Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    HAJDUTI VADAFON dhe Vjedhes te tjere.

    Afersisht 10 euro ose 12 dollare kushton nje karte Vadafoni ne dyqanet e Shqiperise.

    Cdo familje Shqiptare ka nevoje per telefon sepse ne cdo familje prinderit kane nevoje te flasin me femijet jashte ose me njerzit e tyre brenda.

    As dy tre minuta bisede nuk mund te behet sepse impulset e Vadafonit mbarojne dhe Shqiptari mjere vrapon te bleje kartonin tjeter.

    Duke pyetur shume njerez kuptova se ne Shqiperi, ne vendin me te varfer ne Europe, kushton me shtrenjte se kudo ne bote biseda telefonike qofte me brenda qofte me jashte.

    Pra VADAFONI dhe kompanite e tjera telefonike ne Shqiperi jane MEGA HAJDUTE te atij Populli te mjere.

    Po jo Vetem TELEKOMI me ortaket e tije Vjedhin tmerresisht.



    Tragetet


    Nga nje Port italian te udhetosh deri ne portin me te larget Grek kushton jo me shume se 20 - 30 euro.

    Nga BARI NE DURRES qe eshte 10 here distance me e vogel se BARI-SELANIK ose PIRE kushton 73 euro.

    Pse i rrjepin keshtu Shqiptaret ??

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Mungesa e konkurrences Brari, qe stimulohet nga qeveria socialiste, ajo i ben shtrenjtesine. Pa tu japi leje trageteve norvegjeze e suedeze Nano, te shohesh si bie cmimi. Po natyrisht, do humbiste eksluzivitetin e ryshfetit qe merr nga italianet per te mos lejuar konkurrente.
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Brari,

    Po c'do te thoje per 30 milione euro ne vit qe Kosova i paguan Monakos vetem per shfrytezimin e prefiksit +377?

    Per cmimin mbi 150 Euro te nje kartele qe mund ta gjesh vetem ne tregun e zi?

    Per kartat e mbushjes qe dalin ne treg te zi me cmime me te larta dhe qe nuk regjistrohen fare ne PTK?

    Per TVSH (VAT) qe llogaritet ne cmimin e kartes, ndersa PTK nuk ia paguan shtetit TVSH-ne?

    Per SMS qe dergohen jashte shtetit e kurre nuk arrijne, ndersa kostoja e tyre zbritet nga llogaria?

    Per monopolin e garantuar nga UNMIK-u me marreveshje zyrtare me Alcatel?

    Ja, keshtu veprojne hajnat e Kosoves te quajtur Post Telekomi i Kosoves ne bashkepunim me kompanine franceze Alcatel.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Do te guxonin kto kompani Mega hajdute te vidhnin kaq paturpesisht kete popull si ne Kosove e Shqiperi ne se Qeverite tona do te beheshin pengese inteligjente e mbrojtjes se PARAVE te Popullit ???

    Jo sigurisht ..por ka mundesi qe Emrat e Kompanive Hajdute te Jashteme jane vec fasada e mundet Hajduti i vertete te jene Boset tone "ndermjetes" te cilet kane rolin e gjume- venesit per Popullin qe lehtesisht te thithin Shushunjat deri piken e fundit te Gjakut atij populli.


    Cdo popull meriton ate qeverisje qe ka...thote nje shprehje filozofike..

    Jemi Popull leshko pra pa dhe na rrjepin nga te kater anet.

  5. #5
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Une nuk mendoj se cdo popull meriton ate qeverisje qe ka dhe nuk do pranoja te quhemi popull leshko.
    Arsyeja e ketyre perfundimeve vjen ngaqe ne shqiptaret jemi njerez te arrnuar nga kater anet, nje shekull me pare dolem nga kolonizimi osman, nga mesi i shekullit te kaluar kemi qene terrorizuar pa fund nga diktatura komuniste dhe sot Shqiperia nuk ka intelektuale.
    Pra jane intelektualet ata qe vene dore mbi ceshtje te ndryshme me karakter politik, ekonomik, shoqeror etj.
    Une e respektoj shpesh mendimin tend Brari por nuk me pelqen kur ti kalon nganjehere ne fazen noliste te "bukes dhe gurit".
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    1. Mungesa e kodit për telekomunikacion ndërkombëtar për Kosovën

    Po e postoj nje pjese te tekstit te Agron Dides, ish drejtor i PTK-se, marre nga site i KACI (Kosova Action for Civic Initiatives), ku flitet mbi malverzimet ne lidhje me kodin nderkombetar telefonik te Kosoves

    Mungesa e kodit për telekomunikacion ndërkombëtar për Kosovën

    Është detyrë e administratës së UNMIK-ut që të kërkojë që Kosova të anëtarësohet në kuadër të ITU-së (Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion). Bile këtë është dashur ta bëjë menjëherë si ka filluar mandatin e saj në Kosovë. Me këtë do të ishte siguruar kodi specifik për Kosovën dhe ishin hequr barierat teknike dhe administrative për të bërë kontrata me vendet fqinje dhe me gjithë botën për telekomunikime normale.
    Kështu, duke mos e pasur këtë status, kosovarëve ju imponohet një situatë aq e pafavorshme e komunikimeve me botën që sot nuk ka presedencë. Ne jemi të detyruar të komunikojmë përmes Sërbisë, duke i siguruar asaj të ardhura të mëdha. Këto të ardhura Sërbia i siguron në dy mënyra:
    a. Nga mosbaraspesha në mes të komunikimit prej jashtë kah Kosova që është më intensiv se në drejtim prej Kosovës kah jashtë, si pasaojë e çmimeve enorme që duhet të paguajnë kosovarët për biseda ndërkombëtare telefonike, dhe
    b. Nga telefonia mobile serbe “Mobtel”, që e zhvatë Kosovën edhe më shumë, pikërisht si të ishte një koloni e saj.
    Pa këtë kod Kosova, në botën e telekomunikimeve është si një ishull i Robinzon Krusosë në mes të Evropës! Në njërën anë, Kosova, përmes një kablloje optike, komunikon me botën përmes Sërbisë. Kjo zgjidhje, jo vetëm që i dëmton materialisht kosovarët, por i tërë komunikimi kosovar tokësor dhe mobil, që zhvillohet përmes Mobtelit, teorikisht mund të përgjohet 100%. Kjo punë me gjasë edhe bëhet praktikisht, sepse interesi i regjimit sërb për këtë është padyshim shumë i madh.
    Për më tepër, meqë regjimi serb Kosovën e konsideron ende si pjesë e Sërbisë, ky përgjim i telefonëve për ta është një veprim plotësisht legjitim, sepse në bazë të ligjit të punëve të mbrendëshme (neni13), telefonët e qytetarëve të saj mund të përgjohen kur për këtë janë arritur “kushte të posaçme” - pra, ka kësi gjëra edhe në shekullin XXI.
    Dhe ky i ashtuquajtur shtet i ka të gjitha të drejtat në kuadër të ITU-së, është anëtare e saj, e ka kodin e ish Jugosllavisë dhe e përdorë si të vetin, dhe kjo natyrisht është legjitime. Është vërtetë legjitime, sepse, sipas normave të ITU-së, çdo bashkësi njerëzish, biznesmenësh, kompanishë të mëdha që kanë interes për kod ndërkombtarë, mund ta ketë atë. Kush e ka kompjuterin në shtëpi, mund ta sheh vetë në follderin “My Computer, Diall-Up Nework, File, Properties se si p.sh. Taiwani (886), Gibraltari (350), Hong Kongu (852) apo Singapori (65) i kanë kodet e veta për komunikim ndërkombëtar, edhepse nuk janë shtete anëtare të OKB-së, ndërsa Monako e përdorë kodin e njejtë me atë të Francës (33), dhe për nevoja të biznesit e ka edhe një kod tjetër rezervë (377) që ia ka huazuar Kosovës që ta përdorë vetëm për telefoni mobile! Athua pse ne në Kosovë nuk mund ta përdorim këtë kod edhe për telefoni fikse? Nuk mundemi sepse kjo assesi nuk do ti konvenonte kompanisë Monako Telekom, me të cilën PTK u detyrua të nënshkruaj kontratë për transferin e komunikacionit ndërkombëtar. Kjo natyrisht ndodhi gjatë periudhës janar-mars të vitit 2000, kur z. Gerard Fisher, funksionar i lartë i UNMIK-ut, pasi z. Bernard Kouchner, kryeadministartor i UNMIK-ut, e suspendoi drejtorin e përgjithshëm të PTK-së më 8 dhjetor 1999, duke e lënë statusin e të njëjtit ende si i suspenduar deri në ditën e sotme.
    Derisa pra Monako Telekomi mund të ketë në dispozicion një kod ndërkombëtar për telekomunikacion vetëm për nevoja të biznesit, Kosova nuk e ka atë as për nevoja elementare!
    Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka edhe kompani tjera të specializuara që e kanë kodin e vet për komunikim ndërkombëtar, si p.sh. Inmarsat, që i ka në disponim një varg pre 5 kodesh (870, ... 874), ose International Free Phone Service i njohur që e ka kodin e vet 800.
    Pra, të kesh kod ndërkombëtar për biznes është gjë normale, ndërsa për tërë popullatën e Kosovës nuk po bëka.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #7
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    AMC dhe Vodafone hajdutet me te medhenj te popullit shqiptar

    Po e hap kete teme pasi duke patur rastin te diskutoj ne shume tryeza shqiptare me duket se eshte nje shqetesim kombetar.
    Mbi 900 mije perdorues te telefonise se levizeshme jane kliente sot te dy kompanive te huaja te filialeve greke. Te gjithe keta kliente jane shqiptare te afermit tane te cilet gjobiten per dite me tarifa marramendese nga dy kompani greke te cilat qe prej privatizimit gezojne monopol te plote te tregut te telefonise.
    Sot ne Shqiperi kushton 1 dollar minuti nga nje celular ne tjetrin apo kur telefonohet ne nje telefon fiks!!!! Shifer astronomike ne vendin me te varfer te Evropes ne Shqiperi. Ne USA kompani te ndryshme si ATT, T-Mobile...ofrojne per 40 dollare 600 minuta komunikim ne muaj, ne Evrope Vodafone, Orange apo T-mobile, Wind...pothuajse te gjitha kompanite aplikojne tarifa te peraferta me njera tjetren 35 euro 300 min komunikim ne muaj (ketu vertitet mesatarja) po te krahasojme me Shqiperine jemi 300 min = 300 euro. Shifer kjo qe perkthehet 10 here me shtrenjt se ne Evrope dhe 15 here me shtrent se ne Ameriken veriore!!!!
    Rrogat e shqiptareve qe punojne per kompanite greke Vodafone e AMC jane 5 deri 20 here me te ulta se ato te punonjesve te ketyre kompanive ne vendet e tjera evropiane ku aplikojne tarifa shume here me te ulta!!!
    Taksa nuk paguajne pasi çuditerisht ashtu si dhe Coca-Cola dalin poervit me humbje, ne infrastrukturen komerciale perveç publicitetit qe e paguajne 1000 here me lire se ne vendet evropiane nuk kane asnje shpenzim tjeter, nuk bejne asnje ulje per aparatet telefonike ndryshe nga politikat komerciale qe bejne neper Evrope ku telefonat celulare pothuajse ti falin......Lista eshte e gjate.
    Pyetja ime shte se sa para ka marre qeveria shqiptare me ne krye kryeministrin Meta e me Nanon me vone qe u lejon monopolin ketyre kompanive te cilat me keto kosto astronomike te telekomunikacionit jo vetem qe i rrisin koston e biznesit shqiptar po dhe gangrenizojne biznesin e vogel e te mesem per te mos folur per shtetasin e varfer shqiptar.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ky problem mban kaq ere te felliqur sa qe po na reagoka dhe Presidenti Shqiptar...

    E Enjte, 02 Tetor 2003


    MOISIU KRITIKON QEVERINE PER TELEFONINE

    Eglantina Nasi

    Nese ne Shqiperi do te vazhdoje te ofrohen cmimet reale te telefonise fikse, kjo do te jete nje pengese serioze per procesin e integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Nje pohim i tille eshte bere dje nga presidenti i Republikes Alfred Moisiu. Sipas tij, situata e tnishme e telefonise se levizshme ne Shqiperi nuk ofron vecse pasoja te padeshirueshme per qytetaret dhe mbi te gjitha per ekonomine shqiptare ne teresi. Per kete arsye, kreu i shtetit pohon se shtimi i konkurrences dhe liberalizimi sa me i shpejte i sektorit strategjik te telefonise se levizshme perben tashme nje domosdoshmeri. Ne kete kontekst, Moisiu fton qeverine dhe institucionet perkatese shteterore per te marre masa shtese shtese me vazhdimin e procesit te liberalizimit te tregut te telefonise se levishme. Lidhur me kete fakt, ai dje hodhi hapin e pare duke dekretuar ligjin "Per percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise anonime "Albtelekom". Ne kete menyre, kreu i shtetit i hapi rrugen proesit te privatizimit te kompanise shteterore te telefonise fikse "Albtelekom" sh.a. Kjo e fundit eshte futur dy here me radhe ne listen e prioriteteve te projektbuxheteve 2002 dhe 2003, por gjate asnjerit nuk u arrit realizimi i privatizimit te tij. Nuk jane pak, por rreth 10 miliarde leke qe shteti parashikon per cdo vit te fuse ne arken e tij nga ky privatizim i suksesshem.
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ke te drejte vivy, shqiperia ka nevoje urgjente per nje komision konkurence ashtu sic e ka anglia. Ketu, komisioni i gjeti komp e celulareve qe mbanin cmimet lart artificialisht dhe i gjobiti. E njejta gje duhet te beje edhe qeveria shqiptare.

  10. #10
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Komisionin nuk mund tq ngreje me qeverija pasi kreret e saj kane marre e vazhdojne te marrin valixhe me dollar nga keto kompani.
    Per privatizimin e AMC thuhet qe Ilir Meta ka marre nje valixhe me rreth 3 milione dollare ne dore per tja dhene kompanine me rentabel shteterore nje kompanie greke. Skandali me i madh fshihet ne tarifat qe Vodafone e AMC ka negocjuar e firmosur me kompanine shteterore te telefonise fikse Albtelekom.
    Kur nje klient telefonon nga nje telefon fiks drejt nje telefoni celular tarifa eshte me e shtrenjte se te telefonosh ne vendet fqinje dhe 75% e ketij çmimi e perfiton operatori i telefonise mobile ( Vodafone apo Amc ne rastin konkret).
    Ne çdo cep te Tiranes sheh tabela gjigande publicitare qe shemtojne qytetin e Tiranes e ne te cilat shkruhet me germa gjigande "Vodafone kompania numer 1 ne bote.." apo "AMC..." po ne asnje vend nuk komunikohen tarifat qe aplikohen nga keta operatore!! Jo vetem neper distributoret e kartave telefonike apo te telefonave po dhe vete ne qendrat e ketyre operatoreve nuk te jep njeri tarifat zyrtare qe aplikohen per konsumatorin! Llogarite duhen bere me kronometer dhe pasi keni blere nje karte 1000 lekeshe ( e cila sot nuk kushton me 1000 por 1050 leke, pra 5% me shtrenjt se disa muaj me pare. Kjo per pasoje te ngritjes se çmimit te shitjes se kartave me shumice nga kompanite AMC e Vodafone te cilat kaluan nga 9200 ne 9600 e tani ne 9800 leke per karte.. ne nje kohe qe bota ul dita dites tarifat e ofron sherbime te reja shtese) telefononi 5 deri ne 7 min e ne karten tuaj do tju flasi nje ze i dashur femre qe ju thote: "ju keni dhe 115 leke ne karte...".
    Rrofte qeveria Nano qe mbron lobin simpatik grek per te ndihmuar qe Shqiperine tone te dashur e vellezerit e motrat shqiptare te vidhen ne mes te dites dhe brenda ligjit shqiptar.
    Just God Can Judge Me

  11. #11
    pse duhet te quhen hajdute?

  12. #12
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Krahaso tarifat e dhena ne postin me siper te cilat aplikohen nga keto kompani dhe nxirr konkluzionin. Biles une per vete do te thoja vjedhje e organizuar ne bashkpunim.
    Ne nje vend si Shqiperia ku krahu i punes eshte pothuasje me i liri ne Evrope, taksat po ashtu, shpenzimet komerciale e te marketingut ( te cilat zene nje vend shume te rendesishem ne zhvillimin e nje kompanie te telefonise mobile me te ultat ne Evrope me duket e pamundur matematikisht se si mund te aplikohen tarifa 10 deri ne 15 here me te larta se sa ne Evrope apo USA. Ketu qendron dhe vjedhja e hapur qe i behet popullit shqiptar.
    Just God Can Judge Me

  13. #13
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Re: AMC dhe Vodafone hajdutet me te medhenj te popullit shqiptar

    Postuar më parë nga Vinny_T

    Mbi 900 mije perdorues te telefonise se levizeshme jane kliente sot te dy kompanive te huaja te filialeve greke.
    Jam dakord me monopolin e vendosur nga firmat greke, por nga ana tjeter...900 mije perdorues???!!!!????
    "Ku i shpie mushka" thote nje fjale popullore. I bie pak a shume 1 ne 3 veta te kete celular, apo rreth 2 celulare ne familje. Nga nje ane nuk kane buke te hane dhe nga ana tjeter te gjithe jane me celular ne xhep. Ne Shqiperi edhe femijet jane bere me celulare.

    Eshte pune kerkese dhe oferte. Edhe nje firme tjeter po te futet ne treg, dmsdo qe do mbaje cmimet e larta, kur shikon "urine" e tregut, apo te shqiptareve per tangërllëk. Gjeja me pak e domosdoshme per shqiptarin ne keto kohe eshte celulari (mund te jete i nevojshem por jo i domosdoshem).
    Nuk e kane thene kot qe "ne Amerike pune dhe pune; ne Evrope pune dhe qejf; ne Shqiperi qejf dhe qejf".

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vini te pergezoj per kto analiza...

    E pra edi rama eshte shoku i ktyre hajdutve qe ti me te drejte i ve ne objektiv.

    Si cakall ben lir Meta ne mbrotje te Ed rames.

    Jam i bindur se Lir Meta e mesoi Edin si te vjedhe.

    Jam i bindur se Thesari Shtetit eshte vjedhur nga "social-Specialistet" e Ilir Metes.

    Nano kur i pa hajdutet ( se ai ka informacione) tha me vete..kta langaraqet te vjedhin e un rri si matuf ktu ne Selin Roz per nje teke uiski qe ma japin kta m...uta.
    Athere u cua Nano dhe kapi fshesen dhe i hoqi Hajnat e Ilir Metes me gjith Ilir bashk dhe u be kryeminister vet e ka vene hajdutet e tije..neper postet miljona-nxjerrese.

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-10-2003 më 12:05

  15. #15
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    E di si eshte puna ti Vino?
    Ketu se ka fajin biznesi, qe do te fitoje maksimumin e mundur, por publiku rrjepacak, pa buke te haje qe do celular.
    Shqiptaret duhet te mesojne se si konsumatore kane ne dore nje arme te fuqishme.
    Ate te zgjedhjes.
    Le te mos ti perdorin te gjithe Shqipot per nje muaj telefonat fare, ose dhe dy muaj, se pa telefone kemi qene gjithe jeten, nuk i gjen gje epr dy muaj, dhe do e shofesh se si do ndryshojne cmimet.
    Kjo eshet arma qe populli Shqiptar duhet e mesoje ta perdori, duke filluar nga bojkotimet e mallrave te importit (ketu nenkuptoj ato greke kryesisht) e deri te perkrahja e atyre te vendit, dhe te ndershmerise.
    Per sa kohe qe do kene mentalitet bagetie, do bien pre e ujqerve.
    Per mua sia ka fajin as Meta as Vodafoni e as Amc, por vete qe pranojne te trajtohen ne kete menyre,
    Kur mora vesh se ime me kishte marre celular, pernjehere i thashe hiqe, se nuk dua qe paret qe fitoj me djerse, tia jap nje zagari qe vetem vjedh ne kete fare feje.
    Po ta benin te gjithe kete, dhe kompanite e celulareve, nuk do e kishin te gjate kete politike.
    Po kan gjetur shesh, e bejne pershesh.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  16. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Vinny_T

    Faktet qe sollet jane te verteta po ashtu si cdo gje tjeter ne shqiperi.

    Mbaj mend krenarine e Ardian Shehut ish drejtorit te AMC ne shqiperi i cili ishte nga te paret bashke me disa inxhniere te tjere pa permendur emra qe me zellin e tyre bene te mundur te futej ne shqiperi centrali i pare i telefonise levizese. Packa se ishte ne fillimet e tij ne shqiperi dhe se kerkesa nuk ishte dhe aq e madhe nga popullsia dhe sidomos ne ate kohe ju ofrua me teper institucioneve shteterore dhe atyre private me kontrate cmimet ishin marramendese , pasi parimi i Adrian Shehut ishte qe Ne disa vite te arrihej te shlyhej vlera per 10 milion dollare e centralit te importuar. Kjo politike u ndoq per disa vite nga AMC deri ne 1997-98 ku si rrjedhim i ndryshimit te krahut politik ai iku bashke me kushon e tij Tritan Shehun. Ne ate kohe kishte tentativa per ta privatizuar dhe ndermarja te ngelej teresisht ne duart e shqiptareve, por fatekeqesisht kur doli "Ujku " i nderuari kryeministri i tanishem u be e mundur qe nga disa oferta ti jepej firmes Greke. Politika e cmimeve ngeli e pa ndryshuar jo sepse kjo ndikohej nga kerkesa por sepse mungonte nje legjislacion dhe mbi te gjitha mungonte konkurenca.
    Por edhe me ardhjen e VODAFONE kjo nuk bere te mundur uljen e cmimeve jo sepse nuk deshironte por sepse nuk ekzizton ligji qe te rregulloje dicka te tille, dhe se ne heshtje ka nje marreveshje ndonse jo ne letra per te mos konkuruar me cmimet pasi kjo nuk eshte ne favor te asnje kompanie.

    Centralet telefonike te levizshem kane nje kosto relativisht te ulet krahasuar kjo me ate te telefonise se zakonshme( ketu nuk duhet te nisemi nga cmimi i centralit ne vetevete) qe konsiston ne nje pune kolosale ne shtrimin e rrjetit nentokesor e mbi tokesor. Kjo nuk i ndalon aspak keto subjekte te vene cmime marramendese.

    Po te marrim tarifat e VODAFONE UK ...ku cdo gje varet nga kontrata qe ke me kete kompani.
    Nje kontrate 1 vjecare ku pagesa e sherbimit mujor eshte fiks te ofron mundesine e pasjes te pakten 100 minuta falas ne muaj.
    duke variuar kjo deri ne 300 minuta falas ne muaj.
    Krahasuar me kontratat primitive shqiptare te vjen ndot, nderkohe ne te njeten kohe me te vertete te ngjan vetja ne rolin e nje viktime qe po te rrjepin.

    E njejta gje ndodh dhe me ALBTELECOMIN, qe ka tarifa marramendese.
    Nje min nga ANGLI-SHQIPERI me British Telecom kushton 50p afersisht 100 leke te reja shqiptare
    po te perdoresh one-tel 20p afersisht 40 leke shqiptare. Krahasuar me tarifat Shqiperi_Angli nje min afersisht 100 leke...nuk di se si ta shpjegoj.

    E keqja e atij vendi eshte se momentalisht dhe me kalimin e kohes po kthehet ne nje koloni ( per nga ana ekonomike) pjeserisht greke dhe italiane. Dhe detyrimisht ne nje shtet te tille cdo gje mund te lejohet.

    Nje fakt paksa pa vend , Angli-USA telefonata kushton vetem 2p qe eshte afersisht 4 leke te reja. E pra diskutojme dy shtete ne dy kontinente te ndryshem. Dhe po ju them qe kostoja e ofrimit te nje sherbimi te tille eshte e njejte si ne angli dhe ne shqiperi per te mos thene qe ne angli compania detyrohet te paguaje taksa me teper te paguaje inxh me teper te paguaje qira me teper te paguaje elektricitetin me teper, e perseri cmimi del me i ulet se ne shqiperi. Kjo mer mik nuk do te thote me VJEDH POPULLIN, por te me falin te gjithe kjo do te thote me SHKER-DHY POPULLIN, dhe POPULLI ti thote FALEMINDERIT per sherbimin e ofruar.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bleva nje dit nje karton Vadafon ne Tiran 10000 leka (korcarshe) plus dicka ai shitsi. Afersisht 10 dollar pra e mbusha celularin.
    Bej nje telefon shpise e i them...Mos u beni merak po u vonova..e me vone thrras prap thot ajo Robotja e Telekomit..Ke vetem 10 sekonda per te folur.piu piu.
    Me 10 dollar ketej jasht flet 1 jav keshtu "kai cik e nga i cik".

    Pra te rruajn kto "gjigandet" Vadafon e AMC dhe mjer ai popull.
    Manciste thot ka faj populli.

    Jo manciste se Mama jote ka mall e do me fol me ty e kte po shfrytzojne Krokodilat qe ne... Shqipot jemi Popull ku cdo Familje eshte e djegur nga Malli.. pra cdo Nene ka bijen ose birin larg e duan te flasin e ato fjale po i paguajne shtrenjte..

    Ke te drejte kur thua se duhet ditur ku do hedhur VOTA:

    plasa...

  18. #18
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E mer Brar mer Brar... me mire te bi me ble i Telefon Satelitor. Ble nje dhe kudo qe te jesh paguan 10$ min ( kaq ka qene perpara 3 vitesh) me kedo e kudo( po te duash i bie dhe me Marsin). A mer plak ai ven ka more fund me kohe. Ka more fund por me e bukura eshte se ata vete nuk e shikojne kete fund. Cfare pret mer burazer nga Vodafone ku Administrator eshte i BIRI i NANOS... bej baba te te gjaj...

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Cmimi i larte nuk eshte thjesht pasoje e shfrytezimit te monopolit ne shqiperi, por mbi te gjitha eshte pasoje e ambientit te pastabilizuar dhe informal te ekonomise shqiptare.

    Vertet ne amerike paguan me pak, por biznesi eshte teper i rregullt dhe formal, dmth fatura te vjen ne shtepi dhe shumica paguajne detyrimin qe kane, ndryshe kane pasoja. Ne shqiperi as adresat nuk jane te sakta, dhe nje individ mund te refuzoje te paguaje dhe prape s'do kete asnje lloj problemi. Kjo do te thote se ambienti ku behet biznes ne shqiperi eshte teper i pasigurte, dhe me risk teper te larte e si pasoje cmimet e reflektojne kete.

    Edhe ne amerike perqindjet e Credit Cards psh jane 4-5 here me te larta se ato te kredive bankare, dhe kjo reflekton pikerisht riskun e ambientit ku keto credit cards punojne. Dmth ato mund ti perdorin shume njerez qe nuk i paguajne dot borxhin me pas, apo njerez qe hiqen nga puna dhe me probleme te tjera financiare qe nuk do ti kualifikonin ata per nje kredi te rregullt me ineteres te ulet. A mos valle kjo quhet hajduteri ne amerike??! Aspak.

    Prandaj mos flisni gjithe kopetence per gjera qe nuk i dini apo nuk i kuptoni. Pozicioni juaj populist eshte pasardhesi me i denje i rrymes se mendimit komunist per ekonomine ku kapitalisti rrjep dhe shfrytezon popullin apo masat e gjera. E nqs ju veret mendoni se popullin shqiptar ne kete rast e vjedhin greket, atehere me keq akoma se komunizmi vertet ju ka lene me pasoja afatgjate ne botekuptim. Sepse nuk do shume tru ta kuposh se kjo nuk eshte ceshtje morali por ceshtje fitimi, te cilin askush nuk e mohon, dhe te gjithe kerkojne ta shfrytezojne sa te munden. Ne duhet te shikojme edhe anen pozitive te kesaj dhe ti japim meriten ketyre firmave qe bejne biznes ne shqiperi edhe pse ambienti eshte totalisht i papershtatshem. Sepse pas 1997 une habitem vertet se si keto firma kane guximin ta bejne kete, duke pasur parasysh se ato mund te vidhen dhe shkaterrohen fare mire nqs stabiliteti politik dhe shoqeror ne shqiperi prishet. Ja pra edhe nje risk tjeter teper i larte.

    Stabiliteti i shoqerise shqiptare dhe formalizimi i ekonomise do jene te vetmit faktore qe do ta rregullojne ate treg. Por me Don Kishote e Rrumpalla si Sala e co. filozofia e te cilit eshte "O me mua o kundra meje" nga e cila buron cdo destabilizim, konflikt i brendshem dhe anarki politiko-civile ekonomia ne shqiperi ska per tu stabilizuar kurre.

    Kushdo qe ka marre qofte edhe Econ 101 e kupton kete sitiuate.

  20. #20
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    O leshator...Te kuptoj riskun ekonomik te ketyre firmave, por kjo nuk justifikon aspak cmimet krahasuar keto me tregun ku ata ushtrojne aktivitetin e tyre.
    Cmimet e larte nuk mund te justifikohet aspak me stabilitetin politik te nje vendi, pasi KOSTOJA e ketij aktiviteti nuk ndryshon aspak kur marrim parasysh stabilitetin politik ekonomik.

    Per te mos folur pastaj per nje aktivitet ekonomik si ai i telefonise levizese ku kostoja pernqendrohet kryesisht ne blerjen e aparaturave( centralit, transmetuesve,) dhe qirase, se sa ne mirembjatjen e tyre.

    Nese mendon kostoja e mirembajtjes se nje sistemi, dhe qiraja justifikon cmimet atehere bie ndesh me te njejten kostoje te nje centrali dhe sistemi te tille ne europe apo amerike per te mos thene qe kostoja ne keto vende eshte mjaft me e larte se sa ne shqiperi.

    Infrastruktura financiare ne vendet perendimore eshte e tille per te ndihmuar konsumatorin dhe jo kompanine. Pasi nese ne USA ti e paguan direkt nga banka faturen ne shqiperi besoj se duhet te shkosh atje per ta paguar nese nuk jane futur pagesat drejteperdrejte me ane te bankes. E ketu kompania nuk ka ndonje kosto te madhe.

    Nese flasim pastaj per nga ana teknike eshte nje lupe qe nuk dalim dot, por po i bie shkurt qe kostoja e ketij centrali kufizohet vetem ne mirembajtje , dhe ne asgje tjeter.

    Ne te gjitha rastet nga ta sjellesh asgje nuk justifikon cmimet e larta.

    Une fola per aneksimin e ekonomise shqiptare nga firma italiane dhe greke.
    Ne nje rast te vecante fola per ALBTELECOM. Qe une te bej nje telefonate me p.sh FILIPINET...thirrja ime me thjeshte duhet te kaloje nepermjet nje centrali telefonit shqiptar per tu transferuar ne nje central telefonik satelitar ne GREQI, e pastaj ne FILIPINE.
    Pra si i thone ai i mesit luan rolin e vet ne ngritjen e cmimit. E njejta gje ndodh dhe ne rastet kur telefonata duhet te kaloje nepermjet nje centrali telefonik ne ITALI.
    Duke permendur faktet qe CENTRALET TELEFONIKE si ai i ALBTELECOMIT ashtu AMC dhe me siguri dhe Vodafone jane nga me te fundit , pra jane te nje niveli me ato te greqise apo italise, dhe nuk ka aspak vend per te zbatuar rregullen e treshit ne nje thirrje telefonike nderkombetare. Tani per te mos qene gjykues, nuk po gjykoj , por mund te them qe ne kete mes nderthuren interesa te disa kompanive qe fatekeqesisht jane te shteteve fqinje, dhe te disa personave me fuqi politike, dhe disa profesionisteve te telekomunikacionit. Shpesh here cmimet e larta justifikohen me koston e larte. Po sigurisht qe ka kosto te larte kur per te kapur veshin e co doren mbrapa kokes, jo sepse nuk di por sepse do ta besh dicka te tille.

    Kur diskutohej vite perpara per nje lidhje te ALBTELECOMIT me ane te satelitit nga e cila do te perfitonte dhe AMC ne uljen e kostove te thirrjeve telefonike nepermjet ALBTELECOMIT, inxh e televizoreve me llampa u hodhen perpjete duke thene qe nje gje e tille eshte e pamundur pasi nuk u justifikonte blerja e aparaturave etj... dhe se "ja ku eshte italia" dhe "mjaftojne fibrat optike"... dhe sot e kesaj dite , per te te marre Xhezua nga shqipera paguan me teper se sa une ketu per te marre KINEN.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë i tha hajduti mbretit?
    Nga morrison në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 13:46
  2. Nje plackites vjedhes ,Behet musliman duke vjedhur ne shitore !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 08:26
  3. Hajduti qe vjedh dyqanin lodrave te sexit!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 12:17
  4. Hajduti I Mengjesit
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •