Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    nje film italian ku aktoret flasin shqip.....

    Filmi artistik me metrazh të shkurtë “Maree” i regjisorit James Pelerito, me Luan Bexhetin në rolin kryesor, ka fituar çmimin "Grand Prize" për filmin e huaj në festivalin ndërkombëtar të filmit “THE RHODE ISLAND FILM FESTIVAL”. Filmi është xhiruar në Venedik të Italisë.


    Premiera e filmit “Maree” është shfaqur në muajin prill, në Nju Jork. Filmi tani është duke u shfaqur në Boston dhe Miami, kurse së shpejti do të jetë shfaqet edhe në Festivalin e filmit në Malibu dhe Montreal të Kanadës.


    Filmi “Maree” ka shënuar suksese edhe në festivale të tjera kinematografike. Kritika e filmit e ka vlerësuar lartë lojën dhe nivelin interpretues të Luan Bexhetit.


    Skenari i filmit ka temë shqiptare. Duket se ekspresiviteti, aktualiteti dhe vetë ritmi i çështjes shqiptare provokuan jurinë profesionale, e cila shpërbleu filmin “Maree”.


    Në këtë film aktori Luan Bexheti flet në gjuhën shqipe. Në këtë gjuhë flet edhe aktori i ri italian, i cili prezantohet në rolin e fëmijës Davide Murtas.


    Kritikët e artit filmik shprehen optimist përsa i përket sukseseve të reja të filmit "Maree". Ata vlerësojnë se jehona e sukseseve të filmit do të shtrihet edhe mëtej.


    ATDHEU IM ËSHTË DASHURIA


    Bexheti thotë se atdheu i tij është dashuria e shenjtë. Ai thotë se shpirti i tij është i mbushur me dashuri për njerëzit dhe për kombin që i takon.


    “Dëshiroj që botën artistike shqiptare dhe vetë artistët shqiptarë, t’ua ofroj amerikanëve dhe perëndimorëve. Kam ardhur në SHBA që të bëhem i famshëm dhe të hyjë në analet e Hollivudit”, thotë Bexheti, i bindur se një ditë do të jetë banor i qytetit të filmit.


    “Nuk kam frikë nga roli. Kur munden të tjerët përse të mos mundem edhe unë”, thotë ai.


    Aktualisht Luan Bexheti është duke luajtur dhe në teatër. Ai interpreton rolin e Dritan Malasit, në komedinë "SEXTET", me regji të Bekim Qelës dhe në produksion të Gentian Grezdës.


    Ai ka edhe faqen e vetë në internet: www.luanbegetti.com


    NJË DITË DO TË JEM BANOR I HOLLIVUDIT


    Aktori i njohur shqiptar Luan Bexheti, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka lindur në Odri të Tetovës më 1972. Si katër vjeçar ai së bashku me familjen vendoset në Norvegji, ku babai i tij punonte si mësues.


    Karrierën filmike e filloi në Norvegji, në vitin 1991, ku edhe i lindi idea për të stjudjuar aktrimin.


    Ca kohë ka qëndruar në Angli ku ka studjuar për aktrim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ka shkuar në vitin 1995, ku edhe ka kryer shkollën private "The Lee Strasberg Theatre Institute".


    Luan Bexheti deri tani ka regjistruar disa reklama për kompanitë e mëdha sikurse: BMW ne Itali, Levis Jeans, Thimoty's Coffee,7-up, Swiss Com, Toro soup's, Braun etj.


    Ai ka luajtur disa role në teatër përkrah aktorëve të njohur: Xhevat Limani, Timo Flloko, Uliks Fehmiu (djali i Bekim Fehmiut), Agim Biberaj etj.


    Ndër filmat që ka aktruar mund të veçohen: "Dr. Ambedkar," "Mollotov Samba", "Bitter Waves", " Pompeo", "The piano Tuner", "Ketchup Land".


    Për Bexhetin Amerika është hyrje në kuptimin e jetës. Ai thotë se është kapluar nga ritmi i saj dhe atje e ndjen veten të lirë si krijues.


    Luan Bexheti, i cili e ka shijuar atmosferën hollivudiane, thotë se pretendimet e tij janë që të futet në botën e “ustallarëve” të Hollivudit.


    “Jam i bindur se së shpejti do të arrij atje”, thotë ai.
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anëtarësuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    luan begetti....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  3. #3
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    luan bexhetin e kam pare tek drama Anatema dhe me ka lene mbresa te jashtzakonshme. tere shfaqja ishte e mrekullueshme po bexheti e luan rolin e diallit si te ishte vet djalli.
    suksese te me tejshme
    si dhe vajzes qe luajti engjellushen
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema të Ngjashme

  1. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  2. Kur Specialistet e Gjuhes Flasin si Amatore
    Nga Thatcher në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:15
  3. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Gjuha zyrtare e Shqiperise
    Nga XimiD në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 22:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •