Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 221
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Zgjedhjet nė bashkinė e Himarės

    FJALEKRYQI I NGATERRUAR I ZGJEDHJEVE TE HIMARES

    Viron Gjymshana

    Neqoftese do te perifrazonim Nolin do te thonim se lajmi per arritjen e nje marreveshjeje ndermjet Partise Demokratike dhe PBDNJ per lenien e Himares kandidatit te minoritetit grek, nuk eshte as i ri as i papritur. Shenjat drejt nje mirekuptimi te tille ka vite qe vihen re. Te pakten qe nga 2001, por arsyet duhen kerkuar me thelle dhe me larg, ndofta ne ate revolte qe nisi kryesisht ne jugun e vendit pas falimentimit te firmave piramidale.

    Opinioni publik shqiptar eshte tashme ne dijeni te qendrimeve te disa qarqeve te caktuara greke, te cilat kane ngritur deri ne Parlamentin Europian ne Bruksel pretendimet e tyre per Shqiperine e Jugut. Keto pretendime kane arritur kulmin e tyre gjate zgjedhjeve lokale te zhvilluara 4 vjet me pare ne Himare dhe Dhermi, por po ashtu ato kane gjetur vend edhe gjate gjithe takimeve qe delegacioni i Parlamentit Europian ka zhvilluar me ata te Kuvendit te Shqiperise. Bollano dhe te tjere, u ankuan atehere per parregullsi te theksuara gjate ketyre zgjedhjeve. Por fale guximit dhe paanshmerise se eurodeputetes gjermane Doris Pack qe kryesonte kete mbledhje, pretendimet e pales greke u hodhen poshte.

    Po ashtu, opinioni shqiptar eshte njohur me odisene e leterkembimit te sterzgjatur ndermjet komisionerit te ngarkuar per marredheniet me jashte Kris Patten dhe eurodeputetit te djathte grek Kristos Ksarhakos. Dosja e ketij leterkembimi eshte aq e fryre sa do te mjaftonte per nje liber te tere. Ne nje nga letrat e dy europarlamentareve greke, perkatesisht Stavros Xarchakos dhe Kristos Zacharias, te grupimit te partive popullore dhe demokrate europiane, shkruhej se kryebashkiaku socialist i komunes se Himares ka aprovuar 15 urdheresa per shkaterrimin e ndertesave dhe pronave qe i takojne pakices greke ne Himare. Sipas parlamentareve greke keto shkaterrime kane prapavije te paster politike. Dy eurodeputetet i kerkuan komisionerit Patten tu thoshte se cfare qendrimi mban Komisioni Europian ndaj akteve te tilla dhe nese veprime te tilla raciste te autoriteteve shqiptare kunder grekeve etnike ne Shqiperi a jane ne perputhje me parimet e pranuara nga shtetet anetare te BEse? Dhe se fundi, cfare masash te menjehershme do te merren per te ndaluar persekutimin e pakices greke ne Himare nga ana e Shqiperise?

    Ne pergjigjen e tij, zyrtari i larte i Bashkimit Europian theksonte se ne Bruksel nuk jane ne dijeni te shkaterrimit te pronave qe i takojne minoritetit grek atje. Perkundrazi, sipas informatave qe Komisioni ka, ne te gjithe vendin ka pasur prishje te ndertimeve te paligjshme, duke perfshire ketu edhe ato ne Himare. Ne rastin konkret ne Himare nuk jane prishur vetem lokalet dhe pronat e banoreve me origjine greke, por edhe atyre shqiptare,  deklaroi Patten.

    Por rasti i eurodedeputetit Ksarhakos dhe te tjereve eshte vetem maja e ajsbergut, pjesa e dukshme e perpjekjeve te politikaneve greke ne pretendimet e tye ndaj Shqiperise se Jugut. Parlamenti Europian ka qene deshmitar i perpjekjeve shume me konsekuente dhe te hapura te personaliteteve greke ndaj Shqiperise se Jugut. Ne vazhden e perpjekjeve te tyre te pakursyera per te mbeshtetur pretendimet e PBDNJse, eurodeputetet greke organizuan pak muaj me pare edhe nje konference shtypi ne Parlamentin Europian me pjesemarrjen edhe te eurodeputeteve greke dhe atij minoritar shqiptar, Karamelo etj. Te gjithe ata folen per shkelje te te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi, per Himaren e cila prej 4000 vjetesh eshte greke, etj. Per me shume, ata shperndane edhe nje lloj broshure te shkruar ne greqisht ku shpaloseshin te gjitha kendveshtrimet dhe pretendimet e pales greke ndaj Shqiperise se jugut.

    Para kesaj ofensive klasa politike shqiptare ka qene gjithmone e percare. Ose edhe me keq akoma. Per hir te ruajtjes ose te marrjes se pushtetit udheheqesit dhe politikanet shqiptare u kane bere jehone metimeve te pales greke. Keshtu, p.sh deklarata nje vit me pare e udheheqesit te opozites shqiptare, se ne Shqiperi dhunohen te drejtat e pakicave ndersa ka ushtuar nga njera ane si nje rrufe ne qiell te kthjellet, nga ana tjeter ajo ishte ne sinkron te plote me propaganden greke. Ajo u bente jehone edhe pretendimeve te qarqeve greke, duke u dhene atyre nje argument me shume, dhe binte ne kundershtim edhe me qendrimin e perfaqesuesve te Komisionit dhe Parlamentit Europian.

    Shume komente dhe kritika pati po ashtu pas takimit qe Nikolas Gejxh zhvilloi muaj me pare me 2 udheheqesit e politikes shqiptare. Opinioni shqiptar u befasua ne menyre te vecante nga takimi qe perfaqesuesi i lobit grek ne SHBA zhvilloi me udheheqesin e opozites shqiptare Sali Berisha. Aq me shume qe ne kohen e “sundimit” te tij, Berisha e pat shpallur Gexhin si “persona non grata”, pra te padeshiruar. E verteta eshte se takimi BerishaGejxh paraqet edhe ai nje vijimesi konstante ne politiken e 5 viteve te fundit edhe te kreut te opozites shqiptare. Pra asgje nuk eshte e rastit apo e pallogaritur deri ne imtesi. Perkundrazi gjithcka ne veprimet e 2 politikaneve me te perfolur shqiptare duket se ka te beje vetem me instiktin e ruajtjes ose marrjes se pushtetit.

    Tablloja behet edhe me e erret kur kujton disa qendrime konstante dhe te pashpjegueshme deri tani te perfaqesuesve te Partise Demokratike ndaj pretendimeve greke ndaj Shqiperise se Jugut. Qendrime qe kane rene ne sy sidomos kur ne Parlamentin Europian ne Bruksel eshte trajtuar ceshtja e pakicave greke ne Shqiperi.

    Mbahen mend mire debatet dhe kundershtimi qe deputeti Pavlli Zeri pati pas zgjedhjeve te fundit lokale me eurodeputeten greke Ana Karamanu kur po diskutohej per zgjedhjet lokale ne Himare dhe respektimin e te drejtave te pakices greke ne Shqiperi. Apo replikat qe Fatmir Mehdiu, Neritan Ceka, Marko Bello, etj paten me deputetin grek Mastorakis gjate takimit te fundit qe u zhvillua ne shtator te vitit te kaluar ne Bruksel. Gjate gjithe ketyre debateve binte ne sy qendrimi i heshtur, i ftohe deri edhe indiferent i perfaqesuesve te Partise Demokratike, kur anetare te pakices greke ne Shqiperi ose europaralamentare greke akuzonin shtetin shqiptar per shkelje te te drejtave te minoritetit, per manipulime gjate votimeve ne Himare dhe Dhermi etj. etj. Partia Demokratike, ishte e vetmja atehere qe mbeshteti ankesat e pales greke, duke pranuar se ne Dhermi dhe Himare ka pasur manipulime.

    Ndoftadikush mund te thote se te gjitha keto qendrime, deklarata etj, do te kthehen ne leter boshe, porsa Berisha te marre pushtetin. Ai atehere do u veje kufirin te thana pretendimeve greke, sic beri gjate periudhes 19921996. Kjo mund te jete e vertete, por edhe e kunderta mund te jete po aq e vertete. Koha ka treguar qe ne perpjekjet per te marre apo mbajtur pushtetin behen shpesh here pazarlleqe qe kane pasoja edhe me vone. Historia e Shqiperise njeh personazhe qe ne kembim te ndihmes se te huajve, kane pranuar nje Shqiperi gjysmake, jo vetem pa Kosoven, por qe edhe te fillonte ne lumin Mat dhe te perfundonte ne Shkumbin, duke ia lene pjeset e tjera Serbise, Malit te Zi, Bullgarise apo Greqise. Por edhe sikur keto krahasime historike apo supozime te mos kene asnje baze, ka disa argumente bashkekohore, qe ngjallin frike per te ardhmen e Shqiperise se Jugut. Eshte fakt i njohur qe ne kancelarite e Bashkimit Europian po shqyrtohet nder te tjera, si nje opcion i mundshem i zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, edhe ndarja e saj. Sipas ketyre projekteve Serbise mund t’i jepet pjesa e Mitrovices dhe ndofta edhe disa zona te tjera. Njekohesisht pjesa serbe e Bosnjes do t’i bashkangjitet po asaj. Kuptohet qe Beogradi eshte njeri nga frymezuesit, perkrahesit dhe perfituesit me te madhenj te ketij skenari, megjithese tani per tani ai ben naze dhe hiqet sikur do gjithe Kosoven. Ne fakt Beogradi e do Kosoven ose nje pjese te saj, por pa shqiptaret. Sipas ketyre projekteve te pashpallura zyrtarisht, nje Kosove e tille e gjymtuar mund te lejohet te bashkohet edhe me Shqiperine. Ne kete variant te nderrimit te kufijve mund te perfshihet tani apo edhe pas 10 vjetesh edhe Maqedonia dhe Shqiperia. Atehere pushteti lokal ne Himare, apo edhe ne Dropull e tjeterkund ne Shqiperine e Jugut mund te organizoje referendume mbarepopullore per shkeputje nga Shqiperia dhe bashkengjitje me Greqine. Askush nuk ka te drejte t’i kundervihet ketyre aspiratave. Ne kete menyre edhe harta e Shqiperise ndryshon perseri. Epiqendra e saj spostohet drejt veriut duke u shkeputur nga ato treva qe kane nxjerre nga gjiri i tyre nje plejade te shkelqyer rilindasish dhe njerezish te penes qe i kane bere nder gjithe kombit shqiptar. Bashkepunimi ndermjet PDse dhe PBDNJse vetem se lehteson realizimin e ketyre planeve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Ceshtjen e Himares ne zgjedhjet e 2000 nuk e fryu dhe e ngriti tymin ne qiellin Europian as PBDNJ, as PD, as greket por vete partia ne pushtet, Partia Socialiste qe doli me slloganin "Mos tia leme Himaren grekerve" kur Himara ra ne balotazh midis kandidatit te PBDNJ dhe PS.

    Kali i Trojes ne Shqiperi e beri Himaren ceshtje nderkombetare, dhe politika e PD eshte ajo e duhur, c'tensionimi i situates nga tensionet e qeverise shqiptare qe jane pikenisja dhe argumenti i pales greke qe ua servir europianeve Himaren si "te persekutuaren e qeverise".

    Himara eshte toke shqiptare ashtu si PBDNJ eshte nje parti politike shqiptare. Le te fitoje ai kandidat qe merr me shume vota nga himarriotet. Rreziku me i madh per Himaren nuk eshte "rreziku grek" por rreziku i injorances se pseudo-nacionalisteve shqiptare.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky ėshtė njė gabim shumė i madh i PD-sė, dhe nėse nuk ndryshon qėndrim do tė humbas gjithė elektoratin shqiptar edhe mė shumė.
    Pėr problemin e Kosovės, dhe frikėn pėr ndarjen e saj, kjo nuk ekziston sepse nėse bėhet ndarja e Kosovės mbi baza etnike atėherė serbėt duhet heqin dorė nga Presheva nė kėmbim tė njė territori shumė mė tė vogėl (Zveēanit e Albanikut) dhe me njė pozitė shumė mė tė pafavorshme gjeostrategjike se Presheva, kjo mendoj se ėshtė nė interes tonin nėse serbėt pranojnė njė gjė tė tillė. Kurse ndarje e Kosovės pa llogaritur edhe Preshevėn e pse jo edhe Ulqinin e viset tjera shqiptare nė Mal tė Zi nuk mund tė mirren parasysh dhe nuk ka asnjė mundėsi tė ndodhin, sepse nėse bėhet ndarja pėrfundimtare mbi baza etnike e shqiptarėve dhe serbo-malazezve atėherė kjo pėrfshin gjithė territoret dhe ka mundėsi qė kėtu tė futet edhe Sanxhaku, qė mė parė do tė vinin me neve se tė rrinin me me serbėt.
    Prandaj, kjo nuk ma ha mendja tė ndodh edhe pse do tė ishte zgjidhja mė e mira dhe mė e drejtė pėr tė gjitha palėt.
    Pėr problemin e Shqipėrisė sė Jugut, edhe pse nuk ka asnjė mundėsi qė tė ndahet nga Shqipėria pamvarėsisht punės qė ėshtė bėrė nė kėtė drejtim, duhet qė patjetėr tė bėhet heqja e menjėhershme e Janullatosit nga kreu i Kishės Ortdokse Shqiptare, ndalimi i menjėhershėm i shpėrndarjes sė paligjshme tė pensioneve greke nė Jug, dhe tė gjitha partitė dhe politikanėt shqiptar tė mbledhin mendjen poashtu vet populli i thjeshtė politikanė tė tillė duhet ti pėrjashtoj menjėherė nga politika.
    Unė pėr vete kam shumė besim te populli i Himarės se nuk do tė votojnė pėr interesa tė qytetarėve grek por do tė votoj pėr interesa tė tyre qė nė tė njėjtėn kohė janė interesa tė tė gjithė shqiptarėve ashtu siē janė edhe vet ata, bile edhe mė larg janė pasardhėsit direkt tė rilindasve kryesor tė kombit tonė tė shenjtė Shqiptar.
    Pra, edhe njėherė kėta tė shitur tė tipit Bollano e Karamelo e cfarė qelbėsira tjera janė ato nga ajo partia e vizave dhe e poshtėrimit, nėnshtrimit, rrogtarimit shqiptar do ta marr shkelmin e fundit dhe pėrfundimtar nė Himarė, nga populli i Himarės shqiptare, jo 4000 por 5000 mijė vjet shqiptare, kėshtu edhe nė zonat tjera tė Shqipėrisė sė Jugut.


    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Himara, nje problem i fryre ne menyre artificiale nga PS. Kandidati i PBDNJ ne Himare eshte shqiptar, por ai gjate fushates se kaluar (Tetor 2000) ka bere thirrje antikushtetuese dhe anti kombetare dhe keto "gabime" ai asnjehere nuk i ka pergenjeshtuar.

    Gabimi i PD nuk qendron ne faktin se ajo mbeshteti PBDNJ, por ne faktin qe mbeshteti nje kandidat te tille.
    Por si duket PD per ta bere ortake me vehte PBDNJ, "gelltit" edhe ēorben qe gatoi vete me PS ne zgjedhjet e shkuara.

    PD duhet te bashkepunonte me PBDNJ, por duke mbeshtetur nje kandidat tjeter nga ajo parti.
    Lufta e PD per nacionalizem duket hapur qe eshte thjesht demagogji, PD per interesa te ngushta ka treguar se ben ēdo gje.
    PD po lufton te gjithe kandidatet e PBDNJ ne te gjithe veriun si Grek, ndersa pro grekun ne Himare e mbeshtet, epo!!!!
    Imoraliteti politik ka nje kufi, te cilen PD nuk po e gjen!
    Pershendetje
    Dreret

  5. #5
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Nardo nacionalizmin e PD e pame gjate embargos ne o burre, dihet qe demagogji osh po ho.
    Kshu do iki dhe Himara, do dalin nja 1000 Mirela Manjane dhe atje, dhe te na rroje neve, se kshu shko kjo pune, ne duam te veme vetullat (bashkim me Kosoven) po aq hutohemi, sa do nxjerrim syte (do humbim dhe Kosoven dhe nje pjese te jugut me anschluss)
    Nuk mbahet patriotizmi me bark bosh!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    E pame edhe patriotizmin e PD ne 1999-n kur nuk u fut ne Parlament as SIMBOLIKISHT e per hir te Kosoves !!!

    Po ajo qe te ben pershtypje ne kete lufte zgjedhjesh eshte nderrimi i pozicioneve.

    Nje parti e DJATHTE si PD nuk mund t'ia lere nacionalizmin nje partie te majte -PS-SE !!! Ku humben keshtu vlerat e te djathtes si parti qe bejne me shume per kombin se sa per parti e deputete te PAKICAVE ? Apo ''armiku'' i vertete eshte shqiptari qe mban testen e te majtes ? Apo jane strategji miqesimi me Mgreqine zyrtare ?
    Mendoni cdo vinte sikur Shqiperia neser te nderhynte tek emigrantet e bere greke dhe ti ndihmonte ne zgjedhjen e nje deputeti per Parlamentin grek... Himara s'ka qene/s'eshte akoma ndonjehere greke prandaj nuk e meriton te perfaqesohet nga njerez/parti qe i sherbejne me shume interesave greke se atyre shqiptare. Por nqs ai kandidat e meriton me vota le ta marre postin, ashtu sic disa po marrin dhrahmite greke e perseri votojne per kandidate te partive shqiptare. Pragmatizmi eshte gje e madhe sidomos kur je i varfer e duan te te japin drejtim e te te marrin per dore e te te tregojne arat ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Marte, 16 Shtator 2003


    "LASH DYERT E GREKUT, PER POSTIN E KRYEBASHKIAKUT"

    Socialisti Petro Koci u ben thirrje banoreve te Himares dhe te zonave perreth qe te mos votojne per te marre pensionet e grekeve por te votojne per te investuar per qytetin bregdetar

    Nga Himara Zenepe Luka

    Himara priti dje mysafire nga Vlora e rrethinat, pse ne kete dite te pare te javes, PS-ja organizoi mitingun elektoral per celjen e fushates dhe prezantimin e kanditatit per kryetar bashkie Jorgo Goro. Nje dite me pare eshte prezantuar kandidati i PPDNJ-se i mbeshtetur nga PD-ja, Vasil Bollano, ndersa pritet qe himariotet t’i mbledhe edhe kandidati i PDK-se.

    Ne sallen e kinemase se qytetit, qindra himariote moren pjese ne takim, mes tyre edhe deputetet Limoz Dizdari e Petro Koci, si dhe ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi. Mitingun e celi kryetari i PS-se se Vlores, Theodhori Shia. Kandidati socialist, Jorgo Goro, tha se nuk e nderron me asgje ne bote shansin qe i jepet per te kandiduar per kryetar bashkie nga PS, "qe eshte forca me e besueshme, me e mire, me serioze, me prane himarioteve". Duke folur me shifra per cfare ka bere bashkia ne mandatin qe po perfundon, ai tha se per gjate 3 viteve jane bere aq sa per 60 vjet ne Himare. Ne infrastrukture u investua shuma prej 2 miliarde leke, u vu dore ne ndertimet pa leje, u ndryshua fytyra e qytetit me nje shetitore te bukur. "Te tjera projekte e investime e presin Himaren. Ne nuk mund te durojme me, qe himariotet te bejne pune te rendomta ne Greqi, qe intelektuali te punoje punetor. Per kushtet e krijuara e mundesite e ofruara ka ardhur koha, qe himariotet te kthehen ne vendlindje dhe te gjithe bashke te bejme Himaren. Jam i sigurte se do te me jepni voten, ndersa une do t’ju jap besen, ndershmerine e perkushtimin tim per ta bere Himaren ndryshe, duke i lene hapesira investitorit privat. Ne do te forcojme harmonine, vellazerimin, jo vetem midis himarioteve, por edhe me te ardhurit qe punojne prej vitesh ketu, duke ju vene vizen grindjeve per bindje politike dhe te tjera te trasheguara. Te gjitheve na intereson Himara dhe sebashku do ta ndertojme ate", tha kandidati socialist.

    Turizmi mbetet prioritar

    Himara, prioritet te vet ka turizmin. Ndoshta per kete arsye, ne kete takim mes socialistesh, gjendej edhe ministri i Turizmit Besnik Dervishi. "Rezultatet jane te prekshme nga te gjithe sepse Himara konsiderohet si kryeqendra e turizmit", tha Dervishi, duke vene ne dukje se qe nga viti i kaluar, kjo zone dhe ne pergjithesi bregdeti i jugut, jane percaktuar ne skemat e qeverise per turizmin elitar. "Kete vit, qeveria po ben nje hap tjeter te rendesishem, po perfundon studimin e masterplanit t` zhvillimit turistik te kesaj zone, sepse mungesa e tij eshte bere pengese per investime", tha Dervishi. Duke dhene shifra konkrete, ai raportoi se kooperacioni italian ka dhene nje financim prej 1 milion euro, qe do ta zgjidhe perfundimisht kete problem. "Vitin qe vjen me buxhetin e shtetit do te behet rruga ne hyrje te qytetit dhe investime te tjera te domosdoshme", perfundoi Dervishi.

    Zgjidhni investimet, jo pensionet

    Nje ceshtje teper delikate per himariotet dhe banoret e zonave perreth, e preku socialisti Petro Koci, i cili vete eshte djale qeparoi. Ai u kujtoi banoreve te ketij qyteti dhe fshatrave turistike perreth, se nuk mund te jetonin me me pensionet qe u ofroheshin si ndihma nga kundershtaret. Koci nuk e tha kete gje ne menyre te prere, por u beri te qarte atyre se ishin perballe dy alternativave. "Ju duhet te zgjidhni ndermjet politikes se pensioneve, apo politikes se investimeve. Mencuria e himariotit do te zgjedhe investimet qe do te bejne qytetin dhe po u be qyteti, do te rriten edhe te ardhurat, pse qyteti yne eshte kryeqendra e turizmit ne Shqiperi", tha Koci. Duke goditur aleancen mes PBDNJ-se dhe PD-se per zgjedhjet vendore, Koci u shpreh se ceshtja e te drejtave te njeriut qe kerkon partia e Dules "nuk mund te arrihet ne alence me PD-ne". "Ato i garanton vetem PS dhe kjo eshte provuar ne keto vite qeverisjeje dhe do te thellohen me tej, nese do te votohet per djalin tuaj, Jorgon", tha Koci. Ne takim foli edhe i deleguari i kryesise se PS-se, deputeti Limoz Dizdari si dhe kandidati per kryetar bashkie ne Vlore, prefekti Shpetim Gjika, qe nder te tjera ka vleresuar punen e kryetarit Viktor Mato.


    DO TA NDRYSHOJME BASHKE HIMAREN

    Interviste me kandidatin socialist per Bashkine e Himares, Jorgo Goro

    Kush eshte kandidati i PS-se per Bashkine e Himares?

    - Jam nje intelektual i zakonshem, kam perfunduar studimet e larta ushtarake. Ika ne emigracion dhe u ktheva ne Himare kur fitoi qeverisjen vendore, PS-ja. U ktheva familjarisht qe te bejme gjithcka per qytetin tone. Boll sherbeva neper dyert e qytetareve greke. Po Himaren, kush do ta beje? Une shpresoj se te gjithe do te kthehen ketu, pse ne emigracion te djeg toka nen kembe.

    -Shpreson ne fitoren e 12 tetorit?

    -As nuk e diskutoj, pse bashkeqytetaret njohin dhe vleresojne shpirtin, perkushtimin dhe kapacitetin intelektual te Jorgos. Jam i sigurte se do te fitoje alternativa ime e zhvillimit, e progresit, e bashkimit e vellazerimit.

    - Nuk ju tremb aleanca e PBDNJ-se me PD-ne qe mund te coje ne fitore rivalin tend Bollano?

    - Aspak, dhe kete e them me siguri. Dua t’ju sqaroj se Vasil Bollano eshte kusheriri im i dyte. Gjyshet tona jane motra, por jam i detyruar t’i them publikisht se po te isha ne vend te tij, nuk do ta kisha pranuar kandidimin, pasi e ka provuar 4-5 here dhe nuk ka fituar. Edhe ato pak vota qe ka marre ia kane dhene kusherinjte tane, qe kete radhe do t’i japin per mua dhe ai do te mbetet me gisht ne goje. Me vjen keq qe per shkak te kompromisit qe bene dy partite, do te humbin edhe dy anetaret e keshillit bashkiak qe kane pasur me pare, duke ndeshkuar edhe ata votues te opozites.

    -Gjykoni se fushata do te pasohet nga konflikte dhe inskenime nga shteti grek, si do t’i perballoni?

    -Gjeja e pare qe bera i kerkova rivalit Bollano, kusheririt tim qe te bejme nje fushate te kulturuar te moderuar, duke iu vene fre edhe militanteve ekstremiste. Une per vete do te shpalos qetesine time, duke shmangur cdo incident te pritshem. Pastaj votuesit jane ketu ne Himare dhe rrotull, ata qe do te vijne nga emigracioni nuk i kalojne 500 votues, dhe duhet te dini se me shume se trecereku do t’i japin votat per PS-ne dhe per mua, Jorgon, me te cilet kam punuar e vuajtur 10 vjet ne emigracion.

    -Cilat jane disa nga premtimet e tua gjate fushates?

    -Theksoj te bashkojme e vellazerojme himariotet dhe jabanxhinjte qe ndjehen disi ndryshe ketu ku punojne e jetojne. Une do t’i sherbej komunitetit. Do te synoj qe uji te shkoje ne cdo shtepi, te perfundojne te gjitha rruget rurale qe te cojne ne cdo fshat, por edhe shetitoret e Jales, Dhermiut, Iljazit, e me radhe. Do te vazhdojne investimet e medha per rruget dhe Himara do te behet realisht kryeqendra e pushuesve shqiptare dhe te huaj duke e cuar ne 200 mije pushues ne sezon vitin e ardhshem.

    Une Vasilin e kam kusheri, por nuk ka per te fituar, pse himarioti nuk pyet shume per aleanca, eshte zot i votes se tij.

    ***

    Largohesh nga Himara me pershtypjen se nuk do te ndodhe asgje me shume se ne qytetet e tjera, se himariotet kane vendosur ta japin voten per zhvillimin e qytetit te tyre dhe nuk do te lejojne qe qyteti i tyre te lakohet deri ne Keshillin e Evropes, sikurse ndodhi ne zgjedhjet e kaluara. Vota eshte e tyre dhe do te administrohet vetem prej tyre per t’i sherbyer te ardhmes. Himara ishte e qete, sidoqe dikush u shpreh se ne diten e votimit dallga do te ngrihet ne 7 balle.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zoti Nard, pajtohem me juve qė ai Bollano ėshtė shqiptar por ai dhe njė pjesė tjetėr e PBDNJ ka punuar pėr interesa tė huaja shoviniste e anti-vetes, anti-Himarės, anti- gjithė neve, prandaj nuk duhet bėrė aleanca me njerėz tė tillė sepse nė kėtė mėnyrė pėrkrah punėn e tyre tė gabuar, kėtyre njerėzve tė tipit tė tij tė gjitha partitė duhet tia bėjnė me dije se nuk janė nė rrugė tė drejt, sepse si do qė tė veprojnė populli prapė do tė dij tia tregoj rrugėn atyre.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Eshte teper lodhes menyra se si ju i shikoni gjerat, bardh e zi. Nuk po behet fjale per "shitjen" as per "blerjen" e Himares. Nuk po behet fjale as per PD, PS, Greqine apo Shqiperine.

    Po behet fjale per zgjedhje lokale, ne te cilat himarriotet do te votojne dhe do te zgjedhin nje kryetar bashkie per Himaren. E rendesishme nuk jane teorite e konspiracionit tuaja mbi keto zgjedhje, e rendesishme eshte qe Himara te kete nje kryetar bashkie ne 13 tetor i cili eshte ai qe zgjodhen vete himariotet me votat e tyre.

    Mos e beni gjithcka tragjike edhe pas 12 vjetesh qe po jetoni si njerez te lire e jo te ndrydhur.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Nuk arrij te kuptoj se perse per disa eshte lodhese kjo teme pavaresisht se fqinjesia e lashte i ka bere gjysem shoviniste dhe "kale troje" per te minuar gjithnje te ardhmen e kombit shqipetar.
    Po citoj nje pjese te diskutimit te zotit Nard.
    "Kandidati i PBDNJ eshte shqiptar, por ai gjate fushates se kaluar(tetor 2002) ka bere thirrje antikushtetuese dhe antikombetare dhe keto gabime ai asnjehere nuk i ka pergenjeshtruar"
    Zoti Nard nuk ka nevoje te na dergoni ndonje material me te hollesishem ne lidhje me veprimtarine e ketij kandidati sepse mjafton kjo qe thate dhe c“eshte me e rendesishmja te gjithe shqipetaret e dine veprimtarine e qytetareve te zgjedhur deputete, ministra etj ne jug te Shqiperise.
    Jemi fryre dhe sterfryre me ta jo vetem tani por edhe ne kohet e lashta, ndoshta i vetmi problem per shqiptaret qe krijuan ndasi klanore dhe luftera te ndryshme ndermjet njeri tjetrit, ngelen vetem fqinjet e poshtem bashke me shqiptaret homogjene qe ishin vegla perfekte te tyre.
    Edhe harta greke se helenet e kane kufirin e tyre historik deri ne Shkumbin, verteton me se miri se me cfare "shqipetaresh" kemi te bejme.
    Berisha ka gabuar gjithnje dhe eshte gjendur gjithnje ne vendin e gabuar dhe ne kohe te gabuar dhe ka folur gabimisht ne rastet me delikate sic eshte rasti ati grekut qe erdhi ne Tirane te cilin Berisha e kish shpallur person "non grada" kur ishte vete president.
    Fatos Nano thoshte se ne Shqiperi ka minoritet vetem 3%, Berisha gazmor dhe patetik, naiv dhe rrumpalle i dha Geixhit nje shifer prej 10-20%, duke e quar numrin e minoritetit grek nga 30.000 vete ne 300.000 vete.
    Ja kesaj i them une politike antishqiptare se ciles kur ti vije koha per tu diskutuar, Berisha duhet ti qendroje ndonje doktor te koka se mos ben ndonje gafe tjeter..
    Ja se kush e ben politiken kombetare ne Shqiperi.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  11. #11
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga Albo
    Eshte teper lodhes menyra se si ju i shikoni gjerat, bardh e zi. Nuk po behet fjale per "shitjen" as per "blerjen" e Himares. Nuk po behet fjale as per PD, PS, Greqine apo Shqiperine.

    Po behet fjale per zgjedhje lokale, ne te cilat himarriotet do te votojne dhe do te zgjedhin nje kryetar bashkie per Himaren. E rendesishme nuk jane teorite e konspiracionit tuaja mbi keto zgjedhje, e rendesishme eshte qe Himara te kete nje kryetar bashkie ne 13 tetor i cili eshte ai qe zgjodhen vete himariotet me votat e tyre.

    Mos e beni gjithcka tragjike edhe pas 12 vjetesh qe po jetoni si njerez te lire e jo te ndrydhur.

    Albo
    Ah mor Albo, sa do doja qe po kete kriter tia aplikosh dhe bashkise se Tiranes.
    Po kshu shko kjo pune.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Manciste
    Ah mor Albo, sa do doja qe po kete kriter tia aplikosh dhe bashkise se Tiranes.
    Po kshu shko kjo pune.
    Une ate kriter e perdor ne cdo zgjedhje jo vetem ne zgjedhjet e Tiranes. Te kujtoj qe ne zgjedhjet e 2000 Edvin Kristaq Rama eshte zgjedhur kryetar bashkie ne Tirane me 20 000 vota, kur Tirana ka plot 1 milion banore. Ne ato zgjedhje dolen me shume vota te pavlefshme se te vlefshme.

    Vete votat e Rames flasin per legjitimitetin e tij si kryetar bashkie. Nuk po zgjatem me tej te flas per "arritjet" e tij apo per personin e tij.

    Secili voton ndergjegjen e tij. Une nuk votoj per Edvin Ramen se ai nuk eshte intelektual dhe nuk mbron vlerat dhe bindjet e mia. Ti voton per Edvin Ramen pasi tek ai gjen vetveten. Kjo eshte demokracia, secili voton ndergjegjen e tij. E rendesishme eshte qe zgjedhjet te jene te lira dhe vota e cdo shqiptari te numerohet. Le te fitoje shumica dhe jo hajdutet e votave.

    Albo

  13. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Bill Gage, mesa di une nuk ka lidhje me lobin grek perkundrasi i perket lobit hebraik ne SHBA. Nese bej gabim, mund te me shpjegoje ndonjeri qe banon ne SHBA prej jush.

    Nejse, problemi yne eshte Himara. Une do bjer ndakort me ALBOn kur thote se "fajin e kemi vet pala shqiptare". Sepse ne ato vendet e Rivieres i kishim lene ne harese, pale sa vjet ka pa u ndertuar ndonje institucion nga shteti shqiptar ne ato zona. Shteti shqiptar u interesua per ato zona qekur ato shfaqen interes per turistat.
    Gjithashtu gabim te madh ka bere kryetari i PBDNJ (te cilit nuk ja mbaje mend emrin)i cili kur erdhi ne Selanik, para 2 vjetesh, nuk la marezi pa nxjerre nga goja e tij per shtetin dhe popullin (akoma) shqiptar saqe une habitem qe ai ishte parlamentar i Shqiperise. Midis te tjerash ai tha se :" shteti shqiptar ka plan te shperndaje minoritaret nga zonat e Rivieres (megjithese Kushtetuta e Shqiperise nuk njeh minoritet ne ato zona) ne brendesi te Shqiperise dhe te sjell ne ato zona popullsi nga Veriu dhe Shqiperia e Mesme" (shpresoje t'a ket degjuar ndonje emigrant greqije fjalimin e tij te "ET3" qe te me vertetoje). Keshtu duket qarte qe pala shqiptare i hedh vet "dru zjarrit".falemiNDERit

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    More Albo qe vetem albanez nuk dukesh te jesh...
    Po ne himar ben muuuuuuuuuuu qe greku kerkon te ngulet.
    Me hapur armiqesor se greku me shqiperin dhe serbi me shqiptaret nu ka mor Albo.
    Kjo qe beri Pd kete radhe eshte thjesht nje fund i deshperuar.Ndoshta duhej te ish Ps qe duhej ti kerkonte bashkpunim Pd ...por armiqesia midis shqiptaresh /udheheqesash shqipetar/ eshte me e eger....dhe fiton KALI I TROJES...
    Meni

  15. #15
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Albo :

    Ndoshta e kam une gabim por ke qen ti qe der dje ulerije se Socialistet po na shesin tek greku , ndersa sot mbeshtet nje parti dhe nje kandidat qe ju ka premtuar Himarioteve se po votuan per te se shpejti do bashkohen me Greqine .
    Tymin ne qiell nuk e ngriti PS ne 2000 , megjithese PS shfrytezoi situaten e krijuar per te fituar . Tymin ne qiell e ngriti PBDNJ dhe deputet greke qe paralajmeronin per votime te paregullta perpara dites se votimit . Tymin ne qiell e ngriti kandidati i PBDNJ qe ne mitingjet e tij shoqerohej nga deputet greke dhe premtonte se se shpejti Himara do ishte pika me e bukur e Greqise . Tymin ne qiell e ngriten Eurodeputet greke te cilet me mbeshtetjen e PBDNJ nuk lane vrime ne Evrope pa u futur per te shpjeguar " shkeljet e te drejtave te njeriut " ne Himare . Mos harro ketu dhe deputet Greke qe u shfaqen pa pritur ne Himare diten e votimit duke shkelur ligjet nderkombetare .
    Ne kete situate te krijuar cdo parti qe mbeshtet nje kandidat qe eshte haptaz pro grek , ve perpara interesat politike perpara interesave kombetare .

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Taulant_NYC cili na qenkerka ky kandidat "pro grek" qe po mbeshtet PD dhe PBDNJ apo meqe eshte kandidat i PBDNJ eshte detyrimisht pro-grek?!

    Njihu njehere me kandidatet dhe pastaj merre mundimin te dalesh ne nje perfundim llogjik. Eshte tipike per mentalitetin shqiptar te flasin kaluar, pa u njohur njehere me faktet dhe njerezit qe konkurrojne.

    Kali i Trojes ne Shqiperi nuk eshte ne PBDNJ por ne PS dhe kete e kane deshmuar per se miri me vepra dhe jo me fjale keto 6 vjet pushtetaret socialiste dhe kreu i tyre.

    Kur PBDNJ na qenkerka "parti greke" atehere perse PS e mbajti 6 vjet ne koalicion dhe i dha drejtim ministrish?! Perse PS ne 2000 duhet te nxirrte nje kandidat te saj ne Himarre kur dihet qe PBDNJ, parti aleate konkurronte atje dhe ka mbeshtetje ne ate zone? E beri per te "shpetuar Himarren nga greket?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  17. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nje shkak tjeter per tensionin me zonen e Himares eshte dhe tendenca e qeverise shqiptare, e cila pa llogaritur se cdo behet me 1 milion emigrant Shqiptare ne Greqi, hapi teme Camerie ne Gjykaten Europiane- jo se "i'u hap barku" per Camet por duke menduar se me kete menyre do fusi ndonje lek menjane. Fjalimi i Fatos Nanos ne Korce, ku tha se "Cameria eshte problem i tere Europes" beri bum ne edicionet e lajmeve te Greqise duke detyruar kryeministrin grek Kosta Simiti te thote "po ne pse nuk kerkojme Epirin e Veriut".
    Pra ne keto ceshtje duhet te kemi shikim kritik dhe jo t'i'a hedhim fajin me nje here tjetrit - eshte shume e lehte t'i'a hedhesh fajin tjetrit, por keshtu nuk e sgjidh problemin por e smadhon. Sigurisht qe ceshtja e Camerise duhet te vije ne tryezen e bisedimeve, por fillimisht duhet ta bisedosh me popullin tat- duke mare parasysh qe per Camerine nuk na eshte bere as edhe nje mesim historie dhe duke mare perasysh gjendjen ku ndodhet Shqiperia sot- e jo te fillosh te vesh temat kombetare me nje thes me interesat personale.
    Pra, une mesa kam kuptuar si banor ne Greqi, tendenca teritoriale nga ana greke kundrejt Shqiperise shfaqen vetem te qarqet nacionaliste kurse nje qeveri e majte si e ajo e PASOKut (ne Greqi) e perdore temen e Epirit te Veriut si "kundrapeshe" ndaj synimeve te verberta te disa politikaneve famedashes nga ana shqiptare.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Postuar mė parė nga Khalid
    Nje shkak tjeter per tensionin me zonen e Himares eshte dhe tendenca e qeverise shqiptare, e cila pa llogaritur se cdo behet me 1 milion emigrant Shqiptare ne Greqi, hapi teme Camerie ne Gjykaten Europiane- jo se "i'u hap barku" per Camet por duke menduar se me kete menyre do fusi ndonje lek menjane. Fjalimi i Fatos Nanos ne Korce, ku tha se "Cameria eshte problem i tere Europes" beri bum ne edicionet e lajmeve te Greqise duke detyruar kryeministrin grek Kosta Simiti te thote "po ne pse nuk kerkojme Epirin e Veriut".
    Kjo punė e Nano/Simitis ėshtė lojė me dy porta e s'i duhet dhėnė shumė rėndėsi.
    Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė puna e Himarės qė mund tė vejė shumė larg. Pėr fat tė keq nė Shqipėri nuk e kanė kuptuar apo nuk duan ta kuptojnė kurrė rrezikun grek. Do ta kuptojnė ndoshta kur greku t'iu vėrė ēizmen nė grykė.
    T'i japėsh Himarėn grekut ėshtė t'i varėsh ujkut mėlēitė nė qafė. Himara pėr grekėt ėshtė njė pikė strategjike qė e duan me ēdo kusht pėr tė realizuar planet e tyre tė Vorio-Epirit. Do tė ishte mirė qė ēdo aleancė me PBDNJ-nė tė anullohej, sidomos nga partitė e mėdha. PBDNJ e vetme nuk e fiton kurrė Himarėn, por me ndihmėn e PS apo PD mund ta fitojė.
    Kush i thotė vetes shqiptar, le ta mendojė mirė kėtė punė, larg pasioneve politike e personale. Dhe mos harroni, gabimet politke mund tė kthehen shumė shpejt nė tradhėti kombėtare.
    Mos harroni edhe njė fjalė tė vjetėr: greku ėshtė i pabesė. Cdo marrėveshje me tė do tė pėrfundojė nė favor tė tij.

  19. #19
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Postuar mė parė nga Albo
    Taulant_NYC cili na qenkerka ky kandidat "pro grek" qe po mbeshtet PD dhe PBDNJ apo meqe eshte kandidat i PBDNJ eshte detyrimisht pro-grek?!

    Njihu njehere me kandidatet dhe pastaj merre mundimin te dalesh ne nje perfundim llogjik. Eshte tipike per mentalitetin shqiptar te flasin kaluar, pa u njohur njehere me faktet dhe njerezit qe konkurrojne.

    Kali i Trojes ne Shqiperi nuk eshte ne PBDNJ por ne PS dhe kete e kane deshmuar per se miri me vepra dhe jo me fjale keto 6 vjet pushtetaret socialiste dhe kreu i tyre.

    Kur PBDNJ na qenkerka "parti greke" atehere perse PS e mbajti 6 vjet ne koalicion dhe i dha drejtim ministrish?! Perse PS ne 2000 duhet te nxirrte nje kandidat te saj ne Himarre kur dihet qe PBDNJ, parti aleate konkurronte atje dhe ka mbeshtetje ne ate zone? E beri per te "shpetuar Himarren nga greket?!
    Zoti Albo ke shume te drejte kur thua qe eshte tipike qe Shqiptaret flasin pa fakte , une po ja le llogjiken ta gjykojne vete lexuesit e forumit . Qe PBDNJ eshte partia e pakices greke ne Shqiperi dhe qe votat 99% i mer nga minoritaret greke e dime te gjithe .
    Fakt : Zoti Bollano eshte i njejti kandidat qe PBDNJ kishte ne Himarre dhe perpara 4 vjeteve , eshte i njejti kandidat qe Partia demokratike ju vu kunder perpara 4 vjeteve . Ku eshte llogjika qe tani ky kandidat mbeshtetet nga PD ??
    Fakt : Para kater vjetesh ky kandidati qe ti e njef kaq mire , ne kundershtim me ligjin e zgjedhjeve , e hapi fushaten me 4 deputete GREK qe ne GREQISHT ne mes te Himares premtuan se investimet Greke nuk do te pushonin ne Himare nqs Himara votonte per PBDNJ dhe per Bollanon .
    Fakt : Pirro DHima ( patriot i shquar shqiptar ) ne vitin 2000 fuqishem mbeshteti Bollanon , i berri thirje himarjoteve te votonin per te dhe sponsorizoje autobuzat qe erdhe nga Greqia per te votuar .
    Fakt : Deputetet Evropiane Grek nuk lane vrime pa u futur dhe shfrytezuan gjithcka c fare kishin ne dore ne parlamentin Evropian qe zgjedhjet ne Himare te anulloheshin sepse humbi Bollanoja .
    Ndoshta e shof une me sy shqiptare por keto fakte mjaftojne te vertetojne tendemcat pro greke te kesaj partie dhe ketij kandidati , nuke di si mendjone anetaret e tjere te forumit .
    Partia socialiste ka bashkpunuar me PBDNJ duke i lene zona te lire atje ku i takon ne disa zona te dropullit dhe Sarandes ku dhe popullsia eshte ne pergjtihsi minoritare , por jo ne Himare sepse aty popullsia eshte autoktone Shqiptare .
    Ne vitin 2000 PBDNJ nuk ngulmoi per Himaren se mendonte ta e kishte te sigurt fitoren me ndihmen e qeverise greke qe ju lidhi pernsion Himarjoteve , me ndihmen e deputeteve grek qe mbanin fjalime gjate fushates , me ndihmen e emigranteve qe mendohej te votonin per ta . Ndersa kete here PBDNJ nuk pranonte koalicion me socialistet ne asnje menyre nqs nuk ju lihej Himara zone e lire , dhe pikerisht vetem per kete arsye u ndrepren negociatat dhe koalicioni .
    Por pa problem se ne mbeshtetje doli PD duke i mbeshtetur ata me te njejtin kandidat qe kundershtuan para 4 vjeteve .
    ( Qellimi im ketu nuk eshte aspak te bej politiken e PS , une i ftoj shqiptaret te votojne per kandidatin me te mire pa u bazuar ne parti )
    SHendet te gjitheve .

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Taulant, dmth PBDNJ elektorat te saj ka minoritetin grek ne Shqiperi, por keta nuk jane "greke" jane nenshtetas shqiptare. Pakicat minoritare greke ne Shqiperi nuk i perkasin Greqise por shtetit shqiptar per aq kohe sa keta punojne e jetojne ne Shqiperi.

    Ma shpjego pak se ku qendron e keqja nese greket investojne ne Himare? Apo greket duhet ti leme te investojne ne portin e Durresit dhe jo ne Himare?

    Nese kjo e "keqe e madhe" do te na vinte ne nga nje grusht minoritaresh greke, atehere sipas llogjikes tende Greqise duhej ti kishte ardhur fundi nga 600 000 emigrantet shqiptare qe punojne e jetojne atje, apo jo?

    Kjo menyre te menduari eshte anadollake. Nje fjale e urte popullore thote: "Armikun qe nuk e mund dot, beje mik!" dhe kjo eshte politika qe po ndjekin greket karshi shqiptareve keto 2 vitet e fundit. Prandaj Gejxh e kompani vene i shtrengojne doren Berishes ne Tirane.

    Shqiperia po ngrihet me te dyja kembet e saj ne Ballkan dhe kesaj rradhe nuk jane shqiptaret qe duhet te kene friken e grekut, por greku friken e shqiptareve.

    Qe ti shohesh qarte keto ndryshime historike qe po ndodhin ne Ballkan, duhet me pare te clirohesh nga mentaliteti i vjeter i viktimes, qe shqiptaret e manifestojne ne mase.

    Nuk jemi me viktimat e Ballkanit!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek nė Himarė falėnderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Nikolas Geixh, vizita nė Himarė dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •