Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Zef Zorba (1920-1993)

    HENE TE REJA

    Tash qiellnash enden
    me qindra hėnė
    tė reja.

    Njeriu s'krijoka tjetėr veēse kobe:
    Ēelik e gizė e refraktarė;
    zogjtė artificialė,
    lindur ndėr ofiēina-inkubatriēe,
    si hėna tokėn pėrgjojnė,
    e pėrpunojnė
    epshe tinzare
    trofesh e pėrdhunimesh.

    E kush s'i ka tė vetat kėto hėnė
    vihe e sendėrgjon
    namė e terratisje.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    TJERA BLERIME

    - Terezės -

    Si lule dylli gjethet
    veshur me vapė e t'zberė
    e nuk lėvizin...
    e merrnin frymė me zor
    e...oh...
    S'andejmi
    ku paskeshim ngelur kujtesė brymore
    zgjohen flauri
    tjera blerime,
    rinore
    (A tė kujtohet? Atė verė
    burimet heshtja na i trazonte.
    Kėndoja vijat e fatit
    nė dorėn tėnde flakė.
    Endeshin rrugėsh tė ēuditshme,
    pa folė.

    Pastaj, n'teatėr; njė Gjido
    i larė me djersė
    pėrpėlitej i falisur.
    Ti shkuleshe n'gaz me tė madhe,
    por nė sy tė vetėtinte
    stuhia e Shtatorit..
    A tė kujtohet?)

    SHKALLA E KAKARRIQIT

    E kapėrthyer me lugetėr hėna
    njollat e territ pėrgjakė
    e nata,
    tinėzare fėrshėllen mbas pritash,
    si nė kohėn e cubave
    kur thika vetėtinte e ftohėt;
    e buzagaz me pezėm.

    Harbon pėrbindshėm rrėpira
    e ngeshme nė perspektivė
    pėr t'u qepur nė njė kėnd
    me qiellin e detin.

    (Mė rrashtė e mė tepėr ferr
    shkrepat ceporė,
    kėrcėnuese pėr m'u shprazė nė rrenojė
    pėrmbi eshtra
    qė vetėm lėkura i lidhė
    e vullneti).
    O natė, o natė,
    mos ky na qenka pikėsynimi?

    Tė ngrysura ėndėrrimet sėrish vėrshojnė
    lėvyrėse e me tė lutura,
    por ndalem nė vend:
    shuplake
    kulla picingule e katallanit tė lashtė.

    LODHJE

    Nganjėherė trishtimi fjollė mbidhet
    mullan nė zemra tė plasura,
    nganjėherė pėrmallimi bėhet liman vajtimesh
    ngushulluese;
    tė pėrgjumur ndehemi pėrmbi pellgje brengash
    ndehemi shtijakė ndėr gėzime qė s'kanė jetė
    e biem lėmuē
    - thėllėnza tė rreshkura - ndėr pasqyra.
    Cekonet qielli prej vigmash pikė-e-vrer,
    Cekohet guximi;
    ushton ndėr veshė e papushim
    "pusho nė paqe,
    pusho nė paqe..."
    Ah, s'mundem mė, nuk mundem;
    mė ēoni...

    NJE GOZHDE

    Njė gozhdė e ngulur thik nė mur, njė gozhdė
    e ngulur thik nė mur, njė gozhdė e ngulur...

    Njė gozhdė e futur thellė nė mur, njė gozhdė
    e futur thellė nė mur, njė gozhdė e futur.

    Njė gozhdė e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė
    e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė e mbetur.

    e ngulurthik...
    e futur thellė...
    e mbetur thatė...

    VAJTIMI I PLAKUT NE SHTEPINE E SHKRETUAR

    Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete;
    harrohem ndėr rrėnoja e ngushllohem.

    Deri kėtu - a dole shpirt! - me zor u kapa,
    gėrmuē e kalamendas anėsh sė rrugėve;
    (thellimin si me ēa m'e avull tė pakėt?)

    Tė zhigatura, por prap nė kėmbė kėto mure
    qėndrojnė
    kėtu nė qoshe sytė veri nuk i shikė
    e nė lotokan, lotojnė pėrmallė...

    Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete:
    "Qetėsia ndėr kthina jehonte,
    fėmia......."

    RRUGET NE VJESHTE

    Hone tė ndėrlikuar
    ku era faliset
    e mbledh ndėr praqe dyersh
    shtėllunga gjethesh tė thatė
    pėrralla tė marra.


    SHAKESPEARE

    Je kryqi im;
    ngėrthyer me pezėm,
    nė skaj tė murit, lart
    -shkarravinė e zezė
    pėrbluan pusi.

    Ah, shporru, shporru; ja, pritė!

    Por menjėherė
    fijet e kėputura vihesh e lidhė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 11-09-2003 mė 20:16
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Ne vend te hyrjes

    I erret ky shteg. Nuk mundem
    rrugen me gjete pa driten
    tande. (Cka me sembon?)

    Ne cep te gremines
    qe josh e ngujon
    a nuk shef si po lekundem?


    Kruja

    (e pare nga Fushe-Kruja, naten)

    Gjerdan margaritaresh
    mbi gjoksin tend
    t'irnuar

    o atdhe.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Pa element

    Sado te largohemi
    o dhimbje
    mos ti cekohesh?

    C’e mjere
    kenaqesia jone
    dritshkurter


    - Alegro furioso -

    …e shpesh kam pa liqenin te shpupurishur
    kunder reve te mbarsura
    me shkreptira te dhunshme
    me kordha shumesh te pareshtura
    me gjithe sa kishte fryme
    sulmonte, e germushej;

    por shi vazhdoi me ra…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •