Si ta mposhtni pagjumësinë?


A jeni ndoshta njëri nga ata të cilin e brengos fakti se nuk mund të flejë? Nëse është kështu, me siguri do t'ju interesoj rasti i avokatit të njohur amerikan, Semjuel Antermajerit, i cili kurrë nuk kishte fjetur për qejfi. Antermajerin, që nga rinia e hershme e mundonin dy çrregullime: astma dhe pagjumësia. Pasi që asnjëra nga ato nuk mund të shërohej, ai vendosi që të dyja t'i pranojë, gjatë së cilës pagjumësinë e shndërroi në pëparësi të vetin. Kohën e lirë, të cilën për shkak të pagjumësisë e kishte të tepërt, e përdorte për të mësuar, prandaj në afat rekord dhe me nota më të mira diplomoi në fakultetin e drejtësisë në Nju-Jork. Nuk brengosej për shkak të pagjumësisë, ngase besonte se për organizmin e tij brengoset natyra. Vërtet, krahas sasisë minimale të gjumit, Antermajeri ishte i shëndosh si thana dhe posedonte energji fantastike. Në moshën njëzet e shtatë vjeçare, u bë, tashmë avokat i njohur i Nju-Jorkut dhe fitonte shtatëdhjetmijë dollarë në vit, gjë që për atë kohë ishte diçka shumë më e madhe se një shumë e bukur e parave. E përjetoi të tetëdhjetën, dhe kurrë në jetë nuk vuajti nga asnjë sëmundje - përpos, natyrisht, prej astmës dhe pagjumësisë.
Njeriu kalon një të tretën e jetës duke fjetur, edhepse askush nuk e di se ç'është gjumi. E kemi të njohur se gjumi është shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës natyra e ripërtërinë organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmë se sa orë gjumë i nevojiten secilit individ. Poashtu nuk e dijmë as se a na duhet medoemos që të flejmë. Ndoshta kjo Ju tingëllon ngapak pabesueshëm, por rastet nga praktika mjekësore tregojnë se ka njerëz që kanë vazhduar të jetojnë krahas periudhave të gjata të mosfjetjes... Hungarezi Paul Kerni, në luftën e parë botërore plagoset në kokë. Pas operimit, pasi që u mjekua, u konstatua se Kerni kishte humbur aftësinë e të fjeturit. Edhepse mjekët përpiqeshin që në të gjitha mënyrat e mundshme ta vendosnin në gjumë - përdornin mjete për gjumë, narkotikë si dhe hipnozën - pa marë parasysh, Kerni mbeti i zgjuar. Mjekët më në fund hjekën dorë nga ai dhe prognozuan se së shpejti ka për të vdekur, por Kerni të gjithë i mashtroi: me vite të tëra jetonte pa gjumë, dhe pushonte duke u shtrirë me sy të mbyllur.
Disa njerëzve i është e nevojshme më shumë, ndërsa të tjerëve më pak gjumë. Toskanini, për shembull, flente vetëm pesë orë, ndërsa Kalvin Kulixhi nga dhjetë, që do të thotë se Toskanini ka fjetur për një të pestën, ndërsa Kulini gati gjysmën e etapës jetësore.
Shqetësimi për shkak të pagjumësisë është më i dëmshëm për organizmin se vet pagjumësia. Rasti i nxënëses sime Ajre Sendner, bukur e ilustronë theksimin e përmendur. Ja tregimi i saj:

"Para se të punësohesha, fleja si top. Kurrfarë zhurme në botë nuk mund t'më zgjonte. Për këtë dhe filluan problemet e mia. Më duheshte, njëmend, të zgjohem në mëngjes, që të mund të mbërija me kohë në punë. Nga frika se nuk do ta dëgjojë cingërimën e orës, për çdo orë zgjohesha nga gjumi dhe e hedhja shikimin në orën. Së shpejti gjumi m'u çrregullua. Endesha nëpër shtëpi e dëshpëruar për atë që nuk mund të flej, dhe fillova me seriozitet të mendojë për vetvrasje, ngase vdekja më dukeshte zgjidhje e vetme nga ajo situatë. Kjo gjendje zgjati plotë dy muaj, përderisa më në fund iu drejtova mjekut.
"S'mund t'Ju ndihmojë", më tha ai, "ngase vet jeni shkaktare e pagjumësisë suaj. Mundem vetëm t'Ju këshilloj të ndaleni së shqetësuari për shkak të pagjumësisë. Në mbrëmje, normalisht shtrihuni në shtrat dhe paraqituni gjoja se as që brengoseni se a do të fleni apo jo. Mbani sytë mbyllur dhe përsëritni në vete: Përderisa qetë shtrihem, nuk është me rëndësi se a do të flejë. E di gjithsesi se do të pushojë".
E dëgjova këshillën e tij dhe pas dy jave fillova normalisht të flej. Për më pak se një muaj m'u kthye shprehia ime e vjetër e gjumit të fortë tetëorësh, dhe herët në mëngjes zgjimi më nuk më paraqiste kurrfarë vështërsie.

Arju Sandersin, pra, nuk e mundonte pagjumësia, por brenga pse nuk mund të flej.
Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit të Çikagos dhe mjeshtër për problemin e pagjumësisë, thotë se askush s'ka vdekur nga pagjumësia. Ajo që rraskapit njerëzit që nuk mund të flejnë, nuk është aq fort pagjumësia. I brengosur, njeriu më lehtë rraskapitet dhe bëhet më pak rezistues ndaj sëmundjeve të llojllojshme. Dr. Klajtmani njëkohësisht thekson se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, flejnë shumë më tepër se që mendojnë. Njeriu që është i gatshëm të betohet, se mbrëmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllë sytë, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa orë. Këtë e vërtetojnë edhe disa raste të "mosfjetësve" të njohur, që me metoda shkencore është vërtetuar se flejnë sikur topa, dhe, kërhasin aq shumë sa që nuk i lënë të tjerët të flejnë qetë!
Kushti i parë për gjumë të natës është ndjenja e sigurisë. Te njerëzit religjiozë, lutja është sedativ më i mirë, ndërsa ata që nuk janë religjiozë duhet të shërbehen me sedative tjera.
Një nga mënyrat më të mira janë ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid Finku thekson se, duhet "të bisedohet" me trupin personal. Sipas mendimit të tij, fjalët paraqesin çelës për gjitha llojet e hipnozës; dhe për këtë, kur njeriu nuk mund të flej, për arsye ka atë se "e nxit " trupin e tij që t'mos flej. Kësaj mund t'i dalim në ndihmë, në atë mënyrë, duke e "dehipnotizuar", pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal. Për shembull, kështu: Çlirohu, relaksohu, zbutu, thellohu në gjumë... E kemi të njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund të çlirohen nëse muskujt janë të shtrënguar, dhe për këtë, nëse dëshirojmë të ëndërrojmë, na duhet të fillojmë që nga muskujt. Dr. Finku na këshillon që të vendosim jastëkun nën gjunjë, që të mund t'i zbusim muskujt e tendosura të këmbëve, dhe nën duar të vendosim dy jastuqe të vogla. Atëherë fillon "biseda" me muskujt. Fillojmë nga shputat, nëpër këmbë, bark, gjoks, duar, supe dhe qafë, dhe mbarojmë me nofullat dhe sytë. Dhe ëndërra na kaplonë, para se të kuptojmë se ç'po ndodh me ne. Ky ushtrim mund t'ua preferoj të gjithëve, pasi që edhe vet jam bindur në efektshmërinë e tij. Njëkohësisht Ju këshillojë ta gjeni librin e mrekullueshëm të Dr. Finkut Çlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit tim është e shkruar në mënyrë tejet interesante, dhe mund të shërbej si këshillues i shkëlqyeshëm për ata që vuajn nga pagjumësia.
Ilaç tjetër i mrekullueshëm kundër pagjumësisë është rraskapitja fizike. Pa marë parasysh punën fizike me çka merreni, me rëndime apo me sport, para gjumit, me siguri do t'Ju ndihmonë që të fleni qetë. Natyra, njëmend, na detyron të flejmë kur jemi të rraskapitur fizikisht, prandaj nuk janë të rralla disa raste të njerëzve që kanë fjetur - duke ecur!
Dr. Foster Kenedi, më tregoi se në luftën e parë botërore kishte rast të shihte ushtarët që nga rraskapitja rrëzoheshin në tokë dhe binin në gjumë aq të thellë, sa që dukej se ishin në gjendje komatoze. Nuk zgjoheshin as kur ndokush përpiqej që me dhunë t'ua hapë sytë. Dr. Kenedi thotë se kishte konstatuar me atë rast që bebëzat në gjumë lëvizin lartë, që do të thotë se "plotësisht" largohen nën kapakë të syve. "Pasi që edhe vet kisha problem me të fjeturit, fillova që nën kapakë "ti tërheqë" bebëzat, me vetëdije, gjatë së cilës, vetëm për disa çaste bëhesha i përgjumur dhe thellohesha në ëndërr. Është fjala për refleksin automatik, mbi të cilën nuk kemi kurrfarë kontrolli."

Nëse pra, dëshironi të ndaleni së brengosuri për shkak të pagjumësisë, përmbajuni këtyre rregullave:

1. Nëse nuk mundeni të fleni, zgjohuni dhe argëtohuni me ndonjë libër apo me ndonjë tjetër punë, gjersa t'mos Ju pushtojë gjumi.
2. Mbani mend se askush kurrë s'ka vdekur për shkak të pagjumësisë. Nevrikosja për shkak të pagjumësisë është më shkatërruese për organizmin, se vet pagjumësia.
3. Mësohuni të çliroheni. Përdorni ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit.
4. Lodheni organizmin gjatë ditës, e në veçanti para fjetjes. Merruni me ndonjë sport apo punë më të rëndë fizike. Mbani mend se, në trupin e shëndoshë të lodhur, gjumi vjenë vetvetiu.
Marrë nga