Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 162
  1. #1

    A po vjen Mbreti

    Me 28 Qershor do te kthehet ne Atdhe e gjithe familja Mbreterore Shqipetare.
    Mbetet tju urojme jete te gjate.

  2. #2
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Me bereqet ishalla

    Mire se te vijne, shume te zene do jene, por them se duhet ta nisin me gjuhen shqipe. Si per cdo emigrant, dhe per ta, hapi pare kur shkon ne nje vend eshte te mesosh gjuhen e atij vendi.
    Me pas mund te behesh dhe mbret, ku i dihet, shqiperi eshte aty dhe njerzit mund te kercejne nga komunizmi tek monarkia.

    Suksese pra ne mesimin e gjuhes meme.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    ANGLI
    Postime
    14
    A po vjen Monarkia, eh ne keto kohera teper e veshtire per ta thene, per mendimin tim jo.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Breshka, mbreti Leka e flet gjuhen shqipe shume mire edhe pse ka ikur foshnje nga Shqiperia. Per Princin, te birin e vet nuk e di.


    Ardhja e familjes mbreterore ne Shqiperi se shpejti do te krijooje nje moment te ri ne historine post-komunite te atij vendi, ku do te lindi serrisht pyetja e formes se qeverisjes. Kushtetuta e miratuar para 3 vjetesh nga socialistet eshte e sulmuar tashme nga vete ata qe e krijuan. Kushtetuta ne vend qe te konsolidonte pushtetet ne Shqiperi, krijoi precedente te rrezikshme sic ishin zgjedhjet e 24 qershorit apo shkarkimi i Rakipit dhe nderhyrja e gjykates kushtetuese. Ashtu si ne 1997, familja mbreterore do te krijoje ringritjen ne fron ne nje referendum te ri. Manipulimi i referendumit te kaluar, nuk eshte me sekret pasi eshte pranuar ne publik nga Fatos Klosi qe aktualisht gjendet ne krye te sherbimit sekret shqiptar.

    Monarkia kushtetuese eshte investimi me i madh qe shqiptaret mund ti benin ceshtjes kombetare. I pret udhen ndikimit te jashtem, i sjell vendit stabilitet politik pasi kufizon pushtetin e partive politike dhe rrit influencen e elektoratit shqiptar qe do te unifikohet rreth figures kombetare te Mbretit si individ dhe si institucion.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Mbreti...

    Nuk e di sa i zoti eshte Naltmadhnia e Tij ne politike dhe besoj se as ndonjeri nga ju ketu nuk duhet ta dij, por kjo pak rendesi ka se ne ate vend, sic po duket, mund te drejtosh duke mos ja pasur haberin fare. Ate qe dua te them dhe qe e kam digjuar me veshet e mi, eshte se shqipja qe Ai flet eshte jo ajo qe duhet te flasi Sovrani i nje vendi. Sa per familjen e tij nuk besoj se ndonjeri ja ka haberin. Te kerkosh te behesh mbret i nje vendi, minimalja, pas te qenurit nenshtetas i atij vendi, eshte gjuha, histori, dhe kultura qe duhen ditur ne maje te gishtave. Me duket se Naltmadhnia e Tij dhe familiaret nuk ka investuar shume kohe per keto "vogelsira". Megjithate asnjehere nuk eshte vone, me nje program intensiv Ata mund tja dalin mbane. Sa per ardhjen e Tij ne pushtet une nuk kam gje kundra. Sic ka ardhur koha vetem te kuqet te thyen qafen, pa se kush vjen nuk para me behet shume vone.

    Shendet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung breshka,

    breshka un te garantoj se mbreti leka1 nena mbreteresh geraldina mbreteresha susan princi leka2
    edin shum mir historin e shqiperis princi leka2 e ka mesuesin privat per historin, gjuhen, kulturen, traditat shqiptare. por edhe babai i tij mbreti leka1 i jep mesime per historin dhe per trimerit e shqipetarve.Nena bretresh Geraldina e zotron gjuhen shqipe edhe perse qendroj pak kohe ne shqiperi ajo esht shqipetare e vertet veq gjakun se nuk e ka te shqipetarit.
    Mbretresha Susan nuk e zoteron gjuhen shqipe mir por historin e shqiperis e din shum mir diten kur u martua me mbretin ajo nuk e veshi vellen si qdo mbreteresh tjeter po i veshi teshat kombetare shqipetare ti nuk mundesh me then se ata nuk e din historin shqipetare ata jan shqipetar te vertet.

    TE PERSHENDES

    RRNOFT MBRETI

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Mreti..............

    E respektoj pasionin tend per Mbreterine, Skenderbeg, dhe uroj te jete ashtu sic thua. Mendoj se do ti duhet nje kohe amortizimi me jeten e re, mbase 5-10 vjet. Gjate kesaj kohe ata te gjithe duhet te perfeksionojne njohurite e tyre. I biri i Lekes I duhet bashke me te emen te marri dhe nenshtetesine shqiptare, shpersoj mos ti nxjerrin ndonje pengese per dokumentat. Mendoj se te qenit aty e Mretit do te jete benefit per shqiperine. Me thene te drejte te vetmi qe njohin me emer, kur vjen puna per shqiperine para komuniste, ketu ne USA, eshte Zogu. Ne nje program kam mesuar (nuk e di sa e vertete eshte), se eshte i vetmi mbret qe kur i eshte bere atentat ka marre armen dhe ja ka kthyer atentatorve. Keta, si "kaubojsa" qe jane vdesin per sensacione te tilla. Behet fjale per nje atentat kundra Zogut ne Vjene, kur Ai ishte atje per tu njohur me Mbretereshen e ardhshme. I uroj suksese familjes ne sfiden e re.

    Pershendetje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Petro
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    32
    Eshte me te vertete nje fat i madh qe Familja Mbreterore po i rikthet vendit te tij, ku i cili ka teper nevoje. Eshte i vetmi shpetim per Shqiperine nqs vendoset monarkia ne Shqiperi.

  9. #9
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. qefi na behet jo per leken por per cdo shqipetare qe kethehet ne vendin e tij. por te thuash nen mbreteresha me duket pak e ekzagjirura. duke filluar qe ajo nuk eshte shqipetare fare, nuk ka nje fije shqipetarelleku ne gjak apo sua, e kur erdhi sa vjet nejti e kur iku??, pra ajo nuk di se cfare eshte shqiperia e nuk di se cfare jan shqipetaret. leka vete i ku i vogel ca ditesh nga shqiperia, rritur large rritur me nje nenen jo shqipetare. edhe vete zogu kur na u be ku mbret i shqiperises??? apo na e zgjodhi veriu, bile me mire e me e sakt te thuash mati.... qe te jesh bret duhet te kesh tradita, te jesh familje mbretore sic ka anglia, spanija etc etc. vet zogu ne fillim ishte kryeminister i ati vendi e pastaj na i ketheu titullin ne mbret??? me duket nga ai mesoi enveri bile bile as enveri nuk e vuri emrin mbret i shqiperis. ai kishte shume kundershtar mbreti duke filluar qe me qeverin e Fanolit, pra jo i gjithe populli ishte dakort me titullin qe ai i dha vetes, i tere jugu nuk ishte dakort me te, ai kishte shume atedhetare qe luftonin per ate vatan kunder tij te cilet ishin me te vertet koka e me vlere e me tru. po pse na iku mbreti e na la vatane, apo keshtu bejn bretat kur fillon lufta ata ia mbathin na syte kembet. ne qoftese i jep vetes ate emer ti je i pari i ati vendi e i ati populli, e ti je i pari organizator e qe i nxjerr gjokesin per mbrotje, je me shume se nje president. po te jet ashtu ateher cfare duhet te bejne udheheqesin e qeveris si presidenti me shoke kur fillon lufta te len postin e te ikin???? pak is qesharake. ajo eshte detyre e posti i tyre ti dalin per zot ata japin udherat per te shpallur luft apo jo, jan komandat e luftes e te ati vendi e populli. bile bile nje kapiten vapori e nuk e le vaporin por qendorn deri ne fund e ka raste mbytet bashk me te. nese nuk ia vlen me marr me nje dicka te till. zogu ka pasur shume kundershtare, si popullin e shume e shume politikan e atedhetare te shquar ne ate kohe e sot. te respektohesh te duhesh nga tere popullesia e mos te kesh atedhetar si Fanoli, Naimi, ect ect kundershtare, e MOS TA ZGJEDHESH VETEN VET MBRET, por te jet dicka normale te te doje populli ai ta kerkoje ai ta jap voten. te jesh me prejardhje mbreterore dem pa pa dem te kesh gjak meterori, mbretiria nuk ishte e a saj kohe, bota na i kishte mbreterit me shekuj e me shekuj, gjak pas gjaku me rrjedhje e prejardheje mbreterore....
    me shume respekt
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 20-06-2002 mė 23:40

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    Tung Breshka,

    Te falenderoj se me kupton.

    Te tregoj diqka per atentatet kunder mbretit Zogu1.
    Mbretin deshten dy her ta vrasin prapa shpine nje her ne parlamen te shqiperis kur ishte kryeminister me doket, nje shqipetar qe dihet me emer e plagosi mbretin zogu ne parlamen dhe zogu per fat mundi tja merr revolen dhe hyri ne parlament dhe e mbajti nje fjalim pas kesaj ngjarje u tehoq nga posti i kryeministrit.
    Atentati i dyt ndodhi ne wien kur mbreti shkoj per tu sheru se ishte semut sa me doket kishte probleme me duhan une lexhova ne nje liber gjarmanisht se mbreti ne dit i ka pi 240 cingare e pa besueshme a?. Nje dit aj shkoj ne oper me rojet e veta dhe kur dul e morri vesh se qka po ndodh dhe i nderron teshat etij me rojen etij dhe zogu del nga dera e permasme dhe roja del nga dera ke e priste atentatori kur dul roja aji me revole e qelloj dhe roja vdiq ne vend kurse mbreti pshtoj per her te dyt.

    PS: Ndoshta te kam ndihmuar me keto informata?

    tung kalofshi mir

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Le te vi Mbreti

    Skenderbe lexo libra e jo gojdhana.
    Lexo Sejfi Vllamasin etj.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    ooo brari kush te tha se jan gojdhena une keto i kam lexhuar neper libra e neper internet po kush te tha shoki se jan gojdhena ?

  13. #13
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. skenderbe jam dakurt me ty ajo dihet qe zogun shumica nuk e donin, i tere jugu nuk e donte, qeveria e Fanolit nuk e donte e luftonte,e shume atedhetare te shquar nuk e donin e kishin armike e nuk u pajtuan me te, e keto nuk jan goje dhena por keto jan fakte. Zogu ne fillim u zgjodhe si kryeministe e pastja na vendosi te na behej mbret????? mbret i kujt???? zgjedhur nga kush??? vetem nga MATI???????? ai kishte shume kundeshtare e kjo dihet e nuk ka si te kundeshtohet se ka histori bila ka njerez qe jetojen sot e kesaj dite qe kan jetuar e pare zogun. nuk eshte shume e vjeter. si mund ti vesh emerin vetes mbret.....????? as enveri qe ishte i marre e semur psiqike nuk ia vuri emrin vetes mbret i shqiiperise. e ti cafe do te thote mbret e nje vendi??? nga doli ky?? ku shqiperia kishte gjitha ato koka e burra qe po luftonin per ate vatan e per asnje skeond nuk than jemi mbret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 23-06-2002 mė 12:22

  14. #14
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    ?????

    Tash jam pak i habitur, mbretin e doni?

    Ta mbaje populli me taksa, sic e mbajne anglezet ate sqetshen plak, e hollandezet, e spanjollet, e norvegjezet, ......

    Shqiptaro, ne kete menyre nuk mund ti hyjsh europes ne BYTH.

    Pleherat e historise le te qelbin atje ku kane qelbur deri sot, a u kuptum a jo?

    Opcioni i vetem per nje shtet nacional shqiptar eshte demokracia.

    Por, nese shqiperia deshiron te jetoj edhe me tej pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare, atehere, kalofshi mire.


    Flm
    albanish by nature

  15. #15

    Mbreti

    Mbreti yne po kthehet ne dite teper kritike ,dite kur duhet te zgjidhet presidenti i ri i Shtetit Shqiptar, a eshte rastesi kjo.
    ne te gjithe e dime qe nje Shok tjeter i Mbretit Leka I eshte zgjedhur Kryeminister ,pra Mbreti Simeon i Bullgarise ka qene shok shkolle ne Egjypt dhe ka vazhduar shoqerine me Mbretin Leka I, a do te thote Kjo se edhe ne Shqiptaret nese nuk jemi plotesisht per Mbretire pasi qe nuk dihet sakte se si doli referendumi per Monarkine ,cfare mendoni A DO MUND TE ISHTE MBRETI LEKA ZOGU NJE PRESIDENT KONSENSUAL .
    Ne shume mire e dime qe kthimin e Mbretit e inicuan si Legaliste si Balliste si Socialiste si Demokrate.
    Besoj se Mbreti Leka Zogu po te heqe dore nga Froni Mreterore e te ndjeke rugen e shokut te tije Bullgar,me siguri do te delnin 20 Deputete qe do te KANDIDONIN LEKA ZOGUN PRESIDENT TE SHQIPERISE.
    Do deshiroja qe te vazhdoni me mendimet qe keni per Rikthimin e Mbretit si dhe te jepni komentet tua per kete ide timen personale .

    Me nderime
    Arberi

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    te pershendes tigrimelara

    mendimi im per pyetjen tende mbreti leka1 vetem bret ejo president nuk besoj se do veproj si mbreti bullgarise.

    RRNOFT MBRETI

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Skenderbegu
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    20
    tung NH

    te lutem zoteri lexho pak per jeten e mbretit zogu e do ta kuptosh se je gabim. Ti thua se sogu esht pleher i historius shqiptare por mu me doket se ti je plehur ejo zogu.

    OK TUNG KALOFSH MIR

  18. #18
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Shoki, nuk e quaj zogun pleher si njeri, por titullin e tij dhe krejt ate qe ka te beje me kete ceshtje, ndoshta nuk u shpreha qarte, sorry.

    Shqiptaret s'kane nevoje per mbret dhe posti i mbretit nuk mund te legjitimohet ne asnje menyre, pasiqe shqipetaret nuk kane tradite te tille.

    Ne jemi demokrat, dhe do te mbetemi demokrat. Sorry, vec martesa pompoze ala lady Di/Charles nuk do te perjetojsh, kete te garantoj, dhe as manifestime si ai para disa javesh ne britani nuk do te kemi.

    Shpresoj se tash nuk ja ke filluar se qarit. Mos u brengos, se princeza ka plot, endero ende, se ndoshta ke fat, e po na behesh dhender i nje mbreti.

    Flm
    albanish by nature

  19. #19
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Cfare mahnie!!!

    Vertet po mahnitem nga disa diskutime te mesiperme per mbretin. Me beri pershtypje sidomos komenti i Eda H per te cilen pata krijuar pak respekt, bazuar ne shkrimet e saj te meparshme.

    Koha e Mbreterise Shqiptare eshte apo e qeverisjes se A Zogut eshte koha me a ARTE e historise shqiptare, kjo e thene me shume nga studiuesit serioze te huaj sesa nga vete shqiptaret.

    Leka flet shqip, por nuk flet toskerishte, rrjedhimisht shqiptaria e tij duhet te vihet ne diskutim!!! serioze kjo ahhh!!!

    Fatos Nano eshte nga njerezit qe e flet shqipen me paster nga kushdo por nuk eshte as shqiptar me gjak as me vepra.

    Do te ju lutem shume atyre forumisteve qe marrin persiper te shkruajne per kete problem te lexojne fillimisht te dhena historike serioze pastaj te shkruajne gjera qe eshte turp te afishohen ne kete Forum te Nderuar.
    Faleminderit
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  20. #20
    Doajena
    i/e ftuar

    Mbreti...

    Mendoj se kthimi i mbretit ne Shqiperi eshte nje freskim shume i mire per Shqiperin.Duke pas parasysh urrjetjet dhe ndasit ne mes te partive politike ne Shqiperi mendoj se Mbreti do bashkon sa do pak ato parti ne nje truez.Dihet se edhe nje pjes e partive politike jan te korruptuara nga Sllavet e disa edhe jan shkuar aq larg sa qe per interesat e tyre personale po shesin interesat kombtare.

    Jam per kthimin e Mbreti ne Shqiperi edhe i deshiroj mireseardhje lartmadheris se ti...

    Me rrespekt
    Doajena

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuvendi miraton Statusin e Familjes Mbretėrore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2013, 11:35
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •