FJALEKRYQI I NGATERRUAR I ZGJEDHJEVE TE HIMARES
Viron Gjymshana
Neqoftese do te perifrazonim Nolin do te thonim se lajmi per arritjen e nje marreveshjeje ndermjet Partise Demokratike dhe PBDNJ per lenien e Himares kandidatit te minoritetit grek, nuk eshte as i ri as i papritur. Shenjat drejt nje mirekuptimi te tille ka vite qe vihen re. Te pakten qe nga 2001, por arsyet duhen kerkuar me thelle dhe me larg, ndofta ne ate revolte qe nisi kryesisht ne jugun e vendit pas falimentimit te firmave piramidale.
Opinioni publik shqiptar eshte tashme ne dijeni te qendrimeve te disa qarqeve te caktuara greke, te cilat kane ngritur deri ne Parlamentin Europian ne Bruksel pretendimet e tyre per Shqiperine e Jugut. Keto pretendime kane arritur kulmin e tyre gjate zgjedhjeve lokale te zhvilluara 4 vjet me pare ne Himare dhe Dhermi, por po ashtu ato kane gjetur vend edhe gjate gjithe takimeve qe delegacioni i Parlamentit Europian ka zhvilluar me ata te Kuvendit te Shqiperise. Bollano dhe te tjere, u ankuan atehere per parregullsi te theksuara gjate ketyre zgjedhjeve. Por fale guximit dhe paanshmerise se eurodeputetes gjermane Doris Pack qe kryesonte kete mbledhje, pretendimet e pales greke u hodhen poshte.
Po ashtu, opinioni shqiptar eshte njohur me odisene e leterkembimit te sterzgjatur ndermjet komisionerit te ngarkuar per marredheniet me jashte Kris Patten dhe eurodeputetit te djathte grek Kristos Ksarhakos. Dosja e ketij leterkembimi eshte aq e fryre sa do te mjaftonte per nje liber te tere. Ne nje nga letrat e dy europarlamentareve greke, perkatesisht Stavros Xarchakos dhe Kristos Zacharias, te grupimit te partive popullore dhe demokrate europiane, shkruhej se kryebashkiaku socialist i komunes se Himares ka aprovuar 15 urdheresa per shkaterrimin e ndertesave dhe pronave qe i takojne pakices greke ne Himare. Sipas parlamentareve greke keto shkaterrime kane prapavije te paster politike. Dy eurodeputetet i kerkuan komisionerit Patten tu thoshte se cfare qendrimi mban Komisioni Europian ndaj akteve te tilla dhe nese veprime te tilla raciste te autoriteteve shqiptare kunder grekeve etnike ne Shqiperi a jane ne perputhje me parimet e pranuara nga shtetet anetare te BEse? Dhe se fundi, cfare masash te menjehershme do te merren per te ndaluar persekutimin e pakices greke ne Himare nga ana e Shqiperise?
Ne pergjigjen e tij, zyrtari i larte i Bashkimit Europian theksonte se ne Bruksel nuk jane ne dijeni te shkaterrimit te pronave qe i takojne minoritetit grek atje. Perkundrazi, sipas informatave qe Komisioni ka, ne te gjithe vendin ka pasur prishje te ndertimeve te paligjshme, duke perfshire ketu edhe ato ne Himare. Ne rastin konkret ne Himare nuk jane prishur vetem lokalet dhe pronat e banoreve me origjine greke, por edhe atyre shqiptare, deklaroi Patten.
Por rasti i eurodedeputetit Ksarhakos dhe te tjereve eshte vetem maja e ajsbergut, pjesa e dukshme e perpjekjeve te politikaneve greke ne pretendimet e tye ndaj Shqiperise se Jugut. Parlamenti Europian ka qene deshmitar i perpjekjeve shume me konsekuente dhe te hapura te personaliteteve greke ndaj Shqiperise se Jugut. Ne vazhden e perpjekjeve te tyre te pakursyera per te mbeshtetur pretendimet e PBDNJse, eurodeputetet greke organizuan pak muaj me pare edhe nje konference shtypi ne Parlamentin Europian me pjesemarrjen edhe te eurodeputeteve greke dhe atij minoritar shqiptar, Karamelo etj. Te gjithe ata folen per shkelje te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, per Himaren e cila prej 4000 vjetesh eshte greke, etj. Per me shume, ata shperndane edhe nje lloj broshure te shkruar ne greqisht ku shpaloseshin te gjitha kendveshtrimet dhe pretendimet e pales greke ndaj Shqiperise se jugut.
Para kesaj ofensive klasa politike shqiptare ka qene gjithmone e percare. Ose edhe me keq akoma. Per hir te ruajtjes ose te marrjes se pushtetit udheheqesit dhe politikanet shqiptare u kane bere jehone metimeve te pales greke. Keshtu, p.sh deklarata nje vit me pare e udheheqesit te opozites shqiptare, se ne Shqiperi dhunohen te drejtat e pakicave ndersa ka ushtuar nga njera ane si nje rrufe ne qiell te kthjellet, nga ana tjeter ajo ishte ne sinkron te plote me propaganden greke. Ajo u bente jehone edhe pretendimeve te qarqeve greke, duke u dhene atyre nje argument me shume, dhe binte ne kundershtim edhe me qendrimin e perfaqesuesve te Komisionit dhe Parlamentit Europian.
Shume komente dhe kritika pati po ashtu pas takimit qe Nikolas Gejxh zhvilloi muaj me pare me 2 udheheqesit e politikes shqiptare. Opinioni shqiptar u befasua ne menyre te vecante nga takimi qe perfaqesuesi i lobit grek ne SHBA zhvilloi me udheheqesin e opozites shqiptare Sali Berisha. Aq me shume qe ne kohen e sundimit te tij, Berisha e pat shpallur Gexhin si persona non grata, pra te padeshiruar. E verteta eshte se takimi BerishaGejxh paraqet edhe ai nje vijimesi konstante ne politiken e 5 viteve te fundit edhe te kreut te opozites shqiptare. Pra asgje nuk eshte e rastit apo e pallogaritur deri ne imtesi. Perkundrazi gjithcka ne veprimet e 2 politikaneve me te perfolur shqiptare duket se ka te beje vetem me instiktin e ruajtjes ose marrjes se pushtetit.
Tablloja behet edhe me e erret kur kujton disa qendrime konstante dhe te pashpjegueshme deri tani te perfaqesuesve te Partise Demokratike ndaj pretendimeve greke ndaj Shqiperise se Jugut. Qendrime qe kane rene ne sy sidomos kur ne Parlamentin Europian ne Bruksel eshte trajtuar ceshtja e pakicave greke ne Shqiperi.
Mbahen mend mire debatet dhe kundershtimi qe deputeti Pavlli Zeri pati pas zgjedhjeve te fundit lokale me eurodeputeten greke Ana Karamanu kur po diskutohej per zgjedhjet lokale ne Himare dhe respektimin e te drejtave te pakices greke ne Shqiperi. Apo replikat qe Fatmir Mehdiu, Neritan Ceka, Marko Bello, etj paten me deputetin grek Mastorakis gjate takimit te fundit qe u zhvillua ne shtator te vitit te kaluar ne Bruksel. Gjate gjithe ketyre debateve binte ne sy qendrimi i heshtur, i ftohe deri edhe indiferent i perfaqesuesve te Partise Demokratike, kur anetare te pakices greke ne Shqiperi ose europaralamentare greke akuzonin shtetin shqiptar per shkelje te te drejtave te minoritetit, per manipulime gjate votimeve ne Himare dhe Dhermi etj. etj. Partia Demokratike, ishte e vetmja atehere qe mbeshteti ankesat e pales greke, duke pranuar se ne Dhermi dhe Himare ka pasur manipulime.
Ndoftadikush mund te thote se te gjitha keto qendrime, deklarata etj, do te kthehen ne leter boshe, porsa Berisha te marre pushtetin. Ai atehere do u veje kufirin te thana pretendimeve greke, sic beri gjate periudhes 19921996. Kjo mund te jete e vertete, por edhe e kunderta mund te jete po aq e vertete. Koha ka treguar qe ne perpjekjet per te marre apo mbajtur pushtetin behen shpesh here pazarlleqe qe kane pasoja edhe me vone. Historia e Shqiperise njeh personazhe qe ne kembim te ndihmes se te huajve, kane pranuar nje Shqiperi gjysmake, jo vetem pa Kosoven, por qe edhe te fillonte ne lumin Mat dhe te perfundonte ne Shkumbin, duke ia lene pjeset e tjera Serbise, Malit te Zi, Bullgarise apo Greqise. Por edhe sikur keto krahasime historike apo supozime te mos kene asnje baze, ka disa argumente bashkekohore, qe ngjallin frike per te ardhmen e Shqiperise se Jugut. Eshte fakt i njohur qe ne kancelarite e Bashkimit Europian po shqyrtohet nder te tjera, si nje opcion i mundshem i zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, edhe ndarja e saj. Sipas ketyre projekteve Serbise mund ti jepet pjesa e Mitrovices dhe ndofta edhe disa zona te tjera. Njekohesisht pjesa serbe e Bosnjes do ti bashkangjitet po asaj. Kuptohet qe Beogradi eshte njeri nga frymezuesit, perkrahesit dhe perfituesit me te madhenj te ketij skenari, megjithese tani per tani ai ben naze dhe hiqet sikur do gjithe Kosoven. Ne fakt Beogradi e do Kosoven ose nje pjese te saj, por pa shqiptaret. Sipas ketyre projekteve te pashpallura zyrtarisht, nje Kosove e tille e gjymtuar mund te lejohet te bashkohet edhe me Shqiperine. Ne kete variant te nderrimit te kufijve mund te perfshihet tani apo edhe pas 10 vjetesh edhe Maqedonia dhe Shqiperia. Atehere pushteti lokal ne Himare, apo edhe ne Dropull e tjeterkund ne Shqiperine e Jugut mund te organizoje referendume mbarepopullore per shkeputje nga Shqiperia dhe bashkengjitje me Greqine. Askush nuk ka te drejte ti kundervihet ketyre aspiratave. Ne kete menyre edhe harta e Shqiperise ndryshon perseri. Epiqendra e saj spostohet drejt veriut duke u shkeputur nga ato treva qe kane nxjerre nga gjiri i tyre nje plejade te shkelqyer rilindasish dhe njerezish te penes qe i kane bere nder gjithe kombit shqiptar. Bashkepunimi ndermjet PDse dhe PBDNJse vetem se lehteson realizimin e ketyre planeve.
Krijoni Kontakt