Designed by
Suad Barbullushi
"Lironi babain qe vrau rrembyesit e vajzes"
Gezim Ashimi Korce - I gjithe fshati Qatrom ne rrethin e Korces kerkon lirimin e Dilaver Kodres qe qelloi mbi te rinjte qe kekronin ti rrembenin vazen. Bashkefshataret e 57 vjecarit u solidarizuan ne ndihme te tij duke hartuar nje peticion me 120 firma drejtuar gjykates se rrethit por edhe te Apelit. Ne te ata kerkojne lirimin e tij pasi gjithcka ka qene per vetmbrojtje. Sipas tyre, Kodra nuk ka bere gje tjeter por ka mbrojtur femijen e vet nga nje rrembim dhe kushdo qe te ishte ne vend te tij ashtu duhet te kishte vepruar. Prandaj, per ta gjykata duhet te arsyetoje drejt dhe jo ta denoje si vrases. Behet fjale per ngjarjen e muajve me pare kur tre te rinj hyne ne familjen e tij dhe tentuan per ti rrembyer vajzen dhe ai ne kundershtim e siper qellon ndaj tyre duke vrare nje e plagosur dy te tjere. Jo vetem per Kodren por per te gjithe fshatin Qatrom, plumbat e derdhur ishin te justifikuar, pasi askush nuk do te lejonte rrembimin e femijes se vet. Por pa dobi, madje edhe perpjekja e avokatit mbrojtes per ta klasifikuar krimin e kryer nga klienti i tij si "vrasje e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike" nuk u mor shume parasysh nga trupi gjykues. Qe nga banka e te akuzuarit, kodra degjoi njerin pas tjetres kater akuza: vrasje te thjeshte me dashje, plagosje e rende, plagosje e lehte dhe armembajtje pa leje. Prokurori Eduard Shehu kerkoi per te kater keto akuza denimin e te pandehurit Kodra me 20 vjet heqje lirie. Ndersa trupi gjykues, ne bashkim te denimeve vendosi 15 vjet burgim per 57 vjecarin, per te cilin nuk u mor parasysh shume rrethana lehtesuese. Vetem pak kohe me pare, ne Divjake te Lushnjes ndodhi nje rast i ngjashem, por me viktima ne familjen e vajzes. Dhe prindi nga fshati Qatrom qe mbrojti nderin e familjes se tij, ndaloi rrembimin e vajzes se vet dhe shitjen e saj per qellime prostitucioni u ndeshkua nga Gjykata e Korces jo pak por 15 vjet burg, ndersa dy te rinjt e mbetur gjalle nga kjo histori nuk u penalizuan qofte per dhunim banese apo per ate cka tentuan rrembimin e nje personi.
JEPNI MENDIMIN TUAJ
Krijoni Kontakt