Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Shoku lesh, pavaresisht se shume gjera nga ato qe thua me siper qendrojne, kjo sdo te thote qe ajo qe thua te kete vertetsi 100%. Diku me siper akuzoje disa te tjere si populist, por ju vet ktheheni ne populist kur arrini ne perfundime ekonomike qe jane fikse e s'behen me pasion, ashtu sic flet ti. Ndersa ne krahun e djathte, pasuesit e pd llogjikojne me menyren fshatare ku cdo gje socialiste o ramiste eshte hajdute dhe e korruptuar, ashtu dhe ti mundohesh ti justifikosh ca gjera qe ja bejne mu. Qe kompanite greke te celularve po i mbajne artificialisht cmimet lart, kjo dihet dhe gjendja monopol e tregut nga keto kompani nuk e ndihmon gjendjen. Sa per ate qe qekan gjynaf se po operojne ne nje shtet te paqendrueshem, kjo sqendron pasi rritjen me te madhe ne te ardhura qe kompania greke, se ca quhet ote a ca fakin emer ka, e kishte pikersiht nga te ardhurat qe i vinin jashte greqise, ok. Anyway, kapitalizem pa ligje qe e kthen vendin si wild wild west eshte vetem shqiperia. Populli ty te jep voten jo qe te fryhesh si gjeli maj plehut por qe te punosh si gjyqtar ku te ruash kapitalizmin ligjor nga rrjepja jo ligjore. Pse nuk e ngrini nje komision, ose kontrollin e shtetit qe keni, perse nuk e dergoni ti bej bilancet ketyre kompanive, dhe te llogaritet se sa eshte kostoja reale (duke perfshire dhe ato llafet e bukura qe na thua si investimete, siguracionin, rrogat e barkederrave greke a shqiptare) e telefonise celulare dhe sa eshte cmimi aktual, dhe nese del se po rripet konsumatori te gjobitet kompania. Kto komisione ekzistojne ne gjithe boten dhe ne ato vendet ku na permende me larte ti dhe jane keto ato qe e rregullojne tregun dhe e kthejne nje ekonomi nga nje etipit kaubojs ne shtet ligjor, e jo fushe e lire veprimi per spekulante te cdo lloji. Ca prisini ju ti beni kto gjera, revolucione....... Prandaj zoti lesh, thuj tos qypit se se ka mire kshu dhe nemos nje dite, nje tjeter do e haj dajakun. Ben mire qe ato specializimet qe i con poshte e larte per te honger dieta kot, le ti coje tamam ku te shifet se si veprojne keto komisione dhe te beni nje te tille pasi shqiperia ka nevoje absolute per te tille, vecanerisht kur dihet se peshkaqene te tille si vodagreku apo amagreku, mezi po presin qe te rregullohen sherbimet e ujesjellsit dhe energjise dhe nese me keto sherbime strategjike do aplikohet kapitalizmi qe ka shpikur tosi, nuk do shume mend se kush do jet perfundimi, nje 97 e re apo jo.

    So te fala gotes se xhinit

    Kroksi

  2. #22
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Djema, un vete dhe nej here po e them, mendoj se fajin e kane konsumatoret.
    Kerkesa dhe oferta.
    Nese AMC e di qe shqipot per icik pordhe apo dhe mall, do e paguajne telefonin 20$ minuti, ata do te ta japin 25, se e dine qe ashtu si e ke koken, te vene dhe festen.
    Zgjidhja eshte para syve, dhe nuk ka nevoje per nderhyrje nga shteti (qe mua me ben te dridhem) pasi konsumatori e ka vete ne dore.
    Mos ja bli karten.
    Mos ja bli telefonin.
    Mos ju abono.
    Tre muaj jo me teper, dhe e shef ti, si ulen cmimet.
    Lerini politikat, se nuk hyjne fare, nuk mund ti tregosh ti biznesit sa te fitoje dhe sa te humbe.
    Taksoje per fitimin, sa me i alrte aq em shume paguan taksa, dhe mbaroi nderhyrja e shtetit.
    Konsumatori eshte ne zoterim te armes me te fuqishme ne kapitalizem.
    Shqiptaret duhen ndergjegjesuar, dhe ta fillojne ta perdorin.
    Se ca ben AMC, dhe Vodafoni, eshte puna e tyre, ata per pare kan ardhur, e jo per shpirt te babes.
    Ti e un, mos u abononi tek ata, rri robi pa telefon 3 muaj, qofte dhe nje vit, se ashu kemi ndejt gjithe jeten, po nese ka qe duan ta paguajne 10$ minutin, le ta paguajne se mire te na behet.
    Pse nuk i themi dot JO?
    JO te madhe, dhe e dredhin ata se per pare kan ardh.
    Me zorr nuk ta jep njeri celularin, as Nano, as Sala, as Meta e as Greku.
    DO, pa e merr.
    S'do lerua ne dere.
    Nuk eshte buke qe s'ke nga e luan dhe te duhet se s'ben, eshte celular, eshte luks, se 28mije km katrore eshte e shkreta, me dale ne penxhere me gerthit te nigjojne ne Vermosh nga Saranda.
    Mjaft me socializem ku mbahen syte nga shteti, sidomos kur e shef qe shteti se rruan.
    Shteti te jete aty te shofe kontraten, ku ti ke firmosur.
    Nese Vodafone ose ti shkel kontraten, le te gjobitesh etj, etj, po nese ti e ke nenshkruar kontraten te paguash 10$ minuti, mire te te behet, s'ta ka as per borxh e as per detyre shteti te te heqi te drejten te jesh budalla.(lol)
    Eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut, e drejta epr te qene kercu nga truri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fringo : 03-10-2003 më 15:35
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #23
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Shteti eshte e vertete qe nuk mund ti percaktoje fitimin privatit pasi kalon ne diktature tregu por ne te njeten kohe shteti duhet te luaj nje rrol rregullatori ne treg nepermjet reformave apo formulave fiskale duke i inkluduar neper ligje apo amandamente. Ne rastin konkret Kontratat e lidhura ndermjet AMC, Vodafone me operatorin e telefonise fikse Albtelekom jane diskriminuese per kete te fundit e rrjedhimisht per shtetin shqiptar qe eshte pronar i Albtelekomit. Keto kontrata jane bere me qqellim te rrisin fitimin e operaroreve private ne kurriz te operatorit shteteror dhe kjo eshte shume e lehte per tu verifikur. Se dyti Qeveria shqiptare kur shef qe prej dy vitesh operimi ne treg asnje nga kompanite e telefonise mobile nuk aplikon ulje tarifash ne treg (ne menyre qe ti japi shansin nje biznesmeni shqiptar te paguaje aq para sa paguan dhe kolegu i tij gjerman, francez, amerikan apo grek, si dhe popullit te vendit qe qeveria udheheq) , atehere le te proçedoje ne atribuimin e nje liçence te trete ne menyre qe te rrisi konkurencen. Qeveria ka ne dore keto formula klasike dhe nepermjet tyre i vjen ne ndihme konsumatorit e ne te njeten kohe biznesit ne teresi pasi telekomunikacioni dhe informacioni jane baza e zhvillimit te ekonomise boterore. Ndaj dhe une sdo ta quaja me nje lluks perdorimin e telefonise mobile por nje nevoje teper te madhe per hapjen dhe zhvillimin e vendit tone.
    Jam gjithmone i mendimit qe menyra si po proçedohet ne Shqiperi quhet vjedhje ne menyre te organizuar ku bashkevjedhese me kompanite greke eshte dhe vete qeveria shqiptare me ne krye kryeministrin Nano.
    Just God Can Judge Me

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Nderhyrja e shtetit ne politikat e cmimeve eshte teper delikate dhe ne kete rast shkaterruese. Keto firma po bejne biznes ne nje ambient jashtezakonisht te paparashikueshem, te paqendrueshem dhe informal, ku eshte shume e vertete per tu gjetur e drejta.

    Prandaj keto firma nuk afrohen kurre ne Shqiperi nqs fitimet e tyre nuk jane te maksimizuara, ashtu sic eshte edhe risku i tyre. Cmimin e larte te telefonise se levizshme e percakton edhe vete kerkesa ne vend, e cila nuk do te paguante nqs nuk kishte nje perfitim. Pra cmimi nuk eshte artificial por eshte i bazuar mbi nje relate kerkese oferte si edhe mbi nje kosto biznesi. Synimi i ketyre firmave eshte qe ne vitet e para te sigurojne te ardhura qe do mbulojne teresisht kostot e tyre fikse, dmth investimet materiale te cilat kane nje risk te larte ne Shqiperi. Vetem atehere ato do fillojne te luajne me politiken e cmimeve qe percaktohet nga kostot e ndryshueshme qe perbejne kete investim.

    Kjo eshte per ata qe e kuptojne natyren e sjelljes se nje investimi, per ata qe nuk e kuptojne, po i kujtoj me nje gjuhe me te thjeshte se keto firma pervec efektit negativ qe kane, pasi japin idene e nje kostoje te larte komunikimi, kane me shume efekte pozitive. Jo vetem qe investimi i tyre eshte real, dhe realisht punedhenes e fitimprures, pra jo fallco si ai i firmave hajduto-piramidale, por eshte edhe investim teper i rregullt, dhe formal, dmth qe paguan taksa dhe detyrime ndaj shtetit si dhe i permbahet rregullave dhe ligjeve. Nga ana tjeter keto investime me fitimet qe sjellin jane menyra me e mire per te joshur investitore te tjere ne shqiperi qe perfundimisht do rrisin konkurencen, do ulin kostot dhe do punesojne me shume shqiptare. Keto kompani edhe pse operojne me kosto mjaft te larte per shqiptaret jane modele biznesi qe i thone investoreve te tjere "Ejani ne Shqiperi". Ky fenoman eshte mjaft i vlere pasi na ve ne perpara pergjegjesise se metejshme per te formalizuar tregun, dhe krijuar kushte gjithmone e me te pershtatshme per keto biznese ne shqiperi.

    Periudha e investime ne shqiperi eshte akoma ne faze tranzicionale dhe ambienti ku ato operojne nuk ka dale akoma nga kaosi dhe anarkia qe u fut mbas 92. Por ne kete ambient po duken shenjat e para te jetes, qe eshte totalisht e ndryshme nga jeta parazite (bingo-kafene) e 92-97 qe pllakosi shqiperine. Stabiliteti politik, investimet ne infrastrukture, liberalizimi i tregut dhe i shoqerise, prezenca e dhjetra bankave qe kane filluar te japin kredi me shumice (shenje tjeter stabiliteti) ne vend te hajduteve piramidale dhe informale, jane te gjitha shenja te ringjalljes ekonomike, te besimit ne suksesin ekonomik te nje investimi dhe krijimit te nje tregu dhe strukture strategjikisht e drejte dhe superiore.

    Sigurisht Shqiperia nqs nuk vazhdon te stabilizohet politikisht te gjitha keto do shkojne ne plehra. Nqs Dr Rrumpalla do aplikoje te njejten politike konflikti dhe sherri sic beri mbas 92, ne s'kemi asnje shprese per rregullim ekonomik. Sepse edhe nje Nano hajdut me keto firma eshte shume here me pozitive dhe fitimprurese per ne se nje Sali i ndershem idiot e i paafte me dhjetra firma piramidale nga pas qe te rrjepin edhe kacidhen e fundit ne mes te dites. Nqs mendoni se Saliu nuk e ben me ate gabim atehere me lejoni tiu them se akuaza per "budalla" bie mbi ju, qe prisni te vidheni 2 here si ne 97 per te arritur ne konkluzionin se ky njeri nuk ben per pushtet.

    Sic thone anglezet "First time, shame on you; second time, shame on me".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 06-10-2003 më 18:17

  5. #25
    afer detit Maska e Simpatikja
    Anëtarësuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    93
    Pershendetje miq te forumit!Persa i perket temes ne fjale,do te thoja se une personalisht,punoj ne nje kompani telefonike private,dhe normalisht biznesin kushdo fillon t'a ndertoje duke pasur fitim,ndryshe c'kuptim do kishte.Keshtu qe jo vetem kompanite private telefonike,por edhe ato shteterore,perfitojne.Qellimi i biznesit ky eshte,megjithate per disa eshte e pranueshme per disa jo,por ky eshte realiteti....!

  6. #26
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje...
    Nga nje bisede me nje nga ndertuesit ne Tirane ngela i shokuar nga menyra sesi u ushtronte bisnesi i ndertimeve.
    Po debatoja per cmimet e larta te apartamenteve, dhe se apartamente te tilla mund ti gjesh me lire ne Kroaci se sa ne Tirane shqiperi. Me shpjegoi sesi vileshin taksat dhe sesi bisnezmet i shisnin shtepia me cmime te larta per te balancuar taksen, ne menyre qe fitimi te ishte maksimal
    Gjate ndertimit te nje themi pallati 10 katesh, me 18 apartamente, shteti i merrte nje takse fikse, qe nukk mu tha se ne cfare perqindje ishte, por ishte bere nje llogari e perafert, ne vjeljen e takses. Pra nese tregatari i shiste apartamentet me nje cmim me te ulet se tregu, atehere vlera e takses nuk ndryshonte por ishte fikse, si rrjedhim cfare ndryshonte ishte vetem fitimi i ndertuesve. Kjo me tha eshte arsyeja pse cmimet jane te larta.
    Hapa syte sepse mendoja se TAKSA eshte ne porpocion me fitimin, dhe se varion nga fitimi, dhe jo FIKSE...Tani po kerkohej qe per ndertimet ne Tirane vlera e takses se vjelur nga shteti te ishte 2% ???????????!!!!!!!!!!!!!Do me thene 98% te futej ne dore te tregtarit?????!!!!Edhe ne qytete te tjera vlera e takses te ulej ne 1%. Eshte shteti qe nuk do taksa , apo me bejne veshet mua, apo jane shtetaret-bisnesmene-ndertues qe nuk duan te paguajne taksa....dhe te mbajne cmimet lart e me lart...
    Nje apartament ketu ku jetoj une me 1 dhome kushton 105 mije paund, afersisht 200 milion leke. Nje apartament ne tirane pas PD eshte shitur 160.000 dollare.... dhe nese kraheson taksat qe paguen ne angli me ate ne shqiperi te vjen per te qeshur.
    Sa shpirt bute qe jemi sa bujare qe jemi.

    Telekomi: Ne angli ble nje karte £5 =10 mije leke shqiptare, dhe flet me Shqiperine 50 min... do me thene ti kenaqesh dhe tregtari fiton para kur te shet karten...krahesoni pak me cmimet qe jane ne shqiperi...Moj kacolle ku na mblodhe...

  7. #27
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Një italian, grek, gjerman, mund të thotë se në Shqipëri minuta e komunikimit me celular është shtrenjtë, ose më saktë shumë shtrenjtë

    Në Shqipëri celularët sa në Francë

    Kompanitë e shesin minutën më shtrenjtë se në Itali e Greqi

    r.gj

    Tiranë

    Vetëm një francez mund të thotë se në Shqipëri një telefonatë me celular nuk kushton shtrenjtë. Një italian, grek, gjerman, mund të thotë se në Shqipëri minuta e komunikimit me celular është shtrenjtë, ose më saktë shumë shtrenjtë.

    Tabela në krah, në fakt, nuk ka nevojë për asnjë koment. Çdo fjali do të ishte e tepërt. Por tabela shpreh një logjikë ekonomike të papranueshme për një ekonomi që kontrollohet jo imponohet nga një qeveri, nga shteti. E gjithë kjo rrëmujë “vjedhëse” që ndodh me shqiptarët që kanë celularë është e menduar mirë dhe e zbatuar akoma më mirë. Qeveritë shqiptare menduan të privatizonin shoqërinë e vetme të telefonisë. Menjëherë pas privatizimit në treg u krijua monopoli i parë i këtij lloji. AMC ishte e vetmja në treg dhe të gjithë shqiptarët e mbajnë mend se një minutë telefonatë ishte më shtrenjtë atëherë. Më pas Qeveria vendosi të japë liçensën e dytë. Tregu nuk ishte më monopol, sepse u bënë dy kompani. Në fakt është prap monopol, por jo me nga 100 për qind të tregut. Por, pas këtyre privatizimeve fshihen shumë gjëra të tjera.

    Qeveria trumbetoi se shitja e AMC-së me një vlerë gati tri herë më të madhe se sa ajo e hapjes së tenderit ishte një sukses. AMC u shit rreth 80 milionë dollarë, nga rreth 30 që ishte parashikuar. Më vonë u trumbetua si sukses shitja me një vlerë shumë të madhe të liçensës së dytë të blerë nga Vodafone. Qeveria tha se kishte rritur ndjeshëm të ardhurat nga këto shitje. Por në të vërtetë ajo ia ka marrë të ardhurat shqiptarëve. Jo më kot, qeveria nuk e liberalizon tregun e telefonisë së lëvizëshme. Jo më kot është parashikuar që liçensën e tretë të celularëve ta marrë kompania që do blejë Telekomin. Sepse Telekomi do të vazhdojë të mbetet me borxhe, me probleme ligjore dhe do të vazhdojë të dështojë në privatizimin e tij. Qeveria fare mirë e di që një minutë bisedë me celular në Shqipëri shitet shumë më shtrenjtë se në Itali e Greqi. E di shumë mirë që një shqiptar ka një pagë shumë më të ulët se sa një francez apo gjerman. E di shumë mirë që liberalizimi i tregut, pra futja e disa kompanive të tjera që ofrojnë shërbimin celular, do të ulte çmimet. Dhe për të ndihmuar qytetarët e vet, vendos që tregu të mos liberalizohet, që liçensa e tretë të shitet bashkë me Telekomin (kur të shitet Telekomi…), që shqiptarët të pasurojnë përditë, me shifra kolosale, me qindra miliona dollarë vetëm dy kompani. Që të akuzosh qeveritarët për bashkëpunim të qëllimshëm me këto kompani, do të ishte vështirë për t’u provuar dhe ndoshta gabuar. Por të pranosh që tregu nuk po liberalizohet dhe, që shqiptarët shpenzojnë pafundësisht tepër për një minutë bisedë, kjo është fakt.


    Shqipëri
    Kosto e celularëve në lekë 72 lekë/minutë
    Dy kompanitë
    Kosto e celularëve me kartë 0.52 euro/minutë

    GREQI
    Kosto e celularëve në lekë 48.8 lekë/minutë
    Kompania Vodafone
    Kosto e celularëve me kartë 0. 33 euro/minutë

    Itali
    Kosto e celularëve në lekë 47.8 lekë/minutë
    Kompania Wind
    Kosto e celularëve me kartë 0.35 euro/minutë

    Francë
    Kosto e celularëve në lekë 74.8 lekë/minutë
    Kompania Orange
    Kosto e celularëve me kartë 0.55 euro/minutë

    Gjermani
    Kosto e celularëve në lekë 66.6 lekë/minutë
    Kompania T-Mobile
    Kosto e celularëve me kartë 0. 49 euro/minutë

    Në tabelë është parashikuar që një euro kushton 136 lekë, sipas kursit të fundit të këmbimit. Euro ka fituar pikë ndjeshëm ndaj lekut gjatë muajve të fundit.

    Nga gazeta "Panorama"
    .

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e altin uku
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    milano(itali)
    Postime
    25
    simpatike rrusho:
    te them nje gje.cdokush mund qe te filloje nje biznes por edhe biznesi ka kufirin e perfitimit.ne asnje vend te botes nuk eshte se ti mund te prodhosh nje produkt dhe ta shesesh me cimin qe te teket ty.
    ketu ne itali kam degjuar nje rast qe shoqerite e sigurimit kishin rene dakort per tarifat e siguracionit.shteti italian sapo e zbuloi kete gje i beri qe te mbyllen keto zyra.kjo eshte nje ngjarje para disa vitesh.
    ky eshte difekti yne qe te gjitha gjerat duam qe ti bejme persembrapshti.
    mund te me urresh ose dashurosh por indiferente te lutem mos te me qendrosh!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Cmimet e telefonise celulare ne Shqiperi jane teper te larta sepse mafia socialiste-terbaciote-mallakastriote-tepelenase eshte bere pale me kompanite e huaja ne kurriz te populllit te varfer shqiptar.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pse po zbuten çmimet e larta të celularit

    Bashkim Kopliku

    Kanë vërshyer, këto ditë, të dhëna “të gabuara” për tarifat e vendeve perëndimore për komunikimin me telefon celular. Fillimisht, mendova se kemi të bëjmë thjeshtë me gabime, por pastaj konstatova se të gjithë “gabimet” kishin një kahje: tarifat (çmimet) për vendet perëndimore paraqiten të rritura disa fish! Mendoj se mundësia (probability) që të kemi të bëjmë thjeshtë me gabime është shumë e vogël, e mundësia që të kemi të bëjmë me një mashtrim të qëllimshëm të publikut është shumë më e madhe. E vërtetë, po të kishim të bëjmë thjeshtë me gabime, rezultati do të ishte herë në kahje të rritjes së çmimeve në Evropë, e herë në kahje të zvogëlimit...

    ...Mendoj se qëllimisht botohen të dhëna të gënjeshtra, që çmimet e perëndimit të rezultojnë afër çmimeve në Shqipëri, të AMC dhe Vodafone, në mënyrë që të ulen si çmime relative të tyre (raporti i çmimit në Shqipëri me çmimet në perëndim). Duket se është një fushatë për të shuar indinjatën e opinionit publik, nga kritikat e bëra në drejtim të Entit Rregullator të Telefonisë, dhe qeverisjes në përgjithësi, për mos luajtje të rolit ligjor në uljen e çmimit tepër të lartë të shërbimit të komunikimit me celular. Ky disinformim kamuflohet me një formë e ton kritik të shkrimeve, që disinformuesi të bëhet i besueshëm dhe pastaj lexuesi të mos vejë re kryesoren, çmimet e gënjeshtra, gjoja të Perëndimit. Kështu, fenomeni i çmimeve tepër të larta të AMC-Vodafone, kërkohet të fshihet në mes morisë së çmimeve të tjera shqiptare, duke krijuar përshtypjen e një të keqeje si gjithë të tjerat, pra kurrë si një e keqe e veçantë, e dalluar edhe në realitetin shqiptar. Kjo fshehje e stërholluar e realitetit, ndihmohet dhe nga sfondi i sponsorizimeve televizive që anonçohen me shprehje tip: “Ky program u mundësua nga AMC apo Vodafone”, për anonçimin e të cilave nuk ngurrohet aspak t’u ndërpritet edhe biseda direkte personaliteteve më të larta. Këto sponsorizime përpiqen të krijojnë përshtypjen se, AMC-Vodafone janë “Nënë Tereza” e gjallë, që bëjnë bamirësi kudo në Shqipëri, bile sponsorizojnë edhe kanale televizive miliardere edhe kryetarë Bashkie Tiranë, edhe çfarë jo, duke na marrë mendjen për të harruar se janë duke u përdorur paratë e marra nga xhepat e vetë shqiptarëve të varfër.

    Mashtrimi me çmimet bëhet duke botuar çmime të bisedave me karta celulari, në vendet e Evropës Perëndimore, që rezultojnë jo më shumë se 50% më të larta se çmimi në Shqipëri, bile për ndonjë vend, si p.sh. Franca, na del se biseda me celular na qenka pak më e shtrejtë se te ne (pavarësisht se, në fakt, edhe biseda në Francë është më e ulët se në Shqipëri!). Pastaj loja vazhdon duke “kritikuar” situatën në Shqipëri, ku çmimi i AMC-Vodafone na qenka “disa përqind më i shtrenjtë se në Itali”, e duke vazhduar pastaj me qarje halli, për pagat e ulta në Shqipëri krahasuar me pagat në Evropë, e tjera e tjera halle tonat pa fund, por që, megjithëse janë fakte, përdoren, në këtë rast, për të hequr vëmendjen nga faji i mundshëm i qeverisjes dhe, natyrisht edhe i AMC-Vodafone. Fenomeni AMC-Vodafone fshihet në problemet pa fund të ekonomisë shqiptare, duke fshehur të vërtetën e të qenit kampion për çmime relative tepër të larta, shumë më të larta seç janë çmimet e tjera në Shqipëri. Shumë mallra e shërbime të tjera te ne, janë më shtrenjtë se në Perëndim, por nuk janë me disa qindra përqind më shtrenjtë, siç janë në fakt çmimet e AMC-Vodafone.

    Le të zbulojmë të vërtetën, duke u përqendruar te komunikimi me kartë, me që ai zë numrin më të madh të abonentëve në Shqipëri, duke u krahasuar me Italinë, fqinjën tonë. Rezulton se çmimet e AMC-Vodafone në Shqipëri, janë së paku, deri në 340% më të shtrenjta se në Itali, pra 4.4 herë më të shtrenjta. Në tabelën në vijim, janë dhënë çmimet për komunikimin me kartë telefonike, brenda Italisë, me çdo numër telefoni, pra mes kompanive të ndryshme, për tre kompanitë nga më të mëdhatë që operojnë në Itali. Nga çmimi i bisedës ekuivalente në Shqipëri, prej 0.52 euro/minutë (0.72 lekë/minutë), është zbritur çmimi përkatës i kompanisë në Itali, dhe është llogaritur diferenca ndaj çmimit në Itali, si në euro për 1 minutë, si dhe në përqindje. Lexuesi do të jetë në gjendje të shohë diferencat tronditëse:

    Vetë Vodafone në Shqipëri kushton dy herë më shtrenjtë se në Itali, për të qenë ekzakt, 108% më shtrenjtë. Situata është e ngjashme me Italinë edhe për të gjitha vendet e tjera të BE-së, me që Evropa e Bashkuar është një treg i hapur për vendet që bëjnë pjesë në të, prandaj nuk ia vlen të zgjatemi, në gazetë, me krahasime të tjera. Konkluzioni mbetet ai i botuari pak ditë më parë në “Panorama”: Enti Rregullator i Telefonisë dhe qeverisja në përgjithësi, duhet të merren seriozisht dhe me transparencë të plotë, me çmimet tepër të larta të AMC-Vodafone, me që këto kompani janë në situatë monopolistike në vendin tonë; derregullimi i tregut, pra dhënia e disa liçensave të tjera për telefoninë celulare, do të ishte zgjidhja më eficiente në kushtet tona.

    Studimet ekonomike dhe eksperienca botërore, vërtetojnë se monopolet nuk e kanë forcën e tyre vetëm në mundësinë për të diktuar çmimin në treg, gjë që buron nga mekanizmi i tregut. Monopolet, po u lanë pa kontrollin dhe rregullimin e detyrueshëm ligjor të qeverisjes, sundojnë jo vetëm tregun e mallrave dhe shërbimeve, por edhe opinionin publik, duke instaluar në vend një mafje të vërtetë. Fatkeqësisht, në Shqipëri, ka simptoma të këqija në këtë drejtim.

    Kompanitë italiane

    OMNITEL 0.25 euro/min
    108 për qind më lirë se në Shqipëri

    TIM 0.12 euro/min
    342 për qind më lirë se në Shqipëri

    WIND 0.14 euro/min
    271 për qind më lirë se në Shqipëri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #31
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    INFORMACION
    Pakete lidhje VODAFONE 2500 leke me 500 leke bisede
    Karte rimbushje VODAFONE 1000 leke
    Tregetari qe e shet i fundit e merr me 977 dhe e shet 1000 leke, super fitim.
    Numri 139 sherbimi per klientin qe duhet te ishte pa pagese paguhet si cdo telefonate tjeter.
    Nuk ke ku te ankohesh sepse te percjellin me buze ne gaz.
    Te dy kompanite celulare jane monopole dhe nuk i behet vone se popullit i boshatisen xhepat.
    Qeveritaret tane kane secili nje biznes dhe po vdesin per buken e gojes.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Albtelecom: Korrupsion me kartat telefonike

    Kartat prej 50, 100, 200 impulsesh, vazhdojnë të shiten nën dorë nga punonjës të postës tek tregtarët, të cilët i shesin tek dyert e tyre me një çmim më të shtrenjtë, duke ndarë bashkë fitimet. Ndërkohë, vetë punonjësit e postës shprehen se, nuk kanë karta telefonike!Vazhdojnë të rriten çmimet e kartave rimbushëse AMC dhe Vodafone nga 1000 lekë në 1050 lekë, kjo në një dyqan në qendër të Tiranës. Jo vetëm këto janë në rritje, por dhe çmimet e kartave 50, 100, 200 impulsesh. Kartat telefonike të "Albtelecomit", prej disa kohësh mund t'i blesh vetëm në treg të zi dhe me çmime të rritura. Pranë sporteleve të "Albtelecomit", tashmë prej disa kohësh, kërkesës për të blerë një kartë telefonike i kthehet një përgjigje "nuk ka", pa dhënë ndonjë arsye për këtë mungesë shërbimi. Aktualisht, një kartë telefonike me 50 impulse që duhet të kushtonte 350 lekë, të ofrohet kundrejt 600 lekëve, një kartë me 100 impulse që duhet të kushtojë 600 lekë blihet në treg të zi 800 lekë dhe një kartë 200 impulse që duhej të blihej kundrejt 1000 lekësh, po në tregun e zi mund ta blesh me 1600 lekë.

    Vetë filialet e postës nuk janë të furnizuara me karta telefonike me 50 ose 100 impulse, ndërkohë që në dyert e "Albtelecomit" dhe të postës, shiten karta të tilla me dyfishin e çmimit. Ku i marrin kartat këto tregtarë matrapazë që, sa gjejnë rastin dhe ngrenë çmimet në stratosferë? Kush i furnizon këta, ndërkohë që punonjësit e postës deklarojnë se nuk janë furnizuar akoma me këto karta telefonike. Mirëpo këta matrapazë që merren me shitjen e tyre, furnizohen diku, duke i marrë këto me një çmim të ulët dhe duke i shitur shumë më shtrenjtë. Mbase kjo punë mund të jetë dhe një bashkëpunim i punonjësve të postës, me tregtarë matrapazë, të cilët i marrin kartat tek posta dhe në vend që t'i shesin me çmimin që i shet posta, i shesin dyfish më shtrenjtë dhe këtë fitim mund ta ndajnë dhe midis tyre. Nuk jepen fonde për prodhimin e mjaftueshëm të kartave dhe detyrimisht, këto karta që prodhohen bien në duart e këtyre "sekserëve", të cilët i shesin sipas qejfit. Ka shumë hipoteza që mund të ngrihen për këtë problem, por është e mira që të vërtetohen nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Vetëm fakti që punonjësit deklarojnë se "kemi 2 muaj që nuk furnizohemi me karta" dhe, ndërkohë tek dyert e "Albtelecomit", nuk kalohet nga tregtarët matrapazë, të cilët të shohin një herë në sy dhe pastaj ta vënë çmimin e kartave.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Meta: Monumentet e korrupsionit mbrohen nga shteti

    “Një nga këto monumente është Albtelekomi. Janë vjedhur 7 miliardë lekë në këtë kompani”,

    D.Tanushi

    TIRANE- Ish-kryeministri Ilir Meta deklaroi dje në emisionin “Kontrast” në TV “ALSAT” se Albtelekomi përfaqëson një nga shembujt me skandalozë të korrupsionit dhe abuzimit në vend. Meta shtoi gjithashtu se, ka pasur një menaxhim abuziv të Albtelekomit në kohën që është drejtuar nga Dhimitraq Rafti, i cili aktualisht është zv/drejtor i kësaj kompanie. “Ne e kemi bërë atë shkarkim (të Raftit) sepse kishte një mungesë vullneti për të përgatitur Albtelekomin për privatizim. Ne kishim realizuar privatizimin AMC, kishim fituar tenderin “Vodafone” dhe kishim si synim privatizimin e Albtelekomit duke i dhënë licencën e tretë celulare. Po të ishte bërë privatizimi i Albtelekomit që në atë kohë, do të kishte ndodhur një modernizim i jashtëzakonshëm në vend. Kjo do të kishte çuar në liberalizimin e tregut që do të kishte nxitur konkurrencën dhe do të kishte sjellë edhe operatorë të tjerë të telefonisë fikse. Por kjo u bllokua nga mungesa e bashkëpunimit të ish-drejtorit (Dhimitraq Rafti)”, -tha Meta. Duke ju referuar disa të dhënave që ishin bërë publike nga një media private televizive mbi shpërdorimet e Albtelekomit, ish-kryeministri Ilir Meta shtoi se kjo kompani përfaqëson një nga monumentet më korruptive. “Sot ka monumente korrupsioni që mbrohen nga shteti dhe një nga këto monumente është Albtelekomi. Nuk kuptoj se ç’kuptim kanë fjalimet për korrupsion dhe keqqeverisje, kur janë vjedhur 7 miliardë lekë në këtë kompani”, -shtoi ai. Ish-kryeministri Meta foli gjithashtu edhe për çështjen çame, të cilën ai e pa si zgjidhje përmes zbatimit të traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Meta iu përgjigj gjithashtu pyetjes lidhur me disa fakte të publikuara në një mediat e përditshme ku shkruhet për disa përpjekje të përfaqësuesit greko-amerikan Nikolas Geixh për greqizimin e qytetit jugor të Sarandës. “Nëse ato janë të vërteta, padyshim tregojnë për një vizion arkaik. Dëshiroj që të mos jenë gjëra të vërteta, sepse askush nuk mundet që të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në Ballkan, që është në drejtimin e duhur dhe që vazhdimi i saj kërkon trajtimin sipas të njëjtave standarde të parashikuara”, -tha ai. Lidhur me raportin e fundit të BE-së, Meta kërkoi reflektim dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë. Ai shtoi se raporti i BE-së për vendin tonë nuk duhet justifikuar me deklaratat e disa përfaqësuesve të qeverisë sipas të cilëve “ky organizëm po penalizon Shqipërinë sepse vendi ynë ka dërguar trupa në Irak”.




    06/04/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Kreu i KLSH denoncon në prokurori krerët e Albtelekomit, për abuzime në marrëveshjet e interkoneksionit

    Denoncimi, 6 miliardë abuzime në Albtelekom


    Shekulli

    TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon në prokurori dëmin prej 6 miliardë lekësh, të shkaktuar nga Albtelekom. Sipas denoncimit që kreu i KLSH, Mustafa Kërçuku ka depozituar në prokurori, bëhet fjalë për disa marrëveshje interkoneksioni që janë kryer ndërmjet Albtelekomit dhe kompanive të telefonisë celulare, për ndarjen e fitimeve. Sipas kreut të KLSH, në këto marrëveshje janë shkaktuar dëme financiare në kurriz të shtetit, shuma totale e të cilave arrin vlerën e 6 miliardë lekëve të vjetra. Ndërkohë, ish- kreu i Albtelekomit në kohën kur janë lidhur këto marrëveshje, Dhimitraq Rafti i mohon këto akuza, duke e cilësuar punën e institucionit që ka drejtuar si shumë të ligjshme. Nga ana e saj, Prokuroria e rrethit Tiranë ka regjistruar kallëzimin e depozituar nga kreu i KLSH-së, Mustafa Kërçuku dhe është duke e shqyrtuar atë. Sipas burimeve zyrtare të prokurorisë së Tiranës mësohet se kallëzimi ndodhet në zyrën e prokurorit të rrethit Tiranë, Vexhi Muçmata dhe është ende duke u shqyrtuar prej tij.
    Kallëzimi
    Paraditen e djeshme, një përfaqësues i Kontrollit të Lartë të Shtetit është paraqitur në organin e akuzës së kryeqytetit, ku ka depozituar edhe kallëzimin penal në ngarkim të ish- krerëve të Albtelekomit. Sipas kontrollit të realizuar nga ana e KLSH-së ka rezultuar se për një periudhë dyvjeçare, Albtelekomi ka lidhur disa kontrata me shoqëritë e telefonisë celulare, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme shtetit. “Nga kontrolli i ushtruar nga janari i vitit 2001 deri në shtator të vitit 2003, rezulton se praktikat e marrëveshjeve të interkoneksionit midis shoqërisë “Albtelekom” sh.a dhe kompanive të telefonisë celulare e një agjencie rurale rezultojnë në favor të këtyre të fundit dhe në disfavor të kompanisë shtetërorë “Albtelekom” sh.a.”,- thuhet në kallëzimin e bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas kreut të këtij institucioni, Mustafa Kërçuku, dëmi i shkaktuar nga këto marrëveshje arrin shifrën e 6 miliardë lekëve të vjetra. Kërçuku ka deklaruar dje se në kallëzim ndodhen edhe emrat e personave që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë shkelje. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar që të tregojë emrat e personave që ka denoncuar pasi sipas tij, nuk duhet ndërhyrë në punën e prokurorisë. “Tashmë çështja është në dorën e prokurorisë dhe unë nuk mund të them emrat. Kjo do të prishte hetimin dhe personat përgjegjës mund të largohen nga Shqipëria”,- tha dje Kërçuku.
    Hetimi
    Pasi ka marrë në dorë denoncimin e KLSH-së, prokurori Vexhi Muçmata ka filluar shqyrtimin e dosjes. Gjatë ditës së djeshme nuk është bërë e ditur nëse prokuroria ka gjetur në këtë kallëzim elementë të veprës penale. Ndërkaq, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës bëjnë të ditur se pas shqyrtimit të dosjes do të vendoset nëse do të fillojë procedimi penal për ish-drejtuesit e Albtelekomit, të cilët akuzohen nga Kërçuku se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 miliardë lekësh të vjetra.




    10/04/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se hetimi i marrëveshjeve të paligjshme të ndërkomunikimit mes Albtelekomit dhe atyre dy kompanive tjera duhet të bëhet sa më parë dhe ata që kanë bërë një marrëveshje të tillë duhet të përgjigjen menjëherë për to dhe shtetit t'i kthehen paratë e vjedhura nga këto dy kompani.
    Këtu, unë shoh një korrupsion shumë të qartë dhe për këtë njerëzit që kanë bërë këtë marrëveshje duhet të dënohen menjëherë.
    Poashtu, edhe kompania tjetër celulare duhet të filloi menjëherë me shërbimet dhe tregu të liberalizohet sa më shumë që të jetë e mundur sepse liberalizimi sjell më shumë kompani e pastaj konkurrenca i shtyn që gjithmonë të shkojnë drejt uljes së çmimeve dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për të fituar sa më shumë klient në dëm të kompanive konkurrente.
    E njëjta gjë vlen edhe për tregun e Kosovës ku poashtu duhet të punohet me ngulm për kod lidhjesh ndërkombëtare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #36
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Keto direktivat e tua o dodon sdi se ne vesh te kujt do shkojn ose nuk do shkojn pasi aty ne ate vend te gjith degjojn e askush nuk vepron, te gjithe ankohen e ashkush nuk degjon.

    Aty po nuk u bene te pakten 3-4 operatore te mirfillte do kete gjithmone ngritje cmimesh. Por qe te kemi keto operator, na duhet te heqim qafe kryeoperatorin Fatos Nano, padrino-n Shqiptar, ai qe rrjep ate komb, bashke me gangsterat e tjere qe shtohen dhe pakesohen sipas rastit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #37
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Perveç faktit qe Vodafone eshte kthyer ne nje kompani telefonike 'hajdute' ajo eshte edhe nje kompani telefonike Greke. Per mua kjo e dyta eshte akoma edhe me shqetesuese, pasi ne Shqiperi ska kompani e shoqeri qe nuk vjedh. Kartat telefonike kush ka mundesi do i blej kush nuk ka mundesi nuk do t'i bleje. S'besoj se do heqe keq njeri pa folur me celular, me shqetesuese eshte kur vidhen dritat e uji, e ku rriten çmimet pa kurrfare limiti.
    Por fakti qe kompania me e madhe telefonike ne Shqiperi Vodafone eshte greke, tregon qe greket po kthehen ne imperialistet me te medhenj ne Shqiperi. Per me teper qe ata nepermjet Vodafone pergjojne te gjitha telefonatat Shqiptare. Ky eshte problemi kryesor per mendimin tim.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë i tha hajduti mbretit?
    Nga morrison në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 13:46
  2. Nje plackites vjedhes ,Behet musliman duke vjedhur ne shitore !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 08:26
  3. Hajduti qe vjedh dyqanin lodrave te sexit!!
    Nga con_uk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 12:17
  4. Hajduti I Mengjesit
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2004, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •