Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19

Tema: Alzaimer

  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Alzaimer

    Cila eshte semundja Alzaimer?

    Semundja Alzaimer (AD) eshte nje semundje qe prek trurin, duke shkaktuar
    probleme per memorien, ndryshime ne sjellje dhe probleme ne te menduar.
    Megjithse AD mund tu ndodhe te rriturve, eshte me e perhapur ne njerezit mbi
    moshen 65 vjeē. AD prek personat ne te gjitha kulturat dhe ne te gjithe boten.

    Cilat jane simptomat e semundjes Alzaimer?

    AD fillon gradualisht. Simptomat perfshijne veshtiresi me memorien dhe veshtiresi per te perfunduar aktivitetin e zakonshem ditor.
    AD mund te shkaktoje disa ose te gjithe problemet e meposhteme:

    - konfuzion
    - paaftesia per te mesuar informacion te ri
    - gjykim i dobet
    - harresa per te treguar kohen ose si te shkosh ne nje destinacion
    - ndryshim ne sjellje dhe personalitet
    - perseritja e te njejtes pyetje shume here.

    Ēfare duhet bere ne rast se te afermit tuaj humbin memorien apo pesojne ndryshime te tjera?

    Eshte shume e rendesishme per ta Įuar kete individ me humbje memorie tek doktori apo infermerja per kontroll.
    Ka shume arsye per humbjen e memories. Disa probleme mund te trajtohen menjehere ndersa te tjerat mund te jene me serioze.
    Vetem klinikat mund te percaktojne ne se humbja e memories lidhet me semundjen Alzaimer.

    Hapa te tjere per tu marre:

    Personi qe ka humbje te memories dhe ata qe kujdesen per keta njerez shpesh ndjehen te frikesuar dhe pa shprese.
    Kini durim dhe jepni mbeshtetje e tregoni dashuri. Fjalet e embla jane me efektive se sa perseritja e direksioneve te thjeshta.
    Ndihmoni personin te krijoje nje shtepi te sigurte me objeke te shumta familjare perreth.
    Perkujdesja per nje nejri me semundjen AD eshte shume e veshtire. Kerkoni mbeshtetje dhe informacion.

    Per Sherbime dhe Programe:

    Kontaktoni qendren tuaj per te moshuarit, Keshillin e te moshaurve, apo Qendren e Sherbimit per te Moshaurit.

    Per Kontroll:

    Merrni ne telefon doktorin tuaj apo qendren tuaj shendetsore per kontroll.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    E mbani mend ate kengen qe kendojne femijet e vegjel amerikane?

    Ring around the rosie
    Pockets full of posie
    Ashes, ashes
    We all go down!

    Ky rrjeshti i fundit, We ALL go Down eshte pneumonic per pacientet me Down Syndrome(bebet qe ngjajne si mongoliane.)
    Do te thote qe pacientet me Down vuajne nga ALL=Acute Lymphatic Leukemia (leucemia) dhe rreth moshes 40 vjecare nje perqindje e tyre zhvillon semundjen e ALL (Alzheimer's disease).
    Kjo ndodh pasi ne Down syndrome, kromozomi 21 eshte prekur; zakonisht nje pjese e kromozomit 13 shkon tek 21(trisomy). Po ashtu, eshte vene re se ajo pjese e gjenit qe shkakton semundjen e Alzheimer ndodhet ne kromozomin 21-->prandaj kjo semundje shikohet ne pacientet me Down syndrome.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Humbja e kujtesės

    Nė disa raste sėmundja e trashėguar nga prindėrit

    Humbja e kujtesės, ja simptomat

    Sėmundja e Alzheimerit ose, ndryshe, siē njihet mė shpesh, humbja e kujtesės, lind pas moshės 65-vjeēare. Pėrqindja e popullsisė qė preket nė kėtė moshė ėshtė rreth 10 %. Pas kėsaj moshe, pėrqindja e popullsisė qė preket rritet 2% ēdo vit, pėr tė arritur rreth 50% nė moshėn 85-vjeēare. Sipas specialistėve, sėmundja ka raste qė lind edhe para moshės 65-vjeēare, por kėto raste janė tė rralla dhe karakterizohen nga histori tė veēanta. P.sh. pacienti mund tė jetė me sindromėn Down. Probabiliteti i kėtyre pacienteve me Down, pėr tu sėmurė edhe me alzheimer pas moshės 40-vjecare rritet shumė. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Pėrqindjet e popullsisė qė kap, janė tė njėjta pothuajse nė gjithė botėn. Prandaj nė Shqipėri kėta pacientė janė nė proporcion me popullsinė tonė, po aq saē janė nė Itali, USA etj.

    [b]Simptomat[b]
    Simptoma me e njohur e kėsaj sėmundjeje, ėshtė harresa, por simptomat janė tė shumta. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen gjithmonė e me shqetėsuese. Duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohen harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. P.sh. ėshtė harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e supermarketit, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi pa makinė, sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė. Tė sėmurėt me Alzheimer kanė njė karakteristikė qė e bėn mė tė vėshtirė diagnostikimin e tyre. Nė pėrgjithėsi nuk e pranojnė kurrė se janė sėmurė. Prandaj pacientė tė tillė zakonisht vijnė tė shoqėruar nga ndonjė familjar. Bėjnė batuta pėr tė zhvlerėsuar pse janė nė spital dhe iu duket e ēuditshme se si p.sh. gruaja, ėshtė fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen tėrėsisht nė rregull nė vetvete. Vetėm testet e ndryshme (tė cilat nė Shqipėri me siguri janė nė lindje e sipėr) mund tė nxjerrin nė pah deficitin e madh. Simptoma e dytė interesante e kėsaj sėmundje ėshtė anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalėve gjatė diskutimeve. Kjo simptomė, nė fakt, pėrbėn simptomėn e dyte kryesore me tė cilėn Alzheimeri mund tė lindė. Nė ato pak raste qė sėmundja nuk fillon me harresa, ajo mė sė shumti fillon me probleme gjuhėsore. Sėmundja bėn qė me kalimin e kohės pacienti tė evitojė gjithmonė e mė shumė fjalėt qė nuk i gjen dot dhe tė pėrdorė sinonime dhe pėrshkrime tė gjata pėr gjėra qė kanė fjalėn e vet. Simptoma e tretė ėshtė ēorientimi kohor dhe hapėsinor. Ndodh qė kur pyet pacientė si kėta, nė ēfarė muaji jemi, mund t’ia fusė kot fare. E gjithė kjo, me normalitetin qė karakterizon gjithė eksperiencėn e pacientėve tė kėtij lloji. Simptoma tė tjera janė: humbja e kapacitetit tė gjykimit logjik, ndryshime tė ēuditshme tė humorit, ndryshim i personalitetit (kėtė e ve re mirė kush ka shumė vite qė jeton me personin), humbje e dėshirės dhe iniciativės pėr tė bėrė shumė gjėra. Nuk duhet ngatėrruar me rėnien e aktivitetit tė moshės sė plakur. Ėshtė krejt anormale qė njė i moshuar tė humbasė interesin pėr ēdo gjė.
    Tė gjitha kėto simptoma lindin nė periudha tė ndryshme kohore dhe nuk kanė njė periudhė tė caktuar kohore. Ajo qė ėshtė mė e vazhdueshme nė tė gjithė rastet e sėmundjes, ėshtė fillimi me harresa, me probleme gjuhėsore ose me probleme tė detyrave tė thjeshta motore (zbėrthim i kėmishės etj).

    Pse lind
    Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sėmundje, por megjithatė janė hedhur hipoteza tė ndryshme: Sipas njė varianti thuhet qė lindja e sėmundjes ėshtė gjenetike; nė disa raste Alzheimeri pacientet kanė rezultuar me njė mutacion nė kromozomin 21. Ky kromozom ėshtė dhe ai qė shkakton sėmundjen Down, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshės 40 vjeē. Shkencėtarėt mendojnė se sėmundja mund tė jetė edhe virale. Ata mendojnė se virusi hyn nga hundėt pėr tė kaluar nė receptorėt e erės e mė pas nė bulbet e erės (brenda trurit) e mė pas nė pjesėn mė tė madhe tė trurit. Kjo hipotezė mbėshtetet nė goditjen e disa pjesėve tė caktuar tė trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnė tė theksuara gjatė autopsisė neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Nė trurin e pacienteve janė gjetur nivele tė larta alumini. Gjithashtu disa kripėra alumini tė vendosura nė koren e trurit tė disa kafshėve kanė krijuar matėsa neurofibrillare .

    Sistemi imunitar prodhon antitrupa pėr sėmundje

    Sipas specialistėve tė kėsaj fushe, sistemi imunitar nė njė periudhė tė caktuar tė jetės fillon tė prodhojė antikorpe qė shkatėrrojnė neuronet qė pėrdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri ėshtė komplet i izoluar nga substancat qė kalojnė nė gjak. Ēdo enė gjaku qė shkon nė tru vishet me degėzimet e qelizave gliale, tė cilat lejojnė kalimin e substancave tė caktuara dhe nuk lenė tė kalojnė pjesa mė e madhe e substancave dhe agjentėve patogjene. Kjo hipotezė hedh idenė e njė kolapsi tė barrierės, e cila fillon tė mos punojė si mė parė, duke lėnė tė kalojnė agjentė patogjenė toksikė qė vdesin neuronet.

    Shenjat e semundjes

    1-Memoria humbet ēo ditė e mė shumė
    2-Personi ka probleme gjuhėsore (harron fjalėt pėrkatėse dhe pėrdor tė tjera nė vend tė falės sė duhur)
    3-Pjesėn mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz
    4- Gjėrat e reja i mban mend me shumė vėshtirėsi
    5-Mund tė ketė konfiguracione (nuk di tė bėjė llogaritė)
    6-Nuk arrin tė shkruajė normal
    7-Mezi lexon
    8-Ka vėshtirėsi nė veshjen e rrobave tė trupit
    9- Me kalimin e kohės pacienti humb interesin nė gjėrat qė e rrethojnė dhe bėhet tėrėsisht konfuz.
    10-Mund tė ketė dhe halucinacione, probleme me urinimin dhe jashtėqitjen (inkontinencė).
    11-Nė fund fare, pacienti humbet edhe kontrollin e trupit tė vet thuajse nė ēdo aspekt.

    Humbja kujtesės

    Asnje diagnoze e sigurt pėr sėmundjen
    Deri me sot nuk ekziston njė diagnoze e sigurt. Pothuajse tė gjithė doktorėt nė vendet perėndimore nuk diagnostikojnė asnjė pacient qė vuan nga humbja e kujtesės. E vetmja siguri se sėmundja ėshtė pikėrisht ajo, merret pas vdekjes, me njė autopsi tė trurit. Eshtė shumė i rėndėsishėm diagnostikimi.

    Simptomat shfaqen njė nga njė gjatė viteve
    Simptomat e sėmundjes nuk janė akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohės. Kjo bėn qė familjaret mos ta vėnė re sėmundjen dhe tė justifikojnė ēdo gjė me moshėn e thyer. Nė Shqipėri kur personat arrijnė nė dyert e spitalit, sėmundja do jetė shumė mė e avancuar.

    Bioimazhet, edhe nė Shqipėri hyn teknologjia
    Nja faktor tjetėr i rėndėsishėm janė bioimazhet. Nė Shqipėri kėto kanė hyrė vetėm vitet e fundit. Zakonisht truri i kėtyre pacienteve mund tė jetė pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancė magnetike. Kjo metodė e tregon trurin shumė qartė. Deri mė sot ekziston vetėm njė aparat qė mund ta bėjė kėtė nė Shqipėri.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Alcajmeri

    Alcajmeri ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme, megjithatė, shkencėtarėt thonė se njė ilaē i ri mund tė ngadalėsojė procesin e pėrparimit tė saj.

    Alcajmeri ėshtė sėmundje nga e cila vuajnė rreth 4 milionė amerikanė. Sėmundja quhet progresive pasi gjendja e pacientit shkon gjithnjė duke u keqėsuar, pra ėshtė sėmundja ajo qė pėrparon. Njerėzit qė vuajnė nga kjo sėmundje, humbasin kujtesėn dhe aftėsinė pėr tė komunikuar, dhe pėr tė kryer veprimtaritė e pėrditėshme ata kanė nevojė tė madhe pėr ndihmė profesionale dhe familjare.

    74 vjeēarja Fransis Richmond vuan nga alcajmeri. Ajo harron ku i vendos gjėrat dhe e ka tė vėshtirė tė mbaj mend emrat e njerėzve qė takon.

    Doktor Stiven Sallouej pranė spitalit Braun shpjegon gjendjen e pacientėve me kėto simptoma. “Ata kanė problem me kujtesėn afatshkurtėr, pra nuk mbajnė mend atė qė sapo kanė lexuar nė gazetė, filmin qė sapo e kanė parė, apo mesazhet telefonike.”

    Tek shumė prej pacientėve me probleme tė tilla kujtese, pas pak vjetėsh Alcajmeri arrin shkallėn e zhvillimit tė plotė. Por njė ilaē i ri i quajtur Aricept po ndihmon nė ngadalėsimin e pėrparimit tė sėmundjes. Aricepti ndihmon qelizat nevore nė tru pėr tė komunikuar mė mirė mes njėratjetres. Ka pak kohė qė Aricepti pėrdoret gjeresisht nga personat e prekur nga Alcajmeri.

    Tek pacientėt qė vuajnė nga humbja e kujtesės afatshkurtėr, pra tek ata ku sėmundja ende nuk ka arritur zhvillimin e saj tė plotė, ilaēi Aricept u tregua i efektshėm, thotė doktor Ronald Petersen pranė klinikės Mejo. “Ky ėshtė demonstrimi i parė i aftėsisė pėr tė zmbrapsur simptomat e Alcajmerit. Tek shumica e personave qė morrėn pjesė nė studim pėrparimi i Alcajmerit u ndal pėr njė vit. Pra gjendja e pacientėve u bė e qėndrueshme”.

    Nė disa raste gjendja e tė sėmurėve qė morrėn Aricept u bė e qėndrueshme pėr deri 3 vjet. Shkencėtarėt thonė se tani qė ekziston mėnyra pėr ndaljen e pėparimit tė sėmundjes, mė shumė njerėz ka tė ngjarė tė shkojnė pėr analiza tek mjeku qė nė shenjat e parė tė humbjes sė kujtesės.

    "Shendeti"
    "Carpe Diem"

  5. #5

    Sėmundja Alzheimer dhe diagnostikimi

    Dihet se me gjithė pėrpjekjet dhe pėrparimet nė shkencė, Alzheimeri vazhdon tė jetė njė sėmundje e pashėrueshme. Ky ėshtė njė problem. Problemi tjetėr kryeresor ėshtė se kjo sėmundje gjithashtu nuk mund te parashikohet. Shenjat nėse njė pacient ka Alzheimer ose jo, mjekėt mund t’i dallojnė vetėm gjatė autospisė, pas vdekjes sė pacientit. Por njė studim i ri i kryer nga shkencėtarė nė universitetin Ghent tė Belgjikės tregon se analiza e lėngut tė shtyllės kurrizore mund tė jetė njė mėnyrė shumė e saktė pėr tė parashikuar Alzheimerin. Analiza duket premtuese. Madje disa ekspertė janė duke e quajtur atė zbulimin e shkekullit.

    Gjatė provave me 400 pacientė, shkencėtarėt arritėn tė parashikonin me saktėsi 100 pėrqind se cili prej pacientėve me humbje kujtese mund tė prekej nga Alzheimeri. Njė tru normal pėrmban rreth 100 miliardė qeliza nervore, qė janė pėrgjegjėse pėr kujtesėn. Sėmundja e Alzheimerit bėn qė kėto qeliza tė thahen e vdesin dhe rreth tyre grumbullohen proteina jo normale. Analiza zbuloi se 90 pėrqind e pacientėve me Alzheimer kishin (proteina jo normale) shenja tė sėmundjes nė lėngun kurrizor. Doktor Paul Aisen i universtitetit tė Kalifornisė nė San Diego thotė se vemendja tek kėto proteina jo normale tani ėshtė jo vetėm pėr kėrkime diagnostikuese por edhe pėr zhvillimin e trajtimeve dhe qė njė ditė tė gjendet njė kurė.

    Sipas OBSH-sė, nga Alzheimeri vuajnė mė shumė se 18 milionė njerėz nė botė, 5 milionė vetėm nė SHBA. Dhe ky numėr pritet tė dyfishohet deri nė vitin 2025.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Shkencėtarėt e Universitetit Oxford mund tė kenė gjetur njė mjekim tė ri kundėr Alzajmerit

    Shoqata e Alzajmerit thotė se rreth gjysėm milion njerėz nė Britani vuajnė nga sėmundja e Alzajmerit, qė prek trurin dhe qė shkakton humbje tė kujtesės dhe vėshtirėsi nė tė folur.

    Por shkencėtarėt e Universitetit Oxford mendojnė se mund tė kenė gjetur njė mjekim tė ri dhe tė pakushtueshėm, qė ngadalėson procesin e shkatėrrimit gradual tė qelizave tė trurit, qė ndodh tek tė sėmurėt me Alzajmer. Nga studimet e bėra kohėt e fundit, del se vitamina B, pėrveē vetive pėr tė patur njė lėkurė tė shėndetshme dhe muskuj tė fuqishėm, ndihmon edhe pėr ruajtjen e sistemit nervor tė njeriut.

    Vitamina B gjendet nė natyrė nė ushqime si vezėt, mishi dhe perimet e gjelbra. Gjatė ekperimentimit, pacientėve ju dha vitaminė B kompleks me pėrbėrje Acidi folik, vitamin B6 dhe B12 nė doza mė tė mėdha se ato qė rekomandohen nga Agjencia Britanike Standarti tė Ushqimeve dhe rezultoi qė tkurrja e turit u pakėsua me 30 pėr qind, madje tek disa me 50 pėr qind. Tani shkencėtarėt duan ta zhvillojnė eksperimentin me njė numėr mė tė madh pacientėsh.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    shume interesante ky studim shigjeta, ishalla tregon te njejta rezultate dhe per pacient te tjere
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    Njohja e dy apo me shume gjuheve vonon shenjat e Alzheimer

    Nje grup shkenctaresh kanadez kane zbuluar te dhena te rendesishme ne lidhje me zoterimin e dy apo me shume gjuheve dhe shfaqjes se simptomave te Alzheimer. Studimi i bere nga Instituti i Kerkimeve Rotman - Baycrest shqyrtoi te dhenat e me shume se 200 pacienteve te diagnostikuar me propabilitet per Alzheimer dhe zbuluan se ata qe flisnin vazhdimisht dy ose me shume gjuhe per nje kohe te gjate, i shfaqin simptomat e semundjes 5 vjet me vone ne krahasim me ata qe flasin vetem nje gjuhe. Studiuesit nuk deklarojne qe njohja e dy gjuheve ndalon Alzheimer apo forma te tjera te humbjes se funksionit te trurit (dementia), por ndihmon ne ngadalsimin e shfaqjes se simptomave per disa kohe. Truri i njerezve qe flasin dy gjuhe tregon gjithashtu shenja degjenerimi nga patologjia e Alzheimerit, gjithesesi aftesia e tyre per te komunikuar me dy gjuhe kompeson ne ngadalsimin e shfaqjes se simptomave te Alzheimer sic jane humbja e memorjes, konfuzioni dhe veshtiresia ne zgjidhjen e problemeve. Te dhenat, botuar ne revisten "Neurology", jane replikim i nje studimi te bere ne vitin 2007 me po te njejtat rezultate.

    permbledhur nga

    http://www.sciencedaily.com/releases...1108161226.htm
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    PESĖ FAZAT: Ēfarė duhet tė dini rreth Alzheimerit

    Shumica e njerėzve qė kanė humbje tė kujtesės nuk kanė njė diagnozė specifike. Por nėse keni informacion e duhur rreth gjendjes tuaj, mund tė bėni shumė mė shumė pėr tė frenuar pėrkeqsimin.

    Askujt nuk i pėlqen tė ndihet i pasigurt pėr shėndetin dhe humbja e kujtesės ėshtė padyshim diēka e frikshme. Prandaj, ėshtė e rėndėsishme tė kuptoni se si Alzheimeri ndikon nė tru, cilat janė shenjat tė cilave duhet t’i jepni rėndėsi dhe ēfarė mundėsish ka pėr tė minimizuar dėmtimin nga sėmundja.

    Ju njohim mė poshtė me fazat e kėsaj sėmundjeje dhe se ēfarė mund tė bėni.

    Faza e Parė – Ndryshime delikate nė tru

    Kjo fazė mund tė ndodhė diku nga dhjetė deri nė njėzet vjet pėrpara shenjave tipike klinike.

    Ajo ēfarė tashmė dihet ėshtė se ndodh njė grumbullim i disa proteinave tė caktuara, qė ėshtė toksik pėr trurin sepse vrasin neuronet.

    Prandaj, efekti i parė qė ka sėmundja e Alzheimerit ėshtė nė nivel mikroskopik, ku fillon tė formojė kėtė akumulim.

    Edhe pse shkencėtarėt ende nuk e dinė me siguri se kur gjatė procesit fillojnė tė krijohen kėto proteina, ata mund tė shquajnė praninė e tyre.

    Faza e Dytė – Alzheimeri paraklinik

    Pas fazės fillestare, patologjia grumbullohet me kalimin e viteve dhe tenton tė prekė trurin nė vende tė parashikueshme.

    Nė rastin e sėmundjes sė Alzheimerit, preket qendra tė kujtesės dhe zona pėrgjegjėse pėr kryerjen e detyrave tė thjeshta.

    Nė kėtė fazė, analizat e nevojshme tė shėndetit tė trurit, mund tė zbulojnė njė diagnozė specifike tė Alzheimerit.

    Faza e Tretė – Dėmtim i lehtė njohės

    Nė kėtė fazė, njė shumėllojshmėri e testeve njohėse pėrdoren pėr tė vlerėsuar zona tė ndryshme tė trurit.

    Deficite tė tjera qė mund tė zbuloni, pėrfshijnė vėshtirėsinė nė njohjen e personazheve nė njė fotografi.

    Megjithatė, nė jetėn e pėrditshme, individi mund tė jetė ende duke funksionuar normalisht, dhe askush tė mos e vėre re ende.

    Faza e Katėrt – Alzheimeri klinik

    Kalimi nė fazėn e katėrt ėshtė kur Alzheimer arrin pikėn ku fillon tė pengojė aftėsinė funksionale.

    Dėmtimi ėshtė nė atė shkallė ku pacientėt mund tė paguajnė dyfish njė faturė, tė harrojnė se ku po shkojnė, nuk dinė mė se si tė shkojnė nė dyqan apo tė kthehen nė shtėpi etj.

    Nė kėtė pikė, sėmundja konsiderohet tė jetė nė fazėn e saj tė butė.

    Faza e pestė – Rėnia progresive

    Faza e pestė e demencės ėshtė rėnia e ngadaltė dhe e vazhdueshme. Truri po tkurret, grumbullimi i proteinave rritet me ashpėrsi dhe pacientėt bėhen gjithnjė e mė keq.

    Pacientėt kanė nevojė pėr inkurajim pėr tė bėrė gjėra tė tilla si tė ushqehen shėndetshėm dhe ndoshta kanė nevojė pėr ndihmė tu veshur siē duhet.

    Ndėrsa sėmundja pėrparon, ndikimi pėrhapet nė seksione tė tjera tė trurit. Tani edhe detyrat mė tė thjeshta mund tė jenė tė pamundura.

    Nė kėtė fazė pėrfundimtare, pacientėt humbasin oreksin dhe bėhen indiferentė ndaj botės pėrreth tyre.

    Mungesa e lėvizjes ēon mė pas nė probleme tė tjera si pneumoni, infeksione, rėzime dhe fraktura.

    Cilat janė efektet e tjera tė Alzheimerit?

    Ata qė kanė sėmundjen e Alzheimerit priren tė kenė njė humbje tė konsiderueshme tė interesit pėr aktivitetet e tyre dhe shpesh kanė simptoma tė tjera psikologjike ose tė sjelljes si ankthi.

    Njerėzit me demencė e kanė tė vėshtirė tė gjurmojnė kohėn, mund tė frikėsohen dhe tė hutohen.

    Ata mund tė bėhen lehtėsisht nervozė, melankolikė dhe tė pėrjetojnė emocione tė tjera negative.

    Mund tė ndodhė qė njerėzit tė kenė psikoza, tė tilla si halucinacione vizuale ose paranojė.

    Pacientėt ecin mė pak, gjė qė ēon nė dobėsi tė mėtejshme, dhe ndėrsa sėmundja zhvillohet, ata fillojnė tė humbasin koordinimin, siē ėshtė aftėsia pėr tė ngarė biēikletėn.

    Kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė kritike qė sėmundja tė diagnostikohet herėt dhe tė krijohet njė plan gjithėpėrfshirės pėr tė ndihmuar personin tė jetojė nė maksimum dhe tė parandalojė lėndimet.

    Ēfarė duhet tė bėjė njė person nėse vėren kėto shenja?

    Nėse njerėzit vėrejnė ndonjė simptomė, ėshtė e domosdoshme qė ata tė konsultohen me njė profesionist mjekėsor sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe tė fillojnė procesin e diagnostikimit.

    Ėshtė jetike qė pacientėt tė motivohen dhe tė fillojnė tė bėjnė gjėra pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e pėrgjithshėm.


    Konica.al

    https://konica.al/2022/09/cfare-duhe...h-alzheimerit/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Zbulohet ilaēi pėr ngadalėsimin e Alzheimerit, ekspertėt e cilėsojnė historike

    Ekspertėt e kanė cilėsuar si njė moment historik ilaēin qė rezultoi efektiv nė ngadalėsimin e sėmundjes sė Alzheimerit.

    Kompanitė farmaceutike Eisai dhe Biogen kanė thėnė se ky ilaēi funksionon kur jepet nė fazat e hershme tė sėmundjes. Detajet e plota ende nuk janė publikuar, por duket se ilaci i propozuar ngadalėson ritmin e rėnies sė trurit.

    Bėhet fjalė pėr ilaēin lecanemab, krijuar pėr tė hequr grumbujt e proteinave toksike beta-amiloide nga truri i njerėzve qė preken me sėmundjen Alzheimer.

    Gjatė njė prove ku janė testuar mbi 1,795 vullnetarė nė fazat e hershme tė sėmundjes Alzheimer, tė cilėt u injektuan me lecanemab ēdo dy javė, ritmi i rėnies sė aftėsisė njohėse ishte ulur me 27%, krahasuar me tė sėmurėt e trajtuar me barnat qė pėrdoren aktualisht pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje, bedel dhe placebo, thanė kompanitė farmaceutike. Ata gjithashtu treguan se nivelet e proteinės toksike ishin ulur nė tru.

    Shefi ekzekutiv i Biogen, Michel Vounatsos tha se kjo u jep pacientėve dhe familjeve tė tyre shpresė se lecanemab, nėse miratohet, mund tė ngadalėsojė pėrparimin e sėmundjes sė Alzheimerit.


    TIRANApost

    https://tiranapost.al/shendeti/nje-i...imerit-i518823

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Zbulohet ilaēi i parė qė ngadalėson shkatėrrimin e trurit nga sėmundja e Alzheimer

    Lecanemab ėshtė ilaēi i parė qė sipas shkencėtarėve ėshtė konfirmuar se ngadalėson shkatėrrimin e trurit nga sėmundja e Alzheimer.

    Zbulimi, pas dekada kėrkimesh tė pasuksesshme, shėnon njė epokė tė re tė barnave pėr trajtimin e Alzheimerit, forma mė e zakonshme e demencės.

    Ilaēi, sipas studimit, funksionon nė fazat e hershme tė sėmundjes. Lecanemab sulmon proteinat e dėmshme qė krijohen nė trurin e njė njeriu qė ka Alzheimer.

    Njė nga studiuesit kryesorė nė botė, Prof John Hardy, tha se ky zbulim ishte historik dhe se tashmė do tė nisė zhvillimi i terapive tė Alzheimerit. Edhe Prof Tara Spires Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha po ashtu se rezultatet ishin mbresėlėnėse. “Ne kemi pasur njė shkallė dėshtimi 100% pėr njė kohė tė gjatė,” u shpreh ajo.

    Aktualisht, njerėzve me Alzheimer u jepen ilaēe tė tjera pėr tė ndihmuar nė menaxhimin e simptomave tė tyre, por asnjėra nuk ndryshon rrjedhėn e sėmundjes.

    Lecanemab ėshtė njė antitrup, si ato qė trupi prodhon pėr tė sulmuar viruset, ose bakteret, qė ndihmon sistemin imunitar tė pastrojė amiloidin nga truri.

    Amyloid ėshtė njė proteinė qė grumbullohet nė hapėsirat midis neuroneve nė tru dhe formon pllaka qė janė njė nga shenjat dalluese tė Alzheimerit.

    Testi nė shkallė tė gjerė pėrfshiu 1795 vullnetarė me Alzheimer nė fazėn e hershme.

    Rezultatet, tė paraqitura nė konferencėn e provave klinike mbi sėmundjen e Alzheimerit nė San Francisko dhe tė botuara nė New England Journal of Medicine, tregojnė se sėmundja vazhdoi t'u grabiste njerėzve fuqinė e trurit, por kjo rėnie u ngadalėsua me rreth njė tė katėrtėn gjatė 18 muajve tė trajtimit.

    Tė dhėnat tashmė po vlerėsohen nga rregullatorėt nė SHBA, tė cilėt sė shpejti do tė vendosin nėse lecanemab mund tė miratohet pėr pėrdorim mė tė gjerė. Zhvilluesit, kompanitė farmaceutike Eisai dhe Biogen, planifikojnė tė fillojnė procesin e miratimit nė vende tė tjera vitin e ardhshėm.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/shendeti/zbulo...undja--i520594

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Sėmundja e Plakjes sė Trurit – Pėrse Prek mė Shumė Gratė

    Quhet ndryshe sėmundja e harresės dhe mund tė shfaqet papritur tek kushdo.

    Alzaimeri, shkakton probleme tė memories pėr shkak se njė pjesė e trurit plaket.

    Duke mos pasur kėshtu mundėsi tė kryejė mė shumė funksione normale qė nga tė menduarit kthjellėt deri tek proēeset e pėrditshmėrisė.

    Pėrhapja e shpejtė dhe pa shkak e ka bėrė kėtė sėmundje akoma edhe mė tė rrezikshme.

    Gjithsesi sipas mjekėve tek gratė ky fenomen ėshtė shumė mė i zhvilluar se tek burrat.

    Nė kėtė artikull AgroWeb.org ju sjell nė vėmendje pikėrisht kėtė ēėshtje.

    Pėrse prek mė shumė gratė dhe ēfarė kėshillojnė ekspertėt.

    Si zhvillohet tek gratė

    Kėto probleme konjitive tė trurit dhe memories shfaqen veēanėrisht tek gratė sipas ekspertėve.

    Lidhja mes sėmundjes dhe gjinisė femėrore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit tė estrogjenit.

    Sipas mjekėve marrėdhėnia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve ėshtė e komplikuar.

    Kjo pasi shumė studime kanė treguar se pikėrisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sėmundje tė tilla, por deri nė njė pikė.

    Megjithėse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatė viteve mund tė ēojė nė stimulimin e sėmundjes sė Alzaimer.

    Gjatė jetės niveli i estrogjenit nė trup zhvillohet nė mėnyra tė ndryshme, pra nė periudha mė tė hershme ėshtė mė i lartė.

    Ndėrsa gjatė dhe pas menopauzės kur niveli i kėtij hormoni bie, trupi nuk ka mė njė mburojė ndaj sėmundjeve tė kujtesės dhe trurit.

    Humbja e kėtij hormoni e bėn trurin mė tė ndjeshėm ndaj sulmeve dhe lodhjeve tė brendshme apo tė jashtme qė e shkatėrrojnė atė.

    Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumė ērregullime tė tjera qė shkaktohen si pasojė e moshės.

    Kėtu pėrmendim problemet me frymėmarrjen apo sėmundjet si ishemia.

    Truri gjithashtu humb aftėsinė pėr tė pėrpunuar nivelet e glukozės dhe pėr tė furnizuar veten me energji.

    Kjo ėshtė njė simptomė specifike e sėmundjes sė Alzaimerit.

    Gjithsesi sipas mjekėve ka edhe faktorė tė tjerė qė e zhvillojnė kėtė sėmundje, ndėr to ėshtė faktori gjenetik apo mosha.

    Si ta parandaloni

    Pėr ta parandaluar sa mė shumė qė tė jetė e mundur kėtė sėmundje, ekspertėt rekomandojnė disa hapa tė thjeshtė pėr t’i ndjekur.

    Ushtrohuni

    Merruni gjithnjė me aktivitet sportiv, mundohuni tė ecni tė paktėn 1-2 orė nė ditė, nė natyrė.

    Vrapi ėshtė gjithashtu njė mėnyrė e mirė pėr tė mbajtur trurin dhe trupin larg sėmundjeve.

    Gjumi i qetė

    Pagjumėsia mund tė jetė njė faktor qė shton rrezikun e prekjes nga sėmundjet e kujtesės.

    Ėshtė e rėndėsishme tė keni njė regjim tė qetė teksa flini.

    Mjekėt rekomandojnė tė paktėn 8 orė gjumė pa ndėrprerje ēdo natė.

    Menaxhimi i stresit

    Periudhat e vazhdueshme nėn presion apo stres ndikimin e parė e kanė nė tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa mė shumė kėto episode.

    Sa herė qė tė ndiheni tė stresuar merruni me ndonjė aktivitet sportiv apo ecje nė natyrė nė mėnyrė qė tė mbroni trurin tuaj.

    Pėr mė shumė mėnyra tė detajuara rreth parandalimit tė sėmundjeve si Dementia apo Alzaimer, AgroWeb.org ju kėshillon tė lexoni kėtu.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/semundja...e-shume-grate/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Sėmundja e Plakjes sė Trurit – Pėrse Prek mė Shumė Gratė

    Quhet ndryshe sėmundja e harresės dhe mund tė shfaqet papritur tek kushdo.

    Alzaimeri, shkakton probleme tė memories pėr shkak se njė pjesė e trurit plaket.

    Duke mos pasur kėshtu mundėsi tė kryejė mė shumė funksione normale qė nga tė menduarit kthjellėt deri tek proēeset e pėrditshmėrisė.

    Pėrhapja e shpejtė dhe pa shkak e ka bėrė kėtė sėmundje akoma edhe mė tė rrezikshme.

    Gjithsesi sipas mjekėve tek gratė ky fenomen ėshtė shumė mė i zhvilluar se tek burrat.

    Nė kėtė artikull AgroWeb.org ju sjell nė vėmendje pikėrisht kėtė ēėshtje.

    Pėrse prek mė shumė gratė dhe ēfarė kėshillojnė ekspertėt.


    Si zhvillohet tek gratė

    Kėto probleme konjitive tė trurit dhe memories shfaqen veēanėrisht tek gratė sipas ekspertėve.

    Lidhja mes sėmundjes dhe gjinisė femėrore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit tė estrogjenit.

    Sipas mjekėve marrėdhėnia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve ėshtė e komplikuar.

    Kjo pasi shumė studime kanė treguar se pikėrisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sėmundje tė tilla, por deri nė njė pikė.

    Megjithėse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatė viteve mund tė ēojė nė stimulimin e sėmundjes sė Alzaimer.

    Gjatė jetės niveli i estrogjenit nė trup zhvillohet nė mėnyra tė ndryshme, pra nė periudha mė tė hershme ėshtė mė i lartė.

    Ndėrsa gjatė dhe pas menopauzės kur niveli i kėtij hormoni bie, trupi nuk ka mė njė mburojė ndaj sėmundjeve tė kujtesės dhe trurit.

    Humbja e kėtij hormoni e bėn trurin mė tė ndjeshėm ndaj sulmeve dhe lodhjeve tė brendshme apo tė jashtme qė e shkatėrrojnė atė.

    Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumė ērregullime tė tjera qė shkaktohen si pasojė e moshės.

    Kėtu pėrmendim problemet me frymėmarrjen apo sėmundjet si ishemia.

    Truri gjithashtu humb aftėsinė pėr tė pėrpunuar nivelet e glukozės dhe pėr tė furnizuar veten me energji.

    Kjo ėshtė njė simptomė specifike e sėmundjes sė Alzaimerit.

    Gjithsesi sipas mjekėve ka edhe faktorė tė tjerė qė e zhvillojnė kėtė sėmundje, ndėr to ėshtė faktori gjenetik apo mosha.


    Si ta parandaloni

    Pėr ta parandaluar sa mė shumė qė tė jetė e mundur kėtė sėmundje, ekspertėt rekomandojnė disa hapa tė thjeshtė pėr t’i ndjekur.

    Ushtrohuni

    Merruni gjithnjė me aktivitet sportiv, mundohuni tė ecni tė paktėn 1-2 orė nė ditė, nė natyrė.

    Vrapi ėshtė gjithashtu njė mėnyrė e mirė pėr tė mbajtur trurin dhe trupin larg sėmundjeve.

    Gjumi i qetė

    Pagjumėsia mund tė jetė njė faktor qė shton rrezikun e prekjes nga sėmundjet e kujtesės.

    Ėshtė e rėndėsishme tė keni njė regjim tė qetė teksa flini.

    Mjekėt rekomandojnė tė paktėn 8 orė gjumė pa ndėrprerje ēdo natė.

    Menaxhimi i stresit

    Periudhat e vazhdueshme nėn presion apo stres ndikimin e parė e kanė nė tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa mė shumė kėto episode.

    Sa herė qė tė ndiheni tė stresuar merruni me ndonjė aktivitet sportiv apo ecje nė natyrė nė mėnyrė qė tė mbroni trurin tuaj.

    Pėr mė shumė mėnyra tė detajuara rreth parandalimit tė sėmundjeve si Dementia apo Alzaimer, AgroWeb.org ju kėshillon tė lexoni kėtu.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/semundja...e-shume-grate/

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Pėr: Alzaimer

    Alzheimer ėshtė njė sėmundje kronike qė prek sistemin nervor dhe shkakton dėmtim tė rėndė nė funksionet e trurit, veēanėrisht nė ato qė kanė tė bėjnė me kujtesėn, kujdesin, mendimin, sjelljen dhe aftėsinė pėr tė kryer aktivitete tė pėrditshme.

    Sėmundja e Alzheimerit fillon zakonisht me humbjen graduale tė kujtesės sė shkurtėr afatit dhe me ndryshime nė personalitet dhe sjellje. Personat qė vuajnė nga ky sėmundje gradualisht humbin aftėsinė pėr tė kujtuar detaje tė rėndėsishme, si emra dhe vende, dhe mund tė hasin vėshtirėsi nė kryerjen e detyrave tė pėrditshme.

    Simptomat e tjera tė sėmundjes sė Alzheimerit pėrfshijnė humbjen e aftėsisė pėr tė kuptuar dhe vlerėsuar informacionet, humbjen e aftėsisė pėr tė kryer kalkulime tė thjeshta dhe humbjen e aftėsisė pėr tė kuptuar dhe pėrdorur gjuhėn.

    Sėmundja e Alzheimerit vazhdon tė jetė njė sfidė kryesore pėr sistemin shėndetėsor global, duke pasur parasysh rritjen e popullsisė sė moshuar nė shumė vende. Nė kėrkimet shkencore aktualisht po punohet pėr tė identifikuar shkaqet e mundshme tė sėmundjes dhe pėr tė zhvilluar trajtime mė efektive dhe mė efikase. Gjithashtu, edukimi dhe ndėrgjegjėsimi i popullsisė nė lidhje me kėtė sėmundje dhe faktorėt e rrezikut mund tė ndihmojnė nė parandalimin e saj dhe nė trajtimin mė tė mirė tė pacientėve.

    Nuk ekziston njė pėrgjigje e saktė dhe unike pėrse disa njerėz prekin mė shumė gratė sesa burrat, por kėrkimet shkencore kanė treguar se kjo mund tė ndodhė pėr shkak tė disa faktorėve biologjikė, psikologjikė, dhe shoqėrorė.

    Disa nga faktorėt biologjikė qė mund tė ndikojnė nė prekjen e shpeshtė tė gratėve pėrfshijnė nivelet e larta tė hormoneve si estrogeni dhe oksitocina, si dhe ndryshime nė trurin e zonave qė pėrpunojnė informacionin taktile. Nė pėrgjithėsi, gratė janė mė ndjeshme nė zonat e prekjes nė krahasim me burrat.

    Faktorėt psikologjikė mund tė pėrfshijnė stereotipet gjinore dhe pritshmėritė shoqėrore rreth roli qė duhet tė luajnė burrat dhe gratė nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Kėto pritshmėri mund tė ēojnė nė sjellje tė ndryshme nė ndjekje tė roleve gjinore, pėrfshirė nė mėnyrėn e prekjes.

    Ndėrkohė, faktorėt shoqėrorė mund tė ndikojnė nė mėnyrė tė ndryshme nė marrėdhėniet ndėrmjet burrave dhe grave nė kulturat e ndryshme dhe nė ndryshimet nė raportet e fuqisė dhe hierarkisė gjinore.

    Nė pėrgjithėsi, prekja e shpeshtė e gratėve nga burrat mund tė jetė shprehje e ndryshimeve biologjike, psikologjike dhe shoqėrore, dhe ndonjėherė mund tė shėrbejė si njė formė komunikimi dhe shfaqje afektiviteti nė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve. Megjithatė, prekja pa leje, e detyruar ose e dhunshme ėshtė njė sjellje e papranueshme dhe e dėmshme pėr gratė dhe pėr ēdo person.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Dietat me shumė proteina ju mbrojnė nga sėmundja e Alzheimerit

    Ēdo njeri e din se proteinat janė tė mira pėr muskuj – por gjithashtu ato janė tė mira pėr trurin tuaj, thonė hulumtuesit australianė.

    Ata kishin analizuar dietat e mė shumė se 500 tė rriturve dhe kanė konstatuar se ata tė cilėt hanė sasi mė tė mėdha tė proteinės kanė nivele mė tė ulėta tė amiloidit beta – paraardhės i Alzheimerit – nė trurin e tyre, transmeton Telegrafi.

    Hulumtimet qartazi e demonstrojnė se aq mė shumė proteina qė konsumojmė aq mė tė vogla janė shanset pėr tė pasur nivele tė larta tė AB-sė nė tru, e qė korrespondon me njė rrezik mė tė ulėt tė zhvillimit tė Alzheimerit nė tė ardhmen.

    Por, ēfarė sasie e proteinave ėshtė e mjaftueshme? Konsumuesit mė tė mėdhenj tė proteinės nė studim kishin ngrėnė rreth 120g proteinė nė ditė – sasi mė e lartė sesa sasia e rekomanduar.

    100g pulė ka rreth 30g proteinė, njė gotė qumėsht ka rreth 9g proteinė, njė lugė gjelle gjalpė kikiriku ka rreth 7g proteinė, dhe njė vezė e madhe ka rreth 6g proteinė.

    Pra, konsumimi i 120 gramėve proteinė nė ditė nuk ėshtė edhe aq i vėshtirė nėse veē dėshironi ta parandaloni kėtė sėmundje degjeneruese tė trurit.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/dietat-shume-p...e-alzheimerit/

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    Dhjetė simptomat fillestare tė Alzheimerit qė duhet t’i njihni!

    Sėmundja e Alzheimerit, forma mė e zakonshme e Demencės, prek miliona jetė nė mbarė botėn, duke ua grabitur pacientėve kujtimet dhe aftėsitė e tė menduarit. Sipas Qendrave Amerikane pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve (CDC), rreth 6 milionė amerikanė jetojnė me sėmundjen e Alzheimerit.

    Kur flitet pėr kėtė sėmundje, njohja e shenjave tė hershme ėshtė thelbėsore pėr ndėrhyrjen nė kohė dhe menaxhimin efektiv tė saj. “Alarmante ėshtė nėse ato ndodhin vazhdimisht dhe shoqėrohen me njė ndryshim nė aftėsinė e personit pėr tė funksionuar. Zakonisht kur njė pacient vjen tek unė pėr njė vlerėsim, kjo ndodh sepse familja dhe miqtė kanė vėnė re sjellje jo karakteristike apo shqetėsuese, dhe jo vetėm probleme tė kujtesės”- thotė dr.MagdalenaBednarzik, mjeke geriatre e Qendrės Mjekėsore tė Universitetit Rash nė SHBA.

    1. Humbje e kujtesės

    Sipas Institutit Kombėtar tė Plakjes nė SHBA, problemet e kujtesės janė zakonisht njė nga shenjat e para tė kėsaj sėmundje. Simptoma mė e zakonshme e hershme e Alzheimer ėshtė dėmtimi i kujtesės pėr gjėrat qė kanė ndodhur kohėt e fundit.

    2. Vėshtirėsi nė zgjidhjen e problemeve

    Alzheimer mund tė ndikojė nė aftėsinė e njė personi pėr tė zhvilluar dhe ndjekur njė plan ose pėr tė zgjidhur problemet. Sfiduese bėhen edhe detyrat e thjeshta, si pėr shembull ndjekja e njė recete tė dhėnė nga mjeku apo pagesa e faturave.

    3. Konfuzion mbi kohėn dhe vendndodhjen

    Njerėzit me Alzheimer nė fazėn e tij tė hershme, harrojnė shpesh datat, stinėn ku ndodhen,dhe e humbin perceptimin e kalimit tė kohės. Po ashtu mund tė kenė vėshtirėsi tė kuptojnė se ku janė ose si arritėn nė njė vend tė caktuar.

    4. Ndryshimet nė shikim dhe orientimin hapėsinor

    Alzheimer mund tė ndikojė tek perceptimi vizual, duke ēuar nė vėshtirėsi nė gjykimin e distancave dhe pėrcaktimin e ngjyrės apo kontrastit. Kjo mund tė sjellė probleme me leximin, drejtimin e makinės ose lundrimin nė mjedise tė njohura.

    5. Gjykim i dobėt

    Njė person me Alzheimer mund tė shfaqė ndryshime nė aftėsitė e gjykimit ose vendimmarrjes. Tė sėmurėt me kėtė sėmundje, mund tė bėjnė zgjedhje tė dobėta ekonomike, tė neglizhojnė higjienėn personale apo tė shfaqin rėnie tė vėmendjes ndaj pamjes sė jashtme.

    6. Tėrheqja nga ndėrveprimet sociale

    Alzheimeri nė fazėn e hershme, mund tė sjellė ndryshime tė dukshme nė sjelljen sociale. Individėt mund tė nisin tė tėrhiqen nga aktivitetet sociale, pasionet dhe bisedat me tė tjerėt, duke treguar njė interes tė reduktuar nė ndėrveprimet qė dikur u shijonin.

    7. Ndryshimet e humorit dhe personalitetit

    Alzheimeri mund tė shkaktojė ndryshime nė humor dhe personalitet, duke ēuar nė rritjen e nervozizmit, ankthit ose depresionit. Njerėzit mund tė mėrziten lehtėsisht, tė jenė dyshues ose tė shfaqin ndryshime jo karakteristike tė humorit.

    8. Vėshtirėsi nė tė folur dhe shkruar

    Shprehja e mendimeve dhe ndjekja ose pėrfshirja nė njė bisedė, mund tė bėhet sfiduese pėr ata qė kanė Alzheimer. Ata mund ta kenė jo pak tė vėshtirė tė gjejnė fjalėt e duhura, apo tė ndjekin mendimet e stėrholluara qė shfaqin tė tjerėt.

    9. Konfuzion mendor

    Konfuzioni dhe ēorientimi janė tė zakonshme tek individėt e prekur nga Alzheimeri, sidomos nė mjedise tė panjohura apo komplekse. Ata mund tė harrojnė vendndodhjen e tyre, datėn aktuale apo qėllimin qė kanė objektet e njohura.

    10. Sjellje agresive dhe nervozitet

    Nė disa raste, Alzheimer mund tė ēojė nė rritjen e niveleve tė agresivitetit dhe nervozizmit. Kjo gjė mund tė jetė shqetėsuese pėr individin dhe kujdestarėt e tyre, duke kėrkuar durim dhe mirėkuptim.


    / medicalxpress – bota.al

    https://www.gazeta-shqip.com/ndryshe...jihni-i1220514

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Pėr: Alzaimer

    Nė vazhdim, jane dhjetė nga simptomat fillestare tė Alzheimerit qė duhet t'i njihni:

    1. Humbja e kujtesės sė shkurtėr afatit - njerėzit me Alzheimer mund tė harrojnė gjėra qė kanė ndodhur kohėt e fundit, si emrat e miqve ose vendet qė kanė vizituar.

    2. Vėshtirėsi nė planifikimin dhe kryerjen e detyrave - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė planifikimin e diēkaje tė thjeshtė, si planifikimi i njė shėtitjeje apo gatimi i njė vakti.

    3. Vėshtirėsi nė pėrdorimin e gjuhės - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė foljen dhe kuptimin e fjalėve tė thjeshta.

    4. Humbja e interesit pėr aktivitetet qė njėherė i pėlqenin - njerėzit me Alzheimer mund tė humbasin interesin pėr aktivitetet qė mė parė i pėlqenin, si sporti, letėrsia, muzika dhe ngjarjet sociale.

    5. Vėshtirėsi nė kujtimin e detajeve - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė kujtimin e detajeve tė njė ngjarjeje, si koha, vendi, njerėzit dhe veprimet.

    6. Vėshtirėsi nė vendosjen e gjėrave nė vendin e duhur - njerėzit me Alzheimer mund tė vendosin gjėrat nė vende tė gabuara ose tė humbasin gjėra tė rėndėsishme.

    7. Ndjenja e humbjes sė orientimit - njerėzit me Alzheimer mund tė ndjejnė se janė tė humbur nė vende qė mė parė i njihnin mirė.

    8. Ndryshime tė shpeshta nė humor dhe sjellje - njerėzit me Alzheimer mund tė ndryshojnė sjelljen dhe humorin e tyre pa arsye tė qarta.

    9. Humbja e aftėsisė pėr tė bėrė vendime - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė marrjen e vendimeve tė thjeshta, si pėrzgjedhja e veshjes sė duhur pėr njė ngjarje apo zgjedhja e njė vakti.

    10. Vėshtirėsi nė kthimin nė shtėpi - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė kujtimin e rrugės pėr tė kthyer nė shtėpi dhe nė identifikimin e shtėpisė sė tyre.


    11. Humbja e kujtesės sė shkurtėr afatit - njerėzit me Alzheimer mund tė harrojnė gjėra qė kanė ndodhur kohėt e fundit, si emrat e miqve ose vendet qė kanė vizituar.

    12. Vėshtirėsi nė planifikimin dhe kryerjen e detyrave - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė planifikimin e diēkaje tė thjeshtė, si planifikimi i njė shėtitjeje apo gatimi i njė vakti.

    13. Vėshtirėsi nė pėrdorimin e gjuhės - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė foljen dhe kuptimin e fjalėve tė thjeshta.

    14. Humbja e interesit pėr aktivitetet qė njėherė i pėlqenin - njerėzit me Alzheimer mund tė humbasin interesin pėr aktivitetet qė mė parė i pėlqenin, si sporti, letėrsia, muzika dhe ngjarjet sociale.

    15. Vėshtirėsi nė kujtimin e detajeve - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė kujtimin e detajeve tė njė ngjarjeje, si koha, vendi, njerėzit dhe veprimet.

    16. Vėshtirėsi nė vendosjen e gjėrave nė vendin e duhur - njerėzit me Alzheimer mund tė vendosin gjėrat nė vende tė gabuara ose tė humbasin gjėra tė rėndėsishme.

    17. Ndjenja e humbjes sė orientimit - njerėzit me Alzheimer mund tė ndjejnė se janė tė humbur nė vende qė mė parė i njihnin mirė.

    18. Ndryshime tė shpeshta nė humor dhe sjellje - njerėzit me Alzheimer mund tė ndryshojnė sjelljen dhe humorin e tyre pa arsye tė qarta.

    19. Humbja e aftėsisė pėr tė bėrė vendime - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė marrjen e vendimeve tė thjeshta, si pėrzgjedhja e veshjes sė duhur pėr njė ngjarje apo zgjedhja e njė vakti.

    20. Vėshtirėsi nė kthimin nė shtėpi - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė kujtimin e rrugės pėr tė kthyer nė shtėpi dhe nė identifikimin e shtėpisė sė tyre.

    21. Humbja e aftėsisė pėr tė pėrdorur objekte tė njohura - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė pėrdorimin e objekteve tė njohura, si telefoni ose pajisjet elektronike.

    22. Ndryshime nė apetit - njerėzit me Alzheimer mund tė ndryshojnė apetitin e tyre dhe tė humbasin peshė.

    23. Humbja e aftėsisė pėr tė bėrė gjėra tė njohura - njerėzit me Alzheimer mund tė humbasin aftėsinė pėr tė bėrė gjėra qė mė parė i bėnin lehtėsisht, si pėrgatitja e njė vakti ose kujdesi pėr kopshtin.

    24. Vėshtirėsi nė identifikimin e ngjyrave dhe figurave - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė identifikimin e ngjyrave dhe figurave.

    25. Humbja e aftėsisė pėr tė kuptuar hapat e thjeshtė - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė kuptimin e hapat e thjeshtė, si shkelja e njė vrimnė tokė apo hapja e njė dere.

    26. Ndryshime nė cilėsinė dhe shtrirjen e gjumit - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė shtrirjen dhe cilėsinė e gjumit, si probleme me insonnia ose gjumė tė shkurtėr dhe tė pavlefshėm.

    27. Vėshtirėsi nė pėrdorimin e paisjeve tė njohura - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė pėrdorimin e paisjeve tė njohura, si lavatriēe, frigoriferi dhe aparate tė ndryshme shtėpiake.

    28. Humbja e aftėsisė pėr tė bėrė llogaritje tė thjeshta - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė bėrjen e llogaritjeve tė thjeshta, si shuma tė vogla tė parave ose kohės.

    29. Vėshtirėsi nė ndjekjen e njė bisede - njerėzit me Alzheimer mund tė kenė vėshtirėsi nė ndjekjen e njė bisede dhe kuptimin e gjėrave qė thonė tė tjerėt.

    30. Ndjenja e humbjes sė vetėdijes - njerėzit me Alzheimer mund tė ndjejnė njė ndjenjė tė humbjes sė vetėdijes dhe tė mos kenė njohuritė e tyre tė mėparshme.


    Nėse keni ndonjė nga kėto simptoma ose vėreni ndryshime tė tjera nė sjelljen dhe aftėsitė e njė personi tė afėrt, kėrkoni kėshillėn e njė mjeku ose specialisti nė kujdesin e moshuarve. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė tė vėrehet sėmundja nė fazat fillestare dhe tė ndėrhyhet nė kohė pėr tė menaxhuar sa mė mirė simptomat dhe pėr tė mundėsuar njė jetė sa mė tė mirė pėr personin e sėmurė dhe familjen e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 18-06-2023 mė 11:14

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    FDA miraton ilaēin pėr Alzheimer, ngadalėson sėmundjen nė fazėn fillestare

    Agjencia amerikane pėr administrimin e barnave, FDA, ka dhėnė miratimin e plotė pėr Lecanemab-in, njė ilaē kundėr Alzheimer-it. Autoritetet njoftuan se kanė prova tė forta qė ky medikament mund tė luftojė humbjen e kujtesės, mirėpo nuk garanton eliminimin e tė gjithė antitrupave.

    Por kjo ėshtė konsideruar e mjaftueshme pėr pacientėt dhe anėtarėt e familjes, tė cilėt besojnė se ngadalėsimi i sėmundjes ėshtė njė hap i shkėlqyeshėm.

    Edhe pse agjencia amerikane ka dhėnė miratimin e plotė pėr kėtė ilaē, ajo paralajmėron pėr rreziqe tė konsiderueshme.

    Ky medikament mund tė shkaktojė pasoja tė rėnda dhe gjakderdhje cerebrale, disa prej tė cilave janė fatale.

    Njė ilaē qė, nuk parandalon pėrparimin e sėmundjes, as riparon dėmtimet njohėse, por i administruar nė mėnyrė intravenoze ēdo dy javė, mund tė ngadalėsojė rėnien njohėse nga 5 nė 18 muaj pėr pacientėt me simptoma tė lehta.

    Ekspertėt kanė vlerėsuar se mes kostove tė vizitave te mjeku dhe ekzaminimeve tė vazhdueshme dhe tė planifikuara tė trurit, trajtimi do tė arrinte nė 90 mijė dollarė nė vit.

    Referuar ekspertėve, provat pėr Lecanemab janė mė tė qarta, qė do tė thotė se ilaēi do tė jetė i disponueshėm pėr ata me demencė tė lehtė ose njė gjendje para-Alzheimer tė quajtur dėmtim i butė njohės.

    FDA rekomandon tė mos trajtohen pacientėt pa konfirmuar se ata kanė njė akumulim tė proteinave amiloide. Prodhuesi rekomandon gjithashtu pezullimin e pėrdorimit tė tij pasi sėmundja tė ketė kaluar nga njė stad i butė nė tė moderuar.


    TiranaPost

    https://tiranapost.al/shendeti/fda-m...llesta-i526792

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Alzaimer

    https://www.youtube.com/watch?v=jSGYKZxbCWc

    #gjesi: Alzheimeri dhe pasojat e kėsaj sėmundjeje | T7
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-08-2023 mė 19:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •