Kjo nuk eshte teme qe ka shume vend per diskutim, megjithate nga rendesia qe ka, mendova ta postoj ne krye te forumit.
MINISTRI I EMIGRACIONIT NE KANADA UL PIKET E PRANIMIT PER EMIRGANTET QE DUAN TE VIJNE NE KANADA DHE GJITHASHTU PROPOZON NDRYSHIME NE VENDIMET E MARRA NDAJ APLIKANTEVE PER ARESYE EKONOMIKE TE PREKUR NGA SISTEMI 75 PIKESH I VENE NE ZBATIM ME 28 QERSHOR 2002.
Ottawa, 18 Shtator, 2003 - Denis Coderre, Minister i Emigracionit ne Kanada, sot shpalli nje vendim shume te rendesishem dhe sugjerime ne lidhje me Aktin e Mbrojtjes se Rrefugjateve dhe Emigrimit ne Kanada (IRPA). Ky Minister njoftoi nje pershtatje te pragut kalues per aplikantet e specializuar (Economy Class). Gjithashtu po sot, ai propozoi masa te reja per perzgjedhjen e atyre aplikanteve qe u procesuan nën Aktin e meparshem te Emigracionit dhe u ndikuan nga pasojat e tranzicionit nje pasuan zbatimin e ndryshimeve te prezantuara ne 28 Qershor, 2002.
Ministria vendosi pragun kualifikues te Emigrimit Ekonomik ne 75 pike kur sistemi i ri i perzgjedhjes hyri ne fuqi ne 28 Qershor te vitit te kaluar. Sot, Ministri e zbriti kete prag ne 67 pike. Minimumi i pikeve te nevojshme per t'u kualifikuar per emigrim ne Kanada per ata aplikante te kesaj kategorie, per te cilet nje vendim perzgjedhes nuk eshte marre akoma, do te jete gjithashtu 67 pike.
Ky minimum i ri parashikohet te sjelle perfitime te konsiderueshme per ekonomine kanadeze si dhe do te mundet te plotesoje kuoten vjetore te pranimeve te percaktuar nga shteti kanadez.
Nje levizje shume vendimtare kjo per nje shtet i cili eshte ndertuar e mbahet nga emigrante. Ne te njejten kohe, duke konsideruar presionin e vazhdueshem te US mbi shtrengimin e ligjeve kanadeze te emigracionit, do te shtoja qe eshte dhe nje manover shume guximtare e per t'u admiruar.
Ju lutem njoftoni ata qe njihni te cilet aplikuan per emigrim ne Kanada ne 2001-2002 dhe morren nje pergjigje negative pas 28 qershorit pasi mund te perfitojne nga ndryshimet.
Shkrimi me lart u perkthye nga une dhe per te evituar ndonje ndryshim ne permbajtje gjate perkthimit (amator) do t'u rekomandoja te lexonit "Toronto Star" per nje lajm me te sakte e me detajues.
Fat te mbare gjithe aplikanteve shqiptare!
Krijoni Kontakt