Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?

    Viti 1997 tanime na duket nje vit i zymte ne largim e siper dhe me i zhvleresuar nga viti ne vit pavaresisht se ky vit do te mbahet mend gjate por do te jete edhe i shkruajtur ne faqet e historise shqiptare.
    Bashke me vitin 1997, demokracia shqipetare mori rrugen andej nga erdhi.
    Bankat piramidale fallse te krijuara qe nga viti 1992 e deri ne mbyllje te tyre qene nje nga shkaktaret me te medhenj te minimit te demokracise dhe demoralizimit total te popullit tone, duke mos llogaritur humbjet e tjera te medha ekonomike, politike, ushtarake dhe ne njerez.
    Ne kohen e rregjimit "berishian", opozita e atehershme sot partia socialiste, pergatiste kurthe, lece, intriga, mitingje, protesta per pushtetin e humbur ne menyra te ndryshme dhe ajo kurre nuk mendoi dhe do te mendonte seriozisht per plagen qe i kushtoi Shqiperise me rebelimin dhe kryengritjet e vazhdueshme te popullit te Vlores me 1997.
    Gjate viteve te para te tranzicionit ose me konkretisht gjate pushtetit berishian populli kishte nje gazete te pavarur ne duart e tyre te cilen e lexonte gati cdo dite , te quajtur "Koha Jone"
    E dime te gjithe qe per hader te demokracise se brishte , gazeta "Koha Jone" pati sulmuar shpesh me fakte dhe propagande rregjimin autokratik berishian dhe kulmi arriti deri aty sa shteti i asaj kohe arriti te djege redaksine e kesaj gazete por edhe te dhunoje punonjesit e saj.
    Gazeta "Koha Jone" sakrifikoi ne emer te demokracise gjithshka kishte ne dore dhe lufta e nisur nga kjo gazete ne emer te demokracise se shenjte e cila i sjell njerezimit shume virtyte fisnike te dobishme, nuk ndali se reshturi sulmet e saja kunder atij rregjimi autokratik te formuar nga disa masa grupimesh njerezish te paafte.
    Gazeta "Koha Jone " fitoi kunder ketij rregjimi, por fitoi gjithashtu edhe nje popull i sfilitur nga diktatura e tmerrshme, pjelle e njerezve paranojake me te meta te pergjithshme mendore.
    Por nuk eshte e thene se gjithshka mbaron me "nje te rene te lapsit"(sic shprehemi ne menyre popullore).
    Propaganda e kesaj gazete na kish dy medalje
    Ate te demokracise dhe zhvillimit, emancipimit dhe rritjes se mireqenies ekonomike popullore ne njerin kah dhe ne kahun tjeter,padashje u realizua me metoda te "habitshme" rikthimi i "ulkonjave" te rregjimit totalitar te rrezuar perfundimisht me 1991.
    Sot gazeta "Koha Jone" ka humbur reputacionin e saj te padiskutuar ne tere Shqiperine dhe vendin e saj e kane zene gazeta "te pavarura" qe pasqyrojne realizmin e diteve te sotshme.
    Neqoftese atehere shqipetaret humben disa miliarda dollare neper bankat piramidale tee krijuara nga nje mase njerezesh te etur per para dhe spaleta, sot populli shqiptar ose qe nga viti 1997 deri me vitin 2003, ka humbur liderin e demokracise Azem Hajdari, ka humbur shume lidhje te tij me demokracine e ardhur per here te pare ne historine shqiptare, ne vitin 1991, ka humbur besimin e tij per te ardhmen, vidhet ne menyre te pameshirshme nga neopiramidat legjitime jo me, me disa miliarda dollare por tashme me disa qindra mijera ndoshta dhe miliona miliarda dollare.
    Parane thone te mocmit, ta marrin dhe ta japin, mendte nuk ti merr njeri.
    Keshtu ketij populli tone nuk i moren vetem parate, por i moren mendete, demokracine e shenjte qe predikon nje bote e zhvilluar dhe ata qe deri me dje ose ne vitin 1997 ngriten tre gishtat e pinin gjakun e njerezve te perkushtuar atdheut te tyre dhe betoheshin ketij populli qe do ti sillnin "demokracine e vertete"parate e humbura dhe te ardhmen e tij, sot ata jane neopiramidat e rrezikshme kombetare qe mbajne peng te ardhmen e kombit shqiptar.
    Parate e humbura nuk u rikthyen, demokracia u shuajt, e ardhmja e ketij populli eshte e zymte, media e shkruar dhe ajo elektronike nuk eshte me e pavarur dhe si perfundim, populli shqiptar pesoi goditjen e dyte fatale shume te demshme per te ardhmen e tij.
    Gazeta "Koha Jone" e cila ka qene nje gazete mjaft e pavarur, ka qene shume e famshme ne te gjithe Shqiperine, sot eshte nje gazete qe ndoshta eksiston te pakten moralisht edhe se nganjehere ka qene kjo gazete e cila ka pasqyruar me korrektesi luften e saj te dobet kunder neopiramides se legjitimuar shteterore.
    Berishes i humbi pushteti autokratik me lufte, Nanos duket se nuk po i humbet edhe sepse rregjimi tij eshte autokratik dhe vete Nano eshte kryepiramida e re e dyfishte, trefishte njemijefishte e historise se re shqiptare te ketij fillim shekulli.
    Gazeta "koha jone" prej se ciles shpreson i gjithe populli, duket se eshte e pafuqishme te demoralizoje edhe kete te keqe qe erdhi sebashku me renien e rregjimit postkomunist berishian.

    Pyetja ime eshte kjo:
    Do ti beje balle, valle kjo gazete me propaganden e saj te Shenjte, sulmeve te neopiramidaleve te legjitimuar?
    Do te arrije te demoralizoje dhe te gjunjezoje kete rregjim qe eshte edhe me i rende se rregjim berishjan?
    Do te arrije me te verte kesaj rradhe ti jape ketij populli, lirine dhe demokracine e munguar?
    Do te na binde kjo gazete, me shkrimet e saja, me drejtesine e saje, te ngrihemi ne protesta e te shkulim nga themelet kete rregjim qe eshte me i turpshmi ne historine shqiptare?

    Pershendetje shqipetare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Koha jone" nuk ka qene kurre gazet e pavarur e demokratike por qe ne numrin e pare ajo doli si aneks i ZP-se dhe me mision te plotsoje ate boshllek te artilerise te stalinizmit shqiptar ne lufte kunder demokracise meqense ZP ishte teper e dale bojet.

    Jo me kot ne bordin drejtues te kesaj gazete ishin dinosauret e bolshevizmit dhe Enverizmit Kico Blush-mitingu dhe Dritero Agolli e compani.

    Gazetare te kesaj gazete ishin instruktoret e Komiteteve te Partise Punes te rretheve Lezh e Puk e Skrapar e kelysh te fshatareve te rekrutuar nga sigurimi si hafije te lira.

    Ne Tirane kjo gazete lexohej e mbushej me "fakte" nga krokodilet e KQ-se dhe hafijet me republika te klubeve me veterane te Shefqet Pec e Haxhi Llesh Dodbibes.
    Me poroosi nga PS kjo gazete shperndahej ne gjithe celulat e shoqatave te vullnetareve te Enverit ne Jug te Shqiperise.

    Kjo gazete kurre ska thene te verteta pervecse para disa muajsh kur LESI dekonspiroi nje mesazh celulari te Nanos ku ai i thosh Lesit se...behu me mua (jo me Meten) se fiton me Shume..

    Ne se KJ ndihet e poshteruar tani nga Nano kur MAFIA nuk e ka me nevojen e Lesit dhe sahanlepiresve te tije kjo nuk eshte aspak me rendesi e nuk demton aspak pluralizmin Shqiptar te cilin kurre nuk e perfaqsoi KJ-ja.

    Maska e "katolikut" qe ka marre Lesi kto kohet e fundit nuk genjen njeri vec ata fshataret e mjere te Zadrim-Nikaj mertur Shupalit e Rritsit e derrave te Rreshen-Rubikut qe PPSH ja ndrroj fen e lekuren e dinjitetin e i beri lumpen.

    KJ xhelozon sepse shikon se ajo nuk u shperblye sa duhet nga Stalinistet Shqiptare qe jane sot ne Pushtet per meritat e saje ne pergatitjen e falangave te Gjinush-Brokajt ne Vlore e Sarande te 97-tes qe dogjen shtetin Shqiptar.

    Inati LES-Gjinush eshte i lidhur me gishtin ne b... qe banditet e Vlores i vune Frrok Cupit qe kujtoi se "kish bere aq" sa per tu marre votat Vlores se Gjinusdh Caushve.
    Epo Frroku le te mjaftohet me Drejtorllekun ne ATSH per meritat e tije ne Rebelizem dhe per pergatitjen psikologjike qe i beri Gafurr Mazrekut per te vrare AZEM HAJDARIN.

    Ajo qe eshte e pakuptimte ne fakt me Nikoll Lesin e KJ-ne eshte nje "pakt" mes ketyre zorraxhinjve te operativave te deges brendeshme te LEZH-Shkodres me Klerin katolik te drejtuar nga Imzot RROK MIRDITA.
    Ndoshta nje dite do kuptojme dicka se si hajduti Zef Bushati u emerua ambasador ne Vatikan dhe DEmo-Kristianet "zgjodhen" per kryetar veglen e Ruc-Gjinush-Mariz Lino-Zan Caushve per kryetar.

    Megjithate Kj le te kernaqet se Zagaret e Sorosit ne Tiran e Prishtine si Vetonet e Agim Isaket kane pozita kyce ne politiken Shqiptare e luajne rol te madh ne keq informim e ne mashtrime.

    Lesi le te zgjedhe ose ti rrjedhe duke puthur Ed Ram-Meten ose ti pikoje duke puthur mjekrren e Nanos.

    Ne demokracine e vertete ..KJ dhe LESI jane te mballosur me vulen e Rebelizmit asfalisto-stalinist.

    Nuk ka det e lum e Fan qe i lan.

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari me thote nje mendje se Frrok Cupit i "pelqen" ky shkrimi yt edhe sepse ka origjinalitet dhe objektivitet.
    Dhe para ca ditesh lexova nje shkrim te Frrokut qe fliste per Zarautren dhe kishte pak te drejte ne ate shkrim.
    Sa per Lesin e co edhe une nuk ndiej simpati te madhe sepse te propagandosh sllavizimin e mendjeve te shqiptareve te vuajtur do te thote te humbesh shqipetarine ose origjinalitetin e te qenit shqipetar.
    Ketu qendron edhe thelbi i postit tim i dashur Brari.
    Mund ta krahasoj propaganden e dikurshme te Lesit me ate njeriun qe shpiku opiumin per te zbutur sadopak dhimbjen e pacientit gjate ndonje lloj operacioni kirurgjikal.
    Dhe ky opium nuk u perdor vetem per qellimin e zbutjes se dhimbjeve por edhe per qellime defrimi dhe kalimi ne ekstaze.
    Tashme zotit Lesi e co i duhet te minimizoje sa te jete e mundur qellimet e tjera qe nuk kane aspak te bejne me "zbutjen e dhimbjeve" megjithese pasojat e opiumit per qellime naive do jene te thella, do te transmetohen gjate nder breza shqiptaresh ashtu sikur ne kete bote ka mbi 300 milione perdorues te drogave te ndryshme nderkohe qe globi mban mbi te te pakten 6 ose 7 miliarde njerez.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 22-09-2003 mė 05:10
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31
  5. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •