Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    A.Ahmeti: Pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajo

    Pasha Kuranin nga keta "heronjet dhe patriotet"e sotem nejriu do ndegjoj gjithcka.Edhe kjo eshte nje lloj politike,por e mbrapsht.Ku ka ne bote te ndodhine tragjedi apo te keqija kur gjerat shkojne mire dhe perpara.Kjo mund te ndodhe vetem te ata te cilet jan te semuar ne krye dhe qe ne shpirte kane interesat personale dhe ata te cilet jane analfabete e mundohen te jene ne politike.Allah , allah cka nuk ndien sot nga potikajt tane bashkohor.


    A.Ahmeti: Pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajon

    Shkup, 11 shtator - Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti nė njė deklaratė pėr opinion thotė se pėrshkallėzimet e fundit janė provokuar pas zhvillimeve progresive nė rajon nga strukturat, siē thotė ai, antireformiste, antidemokratike dhe antishqiptare tė mbetura nė UDB-ja, tė cilat kanė pėr qėllim ndarjen e Kosovės, mosekzistimin Maqedonisė dhe destabilizimin e rajonit. Ahmeti ka shtuar se partia e tij ėshtė e vendosur tė zbatojė obligimet e marra nga populli dhe se nė kėtė rrugė ecin bashkė me NATO-n, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian. Sipas Ahmetit dėshtimi i jetėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė mosekzistimi i Maqedonisė si shtet. (QIK)

    --------------------------
    mani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    MAQEDONI, Xhevat Ademi jep dorėheqjen nga kryesia e BDI-sė


    SHKUP (11 Shtator) - Xhevat Ademi, njė nga figurat kryesore tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim ka dhėnė dorėheqjen nga kryesia e partisė. Ademi tha se me aktin e dorėheqjes, shpreh pakėnaqėsi pėr shkallėn e realizimit tė marrėveshjes qė ish-partia e tij, Partia Demokratike Kombėtare nėnshkroi pėr bashkimin me BDI-nė. Nė qershor tė kėtij viti, udhėheqėsit e dy partive ranė dakord tė formojnė njė parti tė re, e cila do tė mbante emrin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Iniciatori i idesė sė bashkimit, ishte vetė Ademi, atėherė ish-sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė. "Isha i detyruar tė paraqes dorėheqje tė parevokueshme pėr arsye se i shfrytėzova tė gjitha mundėsitė pėr tė vėnė nė lėvizje procesin e bashkimit tė PDK-sė dhe BDI-sė, proces i cili po rri nė vendnumėro prej gati katėr muajsh", tha ai. Ndėrkaq nėnkryetari i BDI-sė, Hysni Shaqiri, qėndrimin e zotit Ademi e cilėson si tė shpejtuar dhe kėrkon qė ai ta rishqyrtojė kėtė vendim. ro/ro (BBC/BalkanWeb)
    ----------------
    mani

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ēėshtja Shqiptaro-Maqedone

    Vizitė nė rajonin e krizės - mes postblloqeve policore, fshatrave tė shkatėrruar, njerėzve tė braktisur

    Njė ditė nė fshatrat e rrethuar tė Likovės

    Banorėt shqiptarė janė tė lodhur nga lufta. Ata kėrkojnė vetėm tė trajtohen si shtetas tė Maqedonisė

    Nga korrespondenti ynė, Ylber Lili

    Likova, gjatė kėsaj periudhe ėshtė konsideruar si “model” i ish-zonave tė krizės gjatė konfliktit tė vitit 2001. Faktikisht ky rajon ishte i zhytur nė krizė. Gjatė qėndrimit tonė nė qendrėn e Likovės dhe nė fshatrat e saj pėrreth, konstatuam se atje ēdo element ishte pjesė e njė krize tė thellė, dhe tė pazgjidhshme pėr momentin. Asnjė investim, asnjė monedhė pėr dėmtimet, qė kishin pėsuar fshatrat e kėsaj komune. Askush nuk kujtohej pėr tė stabilizuar sadopak gjendjen e tmerrshme ekonomike dhe sociale. Tė vetmit qė i bėnin shoqėri kėsaj zone tė mbytur me probleme ishin vėzhguesit e OSBE-sė, tė cilėt herė pas here bėnin ndonjė guidė nga ato anė. Ndėrsa tani, ata shihnin veē ndėrrime postblloqesh dhe ndryshime fytyrash tė policėve qė vinin nga Shkupi dhe instaloheshin nė udhėkryqet kryesore, tė cilat lidhin fshatrat me njėri-tjetrin. Nė zemėr tė Likovės ishte njė postbllok, aty ēdo makinė e dyshuar ndalej dhe kontrollohej. Nė fakt postblloqe tė tilla ishin ngritur nė ēdo pjesė hyrėse dhe dalėse. Njerėzit ishin tė stėrlodhur dhe tė stresuar, nuk kishin forcė tė shqiptonin fjalėn “luftė”. Banorėt e 22 fshatrave tė Likovės i trembeshin “luftės”. Ata nuk besonin mė te ajo, si mjet pėr zgjidhjen e problemeve. Zhgėnjimi i luftės sė vitit 2001 kishte depėrtuar deri nė placė te banorėt e kėtij rajoni. “Pėrse u bė lufta?”- shtronin pyetjen banorėt e fshatrave tė Likovės dhe vetė pėrgjigjeshin: “pėr tė ardhur ca njerėz nga kurbeti nė pushtet”. “Kjo ėshtė e pafalshme, kemi humbur njerėzit mė tė shtrenjtė, jemi shkatėrruar ekonomikisht, asnjė e drejtė nuk ėshtė realizuar… Ne nuk kemi besim dhe nuk duam luftėra. Ajo e vitit 2001 na ka shkatėrruar totalisht nė tė gjitha dimensionet e jetės”. Mbretėronte njė hije pesimizmi tek kėta banorė. “E bėmė njė luftė dhe ēfarė fituam? .. Kam dy vėllezėr dėshmorė, dhe pėr ēfarė ranė ata? - thotė pėr “Shekullin” Ismaili 27 vjeē duke psherėtirė. “Duam tė jemi tė barabartė me maqedonėt, jemi tė dėrrmuar ekonomikisht, duhet pėrfundimisht njė zgjidhje politike, ose … tė bashkohemi me Shqipėrinė”,- ndėrhyn njė djalosh tjetėr, i cili ende kishte tė pashėruar kėmbėn nga plagėt e marra 2 vite mė parė. Duke u pėrgjgjur se ēfarė rreziku sjell rajoni i Likovės pėr shtetin maqedonas, qė ėshtė i rrethuar nga policia, Sabriu nga Orizara thotė: “Asnjė rrezik, por qeveria e Maqedonisė kėrkon tė na frikėsojė dhe tė na mbajė tė izoluar”. “Epo tė bėsh njė luftė pėr pushtet dhe tė sjellėsh prapė policinė kėtu, kjo ėshtė marrėzi”,- shprehet Afrimi. Realiteti qė pamė ishte i tillė, siē e prezantonin banorėt e asaj ane. Rajoni i Likovės, qė pėrfshinte 22 fshatra ishte pushtuar nga forcat speciale maqedone. Ēdo hyrje e dalje vrojtohej, ndėrsa tė “dyshimtėt” kontrolloheshin dhe vėshtirė se mund t’i shpėtonin pyetjeve tė pakuptimta tė policėve. Gazetarėt, sidomos nėse konstatohej se ishin nga Shqipėria, nuk u lejohej tė depėrtonin nė vendngjarje. Pėr tė depėrtuar nga fshatrat e Malėsisė sė Likovės, e mos tė flasim pėr Brezėn, duhej tė kishe njė leje tė posaēme nga ana e Ministrisė sė Brendshme, gjė qė faktikisht ishte e pamundur.

    Peripecitė drejt Likovės
    Udhėtimi drejt zonės, e cila konsiderohej e izoluar nga shtetrrethimi i hekurt policor, ishte i vėshtirė. Nė tė hyrė tė Likovės u ndeshėm me njė postbllok policor. Ata na ndaluan pėr tė na kėrkuar dokumentet. Rreth makinės tonė silleshin policė tė armatosur gjer nė dhėmbė… Diku 10 apo 15 metra larg dukeshin koka tė tjera policėsh qė ishin strukur ferrave dhe barishteve tė fushave. Shpresonim qė gjithēka do tė ishte nė rregull. Komunikimi me policėt nuk ishte shumė i vėshtirė, pasi pėr “fatin e mirė” mes uniformave ishte dhe njė polic shqiptar. Mirėpo ndėrsa prisnim qė tė merrnim dritėn jeshile nga ana e policėve, kėta tė fundit na drejtuan njė sėrė pyetjesh: Ku shkoni, keni leje pėr tė depėrtuar nė kėtė zonė, kush jeni (edhe pse ata nė duar mbanin dokumentet e identifikimit dhe tė profesionit), a keni marrė leje pėr tė intervistuar dhe fotografuar etj. Na urdhėruan tė fiknim makinėn dhe tė prisnim njė urdhėr tė dytė. I thamė nė shqip se kishim lėnė takim me kryetarin e komunės sė Likovės, por kėto fjalė nuk u bėnė pėrshtypje. Iu drejtuam policit shqiptar, por edhe ai dukej qartė se nuk kishte fuqi tė na ndihmonte. “Unė jam polic i Kumanovės, ndėrsa kėta janė tė Shkupit, nuk marrin vesh”, - na u drejtua ai. Nė ato momente kontaktuam me telefon kryetarin e komunės, Hysamedin Halili, tė cilit i thamė se (unė sė bashku me gazetaren shqiptare R. Xhunga), ndodhemi nė postbllokun e Bedinjes. Nuk kaluan pak minuta, ku nė postbllok erdhi Halili, i cili na mundėsoi tė dilnim nga rrethimi i policėve. Rruga nga Bedinja (postblloku), njė paralagje e qytetit tė Kumanovės dhe deri nė komunė tė Likovės, ishte 12 km. Kaluam fshatin Llopatė, Opajė, lamė pas Sllupcanin dhe vazhduam drejt Orizares pėr tė mbėrritur nė Likovė. Pamjet ishin trishtuese, nuk kishte shtėpi tė mos mbante “stampėn” e plumbave tė trashėguara nga viti 2001.

    Breza - Zona e padepėrtueshme
    Gjithsesi, qėllimi final i udhėtimit ishte mbėrritja nė zonėn, e cila pėrjetoi ditėt e njė lufte tė ashpėr, tė njė ofensive ushtarake maqedonase mbi kėtė fshat tė braktisur dhe larg qytetėrimit. Ishim shumė tė interesuar tė shkelnin nė ato vende, ku ushtria dhe policia maqedone kishte bėrė kėrdinė, duke vėnė nė dispozicion edhe helikopterėt. Nuk e marr pėrsipėr njė gjė tė tillė… ėshtė shumė e rrezikshme - na u drejtua me dashamirėsi, kryetari Halili, duke na pėrshkruar me imtėsi interearin e lėvizjes. Mėsuam se postblloku i pėrqėndruar te diga sipėr Likovės ishte i pakalueshėm. “Atje, as miza nuk shpėton pa u kontrolluar”, - na tha mė pas njė banor i cili ishte nga fshati Gushincė.
    Mėsuam se edhe banorėt qė kishin mundur tė zbrisnin nga fshatrat pranė Brezės, e kishin shumė tė vėshtirė pėr t’u ngjitur sėrish. Alternativa e vetme ishte tė shkonim drejt postbllokut dhe tė provonim edhe njė herė pėrballjen me policinė.

    Ndalesė nė Sllupcanin e shkatėrruar
    Rreth dy kilomentra larg Likovės, vinte fshatin Sllupcan. Menduam se duhej tė ndalonim e tė bisedonim edhe me banorėt e kėsaj zone. Por pėr tė mbėrritur aty na duhej tė kalonin njė tjetėr postbllok. Na ndalėn - ishim tė vetėdijshėm pėr kėtė – dhe na kėrkuan sėrish dokumentet. Pasaporta e Shqipėrisė, dukej qė i nervozonte dyfish policėt. Pranė nesh kaluan disa fėmijė, tė cilėt kthyen kokat me frikėn se diēka mund tė ngjiste. Tė nervozuar i thamė policit shqiptar qė t’u shpjegonte maqedonasve se jemi gazetarė e se ktheheshim nga njė takim me kreun e komunės sė Likovės. Por ende pa mbaruar fjalėn, ata na urdhėruan tė zbrisnim nga makina… Pasi telefonuan postbllokun nė dalje nė zonės, ata na kthyen dokumentet. Iu drejtuam Sllupēanit. Sapo mbėrritėm u ndeshėm me banorė, tė cilėt na ofruan kafe… Ishin shumė dashamirės dhe mjaft mikpritės. Biseda mė banorėt ishte rrėqethėse.. Ata nuk donin tė dėgjonin pėr luftėra, kishin tė tjera halle, dikush ende mbante nė trup plagėt e luftės sė vitit 2001, dikush tjetėr tregonte mė dorė se 100 m mė sipėr dergjen trupat e dėshmorėve, dhe duke psherėtirė na thonin luftuam, dhe nuk fituam asgjė. Njė i moshuar u shpreh: “Jemi tė mbaruar nga tė gjitha drejtimet. Edhe pėr 20 vjet nuk mund tė kthehemi nė gjendjen e para luftės. Shihni dhe do tė bindeni pėr kėtė... Kjo qeveri nuk ka hedhur asnjė kacidhe pėr tė rregulluar shtėpitė e shkatėrrura, asnjė punėsim, asnjė ndihme pėr tė mbajtur shpirtin gjallė. Ne nė kėtė fshat kemi me dhjetėra shtėpi, qė tani janė pa zot. Ata ranė nė luftė dhe tani prehen nė varrezat e dėshmorėve sipėr fshatit… ”. Ata nuk linin radhė tė flisnin. Mund tė dalloje qartė se ishin shumė tė revoltuar me partinė shqiptare nė pushtet. “Na premtuan nė zgjedhje se do tė bėnin mrekullira, por nė fakt na sollėn me shumė dhimbje”. U larguam nga rajoni i Likovės, pa pėrfunduar misionin tonė tė plotė, duke lėnė pas postblloqe policore, forca speciale, shtėpi tė rrėnuara, njerėz tė gjymtuar, dhe panik nga ndonjė ndėrhyrje me forcė e policisė.



    Rrėfen kreu i Likovės
    Maqedonasit u tregojnė muskujt fshatarėve tė varfėr

    Ndaluam para komunės sė Likovės, dalluam flamurin kuq e zi, dhe vrimat e mėdha tė ciflave tė predhave qė nga konflikti i armatosur. Pranė ndėrtesės sė komunės ndodhej njė ndėrtesė, e cila rrethohej nga fėmijė. Ishte shkolla e fshatit, e cila ngjasonte me njė gėrmadhė tė vėrtetė. Nėpunėsit e komunės na uruan mirėseardhjen, dhe u ngjitėm pėr nė zyrėn e kreut komunal. Zyra e njeriut, i cili ka qenė qė nga konflikti i vitit 2001 mik i pandarė i mediave nga tė gjitha hapėsirat shqiptare por dhe gjetkė, ishte e thjeshtė pa ndonjė komoditet tė madh. Fillimisht e falenderuam qė na mundėsoi tė mbėrrinim deri aty. “Jeni mė fat, sepse ndoshta njė ditė ata mund tė mė pengojnė edhe mua si kryetar i 22 fshatrave tė hyj nė kėtė zonė”, - na thotė Halili. Biseda me Hysamedin Halilin u fokusua te situata nė rajonin e kėsaj komune dhe tė fshatrave qė u pėrfshinė nė pėrleshje tė armatosur me ushtrinė dhe policinė maqedone tė dielėn e kaluar. “Jemi shumė pranė me Brezėn” – rrėfen Halili. “Unė dhe tė gjithė banorėt e kėsaj ane jemi zgjuar tė dielėn mė shpėrthime tė fuqishme granatash… nga larg dallohej se nė Brezė kishte tym e flakė, dhe ngjau dhe ajo qė ėshtė tragjike… tė vrarė dhe tė plagosur. Pakėnaqėsia e shqiptarėve tė kėtyre anėve i ka kaluar pėrmasat, shikoni se ēfarė ndodh rreth e pėrqark, survejime, postblloqe, polici, shkatėrrime tė trashėguara qė nga 2001. Policia dhe ushtria maqedone kanė vepruar me njė logjikė pėr tė treguar agresivitet dhe forcė. Nga kush rrezikohej shteti, nė atė vend tė thellė siē ėshtė Breza? Po Likova ēfarė rreziku pėrbėn, qė mbahet e rrethuar nga tė katėr anėt? ”, - kėto ishin fjalėt e numrit njė tė Likovės. Ai mendonte se pėr tė arrestuar njė person apo mė shumė, ka mėnyra tė tjera qė janė nė kuadėr tė policisė, por jo dhe tė ushtrisė. Ai na njohu me situatėn reale qė mbretėronte nė zonėn e tij, duke lėnė tė kuptojmė se kontakti me njerėzit do tė na e pėrforconte edhe mė shumė idenė se ēfarė ndodhte nė kėto anė.


    Jepni dhe ju mendimin tuaj mbi kėtė artikull









    Copyright 2002 Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: Ēėshtja Shqiptaro-Maqedone

    Postuar mė parė nga dodoni
    “Duam tė jemi tė barabartė me maqedonėt, jemi tė dėrrmuar ekonomikisht, duhet pėrfundimisht njė zgjidhje politike, ose … tė bashkohemi me Shqipėrinė”,- ndėrhyn njė djalosh tjetėr, i cili ende kishte tė pashėruar kėmbėn nga plagėt e marra 2 vite mė parė. [/B]
    Pajtohem plotėsisht me kėtė tė riun se nėse nuk ka mundėsi tė jetojnė shqiptaro-maqedonėt me sllavo-maqedonėt tė barabartė (gjė qė pėrvojat e deritanishme e kanė dėshmuar mija herė) duhet bashkuar me Shqipėrinė dhe kjo zaten duket se ka mbetur zgjidhja e vetme e problemit. Po deshėn sllavo-maqedonasit si shqiptar tė asimiluar dhunshėm qė janė tė kthehen nė identitet tė tyre dhe tė jetojnė me ne sė bashku nė Shqipėrinė natyrale edhe mė mirė, e nėse jo atėherė pėrfundimisht duhet ndarė Maqedonia.
    Maqedonia i ka ditėt e numėruara tani, ose ti bashkohet e tėra Shqipėrisė ose tė ndahet.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Eshte vendosur nga politika nderkombetare se maqedonia do ndahet dhe pjesa shqiptare do bashkohet me kosoven dhe pjesa sllave me bullgarine ndoshta dhe me greqine.Por Do derdhet gjak keshtu ka vendosur politika Amerikane ne planet e saj per ballkanin.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unė me ato temat e mia nuk kam dashur tė marr pjesė nė kėtė temė tė kėtij kush ėshtė ky nuk e di, por qenka ...
    Unė kam hapur temė tė re me ato temat e mia po pse Albo i ka sjell ketu e di ai pėr qėllimet e tia banale.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Arbėr Xhaferri dhe ēėshtja e shqiptaro-maqedonasve

    A. XHAFERRI: "AKSH-JA, METAFORĖ E PAKĖNAQĖSISĖ SĖ SHQIPTARĖVE NDAJ ZGJIDHJEVE TĖ DERITANISHME"



    Arbėr Xhaferri, kryetar i PDSH-sė nė IRJM


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Zoti Xhaferri, a ballafaqohet Maqedonia me krizė tė sigurisė?

    ARBĖR XHAFERRI
    Maqedonia nė mėnyrė ciklike hyn nė kriza politike dhe tė sigurisė. Vetė nevoja e qeverisė aktuale qė tė ketė gjithnjė marrėveshje politike me partnerė tė ndryshėm, flet pėr jostabilitetin e kėsaj qeverie. Nga ana tjetėr mė duket se egziston njė lidhje e ngushtė mes mediave dhe kėsaj qeverie, meqė mediat nė mėnyrė pompoze shprehin se egziston njė krizė, duke i dhėnė leje qeverisė aktuale qė tė ndėrmarrė masa represive. Masat represive qė u ndėrmorrėn kundėr fshatrave tė Karadakut, nuk pėrkojnė me nevojėn qė tė intervenohet. Kjo qeveri ndėrmerr hapa tė tilla ushtarako-policore, me siguri pėr tė mbuluar krizėn e thellė ekonomike, sociale dhe politike qė egziston nė shtet.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Si i komentoni faktin se organizatat ndėrkombėtare u dhanė mbėshtetje aksioneve tė tilla tė policisė?

    ARBĖR XHAFERRI
    Ėshtė e natyrshme qė faktori ndėrkombėtar gjithmonė do t'a mbėshtetė qeverinė dhe institucionet e saj nė ekskursione tė tilla. Unė mendoj se faktori ndėrkombėtar mė shumė do tė parapėlqente njė paqe tė keqe, sesa njė luftė tė mirė.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    A mendoni se problemet qė lidhen me sigurinė nė vend, mund tė lidhen me Kosovėn?

    ARBĖR XHAFERRI
    Propaganda, qė ėshtė e shfrenuar kohėt e fundit nė Maqedoni, kėrkon tė gjejė njė pretekst tė fortė. Gjithmonė e kėrkojnė armikun jashtė vetvetes. Ai armik ėshtė ose faktori perėndimor, qė kinse i ndihmon shqiptarėt pėr t'a destabilizuar Maqedoninė, ose Kosova, ose ndonjė faktor tjetėr i jashtėm. Kriza egziston brenda nė politikėn aktuale tė qeverisė, qė nuk di se si t'i zgjidhė kėto probleme.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Keni thėnė se shqiptarėt nė Maqedoni duhet t'a kenė tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje. Por kjo ėshtė nė kundėrshtim me Marrėveshjen e Ohrit qė nėnshkruat edhe ju.

    ARBĖR XHAFERRI
    Ēėshtja e vetėvendosjes ėshtė njė e drejtė njerėzore, qė nuk mund tė tjetėrsohet me ēfarėdo politikė qė mund tė aplikohet. Vetėvendosja aktivizohet vetėm atėhere kur zgjidhje tė tjera kanė dėshtuar. Zgjidhje tė tjera pėr njė marrėveshje paqėsore, pėr njė afrim, pėr njė mirėkuptim, pėr njė tolerancė nė Maqedoni kanė dėshtuar prandaj automatikisht hapet ēėshtja e vetėvendosjes. Ne e mbėshtetėm Marrėveshjen e Ohrit, sepse pandehnim se qeveria e ardhshme e Maqedonisė, me seriozitet dhe pėrgjegjėsi do t'i qasej implementimit tė kėsaj marrėveshjeje. Mirėpo tė gjitha analizat tona tregojnė se nuk ka zbatim tė asaj marrėveshjeje qė ne e kemi nėnshkruar.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Por qėndrimi i faktorit ndėrkombėtar ėshtė kundėr ndryshimit tė kufijve nė Ballkan.

    ARBĖR XHAFERRI
    Edhe unė mendoj se ndėrrimi i kufijve nuk ėshtė zgjidhje e vetme, me kusht qė marrėdhėniet ndėretnike tė ndėrtohen mbi bazat e tė drejtave tė barabarta. Meqėnėse nuk ka tė drejta tė barabarta, atėhere duhet tė hapen kategori tė tjera.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    A mendoni se AKSH-ja ėshtė realitet nė Maqedoni?

    ARBĖR XHAFERRI
    AKSH-ja ėshtė nė esencė metaforė e pakėnaqėsisė sė shqiptarėve ndaj zgjidhjet qė janė ofruar deri tani. AKSH-ja egziston vetėm si njė ide qė kėrkon legjitimitetin e vet nė gabimet e kėsaj qeverie.

    Intervistoi Ivan Bllazhevski
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Arbėr Xhaferri ėshtė njė nga politikanėt mė tė mirė jo vetėm shqiptar por edhe europian e botėror.
    Maqedonia si shtet i pavarur i ka ditėt e numėruara tani dhe tani pritet ose ndarja e Maqedonisė dhe bashkimi i pjesės shqiptare me Shqipėrinė ose bashkimi i gjithė Maqedonisė duke pasur parasysh se edhe ata sllavo-maqedon janė shqiptaro-maqedon tė sllavizuar dhunshėm.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    shkop
    Postime
    50
    pershndes...

    vallai une nuk jam i mindimi tende reth arben xhaferite se kinse ai "patrioti" te koka politikani me imir ne evrope, u pa se sa eshte politikan me imre ne zgjdhje mu u paskan politikan me i mire ekihst zgjdh populli....ka kalur koha e xhferit dhe menduhhit bashke me vllaun te ti georgievski ato tash i ka haruar koha dh ka te rinje keshtu te lus qe me mos ti perkujtojme me................. kaolfshe mire .
    ceti

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •