Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    Fan S. Noli si burre fetar

    Ata qe kane materiale, mendime, sugjerime mbi aspektin fetar te Nolit, me sakte per kontributin e tij kombetar-politik ne ortodoksine shqiptare, le ti hedhin ketu, pa paragjykime, nga cdo burim.

    Une po e filloj, si gjithmone, me At Foti Cicin:

    (Koha Jonė, 17 shtator 2003)

    Pėrkthimet kishtare tė Nolit - periudha e parė: 1908-1914

    At Foti Cici

    Pjesa mė e madhe e krijimtarisė sė botuar tė Fan S. Nolit i pėrket lėmit kishtar. Me pėrkthimet e teksteve liturgjikė, Noli jo vetėm hapi udhėn nė njė fushė tė re tė shqipes, duke shtėnė njė hije imponuese edhe mbas njė shekulli nga konceptimi e lėrimi i kėtyre veprave, por ai bėri tė afrueshme tek bashkėkohėsit e tij synimet paraekzistuese pėr njė kishė shqiptare me tipare tė plota kombėtare. Themelimi dhe kanonizimi i famullisė sė parė shqipe nė ShBA, kishte si kusht, nga kisha ruse, shtypjen e njė libri shėrbesash nė shqip. Pa kėto pėrkthime dhe pa kėtė kishė tė parė, nuk mund tė fillonte lufta pėr njė kishė autoqefale shqiptare.

    Frymėzimi pėrkthimor i Fan Nolit nė kėtė fushė nxitej edhe nga zemėrimi ndaj sloganit fluturak, “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Noli predikonte me nerv e pragmatizėm se besimet ekzistuese tė shqiptarėve, janė ato qė duhen shqiptarizuar. Por nė rastin e kishės ortodokse, duheshin mė parė librat. Duke parė se ishte njė fushė shumė e vėshtirė, e parrahur mė parė nė shqip, dhe e pafund pėr nga sasia e teksteve origjinalė, Noli i ri ngurronte. Madje dhe Kristoforidhi, siē shkruan peshkop Evllogji Kurilla, pati premtuar t’i futej kėsaj pune, por nuk e provoi. Nė rastin e Nolit ekzistonin edhe vėshtirėsi praktike; projektet pėrkthimore kishtare ishin vetėm pjesė e jetės sė tij shumėpėrmasore.

    Fillimisht Noli e hodhi idenė nė shtyp, duke u bėrė thirrje filologėve e teologėve shqiptarė tė bashkėpunojnė pėr njė pėrkthim tė pėrbashkėt. Sepse vetėm njė punė e tillė do tė jepte pėrkthime mė tė sakta dhe mė jetėgjata nė gjuhėn tonė. Dyzimi i Nolit justifikohej nė dy mungesa. Sė pari, ai nuk kishte studiuar teologji, e as kishte ndėrmend ta kryente; ai po pėrgatitej tė fillonte studimet pėr letėrsi nė Harvard. Sė dyti, Noli nuk kishte pėrvojė tė madhe me tė shkruarit shqip. Madje studiuesit e gjuhės sė tij me tė drejtė kanė vėrejtur se Noli po mėsonte pėr herė tė parė ato vite tė shkruante shqip, kėshtu qė dhe dramat e tij tė para nuk ėshtė e sigurt nėse u parėshkruan shqip. Kėtyre dy mungesave i shtohej dhe fakti se ai nuk kishte studiuar filologji, megjithėse ishte pėrpjekur dikur nė Athinė.

    Por Fan Noli posedonte shumicėn e armėve tė duhura pėr pėrkthimet kishtare nė gjuhėn shqipe. Pėrkthimi i njė teksti liturgjik kushtėzon, veē shqipes, greqishten bizantine, nė tė cilėn ėshtė shkruar origjinali. Noli njihte mė mirė greqishten e re, por kishte studiuar nė gjimnaz mjaft tekste nga greqishtja klasike, dhe duke qenė qysh i vogėl nė kishė, pranė tė atit psalt, ai u familjarizua me greqishten biblike e bizantine, tė cilat urėzojnė greqishten e vjetėr me atė tė re. Krahas gjuhėve, Fan Noli njihte mirė muzikėn kishtare bizantine. Ai eci shumė nė kėtė fushė gjatė studimeve nė gjimnazin e Adrianopojės dhe, siē dėshmon tek shėnimet autobiografike, e pėrkreu kėtė disiplinė tė ēuditshme nė Egjipt, me mėsues njė murg grek. Pėrderisa gjithė himnet kishtare janė thurur nė njė muzikė, nė shumicėn e rasteve tė bashkėcaktuar me vargjet, mund tė themi se njohja e mirė e muzikės bizantine ishte ajo qė e trimėroi pėrkthyesin emigrant.

    Nga kahu i ndėrsjelltė i debatit, mund ta mbrojmė mirė Nolin e ri dhe tė vjetėr, po tė themi se asnjė pėrkthyes qė ka studiuar teologji e filologji, por qė nuk njeh muzikėn bizantine, nuk mund tė pėrkthejė as edhe njė himn nė gjuhėn shqipe, pa e pėrshtatur mė parė me sukses nė muzikė. Shėrbesat dhe himnet janė parathurur pėr t’u kėnduar dhe jo pėr t’u recituar. Dhe pėr tė arrirė njė pėrshtatje muzikore mesatare, ndoshta nuk duhet me domosdo njohja e simiografisė (notacionit) bizantine, por tė paktėn nuk bėhet pa mėsuar e kėnduar “me vesh” meloditė e tetė tingujve pėrkatės. Theofan Noli ishte njė njohės i mirėfilltė i muzikės bizantine.

    * * *

    Janė gjashtė libra tė botuar gjatė periudhės sė parė pėrkthimore, shumica prej tyre kushtuar kryepeshkopit rus tė Nju Jorkut, Platon. Libri i parė ėshtė pėrkthimi i shėrbesave dhe himneve tė javės sė madhe, i cili u krye me nxitim pėr ta pėrdorur pėr pashkėt e atij viti (Shėrbes’ e Javės sė Madhe, 1908). Tek ky libėr vėrejmė se si autori, duke pėrkthyer me ngut, nuk del dot nga trajtat nėndialektore tė gjuhės sė tij tė folur tė trashėguar, nė pėrdorim tė njė gjuhe dialektore tė shkruar. Stili gjuhėsor tek ky pėrkthim nuk ėshtė njėtrajtėsisht i qėndrueshėm, ndėrsa kėndimet biblike janė cituar nga Kristoforidhi. Nė librat e mėvonshėm Noli do t’i merrte pasazhet e Kristoforidhit vetėm si truall pėr t’i ripėrpunuar e pėr tė bėrė ato tė njėgjuhshėm me poetikėn e himneve tė tij.

    Mbas pėrkthimit tė librit tė dytė, Librė e Shėrbesave tė Shėnta tė Kishės Orthodoxe (1909), ai e qartėsoi qėllimin dhe natyrėn e projektit tė tij. At Fan Noli me sinqeritet iu premtoi sivėllezėrve tė tij shqiptarė ortodoksė se do ti pajiste ata me tekstet mė tė pėrdorshėm nė gjuhėn shqipe, si njė mjet i domosdoshėm pėr adhurim nė gjuhėn amtare. Por autori prift, student e gazetar, nuk kishte ndėrmend tė ndėrmerrte pėrkthimin e plotė tė gjithė literaturės adhuruese ortodokse (Bibla dhe tekstet liturgjikė), njė punė qė as sot nuk ekziston. Nė shėnimet e Nolit tek kėto botime, ai bėn thirrje pėr ndihmė ekonomike nga shqiptarėt kudo qė janė, pėr tė pėrfunduar projektin e tij sa kombėtar aq dhe fetar.

    Vendimi i Nolit pėr tė botuar kėto pėrkthime, ngriti pyetjen e kanonit tė teksteve liturgjikė nė shqip. Ēfarė do tė pėrkthehej e ēfarė do tė lihej pėr mė vonė e pėr tė tjerė? Nė qoftė se Noli kishte njė motivim plotėsisht kishtar, krahas kohės sė nevojitur, ai do kishte pėrkthyer gjithashtu himnet e adhurimit tė pėrditshėm nga vepra nė dymbėdhjetė vėllime Mineon, dhe gjithashtu do tė jepte njė pėrkthim tė plotė tė veprės Triodion dhe Pentikostarion. Por nga tė tre kėto vepra joshteruese ai na dha nė shqip vetėm tre vėllime pėrzgjedhėse. Pėr festat e pėrditshme nga Mineon Noli pėrmblodhi dhe botoi njė vėllim: Libre e tė Kremteve tė Mėdha tė Kishės Orthodoxe (1911). Me tė njėjtėn frymė ai botoi Triodin e Vogėl (1913), duke pėrkthyer shėrbesat e sė shtunės nė mbrėmje dhe tė sė dielave, si dhe Pesėdhjetoren e Vogėl (1914), me tė njėjtėn metodė. Tek Triodi ai ripėrktheu gjithė shėrbesat dhe himnet e javės sė madhe, tė cilat ishin pėrkthyer tek libri i parėshtypur kishtar.

    Nė vend tė librit tė tetė tingujve, Paraklitiki, ose siē quhet nė terminologjinė e muzikologjisė perėndimore, Oktaihos, ai na dha njė Lutjesore tė Vogėl (1914), duke pėrkthyer vetėm shėrbesat e fundjavės; mbrėmėsoren e sė shtunės dhe mėngjezoren e sė dielės, tė konceptuara kėto si njė seri e vetme, pa i shkurtuar shėrbesat dhe himnet. Qėllimi i tij ishte t’iu jepte shqiptarėve mundėsinė tė kenė tė plota shėrbesat e sė dielės dhe tė kremteve mė tė festuara tė vitit liturgjik ortodoks, nė pamundėsi pėr t’i pėrkthyer tė gjitha.

    Tek kėto pėrkthime Noli e pasuroi gjuhėn me terma tė huaj dhe krijoi stilin e tij tė veēantė nė letrat shqipe. Ėshtė pėr tė vėnė re e pėr tė respektuar se, pavarėsisht nga futja e termave tė huaj, shumica e titujve tė librave greqisht dhe shumė terma teologjikė u shqipėzuan dhe mbetėn nė gjuhėn tonė tė tillė, ndryshe nga pėrkthime tė tjera liturgjike nė gjuhė tė tjera, pikėrisht se natyra e shqipes ėshtė krejt ndryshe, pėr shembull, nga anglishtja. Synimi i Nolit ishte tė pėrdorte njė shqipe letrare qė bazohej tek autorėt pararendės por dhe qė i tejkalonte ata, pėrderisa gjuha duhet te shprehte terminologjinė bashkėkohore tė gjuhėve evropiane.

    Filozofia e kėtyre pėrkthimeve tė Nolit shkoi kundėr vullnetit dhe talentit tė tij krijues. Atij i duhej tė prodhonte pėrkthime tė fjalėpėrfjalshme, nė njė kohė qė gjithė e puna e tij pėrkthimore e mėvonshme nė letėrsi dhe nė lėmin kishtar dėftoi tė kundėrtėn. Noli ishte i prirė pėr pėrkthime-rikrijime, pėrkthime tė lira, “muzikale”. Nė periudhėn e parė pėrkthimore Noli u pėrpoq tė jepte njė “kuptim tė saktė” tė origjinalit nė greqisht. Mirėpo kjo solli sakrifikimin e pėrshtatjes muzikore tė kėtyre teksteve. Vetėm njė psalt i mirė dhe me pėrvojė mund tė kėndojė lehtė kėto libra tė para tė Nolit. Gjithėsesi, flasim kėtu pėr vėshtirėsi nė tė kėnduarit e teksteve tė pėrkthyer, duke pasur parasysh pėrkthimet e periudhės sė dytė nė vitet 40-tė, por ėshtė fakt se nė ēdo gjuhė ėshtė e vėshtirė tė balancohet gjuha e pėrkthyer me muzikėn e tingullit dhe tė melodisė pėrkatėse, gjė qė ėshtė vėshtirė tė shmanget, pėr shembull, tek “tė pėrshėmbėlltat”, siē i quajti Noli himnet e ndryshėm qė kėndohen me tė njėjtat melodi tė paradhėna.

    Kjo ideologji pėrkthimore shpreh motivimin politik tė Nolit. Ai pėrktheu nė njė frymė qė mund tė lehtėsonte Kishėn Ortodokse tė pranonte dhe tė njihte kėto pėrkthime, si libra kishtarė nė shqip, ndėrsa njė qėndrim tjetėr nė pėrkthim do tė ngrinte pengesa tė tjera nė lėvizjen pėr pavarėsinė e kishės shqiptare. Me kėtė strategji Noli shpresonte se ēdo reagim negativ ndaj pėrkthimeve tė tij do tė ishte i kufizuar.

    * * *

    Ndėrsa po botonte librin e shėrbesave, Noli filloi tė informojė dhe organizojė shqiptarėt ortodoksė brenda dhe jashtė Shqipėrisė, duke iu kėrkuar tė dėrgojnė peticione nė Patrikanėn Ekumenike pėr pavarėsinė e kishės ortodokse nė Shqipėri. Noli sugjeronte qė njė nga tė dhėnat e kėtyre pėrēapjeve, tė ishte dhe fakti se mesha ishte pėrkthyer nga njė prift shqiptar ortodoks. Nga ana tjetėr ai kėrkoi nė disa raste tė shkruheshin letra tek kryepeshkopi rus Platon, pėr tė thėnė se pėrkthimet e tij ishin tė sakta, pavarėsisht se letėrshkruesit dinin apo jo greqisht. Edhe ky fakt tregon se sa vuante Noli pėr tė sendėrtuar projektin e pėrkthimeve kishtare, si pjesė e njė lėvizjeje kombėtare.

    Receptimi i kėtyre botimeve ishte i ngrohtė nga figurat e letrave shqipe tė asaj kohe, Faik Konica, Lasgush Poradeci etj. “Nė tėrė jetėn time, tha Fan Noli nė fjalėn funerale tė Konicės, s’kam njohur njeri qė interesohej pėr Kishėn tonė kombėtare aqė sa Faik Konitza. Ay na e shtypi Librėn e Meshės mė 1908 nė Bryksel; ay i ndreqi korektimat pas abecesė sė vjetėr njė herė; pastaj i ndreqi vetvetiu pėr sė dyti pas abecesė sė re, qė posa u-vendos prej Kongresit tė Manastirit. Ay e ka zgjedhur pikturėn e Shėn Joan Gojartit qė figuron nė mes t’asaj libre. Dhe kėtė pikturė e ka kėrkuar nat’ e ditė, me javė e me muaj, gjer sa e zbuloj nė librat e vjetėra kishėtare. Siē mė shkruante, piktura duhej ta tregonte Shėn Joanin jo tė bukur dhe tė pashėm, siē e kanė imagjinuar disa piktorė, por tė mvojtur dhe tė shėmtuar, ashtu siē ka qenė me tė vėrtetė”. Sa keq qė nuk shikojmė sot ndonjė patriot joortodoks, nga ata qė ndėrhyjnė me kryeneēėsi nė ēėshtjet tona kishtare, tė ketė frymė tė tillė bashkėpunuese e fedashjeje, si Faik Konica…

    Por veē vlerėsimit nga ana politike e letrare, pėrmes njė vendosjeje kulturore tė pėrkthimeve tė periudhės sė parė, kishte dhe reagime negative. Nė pjesėn mė tė madhe kėto vinin nga kisha greke. Patrikana i konsideronte pėrkthimet e Nolit me “gabime dogmatike”, dhe si rrjedhojė tė papranueshme pėr adhurim. Por cila ishte alternativa e Kishės sė Madhe pėr shqiptarėt, pėr mbarėvajtjen shpirtėrore tė tė cilėve ishte pėrgjegjėse karshi Zotit? Greqishtja bizantine nė kishė, e mėsimi i detyruar nė shkollat greke?

    Kėtu duhet tė pėrpiqemi ta rilexojmė historinė, me parabindjen se ngarkesa emocionale qė vjen nga opinionet e gjithė burimeve greke, dhe nga shumė vlerėsime tė burimeve shqiptare, ėshtė njėsoj e pranishme. Pyetjet se, pėrse Patrikana Ekumenike dha lejen pėr pėrkthimin e Dhjatės sė Re shqip nė vitet 1820, dhe mė pas e ndaloi kėtė pėrkthim, dhe se pėrse qeveria greke sponsorizoi botimin e fjalorit tė parė tė mirėfilltė tė gjuhės shqipe nė vitet 1900, mbas vdekjes sė autorit, Kostandin Kristoforidhit, janė tė domosdoshme pėr tė filluar njė debat tė ri. Pėrkthimet e Nolit janė pjesė e kėsaj polemike, dhe ndoshta pika mė e skajshme. Duke i thirrur arsyes, nga njėra anė duhet kuptuar fryma e Kishės Ortodokse, tek raportet e tekstualitetit nė adhurim, por nga ana tjetėr duhet pranuar se ekziston nevoja e njė rivlerėsimi tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke.

    Pėr sa i pėrket reagimeve nga pala shqiptare, kėtu mund tė pėrmendim filologun patriot Aleksandėr Xhuvani, i cili kishte njė epėrsi ndaj Nolit sepse ai kishte pėrfunduar studimet nė Athinė pėr filologji, ndėrsa Noli ishte ende student nė Harvard, dhe me boshllėqe disiplinore nė shqip dhe nė greqisht. Nė disa pika kritika e Xhuvanit ishte me vend, nė tė tjera ishte pjesė e mbetjeve puritane, por qė atėhere mbizotėronte letrat shqipe.

    Shfaqja dhe mirėpritja e kėtyre pėrkthimeve kishte rėndėsi historike sepse ishin pėrkthimet e para liturgjike nė gjuhėn shqipe. Me to u arrit organizimi i kishave shqiptare nė ShBA dhe pavarėsia e kishės nė Shqipėri nga Patrikana greke e Kostandinopojės. Gjithėsesi, ndėrsa stili mjeshtėror i Nolit mahniti njerėzit e letrave shqipe, nuancat teologjike i rrėshqitėn vėmendjes sė tyre.

    * * *

    Kjo ishte periudha e parė e pėrkthimeve tė Fan S. Nolit, me shumė dritė e me pak hije. Para pėrfundimit tė kėsaj pune nė dukje tė pamundur, prifti 30-vjeēar iu kishte premtuar bashkatdhetarėve tė tij, se do t’iu dhuronte lutjet mė tė domosdoshme nė shqip. Tashmė atė e priste njė fushė tjetėr, pėrkthimi i letėrsisė botėrore, “pėr tė cilėn kombi ynė ka kaq nevojė”.

    Njė pyetje mbetet ende habitore pėr studiuesit e Nolit: si mundi ai tė ishte kaq prodhimtar nė periudhėn mė tė ngjeshur tė jetės sė tij,1908-1914? Ai ishte student nė Harvard pėr disa vjet, ku po pėrpiqej tė pėrkryente anglishten, ishte prifti i parė nė shėrbim tė mijėra shqiptarėve ortodoksė, ishte gazetar dhe veprimtar i papushuar gjithė kėtė periudhė gjashtėvjeēare. Sikur tė mos ishin mjaft gjithė kėto, ai duhet tė pėrkthente vazhdimisht shėrbesat dhe himnet e vėshtirė bizantinė. Siē duket, njerėz tė tillė shenjohen pėr tė kaluar nga tė gjitha tundimet, e pėr tė ardhur tek ne tė paprishur e tė paplakur. Por ai nuk ėshtė trajtuar gjithmonė kėshtu. Kur pėrkthimet kishtare tė Fan Nolit kishin zėnė vend mirė dhe kisha ortodokse nė Shqipėri ishte mėvetėsuar, mjaft “patriotė” shqiptarė e quanin peshkopin tonė herė “tė kuq”, e herė “me mjekėr fallco”.

    Periudha e parė pėrkthimore e Nolit nė kishė, i dha atij statusin e pėrhershėm nė ortodoksi. Sa profetik ishte Mitrush Kuteli nė vitin 1943, kur duke analizuar jetėn dhe poezinė e Nolit u shpreh: “Imzot Theofani jo vetėm qė krijoj veglėn e parė qė hapi rrugėn drejt Autoqefalisė kishėtare, por edhe farkoj terminologjinė Shqipėtare pėr Kishėn Orthodokse. Kėto shqipėrimet e tija janė edhe sot, e do tė jenė pėr shumė kohė, librat e shėrbimit tė shenjtė tė Kishės s’onė”. Me tė vėrtetė edhe sot, kėto pėrkthime preferohen si alternativa e parė pėr pėrdorim nė kishė. Kėto libra janė baza nga ku do tė nisen njė ditė pėrkthyesit pėr tė pėrmirėsuar e plotėsuar pėrkthimet kishtare nė shqip.

    Pėrkthyesit e sotėm tė pasazheve himnologjikė duhet tė kenė parasysh se pėrkthimet e periudhės sė parė tė Nolit janė mė tė pėrshtatshėm pėr tė cituar, sepse nė kėto botime himnet i qėndrojnė shumė mė afėr origjinalit, siē do tė shohim nė shkrimin pėrkatės mbi pėrkthimet e periudhės sė dytė. Ėshtė interesant fakti se njė shtėpi botuese nė Selanik, me fillimin e riorganizimit tė jetės fetare tė pasdiktaturės nė Shqipėri, filloi rishtypjen e librave tė periudhės sė parė tė Nolit, deri sa seria u ndal me botimin e librit tė tretė, pikėrisht sepse kryesia e kishės ortodokse nė Shqipėri nuk u interesua pėr marrjen dhe shpėrndarjen e kėtyre librave.

    Por botimet e Selanikut janė njė pėrjashtim, ose tė paktėn dėshmojnė potencialin e njė debati tė mundshėm prodhimtar midis dy zonave. Ende sot Greqia zyrtare nuk i ka ndryshuar termat ndaj Fan Nolit. Nė tė vetmen vepėr historie mbi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė greqisht, pėrpunuar e ribotuar nė vitin 1998, e cila pėrdoret si tekst mėsimor nė Universitetin e Selanikut, Noli kishtar vazhdon tė figurojė atje me tė njėjtat epitete pėrdorur nga kisha greke nė vitet 20-tė: “hyjtallės” e “aventurier”. Ndėrsa cilėsimi i parė ėshtė krejt shpėrfolės, i dyti ndoshta qėndron, sepse pa aventura, sidomos kur kėto shpirtėzohen e kanalizohen nė njė qėllim tė qashtėr kombėtar e fetar, nuk mund tė bėhet asgjė e mbarė nė botėn ballkanase.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    Kanada, Greqi, Shqipėri
    Postime
    39

    Perkthimet kishtare te Nolit (2)

    NOLI PRET NGA KISHTARET ATE QE PATI PROPOZUAR

    At FOTI CICI

    Noli, 14 libra jo fetare ne 26 vjet dhe akthi themelues i shqipes kishtare

    Qė nga viti 1914, kur Fan S. Noli botoi librin e fundit kishtar tė periudhės sė parė pėrkthimore (shih shkrimin pėrkatės: Koha Jonė, 17 shtator 2003), e gjer nė vitet 40-tė, kur u kthye tek pėrkthimet liturgjike, ai botoi 14 libra jokishtarė, kryesisht pėrkthime tė letėrsisė botėrore. Mbas njė jete tė stuhishme, kleriku gjashtėdhjetėvjeēar botoi nė vitin 1941 librin Uratore, i pari vėllim i periudhės sė dytė tė pėrkthimeve kishtare me 600 faqe, nė vitin 1947 Kremtoren, me 818 faqe, dhe nė vitin 1952 vėllimin e fundit tė periudhės sė dytė, Triodi dhe Pesėdhjetorja, 396 faqe. Siē duket dhe nga shumica e titujve, ai e provoi shqipen kishtare nė pikėn mė tė lartė, duke na dhėnė terma tė shpenguar dhe jo tė ngjizur shtirazi.

    Vlen tė lexojmė kushtimet nė librat kishtarė tė periudhės sė dytė, tė cilėt pėrmbajnė njė botė simbolike jetėshkrimore, tė njeriut Theofan. I pari libėr, Uratore, ėshtė mė pėrfaqėsori i literaturės liturgjike ortodokse, i cili pėr nga pėrdorimi mund qė quhet dhe priftėrorja, sepse nė praktikė ėshtė manuali i priftit. Sa e kishin ėndėrruar kėtė libėr shqiplėēitėsit e parė, priftėrinjtė e martirizuar tė Shqipėrisė sė paranolit... E kujt tjetėr mund t’ia kushtonte Hirėsia e Tij librin e shėrbesave? “Tė pėrnderēimit At Kristo Negovani, Dėshmorit tė Kishės sonė Kombėtare, pėr kujtim tė pėrjetmė!”. Kėshtu, detyrimi i parė iu blatohej pararendėsve, etėrve shqiptarė tė parafjetur me shpresė ngjalljeje.

    Vepra qe e lodhi me shume Peshkop Nolin

    Kremtorja, libri mė voluminoz i tij, ishte vepra qė e mundoi mė shumė Imzot Theofanin. Sa herė ishte penduar e vrarė shpirtėrisht qė punėt e kishės e tė kombit nuk e kishin lėnė tė bėnte mė shumė pėr nėnėn e tij tė shumėmunduar. “Nėnės sė dashur Maria Stilian Noli, pėr kujtim tė pėrjetmė!”. Peshkop Noli i blatonte kishės sė saj veprėn qė e lodhi mė shumė. Pastaj ky ėshtė libri mė i kėnduar nė Kishėn Ortodokse; bashkėshorti i saj dhe ati i tij, Stiliani, ishte psalt. Kremtorja me festat e shėnuara kishtare, tė cilat i kujtonin ditėt e bashkėkremtuara, gjatė fėmijėrisė e djalėrisė sė hershme...

    Po kush ishte ai shpirt qė i dha Theofanit farėn e besės, me intuitė dhe jo me arsyetime? Atė besim tė pėrfolur tek i cili u ngrit gjithė ajo jetė, me kaq dritėhije.... Kush i pati thėnė Theofanit tė kundrojė qiellin, siē u kujtua e bėri nė majė tė urės sė Gallatėsė nė Stamboll, tek ajo urė qė ndan dy botė, i pangrėnė e i pashok, t’i thėrriste pėr ndihmė e ndėrmjetim shenjtit dalėzotės tė shqiptarėve, shėn Gjergjit, dhe menjėherė tė shfaqej atje At Athanasiadhis, ish profesori i tij nė gjimnaz, qė t’i ofrojė biletėn pėr Athinė? Kush ishte ajo qė e mėsoi tė agjėrojė, ndonjėherė pėr ditė tė tėra, qė i fali ēaste prej asketi, shumė para se tė jepte premtimet murgjėrore nė manastirin rus? Pra, kush e meritonte librin e kreshmėve tė mėdha dhe tė Ngjalljes? “Gjyshes sė dashur Sumba Gjerq Noli, pėr kujtim tė pėrjetmė” (Triodi dhe Pesėdhjetorja).

    Ndėrsa Papo Kristo Negovanit i dha atėsinė, emrat e tė atit dhe gjyshit, i shtoi pėrbri nėnės dhe gjyshes. Tre kushtime peng pra, nė tri vepra tė mėdha tė Nolit.

    Pajtimi me Faik Konicen ia kishte rivijuar permasat

    Peshkop Noli kishte dy arsye pėr tė ripėrkthyer e ribotuar tekstet liturgjikė nė shqip. Sė pari, kanoni i adhurimit nuk ishte plotėsuar, sepse shumė shėrbesa nuk ishin pėrkthyer gjatė periudhės sė parė. Gjashtė librat e periudhės sė parė, 1908-1914, janė pėrfshirė nė kėto botime, por tė ripėrkthyera, dhe sasia e tre vėllimeve tė periudhės sė dytė ėshtė pothuaj dyfishuar nga ajo e para. Sė dyti, ai deshte ta pėrkthente meshėn sipas ideologjisė sė tij, gjė qė nuk ishte e mundur gjatė viteve tė hershme tė periudhės sė parė pėrkthimore si prift i ri. Atėherė ai pėrkthente pėr tė pajisur lėvizjen pėr autoqefali me librat e munguar kishtarė, gjė qė e lidhte priftin e saposhuguruar, nėn omoforin e peshkopatit rus, me ideologjitė ekzistuese tekstuale te Kishės Ortodokse, dhe sidomos asaj greke, e cila ishte pėrgjegjėse pėr shqiptarėt.

    Por tashmė ai ishte politikisht i pavarur, kishėrisht po ashtu, dhe pozita e tij nė komunitetin shqiptar nė Amerikė ishte fuqizuar, sidomos mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia. “Mjekra fallco” nuk dėgjohej mė nė shqip, jo sepse ai kishte vite qė e kishte hequr, por se tėrheqja nga politika dhe marria me studime ia kishte ndryshuar profilin e mėparshėm, disi tė pakuptueshėm pėr besėmirėt dyshues ortodoksė. Pajtimi me Faik Konicėn ia kishte rivijuar pėrmasat. Pėr mė tepėr, nė vitet 40-tė Fan Noli kishte tė njėjtin autoritet nė letrat shqipe sa ē’kishte Kristoforidhi gjatė viteve kur Noli po botonte librat e tij tė parė. Hija e Kristoforidhit, me puritanizmėn sunduese tek pėrkthimet e tij biblike, dhe fantazma e patrikut tė Stambollit, me disa peshkopė grekė qė e kėrcėnonin nė kor, ishin mėrguar nga faqja e imzot Theofanit...

    Tekstet liturgjike te Nolit s’kane te dyta

    Por ēfarė ndryshimesh sollėn kėto pėrkthime, tė cilat u lėruan nė vite paqeje pėr Nolin? Nė qoftė se japim njė gjykim pėrmbledhės, mund tė themi se kėtė herė kemi dy ndryshime tė mėdha nė punėn pėrkthimore tė Nolit meshar. Sė pari, himnet janė pėrkthyer nė mėnyrė tė lirė, duke arrirė kėsisoj njė pėrshtatje tė pėrkryer muzikore tek teksti i pėrkthyer, brenda gjinive muzikore bizantine, gjė qė nuk ekziston tek pėrkthimet e periudhės sė parė. Cilido psalt sot, qoftė dhe me njohuri mesatare nė muzikėn kishtare, e ka shumė tė lehtė ti kėndojė kėto tekste, e tė imitojė tė gjitha ngjyrimet e melodive bizantine. Kjo ideologji i bėn kėto pėrkthime tė vetėvendosen mbi njė truall tė pėrhershėm muzikologjik. Nga gjithė kėrkimet qė kemi bėrė mbi pėrkthimet e vona liturgjike nė gjuhė tė tjera, nuk kemi gjetur tekste mė “muzikale” si kėto tė periudhės sė dytė shqip tė Fan Nolit. Ndėrsa nė pėrkthimet e para, synimi pat qenė kultivimi i tekstit dhe jo pėrshtatja muzikore.

    Por Noli nuk ishte i kėnaqur vetėm me njė pėrkthim thjesht tė lirė, me pėrparėsi nė muzikalitetin e gjuhės sė pėrkthyer. Nė fakt, kjo ėshtė njė metodė jokishtare nė pėrkthimet liturgjike. Sikur tė mos mjaftonte kjo, dhe kėtu vijmė tek arsyeja e dytė, nga njėra anė peshkopi pėrktheu shėrbesat qė plotėsonin kanonin liturgjik nė shqip (kanonin e konceptuar prej tij), por nga ana tjetėr, ai i shkurtoi shėrbesat, duke hequr disa nga uratat qė lexon prifti, dhe duke shkurtuar shumė fraza dhe vargje nga himnet origjinalė.

    Pse i "censuroi" Noli himnet dhe sherbesat ne perkthime?

    Pėrse i shkurtoi Noli himnet dhe shėrbesat nė pėrkthimet e dyta? Pėrderisa ai vuri muzikėn si tė parė nė pėrkthim, ishte e kuptueshme qė nė disa himne, detyrimisht, pėrkthyesi do tė sakrifikonte vargjet (herė-herė duke i tjetėrsuar ato) pėr hir tė tė kėnduarit, por megjithatė kjo nuk mund tė shpjegojė gjithė ndryshimet. Tek uratat priftėrore nuk ekziston asnjė lidhje me muzikėn, pėrderisa ato janė thjesht recitime; por Noli edhe atje ka vėnė dorė.

    Tek Uratorja ai e justifikon kėtė pėrzgjedhje duke thėnė se, “Disa prej Uratave janė shkurtuar, dhe disa kėndime janė lėnė jashtė jo vetėm pėr tė kursyer harxhet, po mė tepėr nga shkaku qė ato figurojnė vetėm nė librat, edhe kurrė nukė kėndohen.” (Parathėnia e Uratores). Kjo ėshtė e vėrtetė pėr disa nga uratat, por jo pėr tė gjitha lutjet qė ai shkurtoi e nuk pėrfshiu fare nė kanonin e tij liturgjik.

    Por supriza mė e madhe e kėtyre botimeve ėshtė se nuk kemi ndonjė ndryshim tė dukshėm nė stilin e gjuhės a nė terminologjinė liturgjike. Kjo ėshtė shumė habitėse, sepse mbas njė qėndrimi disavjeēar nė Shqipėri, e mbas njė punė tė madhe tekstuale me shqipen, pėr pothuaj dy dhjetėvjeēarė, Fan Noli duket se nuk ėshtė i prirur tė pajtohet me ecurinė e njė gjuhe drejt njėsimit. Ndryshimet midis dy periudhave janė nuancore e jo stilore. Ideologjia planifikuese e Nolit nė gjuhė, nuk e kapėrceu cakun e njė toskėrishteje “romane”.

    Ndėrsa nga kėndvėshtrimi teologjik, kėto pėrkthime tė dyta dėshmojnė se mendja gjithmonė e zėnė e Nolit, nuk u vra kurrė pėr adhurimin dhe tekstualitetin ortodoks, pėr vetė faktin se njė pėrsiatje e tillė kushtėzonte njė thellim teologjik. Por ėshtė pėr tė admiruar se Noli punoi fort, dhe kurrė nuk ishte i kėnaqur nga puna e tij e mėparshme. Madje dhe pasazhet biblike janė ripėrkthyer tek botimet e dyta, gjė qė dėshmon njė punė shumė tė madhe dhe tė gjatė, e cila nuk ishte kaq e domosdoshme. Shpifja mė e madhe qė i kanė bėrė shqiptarėt Nolit ishte, kur i thanė “dembel”.

    Synimi nolian i pershtatjes me boten e re

    Tek pėrkthimet e periudhės sė dytė, ne shohim qartė ideologjinė politike tė pėrkthyesit, si njė burrė kishar i diasporės ortodokse. Pėrderisa Noli nuk ishte teolog, vizioni i tij pėr tė ardhmen e ortodoksisė nė Amerikėn e Veriut pėrcaktohej thjesht nė njė perspektivė ideologjike. Kryesore ishin ēėshtjet e gjuhės adhurimore, siē do tė shikojmė tek shkrimi pėrkatės mbi pėrkthimet liturgjike tė Nolit nė anglisht, dhe ato tė politikės sė juridiksioneve kishtare etnike nė ShBA, qė kishin lidhje me statusin e tij tė gjysmėpranuar nė Amerikė. Mendimi i Nolit gjatė kėtyre pėrkthimeve nuk pėrmbante debate teologjike. Por mesha ėshtė pjesė e pandarė e teologjisė ortodokse. Mitropoliti Theofan besonte se Kisha Ortodokse nė perėndim do tė rikonsideronte traditėn lindore adhuruese dhe do tė bėnte ndryshime, pėr sa i pėrket zgjatjes dhe strukturės sė shėrbesave e himneve, pėr t’u pėrshtatur nė botėn e re. Por kjo nuk ndodhi.

    A ishin kėto pėrkthime pėr pėrdorim nė kishat shqiptare tė Amerikės, apo paraqiteshin me njė perspektivė tejamerikane, edhe pėr kishėn ortodokse nė Shqipėri? Edhe vetė Noli do ta kishte tė vėshtirė t’i pėrgjigjej kėsaj pyetjeje, sepse referencat e pėrkujtimit tė emrit tė peshkopit meshėtar tek kjo periudhė pėrkthimore nuk janė tė njėtrajtshme. Tek periudha e parė ne lexojmė “Pėr Kryepeshkopin tonė aksh”, gjė qė i jep librit njė pėrdorim tej juridiksionit tė tij kishtar, e ēon tek tė githa peshkopatat shqiptare dhe e shtrin tej ditėve tė Nolit ėndėrrimtar. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr pėrkthimet e dyta. Tek kėto botime lexojmė, “Pėr Kryepeshkopin tonė aksh”, atje ku peshkopi vendor duhet tė pėrkujtohet, por ka pika tė tjera ku pėrdoruesi i librit shtanget: “Theofanit, fort tė pėrnderēimit edhe tė lumturit Mitropolit tė kryekishėve tė shenjta tė Durėsit e tė Bostonit, kryetarit edhe eksarkut tė Shėn Ilirisė, pėrfalėsit tė Shėn Gjergjit edhe Ungjillorit tė Shqiptarėve, atit e kryepriftit tonė, pėr shumė vjet, pėr shumė vjet, pėr shumė vjet!” (Uratore, f. 192).

    Permendja e fronit te braktisur pa kthim

    Nga dėshmia e mėsipėrme del se peshkop Noli pėrdor emrin e tij si titull tė kryepeshkopit tė Shqipėrisė, duke pėrmendur Durrėsin, fronin e tij tė braktisur pa kthim (nėntor 1923-dhjetor 1924), duke e vendosur veten mbi gjithė peshkopėt shqiptarė tė asaj kohe. Ai shkelte kėsisoj, veē etiketės kishtare, edhe kanonet pėrkatėse mbi peshkopatin e dhėnė ortodoks, pėrderisa kisha mėmė asokohe, nė vitin 1941, kishte njė ekzistencė plotėsisht kanonike nė Shqipėri. Vetėcilėsimet e tjera tė mbetura tek ky libėr, nuk mund tė vėrtiten vetėm me terma brenda vetėnjohjes, a tjetėrnjohjes sė Fan S. Nolit...

    Veē kėsaj, tek Uratorja Noli na jep rastin tė vazhdojmė tė habitemi. Peshkopi pėrktheu nė kėtė vėllim shėrbesėn e Miros sė Shenjtė, celebruar nga Patriku. Pėrse e shtoi ai kėtė shėrbesė nė kanonin e meshės shqiptare? Shqipėria nuk ka patrik dhe miroja i jepej, siē i jepet edhe sot, KOASh-it nga Patrikana Ekumenike, ose gjatė regjimit komunist, nė disa raste nga Patrikana e Rusisė. A nuk vjen ndesh renditja e kėsaj shėrbese me kanonin shqiptar liturgjik, por dhe me vetė parathėnien e Uratores, ku Noli, siē thamė mė sipėr, pėrpiqet tė heqė dhe tė shkurtojė nga origjinali, “pėr tė kursyer harxhet, por mė tepėr nga shkaku qė ato figurojnė vetėm nė librat dhe kurrė nukė kėndohen”? Kush ėshtė patriku i vėrtetė i Uratores?

    Noli, prift dhe prelat

    Duke vėzhguar gjithė kėto fenomene tė shumėkuptimta, nė qoftė se krahasojmė dy periudhat pėrkthimore tė Fan S. Nolit nė shqip, mund tė themi se tė parat vijnė nga njė prift qė i lėron e i blaton si lutje nė kishė, ndėrsa tė dytat vijnė nga njė prelat qė i koncepton dhe i kėndon pėr vete. Por prapė, as kjo nuk mund tė shpjegojė paradoksin e pėrkthimeve tė periudhės sė dytė. Lajthimi ynė ėshtė se ne nuk e pranojmė paradoksin, si ēast lajthitjeje pėr ēdo njeri...

    Nga portretizimi i Kutelit tek refuzimi i Kishes se sotme Ortodokse ne Tirane

    Pėrkthimet e dyta u receptuan pothuaj nė heshtje. Pėr shembull, nė vitin 1943, kur Mitrush Kuteli portretizon Nolin me nėntitullin “Shkrimtar Kishėtar” tek Mall e Brengė, nė titujt e botimeve kishtare tė Nolit nuk jepet Uratorja, e cila kishte dy vjet qė ishte botuar, por siē duket nuk ishte marrė vesh. E njėjta gjė vihet re dhe nė reagimet e kishės ortodokse nė Shqipėri, e cila nuk i njohu kėto libra pėr pėrdorim nė adhurim. Edhe sot ato pėrdoren nė rast se diēka mungon nga pėrkthimet e para ose nė rast se fizikisht librat e parė janė shteruar.

    Pėrkthimet e para ishin pritur me bujė, nė kohėn e tyre, pėr arsye tė lidhjes historike me lėvizjen pėr pavarėsi. Qė tė merrte trajtė tė plotė kjo pavarėsi, duhet tė ishte njė mėvetėsim politik dhe fetar, sidomos pėr ortodoksėt. Periudha e dytė nuk kishte ndonjė rėndėsi historike pėrveēse pėr tė plotėsuar disa nevoja liturgjike e pastorale. Pėr mė tepėr ishte mė e vėshtirė pėr ti bėrė kėto vepra tė njohura nga tė gjithė pėr arsye tė luftės, dhe sidomos tė pasluftės.

    Por edhe pėrkthimet e para tė Nolit, tė cilat janė mė “ortodokse”, nuk u trajtuan me bindjen se ishin plotėsisht tė pėrshtatshme, por se ishin tė vetmet ekzistuese nė kėtė gjini. P.sh. nė statutin e vitit 1922 thuhet: “Librat e Kishės Shqipėtare, tė cilat janė pėrdorur gjer tani, do tė vazhdojnė tė pėrdoren, deri sa tė formohet Sinodhi Episkopal, i cili do tė vendosė mbi pėrdorimin e tyre” (neni 13). Gjithashtu edhe statuti i vitit 1929: “Librat kishėtare tė pėrkthyer duhet tė kontrollohen nga Sinodhi i Shenjtė, i cili ėshtė i detyrurar, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė kujdeset pėr pėrkthimin dhe botimin e librave qė nuk janė pėrkthyer (neni .

    Varferia e sinodeve postnoliane

    Megjithė kėtė shqetėsim dhe mospranim nė dukje, e vetmja vepėr nga premtimet e statutit tė vitit 1929, ishte rishikimi dhe ribotimi i librit tė shėrbesave, pėrkthyer e botuar dikur nga Noli. Fatkeqėsisht, as ai sinod, e as tė tjerėt qė vijuan gjer mė sot, nuk mundėn ta pasurojnė literaturėn adhurimore ortodokse me diēka tej Nolit, dhe madje as mundėn t’i rishikojnė dhe t’i rishtypin tė gjitha librat e Nolit. Me paaftėsinė e tyre, kishtarėt shqiptarė i dhanė pėrkthyesit tė madh njė status tė pamohueshėm nė Kishėn Ortodokse. Gjithėsesi, mungesat nė libra, krahas problemeve tė tjera, e mbajnė kishėn tonė autoqefale larg plotėsimit tė tipareve tė plota vendore, disa prej tė cilėve u sendėrtuan vetėm nėpėrmjet punės vigane tė Fan Nolit.

    Nėntė vėllimet e pėrkthimeve kishtare tė Fan S. Nolit nė shqip, tė cilėt iu shtuan gurit tė Kostandin Kristoforidhit, janė blatorja e gramatologjisė sonė kishtare. Noli pret nga kishtarėt e sotėm atė qė pati propozuar para se tė niste punėn pėrkthimore: teologė e filologė shqiptarė, tė thirren pėr njė punė tė pėrbashkėt, pėr tė ideuar e plotėsuar kanonin adhurimor tė ortodoksisė shqiptare.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Fan Noli i perkthimeve anglisht

    marr nga Koha Jonė, 27 shtator 2003

    Noli “tjetėr” i pėrkthimeve anglisht

    At Foti Cici

    Pėrse nė anglisht?

    Kur peshkop Noli u kthye nga Evropa dhe u “riatdhesua” nė ShBA, nė fillim tė viteve 30-tė, ai konstatoi se shqipja nuk ishte mė gjuha e parė e komunitetit shqiptaro-amerikan. Bijtė e bijat e mėrgimtarėve, tė cilėt ishin rritur e po martoheshin, mė shumė me amerikanė e mė pak me shqiptarė, nuk e kuptonin mė gjuhėn e adhurimit, shqipen e lėruar nė kishė njėherė e njė kohė nga vetė Noli. Asokohe, gjithė gjuhėt kishtare tė ortodoksėve nė ShBA ishin tė huaja, sepse pėrēonin traditat e komuniteteve etnike ortodokse, tė zhytur kush mė shumė e kush mė pak nė moēalin e nacionalizmit gjuhėsor. I prirė pėr vegime, imzot Theofani ėndėrroi dhe shquajti “kishėn ortodokse amerikane tė ardhmėrisė, e cila do tė bashkojė gjithė grupet ortodokse, dhe do t’i aftėsojė ata tė pėrmbushin misionin e tyre ugjillėzues nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės” (kushtimi tek Three Liturgies of the Eastern Orthodox Church). Kjo kishė e sė ardhmes, ashtu si dikur nė Shqipėri, kishte nevojė pėr libra.

    Mallkimet e patrikanės ndaj gjuhės shqipe, nė tė kaluarėn, dhe asimilimi i pritshėm i shqiptarėve nė Amerikė, nė tė tashmen, kishin tė njėjtin ēmim nė vizionin e ri politik, pėrsėri nėpėrmjet pėrkthimit. Noli botoi dymbėdhjetė libra kishtarė nė anglisht (1949-1964), mė shumė sesa nė shqip, dhe u bė kėsisoj njė nga pionerėt e ortodoksisė amerikane. Por vepra e tij nuk mund tė analizohet si puna e njė teologu ortodoks, sesa si ajo e klerikut tė krishterė erudit, e politikanit ideolog, udhėheqėsit mendjehapur tė Kishės. Pėr mė tepėr, mbas njė jete tė trazuar nė politikė e nė mėrgim pėr Shqipėrinė, Fan Noli pa atdhe lufton pėr tė bėrė paqe me veten dhe grigjėn e tij, nė Amerikė.

    Kėshtu, ndėrsa pėrkthimet kishtare shqip ishin “njė kthesė nė historinė e Rilindjes shqiptare” (Faik Konica), pėrkthimet kishtare nė anglisht u bėnė kthesa e madhe nė jetėn e Fan S. Nolit! Pėr njerėz si Noli, ėshtė e pazakontė tė kanalizojnė ideologjinė e tyre nga ngushtėsisht etnike nė njė mėnyrė tė menduari universal, duke marrė vendime krejt tė ndryshme nga ato tė gjithė jetės dhe veprės sė mėparshme. Pra “tjetėrsia” e Nolit nuk gjendet tek tė qenurit “amerikan”, sesa tek “amerikanizuesi” i peshkopatės shqiptare. Le tė kujtojmė kėtu se kleri grek nė ShBA po pėrpiqej me fanatizėm tė ruante gjuhėn greke nė adhurim dhe nė arsim, duke i kthyer kishat nė vatra nacionale, e disa herė nacionalistike, ndėrsa ideologu i nacionalizmit shqiptar, Fan Noli, pėrkthyesi i parė i librave kishtarė nė shqip, u “shpėrfytyrua” e vendosi tė pėrdorė anglishten nė meshė. “Nė qoftė se duam tė mbajmė brezin e ri nė kishė, duhet tė marrim vendime tė dhimbshme dhe tė pėrdorim vetėm anglisht nė shėrbesat tona” (fjalė e mbajtur nė anglisht, mė 16 dhjetor 1956).

    Pėrse “vetėm anglisht”?

    Si i diplomuar nė Harvard nė vitin 1912, Noli ishte shumė i shpenguar nė pėrdorimin e anglishtes, pavarėsisht se e mėsoi atė nė njė moshė tė pjekur. Anglishtja ishte gjuha qė ai pėrdori mė shumė gjatė gjithė jetės. Por gjatė studimeve nė universitet, si dhe para e mbas tyre, Noli nuk pati rast t’i pėrkushtohej plotėsisht kėsaj gjuhe, pėrderisa nė tė njėjtėn kohė shkruante, fliste, predikonte dhe mendonte shqip dhe jo vetėm.

    Nga ana tjetėr, tė gjithė dimė se sa shumėgjuhėsh e sa i talentuar ishte Fan Noli. Por kjo nuk do tė thonė se gjuhėdhuntia e Nolit nuk kishte caqe. Po sjell si shembull njė nga bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė, Qerim Panaritin, i cili ka pėrshkruar nė ditarin e tij mospajtimin e Nolit ndaj sugjerimeve tė bėra mbi disa gabime nė tė shprehurit anglisht. Si shtrirje e kėsaj, mund tė pėrmendim dhe theksin e Nolit nė anglisht. Referencat e shtypit tė hershėm shqiptaro-amerikan, se Fan Noli e fliste anglishten “me akcent amerikan”, vijnė nga emigrantė me njohuri tė pjesėshme nė anglisht. Kasetat me zėrin e Nolit, na sjellin njė anglishte me njė theks tė huaj, mė tė huaj se mesatarja e emigrantėve tė sotėm shqiptarė, njė tingėllimė si midis shqipes dhe greqishtes, gjė qė ėshtė e natyrshme pėr brezat e parėarsimuar pėr shumė vjet nė shkollat greke. Por zėri ėshtė i kthjellėt, muzikor, njė anglishte e rrjedhshme, e thjeshtė nė fjalorin e pėrzgjedhur, njė e folme jokishtare, ndryshe nga shqipja e tij.

    Pra, Noli ishte dhe mbeti emigrant, por i njė shtrese tė lartė, nga ata mėrgues qė e ndėrtojnė varrin atje ku pėrikin, sepse nuk i nxen dheu i tyre. Me kėtė kėndvėshrim, le tė shohim tani Nolin si mėsues tė brezit tė ri shqiptaro-amerikan, nėpėrmjet anglishtes, gjuhės sė parė tė tyre. Pėrvoja e pėrkthimeve anglisht, ishte njė shtrirje e dhuntisė sė pėrkthyesit tė madh, i cili ishte dhe mėsues i lindur. Krahas amerikanizimit tė kishės, si lėvizje kishtare e politike, peshkopi i gjithėmėsuar vinte nė kontakt tė ngushtė me brezat e rinj, amerikanėt shqipfolės, me tė cilėt ndihej mė lirshėm, me ēiltėrsinė dhe shpengimin e tyre nė sjellje e nė gjuhė, me mėnyrat amerikane, larg brezave tė vjetėr tė ardhur nga atdheu, me mendėsitė e tekat alla-shqiptare... Pėr mė tepėr, pėrkthimet anglisht kushtėzonin pėrgatitjen e koreve me tė rinj anglishtfolės, shtrirjen e gjuhės angleze nga amvoni nė katekizėm e grupime tė tjera; po krijohej, pra, pėr peshkopin dijetar, njė auditor i qėndrueshėm anglisht.

    A e teproi Noli me anglishten, sidomos kur tha, “vetėm anglisht”? Pavarėsisht se si rrodhi gjuha e huaj dhe pėrqindjet e saj nė kishat shqiptare, ky qėndrim mund tė trajtohet si njė nga hiperbolat noliane. Por kjo e ka justifikimin edhe tek ankthi i hierarkut pėrsa i pėrket statusit tė tij peshkopal. Peshkop Theofani nuk njihej nga kisha greke nė ShBA, pavarėsisht se ishte shuguruar peshkop kanonikisht nė Korēė, nė vitin 1923, gjė qė zyrtarisht pengonte edhe njohjen nga kishat e tjera ortodokse. Por pėrdorimi i anglishtes e afronte peshkopin tonė me kishėn ruse, e cila asokohe po stimulonte themelimin e njė kishe autoqefale amerikane.

    Veē kultivimit dhe pėrdorimit tė anglishtes nė shėrbesa, Noli kishte dhe zona tė tjera pėrpuqjeje me rusėt. Vizioni rus pėr kishėn amerikane kushtėzonte anglishten, por me njė sfond kulturor sllav, tė shprehur dukshėm nė tipikonin adhurimor dhe muzikėn kishtare. Kjo pėrkonte dhe me shijen personale tė Nolit, paēka se modelet sllave nuk kishin lidhje me sfondin kulturor tė shqiptarėve, tė cilėt i pėrkisnin traditės bizantine.

    Dashuria ruse: bashkėvuajtės me kompozitorin Berlioz

    Imzot Noli rrėfen nė pleqėri tė tij dashurinė e hershme pėr muzikėn kishtare ruse: “Kompozitori i famshėm frėng, Hector Berlioz, i cili po ndiqte njė shėrbesė nė kishėzėn perandorake tė Shėn Petėrburgut, u prek kaq shumė nga muzika kishtare saqė u shkreh nė lotime dhe nuk mundte tė kompozonte pėr orė tė tėra mbas kėsaj ndodhie. Unė pata tė njėjtin emocion nė vitin 1907, kur pėr herė tė parė dėgjova himnet e meshės nė katedralen ruse tė Nju Jorkut. Qysh atėherė kam ėndėrruar t’a transmetoj kėtė muzikė tė mrekulluar e tė hirshme. E kam pėrqafuar e pėrhapur kėtė art nė kishat e mia kėtu dhe nė Shqipėri.” (Eastern Orthodox Hymnal, parathėnie). Pra, pėrkthimet e Nolit nė anglisht u pėrshtatėn nė muzikėn e kompozitorėve rusė, me tipare tė tipikonit sllav, larg traditės shqiptare bizantine.

    Nga puna e tij pėrkthimore duket se peshkop Noli kishte vizionin e njė pėrkthimi e pėrdorimi “perėndimor” tė meshės ortodokse lindore, dhe njė pėrshtatje nė muzikė bizantine e teksteve tė pėrkthyer nė anglisht do t’a “orientalizonte” punėn e tij. Ai u pėrpoq tė krijojė njė traditė tė re pėr kishat e tij, afėr sfondit rus, por kjo qe njė mėnyrė artificiale mitngjizjeje, sepse shqiptarėt nuk kishin lidhje emocionale a kulturore me botėn ruse, pėrveē asaj shpirtėrore-politike nė fillimet e kishave shqiptare nė ShBA. Gjithėsesi lidhje tė tilla ishin dhe janė tė domosdoshme pėr mbarėvajtjen e ēėshtjes shqiptare, por kjo nuk kushtėzon zėvendėsimin e trashėgimisė bizantine tė ortodoksėve shqiptarė. Njė tregues i ndėrsjelltė ndodhet sot tek dy kishat shqiptare nė Kanada. Kryepeshkopata e Kanadasė, e cila pėrdor si gjuhė zyrtare anglishten, ka njė sfond rus (muzikė kishtare ruse dhe tipikon liturgjik sllavonik), por megjithatė ajo iu ka dhėnė kishave tona nė praktikėn e adhurimit, veē shqipes, edhe njė “status bizantin”, gjė qė mund tė ruhej edhe nė kishat shqiptare tė ShBA-sė.

    Por duhet tė pranojmė se Noli ushqente emocione tė forta admirimi pėr muzikėn dhe traditėn ruse, dhe veē pėrzgjedhjes ideologjike kemi kėtu dhe njė vendosje tė shijes sė tij mbi traditėn e grigjės, gjė qė mund tė kuptohet duke vėrejtur tė njėjtin fenomen nė disa aspekte tė jetės kishtare nė Shqipėrinė e sotme. Nė rastin e Nolit mund tė debatohet duke kujtuar rrymat dhe dyzimet ideore tė asaj kohe, kur kishat ortodokse nuk e dinin se ēfarė tė ardhme do tė kishin nė Amerikėn e Veriut. Shumė kisha greke, pėr shembull, pranuan koret e pėrzier dhe pėrdorimin e organos, siē trashėgohet edhe sot nė shumė famulli greke nė ShBA. Por nė rastin e Nolit, dihet mirė se ai deshi tė distancohej sa mė shumė nga tradita bizantine, qė nė atė kohė ishte sinonim i Greqisė.

    Peshkop Theofani nuk mundi ta bėnte kėtė me pėrkthimet shqiptare, tė cilat i kishte pėrshtatur nė muzikėn bizantine. Gjithėsesi, drejtuesi i parė i korit ortodoks tė pasdiktaturės nė Tiranė, Dr. Eno Koēo, shėnon se Noli solli nė Shqipėri njė kor rus gjatė periudhės sė kryeministrisė sė tij (Eno Koēo, “Mesha shqip,” Drita, 17 shkurt, 1991). Ndoshta kėtė fakt ka parasysh Noli kur thotė se e ka pėrhapur muzikėn ruse dhe nė Shqipėri. Kjo kuptohet natyrisht si njė nuancim i traditės vendore, ashtu siē pasqyrohet edhe sot nė Tiranė, si pasojė e njė pėrzgjedhjeje. Por ky traditizim nė muzikėn adhurimore tė vendit nuk pėrjashton mundėsinė e njė qėndrese, a tė njė rifreskimi nė kohė, pėrmes trashėgimisė shqiptare.

    Duke u pėrsiatur pėrmes ideologjisė pėrkthimore tė Nolit, prisnim qė me pėrkthimet e dyta nė vitet 40-tė, peshkopi rusdashės t’a ndryshonte qėndrimin pėrsa i pėrket pėrshtatjes muzikore. Por nė qoftė se e bėnte kėtė, Noli do tė hapte luftė me brezin e vjetėr tė kishave, tė cilėt ishin lindur nė Shqipėri, nga ku kishin sjellė qė andej njė intuitė adhurimore “bizantine”. Pastaj kjo muzikė ėshtė shumė afėr kėngėve tona, dhe dihet se kisha shqiptare ka pasur njė sfond solid tė traditės bizantine, qysh kur s’mbahet mend. Ishte pikėrisht i gjithmonėkujtuari Eqrem Ēabej, njė nga ata qė vuri re kėtė lidhje kulturore tė muzikės kishtare bizantine, me atė folklorike nė Shqipėri (Eqrem Ēabej, “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe”, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, f. 46, Tiranė 1994).

    Shembuj pėrqasjeje, shqip dhe anglisht

    Megjithėse librat e parė anglisht u botuan nė tė njėjtėn kohė me ata tė periudhės sė dytė shqip, ideologjia, kanoni dhe receptimi i tyre janė kaq ndryshe, saqė tė krijojnė pėrsėri pėrshtypjen e Nolit “tjetėr”. Veē muzikės ruse qė pėrmendėm mė sipėr, edhe tipare tė tjera tė bėjnė tė ndihesh sikur ke tė bėsh me njė pėrkthyes tjetėr...

    Ndėrsa pėrkthimet shqip janė mė tė fuqishme nė gjuhėn shprehėse, pėrkthimet anglisht janė mė tė sakta nė pėrkthimin e termave liturgjikė. Shembulli mė pėrfaqėsor ėshtė ai i pėrkthimit tė termit pnevma (shpirt, frymė), tė cilin nė shqip Noli e pėrktheu mendje, ndėrsa nė anglisht, spirit. Duke pėrkthyer termin pnevma me mendje, Fan Noli e ka vėshtirėsuar debatin nė kėtė pikė tė fondit terminologjik tė shqipes. Tek botimi dygjuhėsor, Liturgy and Catechism... (f. 60), shqip dhe anglisht, gjejmė dy termat tė “puqen” fizikisht nė njė faqe, por jo nė pėrkthim: mendje nė shqip, spirit nė anglisht. Pėrse? A nuk ėshtė i njėjti pėrkthyes? Pret dikush tė lexojė shpirt a frymė nė shqip, dhe jo mendje. Pėrderisa Noli e pėrjetonte shqipen si njė ngjarje kulturore tė vazhdueshme, a mos kishte ne mendje shprehjen shqipe, i varfėr nga mendja? Sepse vargu i Mattheut (5:3), “lum tė varfėrit nė shpirt”, me shqipen kulturore tė Nolit, edhe mund tė mirėkuptohet si, “lum tė varfėrit nė mendje”. Gjithėsesi, termi grek ėshtė pnevma, e jo nus, dhe pika tė tjera pėrkthimore tė tė njėjtit term, e nxjerrin Nolin tė pashpjegueshėm.

    Pėrkthimet mė tė sakta nė anglisht, e kanė zanafillėn e saktėsisė tek meshari i pėrkthyeses sė mirėnjohur, Isabel Hapgood. Libri i saj i shėrbesave, pėrkthyer e ribotuar disa herė nė anglisht, ishte trualli ku Noli themeloi pėrkthimet e tij kishtare. Por edhe nė shqip ekzistonte njė terminologji e trashėguar dhe e pasuruar nga Kostandin Kristoforidhi. Jo gjithmonė Noli e ruajti saktėsinė e filologut tė madh. P.sh. tek Besorja, shprehja, to ek tou patros ekporevomenon, pėrkthehet nga Noli, qė dėrgohet prej Atit, ndėrsa tek pėrkthimi biblik i Kristoforidhit kjo pėrkthehet nė mėnyrė mė tė saktė, qė del prej Atit. Por nė anglisht, tek kjo pikė, Noli ruan pėrkthimin e Hapgood, who proceedeth from the Father, gjė qė ėshtė e saktė.

    Siē del nga kėta dy shembuj qėmtues, pėrkthimet anglisht do tė na ndihmojnė pėr tė studiuar Nolin meshar nė shqip, ose mė mirė, pėr tė mos nxjerrė pėrfundime tė lehta, por debati pėrkthimor mbi Nolin nuk ėshtė e thėnė se do tė gjejė zgjidhje vetėm me kėtė.

    Kanoni nolian nė anglisht

    Ndėrsa pėrkthimet shqip janė vetėm liturgjike, ato nė anglisht ndryshojnė. Peshkop Noli nuk botoi Kremtore, Triod a Pesėdhjetore nė anglisht, siē bėri nė shqip, por ai pėrktheu Dhjatėn e Re dhe Psalmėt nė anglisht, tė cilat nuk i pėrktheu nė shqip, pavarėsisht se nė shqip ishte mė e nevojshme pėr ta kryer. Siē duket, lidhja e Nolit me Kristoforidhin ishte e ēuditshme...

    Duke u marrė me pėrkthimin e teksteve biblikė, peshkop Noli u dha pėrkthimeve anglisht njė pėrmasė tė theksuar dielore, sepse siē duket ai vėzhgonte se shumica e besimtarėve nė jetėn amerikane, vetėm tė dielėn mundeshin tė shkonin nė kishė. Ky ishte njė vlerėsim i goditur mbi jetėn e grigjės, sepse sot shumica dėrrmuese e kishave ortodokse nė ShBA, nuk celebrojnė shėrbesa mbrėmėsoreje a mėngjezoreje, por vetėm meshėn e sė dielės. Ndoshta prandaj nuk kemi Kremtore, e libra tė tjerė hymnorė nė anglisht, nga Noli, tė cilėt pavarėsisht nga kjo, u pėrkthyen mė vonė nga tė tjerė pėrkthyes.

    Konceptimi i veprave anglisht ka ardhur nė mėnyrė tė shkallėshkallshme, sesa me njė skelet tė plotė fillestar. Tek libri i shėrbesave, peshkopi shėnon se vepra “ka pėr qėllim tė ndihmojė brezin e ri tė kishės ortodokse lindore qė tė ndjekė shėrbesat, tė cilat rėndom celebrohen nė gjuhė tė huaja. Pėr kėtė arsye shėrbesat janė shkurtuar dhe lutjet priftėrore nuk janė pėrfshirė” (The Orthodox Prayer Book, parathėnie). Pra, kur vetė Noli e thotė kėtė, a mund tė pretendohet sot qė ky libėr tė pėrdoret me zyrtaritetin e njė meshari anglisht, nga priftėrinj tė cilėt nuk kanė studiuar teologji, dhe nuk njohin gjuhėn e origjinalit, pavarėsisht nga “patriotizmi” i tyre i tėrėshkrehur?

    Moslidhja e Librit tė Shėrbesave me pjesėn tjetėr tė kanonit duket dhe tek kėndimet biblike, tė cilat zėnė kėtu mė shumė se gjysmėn e librit. Por mė vonė peshkopi botoi Apostullin dhe Ungjillin si libra mė vete, gjė qė tregon se vendimi pėr t’i konceptuar ka ardhur mbas botimit dhe suksesit tė Librit tė Shėrbesave. Pėrndryshe ai nuk kishte pėrse tė zinte pjesėn mė tė madhe tė librit me pasazhet biblike, tė cilat u botuan pėsėri mė tė plota nė vėllimet pėrkatėse. Jo vetėm pėrmasat e kėtyre kėndimeve janė tė ndryshme, por dhe gjuha e pėrkthimi. Pra, krahas rishikimit tė kanonit tė tij nė anglisht, kemi njė evoluim nė gjuhė.

    Por kanoni mbetet i hapur. Mbas botimit tė dy librave me lexime/pasazhe nga Dhjata e Re pėr pėrdorim liturgjik, Noli botoi sėrish, mbas disa vjetėsh, krejt Dhjatėn e Re. Do tė ishte gabim tė mendonim se ai e bėri kėtė mbasi pjesa mė e madhe e tekstit ishte gati. Peshkopi u kthye dhe pėrktheu Dhjatėn e Re si vepėr tė re, fjalė pėr fjalė nga fillimi, duke e ēliruar gjuhėn nga trajtat puritane, duke dhėnė pra njė pėrkthim nė anglishten standarde. Flasim pėr njė punė shumė tė stėrgjatur e tepėr tė imtė, punė intensive pėr vite tė tėra, ditė e natė. Nga ky kėndvėshtrim njerėzor, analizimi i jetės dhe veprės fetare tė Fan Nolit mbetet njė habi e madhe, por jo si moskuptim, sesa si njė mahnitje e imponuar.

    Pamundėsia pėr tė kuptuar kanonin liturgjik tė ideuar nė anglisht, dhe problemet qė dalin, ėshtė faj i yni dhe jo i Nolit. Ai pėrkthente pėr grigjėn e tij, e cila vetė nuk kishte tipare tė trashėguara nė Amerikė, dhe tek e cila pėrpiqej tė gjente vetveten e dėshiruar. Pra kanoni liturgjik ėshtė pjesė e kėsaj perspektive. Thellimi nė pėrkthim, duke mėsuar hebraishten dhe aramaishten, pėr tė pėrkthyer psalmėt e Davidit dhe ligjėrimet e Jezuit, mbart gjithė sa thamė, por na jep dhe gjendjen mendore e shpirtėrore tė Nolit, pėrmes njė vetėkuvendimi me Tjetėrsinė... Do tė ishte mė ēoroditėse nga naivja, po t’a pėrfytyronim Nolin e pasluftės vetėm si “plak, topall dhe ashik” (Albumi II, 1966).

    Me kėtė pėrqasje “metafizike” tė pėrkthyesit tonė, duket se Noli nuk ishte thelluar nė studimet bilbike si nė njė disiplinė akademike, pavarėsisht nga pasurimi i dijeve e i gjuhėve mbi kėtė lėm, por duket se ai ishte i pėrkushtuar tashmė nė njė lexim tė thellė tė Shkrimeve, tė cilin mund ta arrinte mė sė miri me pėrkthimin e Biblės, si njė kėndim i mirėfilltė; libri qė, siē dėshmon vetė, lexoi mė shumė. Por lidhja e Nolit me fenė nuk mund tė lexohet me syzet tona, qofshin kėto ortodokse a ateiste.

    Tejet motiveve fillestare e dėshirave tė Fan Nolit pėrmes disa dhjetėvjeēarėve, mė e pjekur ėshtė tė studiojmė atė ēka trashėgoi si autor i shumėshkruar. Praktikisht, puna fetarike e peshkop Nolit nė anglisht mund tė ndahet nė katėr pjesė: pėrkthime liturgjike, pėrkthime biblike, kompozime dhe katekizėm. Por pėrkthimet biblike dolėn nga pėrkthimet liturgjike, pra ishin destinuar pėr pėrdorim nė kishė. Madje dhe librin e psalmeve tė Davidit, Noli e pėrcakton tek parathėnia pėr pėrdorim nė kishė. Gjithashtu kompozimet dolėn nga pėrshtatja muzikore e kėtyre pėrkthimeve nė anglisht, pėrderisa psallja ėshtė pjesė e pandarė e adhurimit, duke interpretuar nocionet teologjike dhe emocionet njerėzore tė himneve bizantine. Pėrfundimthi, veē katekizmės, pėrkthimet e tjera janė tė gjinisė liturgjike.

    “To thee, o Theophan!” – Noli pėr Nolin

    A ishin pėrkthimet e Nolit tė pėrdorshme tej komunitetit shqiptar ortodoks tė Amerikės? Vetė veprat ortodokse tė Nolit kanė njė konflikt. Ndėrsa kushtimet janė pėr komunitetin ortodoks nė ShBA, emri i peshkopit qė pėrkujtohet nė kėto tekste ėshtė vetėm emri i imzot Theofanit, gjė qė nuk ėshtė plotėsisht e njėjtė as tek pėrkthimet e dyta shqip.

    Pėrse e ndryshoi Noli praktikėn e Hapgood-it, libri i sė cilės pėrdoret edhe sot nga disa kisha ortodokse nė Amerikė? Sepse tė mosqenurit peshkop tė saj, nuk pėrjashton alternativėn e emėrvėnies sė kryepeshkopit rus tė asaj kohe, me lejen dhe sugjerimet e tė cilit u botua e u ribotua meshari i saj. Nė vend tė “For our Archbishop N” (pėr kryepeshkopin tonė aksh), qė ekziston tek Hapgood, Noli vendosi “For our Most Reverend Archbishop Theophan”. Por edhe sikur kishat shqiptare tė ishin tė vetmet kisha ku do tė pėrdoreshin kėto libra, emri nuk duhej tė shėnohej, pikėrisht sepse Noli atėherė ishte tek tė 70-tat, dhe nė kishėn ortodokse nuk mund tė pėrkujtohet njė peshkop i vdekur si kryebari a celebrues, pėrveēse nė njė akt pėrshpirtjeje. A thua tė ishte kaq vetnjohės Noli, sa tė parashikonte se pėrkthimet e tij anglisht nuk do t’i rezistonin ditėve mbas baritorisė sė Theofanit?

    Dhe pėrsėri, paradoksi i primatit tė gjithė shqiptarėve, i cili do tė pėrjetėsohet edhe nė pėrkthimet anglisht, ashtu si tek pėrkthimet e dyta shqip: “To thee, O Theophan, Metropolitan Bishop of the sees of Boston and Durazzo, exarch of Holy Illyria, pilgrim of Saint George, evangelizer of Albania, our Father and our Prelate, God grant thee long life…” (Orthodox Prayer Book, f. 62).

    Megjithėse i njėjti fenomen ekziston tek periudha e dytė pėrkthimore nė shqip, kėtu kemi njė ndryshim: fjala kryetarit, e Uratores, nuk ėshtė futur nė anglisht, gjė qė tregon se Noli kujdeset pėr nuancat e titullit tė tij, nė tė dy gjuhėt. Por pavarėsisht nga kjo “hile”, vetė fakti tregon se Noli maste me mendjen e tij pėrherė gjithėmatėse, por jo gjithmonė teologjike. Ėshtė e vetėvendosur se nė praktikėn ortodokse nuk mundet qė dy peshkopė tė gjallė tė kenė tė njėjtin titull (Durrės). Dhe pėrseri, “Exarch of Holy Illyria,” ėshtė titull i kryepeshkopit tė Shqipėrisė, tė cilin mitropolit Noli e injoronte. Vetėkultizimi i Nolit ėshtė i pranishėm nė pėrkthimet anglisht, dhe madje i pakontrolluar.

    Hirėsi Theofani pati shprehur qėndrimin mbi strukturėn e patrikanės sė ideuar ortodokse tė Amerikės, sė cilės, sipas Nolit, duhet t’i printe mitropoliti rus, Leonti (Letėr Mitropolitit kryepeshkop, Leontit, 14 janar 1957, Fan S. Noli, Vepra 6, f. 492-93). Por pėrse atėherė pėrkthyesi ynė shėnoi emrin e tij, si i vetmi peshkop celebrues nė meshėn anglisht? Apo duke i parė librat e tij kishtarė tė pėrdorur nga kishat e tjera ortodokse kanonike, vetė kjo do tė ishte shenja e njėfarė pranimi tė statusit kishtar tė pėrfolur nga kisha greke?

    Nė qoftė se i lihemi hamendėsimeve, gjė qė pėr ata qė merren me Nolin ėshtė njė nga tundimet mė tė shpeshta, ajo qė ėshtė mė pak vlerėsuese ėshtė tė besonim se librat kishtarė nė anglisht do tė ishin tė pėrdorshėm “nė jetė tė jetėve”...

    Receptimi i Nolit, dje dhe sot

    Librat e mitropolit Theofan Nolit ishin njė ngjarje pėr ortodoksėt amerikanė, dhe kėshtu u trajtuan. Pėr shqiptaro-amerikanėt, kėto botime me tė drejtė ishin mburrja dhe janė edhe sot krenaria e tyre. Veprat e Nolit pėrgatisnin udhėn e njė kishe amerikane, prandaj dhe figurat e njohura tė teologjisė ortodoke nė ShBA, u shprehėn pėr Fan Nolin me fjalė mirėnjohjeje, nė tė gjallė, nė tė fjetur dhe nė tė pėrkujtuarit e tij. Por teologėt ortodoksė nuk komentuan zyrtarisht cilėsinė e kėtyre pėrkthimeve, tė cilat nuk pėrdoren sot nga kisha ortodokse autoqefale amerikane (Orthodox Church in America), ku peshkopata e Nolit u kanonizua e u pranua mbas vdekjes sė tij. Edhe nė kishat shqiptare, shumica e priftėrinjve, tė cilėt nuk janė mė me origjinė shqiptare dhe rėndom kanė studiuar teologji, nuk pėrdorin librat e Nolit.

    Pėrkthimet e Nolit nė anglisht ishin njė kontribut i madh pėr atė kohė, sepse qysh nga botimi i Librit tė Shėrbesave tė anglikanes Isabel Hapgood, nuk ekzistonin botime sistematike pėr pėrkthimet kishtare nė anglisht. Noli ishte i pari peshkop ortodoks nė ShBA qė u rrėmbye nga njė shpirt i tillė ungjillėzues, tė cilin nuk e pėrvijoi vetėm me predikime, por edhe me punė tė papushuar, derisa mbylli sytė. Takova dikur njė profesor tė muzikologjisė bizantine, i cili mė tha se gjatė viteve qė po mėsonte tė psallte, nė njė kishė greke nė Kanada, libri i vetėm i Apostullit nė kishėn e tyre ishte ai i Fan Nolit. Kjo dėshmi flet vetė pėr pėrkthyesin shqiptar, kaq tė shpėrfolur nga ortodoksia greke...

    Nga ana tjetėr, Noli u lėvdua nga specialistėt e historisė dhe muzikės kishtare tė asaj kohe, gjė qė e vendos atė nė tokėn e tij: historia kishtare dhe muzika liturgjike janė dy fushat ku ai pėrkiste e kontriboi mė shumė, sesa teologjia e filologjia. Por pėrkthimet liturgjike anojnė mė shumė tek kėto dy disiplina tė fundit, dhe vetėm ndihmohen nga tė parat.

    Gjithashtu Noli mori vlerėsime tė larta nga specialistė tė studimeve biblike, pėr pėrkthimin e Dhjatės sė Re nė anglisht. Por atėherė, pėrse ai tė mos figurojė sot nė listėn e pėrkthimeve tė Dhjatės sė Re nė anglisht, tė cilat e kapėrcejnė numrin tridhjetė, kur kanė kaluar rreth katėr dhjetėvjeēarė qė nga Dhjata noliane? Shumė nga kėto pėrkthime janė ekspozuar nė mėnyrė paralele nė libra e internet, por jo Noli ynė. Gjithėsesi, besoj se puna e Nolit, megjithė antitezat e shumta, ėshtė e madhėrishme kur studiohet nė planin krahasimor me pėrkthimet shqip, pikėrisht se ajo u konceptua e u destinua pėr shqiptarėt dhe shqiptaro-amerikanėt, me njė pėrkushtim e dashuri tė madhe pėr ta. Aspekti fetar i Fan Nolit nuk mund tė vlerėsohet jashtė paragogėve tė faktorit shqiptar.

    Ėshtė pėr tė admiruar qė disa studiues shqiptarė kanė hulumtuar aspekte tė ndryshme tė jetės e veprės sė Nolit, dha na kanė dhėnė punė tė denja. Tek oxhaku i Nolit kryet e vendit i ka zėnė Nasho Jorgaqi, ndoshta i vetmi “nolilog” qė kemi. Pra, letrarėt tanė ia kanė marrė “hakun” Nolit. Tashmė iu mbetet kishtarėve tė vendosin, dhe pala greke e ka bėrė me kohė tė sajėn. Ndėrsa ne, ende sot nuk kemi asnjė studim tė aspektit kishtar (historik a tekstual) tė Fan Nolit. Sokėllimat e autoqefalistave/fanolistave, nuk pėrfshijnė synime tė tilla, p.sh. sponsorizimin e njė hulumtimi mbi Nolin kishtar, ose stimulimin, a qoftė dhe tolerimin e njė perspektive noliane sot. Nė vend tė kėsaj, ata janė betuar tė ēnervozojnė ēdo krijesė qė ngre shtat nolian, duke kėrkuar me ēdo ēmim heshtjen, qė tė ligjvendosė kumti i absurdit... Fanolistat e sotėm nuk kuptojnė, pikėrisht sepse nuk e njohin heroin e tyre, nė plotėrinė e tij. Nė fakt, ata kanė krijuar njė Nol tjetėr, ndryshe nga ky autor qė po lexojmė kėtu, njė Fanol sipas metrit tė tyre, mendjengushtė e tė pashpirt. Nė udhėt noliane ėshtė shumė e lehtė tė humbasėsh, prandaj dhe tentativa jetėdhėnėse, shihen nga fanolistat si orvajtje vetėshpėtimi.

    Nė simpoziumin ndėrkombėtar tė pėrkthimeve liturgjike ortodokse nė anglisht, qė u zhvillua nė vitin 1998, Noli nuk u pėrmend, pėr tė mos kujtuar disa nėnshėnime tė njė ligjėruesi, tek tė cilat Noli serioz tingėllon “qesharak”. Sa keq, qė peshkopata qė ai themeloi, e trashėguar nė kėtė shekull falė pėrkthimeve tė Nolit anglisht, nuk mori pjesė nė atė simpozium, e as dėrgoi atje njė kumtues pėr pėrkthimet e Nolit anglisht, pėr t’i kthyer kryehierarkut tonė bukurinė e moēme. Pavarėsisht nga pėrēartja e brezit tė sotėm, ai zotėron, si figura mė e madhe e ortodoksisė shqiptare, dje dhe sot. Lutem qė njė ditė Mitropoliti Theofan tė zerė vendin e merituar nė studimet pėrkthimore kishtare. Njė pėrsiatje nė kėtė drejtim, do tė ishte pėrkujtimorja mė e mirė, homazhi mė shqiptar, pėr tė mbrojtur e kremtuar Fan Nolin.

    Titujt e librave fetarė tė Nolit nė anglisht

    Liturgjike:
    1. Orthodox Prayer Book (Libri i shėrbesave dhe pjesė nga ungjijtė e apostujt), 1949,
    2. Pocket Prayer Book (Uratore e vogėl), 1954,
    3. Three Liturgies of the Eastern Orthodox Church (Tri meshėt e kishės ortodokse lindore), 1955.
    4. Liturgy and Catechism of the Eastern Orthodox Church (meshė dhe katekizėm nė shqip dhe nė anglisht), 1955.
    Biblike:
    5. Gospel Lectionary of the Eastern Orthodox Church (kėndimet e pjesėve nga ungjijtė), 1956,
    6. Epistle Lectionary of the Eastern Orthodox Church (kėndimet e pjesėve nga letrat e apostujve), 1957,
    7. The New Testament of our Lord and Savior Jesus Christ (Dhjata e Re), 1961,
    8. The Poet of Nazareth (Ungjilli i Shėn Mattheut nė vargje), 1962,
    9. The Psalms (Libri i Psalmėve), 1964.
    Muzikore:
    10. Eastern Orthodox Hymnal (hymnore ortodokse lindore), 1951,
    11. Byzantine Hymnal (hymnore), 1959.
    Katekizėm:
    12. Eastern Orthodox Catechism (pėrmbledhje e mėsimit ortodoks, pėrkthyer e pėrshtatur), 1954.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    Fan Noli ne 1950

    marr nga Koha Jone, 6 Tetor 2003

    Ndėrluftimet kundėr Nolit nė vitet 50: thyerja e diasporės

    At Foti Cici

    Kjo fushatė vėllavrasėse u stimulua nga politikat qė mbizotėruan nė Shqipėri dhe Greqi. Nė vitin 1948, qeveria komuniste kėrkoi dorėheqjen e kryepeshkop Kristofor Kisit, i cili, si i arsimuar e i shuguruar peshkop nė Stamboll, konsiderohej si njeri i patrikanės ekumenike, e si rrjedhojė “antikomunist”, dhe zgjedhjen nė vend tė tij tė kryepeshkopit komunist Paisi Vodica, i cili nuk u njoh nga patrikana dhe admiruesit e saj. Nga kahu tjetėr, mbarimi i luftės civile nė Greqi, mbasi komunistėt humbėn, bashkė me mundėsinė e pushtetit edhe shumė njerėz, mori trajtė politike tė djathtė. Kėto zhvillime iu dhanė rast peshkopėve tė dėbuar nga Shqipėria, Pandeleimon Kotoko dhe Evllogji Kurilla, pėr tė propoganduar kundėr komunistėve qė i kishin shpallur “armiq”, dhe qė mbanin “nėn zgjedhė Vorio Epirin”. I shenjuar ishte edhe Noli “i kuq”, i cili mbante lidhje kishtare me sinodin e ri “antikanonik” tė Tiranės.

    Mbasi disa kisha shqiptare u shkėputėn nga juridiksioni i peshkop Nolit, ato kėrkuan vartėsi me kishėn greke. Patrikana ekumenike dėrgoi atėherė nė Amerikė njė peshkop shqiptar, Marko Lipen. Konflikti i viteve 50 dėshmohet ende sot me dy kisha tė shkėputura nga bashkėsia e kishave ortodokse tė Nolit, tė cilat i pėrkasin patrikanės ekumenike me emrin “Dioqeza Shqipėtare Orthodhokse nė Amerikė”.

    Shqiptarė e grekė kundėr Fan Nolit

    Pavarėsisht se kriza e komunitetit shqiptar nė Amerikėn e viteve 50 ėshtė komentuar mbas viteve 90, pėrshtypja e brezit tonė ėshtė se shqiptarėt ishin tė pafajshėm dhe se pėrgjegjės janė plotėsisht grekėt. Por dėshmitė dokumentare nuk na ndihmojnė. Qerim Panariti (1892-1976), editor i Diellit dhe sekretar i Vatrės, si dhe njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Nolit, thotė tė kundėrtėn:

    “Kryqin mė tė rėndė qė mbajti Noli mi supet e lodhura, ka qėnė kryqi i Dr. John Nasse-it, banor nė Southbridge. [...] Mė 1937 komuniteti Shqiptar i Southbridge-it u-shtua dhe u-shumėzua dhe kisha e vjetėr, ngritur mė 1912, ish tepėr e vogėl pėr tė akomoduar njė popull tė math. Dr. Nasse-lojti njė rol tė math pėr ngritjen e kishės re nė truallin e kishės vjetėr. Mjerisht, gjithė kėtė vit, Dr. Nasse-i u pėrfol me Nolin dhe filloj veprimtarin e tij pėr tė gjetur njė peshkop tjatėr pėr Dioqezėn Shqiptare t’Amerikės, dhe filloi punėn duke i shkruar Pandelimon Kotokut tė vinjė n’Amerikė tė kryesonjė dioqezėn nė fjalė. Pandelimon Kotoku iu pėrgjiq se vjen n’Amerikė po t’a ftonjė Noli.” (Qerim Panariti, “Noli: Princ i pakurorėzuar i Rilindjes Shqiptare”, Fan S. Noli, Albumi II, 1966, f. 106-107).

    Pra, konflikti ėshtė shumė mė i pėrparshėm se viti 1950 dhe fakti se njė shqiptaro-amerikan me influencė nė ato vite, i bėn luftė tė hapėt peshkopit tė tij, tregon se sa tė zbehta janė vlerėsimet tona pėr Nolin e gjallė dhe ditėt e tij.

    Por mė vonė, mitropolit Pandeleimon Kotoko ndryshoi mendje dhe shkoi nė Amerikė. Fillimisht nė vitin 1947, por me mision politik dhe jo kishtar. Bashkėmeshėtari i tij, mitropolit Jerothé Vllahu, ndoshta figura mė dramatike e ortodoksisė shqiptare (ishte ai qė sė bashku me kryepeshkopin e mevonshem Kristofor Kisi, shuguroi Nolin peshkop, por mė vonė u dėbua nga Shqipėria), i shkruan Kotokos nga Mali i Shenjtė (Athos-Greqi):

    “...Mėsova me gėzim se ndodheni nė Amerikė, pranė bashkėpatriotit tim, mitropolitit Athinagora, me tė cilin dhe bashkėpunoni pėr ēėshtjen kombėtare, pėr ēlirimin e atdheut tonė nga zgjedha e rėndė. [...] I pata shkruar njė letėr Peshkop Theofanit (Fanolit), nėpėrmjet protoprezviterit Dhim. Iliopulos, i cili m’u pėrgjigj dhe mė dėrgoi dhe njėzetė dollarė si ndihmė. .[...] Νė qoftė se do i Epėrmi, dhe vėllai ynė nė Krishtin, shenjti i Amerikės Athinagora, lartėsohet drejt fronit ekumenik, atėherė jam i mbisigurt se edhe kisha nė Shqipėri do tė ecė nė udhėn e drejtė dhe ky qė shkruan do tė braktisė jetėn e murgut nė Malin e Shenjtė. Hyrja nė fronin ekumenik kalon nga presidenti i Amerikės dhe ambasadori turk atje.” (Apostolos Glavinas, I Orthodhoksi Aftoqefali Ekklisia tis Alvanias, Selanik 1998, f. 122-123).

    Tema jonė nuk ėshtė patrikana, dhe as ēėshtja e zgjedhjes sė hierarkėve tė saj, duke pėrfshirė edhe peshkopėt e saj nė shėrbim tė shqiptarėve dje dhe sot. As kemi pėr qėllim tė trajtojmė teologjinė e kėtyre veprimeve, sidomos kur i lutemi Shpirtit tė Shenjtė qė tė kalojė mė parė, pėr ndikim e miratim, nga presidenti amerikan dhe ambasadori turk. Ajo qė ka lidhje me bisedėn tonė ėshtė se edhe imzot Jerotheu, i cili ishte shumė mė kishtar e qendronte politikisht larg nga Kotoko e Kurilla, e njihte mirė situatėn; kryepeshkopi Athinagora, i cili ishte me origjinė shqiptare, u fronėzua patrik ekumenik nė Stamboll. Kur Athinagora u ngrit nė fron, shqiptaro-amerikanėt rrėfejnė se, “dėrgoi nė Amerikė Peshkop Kotokon pėr tė pėrēarė shqiptarėt. Por ne ia treguam vendin shpejt dhe ai brenda dy muajve iku nga sytė kėmbėt.” (Nasho Jorgaqi, Udhėtim me Fan Nolin, 1994, f. 166). Duket se Kotoko u bė vegėl e tij, pėrderisa vetė Athinagora kur ishte nė Amerikė, “do tė luftonte Nolin vite me rradhė, duke pėrhapur gėnjeshtra nė mes shqiptarėve tė vakėt se Noli, sipas rregullores sė kishės, s’ėshtė peshkop kanonik dhe duhet zėvendėsuar.” (N. Jorgaqi, po aty, f. 165).

    Jetėshkruesi i Nolit, Qerim Panariti, pavarėsisht se nuk ishte nė dijeni tė prapaskenave tė kishės greke, dhe sidomos tė hollėsirave tė politikės kishtare, vazhdon: “Refuzimi i Kotokut tė vinjė n’Amerikė s’e dėshpėroj shumė Dr. Nassen, dhe vazhdoj vendetėn kundėr Nolit. Mė 1949 dy priftėrinj tė zemėruar informuan Dr. Nassen se nė Stamboll ndodhej njė burrė i ri me edukatė tė gjerė qė munt tė zėrė vėndin e Nolit. Njėriu nė fjalė ish Mark Lipa, i cili u-bė dhjak, prift dhe dhespot brėnda njė kohe tė shkurtėr dhe mė 1950 ardhi n’Amerikė. Ēuditėrisht nė kėtė intrigė bėri pjesė dhe Presidenti Harry S. Truman duke lehtėsuar hyrjen e Lipės n’Amerikė jashtė ligjit tė imigracionit. Lumtėrisht patriotėt e Southbridge-it, kundėr dėshirės tė Dr. Nasse-it, refuzuan tė vėnė kishėn e tyre nėnė juridikėn e Lipės. Mjerisht Dr. Nasse-i vazhdoj vendetėn kundėr Nolit nė mėnyra tė tjera. Pėr shėmbėll, refuzoj pėr njė kohė tė gjatė tė pranonjė Nolin tė mbanjė meshė Peshkopale nė Shėn Kollin e Southbridge-it.” (Q. Panariti, po aty, f. 107).

    Pra, lufta kundėr Nolit filloi brenda komunitetit, nga vetė shqiptarėt, pėr arsye politike e personale, kryesisht, dhe kėshtu i rendit rreziqet vetė peshkopi, kur vuri nė dijeni pėrfaqėsinė e qeverisė shqiptare nė Nju Jork: “Po mė luftojnė brenda kishės elementė ambiciozė e antikombėtarė, po mė luftojnė edhe nga jashtė, nga Patrikana greke e Stambollit, e cila ka pėrgatitur edhe njėfarė Marko Lipa pėr ta bėrė peshkop tė shqiptarėve tė Amerikės nė vendin tim.” (Behar Shtylla, Fan Noli, siē e kam njohur, 1997, f. 96).

    Kjo dėshmi shėnon vitin 1949, njė vit para shugurimit tė Marko Lipes peshkop. Pra, pėrēarja dhe lufta kundėr Nolit ishte e tillė saqė kėrkohej eleminimi i tij, qoftė dhe duke vėnė nė vend tė tij njė djalosh qė sapo kishte pėrfunduar studimet teologjike. Duke analizuar situatėn e atyre viteve, dhe duke pasur parasysh politikat kishtare tė patrikanės, pyesim: Nė qoftė se patrikana kishte plane serioze pėr tė eleminuar Nolin, pėrse tė mos e shuguronte Lipen nė fshehtėsi, dhe po kėshtu t’a dėrgonte nė Amerikė?! Deshmite gjakftohta vertetojne se Marko Lipe u ngjiz si pasojė e pėrēarjes brendashqiptare dhe kjo pėrēarje ishte kaq e fortė saqė bisedohej pėr vite tė tėra, haptazi.

    Peshkop Noli u tregua kaq i fortė ato vite, saqė e vetmja mėnyrė pėr ta ulur ishte ajo qė Hirėsia e Tij nuk e priste kurrė nga shqiptarėt: bashkėpunimi me grekėt! Por pėrderisa Noli luftohej i kėrcėnuar nga shqiptarė e grekė, cilat ishin lidhjet e tij me priftėrinjtė shqiptarė, vartėsit e tij?

    “S’i bėjmė nonjė padrejtėsi as Nolit as klerit, po tė shtrojmė faktet thjeshtė nė lidhje me relacionet e klerit me Nolin, tė cilat, me fjalė tė peshuara mirė, kanė qenė miserabile. Tė gjitha andrallat qė pati Noli gjatė administratės si udhėheqės spiritual i kishės, i pėsoj nga njė pjesė e klerit tė pabindur. Kisha e Shėn Trinisė qė gėzon Mark Lipa sot, u-ēkėput prej Kryekishės Shėn Gjergji prej njė prifti tė zėmėruar. Shėn Joan Pagėzori u-nda nga Shėn Gjergji prej njė prifti tė pabindur. Dy priftėrinj tė tjerė u-bėnė shkak pėr prurjen e Mark Lipės n’Amerikė. [...] Noli si duket u-tmerrua, se iu duk sikur hunda e kamiles Greke po i qasej ēadėres tė kishės Orthodokse Shqiptare” [...] Konflikti i kishės Greke me kishėn Orthodokse Shqiptare s’ėshtė fetar, ėshtė politike. Shqiptarėt janė tepėr sensitiv kur flasin pėr bashkim me Grekėt.” (Q. Panariti, po aty, f. 101-103).

    Pėrse shqiptarėt iu drejtuan kishės greke, kur ishin tė ndėrgjegjshėm pėr qėllimet e saj jo tė dobishme ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve?

    Ortodoksia zyrtare dhe peshkop Theofani

    I ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm e nė moshė tė thyer, peshkop Noli kėrkoi nė pranverėn e vitit 1949 ndihmėn e kishės mėmė, Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė ShBA: “Tani, jo vetėm qė unė po plakem shumė, po ka filluar njė luftė e vėrtetė nga Patrikana e Stambollit kundėr meje dhe kundėr kishės sonė kėtu. Kėsaj sė keqeje duhet t’i dalim pėrpara. Prandaj dua qė Sinodhi i Kishės Autoqefale nė Shqipėri tė pranojė ta njohė kishėn e kėtushme si degė tė saj pėr tė gjitha efektet.” (B. Shtylla, po aty, f. 94).

    Ky ishte njė hap rrezikues pėr vetė faktin se afiliimi i peshkopatės shqiptare nė Amerikė me Shqipėrinė, do t’i hapte peshkopit probleme mė tė vėshtira me qeverinė amerikane, ndėrsa deri atėherė, ēėshtja ishte e zgjidhur jozyrtarisht: Noli ishte i pavarur administrativisht, ashtu si dhe njėsi tė tjera peshkopale ortodokse ato vite, gjė qė e mbante peshkopatėn larg telasheve me qeverine amerikane, ndėrsa nė thelb Noli ishte nė kungim me KOASh-in, gjė do t’a dėshmojė dhe vetė kisha greke, siē do tė pėrmendim mė poshtė. Kryepeshkop Paisi, i cili ishte zgjedhur nė vitin 1948, thirri kongresin kishtar nė vitin 1950.

    “Kėto ditė nė Shqipėri u mblodh Kongresi i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė dhe, me rezolutė tė veēantė, vendosi qė Kisha Shqiptare e Amerikės e drejtuar nga peshkop Noli tė lidhet me ate tė Shqipėrisė. Rezolutėn ia dėrgova Peshkopit, besoj edhe ju do ta shihni nė Buletinin e legatės sonė dhe nė shtypin aty. Uroj qė ky vendim tė ndihmojė nė forcimin e kishės rreth Peshkopatės dhe nė bashkimin e tė gjithė shqiptarėve.” (Behar Shtylla, letėr drejtuar Shefqet Bėnēės nga Parisi, 16 shkurt 1950, marrė nga B. Shtylla, po aty, f. 45-46).

    Dėshmia e Behar Shtyllės, kryqėzohet me nenin IX tė statutit tė fundit tė KOASh-it, qė siē e kemi trajtuar (Koha Jonė, 18 korrik dhe 18 gusht 2003), ėshtė shumė mė i plotė e dobisjellės pėr Shqipėrinė e sotme. Atje, midis tė tjerash, parashikohet organizimi i diasporės ne peshkopata mė vete, tė varura nga Tirana. Pėrēarja e komunitetit shqiptar, fushata e dy peshkopėve Kurilla e Kotoko tė dėbuar nga Shqipėria nė Greqi, tė cilin kishin shpresuar se mbas lufte do tė ktheheshin nė Korēė e Gjirokastėr respektivisht, etj, ishin tė mjaftueshme pėr tė arritur nė marrėveshje tė tilla midis qeverisė komuniste, kryesisė sė KOASh-it, dhe peshkop Theofan Nolit.

    Po kisha greke? Cili ishte qėndrimi i saj ndaj Nolit? Profesori i historisė kishtare nė Universitetin e Selanikut, Apostolos Glavinas, tė cilin cituam mė sipėr, ka shkruar njė vepėr unike mbi historinė tonė kishtare, mė e plota qė ekziston, por nga pikėpamja e njėanshme. Glavinas ia kushton librin shkollės teologjike tė Halqit, atje ku ka mėsuar, ashtu si peshkop Marko Lipe. Tė dy u arsimuan nė ketė institucion tė patrikanės, i cili ka vite qė ėshtė mbyllur nga qeveria turke. Me kėto tė dhėna kuptohet se pėrse nė botimin e katėrt tė pėrpunuar te kesaj historie kishtare, termat mbi Nolin nuk kanė ndryshuar. Duke mbajtur, pra, qėndrimin e patrikanės, Glavinas e trajton fare kėshtu temėn e pėrēarjes sė shqiptarėve nė Amerikė:

    “Mė 31 gusht 1950 Patrikana Ekumenike zgjodhi arqimandritin Marko Lipe si peshkop asistent tė kryepeshkopit tė Amerikės, me titullin, “Peshkop i Lefkės”. Marko ishte shqiptar dhe kuptohet se ai do t’iu shėrbente shqiptarėve tė Amerikės, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė regjimit komunist nė Shqipėri. Por ky emėrim shkaktoi zemėratėn e peshkopit shqiptar Theofan (Fan) Noli, i cili banonte nė Amerikė dhe ishte udhėheqės i shqiptarėve ortodoksė tė atjeshėm. Theofan Noli nxitoi menjėherė tė vėrė nė dijeni Sinodin e Shenjtė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe primatin e saj, kryepeshkopin Paisi, me tė cilin ishte nė kungim.” (A. Glavinas, po aty, f. 128-129).

    Vetėm nga ky vlerėsim lakonik i profesorit filopatriarkal, i cili nė raste tė tjera ėshtė tejshtjellues nė ēėshtjet shqiptare, edhe kur nuk ėshtė e domosdoshme, burojnė shumė tė vėrteta; ja disa prej tyre:

    1. Kisha e Madhe e Krishtit, Patrikana Ekumenike e Kostandinopojės, i ndan anėtarėt e kishės ortodokse nė komunistė dhe antikomunistė, duke shfrytėzuar pėrēarjen e shqiptarėve, e duke e zhvendosur ferrin dhe parajsėn nga qielli nė tokė;
    2. Burimet zyrtare greke ua fshehin bashkekohesve tė vėrtetėn se Marko Lipe ishte laik/civil dhe u shugurua dhjakon, prift dhe peshkop si rrufe, duke shkelur ligjet kanonike. Nėse kjo shkelje duhej pranuar, me motivimin e ekonomisė kishtare, atėherė pėrse sinodi i KOASh-it sot, nuk shuguron dy klerikė ose laikė nga ata qė posedojnė nė Shqipėri, qoftė dhe me aftėsi tė kufizuara, pėr tė plotėsuar dy mungesat nė peshkopė qė ka kisha ortodokse nė Shqipėri? Ēfarė arsyeje pritet pėr njė ripėrdorim tė ekonomisė kishtare tek shqiptarėt, kur ajo eshte perdorur me pare per t’i percare ata? Njė qėndrim i tillė sot, sidomos mbas ndonjė ndryshimi tė papritur prej sė larti, mbart premisat pėr t’a ēuar KOASh-in nė gjendjen e vitit 1998.
    3 Peshkop Theofani ėshtė nė kungim me kryepeshkop Paisin, tė cilin Patrikana nuk e njihte pėr kanonik (Pra, Noli ishte njėsoj “antikanonik” sa gjithė peshkopėt e tjerė shqiptarė tė atyre viteve, pėrveē hierarkeve tė shuguruar nga patrikana). Ky fakt ishte “legjitim” pėr Fanarin t’a eleminojė Nolin, mbas largimit tė kryepeshkop Kristoforit. Por Kristofori ishte ai qė bashkėshuguroi Nolin peshkop, nė vitin 1923, me mitropolit Jerotheun, qė tė dy tė ardhur nga patrikana...

    Por le tė ndjekim vijimin e ngjarjeve pėrmes dėshmive tė qėmtuara. Kryepeshkop Paisi, i bindur nga tė dhėnat e imzot Theofanit, dhe i nxitur nga qeveria, si dhe ngjarjet qė pasuan mbėrritjen e imzot Markos nė Boston, protestoi tek tė gjithė primatėt e kishave ortodokse:

    “Kėto aksione tė Patrikanės Ekumenike kanė pėr qėllim tė thyejnė unitetin kishtar e kombėtar tė shqiptarėve ortodoksė nė Amerikė, duke iu shėrbyer nė tė njėjtėn kohė interesave armiqėsore tė shovinizmit grek, tė cilat i kundėrvihen tė drejtave kishtare e kombėtare dhe interesave tė kishės ortodokse autoqefale shqiptare dhe tė popullit shqiptar. [...] Nė emėr tė Sinodit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė klerit dhe popullit tė saj, protestoj me indinjatė dhe i lutem Patrikanės Ekumenike t’iu japė fund veprimeve tė tilla, tė cilat pėrdhosin parimet e Kishės Ortodokse Lindore dhe miqėsinė e vėllazėrimin midis popujve. Gjithashtu kėrkoj nga Patrikana Ekumenike, tė rishikojė dhe tė anullojė vendimin e paligjshėm mbi caktimin e Marko Lipes si peshkop i kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė. Nė tė njėjtėn kohė, iu lutem nxehtėsisht gjithė patrikėve tė hirshėm tė Kishės Ortodokse pėr tė ndėrmjetėsuar e kėrkuar nga Patrikana Ekumenike ndaljen e veprimeve armiqėsore, dhe kthimin tek udha e fesė sė vėrtetė ortodokse.” (Letėr e kryepeshkopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, Paisit, 16 janar 1951, tek A. Glavinas, po aty, f. 129-130)

    Fortlumturia e Tij, Aleksej i Moskės, i pėrgjigjet sivėllait tė tij primat, dhe kjo ngjyron njė situatė tė re ndėrkishtare: pėrderisa patrikana e Stambollit nuk e njihte kryepeshkopin e ri, kishės ruse i ishte dhėnė rasti i amėsisė honorale:

    “Fortlumturi! Kisha ortodokse ruse bashkon zėrin e saj me ankesėn e Fortlumturisė Suaj, kundėr ndėrhyrjeve tė fronit patriarkal tė Kostandinopojės nė tė drejtat kanonike tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. [...] Njė shkelje e tillė, nga ana e fronit tė Kostandinopojės nė tė drejtat e kishės shqiptare, nxin unitetin dhuntishpirtėror tė Ortodoksisė. [...] Kisha ruse ngre zėrin e saj pėr tė mbrojtur tė drejtat kanonike tė kishės ortodokse shqiptare, pėr mė tepėr se vetė kisha ruse ėshtė bėrė pre e veprimeve antikanonike tė fronit tė Kostandinopojės gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit.” (Letėr e patrikut tė Moskės dhe gjithė rusėve, Aleksej, 10 shtator 1951, tek A. Glavinas, po aty, f. 130-131).

    Ngadhėnjimi i prelatit

    Megjithėse peshkop Marko Lipe u vendos nė ShBA, ai nuk mundi tė sendėrtojė planet e shqiptarėve dhe tė grekėve antinolianė pėr zėvendėsimin e peshkopit patriot Theofan Noli. Siē duket, Shpirti i Shenjtė sillej edhe rreth kishave shqiptare, e jo vetėm tek ambasada turke... Shkėputja e dy kishave shqiptare dhe futja e tyre nėn juridiksionin e kishės greke, megjithėse dėshmon njė thyerje tė bashkėsisė shqiptare, u trajtua si “shpėtim”, dhe madje peshkopi plak rrėfen i gjysmargėtuar: “Edhe kishėn shqiptare, edhe mua vetė nuk na kursyen. Sebep e dyfek me ēark kundėr kishės dhe kundėr meje u bė ēėshtja e Marko Lipės. Ky i mjerė u bė vegėl qorre e Patrikut grek, duket iu rrit mendja si bretkocės sė pėrrallės, por edhe kėtu, pėr fat tė keq, u gjendėn ca shqiptarė tė molepsur qė e pėrkrahėn. [...] E gjithė kjo manovėr pėr tė sjellė Marko Lipen nė krye tė kishės shqiptare tė Amerikės dėshtoi dhe u dėrrmua. Shpėtoi kisha, shpėtoi dhe kollonia dhe e ardhmja e shqiptarizmės nė Amerikė.” (B. Shtylla, po aty, f. 98).

    Kjo nuk do tė thotė se fushata ndėrluftuese kundėr Nolit mori fund. Termat u ndėrsollėn. Mbasi dėshtoi eleminimi i Nolit, hirėsi Marko kėrkoi tė pranohej dhe tė futej nė peshkopatėn e Nolit: “Nė vitin 1963 njė shoqatė shqiptare, “Albanian Veteranės, u-shtynė prej klikės sė Mark Lipes qė tė mbajnė dy mbledhje pėr tė prurė Lipėn nė Kishėn Shqiptare autoqefale. Veteranėt hoqnė dorė kur kuptuan intrigėn e Grekėve.” (Q. Panariti, po aty, f. 103). Po kėtu, i njėjti dėshmues, Qerim Panariti, shkruan se kisha greke kėrkoi bashkėpunimin e tij, nėpėrmjet njė avokati grek, pėr tė ndėrhyrė tek Noli mbi pranimin e Marko Lipes nė gjirin e peshkopatės. Pra, problemi tashmė trajtohej se ēfarė do tė ndodhte me komunitetin shqiptar mbas Nolit. Por njė pyetje ka mbetur pa pėrgjigje nga ana e kishės greke: si do tė bashkėmeshonte peshkop Marko me peshkop Theofanin, kur ky i fundit ishte“antikanonik”? Njė akt i tillė (bashkėmeshim me klerikė jokanonikė) nuk pajtohet me ligjet kanonike tė kishės ortodokse...

    Nga njėra anė kėrkohej tė bashkonin Nolin me Lipen, ndėrsa nga ana tjetėr, nuk e pranonin peshkopin tonė tek sinodi i peshkopėve ortodoksė kanonikė tė Amerikės, i cili ishte krijuar nė vitin 1960. Nuk e pranonin pikėrisht sepse prania e Marko Lipes nė kishėn greke, e cila kryesonte kėtė forum, vinte nė konflikt me ekzistencėn e Nolit nė ShBA, pavaresisht se ne realitet ishte e kunderta. Mospėrfshirja nė SCOBA, siē quhet sinodi i peshkopėve kanonikė, ishte ndoshta brenga mė e madhe e Nolit tė fjetur. Ai punoi kaq shumė pėr ortodoksinė amerikane dhe nė fund mbeti jashtė forumit pararendės tė saj. Por vetė Noli e kishte ushqyer njė pėrjashtim tė tillė tek letra qė i pati shkruar mitropolitit rus, Leontit, ku propozonte strukturėn e njė kishe ortodokse amerikane, e cila duhet tė pėrjashtonte nga kryesia kishėn greke. (Letėr Mitropolitit kryepeshkop Leontit, 14 janar 1957, Fan S. Noli, Vepra 6, f. 492-93).

    Mosnjohja e peshkopit tonė lėvizte nė njė nivel legalistik, sesa zyrtar, sidomos kur bėhet fjalė me termat e peshkopatit grek, sepse nė vitin 1956, Zėri i Amerikės ka transmetuar njė lajm ku Noli bashkėmeshon me klerikė tė disa juridiksioneve kishtare ortodokse: “Nė qytetin Bridgport u mbajt njė ceremoni fetare ku morėn pjesė mbi 600 vetė, shqiptarė, rumunė, rusė, sirianė etj. Peshkop Noli [...] udhėhoqi meshėn i ndihmuar nga priftėrinj rusė, karpato-rusė, rumunė, shqiptarė, sirianė...” (B. Shtylla, po aty, f. 101). Cili peshkop ortodoks i lejon priftėrinjtė e tij tė bashkėmeshojnė me njė peshkop jokanonik?

    Mbasi sollėm kėtu dėshmi tė asaj kohe, duke ndriēuar aspekte tė pashtjelluara tė jetės kishtare tė Fan Nolit, na mbetet tė shohim ēėshtjen e “pavarėsisė” kishtare tė peshkopit tonė tė gjithmonėkujtuar. Kjo ėshtė njė nga akuzat qė pėrdoret shpesh kundėr tij: Marko Lipe ishte i patrikanės, ndėrsa Noli ishte i pavarur, dhe si rrjedhojė “i paligjshėm”.

    Pėrderisa KOASh-i vendosi ta fusė peshkopatėn e Amerikės nėn juridiksionin e saj nė vitin 1950, siē pėrshkruam mė sipėr, pėrse nuk u zbatua rezoluta qė u miratua me kėrkesėn e vetė peshkop Theofanit, dhe iu pėrcoll kėtij nga pėrfaqėsia e qeverisė shqiptare?

    “Disa herė kuvendi i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė ka diskutuar ēėshtjen e bashkimit me Kishėn Autoqefale tė Shqipėrisė. Ai arriti nė pėrfundimin se rrethana politike tej kontrollit tė tij e bėjnė tė pamundur kėtė bashkim. Madje ai mendon se edhe sikur gjendja ndėrkombėtare tė ndryshojė, nuk do tė ishte e kėshillueshme qė peshkopata e Amerikės tė vendoset nėn juridiksionin e njė kishe mėmė jashtė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sipas traditės ortodokse tė Lindjes, duhet qė ēdo shtet i pavarur tė ketė njė kishė ortodokse tė pavarur, prandaj duhet tė formohet njė patrikanė ortodokse amerikane, e cila tė pėrmbledhė tė gjitha grupimet ortodokse tė kėtij vendi. Kurdoherė qė tė organizohet njė strukturė e tillė, kisha ortodokse shqiptare nė Amerikė do tė ishte e gėzuar tė bėhej pjesė e saj, sė bashku me grupimet e tjera ortodokse.” (Metropolitan Fan S. Noli, Fiftieth Anniversary Book of the Albanian Orthodox Church in America”, 1960, f. 22).

    Me kėto fjalė tė peshuara e tė qarta, Noli na thotė gjithēka pėr motivimin e “pavarėsisė” sė tij kishtare. Marko Lipe nuk mundi t’a pushtojė peshkopatėn, veēse tė thyejė njė pjesė tė vogėl tė saj. Rrjedhimisht, ngurrimi i Nolit pėr t’u afiliuar me Tiranėn nė fund tė viteve 40, u shtua mbas ardhjes sė Lipes dhe dėshtimit tė tij nė Amerikė, nė fillim tė viteve 50. Pėr mė tepėr, dhe kjo ėshtė arsyeja mė e fortė, kjo ngjarje pėrkoi me shtimin e lėvizjes antikomuniste nė ShBA, nga e cila rrezikohej peshkopi, siē u sulmua nė shtyp mė vonė, dhe madje u thirr nė pyetje. Por kishėrisht, nė njė perspektivė thelbėsisht ortodokse, ai ishte dhe mbeti nė kungim me KOASh-in, kishėn autoqefale qė pati bashkėthemeluar nė vitin 1923, pavarėsisht nga trajta e pavarėsisė administrative.

    Para se tė mbyllte sytė, ai dėrgoi nė Tiranė At Stefan Laskon, i cili u shugurua peshkop dhe u kthye nė Boston, nė kėmbė tė parardhėsit dhe atit tė tij shpirtėror, Theofanit. Dhe ky fakt ortodoks ėshtė kryeshenja qė mbron statusin peshkopal tė Theofan Nolit, i cili mjerisht pėrgojohet sot nga klerikė tė pėrvojės e rishtarė kishėzues, paēka gjysmė tė pafajshėm.

    * * *

    Kur Vatra po hapte njė fushatė pėr tė blerė njė shtėpi pėr peshkopin e stėrlodhur, njė pėrikje pune pėr plakun e pashteruar nė krijimtari, mjaft shqiptarė “patriotė” e luftuan. “Shumė prej atyre qė derdhin lotė krokodili sot pėr Nolin, si pėr shėmbėll, udhėheqėsit e Organizatės ‘Shqipėria e Lirė’, jo vetėm qė refuzuan tė ndihmojnė, po e lėftuan fushatėn me ēdo mėnyrė. Fjalėt Shqip: ‘Vdis pa tė tė dua’ aplikohen njė qint pėr qint nė kėtė rast.” (Q. Panariti, po aty, f. 105).

    Fushata kundėr Nolit, e cila filloi nė nivele personale e politike brenda komunitetit shqiptar nė ShBA, dhe qė u zhvillua nė mėnyrė ndėrluftuese, duke kryqėzuar pasione njerėzore, sidomos hakmarrje, e interesa politike, shqiptare e tė huaja, mori gjatė udhės njė trajtė kishtare, e cila po tė shihet nė mėnyrė tė paanshme, ngre lart njė figurė tė madhe, Fan Nolin, dhe ul shumė shitblerėsit e virtytit tonė tė munguar: mirėkuptimi dhe pranimi i diferencave brendashqiptare, dje dhe sot.

    Noli ėshtė kaq i madh saqė nuk ka nevojė pėr pasthirrma. Jeta dhe vepra e tij kėrkon nga brezi i pasdiktaturės qė tė nxjerrė mėsime tė vlefshme, pėr tė zgjidhur situata tė ngjashme, nga njėra anė, dhe pėr tė kėmbėngulur nė risimin e mendimit shqiptar, nga ana tjetėr. Noli ėshtė didaktik pėr tė mos i mėshuar mė pėrēarjes sė shkaktuar nga mendėsitė e tejkaluara sot. Fan Noli, “Plaku i Amerikės”, nuk pėrdori kurrė shpifje e denigrime pėr tė mposhtur ata qė nuk pajtoheshin me qėndrimet e tij, siē po ndodh disa herė sot ne komunitetin shqiptaro-amerikan. Me tė njėjtėn mėnyrė qė kishte altarizuar “lirinė e mejtimit”, po ashtu kishte kryelartėsuar edhe debatin prodhimtar, i mohuar sot nga personazhet qė mėtojnė tė influencojnė nė ēėshtjet e ortodoksisė shqiptare.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Theofan Stilian Noli nuk ka qene Shenjt dhe eshte sa shqiptar i madh edhe nje figure kontradiktore ne historine shqiptare. Ata qe e njohin nga afer rolin e tij poliedrik ne jeten shqiptare, e kane te qarte qe Noli nuk duhet trazuar apo komentuar pasi ne fund te jetes se tij, suksesi i vetem me te cilin ai mund te mburrej ishte shpallja e KOASH. Ne fund te jetes se tij, vete Noli ka reflektuar gjere e gjate mbi qendrimet e tij politike dhe ne arenen nderkombetare dhe ka pranuar per here te pare fajin qe i takonte.

    Shume njerez qe e njohin Nolin vetem nga librat dhe jo nga rrefimet e njerezve qe jetuan me te, mundohen ta identifikojne edhe si "patriot" brenda Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Pa dashur tu hyj ne debat apo polemika per kete, une dua tu kujtoj se ishte koka e At Stath Melanit qe u kthye po na Amerika qe u pre nga dora e krimineleve shqiptare te paguar nga Greqia dhe jo koka e Imzot Nolit. Dua tu kujtoj se ishte prifti dhe deputeti Noli qe beri thirrje ne Vlore ne varrimin e Avni Rustemit per rrezimin e shtetit te Zogut, ne ate qe vete Noli me vone do ta quante "revolucion fshatarak". Ishte kryeministri Noli qe mbrojti botekuptimin e tij prej patrioti shqiptar perpara europianeve duke i sulmuar dhe akuzuar hapur ata, gje qe beri nderprerjen e maredhenieve diplomatike dhe ndihmes humanitare aq jetike per shqiptaret ne ato vite. Ishte kryeministri Noli ai qe hapi ambasaden e pare ruse ne Tirane duke lidhur maredhenie diplomatike me ruse. Ishte prifti Noli ai qe themeloi KOASH me mbeshtetjen dhe bekimin e qeverise dhe Kishes Greke.

    Prandaj eshte mire qe Noli te mos pergojohet pasi sic ka thene edhe bashkepuntori i tij me i ngushte, Faik Konica, "Pema e larte e le edhe hijen e madhe nga pas".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135
    Sic duket, Albo, po te jetoje ne vitin 1950, ti do ishe nje nga ata qe do te kerkoje eleminimin e Nolit. Keto i them duke lexuar shkrimin mbi Nolin dhe repliken tende. APo e kam gabim?

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Sfurku
    Sic duket, Albo, po te jetoje ne vitin 1950, ti do ishe nje nga ata qe do te kerkoje eleminimin e Nolit. Keto i them duke lexuar shkrimin mbi Nolin dhe repliken tende. APo e kam gabim?
    Une jam i krishtere dhe ndryshe nga Noli, nuk ndjej urrejtje ndaj figures se tij por vetem nje keqardhje te madhe. Ndjej keqardhje se si njeriu me i kulturuar i kohes se tij nuk mundi te dilte nga bataku egocentrik qe e coi deri atje sa e ndahu edhe nga miku i tij i vjeter Faik Konica.

    Arsyeja perse Faik Konica tha: "Armiku me i madh i shqiptarit eshte vete shqiptari" mendohet te kete qene pikerisht Noli. Te dy miqte e vjeter u ndane pikerisht se Konica e kuptoi shume me heret se Noli se qeveria e Zogut ishte shteti i pare modern shqiptar qe nuk duhej sulmuar me cdo kusht sic beri Noli, por duhej mbeshtetur. Kjo e shtyu Konicen te pranonte rolin e ambasadorit shqiptar ne Lidhjen e Kombeve ne Washington me kerkese te mbretit Zog.

    Eshte gati e paimagjinueshme per nje njeri te Zotit te mbaje ato qendrime qe ka mbajtur Noli ndaj popullit te tij. Me kete une nuk e gjykoj Nolin, ndjej keqardhje per te. Roli i tij ne politiken e kohes e denigroi ate dhe nese ai do ti ishte perkushtuar Zotit dhe Kishes Shqiptare, historia nuk do te ishte aq e pameshirshme ndaj tij dhe vepres se tij.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    sigurisht

    Ne qofte si ty te vjen keq per Nolin, une perpiqem te imagjinoj se si mund t'i vinte imzot Nolit per ty, Albo.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Re: sigurisht

    Postuar mė parė nga Sfurku
    Ne qofte si ty te vjen keq per Nolin, une perpiqem te imagjinoj se si mund t'i vinte imzot Nolit per ty, Albo.
    Albo ka nxjerre mesime nga gabimet e Nolit kohe me pare dhe sot Albo diskuton me shqiptare nga Kosova, Mali i Zi, Shqiperia, Maqedonia, Cameria e diaspora, ate qe Noli nuk arriti dot ta realizonte pasi jetonte me nje konflikt te brendshem interesash, here politike, here krahinore, here fetare.

    Eshte gabim te me krahasosh mua me Nolin, pavaresisht nga gabimet e tij, patriotizmi dhe atdhedashuria e Nolit eshte e padiskutueshme dhe jane te paket burrat si Noli ne kete bote.

    Historia nuk gjykohet, mesohet.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Postime
    135

    nuk jeni i sinqerte zoti Ilirjan

    Nuk jeni i sinqerte:
    1. pikepamjet e tua mbi gjuhen jane krahinore.
    2. Noli ishte njeri i lire dhe nuk kishte frike nga debati. Ndersa ju nuk jeni te afte te beni debat sot. Psh ka dale nje prift dhe flet nderse ti perpiqesh t'a ulesh ketu ne forum, dhe nuk guxon te dalesh ne shtyp, sic ka dale ai. Pavaresisht se e mbyllet temen "E verteta mbi F.F.Cicin", gje qe u kerkua nga kampi i Janullatosit, e hapni vetem per ata dhe e mbyllni prape. Hapeni dhe shikoni datat e temes ne fjale. Keshtu tregoni veten, se sa te pafuqishem jeni, ndersa Noli nuk merrej me gjera te tilla. Ndoshta sepse ishte 100 shqiptar, dhe si i tille nuk kishte nevoje t'a bente emrin 'Shqipo"...

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •