Projektbuxheti 2004, rritje pagash 5 per qind
Ne projektin qe Ministria e Financave ka bere per vitin e ardhshem, parashikohet nje rritje e pagave per sektorin buxhetor vetem me 5 per qind, ku diferencime do te kete per sektoret e aresimit dhe te shendetesise. Niveli i rritjes me i ulti i pese viteve te fundit. Ja ecuria e pagave ne vite

Blerina Hoxha

Pagat e buxhetoreve per vitin 2004, sipas nje parashikimi te Ministrise se Financave te bere ne buxhetin afatmesem 2004-2006 do te rriten vetem 5 per qind. Ky eshte niveli me i ulet i rritjes qe eshte aplikuar nga te gjitha qeverite gjate pese viteve te fundit. Keshtu sipas parashikimeve te Ministrise se Financave fondi i pagave per vitin 2004 pritet te rritet vetem 5 per qind nga 10 per qind qe ishte rritur kete vit ne krahasim me vitin e kaluar. Financat parashikojne qe edhe ne vitin 2004 te sigurojne nje rritje te pergjitshshme te nivelit te pages, jo me shume se 5 per qind per te gjithe punonjesit buxhetore me rritje me te medha per ata qe punojne ne aresim dhe ne shendetesi. Te pakten ne kater vitet e fundit eshte aplikuar nje rritje pagash per buxhetoret ne nivelin mesatar 7-8 per qind. Po duke filluar qe nga viti 2003 tendeca per nivelin e rritjes se pages po peson ulje, per shkak te renies ekonomike ne pergjithesi e sidomos te uljes se nivelit te te ardhurave nga tatimet dhe doganat. Sakaq numri i te punesuarve ne sektorin publik ne Shqiperi eshte ne nivele mjaft te ulta ne krahasim me vende te tjera te rajonit. Ne Shiperi jane te punesuar 4.2 punonjes per 100 banore, nderkohe qe ky raport ne vende te tjera me te zhvilluara eshte gjithnje e me i larte. Ne fillim te vitit 2002, me qellim te mbeshtetjes te nje sherbimi profesional dhe te pavarur u prezantua reforma e pagave te sherbimit civil. Kjo rezultoi me rritjen e pagave te specialisteve te rinj me rreth dyfishin e asaj egzistuese, ndersa pagat per sekretaret e pergjithshem, u rriten me gati dy te tretat. Ndersa gjate vitit 2004 elementet e mbetur te reformes se pagave do te zbatohen duke perfshire kategorizimin e stafit dhe integrimin e disa institucioneve te varura nga Keshilli i Ministrave ne strukturat e ministrive te linjes. Burimet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, politika e pagave per dy vitet ne vazhdim do te jete mbajtja e fondeve te pagave dhe shpenzimeve qe lidhen me to ne nivelin 6,2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Mirepo, ky tregues vitet e fundit ka rezultuar ne renie duke ngushtuar keshtu fondet ne dispozicion per rritjen e pagave te buxhetoreve. Qeveria miratoi nje jave me pare nje rritje pagash nga 7-8 per qind per punonjesit e arsimit dhe te shendetesise dhe 5 per qind per kategorine tjeter te buxhetoreve. Rritja e pages kete vit u be 2 muaj me vonese se, vitet e tjera, ku zakonisht rritja e pages fuqizohej qe ne fillim te korrikut. Sakaq, Ministria e Financave eshte duke hartuar projektbuxhetin 2004, ne te cilin do te percaktohen detaje me te qarta per rritjen e nivelit te pagave, fondet ne dispozicion dhe kategorite qe do te perfitojne.