Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    disa piktura, nje qen dhe morali ne sfilate.

    Tregojne se komshia ime, nje grua me moral te larte, na qenka e talentuar ne artin e piktures. Edhe pse asnjeri nga tregimtaret pasionant(me shume se pasionant duken meshirues) ende nuk kane mundur te shohin asnjeren nga pikturat e saj fameardhura, te cilat flinin te rrejshtuara ne bodrumin e nenshtepise se saj, ēelesin e te cilit e kishte ne te dyja kopjet i shoqi. Mesa duket, tregimtaret e kthyer ne adhurues, besojne ne bukurine dhe madheshtine e pikturave , te nxitur ne menyre instiktive nga ēelesi i bodrumit qe e mbante i shoqi.
    Ndersa ajo me disa penele qime rene, si krose te fundit, e me disa bojra qe i ka ndare me kujdes neper ca kanaēe birre vazhdonte te vizatonte dashurite e saja te fshehura. Gje kjo qe te trishtonte se tepermi. Piktoria me moral te larte dhe me burre xheloz qe i ruante fisnikerine e ngjyrave neper kanaēet e birrave te shnderruar ne verera dehese, me kishte provokuar edhe mua ndjenjen e meshires, duke me rritur me shume kuriozitetin. Keshtu qe, nje dite vendosa ti afrohesha turmes se adhuruesve te saj, duke u perpjekur ti besoja disi ato qe thuheshin per te.
    Mbasi ato( adhuruesit) u larguan, mua me mbajti kurioziteti prej flokesh se guximit dhe prita perpara shtepise se saj te shuheshin te gjitha dritat, e te bindesha se te gjthe flinin. Bashke me te gjithe te ishte duke fjetur edhe mondania e moralshme. Duke perguar brendesine e oborrit per te ruajtur veten nga ndonje qen i zakonshem , ruajtes besnik te shtepise, u hadhe brenda tij. Me shume frikesohesha nga ndonje drite qe mund te ndizej nga casti ne cast se sa nga lehja ose kafshimi i qenit.
    ***
    Munda, te kaloi situaten e pare, duke kercyer brenda gjysmes se dritares se bodrumit ku fshiheshin pikturat. I gjeta pikturat dhe fillova t'iu heq mbeshtjelljen duke e ruajtur zhurmen qe shkatonte brenda heshtjes shurdhuese te bodrumit pa drite. Pasi i bera gati, ndeza nje qiri , te cilin e kisha blere per ta ndezur naten e te shumteve, dhe fitova ndricimin per pikturat famemoral'larta.
    Ne njeren prej tyre dukeshin ca ngjyra te vjelura me zverdhie, ku ajo kishte pasqyruar dramen e nje kanarine te denuar per tu bere korbi verdhe. ne nje tjeter kishte treguar nje det te zi pa qiell e pa brigje. Dhe me i magjishmi ishte autoportreti i saj, "nje mbretereshe kjo e pakrehur dhe me nje kurore te thyer e gur'rene mbi koke. Me sa duket piktoria ne fjale nga zilia per macet, kishte dashur te penelizonte shpirtin e saj duke e bere te ngjashem me luanin, dhe luanin te ngjashem me macet.
    ***
    Sakaq, pa mundur ende te shoh pikturen e fundit, mu shua qiriri prej hapjes se deres se bodrumit e cila beri nje zhurme qe me mundesoi fshehjen pa u degjuar hapat e mij drejt nen shkalleve.
    Pastaj e cuditur dhe e inatosur thashe me vete,"ē'dreqin do ky njeri ne bodrum ne tre te nates," duke menduar se ishte i bashkeshorti i piktores. Prej aty ku isha fshehur , po mundia te hetoja cdo levizje te vizitorit te nates ne bodrumin e vet. Ishte Ajo, piktoria me nje fustan te kuq neper kembe dhe pa asgje nen te, vec lekures. Hapi nje dere tjeter , diku matane pikturave te hallakatura prej meje por qe nuk i vuri re' dhe, prej aty nxorri nje qen te madh e te tulatur. Qene ne madhesi i ngjante me shume nje ujku se sa nje qeni. E leshoi rroben e kuqe pertoke ne dysheme dhe ia dorezoi lakuriqesine gjuhes se qenit. ... Pastaj e ushqeu mire e mire qenin duke e prekur me embelsi nen bark, dhe e fshehu prap te gjorin ne bodrum te bodrumit.
    ***Ika pa u kujdesur me per pikturat , mbasi ajo e rimbylli serish deren dhe u ngjit lart ne dhome duke fshehur ēelesin aty ku e mori, dhe iu ngjit ne krevat bashkeshortit mjeran.
    Te nesermen, ende tregimtaret vazhdonin te tregonin me pasion per piktoren e talentuar dhe te shpresonin bindshem se ajo ishte vet kulti i moralit me te larte njerezor.
    I volla te gjitha moralet per moralizmat duke perfytyruar bodrumin, qenin, pikturat dhe....
    Me erdhi keq pse macet i kane putrat te ngjashme me te luanit.
    pufffffffffff!

  2. #2
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    ahaaaaaaaaaa

    Se dija,qe macia juaj e kishte prejardhien nga tigri...ne sa rraca merni pjese ju lutem?
    Gjithesesi tregimi eshte shume i goditur...si edhe menyra e te shkruarit,por akoma jam duke pyetur vehten...se cfare te coi per te shkruar dicka te tille?!
    Por me falni mua juve mjaullisni si mace apo si tiger tani?GJithmone n.q.se tigri miaullin...

    Gjithe te mirat!
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    hyjnori i dashur

    ende nuk e more vesh se cfare bej? e cuditshme!
    shume gjera bej dhe kryesisht kuptoj shume.....reagoj kur me lypin me ca urrejtje te padenja....vij nga nje soj qe nuk harrohem dot. Ose urrehem ose duhem..Jam kundra mesit te meseve.
    nuk me trembin as luanet, as tigrat as njerezit. Kam forma te pergjithshme edhe pse dikujt i ngjaj me shtrigat, apo me macet
    he he he , qe kur kam ardhur bishti im ka terhequr vemendje te madhe dhe ka krijuar poezine e kafsheve shtepiake... ose te kafsheve ne zmadhim te numrit te kembes..ndonese emri -nick eshte thjeshte nje nick me i thjeshte se mace-shtrige-poete-hyjnore-profesoresh-hapsire-det-oqean...kam hyre thjeshtesisht dhe kam perligjur vramendjen tuaj per emra...Imponohem tiu bej te ditur cfare do ngjyre te ju dukem, vetem e zeze nuk jam dhe nga rruga juaj as nuk me bie ndermend te kaloj, e kam kaluar kete rruge dhe nuk kam asnje arsye ta perseris, perderisa kam ende rruge te reja rruges per te zbuluar.
    Pa modesti te medha, me emra te vegjel brenda maces ka me shume se nje mace te frikes suaj....macezezat i kam vrare me kohe....kam lindur ne nje shtepi te bardhe, fare te bardhe....me shume bardhesi perrreth e me shume blu, une zgjodha si nick emrin e asaj , qe na e braktis e fundit shtratin..pasi te na kete ftohur vdekja. Megjitheate....nuk jam e penduar pse macia me "i" apo me "j" ju duket mace me bisht apo pa bisht...keni arsyet e juaja(poetike). Kenaqem me perdorimin poetik te pasurimit te poezise me nje emer te munguar duke rendur pas luaneve, neteve tuaja... edhe pse plasi bluja ime duke uleritur se nuk eshte e zeze, as e kuqe, as e verdhe, as asnje lloji tjeter...vecse blu. Une do te vdes pa e pare blune tuaj....do te pres deri tek per'rreze vdekjes...
    duke pershendetur te gjithe urryesit e heshtur...qe derdhin orgazma te ngrodhura ne poezi pa poezi, duke pershendetur te gjithe pranuesit e bluse , te gjthe poetet...dhe te gjithe anetaret e forumit...ME SE TEPERMI KRIJUESIT E KETIJ SITI-FORUM"ALBASOUL". jam ketu deri ne mbarimin e urrejtes tuaj te fshehur poetikisht por qe lexohet ne te gjitha nxirejt e shkronjave huazuese nder NE.
    C'ti besh iu dua edhe kur me perkufizoni ne nje emer te vogel....pune e madhe...kjo iu zbavit ne krenarine per veten.
    krenohuni......................................... .........
    eshte mjaft te jem ketu per krenari luanesh, ndonese me pelqejne shqiponjat , plus macet.....dhe POEZIA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 17-06-2002 mė 06:07

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    macia....per macen pa bodrume

    nuk dua ta humb prej sysh imazhin e moralit....qe me ben te vjell te gjitha ethet e deshtimit...
    tregimi me lart vazhdon............ka per te vazhduar....
    per aq kohe sa kemi morale-kurverore dhe hipokrizi artistike, plus friken per te qene vetja...
    vazhdon tregimi, po pres frymezimin....

  5. #5
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Maceeeee,
    Cfare ke bere keshtu?
    Mos e bej prap!
    Macet jane te buta edhe kur gervishin, gervishin lekuren ose edhe mishin, por jo shpirtin. Ti ke bere kete te fundit......Ja ke ngulur thonjte dikujt....ne shpirt, ne menyre artistike. Nuk di, ndoshta e ka merituar. Kete e di vetem ti dhe viktima.
    Ji Vetvetja!

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    shpirt i shpirtit ne mbrojtje te shpirtit.

    une jam elinda....(asgje prej shtrige)
    asnjeri shpirterisht-shpirtluan nuk e pau macen si shpirt, apo nje send me shpirt, ne nuk paska veti te gjalla gjallesash.
    kam vajtuar jo gervishur.... aq me pak shpirtra qe me duken qe flene nen emra luanesh pa luan e pa shpirtra.
    i jap te drejte shpirtit te jetoj ne emer te shpirtit...per shpirtrat e besueshem.
    ka nje domethenie krejt tjeter ne nickun tim, as ndjekjen e shpirtrave, as zenien e rruges... jam dhimbur..(sidomos nga thirrjet " e ka kuptuar macia cfare kam thene?"-Kaq qesharake nxitja. Te pyes shpirtifshehur?-Ti mendon se une nuk e kuptoj nje poezi??? Kam frike se shume me thelle se sa eshte shkruar. Nuk shkerdhyhet poezia ne emer te ..Poezia nuk eshte QENI qe mund ti thuash....pssss kape!).
    Dhe jam dhene ne dhimbje . Eshte hera e pare qe dashuroj krijesen time virgjerisht..
    Me ler ta dua tregimin qe te lejohem te dua macen blu.
    Shpirti fshehur..me ke munguar..ti me mbron nga dhimbjet e shpirtit tim te grisur prej luan-macezezat-shtrigat qe duan te mi varin ne bisht te nickut..etj
    Nuk me dridhet asnje tel i ndergjegjes...nuk jam hakmarre.!!!
    Thjeshte jam pohuar....i nevojshem pohimi...(me ose pa art)
    me beso jam duke te dashur shpirterisht. perqafime butesisht macia_BLU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 17-06-2002 mė 14:25

  7. #7
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Elindes

    Ju pershendes Elinda!Mundem me ju thane se e mora pershendetjen tende sot,dhe sinqerisht po te them se me erdhi mire qe ishe kujtuar te me dergoje te fala.Hyna me nje fryme ketu,per te pare ndonje krijim tendin apo te te tjereve pasime pelqen shume lertesia,po ne vend qe te shihja nje krijim dinjitoz te Elinda Markut,pashe ato shkarravina(po mendoj se nuk i perkasin kultures sate,dinjitetit tend,pra nuk i perkasin poetes).
    Njehere te fola shume shkurt,po me shume kuptim po me domethenje(po mendoj per ata qe kuptojne).Nuk me more vesh ase nuk ke dasht,kte nuk mundem me e dite.Kame pas fatin dhe nderin te kryej pak kohe studimet ne Tirane dhe nje profesor i nderuar, qe dhe ty ndoshta te ka dhen mesim na thoshte:-nuk ka gje me te keqe dhe me te rrezikeshme per moralin se sa xhelozia.
    Vija me nje fryme ketu,po sdo me shifni me.U ngopa!
    ...............Dona
    Liridona

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dona mos ik.

    Ketu behet letersi dhe letrsia eshte si moti. here diell here shi her bresher here debore, sipas gjendjes ditore ose nat-ore te artisteve. Do lexojme cdo gje dhe ne mendje do ngelin ato me mbreseleneset.
    Mace, ti shkruan bukur dhe ne proze. Na trego ndoj gje interesante por me pak te turbullt..psh nji love story ose dicka te tille.
    Nuk jam kunder edhe fantazive me te cilat ti "gjuan" diku ..lol.

    vazhdo. urime.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per mua

    Krejt tregimi i maces eshte nje shperthim.Dikush hyri ne shikimin e saj.Nje piktore.I beri pershtypje.Shume.U mundua te gjeje pikturat.I shihni si jane ato ne te vertete.Dhe pastaj qeni,burri xheloz qe mban kopjet e "krenarise" se gruas.Mua per vete me vjen keq. Per zonjen.Dhe jo vetem turp.Edhe neveri.Macia eshte vullkan.Ka force. Dhe zemerim. Dhe shperthim.Dikush eshte habitur per racat e maces.Nuk e kupton se ajo eshte vertete prej nje race te rralle?Mjerisht, ne zhdukje e siper.Mua gjithnje me ka terhequr ndryshimi.E ndjeni sa ndryshe eshte macia?!I kam pare njeqind ndjesi dhe njeqind zemerime.Eshte e plote ne bukuri macia ime!

    ps..., se do ishim ne nje mendje dhe me brarin...?!(lol)

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    liridona

    ti je duke menduar per ata qe kuptojne e vet nuk ke kuptuar asnje, me duket se nuk je mbas te falave te mija, po mbas inatit te piktores...qe me vjen te te krahasoj me te kur thua dhe permend xhelozi... Xhelozi=????? bye e dhimbura ime per pikturat e mykura nen gjuhen e qenit, qe nuk me ben xheloze -fiksoje me neverit.

  11. #11
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    maces

    Faleminderit!Je shume e kulturuar.Por dua me ju thane se une skam ardhe ketu per te paragjykuar as kend,as dhe per te cilesuar te mire apo te keqe ate poezi apo ate pikture.Erdha thjeshte se me pelqen letersia.Aq me pak se ketu une snjof asnjeri,po,nuk po me ngelet dhe aq peng;-mjafton te njohesh nje njeri si ti.Sa per ate qe une te "neveritkam"ta besoj.Jemi shqipetare dhe se harrojme kete profesjon.I thua vetes dhe poete.......
    Liridona

  12. #12
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74

    pse zieni

    une di kete kur dy zihen une rri i treti se fitoj hahaaa mos u zini mos u grini se macja eshte e imja se e kom afer hahaha ok elinda hahhaa pershendetjet e mija nga philadelphia pacim zogu je shume e mire po desha dicka me teper me kthe pergjigje bye bye :a
    Dashuri,Argetim,Sport

  13. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    liridone, e shikon qe nuk kupton???

    me duket se vjen prej jashte me mendimin se cfare do te thuash, dhe nuk thua dicka qe lind nga mirleximi i asaj te ciles i pergjigjesh...
    megjitheate...duke ti pranuar te gjitha sa ke thene...po e mbyllim biseden tone vetem me nje sqarim;;;;dhe lexoje mire
    ajo qe me neverit nuk je ti...as nuk e kam thene per ty... fjala "neverit" ka zevendesuar fjalen tende "xhelozi"
    kuptove????


    ps: "i thua vetes edhe poete"-kesaj ia ke ngjeshur kot , se askurre, as ti as askush madje as vetja nuk me ka degjuar kurre ti them vetes poete...yhaaaaaaaaa sa shume duhet per ti thene vetes poete.... e shume me shume se kaq te me thone edhe te tjeret....
    pastaj ti e shikon se si me thone....gjithefaresoj emrash, vetem poete ende jo....
    Ndoshta do te behem mbas nja do vitesh...
    hej liridone, po ti bej do te fala edhe prej ketu, pa cka se nuk u morem vesh e pa cka se tu duka ashtu si tu duka...vetem xheloze mos te te dukem , me shiko edhe njehere mire e bukur...
    e me thuaj c'te duash..po jo xheloze.




    (do te me vinte keq... e shume keq , nese dikush gabimisht e ndjen veten personazh te tregimit... ) sidomos ndonje (ra) qe e respektoj shume per vlerat dhe vleresimet e goditura.


    qe te keqkuptohemi jemi brenda rraces qe krijon keqkuptime...
    mund te sqarohemi ....pa na marre vdekja fjalen .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 18-06-2002 mė 20:58

  14. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Si ankohesha unė nė gjimnaz pėr shkrimet qė pėrmbanin simbole!! Booo... i urreja! Kurse tani...
    Mace... mė mirė kėshtu. "Love stories" e pėrrallat lėrja librave tė fėmijėve.

    Mė bėre tė qesh pas njė jave dėrrmuese.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  3. Piktura Murale e Mesjetės nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 14:26
  4. Piktura kameleon e Mikel Temos
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 12:43
  5. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •