Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    "Miqte e mi Lamtumire" nga Gabriel Garsia Markes (para se te vdesi)

    perSHENDETje
    Gabriel Garsia Markes ishte shkrimtar Kolumbian i cili fitoi cmimin "Nobel" ne letersi vitin 1982. Ka disa vjet qe ai eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore, shkrimi i meposhtem perben leter lamtumire drejtuar shokeve te tij disa dite para se ai te vdes nga Kanceri.

    "MIQTE E MI LAMTUMIRE"
    "Sikur Zoti te haronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoje, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
    Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre.
    Do fleja pak, do enderoja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonta drite. Do vashdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flenin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore cokollate!
    Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha thejsht, do shtrihesha perball diellit, duke lene pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.
    Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urejtjen time mbi akull dhe do prisja de dilte dielli.
    Do pikturoja me nje ender te Van Gogut mbi yje nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit. Do ishte serenata qe do i dhuroja Henes.
    Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeje dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrekuqe nga fletet e tyre.
    Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete... nuk do leja te kaloje as edhe nje dite pa thene te njerezit qe dashuroje se i dashuroje. Do beja cdo bure dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me "dashurine". Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne te dashurojne kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne.
    Femijes se vogel do i jepja pende, por do e leja te mesoje vet si te fluturoje.
    Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "haresa"*.
    Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
    Mesova se te fjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia e vertet ndodhet ne menyren qe zbret "faqen e pjeret".
    Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare, gishti i babait te tij e roberon pergjithmone.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shofi tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
    Jane kaq shume gjerat qe munda te mesoje nga ju, por vertet nuk do hyne ne pune, sepse kur do me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht, do jem duke vdekur.
    Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
    Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te shihja duke flejtur, do te perqafoja forte dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend.
    Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te shihja te dalesh nga dera do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje dhe do te therisja prape qe te te jape dhe te tjera.
    Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnitofonoja cdo fjale tenden, qe te mundesha ta degjoje perseri dhe perseri.
    Nese do e dija qe keto jane momentet e fundit qe te shikoje do te thosha "te dashuroje" dhe do supozoja jo-llogjikisht se e dije qe me pare.
    Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep dhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por neqoftese bej gabim dhe na mbetet vetem " e sotmja", do doja te te them se sa shume "te dua" dhe se kurre "nuk do te haroje".
    E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe shef njerezit qe dashuron . Prandaj mos prit me, beje sot, sepse nese e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten qe nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te fundit te tyre*.
    Mbaj ata qe dashuron pran vetes, thuaji duke murmuritur se sa shume i ke nevoje, dashuroji dhe sillju mire, gjeje kohen ti thuash "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
    Asnjeri nuk do te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuaresine t'i shprehesh. Trego te shoket e tu domethenien e tyre.
    Dergo kete mesah te ata qe do.
    Nese nuk e ben sot, neser do jet si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet enderat e tua. Tashti eshte moementi i duhur."




    {haresa}*... nga folja {harohem}... me kuptimin qe i leje gjerat prapa dore.
    {..nje deshire te fundit te tyre}* ... {te tyre} e ka fjalen per {...njerezit qe dashuron....}

    Artikulli eshte me te vertet rengjethes, mjafton ta kuptosh. Shkrimtari e shkruajti ne spanjisht por une e perktheva nga greqishtja dhe shpresoje ta kem perkthyer sa me te lehte ne kuptim.

    Per ndonje paqartesi (ne kuptim) mund te me shkruani!

    falemiNDERit

  2. #2
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Khalid ku e gjete kete shkrim?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    37
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pashe nje dokumentar mbi Kastron te djelen, "Fidel". Markez, si mik i ngushte i tij plotesoi portretin e Fidelit me shume intimitete interesante. Sipas Markezit, cdo liber a doreshkrim i tij, perpara se te botohej, i jepej Kastros ne origjinal, per kritike e mendim, te cilin Markezi e ēmonte me shume sesa sugjerimet e nje redaktori.

    Nderkohe, shpesh me duket veshtire per t'u pranuar fakti qe kur dikush vdes, nga ai te mbetet vetem e shkuara, dmth ajo ē'ka eshte bere.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,664
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Markezi eshte shkrimtari qe kam me per zemer. Po me zhgenjen fakti qe paska pas mik Castron, hera e pare qe e degjoj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime
    Qe te shkruac libra duhet te kesh ca gjera...

    Talenti e kultura jane njera ane por kriesorja eshte ose jane "kushtet".
    Pra te kesh nje Dhome , nje tavoline e nje makin shkrimi e nje kamarier (disa kane ndonje adhuruese ose gruan) qe te te rregulloj krevatin ..te te benj gjellen e te ta bjere nje kafe a supe gjat te shkruarit. E keto salltanete duan Para pa diskutuar ketu ate Spunton ose ndihmen qe te te Botohesh nga nje Shpi Botuese.
    Nisur nga keto shume shkrimtare kane pas fatin te kene njohur ndonji " te forte" qe u ka ndihmuar ekonomikisht ne keto halle dhe zakonisht keta te forte kane qene Mbreter , Princa e ne shekujt moderne duallen Biznesmene te fuqishem ne Perendim ose Sekretar te par Partish ne vendet kamuniste qe u ndihmonin shkrimtareve te benin e tu shiteshin librat.
    Nashti dhe ka pasur raste kur ndonje shkrimtar nuku ja kish nevojen mbreterve se ishin vete te pasur nga gjyshi si psh Tolstoi kurse keta rrjepacaket latino amerikane jeshen te detiruar ti puthin kembet ndonje satrapi vendas si puna ketire miqve te Kastros ose si keta tanet pe devolli ose lapardhaje.

    Keshtu oj feminime mo u murzit se cdo gje qe ke lexuar ti e na te tjerete e ka brenda hijen e atyre Zoterve te kohrave e vendeve.

    Vetem ketu ne Forum qe shkruhet pa u falur ne asnje Zot.
    Mjafton nje kompjuter dhe shkelja..lol.

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sokol, nuk mund te te ndihmoje dot se nga nje reviste e mora, dmth. nuk eshte pjese llibri, eshte thjesht nje shkrese e shkrimtarit drejt shokeve te tij.

    Henri feleminderit per lajmet qe na the (une nuk e dija).

    Deri sa Markesi merte mendimin e Kastros do te thote qe Kastro mer vesh dhe nga letersia, nuk ka ndonje te keqe ketu. Letersia i perket te gjithe njerezve nuk ben dallime.

    Por une do kisha deshire te bisedojme per artikullin e mesiperm ose per shkrimtarin e jo "kodra mbas bregut".

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mora vesh se Markesi nuk ka vdekur akoma, nga Kanceri qe vuan. Prandaj kerkoje falje per gabimin e mesiperm- se isha lajmeruar gabim. Sidoqofte doktoret thone se vdekja e tij eshte teper afer, dhe artikulli i mesiperm, te cilin e shkruajti para pak kohe, tregon qe Markesi eshte pergatitur per "udhetimin e gjate". Markesi kishte lindur ne vitin 1928.

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    37
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne fakt une kur lexova postin tend, mendova se ai ishte ne prag te vdekjes, e jo se kishte vdekur. Mbase me ka shkare ky detaj.

    Sa per lidhjen e tij me Kastron, une nuk bera asnje koment te njeanesuar, thjesht shtova dicka qe une dija mbi autorin ne fjale, e nuk hapa ndonje bisede per Kastron. Keshtu qe ate Kodren mbas bregut shpresoj te mos e kesh vene ne dukje per mua

    Nejse, pas dhjete vjetesh, kur (shpresoj) te kem lexuar te gjithe veprat e Markezit, do te me marre malli per nje shkrim te ri te tij, ashtu si me merr malli per nje shkrim te ri te Kekos.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Henri une te falenderova per lajmin, se nuk e dija me verte!

  10. #10
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ky mesazh i Marquezit eshte vene ne forum qysh nja 6 muaj me pare nga nje antar tjeter. E vune dhe kryeteme per ca kohe deri sa u be camur e tema shkoi ne fund te detit. Nga cila reviste e ke marre? Nga cila gjuhe e ke perkthyer?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    31
    Postime
    2,080
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sokol...
    1) mesazh i Markezit me kete titull eshte e pamundur te ishte ne forum, se titullin i'a pershtata vet
    2) Nuk jam i detyruar te them te kush reviste e gjeta, se nuk je prokurori i forumit ti.
    3)nga kush gjuhe e perktheva, e shkruajta njehere
    4)Kam nje vit qe e vizitoje kete forum (sidomos rubriken e Letersise) dhe nuk me kane zene syte teme te atille
    5)Nuk jam tip qe kopjoje shkrimet e te tjereve se i kam dy fije tru vet.

  12. #12
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Mosha
    37
    Postime
    1,089
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    (Avokati mbrojtes i Priftit)

    Kryeplak, nuk mendoj se Sokoli e shkruajti ate postin me lart per te "diskretituar" ty. Ne vijme ketu per t'u mireinformuar, e kete kam pershtypje se pati qellim dhe Sokoli per shkrimin me lart.

    Dikush me tha dhe mua kur e lexoi qe kjo nuk eshte shkruar nga vete Markez.

  13. #13
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Uopo qy ere.
    Te njejtin shkrim e ka vene ne forum Ari 32 qe ne kohe te qepes e u hoq se u dyshua autenticiteti i tij nga disa qe e quajten email te bere forward etj etj... Ari 32 e kish perkthyer nga greqishtja dhe vuri ne forum edhe versionin ne gjuhen Greke pervec atij ne gjuhen Shqipe. Ndaj pyes dhe une ne c'reviste e ke marre.
    Uopo qy ere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 26-09-2003 mė 15:55
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,664
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Aman sa te lezecem jeni. Ia vlen me ardh e me u fut ne forum ne 2 te nates, qofte edhe per kodra pas bregut si keto.


Tema tė Ngjashme

  1. Libri i fundit i Gabriel Garcia Marquez
    Nga kolombi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-06-2005, 19:58
  2. Ligjerimi marijuanes
    Nga darkman nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 11:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •