Viti 1997 tanime na duket nje vit i zymte ne largim e siper dhe me i zhvleresuar nga viti ne vit pavaresisht se ky vit do te mbahet mend gjate por do te jete edhe i shkruajtur ne faqet e historise shqiptare.
Bashke me vitin 1997, demokracia shqipetare mori rrugen andej nga erdhi.
Bankat piramidale fallse te krijuara qe nga viti 1992 e deri ne mbyllje te tyre qene nje nga shkaktaret me te medhenj te minimit te demokracise dhe demoralizimit total te popullit tone, duke mos llogaritur humbjet e tjera te medha ekonomike, politike, ushtarake dhe ne njerez.
Ne kohen e rregjimit "berishian", opozita e atehershme sot partia socialiste, pergatiste kurthe, lece, intriga, mitingje, protesta per pushtetin e humbur ne menyra te ndryshme dhe ajo kurre nuk mendoi dhe do te mendonte seriozisht per plagen qe i kushtoi Shqiperise me rebelimin dhe kryengritjet e vazhdueshme te popullit te Vlores me 1997.
Gjate viteve te para te tranzicionit ose me konkretisht gjate pushtetit berishian populli kishte nje gazete te pavarur ne duart e tyre te cilen e lexonte gati cdo dite , te quajtur "Koha Jone"
E dime te gjithe qe per hader te demokracise se brishte , gazeta "Koha Jone" pati sulmuar shpesh me fakte dhe propagande rregjimin autokratik berishian dhe kulmi arriti deri aty sa shteti i asaj kohe arriti te djege redaksine e kesaj gazete por edhe te dhunoje punonjesit e saj.
Gazeta "Koha Jone" sakrifikoi ne emer te demokracise gjithshka kishte ne dore dhe lufta e nisur nga kjo gazete ne emer te demokracise se shenjte e cila i sjell njerezimit shume virtyte fisnike te dobishme, nuk ndali se reshturi sulmet e saja kunder atij rregjimi autokratik te formuar nga disa masa grupimesh njerezish te paafte.
Gazeta "Koha Jone " fitoi kunder ketij rregjimi, por fitoi gjithashtu edhe nje popull i sfilitur nga diktatura e tmerrshme, pjelle e njerezve paranojake me te meta te pergjithshme mendore.
Por nuk eshte e thene se gjithshka mbaron me "nje te rene te lapsit"(sic shprehemi ne menyre popullore).
Propaganda e kesaj gazete na kish dy medalje
Ate te demokracise dhe zhvillimit, emancipimit dhe rritjes se mireqenies ekonomike popullore ne njerin kah dhe ne kahun tjeter,padashje u realizua me metoda te "habitshme" rikthimi i "ulkonjave" te rregjimit totalitar te rrezuar perfundimisht me 1991.
Sot gazeta "Koha Jone" ka humbur reputacionin e saj te padiskutuar ne tere Shqiperine dhe vendin e saj e kane zene gazeta "te pavarura" qe pasqyrojne realizmin e diteve te sotshme.
Neqoftese atehere shqipetaret humben disa miliarda dollare neper bankat piramidale tee krijuara nga nje mase njerezesh te etur per para dhe spaleta, sot populli shqiptar ose qe nga viti 1997 deri me vitin 2003, ka humbur liderin e demokracise Azem Hajdari, ka humbur shume lidhje te tij me demokracine e ardhur per here te pare ne historine shqiptare, ne vitin 1991, ka humbur besimin e tij per te ardhmen, vidhet ne menyre te pameshirshme nga neopiramidat legjitime jo me, me disa miliarda dollare por tashme me disa qindra mijera ndoshta dhe miliona miliarda dollare.
Parane thone te mocmit, ta marrin dhe ta japin, mendte nuk ti merr njeri.
Keshtu ketij populli tone nuk i moren vetem parate, por i moren mendete, demokracine e shenjte qe predikon nje bote e zhvilluar dhe ata qe deri me dje ose ne vitin 1997 ngriten tre gishtat e pinin gjakun e njerezve te perkushtuar atdheut te tyre dhe betoheshin ketij populli qe do ti sillnin "demokracine e vertete"parate e humbura dhe te ardhmen e tij, sot ata jane neopiramidat e rrezikshme kombetare qe mbajne peng te ardhmen e kombit shqiptar.
Parate e humbura nuk u rikthyen, demokracia u shuajt, e ardhmja e ketij populli eshte e zymte, media e shkruar dhe ajo elektronike nuk eshte me e pavarur dhe si perfundim, populli shqiptar pesoi goditjen e dyte fatale shume te demshme per te ardhmen e tij.
Gazeta "Koha Jone" e cila ka qene nje gazete mjaft e pavarur, ka qene shume e famshme ne te gjithe Shqiperine, sot eshte nje gazete qe ndoshta eksiston te pakten moralisht edhe se nganjehere ka qene kjo gazete e cila ka pasqyruar me korrektesi luften e saj te dobet kunder neopiramides se legjitimuar shteterore.
Berishes i humbi pushteti autokratik me lufte, Nanos duket se nuk po i humbet edhe sepse rregjimi tij eshte autokratik dhe vete Nano eshte kryepiramida e re e dyfishte, trefishte njemijefishte e historise se re shqiptare te ketij fillim shekulli.
Gazeta "koha jone" prej se ciles shpreson i gjithe populli, duket se eshte e pafuqishme te demoralizoje edhe kete te keqe qe erdhi sebashku me renien e rregjimit postkomunist berishian.
Pyetja ime eshte kjo:
Do ti beje balle, valle kjo gazete me propaganden e saj te Shenjte, sulmeve te neopiramidaleve te legjitimuar?
Do te arrije te demoralizoje dhe te gjunjezoje kete rregjim qe eshte edhe me i rende se rregjim berishjan?
Do te arrije me te verte kesaj rradhe ti jape ketij populli, lirine dhe demokracine e munguar?
Do te na binde kjo gazete, me shkrimet e saja, me drejtesine e saje, te ngrihemi ne protesta e te shkulim nga themelet kete rregjim qe eshte me i turpshmi ne historine shqiptare?
Pershendetje shqipetare
Krijoni Kontakt