Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Ndahet nga jeta shkrimtari Odise Grillo

    TIRANE (24 Shtator) - U nda nga jeta sot nė moshėn 71 vjeēare, shkrimtari i njohur i librave pėr fėmijė, Odise Grillo. Grillo prej kohėsh vuante nga njė sėmundje e rėndė dhe vetėm para 3 ditėsh ai u rikthye nė Shqipėri, nga SHBA ku qėndroi disa kohė pėr kurim. Mjeshtri i Madh”, autori i mbi 120 titujve, Odhise Grillo ka lindur nė Vuno tė Himarės, nė vitin 1933. Shkollėn fillore e kreu nė fshat, ndėrsa ciklin e lartė tė shkollės shtatėvjeēare e vazhdoi nė Tiranė. Po nė kryeqytet mbaroi shkollėn e mesme, nė gjimnazin "Qemal Stafa", dhe studimet e larta pėr Gjuhė - Letėrsi dhe pėr gazetari nė Fakultetin Histori-Filologji dhe nė Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Me mbarimin e studimeve punoi pėr disa vjet nė revistėn "Hosteni" dhe mė pas nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", nė redaksinė e letėrsisė pėr fėmijė, ku punoi gjersa doli nė pension. Sė fundi punoi nė Shtėpinė Botuese "Toena", si shef i redaksisė pėr fėmijė dhe tė rinj. Grillo ėshtė redaktor i mbi 1500 librave tė autorėve tė ndryshėm. Pėrveē letėrsisė ėshtė marrė edhe me publicistikė dhe ka botuar shumė shkrime nė organe pėr tė rritur dhe fėmijė si: "Drita", "Nėntori", "Ylli", "Zėri i Rinisė", "Pionieri", "Fatosi", "Yllkat", "Bota e fėmijėve" etj. Ai drejtoi pėr mė shumė se dhjetė vjet Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, nė fillim si nėnkryetar, pastaj pėr disa vjet kryetar e sė fundi si president i kėsaj shoqate. Po kėshtu, ka punuar pedagog i jashtėm, i letėrsisė pėr fėmijė nė Universitetin e Tiranės dhe tė Elbasanit. Odhise Grillo ka qenė anėtar i disa bordeve tė revistave qė dalin nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė Shkup e Tetovė. Odhise Grillo mban titullin "Profesor" dhe Mjeshtėr i madh". Ėshtė Laureat i disa Ēmimeve tė Republikės, si dhe fitues i dhjetėra ēmimeve tė tė gjitha niveleve nė konkurset e ndryshme letrare qė janė organizuar. Vjershėn e parė e ka botuar nė vitin 1947, ndėrsa librin e parė “Shtatė ngjyrat”, nė vitin 1954. Nė jetėn e gjatė krijuese ai numėron qindra tituj pėr fėmijė, mes tė cilėve, tė paharrueshėm pėr fėmijė janė “Gabimet e Veshkaushit”, “Aventurat e maēokut”, “Pesėqind grosh”, “Njė njeri bėhet majmun”, “Qau e qeshi Pallaveshi”, “Kur njerėzit kishin bisht”, “Njė zog kėndon e qan”, “ Vuuu gėnjeshtra, gėrrr paratė”, “Tradhti nė sarajet Topiase”, “Hajduti me ēizme”, “Dy gomarė kėngėtarė”, “Mollėt magjike”, etj. Njė numėr i madh titujsh tė tij ėshtė botuar nė Kosovė dhe Maqedoni, ndėrkohė qė shumė prej tyre janė pėrkthyer edhe nė greqisht, maqedonisht, italisht, madje dhe arabisht. Me vdekjen e Odise Grillos, tė afėrmit humbėn njeriun e tyre tė dashur dhe letėrsia shqipe njė emėr tė njohur tė saj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime Familjes se Shkrimtarit te Madh !

    Eshte vertet nje thesar per popullin tone Ai dhe vepra e tije.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ngushellime familjes dhe vecanerisht djalit te shkrimtarit, i cili eshte dhe vizitor i faqeve tona.

    Zoti ja u lehtesofte dhimbjen!


    Me respekt

    Fioralba K.


    ------

    E Shtune, 27 Shtator 2003

    LAMTUMIRE ODISE GRILLO

    Himara percjell ne varrezat e Vunoit, shkrimtarin e shquar per femije

    Zenepe Luka

    Vunoi, ka pritur pergjithmone ne token e tij djalin e bregut, shkrimtarin e shquar per femije Odise Grillo. Ne ceremonine e lamtumires se shkrimtarit jane derdhur lot, e mbi varrin e tij eshte vendosur nje mal me lule tefresketa. Vlora percolli me dhimbje kortezhin.

    Ne oren 14.00 kortezhi qe shoqeronte trupin e pa jete te shkrimtarit Odise Grillo, ka pershkuar shetitoren e qytetit te Vlores, per te marre rrugen drejt vendlindjes. Sapo eshte degjuar emri i tij shume femije dhe qytetare kane zene vend anes rruges duke e pershendetur me heshtjen e tyre kujtimin e tij.

    Trupi pa jete i shkrimtarit Odise Grillo kaloi per here te fundit permes qytetit te Vlores, duke u nisur drejt Llogarase, per te zbritur ne vendlindjen e shkrimtaritqe ai e donte shume e duke lene pas dhimbjen tek lexuesit dhe miqte e tij te shumte aty. Kortezhi i perbere nga familjaret, bashkeshortja, pediatre e shquar Vangjeloja, femijet, Kosta, gazetari imirenjohur sportiv, dhe Ani, qe ka ardhur nga Amerika, nga shkrimtare e miq,
    shoku i pandare prof.Dr. Hamit Borici, ka ngjitur te perpjeten per ne Llogara. Atje ne qyteze, eshte ndalur per nje cast, ne nderim te kujtimit te Odisese qe sa here kalonte kendej, i thosh te shoqes: "Qendro Vangjelo, merr fryme thelle, shiko cfare ajri ka Llogaraja, te mbushen mushkurite". Te gjithe e ndjejne dhimbjen e ikjes se shkrimtarit, por vajza e tij, Ani, ndoshta ka nje peng. Ajo mendon se mos pasoja qe solli ndarjen me te atin qe e donte aq shume, qe i kushtoi vargjet e para "Ani Anushi, 5 vjec i mbushi", erdhi per shkak te udhetimit dhe
    emocioneve qe perjetoi ai ne shtepine e saj ne Amerike, ku do te festohej ditelindja e mbeses. "Erdhi i lumtur, gezoi sa me s'ka dhe per 1 muaj do te largohej, pasi kishte ne duar antologjine me vjersha per femije. Por semundja e goditi serish. Ai jetoi gjate ne gjendje kome, pse duhej te vdiste ne token e tij, pse duhej te zbatohej amaneti qe te prehej ne Vuno". Keshtu mendon Ani, permes lotesh qe shkasin mbi arkivol.


    Lamtumira

    Vunoi pushtohet nga dhimbja. Kurre nuk ka pasur kaq shume njerez ne varrezat e fshatit Vuno. Lajmi i vdekjes se birit te Bregut, ka mbledhur aty qindra banore, i gjithe fshati, por edhe himariote e nga fshatrat per rreth, por edhe nga Vlora dhe Tirana. I pranishem edhe deputeti i zones, Sabit Brokaj,por edhe shume shkrimtare e artiste, shoke te pendes por dhe lexues te
    shkrimtarit, personalitete te kultures dhe artit ne Vlore. Kane qene te pranishem edhe sekretari i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, Korab Hoxha, Kryetari i Lidhjes se Botuesve Shqiptare Fatmir Toci, Prof. Dr. Bardhosh Gace, Prof.Dr Hamit Borici dhe personalitete te tjera te fushes se artit dhe kultures.

    "Iku nje margaritar i letersise shqipe per femie". Keshtu e ka nisur fjalen e tij te rastit, shkrimtari dhe humoristi i njohur, mik i ngushte i shkrimtarit, Dionis Bubani. Duke folur per jeten e shkrimtarit ai ka theksuar se Odise Grillo, laurant i disa cmimeve te Republikes, i dhjetra cmimeve te tjera, eshte i gjalle ne 120 tituj e librave te tij, i mijera zemrave te vogelusheve qe kane ne kujtese vjershat e tij, fabulat, tregimet.

    Odise Grillo iku shpejt, sapo mbushi 70 vjec, kohe kur pjekuria e tij dhe deshira e pasioni per te shkruar vepra te reja, ishte i madh. Ai e deshi token, vendlindjen, ndaj dhe la amanet qe te vinte ketu, dhe ja ku erdhi per te mbetur nje memorial i letersise i vlerave te njeriut te mire,bashkeshortit e babait qe edukoi femije te mrekullueshem. Ai do te kuvendoje perjetesisht me detin qe e pa sapo erdhi ne jete, duke qene perjetesisht i qete ne Vunoin e tij te dashur. Ai u nda fizikisht, por vepra e tij eshte e pavdekshme, eshte ne librarite tona te brezave qe mbajne mend vargjet e vjershave, perrallat, e gjeniut Odise Grillo. I donte te gjithe Odiseja, nga shpirti i tij buronte vetem dashuri, e donte sa s'ka edhe vendlindjen e tij, ndaj la amanetin: "Te me coni atje ku me ka rene koka, ne Vuno".


    Dhimbja e Kostes dhe lotet e Anit

    Ne emer te familjes ka falenderuar djali i vetem i shkrimtarit, Kosta
    Grillo. "Ju faleminderit qe me nderuat babane, qe erdhet kaq larg per te percjelle atin tone, shokun dhe mikun tuaj". Kaq ka mundur te thote Kosta, ndersa keto fjale shoqeruar me lotet e Anit dhe nje ofshame dhimbjeje nga kraharori i Vangjelose, qe ruan kujtimet me te bukura me te. Nje dore dhe mbi arkivol. Te gjithe nxitojne ta bejne kete. Eshte dheu i lamtumires se
    fundit nga qindra duar te aferm, miq, bashkefshatare. Pas ketij momenti te dhimbshem, mbi varr, jane vendosur kurora ne emer te Lidhjes se Shkrimtareve, institucioneve kulturore, Bashkia e Himares, nga femijet e bashkeshortja, nga miqte e lexues.

    Mbi varrin me te ri te fshatit Vuno, ku prehet nje njeri i madh i letraveshqipe, Odise Grillo, u ngrit nje mal me lule. "U shua margaritari ibregut". Keshtu eshte shprehur perpara varrit te Odise Grillos, poeti,brilanti i kenges se bregut, Lefter Cipa. "E takonim sa here na merrtemalli, krenoheshim me vlerat e tij, por ja ku na erdhi ne mes tone dhe ne doti shkojme prane me lule, me dhimbjen, por mbi te gjitha me krenarine per shkrimtarin e shquar te bregut".

    Odise grillo, sa prane Petro Markos. Jane bij te bregut, zera te fuqishem te letersise shqipe, qe u rriten me ashpersine e detit dhe melodine e valeve. Odise Grillo e Petro Marko. Iken nga vendlindja per t'i dhene fame Shqiperise, per te bere me emer bregun, dhe u kthyen serish ketu, ne vendlindje,per te qene perjetesisht bashke. Ata jane balle per balle me njeri-tjetrin dhe qendrojne si dy korifej te letersise, te shpirtit te poetit dhe ashpersise se bregut. Ata lane amanet. Te me coni ne vendlindje.
    Dhe kjo shpreh dashurine e tyre per token, token qe i lindi dhe i mori ne gjirin e saj. Ky amanet eshte shprehje e njerezve te medhenj sikurse ishin dhe mbeten Odise Grillo dhe Petro Marko. "Nuk flasim dot nga dhimbja", keshtu shprehen shoket dhe miqte e shrimtarit qe kane ardhur nga Tirana deri ne Vuno. Prof. Dr. Hamit Borici, nje nder njerezit e afert gjate gjithe
    jetes me Odise Grillon, thote se "u shkeput nga plejada e shkrimtareve nje krijues i shquar, me emer te madh, por iku edhe
    hoku e miku i pazevendesueshem".


    Vangjelo Grillo, bashkeshortja e shkrimtarit

    Dhimbja nuk me le te flas, humbem njeriun e shtrenjte, babane e
    mrekullueshem qe ju perkushtua femijve, Anit dhe Kostes qe na deshidhe e deshem gjithe jeten. Sa te veshtire do ta kem pas ndarjes me Odisene.


    Skender Hasko, shkrimtar.

    Veshtire te flasesh pas kesaj dhimbjeje qe ndjen. U nda nga jeta shkrimtarime i shquar letersise per femije, njeriu me virtyte te rralla, qe do te mbetet ne kujtesen e lexuesit te vogel e te rritur, te shokeve, miqeve.


    Gjike Kurtiqi, shkrimtar.

    Odisea iku shpejt, kishte mundesite, aftesite, talentin per te botuar vepra te tjera te letersise per femije. Ishte shkrimtar i vecante per gjinine e letersise per femije. Ai ju ka dhene doren shume shkrimtareve te rinj dhe mbetet i shquari i letersise per femije. Ne shkrimtaret me te rinj i jemi mirenjohes, borxhlinj, te shquarit dhe te paharruarit, Odise Grillo.

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Oooohhh... sa shume e kam dashur ate! Gjithnje kam menduar qe ai nuk do vdiste perpara se ta takoja une nje here... tsk... (Kjo ishte kur isha 7 vjec... qe ne ate kohe, mund te recitoja vargjet e tij permendesh!)

    Ngushellimet e mia, gjithashtu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Hu
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Ngushellimet e mija familjes.

    Vepra e Odise Grillos na e ka bere femijerine me te bukur e plot fantazi.
    Marre nga legjenda me 5 vellime "Qerosi, vellezerit dhe Kucedra".

Tema tė Ngjashme

  1. Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fėmijėve
    Nga StormAngel nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 11:04
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  4. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  5. Ndahet nga jeta shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •