Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Altimari: Kultura arbëreshe e ka vendin në historinë dhe kulturën shqiptare

    Dr. Françesko Altimari prej kohësh është angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos që e kanë epiqendrën e veprimit në arealet arbërishtfolëse historikisht më aktive. Këta janë prof. Matteo Mandalà, prof. Anton Nikë Berisha, prof. Vinçenc Belmonte, por edhe disa studiues më të rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna. Të gjithë kanë një objektiv të përbashkët: botimin e “klasikëve” të trashëgimisë letrare arbëreshe. Në intervistën e tij Dr. Françesko Altimari pohon se puna e madhe që është bërë deri sot, duke nisur që nga veprimtaria studimore dhe filologjike e madhe e prof. Matteo Mandalàs, shto edhe kompletin e veprave të Zef Skiroit, në nëntë vëllime, lë vend për të folur edhe për një angazhim të rëndësishëm të kolegëve dhe miqve si Anton Nikë Berisha dhe Vinçenc Belmonte që janë marrë sistematikisht me kontribute të rëndësishme me autorët rilindës dhe bashkëkohës të letërsisë arbëreshe. Dr. Françesko Altimari (1955) është titullar i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kalabrisë, në Kozencë. Ka qenë edhe profesor për të njëjtën lëndë në Institutin Universitar Lindor të Napolit, dhe në Universitetet e Leçes, të Triestes dhe të Universitetit katolik të Milanos. Koordinon doktoratën ndërkombëtare kërkimore në Albanologji, drejton projektin “Opera Omnia” për botimin e të gjitha veprave të Jeronim De Radës dhe drejton projektet shkencore për krijimin e një biblioteke elektronike të teksteve letrare arbëreshe (BETLA) dhe të arkivit leksikografik të arbërishtes së Italisë (ALA). Zhvilloi deri sot një veprimtari të gjerë kërkimore në fushën e studimeve albanologjike, me interesa shkencorë edhe në ballkanologji, duke përqendruar kohët e fundit kërkimet e tija sidomos në filologjinë arbëreshe dhe shqiptare. Ndër botimet e tij të fundit më të rëndësishme përmendim “Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe”, Prishtina 2002, “Homazh për De Radën” (në DVD), Kozencë 2005 dhe “Jeronim De Rada”, “Këngët para Milosaut” ( 1883-1835). Botim teknik, Catanzaro, 2006.

    Intervista

    Arbëreshët, edhe duke mos qenë në trojet e tyre etnike e disi të shkëputur nga toka amë, gjithmonë jetuan në "dhe të huaj" me krenarinë se janë "gjak arbri". A e kanë harruar sot arbëreshët gjuhën, kulturën, traditën... ?

    -Siç dëfton në mënyrë domethënëse historia e arbëreshëve, një popull mund ta mbajë kulturën dhe gjuhën e vet nuk edhe duke mos jetuar në trojet e veta “etnike”. Në bazë të mbajtjes së identitetit mund të dëftohet vendimtare – flas këtu natyrisht për komunitetin tonë – krenaria e origjinës së vet, por sidomos lidhja e ngushtë me një identitet që pati një fleksibilitet që e shpëtoi. Nga kjo anë komuniteti arbëresh u bë historikisht pararoja e një fluksi që nga trojet shqiptare të Ballkanit mori hov nga fundi i shekullit XX dhe u drejtua në Perëndim, duke karakterizuar historinë dhe duke kushtëzuar identitetin e vet të këtij komuniteti. Nëse e shikojmë pak me objektivitet shikojmë se si identiteti shqiptar karakterizohet në një pjesë e mirë si identitet i farkëtuar nga diaspora, dhe ky referim i shërbeu edhe komunitetit arbëresh, kur përballoi krizat e saj më të thella. Në gjendjen e re arbëreshët po luftojnë, deri sot me sukses, me të gjitha vështirësitë objektive që përmendja më parë, për të mbajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditat e tyre, edhe kur jetojnë jashtë komuniteteve të tyre historike dhe në diasporën e re.

    Jeni njohës i mirë i letërsisë së autorëve arbëreshë, por edhe të letërsisë shqipe në përgjithësi. Në këndvështrimin tuaj kritik si gjuhëtar dhe studiues i mirëfilltë, cili është niveli artistik i kësaj letërsie në krahasim me letërsinë e autorëve të tjerë që u krijua në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni apo nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi.?

    -Në krahasim me pakicat e tjera historike, ajo arbëreshe ka në letërsinë një ndër elementet themeluese të identitetit të vet dhe kjo traditë, që u bë tërheqëse brenda letërsisë së Rilindjes shqiptare edhe për letërsinë e re shqipe që po krijohej në trojet ballkanike, i ka rrënjët e saj të largëta dhe të fuqishme në vatrat e të dy komuniteteve arbëreshe më të forta nga ana kulturore për shkak të pranisë së inteligjencies së kishës katolike lindore të Kalabrisë dhe të Sicilisë që prej dy dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XVIII. Që prej asaj kohe lindi te ne Rilindja – natyrisht me baza më parë fetare dhe pra iluministe – në përpjekjen serioze intelektuale që bënë që prej asaj kohe kishtarët e kishës arbëreshe për të dalluar nga ana historike, kulturore dhe gjuhësore, përpos anës fetare, identitetin arbëresh –shqiptar nga identiteti grek. Dhe kjo përqasje ‘rilindëse’ para kohe që gjejmë pra të thelluar gjatë Rilindjes romantike, shoqëroi angazhimin e figurave më të ndritura të inteligjencies arbëreshe, sidomos të asaj siciliane (kujtojmë këtu figura të shquar si ato të Gjergj Guxetës, Pal Maria Parrinos, Nikollë Keta) që u bënë ndër shtyllat e përtëritjes së parë intelektuale panshqiptare gjatë shekullit të Iluminizmit. Kjo rrymë e letërsisë së përbashkët shqiptaro-arbëreshe, që i njohu pikat më të larta artistike gjatë shekullit XIX, dhe që ushqeu në mënyrë vendimtare krejt procesin e Rilindjes së Shqipërisë me një veprimtari të gjerë dhe domethënëse politiko-kulturore-letrare në shkallë të gjerë, e rimori hovin e saj pas Luftës së dytë botërore me një letërsi të re që u bë deri në vitet ’90 dëshmi e një rryme të lirë ose liberale në letërsinë e diasporës, brenda një letërsie shumëdegëshe si ajo shqiptare ballkanike të kushtëzuar në mënyrë të rëndë nga realizmi socialist dhe nga sundimi i ideologjisë komuniste në shoqërinë shqiptare në vendet e ndryshme të Ballkanit. Natyrisht sot ajo përfaqëson një ‘rrymë’ e vogël në diasporë e kësaj letërsie shumës si është letërsia shqiptare ballkanike - por nuk është më e drejtë ta identifikojmë krejt letërsinë shqipe në shumës si letërsitë në gjuhën shqipe? - dhe për masat që ka nuk mund të krahasohet me letërsitë simotra, por botimi i veprave komplete të disa figurave kryesore dhe më domethënëse të kësaj rryme (përmendim këtu ndër të tjerët shkrimtarë dhe poetë tashmë ‘klasikë’në letërsinë moderne arbëreshe si Dushko Vetmo, Voreja Ujko, Lluka Perrone, Zef Skirò di Maxho, Enxa Skutari, etj.por edhe shkrimtarë arbëreshë sot të afirmuar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare si Karmine Abate, që megjithëse shkruajnë veprat e tyre italisht, duhen inkuadruar qoftë brenda letërsisë italiane, qoftë brenda letërsisë arbëreshe, duke qenë plurilinguizmi një ndër tiparet shprehëse historike të kësaj letërsisë sonë gjatë shekujve.

    A mendoni se autorët arbëreshë kanë zënë vendin që e meritojnë në letërsinë tonë?

    -S’ka dyshim se figurat më të ndritura të letërsisë dhe të kulturës arbëreshe e kanë vendin e tyre edhe në kuadrin e përgjithshëm të historisë së letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Disa here ndodhi edhe se kjo ‘pjesë’ e letërsisë dhe e kulturës kombëtare nuk është trajtuar se si duhet, dhe ‘hapësira’ që u rezervua asaj është objektivisht më e ngushtë se sa në praktikë ajo meriton të ketë. Ndikoi ndoshta këtu dëshira të zmadhohej në disa faza historike pjesëmarrja e rrymës shqiptare në kulturën e përbashkët për të mos t’i jepej opinionit publik të jashtëm përshtypjen se gjoja është meritë e diasporës dhe veçanërisht e diasporës arbëreshe nxitja e disa proceseve të rëndësishme kombëtare, si p.sh. fenomeni i Rilindjes, që siç thosha nuk lindi, si edhe sot vazhdohet të shkruhet pa përqasje kritike, në vitin 1836, kur De Rada e botoi në Napoli poemën e tij të parë ‘Këngët e Millosaut’, por së paku që prej gjysmës së shekullit XVIII! Edhe vet figura e De Radës duhet të ketë centralitetin e duhur brenda kësaj letërsie dhe vet letërsia e shprehur historikisht nga shkrimtarët dhe nga poetët arbëreshë si një kontinuum, që prej Matrëngës (1592) deri në ditët tona, dhe jo si një ‘aksident’ të një faze të përcaktuar letrare-kulturore si ka qenë Rilindja., si një parantezë e shkurtër gjallërie kulturore dhe letrare që nuk zgjati më shumë se një shekull.

    Prej kohe jemi angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos për botimin e 'klasikëve' të trashëgimisë letrare arbëreshe. Kur mund të presim botimin e kësaj pjese të rëndësishme të thesarit kulturor panshqiptar?

    -Prej kohe jemi angazhuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e Universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos që e kanë epiqendrën e veprimit në arealet arbërishtfolëse historikisht më aktive – e kam fjalën sidomos për prof. Matteo Mandalà, për prof. Anton Nikë Berisha, për prof. Vinçenc Belmonte, por edhe për studiues më të rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna - në një objektiv të përbashkët: botimin e ‘klasikëve’ të trashëgimisë letrare arbëreshe. Puna e madhe që është bërë deri sot – mjafton të përmend këtu veprimtarinë studimore dhe filologjike të madhe të kolegut dhe mikut Matteo Mandalà që përfundoi kompletin e veprave të Zef Skiroit, në nëntë vëllime, dhe gjithashtu angazhimin e rëndësishme të kolegëve dhe miqve Anton Nikë Berisha dhe Vinçenc Belmonte që janë marrë sistematikisht me kontribute të rëndësishme me autorët rilindës dhe bashkëkohës të letërsisë arbëreshe, është bërë e njohur sot në tërë botën shqiptare (dhe jashtë saj), duke u lidhur ngushtë edhe me këtë iniciativë tonë, për të botuar këtë pjesë të rëndësishme të thesarit kulturor panshqiptar në kolanën “Klasikët e letërsisë arbëreshe” të shtëpisë së mirënjohur italiane Rubbettino.

    Në projektet e tuaja të rëndësishme shkencore mësojmë se është krijimi i një rrjeti arkivor dhe bibliotekar on-line midis qendrave albanologjike të Kalabrisë dhe të Shqipërisë, që me një akronim domethënës për kulturën tonë e keni quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike) ? Cila do të jetë rëndësia e këtij projekti ?

    -Kemi në një fazë të avancuar pjesën e parë të një projekti evropian, që do të na lidhë me fondet bibliotekare dhe arkivore të Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, të Arkivit Shqiptar të Shtetit dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të krijuar një rrjet telematik ndërkombëtar on-line midis qendrave albanologjike, duke filluar me ato të Kalabrisë dhe të Shqipërisë, që me një akronim domethënës për kulturën tonë e kemi quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike). Kjo iniciativë i përgjigjet sfidës së modernizimit që investon komunitetin tonë shkencor dhe kulturor. Në perspektivë kemi ndërmend ta lidhim pra këtë rrjet me qendrat e dokumentacionit libror dhe arkivor të krahinave të tjera italiane dhe me Vende të tjera të Ballkanit ku ka komunitete shqiptare dhe ku ka institucione shkencore dhe kulturore që merren me albanologji – dhe këtu natyrisht, nëse do të kemi përkrahjen e institucioneve vendase, do të konsiderojmë me shumë interes dhe me simpati përfshirjen e Kosovës, të Maqedonisë dhe të qendrave shqiptare të Malit të Zi në këtë projekt të rëndësishëm ndërkombëtar që çel perspektiva të reja bashkëpunimi në komunitetin shkencor dhe në botën kulturore të bashkësisë shqiptare.


    Gjekë Gjonaj

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    “O E BUKURA MORE”

    HISTORIA E NJË KËNGE SHQIPTARE 600 VJEÇARE

    Përgatitur nga: Lirio Nushi.

    Mars 2008.

    Kjo këngë mërgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për Arbëreshët, por edhe për Avanitët e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave, përmban në vetvete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbërëreshëve të Italisë.

    Por shumë pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë... !

    MORE ! – është nji pasthirmë... ?, është nji vajzë e bukur... ? .

    - JO!

    MORE, - është Peloponezi i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

    Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë.

    Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.


    “O E BUKURA MORE”

    ‘O e bukura More

    çë kur të lje (lasçë)

    më nigjë të pe

    atje kam unë zotin-tatë

    atje kam u mëmëm time

    atje kam u tim vëlla

    ‘O e bukura More

    çë kur të lje (lasçë)

    më nigjë të pe.



    Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.

    Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E..C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

    Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut?

    Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.

    Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso i tretë të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat dhe lëvizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

    Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso kundër Andegavnonit të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë.

    Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.

    Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja.

    Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1845).

    Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.

    Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

    Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.

    Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.

    Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona.

    Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

    Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje me rikodimin e shqipes së sotme? Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme.

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]“...





    Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

    Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë.
    Nuk ekziston asnje dokument qe deshmon ardhjen e arberesheve ( shqiptareve ) ne fene katholike…, ne trevat e Italise.
    Te gjitha dokumentet qe kam mundur te lexoj, behet fjale per arbereshe orthodoks dhe asnjehere katholike. Vete ndertimet e kishave qe edhe sot e kesaj dite ekzistojne, provojne qe arbereshet kane patur ritin bizantin, pa u indentifikuar si “uniate”, pasi kjo fjale i’u bashkangjit nga fundi i shek. XVI ne shume dokumente te kohes te shkrojtura ne gjuhen vulgare, behet fjale per arbereshe qe shpesh here detyrohen me force te nderrojne ritin ose thjesht te njohin autoritetin juridik te Romes…, por qe do t’ju duket e çuditeshme, kjo nuk ndodhte me pelqimin e papes por nga “frika” qe kishin peshkopet vendas duke mos dashur nje perzjere me popullaten latine vendase, te ardhurit nga Arberia. Here arbereshet kercenohen, here u vihen taksa te renda ( perveç atyre qe kishin ), here u lejohej te perdornin ritin e tyre bizantin, ne te njejten kishe, ku funksionet beheshin ne te dyja ritet, here vete arbereshet largoheshin nga vendet ku jetonin, pasi bashkejetesa ishte e pamundur, shpesh here dergoheshin qellimisht prifterinj te konvertuar, te cilet ishin shume here me intolerante se vete kuria vendase, por kryesisht arbereshet nuk hasen ne pengesa serioze deri nga fundi i shek. XVIII , pasi rezultonin nen juridiksionin e Kryepeshkopates se Ohrit, me renien e kesaj, arbereshet ngelen si te thuash pa nje krye dhe keshtu gradualisht njohen autoritetin e dioqezave ku perfshiheshin si territor. Duhet theksuar qe ne bashkesite e arberesheve benin pjese edhe pakica grekerish dhe skiavonesh – eshte fjala per sllavet.
    Fati i madh qe sepse popullata e arberesheve riperterihej here pas here me dyndje nga Atdheu, kjo beri te mbijetoje si gjuha ashtu edhe traditat po keshtu edhe riti fetar.
    Kurse nga ana tjeter, pamundesia e shkollimit fetar ne gjuhen amtare, beri qe kuadrot e rinj te mos ishin ne lartesine e duhur, si nga ana theologjike ashtu edhe nga ana e literatures gjuhesore.
    Flitet qe ardhjet e arberesheve ne Itali, nga shek. XV deri ne shek. XVIII te kene qene jo me pak se 600.000 unità ( persona fizike ), ata jane vendosur pothuaj ne tere territorin Italian dhe jo vetem ne Kalabri dhe Siçili, por deri ne Lombardi, ekzistojne dokumente qe arbereshet jane themelues te shume fshatrave ne zonat e Pavise dhe Piaçences, pra mbi nje mije kilometra nga rajonet e jugut…
    Koha beri te sajen, Shqiperia lengoi per shume e shume kohe nen barbarine osmane, keshtu edhe rrenjet me Atdheun u nderprene, por qe eshte fakt, qe arbereshet ose shqiptaret te kene ardhur ne Itali deri nga fundi i shek. XIX , por qe nuk ka dokumente themelimesh te reja vendbanimi.
    Albo, jane shume here me teper fshatra me origjine arbereshe, por qe gjuhen dhe automatikisht edhe ritin fatar, e kane humbur. Te mos harrojme qe eshte bere nje politike e dyfisht nen kurrizin e arberesheve, si nga ana e Vatikanit me qellim njohje te autoritetit , gjithashtu edhe nga ana e Fanarit pra Patriarkanes se Kostantinopojes, ku edhe sot e kesaj dite s’duan te degjojne te behet fjale per arbereshe ( shqiptare ), por per greke qe jane asimiluar nga arbereshet dhe kjo me ndihmen e latineve. Faktet tregojne qe arbereshet dijten te mbijetojne koherave, ruajten gjuhen, traditat, besimin, megjithe vuajtjet qe hoqen, paguajten rende ndryshimet qe pasuan Ballkanin, traktatet dhe marrveshjet me gjithe konkurrencat qe benin greket dhe latinet, te harruar ne fatin e tyre ata vazhdojne te mbijetojne. Ka shume te ngjare, qe po te mos kishin qene arbereshet e Italise, me gjakun e tyre te ç’prishur…, nuk do te kishim as Shqiperi! Po ashtu edhe gjuhe shqipe!!!

  4. #24
    Shqiptaret ne Itali, pak histori…

    Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane nje popull i perhapur ne te gjithe boten.
    Ne plan te pare, duhet rikujtuar se qe ne Mesjete shume shqipetare u transferuan per motive pune
    ne Venecia, ku u shquan per profesionalitet dhe kulture, themeluan te famshmen “ Skola dei albanesi “, nje vellazeri me qellime humanitare drejt bashkeatdhetareve ne veshtiresi.

    Shtate jane emigrimet ne mase drejt Italise:

    Emigracioni i pare: 1416-1446 – Shqiptaret e pare te ardhur ne Itali ishin ushtare te cilet udhehiqeshin nga generali Dhimiter Reres dhe nga djemte e tij Joani dhe Vasili, te derguar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, per ndihme Alfonsit te Aragones ne lufte kunder rivalit te tij Robertit te Anzhuineve.

    Emigracioni i dyte; 1459-1461 – Te tjere ushtare shqiptare, duke ndjekur Stresin, nipin e Skenderbeut, erdhen ne mbrojtje te familjes aragoneze kunder nje numri shume te madh baronesh, te cilet kishin ngrejtur krye ndaj Ferdinantit I , pasardhes te Alfonsit.

    Emigracioni i trete; 1468-1506 – Me vdekjen e Gjergj Kastriotit me 1468, turqit pushtojne pothuaj tere territorin e Shqiperise, duke shkaterruar dhe djegur qytetet dhe ç’farosur ne mase. Per te mos i’u nenshtruar pushtuesit turk, shqiptaret u vendosen ne Kalabri, pikerisht ne zonat malore te Siles dhe ne krah te djathte te Lugines se Kratit.

    Emigracioni i katert; 1532-1534 – Shqiptaret banues te qytetit te Korones, gjithnje e me shume te detyruar nga gjendja e keqe e krijuar prej pushtuesit turk, lane atdheun dhe shkuan ne drejtim te Napolit, per tu drejtuar me pas ne Pulie, Lukanie dhe Kalabri. Keshtu duke ripopulluar zonen dhe duke themeluar komunitete te reja arbereshe.

    Emigracioni i peste; 1647-1664 – Gjithashtu edhe shqiptaret e Morese lane tokat e tyre per tu drejtuar bregdetit te Jonit Italian, duke u perqendruar kryesisht ne Bazilikate.

    Emigracioni i gjashte; 1744 – Popullata e Shqiperise se Mesme, pikerisht zona e Peqinit, u vendos ne Abruco, duke themeluar vendin e quajtur Villa Badessa.

    Emigracioni i shtate; 1774-1825 – Shume grupime shqiptaresh te paidentifikuara si preardhje gjeografike, u vendosen ne zonat veriore te Italise si ne Lombardine Jugore dhe ne Emilien Veriore, nje pjese tjeter i’u drejtua Jugut duke u vendosur ne Bazilikata.

    Numri ekzakt me dokumente te kohes, persa i perket ngulimeve te arberesheve ne Itali, eshte 107…, por qe stimohet te kete qene me i madh, por fatkeqesisht nuk jane prodhuar dokumente, pra ngelet numri i lart permendur si zyrtar.
    Ne nje postim tjeter do te sjell tere emrat e katundeve arbereshe, me datat e themelimit te tyre, gjithashtu ku ende flitet gjuha shqipe dhe ruhen traditat si edhe riti fetar.
    Pershendetje.

  5. #25

    Arbereshet e Italise...

    Duhet thene qe arbereshet ne fillim kur erdhen ne Itali, u mirepriten nga vendasit ( feudalet ), pasi ne periudhen qe behet fjale, Italia kishte kaluar shume epidemi dhe vdekje ne mase, pra krahu i punes mungonte, shqiptaret njerez punetore dhe me halle, u sistemuan shpejt dhe pa pretendime…
    Ne fillim per ti dhene nje fare shprese dhe mundesie te riperteriheshin, feudalet dhe zoterit e zonave ku ata u vendosen ( baronet, kardinalet, etj. ), i lehtesuan nga taksat dhe i favorizuan ne drejtim te vend banimit ( pa percaktim ), kjo beri qe arbereshet te mos perziheshin me popullaten autoktone.
    Por shpejt gjerat ndryshuan, siç ishte edhe e paevitueshme, por qe nuk eshte radha te diskutohet ketu…, do te filloj me pare me ngulimet me te hereshme dhe nga veriu i Italise, per te kaluar ne zonat ku sot endè mbijetojne tere traditat e shqiptareve te pare. Mendohet me te drejte, te kene qene nje numer i madh shqiptaresh qe jane drejtuar brigjeve te Adriatikut dhe Jonit, per shpetim…
    Kerkoj ndjese qe ne fillim, per faktin se nuk i kam te dhenat ne shqiptimin e katundeve ne shqip.
    Shepesh here haset fjala “greci”, emertim qe i’u adoptua si rrjedhoje e ritit fetar te arberesheve.

    Katundet arbereshe te themeluara o te ripopulluara :

    VENETO
    Shqiptaret e pare qe rezultojne ( si komunitet )ne Itali, jane ata te vendosur ne Venecia ( shek. XI-XIV ).

    LOMBARDIA
    Provinca e Pavias: Pieve Porto Morone ( themeluar me 1670 )

    EMILIA ROMAGNA
    Provinca e Piaçences: Bosco Tosca, Pievetta, Boscone ( te themeluara me 1670 )

    MARCHE
    Provinca e Ankones: Fabriano, Iesi, Loreto, Ostra.
    Provinca e Maçerates: Cingoli, Recanati, San Severino Marche.
    Provinca e Askoli Piçeno: Ascoli Piceno, Porto San Giorgio, Fermo.

    ABRUZZO
    Provinca e Peskares:** Villa Badessa ( 1744 )

    MOLISE
    Provinca e Kompobasos:* Campomarino, Colle di Luro, Montecilfone,* Portocannone, San Giacomo degli Schiavoni, San Martino in Pensilis, Santacroce di Magliano, Sant’Elena Sannita, *Ururi ( 1461-1470 ).

    PUGLIA
    Provinca e Foxhes:* Casalvecchio, Casalnuovo di Monterotaro, Castelluccio dei Sauri,* Chiesti, Faeto, Monteleone di Puglia, Monte Sant’Angelo, San Giovanni Rotondo, Panni, San Paolo di Civitate,* Montecilfone ( 1461-1501 ).
    Provinca e Leçes: Galatina, Mertignano, Soleto ( 1461-1470 )
    Provinca e Tarantos: Carosino, Castelliccio dei Sauri, Crispiano, Civitella, Faggiano, Fragagnano, Monteiasi, Montemesola, Monteparano, Roccaforzata, San Crisperi, San Giorgio Jonico, San Martino, San Marzano di San Giuseppe, Sternatia, Zollino, ( 1461-1470 ).
    CAMPANIA
    Provinca e Avelinos:* Greci ( 1534 ).
    Provinca e Beneventos: Ginestra degli Schiavoni.

    BASILICATA
    Provinca e Potences:* Barile,* Ginestra,* Maschito ( 1461-1482 ),** San Costantino Albanese, **San Paolo Albanese, Brindisi di Montagna ( 1534 ).

    CALABRIA
    Provinca e Katanxaros: Amato, Andali, Arietta,* Caraffa, Curinga, Gizzeria,* Marcedusa,* Vena di Maida, Zagarise, Zangarona ( 1416-1446 ).
    Provinca e Kozences:** Macchia ( 1471 ), ** San Cosmo Albanese ( 1471 ),** San Demetrio Corone ( 1471 ),** San Giorgio Albanese ( 1471 ),* Spezzano Albanese,** Vaccarizzo ( 1470 ) ** Acquaformosa,* Cavallerizzo, Cervicati,* Cerreto,** Civita ( 1476 ), **Eiannina,** Falconara,** Firmo,** Frascineto, Ioggi,** Lungro,** Marri, Mongrassano, **Plataci, Rota Greca,** San Basile,** San Benedetto Ullano, San Lorenzo del Vallo,* San Martino di Finita,* Santa Caterina Albanese ( 1468-1471 ),** Santa Sofia d’Epiro ( 1472 ), Serra di Leo( 1476-1510 ),** Castroregio, Farneta ( 1534 ).
    Provinca e Krotones: Belvedere Spinello, Monte Spinello, * Carfizzi ( 1530 ),* Pallagorio,* San Nicola dell’Alto, Zinga ( 1416-1446 )
    Provinca e Rexho Kalabrise: Casalnuovo ( 1647-1667).

    SICILIA
    Provinca e Agrixhentos: Sant’Angelo di Muxaro ( 1490-1501 ).
    Provinca e Katanias: Bronte, Biancavilla, San Michele di Ganzaria ( 1480-1501 ).
    Provinca e Palermos:** Contessa Entellina ( 1450 ),** Mezzojuso ( 1490-1501 ),** Palazzo Adriano ( 1488 ),** Piana degli Albanesi ( 1488 ),** Santa Cristina Gela ( 1691 ).
    Provinca e Mesines: Lipari ( 1534 ).

    -------------------------------------------------


    Legjenda;
    • * = Gjuha shqipe
    • * * = Riti bizantin.



    -.-.-.-.-
    Nuk llogariten komunetet te cilat kane humbur gjuhen dhe zakonet ne rajonet e Napolit dhe perqark Romes…, ndonese vazhdojne te mbijetojne ne shume rajone te tjera gjuha dhe riti bizantin, bashke me traditat e pasura folklorike ( gojedhena, kostume, kenge, shkrime, mbiemra, emblema etj. ).
    Popullsia me preardhje arbereshe, eshte e kercenuar seriozisht kohet e fundit, nga emigrimet e shumta ne drejtim te veriut te Italise dhe pertej Atllantikut, por qe kurre nuk kane karakter komunitar siç edhe kishin ne origjine. Shteti yne duhet te bej ç’mos per mos asimilimin e plote te rrenjeve te te njejtit truall nga edhe vijme…
    Me qindra jane emrat qe shkelqejne ne historine e Italise, qe nga lufta me Borbonet deri ne kohen e Rilindjes, qe nga lufta per bashkimin e Italise ( Garibaldi ) deri ne lufteret boterore.
    Te shumte jane emrat qe i dhane sherbim te larte Italise qe nga e Republikes Partenopea e deri ne ditet e sotme me prezence ne Parlament e ne qarqet me te larta te qeverisjes.
    Nje numer i madh artistesh, shkrimtar dhe poete, gazetare, muzikante, shkencetare, politikane, patriote, avukate, po thuaj ne te tera fushat e jetes arbereshet moren pjese…, nga brigante deri ne heronje, nga levrues e pararendes te gjuhes shqipe ( Luka Matrenga ) deri ne postin me te larte te Ufiqit Apostolik ( Papa Albano ), ata u identifikuan si shqiptare ( edhe sot ), mbajten lart krenarine kombetare, jetuan dhe vuajten me kohen, dhane jeten per ruajtjen e gjuhes, besimit dhe emrit ARBERESHE.!
    Te tille jane;
    Pasquale Baffi
    Angelo Masci
    Francesco Bugliari
    Domenico Tocci
    Francesco Saverio Tocci
    Fedele Marchinò
    Alessandro Marini
    Costantino Lopes
    Alessandro Mauro
    Giuseppe Candicamo
    Nicolò Ieno
    Salvatore Braile
    Attanasio Dramis
    Michele Masci
    Salvatore Cumano
    Gennaro Placco
    Giuseppe Serembe
    Girolamo De Rada
    Demetrio Emanuele
    Antonio Marchianò
    Michele Marchianò
    Anselmo Lorecchio
    Antonio Argondizza
    Pasquale Scura
    Giuseppe Farmaco
    Pino Cocazza
    Lello Pagliaro
    Ernesto Ianuzzi
    Etj.etj.etj.
    Shume muzeume si ai i kostumeve te grave ne Vaccarizzo Albanese, si ai ne Civita, po ashtu biblioteka “ Filomena faraco “etj., shume grupe folklorike si “ Mbusati “ , “ Vuxet arbereshe “ o “ Zeri i Arberise “, si ai i drejtuar nga maestro Paloli, etj. etj. , biblioteka, shkolla , radio,gazeta, libra, etj. etj., te cilat mbajne gialle traditat e te qenit arbereshe, kontribuojne ne vazhdimesine e atij gjaku qe me te drejte dhe me krenari ata quajne, te ç’prishur, pra i pandryshuar, keshtu e kane ruajtur!

    Pershendetje.

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Vërtetimi se Etruskishtja është gjuhë shqipe edhe se dialekti mesapik ishte i gjuhës shqipe hedhin poshtë gjithçka që mbështesni për ardhjen e shqiptarve në itali.Nuk mohojm ardhjet e reja pas Gjergj Kastriotit e "SAli bollanos" por ardhsit e rinjë u mbështetën atije ku flitej shqip.

  7. #27
    Frin nj' ajër nj' ajërith

    Frin nj' ajër, nji ajrith,
    frin i holl' i dredhurith,
    ljeth* më hapën derën,
    e m' tundën djalthin,
    tek viret ndë ninuljët;
    më e tundënith e më sgjon.
    Këtu, këtu biri im'
    se u la valia, e vjen jot' ëmë
    vjen me gjishtët pjot** unaza
    pjot ljulje xerkëthin
    të jep sisë e të qëlon

    Arbëreshët e Italisë, 1866

    *Lehtë
    ** Plot

    Ninulla me lart eshte shkeputur nga nje permbledhje folklori e Jeronin De Rades, titulluar "Rapsodie d'un poema albanese", Firenze, 1866
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    jane miliona te tilla neper biblotekat e evropes ,por keto nuk afrohen ne shqiperi pasi ju djegin doktorratat profesor doktorr legenave te shekences se historis edhe gjuhesis shqiptare,te atyre legenave qe mbajn Mejerin si baba te tyre ne nje kohe qe mejeri pat kopjuar fjalorin e nje kelyshi serbe ,miklosicit.Pra miklokurva e nxjerre shqipen si gjuhe te huazuar nga sllavo-rumuno-italianet ,po keshtu edhe mejeri.Vetem se sote shqiptaret e kane ne dore mejerin ,,ehe edhe ne shqip,vetem se ai fjalor nuk eshte fjalori i shqipes por fjalore i se folures se shqipfolsve te italis-turqis-greqis,,,,,,

    ne se do ndiqnim Kamardan sote hjena serbe nuk do lepinte fytyren e saj te qelbur nga gjaku dardan pasi bota do ta njihte shume mire se cilet ishim,por ne ndoqem rrugen e mejrit i cili e bene shqipen gjuhe mesjetare edhe si rrjedhoj serbet dalin me te vjeter se ne..............kete nuk mund tja fale kurre asnje kelyshi mejerist,aq me shume te shiturit Ismail Kadare i cili eshte hedhur ne ndihme te kelyshve mejerist duke u munduar te na vertetoj se edhe lasgush poradeci "ALBANICA" ishte i se njejte rruge me te qelburit mejerist shqiptare,vetem se lasgushi paT kenduar BRETKOSAT E MOCALIT SEC E VRANE DRENE E MALIT,duke mbeshtetur Piliken antimejerist edhe SHQIPTAR.

  9. #29
    Shkeputur nga "Folklor shqiptar", Lirika Popullore, vell IV

    Ulu mal e bënu shesh

    Ulu mal e bënu shesh,
    se ka t'shkonjë kjo bukureshë!
    Kur kjo vashë vete e martuar,
    gjith' katundin tue nderuar,
    një kumbit (1) mëma ka t'bënj,
    gjithë Anapulin ka t'bitonj (2)!
    Mëma kët' kur t'e martonjë,
    një qind karrocë ka t'avizonjë (3),
    nga Morea një parë anit,
    puru (4) e rrëjrn açëk ditë:
    ushtërtor edhe bulerë,
    gjithë sa t'na bëjen nderë,
    trima e vasha nga ato hora,
    zëjen vallen dora-dora
    Sdallambarjen ka do janë,
    gjithë katundin anembanë,
    me ata coha llambadhorë,
    me ata kënga arbënorë...

    Arbereshet e Italise
    Ejanina - Kalabri, 1963


    Ne nje variant te mbledhur ne Plataci - Kalabri, 1963 nga V. Selvagji, gjejme kete fillim kenge:

    Hapu mal, bënu çitat,
    se ka të shkonj gjithë kjo armatë,
    të ve t'e marr yllin me shpatë...,

    ndersa ne nje tjeter, te mbledhur ne Vaccarizzo-Kalabri, 1963 po nga V. Selvagji, fillimi i kenges eshte si me poshte

    Hapu mal e bënu udhë,
    se ka t'shkonjë kjo thëllëzë
    ne ki petriti i krahargjendë...

    1 - direku i anijes
    2 - do te ftoje (grishe)
    3 - do te siguroje
    4 - do te mblidhem
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #30
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Një video interesante që flet për traditat dhe kulturën e arbëreshëve në Itali

    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    Ch. Didier =Souvenirs de Calabre= les Albanais en Italie= 1830
    =Kujtime nga Kalabria me Arbëreshët e Italisë=1830

    Kam lënë Coriglianon dhe kullat e saj feudale në një mëngjes të bukur vjeshte me keqardhje, ujësjellsin antik trikatshe dhe pyjet me fryte portokalli, tani jam nnisur në një rrugëtim tjetër për tek kolonitë Arbëreshe të San Dhemitrit, në perëndim të këtij qyteti..
    I kuptojmi historinë dhe traditat e një populli sipas arkitektures e traditave te tija, dhe kullat e Kalabrisë në çdo hap udhëtarit i tregojnë plaçkitjet, një vésë i mbrapshtë që prej kohësh.

    Mbreti i Napolit dikur kishte ngritur një rrjetë banditësh me qëllim që ti perballej pushtuesve francezë në shekullin XV-të mirëpo më vonë kur kthehët në fron përseri, u mundua ta theje instrumentin të cilin ai vetë e kishte çpikur, mirëpo në pa aftësi, nga njerêzit e tij nuk ka ditur se si ta shkuli që nga rrënja këtë smundje, ai kishte ndërmarrur masa tepër te lehta ndaj plaçkittësve dhe duhët të themi se, prej disa vitësh bandat janë më te rralla edhe se prona ende nuk mund te mbrohët nga plaçkitësit kështu që pa siguri të mjaftueshme as agrikultura e as tregtija nuk mund te perparojnë.

    Pasi e kalova San Mauron, duken fushat e thara e pa drunjë ku gjelbrimi perfundonte atje rrënxë një kodre të thatë e të zhveshur.
    Nga largë pash mbi dheun argjilor një fshatar hypur mbi një gomar, ishte i pari njeri qe takoja në këtë rrethinë, ishte ditë e dile dhe fushat ishin të zbrazta.
    Më pa dhe më priti.Mbante kapelen tradicinale prej kashtës një stil i këndshëm që vërtetë i jep popullit të Kalabrisë një fizionomi të bukur dhe shpirtërore.
    Asnjëherë fshatari kalabrez nuk shkonte as në fusha pa armët e tij. Pra, shoqruesi im i ri ishte besnik, mbante një sepatë që i varej në rripin e i tij të gjerë prej lëkure.Unë isha mësuar gjatë udhëtimeve te hecja gjithmonë këmbë,dhe posa zbriti në tokë, më bertiti me zë të lartë dhe më detytoi të hypja mbi gomar, si shenjë mikptritje dhe krenarie për mikun, perndryshe një refuzim nga ana ime do mirrej si një fyerje dhe një shenjë e përbuzjes.
    Ishte një Arbëresh nga San Demetrio, dhe kur ai u bind se unë nuk kisha asnjë qëllim tjetër përveç se për të marrë njohuri mbi bashkatdhetarët e tij, ai filloi të më tregonte pastaj për veprat e etërve të tij dhe te madhin Scander Beg, duke folur me një përbuzje të thellë për fqinjët e tyre italianë, të cilët, nuk i pëlqenin, thoshte ai, sepse nuk kanë luftuar kundër turkut".

    Hecnim rrugës duke biseduar dhe mbrrinëm në San Demetrio një fshatë jo aq i pastër, ndërtuar në një pozitë të këndshme, që dikur ishte një vendë i shkretuem por natyra kishte filluar te lulzonte sikur se donte ta mbulote mjerimin e njerëzve me gjelbrim.
    Zbrita në derën e burrit më te njohur të kësaj komune, i kisha disa letra për t'ia dorzua, dhe sipas rregullave të vëndit, gjeta konak në shtëpin e tij me gjithë konforin dhe mikpritjen kalabreze.
    Ishte një burrë i shkolluar i cili kishte marrur përsipër magjistraturen e mbretnisë pranë qeverisë në Napoli por për shkak te ndrysshimeve të sistemit dhe ndeshkimeve të vitit 1821 kthehët në fshatin e tij për t'i dhânë shembull virtyteve te tija familjeve te nevojshme që ishin shpeshëherë viktim e fatkeqësive në popull.
    Policia e percell dhe e para gjë që kam bërë, u prezentova para gjyqit, një lloj administrate e vezhgimeve te dyshimta.
    Më dukej se ishte nën influencën e rregullorës së re në favor të te huajve dhe për herë te parë paseporta ime u shikua pa asnjë pytje.
    Udhëtari i fundit në këto vise ishte një anglez, e mbajnë mend viziten e tij si një ndodhi e madhe, sigurishtë do më kujtojnë edhe mua.
    San Demetrio është qendra e rrethit të që e rrethekojnë nja gjashtë fshatra me Arbëreshë. San Giorgio është më i madhi kurse Vacarizzo është vëndi i njohur dhe i kërkuar për shijen e fëmrave të veshura me rroba te vjetra.

    Ka përplotë miniera në kodra mirëpo askush ende nuk është i interesuar ti shfrytzoje.
    Ekzistenca e ktyre kolonive shqiptare është një fenomen historik tepër i rëndsishëm, por gati se i panjohur.
    Duket se shqiptarët e parë erdhen në Itali aty rreth dhjet vite pas rënjës së Konstantinopojës, kjo ngjarje ia ndrroj pamjen Europës dhe n'tjetren an, ndrroj një perandori shekullore që i kishte râ ngjyra në këtë rast, i kishte sjellur vdekjen një Shteti të ri e të kalitur që fuqia e një njeriut të vetëm e kishte themeluar; Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbeu, iu ishte dorzua peng sulltan Muratit nga i ati i tij, i ushqyër por jo i irrituar në serajet e sulltanit, doli nga duart e fëmrave si shqiponja nën qerdhen e pëllumbave dhe shpalosi në vitin 1443 flamurin e pavarsisë dhe revansh ndaj pushtuesit të vendit të tij. I lindur sundimtar i Shqipërisë, i ftoj në luftë fiset e famshme dhe në krye të Mirditëve nisi luftën që vijoi 23 vite me rradh kundër forcave të perandorisë osmane.
    Ishte shkëndia e mbrojtjes së krishterimit, princave të Europës ua dergoi thirrjen, mirëpo ishin te shtangur nga frika, vetun mbrojti Europën nga Azia.Rradhitët në mesin e figurave te shquara historike të shekullit XV-të. Alfonsi i Arragonës sundonte në Napoli, kapiten dhe politikan i shquar, shihte rrezikun e ramjes së Bizantit, shihte në kolosin e ri një armik të duhur e të natyrshëm, ishte i vetmi që i pergjigjet thirrjes së Skenderbeut !
    I kishte derguar në vitin 1454 ndihma nën komanden e Rajmon Ortafa, mirëpo pas vdekjës së Alfonsit, ndryshoj situta.
    Ferdinandi, djali i tij kishte nevojën që ti perballoje me forcat e tija Zhanin, duken e Anzhuinve, një kundershtar i fuqishëm si dhe kundër dukes së Tarantës.

    I rrethuar në Barletë nga Picinino, për llogarin e Anzhuinve, i kishte ikur kurona Ferdinandit, derisa në horizont si një pelhur e bardh shfaqet Skenderbeu, mirënjohës i palodhshëm, duke perfituar nga paqa që kishte nenshkruar me sulltann Mehmetin, duhej patjetër ti shkonte në ndihmë Ferdinandit, birit te mikut te tij te madh Alfaonsit të Arragones.
    E liron Ferdinandin nga kthetrat e princit te Tarantës, mori Tranin dhe pershkoi te gjitha fushat e Pujës në krye të 800 kalorësve te tij duke i shkaktuar dame te mëdha princit të Tarantës.Princi i Tarantes i rrethuar në kështjellen e tij, i shkruan letër Skenderbeut më këto fjalë: Nuk edi se ç'të keqe të kam bërë ty që te vini të më sulmuni në tokat e mia ? Ti mos ndoshta mendon se ke punë këtu me turqit e tu të dobët, por mashtrohësh. Ne i konsiderojmi shqiptarët tuaj si dele, dhe ne skuqemi para armiqve aqë dobët. Nuk keni pas aftËsi ta mbroni kulmin tuaj ti ke ardhur ta pushtojsh tonin. Ti këtu do ta gjejsh varrin !

    Përgjigjia e Skenderbeut ishte e bukur dhe energjike: Ankohët tek princi i Tarantes mos rrespektin ndaj familjës Aragoneze, dhe se mirënjohja ndaj tij për te ishte një detyr e shenjtë, dhe i mbetej atij ti dali në ndihmë birit të një mberti qe i ksihte ndihmuar.
    "Ti nuk je më i keq se truku, i a kthenë Skenderbeu, aqë sa flitet se ti nuk ke as kurrfarë feje !
    Sa iu përketë shqiptarve, ti nuk i njehë ata: ne rrjedhim prej prej Epirotve, që kishin nxjerrur Pirron dikur armiq te Romakve, dhe Maqedonve te cilët nxorrën Aleksandrin, pushtues të Indisë.
    E ti më flet për Taranten e tû, rac e neveritshme që janë të mirë vetem me nxan peshqi; Nëse do ta gjëj këtu varrin, Perendi që i njehë mendimet e mia, le të më gjykoje"

    Skenderbeu e mundi Picininon dhe kuntribuoi në fitoren perfundimtare të Trojës, që ua siguroi përseri kurtoren mbretrore Aragonve.
    Qe atëherë Skenderbeu mori nën mbikqyrjen e tij San Pietro in Calantina, një qytet të vogël te fushave te Pujes, u bë kolonia e parë shqiptare nê mbretnin e Napolit.
    Më vonë iu dhura edhe Trani dhe disa fshatra rreth malit Gargano. Skenderbeu vdes në vitin 1468 e i biri i tij Gjin Kastrioti nuk kishte fuqi te luftonte kundër sulltanit, pastaj brënda një kohe e tërë Shqipria pushtohet nga tuqit. Sulltani hakmirret pamëshirshëm duke i detyruar shqiptarët ose të dorzohën ose të largohën nga vëndi dhe që nga kjo periudh njihet emigrimi i madh në Itali. Poashtu edhe Gjin Kastrioti gjeti strehim në Napoli ku me vete mori edhe një numër të madh në shërbim te tij. Nën ëmrin e regjimnetit mbretnor maqedonas, ai e formon një trup të ushtarve që vijoi deri vonë në revolucionin e fundit në Italië.
    Kurse për te tjerët, që ishte numri shumë i madh, preferuan mergimin se sa sundimin, në tokat e reja të Kalabrisë dhe pa pervojën fare te agrikulturës, siç ishte ky popull lutëtarë, preferuan të zënin vendë rreth malit Gargano që mbeti për ta si një simbol kombtar. Prania e këtyre te huajve të pamvarun filloj ti shqetësoje edhe qeveritarët e vëndas: sjelljet e tyre të pa pëlqyëra irritonte fqinjët e tyre dhe mali Gargano mbetej për ta siç kishte mbetur më vonë për Morët e Spanjës. Filluan ti ndanin, ua ndajten disa copa toke të punueshme kështu që u shperndajten gjithkahë nëpër mbretrin e Napolit.

    Gati se çdo ditë arrinin tjerë, "Keni mëshirë ndaj tyre, iu shkruante Papa Pali II-të Filipit të Burgonjës, e mëshirueshme është kjo gjëndja e tyre duke i parë këta te mjerë pa bukë, pa atdhe, kalojnë Adriatikun mbi barka të kalbura për te kerkuar në brigjet e Italisë strehim kundër barbarisë së te pafeve". Tre shekuj më vonë Pargjinotët, iu shitën nga kupiditeti anglez një barbari edhe më i terbuar se sulltan Mehmeti, endëshin te përlotur këtyre te njëjtave brigje duke lypur bregë më bregë strehim në dhe te huaj. Historia nuk ka asgjë më patetike se sa këto katastofa kombëtare.Këta emigrant te rinjë më në fund iu perkulen kësaj targjedie duke u mësuar të kalonin një jetë tjetër.

    Ata që dikur mbanin shpaten e hekurit tani mbanin dorzen e pendes dhe lavronin tokën, këta që kishin zbarkuar në brigjet e Adriatikut e shihnin qiellin e kaltërt në horizont ato malet e Shqipërisë, ku më atje kurrë nuk do shpalosen tendat fitimtare kur pushonin pas një beteje te ndritur nga rrezet e diellit në atdheun e tyre.
    Kështu pra tani largë atdhut me lotë në sy persdhendesin me shikimin e tyre malet e larta te atdheut në pritje te një fitores dhe trishtueshëm te perkulur mbi këtë karrocë te cilen aqë shumë e ksihin urrejtur, ata këndonin baladat e tyre popullore, i vetmi monument i fitores së dikurshme, i vetmi trashegim i te parve te tyre.
    Grekët e Kalabrisë, kështu i quajnë këta italo-shqiptarë, kanë një vlersim të keq tek fqinjët e tyre, që nuk e meritojnë: te vëndosur prej vitësh në punë si një gjë te nevojshme, zënin vendë në shpatijet e maleve te shkreta ata i kanë kthyer këto pyje në ara pjellore sollen jetën që dikur mbretnonte vdekja. Te izoluar nga gjëndja e tyre perkah kulti i tyre, traditat e tyre ata kanë ruajtur në mesin e italianve një ekzistencë të dallueshme. Katër shekuj nuk arritën të fshinin mbrresat kombtare.

    Gjuhën e tyre, e ruajten te pa prekur: por që ka rrëshqitur aty këtu ndonjë fjalë italishte sipas nevojave.Për një ekzistencë te re duhën fjalë te reja por që janë në marrdhenje te mira me vendasit etyre atje në Shqipëri. Nuk e flasin gjuhën kalabreze vetëm se kur është e nevojshme me fqinjët e tyre italianë, mes tyre asnjëherë. Traditat e tyre, forca më shumë se sa koha i ka ndryshuar.Qeveria është mudnuar ti çkombtarizoje prej masave te hekurit kalo mbi këtë popullsi malore. Këta njerëz duhej ti lëni kostumet e tyre popullore, edeh se sot hecin te armatosur, se sipas dekretit të vitit 1821, denohej me vdekje kush mbante armë, ose vetëm se ruante në shtëpi. Kanë deshirë te grumbullohën në sheshet publike dhe të këndojnë nën ndiçimin e hënës këngë te vjetra te atdheut të tyre: por një ligj i ri denonte çdo tubim më shumë se pesë veta dhe mbyllnin sheshin si një teater te ndaluar.
    Poull i lumtur e shpirtnor, e dojnë vallen dhe festat: por mjerimi i ka ndaluar festat dhe policia si një kulshedër me njëmij koka , duke krijuar parti e mbjellur perqarje duke humbur besimin me luhatje. Në mesin te gjitha këtyre mjerimeve gjatë sa viteve e pasigurie italo-shqiptarët ruajten një bazë bujarie, diçka të kapshëm e te pavarun që më pelqen tek ta.Mikpritjen e marrin si të natyrshme me një thjeshtësi homerike.
    "Ju shihni vetëm hijen tonë, më thoshte një shqiptar plakush me flokët e tij të bardha e me fjalët në gjuhën kalabreze: "në kohën e rinis sime ti do te kishe gjetur ende Shqipërinë mbi malet e Kalabrisë. Njerësit do të kishin pritur në festa e në tingullin e gitare do të ksihim dhan pje, mirëpo sot mëzi që jemi ata ? E shihni, kanë frikë te gjithë prej teje, te marrin për një spiun, më thoshte dhe lëkundte kokën me atë gjykimin e një shpirti energjik që Kalabria më dhuroi shumë shembuj tjerë.
    Sa i përketë kultit, ata ndjekin ritët greke mirëpo duke e njohur autoritetet e ligjeve të Romës që i urrejnë dhe i njohin me emrat si "la perfida".Mirëpo duhej të kapercehej përmes këtyre pikave: te jesh apo te mos jeshë: to be or not to be !

    Priftërit e tyre kanë te drejten te martohën, dhe u knaqa nga ky spektakel kur e pash një burrê i veshur me sutane, i rrethuar me gruan dhe pesë fëmijt e tyre.Një tjetër mi tregonte tek lutjet e perendive romanet e Volterit dhe Helijsa e Re, që ai i ksihte paguar me peshën a arit, sepse nga Alpet e veriut e deri në Sirakuz, ligji hyjnor e njerëzor i denon barazi me anatemi. Me një fjalë, kleriku shqiptar është aq protestant sa ai Gjenevës apo i Edinburgut.
    Është një ekleziatik i rrespektueshëm i arsimuar e aspak fanatik. Pas kafes, që është një ceremoni universale dhe e shenjtë gjithandej në Orient si dhe mbrretnin e Napolit, ai më njohtoi për një punim që pergatiste për historin e Shqiptarve, që i kam borgj për te dhënat mjaftë interesante nga ai. Në mesin e librave ng te cilat ai ushqehej dhe me dëshirë te madhe ma huazoj një libër ku aty gjeta një shkrim tepër të rrallë nga Angelo Masci, italo-shqiptar gjithashtu, një letrar i talentuar, i cili kishte vdekur në Napoli para ca vitësh.Ai sjellte ngjajshmëri te habitshme në mes shqiptarve e gjermanve, ku edhe Taciti i kishte shkruar traditat gjermane priomitive. Kanë mes tyre dashurin për armet dhe lirinë, një pasion i pa arritur tek popujt ende te pa prekur nga lumi i ngadalsuare paqësor por i neveritshëm nga pipamjet e qytetrimit tonë europianë.
    Mbi pika tjera, dallohen krejtësishtë. Grat, për shembull, objekttivishtë e rrespektuar e prekshme, nga një kult aqë i pastërt tek gjermanët, luan tek shqiptarët një rol më pak, fëmra është këtu vetëm se si shkalal e shtëpisë, sherbtore.Skllavëria shteppiake nuk është më në ligj por në tradita, dhe është komplete.Xhelozija, si dhe sjelljet, ripertrijnë këtë skllavëri sepse mbi artikullin e besnikërisë bashkëshortore thuhen veset e burrave te dyshimta e hakmarrse.Fêmrat janê tepër injorante, ato te klasës së ultë punojnë në fusha, tjerat mirren me hallet e tyre dhe këshillohën pranë fëmijve te tyre duke i ushqyër: mirëpo dritat e tyre maternele ende nuk kanë ardhur deri tek ndalimi i vegzës. Kryezoti më shtyri në dijeni rreth traditave te ndryshme Arbëreshe. Formalitetet rreth percjelljes së fundit në parajse janë si te një populli gjysëm të egër që gjithashtu mbahen atje në malet e Shqiperisë.

    Prindërit dhe miqët tubohën në shtëpin e te vdekurit: te ndjerin e veshin me më të mirat rroba dhe e bartin në kish të ulur dhe ftyrën e shpluar. Të gjithë te pranishmit e percjellin duke lëshuar gjâmë e qarje: grat e burrat i shkulin flokët, rrahin gjoksin me grushta sa kanë takat: nxjerrin një zë të errët për nderë të te vdekurit: dhe e gjitha perfund me një drek te hareshme.
    Qe pra këto ishin rregullat e percjelljes në parajse e qe tani se si janë traditat për martesën. Ditën e caktuar për kremtim, nusja e mbyll me kujdes deren. Dhëndrri paraqitet i armatosur, fillon të nxjerri, nën dritaren e nuses, zëra që i kushtohën këngëve martesore, me fjalët e lutjet që t'ia hapi nusja e tij derën, mirëpo nusja kurrësesi nuk e hap: pastaj prindërit e saj pergjigjën në vendë te saj, sepse rreptsishtë i ndalohet asaj thyerja e qetsisë deri në mbrëmje. Mundohet koti i fejuari i saj ti flasi për dhurata e stolisje floriri te çmuara: dera mbett e mbyllur !
    Më në fund ai lëshohej, nga lutjet fillon me kërcnimet, e shtyn dhe e then deren, e kap për dore nusen dhe e terhjek drejt e në kish.

    .Prindërit e nuses e mbajnë për dore, si virgjëreshë nusja mbante pelhuren e bardh mbi kokë, vetëm vejushkat martohën me kokën e shpluar.Kumbarajt apo Komparinjt e martesës kalonin pa ndërprë ku pastaj kurora e burrit kalon mbi burrin, e gruas mbi gruan dhe anasjelltas se, te dy mbanin një kuror prej lulesh te bardha e të pavdekshme, te thara. Prifti pastaj e mori një gotë vërë dhe zhyti sterrpiksët, ia dha goten bashkëshortve që e shijuan, me siguri ky gjest të lente të kuptonim se, ata hynin në një lidhje bashkjetese. Kumaria edhe ata e ndajtën gotën me vërë, gjithnjë duke lexuar liturgji greke dhe oficiali i veshur me rroba te arta filloi të shënjtoje, së pari djathtas, pastaj majtas përshkonte një rreth të madh mistik percjellur me një hecje të habitshme nga te gjithë te pranishmit një nga një.Qifti më në fund u gjunjëzua dhe mori bekimin.Nusja shkoj dhe gjeti miqët e familjes te pragi i derës së shtepisë së re. I uruan mirseardhje duke kënduar të gjithë së bashku një refren të një kënge shqipe, qé pra kuptimi i saj:
    "Mirsevjen ô'j nusja e Ré, tani jéni nën kulmin e burrit si vëra e krypa mbi tavolinën e festimit, je si lindja e Diellit që ndriçonë mjedis rrezeve të tij"

    Pas dasmes u ktheva në katedrale, ishte e errësuar dhe përplotë me besimtar, fëmra e mëshkuaj te moshave te ndryshme dhe aty pata rastin ta studioja kostumin e fëmrave.Është italianizua shumë nga forma mirëpo për kah ngjyrat e thekura me shije te kalabrezeve poashtu edhe te shqiptareve, nga kjo an, nuk ka marrur asnjë ndryshim. Ajo që fëmrat shqiptare kanë ruajtur nga nënat e tyre është flameumi, një pelhur e qêndisur me të kaltërt ngjyrê qielli e të verdha me fundin e gjelbërt qëndisur prej fijeve të arit. Ato e quajnë vulgarida, sipas emrit të një zogu që ka poashtu formen si këto shamia. Është shumë i pashëm dhe se te gjitha femrat janë të mbushta, kjo pelhuar iu shkon bukur që ti pelqejsh ato.Gra e burra ashtu te gjunjëzuar n'damas, këndonin në greqishte njëherë veçmas pastaj së bashku jepnin benedikimin e mbrëmjës. Kjo ceremoni rustike nuk di se ç'kishte më thjeshtë por diçka antike që më preku zemrën: qëndroja në këmbë ashtu mbështetur me shpinë për një shtylle dhe i veshtroja për një kohë te gjatë në heshtje.Kostumet pitoreske të fëmrave shëndritnin me kontrastet e errësirës së tempullit kur, një rreze drite e diellit që perendonte hyri nga dera e madhe dhe ra mbi ftyrën e një vashe të bukur shqiptare e gjynjëzuar në altar.

    Ajo kokë aqë e bukur si një skulptur mermeri, vetëm ajo shkelqente e shkëputej si një pamje hyjnore që mbretnonte mbi errësirën e sanktuerit. Zëra nga te gjitha moshat u dëgjuan të përziëra me të njëjtin mendim:
    Kështu edhe dikur po e njëjta gjuhë dëgjohej nën tendat e Agamemnonit në festat e lashta në tempullin e Jupiterit e tani këndohët nga vashat e Kalabrisë në një kish te varfun për glorifikimin e birit të një zdrukthtarit.

    Perktheu nga gjuha frenge kreksi 2013
    Nxjerrur nga Revue du Monde 1830

    Faleminderit !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    Udhërrefime =Pjesa e dytë=
    Ngaharles Didier

    =Souvenirs de Calabre, les Albanais en Italie= 1830
    =Kujtime nga Kalabria Arbêreshêt e Italisë=1830


    Isha mbi te gjithat i interesuar për këngët arbëreshe, zoti i kanakut në San Demetrio më drejtoi që të shkoja në Santa Sofia, tek një miku i tij, i cili kishte perfunduar një përmbledhje me këngë shqiptare. Santa Sofia është njëri ndër fshatrat arbëreshe i rrethit të San Demitrit edhese nuk është më largë se pesë a gjashtë kilometra nga kryeqenda, humnera te thella, shtigje të mundimshme e përroje pa ura që sipas sherbimeve të mjerushme të mbretnisë së Napolit, i bëjnë shpeshëherë qarkullimet e vështira ku nganjëherë mbyllen krejtësishtë gjatë dimri. Rruga kalon mbi lartësit në disa vende mbi Chratis dhe mbi fushën e Sibarit të shëndrruar tani në një moçal të papstërt i mbushur me bullica e në pyeje, plotë ujqë. Një Arbëreshë hecte para meje, dhe këndonte, me një zë të ultë e keqë, një pamje poppullore që fjalët më kujtonin mitologjinë poetike të Greqisë moderne, ku aty zogjët luajnë një rol të madh.

    "-Një nënë, më thoshte ai, e qante birin e saj, djalin e vëtëm, se ajo një kohë tê gjatë, kishte mbetur pa lajmë, sepse ai ishte i burgosur tepër largë dhe nuk mundë ta lajmronte nënën e tij." Mirëpo, më në fund, një ditë i shkruan një letër nënës: ia lidhi në pend'lat e një zogut letrën, e zogu fluturoi dhe u ndal mbi një dru nën të cilin qante nëna e shkretë: i shkundi pend'lat dhe letra râ në prehërin e saj". Ajo e mori dhe i lexoj këto fjalë: "Nânë, do të kthehem te ti kur ta qepni një këmish me flokët e tuaja dhe ta lani atë me lotë: kur deti të bëhët kopsht me lule, kur therrat do bënin fik e kur arrat do bënin rrûsh."
    Arrijta më fund në Sant Sofia por, baroni tek i cili isha i porositur nga miku i tij, nuk ishte aty dhe kthehej kah mbrëmja. Dhe si ma kishte dhën letrën e hapur miku i tij, unë ia dorzova gruas së baronit, por gruaja e tij e kishte lexuar se, ajo di të lexoje: e shtyër ndoshta nga kurrshtja, se duhej ta ketë pickuar diçka ndonjë arsyeje e panjohur që të guxoje ta lexoje një letër që iu ishte derguar burrit te saj nga miku i tij edhe se ishte e hapur. Por, zonja e mirë, që ndoshta në jetën e saj, kurrë nuk kishte parë rrugëtarë të huaj, e kishte marrur fjalën aty në letër "raccommandazione" krejtë me një kuptim tjetër, duke mënduar se fjala ishte për "një lypës" spse u gjënd pastaj në hall të madh, se, edhe se rrobat e mia të udhëtimit nuk ishin aqë të shkelqyëra, por më dukej se nuk kisha pamje si të një lypsit? Ajo vërvitej për një kohë të gjatë, se kështu e kanë naivitetet e traditave, që në thjeshtësinë e shpirtit te saj, ajo ka kujtua se nuk mundët ti pergjigjet ndryshe porosisë së mikut te burrit të saj vetëm se duke më lëshuar në dorë një mbulojse të gjërë. Te gjitha ato ide e tronditen kur i thash, si me shaka se, kam ardhur, jo për të mbledhur para por këngë ! Ajo ishte e bindur se bëja një rrugëtim si të një vagabondi, se, kush vie në Kalabrë për këngë ?

    Shumë shtëpi ishin te hapura për mua dhe shtyhëshin për nderin të kishin të huajin në mesin e tyre. Kryeplaki i fshatit u tregua më mikpritës: është nipi i dijetarit dhe filologut Baffa i cili kishte vdekur në vitin 1799, gjatë saturnaleve të mbretrisë që e quan deri në kryengritje Pagano, Cirillo, Eleonore Fonseca, një admiral i besueshëm Caraccioli e i tërë Napoli i asaj kohe që kishte virtyte dhe këta gjeni.Një gjë dinjitoze e me mbërresa se ky fshatë i vogël që ishte Santa Sofia, ka dhân me shkrime disa burra te shquar.Te gjithë italo-shqiptarët janë, ndër tjera, të dhanun me një zgjuarsi të hapur e me një koncept të gjallë e të shpejtuar. Ekspedita ime nuk ishte aqë e suksesëshme.Përmbledhja më këngët arbreshe që prisja ta gjeja këtu, gjëndej tek një profesor i Cozencës, ndoshta edhe ka humbur ?
    Gjitha ato perpjekje publike e private i kanë bërë te painteresuar njerëzit për këngët popullore, monumente të kohës së shkuar: brënda dhjetë vitëve te ardhëshme te gjithat do të harrohën. Shpréhia që te perseriten së bashku këngët popullore mundët vetëm se ta ripertrije kujtesën.
    Është një tarshëgimsi publike, një pasuri e të gjithve që kalon nga gjenerata në gjenerat.Njeriu interesohët dhe rrokët nga këngët e të parve të tyre si në një pronsi te pa dhûntun. Si fëmij, ai i belbëzon qysh në djep: në pleqëri ai ua përserit nipave e mbesave: për ta, ky është ai palladiumi i traditave antike !

    Mirëpo këtu nuk është rasti: sheshi është i qetë, frika, mjerimi i trishton shtëpit e banuara, intereset tjera më të rëndësishme pushtojnë vëmendjet. Pastaj tjetra, duhet ta thëmi, ky gjysëm qytetrimi aqë i ngritur por edhe jo krejtësishtë, që shkon duke i shkelur te gjitha rregullat, shkatrron gjithçka që iu ishte kushtua, nënçmuar krejt ç'ishte antike, bien pak nga pak deri në ditën kur bëhën si bjeshkët e pakapercyeshme.Hjekin lumturin pa vën asgjë n'vendë të saj. Kam marrur pjesë në në sibilat e fshatit: kujtesa e saj nga e kaluara ka ruajtur krejt pak gjëra, perveç disa baladave te famshme mbi trimërit e Skenderbeut, thuhet se këndohen ende atje në Shqipëri, sipas te dhânave nga Pukevilli. Disa refrena dashurie janë ruajtur më mirë, në pergjithsi e tëra është shkurtu. Si te gjitha këngët popullore, këto kanë prerje dhe shpejtësi: në shumicën prej tyre mbretron një iagjinat fantastike, sikur luhet me natyren dhe e palon atë sipas deshirës.Ato kanë një harmoni të ngadalshme e monotone, sidomos tek ato ku ka perseritje.Zëri shqiptar ka diçka të naltë: e hetojmi mirë se aty është një gjuhë e maleve.Njerëzit e vëndit kanë veshtirsi të shkruajnë. Disa zëra nuk kanë shenja dhe duhet ti mundësohet një rregulli. Megjithatë kanë poet satirik, sepse gjuha huazohët në epigrame: mirëpo këto këngë kanë vlera vetëm për ta: janë disa satira për personalitetet e vëndit dhe disa satira kundër qeverisë që i këndojnë me zë te ulët në rastet kur mblidhen mes tyre në një rreth tejet të ngushtë. Tradita popullore fletë për një vëlla të vogël të Skenderbeut që e qujnë Konstandini i vogël mirëpo që bëhët syzhe i baladave te shumta. E kam shpëtuar këtë në vijim nga fundosja e kohës e cila është e vetmja e përplotë: Constandini, tri ditë para se të martohët sheh një ëndërr, një ëndërr të tmerrueshme...zgjohët nga gjumi me një klithmë aqë të lartë sa që i zoti i tij e dëgjoj: "Dhe mënjëherë i zoti i tij urdhëron të rrihën tupanat, i tuboi skllavërit në oborr rreth tij."
    -Cili prej juve, thotë-ai, e lëshoj atë britmë aqë të madhe ?
    -Unë kam bërtitur, pergjigjet Konstandini: se, sot e shtunë, e nesër, e dile, martohet e fejuara ime, e fejuara e zëmrës s'ime."

    -Merri këta nënt qelsa e shko në ahur: aty janë nënt kuaj, zgjidhe atë që të pelqen: i bardhi si albatri, i kuqi si lulkuqja, i ziu si ulliri, i shpejti si shqiponja.
    Konstandini shkoi e zgjodhi këtë të mramin dhe shkoi, shkoi me vrap te madh.

    Gjatë rrugës e takoi motren e tij, Florentinën.
    -Ku shkon kështu- ôj vajzë e re ?
    -Dua të hidhem në një humner, se nesër, e diele, martohët reja, e fejuara e vëllaut tim Konstandinit !
    -Po unë jam Konstandini,- i thotë ai.
    -Vrapo, vrapo nëse don te arrijsh me kohë,- ia ktheu Florentina.

    Në rrugëtim, e takoi babain.
    -Ku shkon kështu plaku i mirë ?
    -Dua të hidhem prej një shkëmbi, sepse nesër, e dile, martohët reja ime, e fejuara e birit tim, Konstandinit.- i thotë plaku.
    -Po unë jam Konstandini, biri yti, -i thotë ai !
    -Vrapo, vrapo, qê don t'arrijsh me kohë.-ia kthen plaku.
    Gjatë rrugës e takon mëmën e tij.
    -Ku shkon, ô gruaja e mirë ?
    -Dua te hidhem nga shkëmbi, se nesër, e dile, martohët réjâ, e fejuara e birit tim, Konstandinit !
    -Po unë jam Konstandini, biri yti, -i thotë ai !
    -Vrapo ! Vrapo ! nëse do t'arrijsh me kohë !

    Konstandini vraponte, pa u ndalur derisa arrijti para shtëpisë së fejuares së tij.
    E lidhi kalin e tij mjëdis sheshit ku ishin tubuar qytetarët, -e u tha:
    Zotrinjë, dêgjoni këtej ! E fejuara ime nuk i takon askujt tjetër peveç meje dhe ua thëm të vërtetën, sepse po e sjelli këtu në shesh para juve dëshmin, kurorën e martesës !
    Qe pra, e nxori ai dhe ua tregoj, unë jam i fejuari i saj !

    I fejuari i rrejshëm, i turpëruar largohët nga qyteti e Konstandini u nis me te fejuaren në kish, të fejuaren e zëmres së tij.

    Lahutari i vjetër kalabrez këndon i ulur pranë oxhakut(ôda) ku zëri i tij nxehëj ngadalë dhe vinte e ngritej: ritmi i saj haste fjalë të ngadalshme e të zgjatura, figura e tij me rrudha të thella, flokët e tija të thimta e të gjata mbulonin copëzat e kostumit të tij kombëtar, levizjet e tër trupit percillnin luhatjet e zërit ku e gjitha kjo krijonte një tablo të stërlashtë.

    Të nësërmën i zoti i konakut si dhe i madh e i vogël nga fshati, më percollen deri tek Krati i cili rrjedh disa kilometra sipër Santa Sofia.
    Kalova lumin mbi supët e gjëra të një malsori: dhe duke i lën lamtumiren e fundit Santa Sofis dhe njerzve të konakut. Pasi kalova lumin, ua bëra një shënjë të fundit me dorë, hyra pastaj në pyellë dhe më nuk u pamë kurrë.


    Shkruar me penden e Artë nga Ch. Didier =1830
    përkthyër me shpirtin e vullnetin e zjarrtë nga Kreksi, për Rilindjen=ilire=shqiptare=2013
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    pjesa e trete dhe e fundit...

    Pas tetë ditësh mbrrijta në San Konstantino, fshati i parë i Bazilatës që lidhet në kufi me Kalabrinë. Edhe kjo është një koloni shqiptare të shpërndarë e gati se te harruar mbi fushat e gjëra të Pollinos, një vënd i shkretuar e i humbur ku nga kujtesa e vëndasve kishte kaluar vëtêm një udhëtar i huaj. Biente deborë me fluska të mëdhaja këtë 20 nëntor: qielli ihte i terruar natyra e plogshtë. Gjiothçka ishte zhvehur, e tëra ngjante si një natyr e vdekur e ajri aqë i ftohët sa që kisha nevojën të gjëja forcen e emigjinates sime që të bindësha me vetën time se unë isha në Italinë e nxehtë.
    E fshija, jo pluhurin por deborën para se të shkelja pragun e një prifti grek, që më priti në shtëpi dhe tavolinën e tij: pa e ditur fare, kisha râ në mesin e njërit prej katër karemve të ritualit grek ku përjetova diciplina të rrepta. Në asnjë vënd tjetër kostumi shqiptar i fëmrave nuk e ka ruajtur atë kthjelltësinë primitive: duke iu falemenderua një mbylljes së terësishme ku asgjë italiane nuk ka hyrë brënda: nuk është një gjë e lehtë këtu të pershkruhet më pak rreshta sepse mungojnë termät.

    Gjëja më e habitshme që kam parë ndonjëherë në botë është frizura e tyre ! Flokët e gjata e të zéshkta janë bishtake por më tepër ngjajnë sikur janë të dredhura në pelhur pambuku të bardhë që ato e quajnë bombaqella. E kalojnë për rreth qafe dhe e kthejnë pas kokës që ti japin një form të veçantë që nuk do dija ndryshe që ta krahasoja përpos ngjajshmërisë me maskë të eskrimes, që grat e vëndit e quajnë qesketa(kasketa). Vëtëm grat e martuara kanë të drejtë ti mbajnë këto "qesa", një lloj shtofi i qëndisur i bartur i ngritur me kapse të mëdhaja ku kokat e tyre janë te skulpturuara.Te gjitha fëmrat apo vajzat përkujdesën për qaforet si dhe vathët tëpër te mdhej.Fustani me ngjyrë të kuqe si flaka është i qëndisur prej gjashtë apo shtatë shoka të gjëraa me ngjyra të verdha ose të kalterta.
    Mângët e fryëra e të lehta sikur fluturojnë mbi gjysmën e krihve dhe rrypat e verdhë krahërorve ose te quajtura vulgarida, janë të njëjtat si ato në San Demitrio, por më të mira.Shputat me tufa e kompletojnë kostumin.Ka në këtë tradit diçka si aziatike, do thoshim hindiane: mirëpo vashat e San Konsttantinit janë të mësuara. Më të parë këto figura te habitshme që hecin me hapa të ngadalshëm e ngjiten në malet me borë më zërin e kësaj gjuhës së fortë(apre agreste) si edhe natyra që kisha para syve, ku sapo më shihnin fëmijët e trembur lëshonin britma dhe iknin për tu fshehur në hijen e grumbullit të plehut që avullonte, do kisha besuar se isha dikund tjetër por jo në Itali.

    Arbëreshët e varfër hedhur mbi këto naltësi nuk e kanë patur të ndar fatin si duhët. Prej më tepër se tre shekujve ata i bëjnë ball një natyre të shterrur por që duhet t'ia nxjerrin të gjitha të mirat prej saj.Gështënjat dhe aty këtu pak drithëra si dhe vreshtaria e dobët paguhet mundimi i gjithë vitit në këto toka.Pak më lartë se banorët e San Konstandinit, në Casalnuovo janë të vëndosur shqiptar tjerë, vëllëzrit e tyre mergimtar dhe të mjeruar. Edhe më të varfër se sa ata të Kalabrisë, kanë të përbashkët me ta kultin dhe gjuhën.
    Banorë të vëndit më te ngritur e me një klim më të ftohët dhe të mbyllur gati se gjysmën e vitit në dëborë, këta banorë mirren me kultivimin e vërës dhe tëspecave djegês: bëjnë ndër tjera edhe një lloj speci peperoni që ta qon kollin.Shpresoja se do ti përmbledhi disa këngë kombtare por pa shpresa. Nëse i kritikojmi banorët e këtij vëndit për mos kujdesjen e rujtjes së kësaj kultures por edhe ata kritikojnë politiken që nuk i dolen zot në mjerimin e tyre.
    Ka vëtëm se një klithje në këtë mbretni, mbajtja e zijes.Trishtimi është në të gjitha zëmrat, humbja e moralit lidh të gjithë krahët dhe në mesin e gjithë këtij mjerimit, qeveria vijonte hecjen çorre e fatale.

    Kam kaluar shumë kohë nëpër Kalabri si edhe në Bazilikata, koloni tjera arbëreshe: edhe se më pak të mprehta sadopak kanë ruajtur disa prej tyre kultin grek dhe te gjitha idiomat si dhe pak a shumë kostumet e të parve.
    Traditat gati se janë fshirë e këngët shqiptare janë harruar.
    Disa muaj pasi që i kisha lëshuar Kalabrezët kam gjetur popullsi me prejardhje shqiptare në fushat e Pujës, nga toka e Otrantes e deri tek bregu i Bifernos dhe në kufi me Ambruzinë: mirëpo shumica e tyre janë të shkrira me fqinjët e tyre që sot është e pamujtun që ti dallojsh mes tyre.
    Disa emra kanë mbetur në këtë fundosje të traditave të botës antike që t'u rikujtoje prejardhjen e tyre.
    Ka edhe sot në Capitanata familje që mbajnë emrin Kastrioti edhese, sipas historianve, mendojnë ata se i fundit prej familjes së Gjergj Kastriotit ishte markiza i San Ange, i cili ishte vrarë në betejen e Pavisë, Ferdinand Kastrioti më 1535 nga dora e mbretit të Francës Fransua i I-rë.

    Arbëreshët e provencës së Molisë janë më pak të prekur.Duke i lën kostumet dhe kultet e të parve të tyre e kanë ruajtur gjuhën e mbi te gjitha edhe karakterin e vjetër hakmarrës. Motoja e tyre si edhe e vëllëzërve Kalabrezë është se: gjaku lan gjakun: dhe mundëm të shtoja këtu disa drama te pergjakshme që ndodhen këtu pari. Por këta banor kanë ruajtur edhe disa strofa te këngve të vjetra kombtare.
    Kam gjetur në Porta-Cannone, një fshat, disa qindra hapa largë Bifernos, baladen e Konstandinit të Vogël njashtu si e kisha dëgjuar gjashtë muaj më parë edhe në Santa-Sofia.
    Kjo rastësi mes dy fshatrave pa kurrfarë komunikimi mes tyre, te ndarë nga njëri tjetri prej maleve të mrekullueshme, rrijnë largë rreth 150 kilometra mes tyre, dëshmohet pa kurrfarë dyshimi prejardhja e tyre. Arbëreshët janë te vëndosur edhe në mbretrinë e Dy Sicilive ku banojnë atje pedhjet e nëntë fshatra e qytete dhe formojnë një popullsi më shumë 60 000 shpirtra. Ata i kanë shërbyër vëndit duke banuar në ato vendet që ishin dikur të zbrazta.

    Pra kjo është mbretria e Napolit ku natyra është aqë e ndryshueshme sa që nuk të dhuron aspak të mendoni në mrekullina.
    te gjithë popujt e vjetër e modern kanê gjetur vend takim këtuë prej Fenikës biblike e deri tek republikanët tri-ngjyrëshe.
    Që te gjithë që kaluan këtu pari kanë lën gjurmët e tyre, si çdo shekull që ka monumentin e vetë.
    Te gjitha qytetrimet që perfaqsoheshin janë perleshur mes tyre.Ka patur sulme nga te gjitha opinionet nga te gjitha besimet, nga te gjitha pasionet e ndryshme mes tyre.
    Gjaku im vlonë nga padrejtësija kur i shoh disa popujt te pa shpirt të lidhur mes tyre ngriten kundër nënës së tyre që t'ia bëjnë varrin.

    Unë kundërshtoj me te gjitha forcat e shpirtit tim ndaj kësaj vepre famkeqe: perkrahi nga gjithë deshira ime kryengritjen e Italisë dhe duke kërkuar paqë pasi që i kam parë vuajtjet, kërkoj pajtim nga e kaluara ku lavdia shkon drejtë në zemër dhe nxejnë mendjet, qe pra ne i permendëm të gjithat: shpres e siguri !

    Nxjerrur nga Revue des Deux Mondes
    Perktheu nga gjuha frenge për Rilindjen ilire shqiptare =kreksi 2013

    Shkruar nga Charles Didier =1830
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    eshte nje thenie ne Kalabri: -Se vedi un lupo con un “ghegghio spara prima al “ghegghio” e poi al lupo
    qe do te thote: nese sheh nje ujk me nje gjegj (arberesh), qello ne fillim gjegjin dhe pastaj ujkun.....

    p.s. kush jane Dr. francesco altimari dhe prof. Anton Nike Berisha? s'i kam degjuar ndonjehere ne Kalabri.....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    eshte nje thenie ne Kalabri: -Se vedi un lupo con un “ghegghio spara prima al “ghegghio” e poi al lupo
    qe do te thote: nese sheh nje ujk me nje gjegj (arberesh), qello ne fillim gjegjin dhe pastaj ujkun.....

    p.s. kush jane Dr. francesco altimari dhe prof. Anton Nike Berisha? s'i kam degjuar ndonjehere ne Kalabri.....
    ma kujtove Vorreo Ujkon që thoshte; kur kalabrezët vendas shkonin ne gjueti, nese e shihnin ujkun ne nje shpat e arbereshin ne tjetrin, lereni ujkun, thoshin, qelloje arbereshin....
    Mirepo ka ndryshyshuar sitata sot, konsiderohen vendas e jo si te huaj...me nje fjale, arbereshet ishin si kolonet europiane per Apaçet e amerikes..
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ma kujtove Vorreo Ujkon që thoshte; kur kalabrezët vendas shkonin ne gjueti, nese e shihnin ujkun ne nje shpat e arbereshin ne tjetrin, lereni ujkun, thoshin, qelloje arbereshin....
    Mirepo ka ndryshyshuar sitata sot, konsiderohen vendas e jo si te huaj...me nje fjale, arbereshet ishin si kolonet europiane per Apaçet e amerikes..
    Mua kjo me kujton nje thenie greke qe thote: Me arvaniti filo krata ke megalo ksilo, qe perkthehet : Kur ke shok nje arvanit mbaj me vete dhe nje dru(shkop)...Po me sa di un nuk perdoret me.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar TilVolioR për postimin:

    Kreksi (31-08-2013)

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arbëreshët e Italisë - Këngët dhe traditat

    mua me kujtohet nje shprehje ne amerike: dont **** with albanias
    e prishet temen fare, dihet qe te ardhurin nuk e duan kurre

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ziti për postimin:

    Kreksi (31-08-2013)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •