Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 36 prej 36
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Postime
    15
    Citim Postuar më parë nga helene
    ..qe do ti veme ne ankand dhe shuma e perfituar do te shkoje ne ndihme te femijeve akoma s'kemi vendosur organizaten:)
    Iniciative per tu pershendetur .

    God bless you, Helene .

  2. #22
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Citim Postuar më parë nga helene
    Keto jane dy quilts qe s'i kam bere une, po bashke me nje grup ne nje forum artizanati, qe do ti veme ne ankand dhe shuma e perfituar do te shkoje ne ndihme te femijeve akoma s'kemi vendosur organizaten:)

    Nese te duhen skema ,megjithese besoj se derisa merresh me kete pune duhet te dish ku ti gjesh, me thuaj:)
    Kunote po ti je talent mi //lum si ai qe te ka thuj

    me ke premtu nje jastik(ate me arush) po now kjo per beb me pelqen shummmmmmmmmmm
    e du per gocen :D
    ke afat 2 vjet

    Punime sh te bukura

    Pergezime :)
    o-le-le firma

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga TiLoNcE
    e du per gocen :D

    e ke gje tye bukur gocen, qe t'ja bojm njenit prej binjakeve ;)

    se si arushi artist jane...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #24
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Meqe i zvogelova shume s'duken dhe aq mire:S
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #25
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116

    Keto jan punime te mbeses tim.Une thjesht po i qis ktu

    Ene kto jan te helene.
    o zot ca mbese kom si yll bote
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    o-le-le firma

  6. #26
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    ene kto po nga ajo
    te lumshin dockat mi :D
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    o-le-le firma

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ne Shqiperi puna kryq (siç jane keto qendisje) ka filluar ti bien vlerat dhe te rinjte tani nuk jane me te interesuar sepse gjerat jane gati.
    Gjithsesi mua personalisht me pelqejne shume por te them te drejten jo keto qendisjet per kuzhine me perime etj por, me pelqejne me shume mbulesa tavoline, si dhe qendisje pamjesh natyre , pse jo dhe perde.
    Gjithashtu me pelqejne dhe qendisjet me mbushje jo vetem me pune kryq.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Pershendetje,per te gjith... pa ju cekur me emra, dhe mir se ju gjta,ne mesin e ketyre punimeve ku vertet me shtuan interes dhe kenaqesi jashtzakonisht, ju lumt ideja dhe puna qe sigurisht ekeni zgjedhur,nga vete deshira...me lejoni nje kompliment,per te gjith ju qe keni sjellur pikerisht keto punime te perbera vertet nga dore e arte e gruas/grave dhe vajzes/zave shqiptare...ku gjithmon kjo tradite, ka pasqyruar, dhe shijuar shpirtin e Femrave Shqiptare ne tere Boten Shqiptare.... sikur dhe jemi krenuar per kte pune, nga shkathesija e magjinuar me vleren e saj, qe ka ni domethenje shum te madhe...keto piktura me zgjuan kujtimet e vajzerise time...sikur mi shtuan mallin dhe kujtimet e motrave dhe shoqeve... e kur dilnim ne bahqe, ner hije te ndoj peme, a po bredhe,me kujtohet kur lidhshim pejnat nyje,me qellim per ta shpejtuar punen,se cila po kalon e para, hahahah ku as ni fjal se folshim me njera tjetren... deri sa e mbarojshim shejen...lol
    ehh dikur ka pas dhe ato bukurite e veta jeta, nder shum qka... mund t'them ma mir se dhe sot!

    Ps.Uroi qe t'ju hece puna, ide shum e qelluar, per mendimin tim'a.

    Jufalemnderit Cdo te mir hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e elda.turkey
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    7
    Vertet shume te bukura. Te lumshin duart.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    te lumte makina qepese se me duar s' kishe per t'i bere kurre !!!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-03-2007
    Postime
    9
    Ka ndonej qer mund te me ndihmoj me nje model skematik qe te tregoj se si qepet fustanella?

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ka ndonej qer mund te me ndihmoj me nje model skematik qe te tregoj se si qepet fustanella?
    O kerpi me mire bleje te gatshme vlla, se kushedi se c do katandiset po ta qepesh vete...do te dali ndonje fystan nusje rrezik (shaka)
    :)
    Nuk jeni vetem ju te pasionuar, por katastrfa eshte se nuk ka nje strategji te mirefillte shteterore per ruajtjen e tradites, per te mos thene qe e kane shkaterruar qellimisht. Veshjen shqiptari e ka pasur gjithmone pike te dobet. Kostumet tona jane me nam ne bote. Si? Nuk ka muzeume apo fabrika per prodhime artizanale ? Mos u merzisni. Ja dhe pak sa te zgjedhin presidentin dhe te ndajne ujkun me gomarin se pastaj sipas rradhes, me traditen do merret naltmandhnia
    -----------------------------
    Ne te fshehtat e nje koleksioni etnografik

    08/06/2007 -gazeta shqiptare
    • Oliverta Lila


    Ato nuk janë thjesht objekte etnografike. Nuk janë vetëm veshje të vjetra apo stoli që datojnë një shekull më parë. Pas admirimit për qëndismat e tyre, për punën e kujdesshme dhe format e pazakonta në ditët e sotme, fshihen histori. E bashkë me to edhe vlera. Ka qenë tingëllimi i largët i këtyre tregimeve që e ka shtyrë Lindën (të gjithë e njohin si pediatre) të jepet me pasion pas koleksionimit të tyre. Ka disa vite që shkon në krahina të Shqipërisë, ka përjetuar emocionet kur një arkë hapet e nën të zbulohet një veshje ku dallohen qartë motivet e qëndisura në ar e argjend. Të tilla ka shumë në atelienë e saj "Linda & Al". Disa prej tyre i ka përzgjedhur për t'i bërë pjesë të ekspozitës që ka çelur dje në hollin e Muzeut Kombëtar. Në korniza të mëdha apo vitrina qelqi sheh jelekë të veshjeve të veriut për gra që datojnë në fund të shek XIX e në fillim të XX-ës, përparëse xhublete e punuar me dorë, xhubleta e ashtuquajtur e bardhë, një ekzemplar i Mbishkodrës e shek XIX, pjesë kostumi të nuses së Elbasanit, kostum të nuses së Tiranës, qëndisme zbukurimi për dhomën e nuses në ar dhe argjend e shek XX, mbulesë jorgani e nuses së një familje aristokrate qytetare, apo edhe fustan me toka e stoli të ndryshme. "Ka shumë arsye pse nisa mbledhjen e këtij koleksioni. Në momente stresi e lodhje ke nevojë të zhveshësh një lëkurë e të veshësh një tjetër, dhe kjo punë është mënyra më e mirë për të rilindur. Shqipëria ka të veçantën se ruan vlera që ende nuk njihen", tregon Linda Spahiu. Ekspozimin e koleksionit të saj e sheh edhe si një mesazh që do t'u japë familjeve shqiptare që ruajnë ende këto gjëra të çmuara se si mund të trajtohen ato. Për të vendi i tyre nuk është në një sënduk të vjetër ku harrohen edhe nga syri i njeriut. Ndërsa ana tjetër është konservimi që u bëhet këtyre objekteve dhe veshjeve në rast ekspozimi. Të gjitha i quan të çmuara, por një lidhje të veçantë ka me zonën e Beratit. Gjyshja e saj ka qenë nga një derë shumë e pasur e këtij qyteti. "Shpesh kur ishim të vogla dëgjonim tregimet e saj se kishte pasur këtë veshje, të qëndisur me këto lule, këto stoli të shtrenjta që ishte detyruar t'i shisnin në kohën e zisë së bukës. Sa herë që gjej diçka në Berat them se kjo duhet të ketë qenë e gjyshes time". Të parin objekt të koleksionit të saj do ta merrte në formë dhurate, atëherë kur i pëlqente e shtyrë nga kurioziteti fëmijëror. Ishte vetëm 5 vjeçe kur i pëlqente të zhbironte me sy arkën e një gruaje plakë të fisit të tyre. "Për të na hequr qafe ajo më dhuroi një karficë, një bizhu shumë e vjetër me një mozaik të ndërtuar me gurë", tregon Linda. E ruan edhe sot e kësaj dite bashkë me kujtimin që i jep ajo. E quan një proces të ndërlikuar rrugën që të çon te këto objekte etnografike. "E veçanta e historisë së tyre nis që prej momentit kur mendohet se një objekt i caktuar tregon për historinë e familjes, prej nga vjen ajo. Pastaj kalon në marrëdhënien delikate kur fillon të mendosh nëse pronari kërkon ta mbajë apo jo, nëse ai dyzohet në këmbim të të mirave materiale", - tregon Linda. Në këtë udhëtim ajo ka zbuluar zona që të tërheqin me mjeshtëri të pashoqe, teknikë dhe elegancë, ka zona të tjera që të tërheqin me një modernitet e të tjera me simbolikën që shkon përtej një stilimi të thjeshtë. Por nuk mendon se koleksioni që zotëron është i mjaftueshëm për të qëndruar brenda e tij e për ta soditur. Pyetjes se nëse do të vazhdojë më tej, i përgjigjet thjesht se "ëndërroj të bëj një muze privat".

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga helene
    Keto te dyja me poshte jane piktura qe kam qendisur une, jane me stitch dhe half stitch.Nga sa kam pare, megjithese s'jam e interesuar per shitjet e punimeve me dore, ato qe kane me shume sukses jane quilts si ai qe do postoj me poshte dhe jo piktura si keto , te cilat njerezit mund ti bejne per qejf te tyre se ne shitje mendoj se humbasin me shume sesa fitojne.
    Quilts shiten me shume ne zona si Kanadaja , apo zona ku keto punime jane duke humbur dhe jo shume ne Itali pasi ne Itali ka shume qe merren me kete tregti, pasi e bejne dhe per hobby dhe per te fituar, megjithate shumica qe une njoh, fitojne vetem aq sa u duhet per te blere materialet pa u renduar ekonomikisht.
    Pervec quilts, mund te shiten edhe zbukurime per festat, apo veshjet per femije.
    shum te bukra keto dy punime shum shum...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  14. #34
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    dyqani i artizanatit

    Ne ne fund Konfederata e Artizanatit Shqiptar ka dyqanin e saj ne ndihme te te gjithe njerezve te apasionuar mbas artizanatit.Dyqani eshte hapur ne qafen e pazarit ne Gjirokaster ku i jep mundesi te gjitheve qe kane prodhime artizanati ti shesin aty.Ky dyqan sherben per ta mbajtur gjalle artizanatin shqiptar.Mund te komunikoni ne kete adrese:

    Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    http://www.kash-alb.org
    E-Mail: pmetohu@kash-alb.org
    tel 00344 4356132
    cel 00355682090300

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2009
    Postime
    1
    Kush ka mundesi te me gjeje disa modele trikosh burrash do ta falenderoja

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e arjan03
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Postime
    969
    .......................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Piktura
    Nga gunman në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2014, 16:35
  2. Piktura Murale e Mesjetës në Shqipëri
    Nga white-knight në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2008, 14:26
  3. Piktura kameleon e Mikel Temos
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 12:43
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 18:31
  5. Disa piktura, nje qen dhe morali ne sfilate.
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 01:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •