Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1

    Politika shqiptare

    Politika, aq e urryer dhe e dashur njehkohesisht.

    Politika, ajo qe ndan dhe bashkon, ajo qe nderton dhe shkaterron.

    Ne Shqiperi dhe ne trojet e tjera shqiptare ajo personifikon te keqen, zhgenjimin, korrupsionin etj.

    Por a duhet te kene besim shqiptaret tek politika?

    E bej kete pyetje pasi jam i ndergjegjshem qe jane te shumte ata qe e kane humbur dhe qe kerkojne alternativa te tjera.

    Keshtu thuhet, apo eshte moda e tanishme. Por harrohet qe ajo Alternative duhet te jete perbrenda politikes, pasi ndryshe nuk mund te quhet politike apo jo??

    Cfare mendoni per politiken shqiptare? A i pergjigjet nivelin te popullit, apo eshte e vertete shprehja: "Sipas vendit dhe Kuvendi?"

    Ne rast se nje vend nuk zhvillohet nga politika, atehere nga duhet ti vije zhvillimi?

    A jane politikane tane pergjegjes per cfare ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi, apo eshte populli ai qe meriton ata qe ka zgjedhur per ti drejtuar?

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mė pėlqen kjo temė, shumė e qėlluar

    Politikės tonė i mungon njė faktor shumė i rėndėsishėm. Tek ne Politikani ėshtė nė krye, tek ne ėshtė "pėr Politikanin" dhe jo pėr popullin qė e zgjedh. Kėshtu ėshtė kryesisht nė R.SH., nė Kosovė ėshtė mė e mirė gjėndja politike, nėn kuptimin e politikanėve tė saj, pasi atje ata e pėrfaqėsojnė mė denjėsisht popullin shqiptarė dardanė, nė fakt edhe zgjedhjet e lira aty e tregojnė kėtė gjė.

    Politika ėshtė sikur njė ndjeshje nė fushėn e futbollit. Ky koncept ėshtė mė elementari pėr t'u kuptuar edhe nja njė njėri apolitik. Nė R.SH. mungon drejtėsia, mungon arbitri i lojės, rrjedhimisht politikanėt e R.SH.sė pėrfitojnė nga kjo gjėndje, e kthejnė edhe veten nė gjyqtarė tė krizave, "tė shėrimeve", dhe me planin/planet e tyre mendojnė dhe kujtojnė se sjellin drejtėsi dhe mirėqėnie. Nėnkuptohet pse korrupsioni ėshtė nė kulm nė R.SH... Njėrzit janė tė lodhur, njėrzit duan mirėqėnie, duan liri tė vėrtetė ēka garantohet vetėm nga drejtėsia institucionale.

    Unė s'do e zgjas shumė, pasi tė analizosh politikanėt tanė gjeri nė thelb ėshtė njė humbje kohe. Pėrkundėr, mendoj se duhet ndryshuar diēka nė kushtetutėn e R.SH.sė qė drejtėsia dhe politikanėt tanė tė vinė "nė vėnd":
    • Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė tė zgjidhet direkte nga vota e lirė e popullit, pasi ėshtė faktori politik qė ėshtė jashtė politikės partiake. Nė gjėndjen e sotme, presidenti propozohet dhe zgjidhet nga partitė politike nė kuvėnd, dhe ndaj ėshtė nė dorėn e tyre.
    • Presidenti tė pėrfaqėsoj popullin direkte, pasi ai president qė zgjidhet nga vota e lirė e popullit, ėshtė edhe ai qė do ta ruaj drejtėsinė nė vėnd, sepse, populli s'do zgjidhte vetėm lojtarėt, por edhe arbtrin e saj. Mos tė harrojmė, Presidenti ėshtė ai qė ka nė dorė shkarkimin e prokurorėve tė korruptuar, dhe ai qė mund ta mbaj gjallė drejtėsinė, prokurorinė, dhe ndaj ta shtyj tė shkoj pėrprara. Nėse Presidenti do zgjidhesh nga populli, at'herė edhe partitė politike do frigoheshin (PS, PD) dhe si rrjedhim edhe ato do tė punin mė mirė sepse s'do kishin tjetėr alternativė.

    Shqiptarėt nė rradhė tė parė duhet tė kenė besim tek drejtėsia, dhe tė kėrkojnė edhe mė shumė, ta ngrenė zėrin dhe mos tė besojnė "ēdo" politikanė. Besimi tek politikanėt tanė (tė R.SH.sė) sa vjen dhe zbehet, gjė e natyrshme pasi nė Shqipėri s'ka drejtėsi tė vėrtetė. Por duhet luftuar pėr drejtėsinė pasi ėshtė nė tė mirė tė gjithēkaje. Ndaj, ėshtė Presidenti i zgjedhur nga populli ai qė mund ta rregulloj punėn nė R.SH. dhe rrjedhimisht edhe nė gjithė trojet shqiptare.

    Drini nė Los Angeles.

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje.
    Vend qe kemi patur tradita ne politike, madje me figura shume te shquara te cilet me te vertete ju gjenden atij kombi dhe vendi ne momente mjaft te veshtira dhe ne kohen e duhur. Dhe fatekeqesisht te tere ata qe per mendimin tim ishin dhe shfaqen tiparet e politikaneve me largpamesi, qe punojne per popullin ishin te dipllomuar dhe arsimuar jashte vendit tone, dhe vinin me nje kulture dhe mentalitet tjeter nga ai mentalitet shqiptar.
    Une nuk po dua te flas ne emra konkrete se pa dashje mund te le ndonje pa permendur por me ka bere pershtypje shume ardhja ne shqiperi pas shume vitesh emigrimi ne gjermani te ish drejtorit te RTSH Adrian Klosi. Nuk kam patur ndonje simpati per te kaluaren e tij si gazetar apo ku e di une, por menyra me te cilen dhe mbi te gjitha fryma qe solli ne nje institucion publik me te vertete ishte si te them nje OAZ ne shkretetiren e truve te thare shqiptare. Dhe nje "deputet" gomar ( te me fali gomari pasi te them te drejten ai nuk besoj se do te doje te krahesohet me nje deputet shqiptar) ne nje justifikim per kerkesen per largimin e tij nga TVSH ishte " ka shume kohe qe eshte larguar nga realiteti shqiptar dhe nuk e njeh ate". Pra nje perkthim i imi i kesaj eshte " o vella nuk je per ketu per te drejtuar lapanjozet po ik andej nga ke ardhur".
    Pra e mora nje shembull te tille te tregoj nivelin e politikes shqiptare, qe arrin deri ne kulmin e injorances, qe fatekeqesisht nuk mund te krahasohet as levizjen " dum baben", e Haxhi QAMILIT.
    Nje krah i politikes shqiptare shqiptare eshte per "thyerje kafkash", ndersa krahu tjeter i moderuar " nuanca e te kuqes" eshte per " lihni ju lihni ne bejme pare ore miti". Aq sa ne krye te gjygjesorit jane juriste me 2-nenshtetesi shqiptaro-kanadeze dhe asistente ish kriminele-kapobanda droge, dhe me padrino te tipit Sanxhaku.
    Pra o Redi qe me qellimin e mire per te folur per politiken shqiptare me thuaj ti nga ta filloj. Ta filloj nga deputete qe nuk pranojne njerez qe vijne me metoda e fryme perparimtare europiano-perendimore, apo ta fillojme me kryeministra te tipit ANDREOTI(Giuliano).
    Eshte e pamundur qe te gjesh dike qe te thuash politikan me plot gojen pasi te tere ata qe sot bejne politike shikohen nga populli si " Hajdute pas xhamave te erreta", apo si "kandidate per hajdute".
    A eksiton politika ne nje vend mish-mash ??? Ku nje ish-kryeminister del dhe akuzon nje deputet me fjalet " e di vlora se kush eshte ai... qe ka bere para me trafikun e klandestineve, dhe ka lidhje me mafiozat shqiptare" dhe nje PROKURORI E "NDARE NGA POLITIKA E MASHTRIMIT" nuk e kap per zverku ti thote :" hajde njehere ketu na thuaj kush jane mafiozet, dhe te japi llogari,,," por rri e ben hije pasi jane produkt i asaj politike dhe thjeshte nje "bisht qeni(politke" qe nuk mund te kontrollojen e aq me pak ta fishkulloje " qenin(politiken)" por vetem ndonjehere i ferkon "b-ythet" dhe ndonje "qime" bien vetetevetiu dhe kjo trumpetohet si " fitore" "rezultat" ne lufte ndaj" korrupsionit" "krimit" e ku e di une se cfare.
    Me kujtohet shume kohe me perpara nje politikan MUSA ULQINI. I mori ne kembe shtepi ne shtepi ne nje zone te Tiranes per ta votuar , aq sa hapi thesin e "krishtlindjeve" dhe filloi te jepte "dhurata-premtime", dhe pas zgjedhjes si deputet i harroi dhe ata qe ne 4-5 te mengjezit i ngjisnin "fytyren" neper shtylla elektriku, dhe faqe muri, dhe qe ne politike ka ardhur per te bere bissnes dhe jo per te drejtuar apo dhene ndihmesen ne nje perparim sado-pak te vendit kundrejt nje shperblimi te majme.

    Ka shume per te folur per klasen politike ne shqiperi por per tu habitur nuk ka as edhe nje gje per tu krenuar por vetem per te vene kujen dhe ikur me vrap nga syte kembet.

    Shqiperia ka nevoje per DREJTUES te ndershem, dhe jo POLITIKANE.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    here...there...no particular where
    Postime
    46

    Redi

    Ideologikisht ne gocat e cunat me edukim Western duhet te shkojm ne Shqipri edhe ti japim men atyre, po faktikisht Shqiperia munded edhe te prodhoje leaders vete. Problemi me kto leaders qe jan tani, jan sepse jan prodhim i nje edukimi te dyanshem edhe jan ambiguous se me cin anojne.

    Shqiperise nuk i duhet nji Drejtues i Ndershem, sepse ato nuk jan effective--i duhet nji Politikan i ndershem qe ta drejtoje.


    X

  5. #5
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Bote - Politika eshte mjet ne duart e te pasurve per te arritur qellimet e tyre.
    Shqiperi (dhe vendet e tjera te botes se III)- Politika eshte mjet ne duart e te varferve per tu pasuruar.
    Ky dallim eshte rrenjesor.
    Kur ne te kemi krijuar nje klase te mirefillte te pasurish, qe konturet e veta i ka krijuar disi ne Shqiperi por do dhe pak kohe, atehere mund te flasim per politike te mirefillte ne kuptimin e plote te fjales (dhe jo thjesht zhvatje).
    Deri atehere le te fitoje me i forti.

    P.S per politike te mirefillte Shqiptare mund te permendim kuvendin e fillimviteve 20' ku mund te thuash se ne kuvend ishin tamam "kokat" e Shqiperise si nga ana intelektuale ashtu dhe nga fuqia ekonomike.
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Politika ėshtė paria e njė vendi, dhe paria normal i vė bazat e zhvillimit tė vendit, pėrcakton rrugėn mė tė shpejtė tė zhvillimit sa mė tė hovshėm tė vendit.
    Nė sistemet demokratike ėshtė populli ai qė ka frenat e politikės nė dorė, prandaj njė popull i edukuar dhe i vetdijshėm politikisht i jep votėn atij intelektuali i cili sjell rrugėn mė tė mirė e mė tė shpejt nė zhvillimin sa mė tė hovshėm tė vendit. Prandaj njė politikan qė tė marr votat e popullit dhe tė bėhet pari e vendit tė tij duhet tė dal me programe tė qarta zhvillimore si dhe nė mbrojtje tė interesave tė votuesve tė tij, nė mėnyrė qė tė marr prapė votat nė mandatin e dytė apo qė tė bėj karrierė politike apo mė mirė tė them tė punoj qė vendi qė ai pėrfaqėson tė jetė sa mė i zhvilluar, qė tė jetė sa mė kompetitiv nė raport me vendet tjera.
    Edukimi sa mė i lartė i masave tė gjėra popullore ėshtė shumė i domosdoshėm nė zhvillimin e shpejt tė njė vendi dhe prandaj sa mė shumė shkolla tė larta ėshtė mė mirė pėr njė vend.
    Jam shumė i bindur qė ne shqiptarėt jemi tė edukuar dhe tė vetdijshėm politikisht dhe problemet e sė kaluarės nuk do tė shfaqen mė.

    Pėrshėndetje --
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Shqiperia i ka te gjithe shqiptaret politikane te pakten ne menyre siperfaqesore i plotesojne kushtet dhe shqiptaret nuk kane probleme te kesaj natyre per te kerkuar ne mes te tyre njerez pa moral shoqeror se ne fund te fundit, politika nuk ka moral te tille.
    Problemi qendron ne ate se populli nuk duhet te merret me politike dhe aq me shume te tregohen militante te kesaj partia apo asaj partie.
    Por kultura jone e rrudhur, varferia e tejskajshme, problemet shoqerore ne pergjithesi, shkollimi etj jane tranferuar ne menyre objektive tek politika.
    I gjithe strumbullari i problemeve te kamufluara qe ndikojne drejteperdrejt dhe indirekt tek nje popull, eshte politika pa kriter, informale sic eshte ajo aktuale dhe pa nje moral kombetar.
    Politikanet shqiptare aktuale, te paformuar, te pa brumosur me nje kulture qe merr anet pozitive nga historia e kombit shqiptar, larg reformimit te tyre si dhe larg modernizmit te politikave te tyre mesjetare dhe shume problemeve te ketij lloj, krijon situata absurde, nje kaos politik, nje degradim te menjehershem te moralit te shoqerise, nje degradim te kultures shqiptare, nje imponim te dhunshem te shfaqjeve negative politike tek popullata dhe si rrjedhim, kemi dhe do kemi probleme thelbesore kombetare qe kerkojne kohe shume te madhe, ndoshta shume breza te tjere, ne menyre qe te riparohen.
    Jo me kot populli kerkon zgjidhjen e problemeve te tija te politika, sepse politika shqiptare ashtu si dhe ajo ballkanike ka te kultivuar kultin e individit a thua se individi perdor "shkopin magjik" per te zgjidhur probleme te mprehta shoqerore dhe ekonomike.
    Nga njera ane populli ka te drejte te kerkoje aty ku "eshte mesuar ta kerkoje"pra ashtu sic e ka kultivuar.
    Po te shohim probleme te tilla te ngjashme me popuj te ndryshem ne vendet e zhvilluara perendimore, Individi nuk perfaqeson dhe realizon kerkesat e mprehta ekonomike, shoqerore dhe nuk ka mundesine te realizoje disa kerkesa te tjera politike, historike, kombetare pa mbeshtetjen e administrates shteterore si dhe te popullit.
    Kulti i individit eshte i ndertuar dhe nderthurur keqas vetem ne Shqiperi, ne Ballkan dhe ne shume vende te botes orientale, duke lene nje popull ne meshire te fatit, me premtime osbskurantiste, dhe shume mashtrime te ketij lloj qe jane goditje fatale per nje popull qe pret jo nga individi por nga te zgjedhurit e tij qe nuk jane te pakte.
    Individi merr persiper detyra qe nuk i takojne, vendos per fatet e nje kombi, kerkon perspektiven, zhvillimin ekonomik ne menyre idividuale duke rrezikuar rendeshem cdo problem jetik per nje popull.
    Ne boten e zhvilluar individi, drejton vendin e tij politikisht dhe vendimet i merr pasi eshte konsultuar me keshilltare e tij, ka bere referendume dhe mendimi i shumices se keshilltareve eshte mendimi unanim i Individit per ta orientuar politiken e vendit te tij, atje ku ka kushte me te pershtatshme, me shume stabilitet etj etj.
    Ne Shqiperi ndodh e kunderta
    Individi nuk merr parasysh as verejtjet e keshilltareve te tij, perbuz opoziten, perbuz popullin qe e ka votuar dhe ne menyre te tille Individi rrezikon ne menyre totale ose eshte "de facto" rreziku qe ai i sjell me perbuzjen e tij, me naivitetin e tij, popullit te tij.
    Edhe une mendoj se politika shqiptare ka nevoje per reformim, ka nevoje per nje kushtetute qe nuk le te abuzoje jo vetem adiministraten , kryeministrim por edhe presidentin.
    Rasti i presidentit tone te zgjedhur nga dy parti qe udhehiqen nga kulti i teperuar i Liderit eshte nje rast qe implikon opoziten dhe poziten.
    Atehere kur veprime te tilla kryhen nga vete ata qe kane marre persiper pergjegjesi kombetare, cfare mund te presesh?
    Pra edhe veshtrimi i ketij populli, deshira e tij per tu marre me politike dhe per te zgjidhur problemet atje ku vertete mbahet peng e ardhmja e tij, eshte rezultat i veprimtarise te dobet te zgjedhurve te tyre, politikane shqiptare.
    Sot te gjithe jane te perzier ne afera te ndryshme, jane te pandergjegjshem, jo te sinqerte, jo te vullnetshem, e shohin karrigen si mjet fitimi individuale, ne shume raste perdorin ligjin per interesa te tyre dhe bejne "maliqin".
    Populli nuk ka faj qe merret me politike ashtu sikur nuk kane faj edhe keta anetare qe shkruajne cdo dite dicka te vlefshme per te ardhmen e Shqiperise e cila mbahet peng nga politika shqiptare e papergjegjshme e cfare do lloj krahu qofte ajo.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Politika
    Nje djale i vogel shkon tek babi i tij dhe e pyet : " cfare eshte politika?" I jati i pergjigjet : " Ok bir me lejo te ta shpjegoj ne kete menyre:
    -Une jam ai qe fiton buken ne shtepi.. keshtu le ta quaj veten KAPITALIZEM.
    Nena jote, ajo eshte administratorja e pareve,, keshtu le ta quajme ate QEVERIA.
    Ne jemi ketu te merremi me nevojat e tua keshtu le te quajme ty POPULL .
    Kujdestarja (nanny)jote dhe e vellait tend bebe eshte le te themi KLASA PUNTORE;
    Vellain tend i vogel bebe le te themi eshte E ARDHMJA. Tani mendoju rreth kesaj dhe shiko nese gjen ndonje lidhje apo ajo cfare te thashe une ka ndonje lidhje ?"
    Keshtu djali i vogel iken ne krevat per te fjetur gjume duke menduar rreth asaj cfare i jati i tha. Vone naten ai degjon vellain e vogel bebe duke qare, keshtu ai cohet per ta kontrolluar ate.
    Ai shikon qe vellai bebe kishte bere kakushin ne pampersa. Keshtu ai shkon tek prinderit e tij dhe gjen nenen duke fjetur gjume. Duke mos dashur ta zgjoje ate ai shkon tek dhoma e kujdestares ( nanny) dhe gjen deren e mbyllur. Shikon nga brima e celsit dhe shikon babain e vet me kujdestaren( nanny-in)ne krevat.Ai terhiqet dhe kthehet ne krevat.Te nesermen ne mengjez ai i thote babait:
    "Baba une mendoj se e kuptova konceptin e politikes tani"
    Babai i thote: " Te lumte bir, tani me thuaj me fjalet e tua cfare mendon ti se eshte politika."
    Djali i vogel i pergjigjet:
    "Po, ndersa KAPITALIZMI eshte duke "shkepur"( me fjale popullore Q***) KLASEN PUNTORE, QEVERIA duket se ja ka rrasur gjumit, POPULLI nuk perfillet dhe lehet te verdalliset dhe e ARDHMJA eshte zhytyr thelle ne M-U-T"

    Ne rastin tone jo vetem KAPITALIZMI por edhe QEVERIA jane duke "shkepur" klasen puntore...

  9. #9
    Politike e vertete kombetare eshte bere ne vitet '20-30 te shekullit te shkuar ose, me sakte, ne kohen e mbretit ZOG.
    Politikanet e sotem, kolltukofaget qe s'shqiten nga kolltuqet e perfitimit dhe interesit ekonomik,dy fakiret e djeshem komuniste,NANO dhe BERISHA, se toku me armatat e tyre perkatese,s'duan t'ia dine per popull e fe, per komb e atdhe.
    Ata grinden dhe shahen mes tyre sa per sy e faqe.Harxhet i paguan populli. Plumbat i ha populli.Populli mbytet ne det duke kerkuar nje mundesi normale jetese jashte vendit te tij.E te tjera, e te tjera. Sa te jete ne krye te pozites i famshmi Fatos dhe ne krye te opozites i salametit Sali, i pasigurti popull s'ka per te pare
    dite,s'ka per te bere hajr...!
    Poshte fatosat dhe salite ! Te tjere politikane i duhen Shqiperise !
    *|*Its time 2 start living the life we have imagined*|*

  10. #10
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Politika tek ne?

    Une per vete jam vetem me nje Parti!

    "Partia qe ndimon Shqiperine dhe popullin e tij"

    Do zoti nuk nuk fiton SALA se do na zhysi keq!

    Fatosin nuk e dua por sa ka qen ai ne pushtet kam par disa ndryshme per te miren e Shqiperise!

    Kutpohet qe ai vjedh por nje diferece ka ne kete mest FATOSI VJEDH DHE ME XHAP por SALA VJEDH EDHE VETEM PRISH!

    Neise kto thjesht jan opinionet e mia!

    {Driloni}!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  11. #11
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    BEN XHAP DO THOJA !

    XHAP = Regullon, Levizje etej!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Njerezit qe nuk e dine cfare eshte politika, nuk e kane haberin, flasin per politike!

    Njerezit qe nuk e kuptojne politiken, i vene asaj emra si "kur.e" e me the te thashe.

    Njerezit qe jane ne brendi te politikes, veprojne.

    Politika ne vetvete nuk eshte as e keqe dhe as mort qe bie mbi nje popull, perkundrazi, eshte modeli me i mire i rregullimit te nje shoqerie. Ne sisteme te ndryshme, politika merr perkufizime te ndryshme. Nese nen komunizem politika ishte "vija e partise" dhe "iso te Madhit", ne demokraci politika eshte perfaqesimi dinjitoz i interesave te individit sipas parimit pakica i bindet shumices. Indivi delegon pushtetin e tij me vote te lire ne duart e te zgjedhurve, atyre qe zgjedhin te perfaqesojne nje grup shoqeror.

    Emrin e keq apo te mire politikes, ia bejne politikanet. Te dish kujt tia japesh voten, eshte sa zgjuarsi edhe investim per te ardhmen tende si individ apo te shoqerise ne teresi. Politikani eshte perfaqesues dhe mbrojtes i interesave te grupit shoqeror qe e ka zgjedhur, dhe si i tille, qendrimi i tij ka ndikim direkt ne interesat e zgjedhesve.

    Nuk mund te jesh politikan i mire nese nuk je nje shtetas i mire ! Te jesh shtetas i mire do te thote te njohesh lirite dhe pergjegjesite karshi shtetit, individit dhe shoqerise ne te cilen jeton.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    ct usa
    Postime
    12
    politika este me te vertete shume e mire por eshte per ata qe din ta bejne .ne shqiperi duan te behen te gjithe politikane pa patur arsimin e duhur dhe pa patur njohurite e duhura .politika eshte si femra qe po te doje ja ngre koken burrit dhe familjes, por ne duart e nje femre te zgjuar .ky eshte krahasimi me i thjeshte .perfundimin nzhire vete

  14. #14
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Politika ne vetvete eshte nxjerrje dhe zbatim i ligjit.
    Qe nje politikan te jete i afte ne kete detyre ai duhet te jete njohes shume i mire i ligjit, ne mos nder me te miret. Pra duhet te kete mbaruar nje shkolle juridike, qe ne vendin tone shume pak e gezojne ate privilegj. Shumica e politikaneve kane mangesi ne njohjen themelore te ligjit. Tek ne i numuron me gishtat e nje dore njohesit e mire te ligjit si p.sh Fehmi Abdiu Spartak Ngjela e ndonje tjeter.
    Shto dhe ketu faktin qe politiken shume e zgjedhin si nje karriere me qellimin e vetem fitimin personal, gjendja kalon ne katastrofike.
    timeo Danaos et dona ferentes

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    29
    Ēdo popull ka ne krye politikanet qe ai meriton. Edhe ne, shqiptaret, kemi ne krye politikanet qe meritojme. Nuk mund te kete politikane te persosur nje popull me te meta. Ne s'paguajme korentin qe konsumojme, ne hedhim plehrat ne rruge, ne jemi gati te korruptojme ēdo zyrtar kur kerkojme gjera qe s'na takojne, ne pushtojme tokat e te tjereve per te bere ndertime pa leje, etj.... Atehere, si mund te pretendojme qe te kemi politikane te persosur? nga do te dalin keta politikane?....

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Politika shqiptare s'ėshtė profesion, po diagnozė.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    ct usa
    Postime
    12
    politika shqiptare eshte biznes ,per te cilen politikanet shqiptar ,mundohen kush te vjedhi me shume .dhe kur u vjene fundi mendojne te bejne dicka edhe per popullin ,qe te ruajne karigen perseri ,

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    O RED,
    ke cila politike duhet te kene besim shqiptaret?
    TE POLITIKA QE NDJEK POZITA !!!!
    APO
    TE POLITIKA QE NDJEK OPOZITA , (PD-ja)????!!!!

    shqiptaret sot jane te coroditur dhe nuk ka mbetur me askush ne politike qe ata te kene besim.
    te gjithe ja provuar e sterrrrrrrrprovuar.....

    qe per 50 vjet i mbajti enveri te shtypur edhe i kam justifiku,deri diku, prinderit tane, se ai te vriste.

    pooooooor sot te vazhdosh te mbash ne politike,sidomos ne opozite, njerez te pa deshirueshem, te cilet jane shkaku kryesor qe e majta qendron ne pushtet,kjo,vertete meriton te quhet,INJORANCE.

    JAM I BINDUR SE DHE NE 2005 DO DALI PRAPE,SALA,NGJALA,GJANA,MEMIA,MINAROLLI ETJ......
    QE DO TU THONE MILITANTEVE TE PD-se,


    NE I FITUAM ZGJEDHJET.......................
    POOOOOOOOOOOR KETA TE MAJTET NA E FUUUUUTEN.....

    KESHTU QEE MAJTET DO QEVERISIN,
    POR TE DJATHTET NE TE VERTETE KANE FITU.
    KA 7 VJET QE NDODH KESHTU. KUSH E DI QE EDHE PER 17 VJET TE TJERE S'DO VAZHDOJE E NJEJTA SKEME.

    KJO QUHET POLITIKA SHQIPTARE.....

    CAR TURPI.......!!!

  19. #19
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Sa here e shohe ate famekeqe qe quhet politike,nderroj rruge e sa here degjoj tingullin e sa trumpetues mundohem te ze veshet me dore.
    Nese plitikes shqiptare do i vija nje emer atehere fare lehte do ta quaja ,ZHGENJYESE.
    A mos valle nuk u zhgenjyem ne fillim te viteve 90-te,kur po hidhnim hapat e para drejt demokracise ,sapo te dale nga bunkeret komuniste per te marre serish ajer JETE.
    A mos valle nuk u zhgenjyem kur pame politikanet e majte dhe te djathe te kacafyteshin si gladiatore ne arenen shqiptare,duke mallkuar serisht tatintone.
    Jo me kot Kadareja nje shkrimi per Shqiperine dhe Kosoven i kishte vene titullin kuptimplote "Shqiptaret te mallkuarit e botes"
    Po si munt te kete besim tek politikanet tane qe na bene te marrim rruget neper bote e te kerkojme tjeter atdhe te na realizoje endrrat ,te leme nene e babe,e te shperndahemi sot si zogjte e korbit.
    Si munt tu besohet politikanteve shqiptare ku u intereson kolltuku i bute i parlamentit dhe i ministrive ,kurse populli i thjeshte pret te vijne dritat ,apo ujin te lajne fytyren e te shohin realitetin dhe bemat e atyre qe u dhame votat e qeverisjes ne sy.
    Besimi eshte vyrtyt qe fitohet nuk dhurohet thoshin pleqte thinjebardhe dhe politikanet tane e kane humbur besimin.Shpresojne te ndergjegjesohen nje dite dhe te fitojne besimin tone para se te jete shume vone.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  20. #20
    Politikan kemi neve por ato mendojn vetem per vete dhe kjo gje nuk i ben ato Politikan por hajduta.
    Thjesht vetem mendimi im

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •