Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb Politikane pa moral dhe gazetare te paskrupullt

    Politikanė tė pamoral dhe gazetarė tė paskrupullt


    Shkruan: Bekim Hysa

    Lexova artikullin e A. Stefanit ne gazeten Shekulli me date 29 Maj, te titulluar "Presidenti, korrupsioni dhe morali i politikes". Ne artikull, ai i qorton rende politikanet per mungese te theksuar morali dhe mendoj se shumica e pohimeve te tij jane te drejta. Por kjo nuk sjell ne fakt asgje te re. Te gjithe e dime pak a shume se politikanet jane pa moral dhe e pranojme nje gje te tille prej kohesh, madje duke e justifikuar me proverba qe nuk me duket e pershtatshme t“i permend ketu. Ne vete i kemi lindur e rritur keta politikane dhe i kemi vrare politikisht vetem pasi kemi vrare fizikisht shume veta midis njeri tjeterit. Edhe pse kemi degjuar se ne Perendim poltikanet kane moral, kjo na duket e pamundur.
    Ajo qe me duket e dobishme ne artikullin e Stefanit eshte se te njejtat konkluzione ne lidhje me mungesen e moralit ne politike i vijne per shtat medias shqiptare me shume se asnje institucioni tjeter. Nuk ka asnje insitutcion tjeter pas politikes qe te kete shfaqur me pak pandershmeri, indiference dhe ironi ndaj popullit sesa gazetat dhe televizionet shqiptare. Nga ana tjeter, nuk ka asnje institucion qe e ka mbeshtetur me shume politiken sesa media ne veprimet e saj anti popullore, korruptive dhe anti demokratike, sesa media.
    Po t“i hedhim nje sy historise se demokraciese ne me shume se dhjete vitet e fundit ne Shqiperi, del fare e qarte se gazetat dhe televizionet shqiptare nuk kane treguar as dhe me te voglen shenje morali ne aktivitetin e tyre.
    Nuk ka asnje fushate elektorale ne te cilen gazetaret shqiptare te mos kene marre hapur anen e nje partie politike. Ne manipulimet e votave, si ne zgjedhje ashtu edhe ne referendume, media ka qene e para qe ka heshtur ndaj tyre apo i ka justifikuar ato. Media shqiptare e ka furnizuar poltiken me shume se asnje institucion tjeter jo vetem me "sampista” qe jane gati te kryjene operacione speciale, por edhe me kolonele, gjenerale e admirale te cilet pas nje karriere "te suksesshme?ne sherbim te politikes jane graduar me gezim nga politika. Shume prej gazetareve jane ne fakt tani oficere rezerve te politikes. Ketu mund te kujtojme rastet ne te cilat gazetare te vecante jane caktuar te merren vetem me denigrimin e nje politikani te caktuar ne favor te nje politikani apo partie tjeter. Detyra e tyre ka shkuar deri aty sa ata te krahasojne ngjyren e syve te nje politikani me nje gje shume te ndyre.
    Nje numer gazetash jane shfaqur si fantazma vetem per fushaten elektorale dhe jane zhdukur ne te njejten menyre.
    Te gjithe e dime rolin mbeshtetese te gazetave dhe televizionit shqiptar ne favor te piramidave. Te gjitha gazetat, me perjashtim te Dites informacion, e cila falimentoi si ndeshkim, i mbeshteten dhe i ndihmuan piramidat shqiptare qe sollen si pasoje kthimin prapa te Shqiperise ne vitet 90 dhe vazhduan ta mbajne politiken te polarizuar. Kjo ndodhi sepse se pari, gazetat po luanin lojen e pamoralshme te politikes dhe se dyti, ato perdoren te gjitha mjetet e mundshme per te mbijetuar ne kushtet e nje mungese te theksuar profesionalizmi.
    Pas vitit 1997, gazetat dhe televizionet shqiptare vazhduan te mbeshtesin me zell padronet e tyre politikane. Jo vetem kaq. Shume here media shqiptare mbeshteten hapur edhe kriminele.
    Ne kete moment, kur Shqiperise i eshte refuzuar te integrohet ne cdo institucion euro atlantik dhe vendi yne mban "me krenari?vendin e kampionit ne Evrope per varferi, politika shqiptare injoron haptas te gjitha problemet jetike me te cilat ndeshet populli. Disa nga problemet me kryesore jane: korrupsioni, trafiku i njerezve, mungesa e stabilitetit, kriminaliteti, ngujimi i mijera njerezve, de jure per shkak te kanunit dhe de facto per shkak te mungeses totale te shtetit, paraliza e ekonomise pavaresisht nga ato qe thone gazetet, dhe deshperimi total i njerezve per shkak te kesaj situate dhe si pasoje e humbjes se plote te besimit ne politiken. Realisht, Shqiperia rron me te ardhurat nga emigracioni dhe shteti mbahet me ndihmat nga jashte dhe nga taksat qe vilen nga tregtaret e lodhur nga sistemi ne te cilin duhet te veprojne.
    Ne te njejten menyre mbijeton edhe media. Me ndihme nga jashte dhe me ndihme nga politika. Te gjitha problemet e mesiperme nuk jane mbuluar kurre seriozisht nga media shqiptare.
    Edhe pse kjo eshte situata, emisionet e lajmeve paraqesin politikane te shendoshe, elokuente dhe teper dashamires ne dukje. Dhe pas politikaneve vijne gazetaret qe pasi i bindin njerezit ne lidhje me miresine apo ligesine e politikanve ne raport me interesat e tyre, mundohen t“ua bejne jeten sa me te zeze e te veshtire qe te jete e mundur me kroniken e tyre te zeze teper te larmishme dhe plot detaje.
    Si politika, ashtu edhe media e kane humbur besimin ne popull per shkak te mungeses se moralit te tyre. Sipas nje studimi te shoqates per kulture demokratike ne 1998, shtypi shqiptar i kushton politikes dhe institucioneve qendrore me shume se 80 perqind te hapesires se tij. Gjithashtu, nje studim i koheve te fundit i organizuar nga fakulteti i sociologjise ve ne dukje gjithashtu se vetem 5.41 % e te rinjeve ne Shqiperi i besojne shtypit te shkruar shqiptar. Nje tregues tjeter eshte renia e vazhdueshme e tirazhit te gazetave qe nga vitit 1997.
    Si ne politike, ashtu edhe ne media, qytetari i thjeshte nuk ka as me te voglen influence dhe gazetat apo televizioni shqiptar i perzgjedhin intervistat me popullin sipas interesave te tyre politike.
    Si ne politike ashtu edhe ne media, varferia e popullit, qe eshte problemi me i dukshem, vazhdon te injorohet, dhe kur permendet, kjo vetem ne inetres te tyre te ngushte. Shume rruge riparohen dhe behen sistemime te reja vetem ne prag te fushatave elektorale apo si tani zgjedhja e presidentit. Kete pike e ka pershkruer Stefani shume mire. Persa i perket trajtimit te problemit te varferise ne media, nje realitet teper i prekshem, ne gjithe historine e medias shqiptare ka vetem "nje fushate"per raportimin e varferesie. Dy vjet me pare, Banka Boterore organizoi nje konkurs ne media per artikullin me te mire ne lidhje me varferine. Dhe sa "mallengjyese”ishte te shihje se si mbine artikujt ne gazeta, jo se gazetareve u dhimbsej populli i varfer, por se ai qe do te fitonte do te merrte 500 dollare. Kjo eshte e turpshme por askush nuk e thote. Eshte e qarte se nese populli eshte i varfer edhe media eshte e varfer dhe anasjelltas. Rastet e tjera te mbulimit te varferise me duket se jane shkruar per te nxjerre perfitim politik.
    Eshte interesante te vesh re se, ashtu si politika shqiptare ne gjithe historine e saj te dhjete viteve te fundit, nuk ka bere nje kompromis te dukshem midis te majtes dhe te djathtes ne interes te popullit (kujtojme ketu debatet pa kuptim per 28 e 29 nentorin): as gazetaret shqiptare te majte dhe te djathte nuk kane rene dakord midis tyre ne mbulimin e ndonje problemi jetik te tyre. Nese kane rene dakord ndonjehere, kjo ka qene vetem per interesin e tyre personal, psh piramidat. Kujtojme ketu nje shembull nga politika: I vetemi ligj i kaluar me te gjitha votat e deputeteve shqiptar ne parlament ishte ligji per shperblimin e deputeteve pas mbarimit te mandatit te tyre ne pranveren e vitit 1996. Vertete Parlamenti shqiptar ka miratuar njezeri disa rezoluta per Kosoven, por kjo ndodhi pasi Parlamenti Amerikan, madje edhe ai cek miratuan dokumenta njezeri. Vetem pasi NATO nderhyri ne Kosove, gazetaret shqiptare u bene nacionaliste te medhenje. Njelloj si politikanet, qe nuk guxojne te flasin ne favor te bashkeatdhetareve te tyre, gazetaret nuk guxojne te shkruajne ne favor te atdheut te tyre, sepse kane frike se mos i therrasin nacionaliste.
    Eshte e qarte se jo te gjithe mendojne njelloj per probleme te ndryshme. Por ne pranimin e nje fakti te dukshem, ose te nje vlere morale, te gjithe gazetaret mund te bien dakord. Po te lexosh artikujt e gazetareve shqiptare te duket sikur ata e kane bere shkollen fillore ne kontinente te ndryshme dhe ne kohera dhe epoka te ndryshme. Te njejten pershtypje ke edhe nga politikanet.
    Si politikanet po keshtu dhe gazetaret e ngrejne zerin per nje ceshtje vetem nese u preket interesi i tyre personal. Perndryshe, ne nuk marrim vesh gje se sa brutale dhe injorante eshte policia, sa e korruptuar eshte administrata dhe drejtesia, sa e tmerrshme eshte te detyrohes me force te ushtrosh prositucionin, sa e veshtire eshte te nxjerresh nje vize, dhe sa shume vuajne refugjatet shqiptare ne vendet fqinje vetem e vetem se politika dhe media e vendit te tyre nuk do t“ia di per ta. Gazetaret degjohen vetem nese ata luajne rolin e policit.
    Kohet e fundit, ne nje artikull ne gazeten Shekulli, gazetari M. Nano ngre pyetjen: A ka nepunes te ndershem ne administraten shtetrore? Duke dashur te mos e sulmoje hapur administraten, por duke gjetur nje menyre pak si ledhuatuese ndaj qeverise, pyetja e tij zbulon pa dashje nje te vertete te madhe: Ne e dime se e gjithe administrata eshte tejet e korruptuar dhe veshtire se ka mbetur njeri pa u korruptuar. Por , a mos valle, aksidentalisht, ndoshta rastesisht, per fat te mire, ka mbetur ndonje i paperlyer?
    Ne fakt ai donte te thote: Mos kujtoni se e gjithe administrata eshte e korruptuar. Nga disa mijera vete qe punojne e jetojne ne administrate, ekziston nje njeri, ndoshta dhe dy qe nuk jane korruptuar. Kjo ne fakt eshte plotesisht absurde. Te kenaqesh me faktin se nga gjithe administrata shqiptare kane mbetur disa njerez qe numerohen me gishta te pakorruptuar, eshte njelloj si te besh pyetjen: A kishte njerez te ndershem ne ish Byrone Politike? Natyrisht qe kishte. Por asgje nuk ndodhi per shkak te tyre.
    E njejta pyetje mund te ngrihet edhe per median shqiptare: A ka gazetare te ndershmem ne median shqiptare? Natyrisht qe ka. (Meqenese ra fjala, Stefani me duket nje prej tyre). Por asgje nuk ndodh sepse ata nuk kane as me te voglen fuqi.
    Mund te them se edhe ne politiken shqiptare ka njerez te ndershem, por ata nuk ndihen. Mund te jene edhe kryeministra, por nuk i lejon njeri te jene te ndershem dhe profesioniste. Per ta vendos partia e cila sic e dime nuk ka moral. Per gazetaret vendos organizata baze e partise se gazetareve e cila edhe ajo nuk ka moral.
    Ne veren e vitit 1996, gazetari Nexhmedin Spahiu po sillej verdalle sa nga nje gazete ne tjetren per te kerkuar qe t“i botojne nje artikull teper kritik ndaj piramidave. Meqenese ai kishte gjithashtu nje edukim prej matematikani, atij nuk i dilnin llogarite. Por edhe pse atij nuk i dilnin llogarite, kryeredaktoret e te gjitha gazetave i kishin bere llogarite njelloje si Sudja dhe Xhaferri dhe nuk e lejuan te botohej artikulli i Spahiut.
    Edhe ne keto momente media shqiptare i ka mbyllur te gjitha dyert ndaj moralit dhe te vertetes.
    E kush ne fakt duhet t“ia thote te verteten popullit. As politikanet as gazetaret te cilet kane te njejtin moral me ta. Nese gazetaret duan te provojne se kane deshire te kthehen tek morali dhe tek vlerat, le t“i japin hapesiren e duhur intelektuleve shqiptare qe dine ta thone te verteten dhe popullin qe te kete mundesi te tregoje plaget e tij.
    Nje nga eterit themelues te Amerikes, Xheferson tha njehere se po t'i duhej te zgjidhte midis nje shteti ku ka nje qeveri pa shtyp te lire, dhe nje shteti ku ka shtyp te lire dhe s'ka qeveri, ai do te zgjidhte me siguri te dyten. Duke e parafrazuar mund te them: Po te me jepej mundesia qe te zgjedh vetem njeren me moral nga te dyja, do te zgjidhja me mire nje shtyp me moral se sa nje politike me moral.
    E di me siguri se askush nuk ka te drejte t'i imponohet medias dhe t'i tregoje se cfare duhet te beje. Perndryshe nuk do te ishte e lire. Por si nje anetare i thjeshte i medias shqiptare mund te them: Media eshte i vetemi institucion ne nje demokraci qe duhet te veterregullohet. Pra te kete kapacitetin per te kritikuar veteveten. Nese ajo nuk e ka kete fuqi, mund te katandiset ne nje institucion me te korruptuar se doganat, sic mendon populli se ato jane.

    Tiranė, qershor 2002
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pafatyresia e gazetave eshte shume here me e madhe se ajo e politikaneve shqiptare. Pushteti i mediave eshte pushtet i paprekshem dhe i trashegueshem. Eshte shume e veshtire te "vesh drejtesi" ne media, pasi cdo perpjekje mund te perfundoje me 100 akuza shpifese se gjoja "po cenohet liria e shtypit". Shtypi shqiptar eshte ai qe eshte dhe une mund te them qe ajo gjendje e shtypit pasqyron shume mire gjendjen e shoqerise shqiptare. Nuk mund te presesh te lexosh gjera me vlere ne gazetat shqiptare ku lexuesit e saj jane kryesisht moshat e vjetra dhe pa arsimin perkates. Shoqeria shqiptare eshte ajo ku 40% e rinise eshte larguar dhe besoj ne po ato shifra eshte edhe largimi i shtreses intelektuale. Ka me shume intelektuale shqiptare ne mergim qe lexojne shtypin shqiptar ne Internet, se sa ne Shqiperi. (ky eshte obzervimi im)

    Asnjehere nuk e kam kuptuar se ku e gjejne gazetaret shqiptare apo "analistet" te drejten qe ti vene noten ngelese politikes, pasi keshtu mendojne se dalin vete me te moralshem dhe me qytetare. Sikur te postonim te gjitha mendimet e "analisteve" shqiptare ne faqet e forumit ne nje periudhe te caktuar kohe, do te mund te shihnit bllofin e mendimeve te pseudo-analisteve shqiptare qe dalin me nje mendim ndrysho cdo 24 ore.

    Nje tjeter gje qe bie ne sy ne shtypin shqiptar, eshte stili provincial i informimit, ku ne masen 90% te gjitha gazetat shqiptare mund te klasifikohen si "tabloids" ne Perendim. Gati te gjitha gazetat rendin pas sensacionit, pergjithesimeve, lajmit te paguar, konflikteve te provokuara nga shkrime, qe u lejojne gazetave te shesin me shume kopje.

    Per te dale tek pika tjeter, se cila eshte zgjidhja per mediat shqiptare per te dale nga kjo situate. Une mendoj se zgjidhje afatshkurter nuk ka, dhe zgjidhja e vetme afatgjate eshte ritja e standarteve te gazetarise, dhe mbrojtja e te drejtes se mireinformimit te qytetarit nga intelekuale te rinj shqiptare qe kane mbaruar shkollat e tyre per gazetari ne Perendim. E them kete jo sepse dua ti heq vize intelektualeve te vjeter shqiptare, por sepse ate kulture demokratike qe merr ne Perendim ne 5 vjet arsimim, nuk e merr dot ne jete te kaluar ne shoqerine shqiptare.

    Kultura demokratike nuk merret vetem nga librat, merret edhe nga jeta ne nje shoqeri demokratike. Lum ata shqiptare qe e kane patur kete fat, dhe mjere ata qe kane ngelur viktima te nje mentaliteti te vjeter mbytes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Cilet politikane do te dergonit me pushime ne Irak?
    Nga saimiri-uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 20:45
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 13:27
  3. Gazetare te huaj flasin pėr Shqipėrinė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 21:51
  4. Dhunohen dy gazetarė nė Gjirokastėr, Baze dhe Patozi
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 02:18
  5. Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •