.

    Nderkohe edhe dy te tjeret u afruan. E kishin kapur qe nuk ishte momenti per te bere shaka. Ne shenje pajtimi njeri kishte zoteruar topin dhe e hidhte e priste vazhdimisht me njeren dore. Tjetri u rreshtua nga krahu i kundert dhe tani, perballe turmes se vogel te ish-lojtareve, “rreziqet” u bene tre.

    - Mos boni numra! Kush e gjujti topin ?! – iu bertiti me ze te larte cubi i krahut te majte.

    Pas tij, sikur ta kishte nuhatur se askush s’kishte nder mend te hapte goje u hodh “kolegu” i krahut tjeter, ish i godituri ne kavilje, qe mbante topin nder duar.

    - Folni i kujt osht topi ihere.

    Zeri nuk ishte kercenues. Perkundrazi, “i godituri” u shpreh me gjakftohtesi, qete qete, e me nje fije buzeqeshje miredashese te qendisur mbi buze. Nuk dihej a ishte edhe kjo pjese e rolit apo thjesht reagim spontan e i papergjegjshem, shenje e vetekenaqesise, per kete shprehje te “talentit” e “virtuozitetit” te larte diplomatik.

    Edhe “Tipi” duket e vleresoi taktiken, por jo edhe aq menyren e shprehjes pasi ne cast bubulloi :

    - I kujt osh topi se vallaj e cava mu ktu !?

    Zeri kete here gjemoi me te vertete shume, ne fushen ku kishte pllakosur heshtja. Ndersa fliste, “Tipi” kishte nxjerre nga xhepi nje bicak me maje te mprehte dhe ia kishte rrembyer shokut nga duart topin qe xhonglonte. Maja e bicakut i ishte ngjitur pikerisht aty ku komardarja formonte gungen e famshme. Mjaftonte ta shtypje pak e falemeshendet topit!

    Nga turma u shkeput dikush dhe me ne fund, manovra dukej se po jepte fryt. Pronarit fatkeq perspektiva nuk i pelqente aspak dhe me zemer te dredhur per fatin e “mallit” e kishte humbur durimin dhe nuk rezistoi dot me. I zoti ndodhej ne rreshtin e pare e kishte qene gjate gjithe kohes balle per balle me “Tipin”. Kishte floke te kuq, te shtruar, sy te kalter qe i shndrisnin fort dhe lekuren e fytyres me quka, te perzhitur nga dielli. Nuk ishte shtatlarte, te pakten nje koke me i shkurter se “Tipi”, por gjithesesi nuk jepte shenja se ia kishte friken. Me koken lart, veshtrimi i tij u kryqezua me ate te “Tipit”. Per nje cast u pane sy nder sy. Papritur kokekuqi, pa hapur goje, u tendos perpara me gjithe trupin dhe tentoi, me nje levizje te befte te dores, te godiste topin. Kuptohej qe, qellimi ishte te rimerrej placka e humbur dhe pastaj, te gjithe sa ishin, t’ia mbathnin nga syte kembet, si e nga te mundnin. Andej nga prapavijat ishin bere gati prej kohe te zhdukeshin ne cast pa lene gjurme, por fatkeqesisht perpjekja trimerore doli pa sukses.

    Pellemba e hapur spostoi me kot ajrin pak me poshte mjekres se kundershtarit, nderkohe qe topi tradhetar, i manovruar nga dora armike, kerceu perpjete per nja gjysem metri e iu rikthye “Tipit” ne pellembe, kur krahu i kokekuqit ishte parkuar serisht prane trupit te te zot.

    Topi nuk pati fat. As kokekuqi. “Tipi” i futi thiken sapo e rizoteroi dhe e cau per rreth 5 centimetra pergjate komardares. Nderkohe qe shfryhej me zhurme ia verviti fort kokekuqit turinjve. Ndodheshin kaq afer, sa ky i fundit nuk arriti as te mbyllte plotesisht qepallat. Fytyra i dogji dhe i qorruar per nje cast, nuk ia doli as te mbrohej nga grushti i djathte i “Tipit” i leshuar me force e me inat. E zuri mbi hunde, mbi mollezen e syrin e majte. E majta e “Tipit” i ra gati njekohesisht mbi nofull nga ana tjeter dhe ndonese me e dobet i dhembi fort. “Tipi” dukej i terbuar.

    Fusha ishte terhequr nderkaq, dy tre hapa, sa instinktivisht e sa nga frika e dy te tjereve, qe ishin afruar rrezikshem e po shperndanin shkelma e shuplaka mbi ata te rreshtit te pare.

    Kokekuqi e kishte humbur fare. Nen goditjen e trete ne fytyre me te djathten e humbi ekuilibrin dhe u rrezua. “Tipi” nuk iu nda, iu afrua dhe i leshoi nja shkelm mbi brinjet e pambrojtura. Kokekuqi, i cili gjithesesi deri ne kete moment nuk kishte bere ze, kete here renkoi nga dhembja. “Tipi” nuk kishte ndermend te ndalej. Kishte gjetur se ku te shfryhej dhe nuk i behej vone fare per viktimen e vet. Mori vrull dhe ishte duke e qelluar perseri me shkelm, kete here ne drejtim te kokes, kur u detyruar te ndalej instiktivisht. Me bisht te syrit kishte shquar nje tjeter koke te kuqe, qe ishte shkeputur nga grupi dhe po i turrej me shpejtesi nga prapa. U kthye me rrembim nga ajo ane, por e kuptoi i shqetesuar, se nuk kishte zene mire pozicion dhe tjetri kishte per ta rrezuar pertoke me siguri, sikur t’i hidhej me trup persiper. U be gati per perplasjen, por ne momentin e fundit, vetem dy hapa larg, kokekuqi i dyte u ndal befas dhe u palos me dysh perpara. Shkelmi i forte ne bark i “te Goditurit” e rrezoi perdhe pa fryme.

    Futuren e “Tipit “ e pershkoi nje buzeqeshje e eger. Iu turr trupit te rrezuar dhe ky do te kishte ngrene nje goxha shkelm, sikur nje ze nga turma, te mos e kishte ndalur per here te dyte.

    Nga grupi ne rrallim e siper ishte shkeputur nje kanatjere-grisur, kembezbathur, me pantallona te shkurtra. Kacurrelat e zeza i binin mbi ballin e djersitur. Nen to shquheshin vetullat e harkuara e syte e zinj, te shqetesuar.

    “Tipi” e shperqendroi vemendjen nga dy te rrezuarit dhe u drejtua per nga trimi i rradhes. Dy “koleget” bene te njejten gje, te bindur se tashme e kishin ne dore fajtorin kryesor dhe nga kjo perfituan dy kokat e kuqe, qe u ngriten te riperterire, rekuperuan topin dhe ia dhane vrapit e u bashkuan me pjesen tjeter te grupit, tashme te larguar mjaft.

    Grupin e ndanin nga dera e oborrit te shkolles vetem pak hapa. Zeshkanin kacurrel e ndanin nga grupi rreth 20 25 metra te mira, fushe te zbrazet. Gangot ishin aq afer, sa ta preknin dhe po ti gjykoje nga pamja e fytyres e nga sa kishin bere pak me pare, nuk kishe nga t’ja mbaje.

    Kacurreli veshtronte drejt para vetes. “Tipi” kishte ndalur dy hapa larg dhe dy te tjeret po zinin vend nga krahet. Nje cast para se ta rrethonin krejt dhe te fillonte dajaku, syziu tentoi te vetmen alternative shpetimi qe i mbetej. Nga grushti i tij i mbyllur, ku ishte i fshehur deri tani fluturoi drejt fytyres se “Tipit” nje gur zalli petashuq. Me tere forcen e trupit goditi me shpatull, mbi kraharor, njerin nga “rrethuesit” dhe ne hapesiren e krijuar cau e iku.

    “Tipi” e menjanoi goditjen instinktivisht, me nje te levizur te kokes. Edhe dy te tjeret, te hutuar per nje cast nga levizja e befte e moren veten dhe te tre se bashku u vune ne ndjekje. Kacurreli kishte fituar, gjithe gjithe, tre kater metra terren dhe kishte per te rene rob prape, me siguri, para se te kalonte mesin e fushes. Tre ndjekesit u nisen me vrull, por nuk arriten te benin as kater pese hapa, kur i detyruan te ndaleshin. Nje tjeter gur, kete here me i madh e me i rende e zuri “Tipin” mu ne mes te ballit. Dhembja iu shtua asaj te meparshmes dhe nga e cara e krijuar filloi ti rridhte gjak. Nje gjysme tulle i ra mbi gju e nje gur zalli mbi kraharor. “Predha” te ngjashme kishin mberritur edhe mbi dy “koleget e tjere ndjekes” dhe meqenese, bresherite nuk dukej se kishin ndermend te rreshnin, te tre bashke bene prapakthehu e ia kisen vrapit ne drejtimin e kundert. Kerkuan nje strehe me deshperim dhe me ne fund e gjeten. Te fshehur pas murit te godines nje kateshe, ne krah te shkolles, gati ne cepin tjeter te oborrit, e ndalen vrapin dhe moren fryme me zorr.

    Bateria e improvizur e “artiliereve” e perbere nga dy vellezerit kokekuq dhe nga 5 a 6 te besuar te tjere ishte hakmarre. Shoku shpetoi pa u lagur dhe kur ai u bashkua me ta e tre agresoret e zhduken sysh pertej murit, nuk pane me arsye per te qendruar aty. Te gjithe sa ishin dolen me vrap nga porta e oborrit e u turren si te terbuar pergjate rruges kryesore qe hapej perballe saj.

    Grupit ne vrap e siper, ne momentin jo edhe aq triumfal te daljes fishek nga oborri i shkolles, iu shtuan edhe tre spektatore, ish-lojtare, qe ia kishin mbathur pak para betejes finale. Ne fund te fundit edhe ata preferuan te zhdukeshin, pasi ne keto raste dihej, bashke me te thatin e nganjehere edhe pa te , digjej edhe i njomi. Turma e vogel, qe te sillte ndermend atletet e ndonje finaleje olimpike, e la rrugen kryesore nen syte e hutuar te kalimtareve te rralle dhe mori nje rrugice anesore qe hapej ne te majte. Vrapuan te gjithe pergjate saj per rreth 200 m dhe ne afersi te nje udhekryqi u ndane ne dy pjese, gati te barabarta me pjesetaret e njeres bateri qe u kthyen ne nje rrugice akoma me te ngushte e drejt oborrit i pallateve ku ata banonin, nderkohe qe grupi tjeter vazhdonte te njejten rruge pa e ndalur vrapin per te pakten 200 m te tjera, derisa te mberrin edhe ata ne destinacion.

    Pak me mbrapa, nga skaji tjeter i godines nje kateshe u rishfaqen tre tipat. Ishin armatosur gjer ne dhembe me mjete lufte rrethanore dhe renden edhe ata me sa ua hanin kembet. Nder duar mbanin copera hekurash te ndryshkyr, si edhe gjysma tullash e gure, qe do te sherbenin si kunderartilieri ne rast sulmi te perseritur. Ndonese te care e te plagosur, nuk kishin hequr aspak dore nga hakmarrja dhe kerkonin rrevansh. U ndalen te djersitur jashte deres se oborrit te shkolles, me armet akoma nder duar. Kraharoret iu leviznin me shpejtesi posht e lart dhe merrnin fryme fort me goje hapur. Hodhen syte me kujdes rreth e rrotull, ne cdo drejtim. Pa rezultat. Banda e vogel kishte avulluar.

    (vijon...)

  2. #2
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ben Albani - Nate (...vijimi)


    Dhoma ishte e kredhur ne gjysmerresire. Dritarja hapej nje kat me poshte, perballe tij dhe nje kend i dhomes pas saj ishte paksa i ndricuar nga nje fije e dobet drite, qe depertonte nga ambientet e brendshme. Hija levizte ne erresire dhe ai ndiqte gati pa marre fryme, cdo levizje te saj qe arrinte te shquante. E kishte pergjuar shpesh, por nuk kishte mundur kurre te shihte ate qe deshironte.

    Zemra filloi ti rrihte me padurim mes kraherorit dhe iu rizgjua shpresa, se ate nate dicka mund te ndodhte. Situata ishte ideale: vone, erresire, vape mbytese. Askush nuk kishte ndermend t’i mbyllte kanatet e hapura kat e kat. Vetem perdet perbenin rrezik. Perdet e trasha e te padepertueshme, qe e kishin tradhetuar me se nje here. Po ti mbyllte, nga jashte nuk kishte per tu dukur me asgje e cdo pergjim do te ishte i kote. Ishalla nuk i mbyll! Iu lut me mend perendise se tij te panjohur.

    Hija ishte akoma aty. Nuk kishte ndermend te largohej, pasi ajo ishte dhoma e saj e gjumit. Ndonese vone nuk kishte rene ende te flinte. Iliri shpresonte qe ajo te spostohej pak majtas, fare pak e prej aty, nen driten e zbehte, qe buronte nga brenda apartamentit, dicka kishte per tu dukur. Vezhgoi keshtu per minuta me rradhe pa ia shqitur syte, por per nje cast, i lodhur nga erresira e spostoi vemendjen drejt rruges. Qetesia boshe nuk e ngushelloi dhe veshtrimi iu rikthye ne dritaren perballe. Per nje moment nuk iu besoi syve. Instiktivisht nje pjese e trupit filloi t’i fryhej e te kacafytej me mbathjet e ngushta. Ne ate fije drite, per here te pare veshtronte, pa u ngopur, trupin e nje femre krejt lakuriq. Nje gje te tille e kishte enderruar gjate.

    E leshuar mbi karrike, ajo qendronte me kembet e shtrira mbeshtetur mbi shtrat. Nje pjese e trupit, beli i holle, vithet dhe kembet e zbuluara, ishte thuajse krejtesisht e fshehur nga erresira. Pjesa tjeter, me floket e gjate qe i binin supeve e mbi gjinjte e zbuluar ndricohej zbehte. Iliri e veshtronte i perhumbur, me syte e picerruar per te pare me mire format e gjoksit , ne perpjekje te depertonte erresiren. Ajo nuk leviste dhe duhej te ishte e bindur se askush nuk po e veshtronte. Mbathjet e ngushta po e terbonin dhe ai, pa ia shqitur syte trupit te saj zgjati doren drejt tyre dhe e nxorri jashte i lehtesuar. Ishte jashtezakonisht i eksituar. Sikur ta kishte ndjere e te donte ti jepte nje dore edhe ajo, femra perballe nderroi pozicion dhe kete here, asgje nga trupi i saj i lakuar, nuk mundi t’i shpetonte syve te tij. Mend po plaste. Pa vetedije dora e kishte mberthyer atje ku duhej e keshtu nuk vonoi te vinte. Ndihej i lumtur dhe besonte me gjithe shpirt se ishte dashuruar. Ne fakt , deri atehere, nuk kishte deshiruar askend me aq force e me aq intensitet, sa vajzen perballe. Kishte enderruar gjate, por kurre kaq shume.

    Nuk e kuptoi se si kaluan ato pak caste, qe atij iu duken ore te tera, por u permend, kur vajza vendosi me ne fund te binte te flinte dhe terhoqi me nje levizje te dores, tendat e renda. Jo aq sa pak me pare, por gjithesesi vazhdonte te ishte i eksituar. Ndihej i keputur e njekohesisht plot mendime dhe deshironte te leshohej mbi shtrat, syhapur a symbyllur, per te mos levizur muskul deri ne mengjes. Nuk e dinte se nuk i kishte dhene fund akoma.

    Dora e qullet nuk vonoi ti sillte nder mend se duhej pastruar, e keshtu, i bezdisur ne kulm, iu desh te mendonte nje zgjidhje. Syte i rane padashur mbi shishen gjysme te mbushur me uje, qe perdorej per te vaditur ushtrine e vazove qe popullonin ballkonin. Shpesh i kishte sherbyer per te lagur “gjallesat” katerkembeshe te nates, qe fati i keq i sillte ne udhen nen te. Mendoi se, sikur te kalonte ndonje edhe tani kishte per te qene gallate. Me te njejtin uje qe do te perdorte per tu pastruar, mund te lagte macen apo qenin e rradhes e te defrehej me pas, duke i pare tek rendnin neper erresire, qull dhe te trembur. Keto mendonte nje cast para te fillonte te pastrohej, me shishen mberthyer per fyti, gati per tu derdhur ne njeren dore, dhe me doren tjeter te shtrire mire, te dyja pertej bordures. Gjallesat e kishin bojkotuar rrugen per ate nate, keshtu nuk i mbetej vec te kthehej brenda, pasi e kishte thare gjithe shishen. Ballkoni ishte nga ata te vegjlit dhe me nje hap u gjend perseri ne dhome. Nuk kishte bere hap perpara, kur u kujtua per dicka, qe i ngriu gjakun edhe nje here. Nuk ishte kujtuar te ngrinte mbathjet dhe kishte qendruar keshtu, i ekspozuar gjate tere kohes, me pjeset e tij me sekrete duke u tundur ne ajer.

    Perse nuk i binte pika! A mund te ishte kaq idiot!?

    Me allatet kete here te mbuluara, i mbytur ne djerse te ftohta beri prapakthehu per te pare a e kishte pergjuar njeri. Doli ne ballkon ne maje te gishtave, dhe u perpoq te kontrollonte shpejt e pa rene ne sy zonen perreth. Perballe nuk kishte fryme njeriu. Edhe rruga ishte e zbrazet nga te dyja anet, per sa te hante syri. Veshtroi me ankth dritaret dhe ballkonet e pallatit te vet, ne te majte dhe kur u sigurua se askush nuk e kishte pare prej andej u kthye nga ana tjeter. E njejta pamje. Kontrolli ia ngrohu pak zemren. Beri te kthehej serisht ne dhome, kete here i vendosur te binte te flinte pa u vonuar.

    Fishkellima e preu perfundimisht. Ishte nga ato tingujt e zakonshem, me te cilet djemve ju pelqen te shoqerojne kalimin e ndonje femre te bukur. Nuk ishte fishkellyer fort, por lehte, ne menyre gati te padegjueshme. Iliri e dinte se nga vinte. Nuk pati nevoje te kthente veshtrimin drejt saj, per t’i pare syte e zinj, qe shndrisnin fort edhe ne erresire dhe qeshnin pa folur e talleshin me te me te madhe, edhe pa hapur goje. Nuk pati nevoje te shperndante erresiren, per te pare figuren e saj simpatike, mes kontureve te dritares ngjitur. Mendoi se nuk kishte nevoje te priste moshen e nderuar shumedhjeteravjecare per te nderruar jete : kishte per te vdekur shpejt dhe me siguri. Pikerisht aty. Pikerisht ne ate cast.

    - “Hajde!!” Prape fishkellime

    Hapu dhe!!

    - “Aspak keq! Perkundrazi! Gooxhaa mire!”

    Ku te mbytem!? Ku!?

    - “Blete e vogel! Ku je futur?”

    Heshtje varri.

    “Iliri!? Aty je? Dil te lutem! Te premtoj qe nuk tallem me! Te betohem!”
    “Nuk kam pare gje. Po deshe, as nuk flasim fare. Dil pak dhe me thuaj vetem naten e mire. Dil pra, se te kam xhan!”

    - “Naten!” – U degjua nga erresira.

    - “Vetem kaq?”

    - “Kaq. …shume i lodhur …do fle.”

    - “Dakord. ‘Pafshim! E di qe je i lodhur. E mora vesh per sot pasdite.”

    - “Cfare sot pasdite?”

    - “Qe bete fjale me ata te tre tek shkolla… dhe ti i bere te ikin me vrap”

    - “Me vrap ikem vete”

    - “Mua nuk ma thane keshtu, po nejse, nuk ka shume rendesi. U bera merak. Edhe Blerina ishte bere merak e di nga burime te sigurta.”

    - “E di edhe vete. E takova sot pasdite.”

    - “I poshter! E ke takuar dhe mua nuk me ke thene gje. D.m.th. nuk jam me shoqja jote me e ngushte!?”

    - “Nuk kisha se kur. Erdha vone.”

    - “Per mua nuk ke kohe, per te pare fshehurazi ama, i tmerrshem paske qene!”

    Ai qeshi. Mbyturazi, lehte, por ajo arriti te shquante buzeqeshjen e tij. Ishte penduar qe i kishte njoftuar pranine e vet. Nuk e gjykonte keq dhe nuk deshironte aspak ta turperonte, apo ta bente te ndihej ne faj. Kur ai iu pergjigj me ne fund, ajo u lehtesua ndjeshem dhe iu rikthye qejfi per te bere muhabet.

    - “Jam shume idiot! S’ma hante mendja se isha kaq rrote ….”

    - “Mos u bej fare! Sikur kush te pa! Une ta kam pare kushedi sa here te tjera!

    Te dy kishin lindur, po aty ku banonin edhe atehere. Ata te dy fqinje qe nga lindja, familjet fqinje akoma me te hershem. Sonila e kishte paraprire ne vite dhe i ishte dhene mundesia te asistonte shpesh, e hutuar dhe e mrekulluar, ne aktin solemn te nderrimit te pelenave te tij te ndotura. Kur donte ta zemeronte apo ta vinte ne loje, ia permendte shpesh, natyrisht duke zmadhuar rolin e vet dhe duke i shpeshtuar e spostuar ne kohe, shfaqjet e tij nudo, para syve te saj.

    - “Atehere ishte pak me ndryshe, megjithese, po ta marresh holle-holle, nuk me duket se te eshte rritur edhe aq.”

    - “Nuk eshte rritur? Nuk eshte rritur!? Atehere me te vertete, qe nuk paske pare gje!”

    E qeshura e tyre u perhap neper lagjen e fjetur. Qeshen gjate e me gjithe zemer. Ajo foli e para perhere me peshperima :

    - “Maskara! Edhe qesh pa le!”

    Kete here i cliruar, Iliri iu pergjigj shpejt dhe me vendosmerine per te mos nderruar teme.

    - “A thua Edes do ti kishte bere pershtypje?”

    Trupi lakuriq i krijeses se nates, qe ishte ne gjendje te zgjonte pasione kaq te ndezura u zu ne goje per here te pare. Sonila u mendua pak. Nuk besonte qe Edes t’i benin me pershtypje. E dinte me siguri, qe zerat rreth “imoralitetit” te saj ishin te verteta, por nuk ja kishte qejfi te fliste per kete me Ilirin. Ne te vertete nuk do te deshironte te fliste per kete me asnjeri e bindur se individi ne gjendje te kuptonte dhe te pranonte nuk egzistonte akoma, te pakten jo aty. Papritur deshiroi te ishte vetem e shoqeruar nga askush vec mendimeve te veta, por syte e tij pyetes, lutes, qe ndriconin edhe mes erresires e kishin mberthyer dhe nuk kishin nder mend ta leshonin aq lehte.

    “Kujtdo do ti bente pershtypje. Nuk ndodh shpesh te shohesh ne mes te nates, nje tip lakuriq, qe e tund dhe e shkund tere qejf maje ballkonit.”

    “Nuk te pyeta per kete.”- Iliri me buze ne gaz, nuk leshonte pe.

    “Po per cfare”- Nuk ia kishte qejfi t’i hynte ketij muhabeti dhe po shpresonte e po lutej, qe ai te frenohej nga turpi dhe te mos guxonte ta pyeste troc.

    “Mendon se do t’ia kishte qejfi ta bente me mua?”

    Mashkull i vogel i mallkuar! Mendoi njehere te vazhdonte te shtirej sikur nuk kuptonte dhe ti pergjigjegj me nje : “Te bente cfare?”, por nderroi mendje. E dinte se do te ishte e kote. Ne kete menyre thjesht kishte per ta shtyre te shprehej pa dashur ne menyre vulgare, ne pamundesi per t’u shprehur ndryshe.

    “Ty do ta kishte qejfi?”

    “Mua po.”

    Me syte e perhumbur mberthyer diku ne qiellin e kthjellet sperkatur me yje, Sonila vendosi te terhiqej. Nevoja per vetmi po behej perhere e me e forte, aq sa ajo nuk mundi ti rezistonte dhe iu pergjigj thjesht sa per te lare gojen :

    “Atehere edhe asaj besoj do t’ja kishte.”

    Ishte e kote te zgjateshe ne fjalime rreth :”Cfare deshiron me te vertete nje femer”. Aq me teper aty, ne ate ore te nates. Aq me teper pas asaj qe kishte ndodhur. Aq me teper me nje 15 vjecar, kur nga pervoja e dinte se ishte e kote te flisje me pjesen me te madhe, te burrave me te pjekur qe njihte.

    “Duhet te iki. Neser duhet te zgjohem heret. Gjithesesi do shihemi patjeter. Gjume te embel shpirt i vogel!”

    “Naten So”

    Iliri mbylli syte pak me pas e ra ne nje gjume te rende plot enderra te lavdishme, deri vone ne mengjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orion_DYRRAHU : 22-04-2002 mė 13:42

  3. #3

    Akull dhe Flake

    BenAlbani
    Anetar i respektuar
    Posts: 54
    (10/20/01 11:35:58 am)

    Akull dhe Flake

    Me buzet kerkoj te te prek thelle ne shpirt
    Te ta shijoj embelsine me buzet e ftohta acar
    Permalluar te t’ndjek ne dimensione pa kthim
    Enderroj…
    Nje here ( pergjithmone ) te me puthesh me zjarr

    Kur te fryje ere e ngrire e te bjere bore mbi mua
    Ne gji do te mbaj; te bukur, te brishte, e te ndezur si gjak
    Me pasion, me deshire, si i marre gjer ne vdekje do t’dua
    Me dhimbje ne shpirt…
    Se une jam Akull ndersa ti linde Flake




    Edited by: BenAlbani at: 10/20/01 8:41:52 am

Tema tė Ngjashme

  1. Kundershtite e Nasrudin Albanit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 06:10
  2. Krijime te miat ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 07:14
  3. Krijime tė ndaluara
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 12:19
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •