Spondiliartroza (Spondylitis) eshte nje semundje qe ka te beje me demtimin
e shtreses tendinoze, diskut, qe ndodhet midis dy siperfaqeve artikulare te
dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund te quhet pezmatim (inflamacion) i
disqeve vertebrale. Pra ajo eshte nje proces inflamator, i cili qendron ne
baze te shume artrozave.
Emri spondiliartroze vjen nga greqishtja e vjeter, ku spondilos do te thote
verteber.

Shkaqet e kesaj gjendje apo semundje jane disa dhe te panjohura mire.
Flitet per karakterin gjenetik dhe familjar te spondiliartrozes si dhe
eshte deshifruar geni bartes i saj qe ndodhet ne sistemin autoimunitar te
organizmit te njerezve te prekur nga semundja. Geni quhet HLA-B27.
Gjithesesi nga mjeket sot njihen mjaft mire faktoret predispozues qe
ndikojne ne shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si me te rendesishme permenden
ato mekanike, deformimet e shtylles kurrizore prej pozicionit qe ne i japim
trupit. Prandaj shpesh mund te na bie te degjojme qe per spondiliartroze
ankohen njerez te cilet punojne me ngarkim-shkarkim peshash te renda apo
ata qe kane pune ulur (ndryshe ne shqip kjo semundje eshte quajtur semundja
e llogaritarit).

Klinika. Kjo semundje prek me shpesh dy segmente te shtylles kurrizore: ate
te qafes (cervikale) dhe ate te mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si
rezultat i demtimit te disqeve intervertebrale, me kalimin e kohes keto te
fundit dalin jashte vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore qe ndodhen
me shumice ne anen anesore te shtylles duke shkaktuar keshtu dhimbjen. Kjo
e fundit ne mjaft raste, sidomos ne ato te acarimit te gjendjes eshte e
intensitetit te larte. Ne keto raste kemi ngrirje (rigiditet) te shtylles
duke e detyruar te semurin te qendroje ne shtrat per dite te tera. Per
rrjedhoje sic mund te kuptohet dy ankesat kryesore te spondiliartozes jane
dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion ne varesi te
lokalizimit te vete spondiliartrozes. Ne prekjen e qafes dhimbja eshte e
lokalizuar ne qafe, qe shperndahet me pas ne supe, ne krahet dhe shpesh ne
pjesen e pasme te kokes. Ne spondiliartrozen e pjeses lumbale (mesit) te
shtylles kurrizore dhimbja eshte kryesisht e lokalizuar ne kete regjion me
shpendarje ne ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave
te pasme te legenit) shoqeron shpesh ate lumbale, megjithese mund te
shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja ne kete lloj spondiliartroze eshte me
intensive ku ne shumicen e rasteve shoqerohet me ngrirje te mesit dhe
shperndahet ne te dy kofshet duke arritur deri ne gjunje.
Spondiliartroza krahas disqeve intervertebrale mund te prek edhe tendinet e
muskujve ne vendin e fiksimit te tyre ne kocka. Kjo shperndarje e procesit
inflamator (pezmatim-it) se bashku me demtimin e indit nervor fqinj
shpjegon perhapjen e dhimbjes ne indet perreth vertebrave.

Diagnoza e semundjes vendoset ne baze te ankesave te pacientit, ekzaminimit
objektiv te tij nga ana e mjekut dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet
rentgen ose X) te shtylles kurrizore.
Semundja eshte kronike dhe nuk ka zhdukje perfundimtare te saj, pra sherim
te perhershem. Njekohesisht ajo nuk eshte jete-kercenuese, por sjell
shqetesim dhe prishje te kualitetit te jetes sidomos ne periudhen e
acarimit. Ajo, si semundje kronike, per rrjedhoje edhe dhimbja, ka karakter
ciklik me acarime kryesisht ne kohen e ndryshimit te stineve.

Komplikacionet: komplikimi me serioz i spondiliartrozes, i cili eshte mjaft
i veshtire ne korrigjim, eshte hernia diskale.

Mjekimi i spondiliartrozes konsiston ne dy qellime: parandalim te
zhvillimit te metejshem te semundjes (deformimit te shtylles kurrizore) dhe
mjekim kunder dhimbjes. Nje vend te vecante ne parandalimin e zhvillimit te
saj luan fizioterapia e shtylles kurrizore, qe konsiston:


edukimin per mbajtjen ne pozicion normal te trupit (shtylles) gjate
qendrimeve ulur per nje kohe te gjate,
ndalim te ngritjes se peshave te renda, me qellim parandalimin e
deformimeve te shtylles,
masazh ne periudhen e dhimbjeve dhe
ushtrimeve te vecanta per te zhvilluar muskujt qe ndodhen midis vertebrave,
zhvillimi i mire i te cileve do te ule "ferkimin" e vertebrave me njera
tjetren gjate levizjeve duke bere te mundur jo vetem parandalimin e
deformimeve te mundshme te vertebrave por edhe ruajtjen e aftesise per te
kryer aktivitetet normale te perditshme.

Medikamentet qe parandalojne avancimin e semundjes dhe ndihmojne ne
qetesimin e dhimbjes jane ato te grupit te antiinflamatoreve jo-steroide
(ne literature te huaj quhen Non-SAID-s). Nga disa prej tyre do te qe e
vlefshme te permendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxen
etj. Fakt eshte qe industria farmaceutike punon vazhdimisht ne permiresimin
e cilesive te ketij grupi medikamentesh; nder te tjera ne parandalimin e
efekteve anesore - ku me i rendesishmi eshte pezmatimi i stomakut.
Pra mjekimi i spondiliartrozes eshte profilaksia (qe synon ne parandalimin
e semundjes apo acarimit te saj) dhe fizioterapia.