Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Grereza…

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Grereza…

    Mengjesin e se dieles se trete te korrikut, rreth ores 4 e 30 te mengjesit, Xhozefina ose Xhozi sic e therrisnin te gjithe, akoma rrotullohej ne shtrat gjithe tersellime pa arritur te flinte a te pakten te clodhej pas asaj dite te gjate e te mundishme. Kish qene tre here tek rrobaqepesi, nje djale I ri nga Meksika, dhe pasi ia nxorri shkumen me njemije ankesa e pakenaqesi, kish shkuar me pas tek parukierja me te cilen kish biseduar dite me pare per nje model te ri flokesh. Prania e saj ishte nje tmerr per te tjeret, ajo e kishte te qarte kete. Por edhe argetohej se tepermi nga ky fakt. Stuhi elefanteske, e quante I vellai qe vazhdonte vitin e trete ne high school. Dyqind e njezet pound, as me shume, as me pak, Xhozi ishte mesuar me pamjen e saj dhe jo vetem kaq por e kish pranuar perfundimisht vetveten edhe shpirterisht, edhe fizikisht. Ndiqte rregullisht vetem nje emission “ Duaje trupin tend” dhe nuk kish perendi ne bote t’i mbushte mendjen t’i nenshtrohej dietave qe ia rekomandonin shpesh mikeshat e mamase dhe se fundi edhe vjehrra e ardhshme. Zakonisht ndaj te gdhire bente ca ushtrime sa per te aktivizuar muskujt e barkut qe as dalloheshin dot mes asaj mase te stermadhe dhjami, por lodhej shpejt dhe shtrihej serish sa gjate gjere deri sa vinte ora te shkonte si zakonisht ne zyre.
    U ngrit ne berryla, hodhi syte nga karrikja ku shtrihej fustani I bardhe I nuserise, perfytyroi veten duke ecur si Kleopatra fillimisht ne krah te … ah, i ati s’mund te ecte, gati e harroi kete fakt, por se paku kisha St Michael eshte shume luksoze dhe me hapesire te bollshme. Se paku karroca e te atit me Xhozin ne krah do te krijonte nje pamje mallengjyese. Pastaj perfytyroi veten ne krah te Silvanit…Ah, lepurushi im, e perkedheli me mendje, nuk do behesh kurre pishman per Xhozin tend…
    Iu kujtua dicka, ngriti dorezen e telefonit dhe formoi numrin e tij. Pas tre zilesh te gjata e memece, ajo njohu zerin e pergjumur te se vjehrres.. ****, tha me vete dhe kerkoi pa shume hyrje te gjata Silvanin.
    -Xhozi, pash zotin cfare ben qe s’fle akoma- foli ai me nje ze gati te padegjueshem
    - Nuk me flihet, lepurush- u perkedhel pa mundur te artikulonte ndonje tingull te embel. Zerin e kish te trashe dhe pak si te ngjirur. – Eshte shume vape sonte. Degjo, mos harro qe ceremonia fillon ne oren 10 e 30. E kupton qe po martohesh me vajzen me te bukur te botes?-deshi te vazhdonte shakate ajo. Pastaj I tha: -mos harro te kujtosh tet ate te paguaje faturat e hollit per darken e dasmes. Keshtu rame dakort apo jo?
    -Xhoozii- u be dicka me I qarte zeri matane telit. –Shtrihu dhe fli. Po lodhesh para kohe dhe s’do kesh me fuqi te qendrosh ne kembe.
    -Bej sic te thashe- foli Xhozi tani pa shume ledha. – S’kam qejf te ma hedhi si heren e shkuar.
    Brramp, mbylli telefonin e sigurt se e vjehrra e kish pergjuar gjithe biseden. Xhozit akoma s’I kish kaluar shija e keqe qe I kish lene sjellja e ulet e te vjehrrit I cili, pasi u kish premtuar te mbulonte sipas marreveshjes gjysmen e shpenzimeve te shtepise se re te ciftit, e kish katandisur ndihmen e tij as ne dhjete perqind te vleres duke e vene familjen e Xhozit para nje fakti te kryer. I ati I saj, invalid prej tre vjetesh nga nje paralize akute, qe akoma drejtonte me sukeses kompanine me te madhe te ndertimeve “ Bay Construction Inc”, nuk e kish bere te gjate. Fet e fet kishte paguar parate sepse me logjiken e nje burri te mencur e kish kuptuar prej kohesh qe nje bukurosh si Silvani veshtire te pranonte te behej burri I se bijes. Kishte shkelur brigjet e ketij kontinenti ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar, me dy thase placka e nje mal me endrra qe lavdi Zotit, megjithese kishte vonuar ca i ishin bere realitet.
    Por me shume I prishej humori kur kujtonte te vjehrren, nje grua spitullaqe, qe harxhonte nje mal me para per operacione plastike dhe s’linte rast pa I kujtuar Xhozit se tani vajzat e reja duhej te kujdeseshin shume me teper se nenat e tyre per trupin dhe fytyren. ****, thoshte Xhozi me vete, sa here qe nena e Silvanit fillonte te tregonte ndonje histori apo aventure nga rinia e saj ku gjithnje ajo dilte e adhuruara e rastit por qe fati ia donte te lidhej me nje njeri si I shoqi. ****…****.. Ah, Xhozi, Xhozi sa vajze me fat qe je, vazhdonte avazin e vjehrra duke aluduar ne menyre te trashe qe I biri qendronte ku e ku me lart se ajo.
    Ndjeu shpinen t’i qullej nga djersa, u ngrit nga shtrati duke levizur me mundim gjithe ate peshe tulesh e kockash, hapi deren e ballkonit qe te conte ne veranden e katit te trete. Pernjehere I hipi nje ndjenje mallengjimi, sa cudi, a thua se po I shihte per here te fundit…Oh, ishte fresket ketu. Xhozi u ul ne shezlongun prej kashte dhe tek bariste shikimin ne parvazin e verandes syri I kapi nje qese me qershi kokerrmedha, ne nje ngjyre te kuqe te erret. Mmm, qershi Hamiltoni, mendoi gjithe deshire, zgjati doren dhe qesja u gjend ne prehrin e saj te madh. Futi nje kokerr ne goje, e pertypi ngadale duke ndjere krejt lengun e embel dhe te trashe t’i rridhte neper fytin e thare, mmm, ia beri prape duke futur nje kokerr tjeter, nje tjeter e keshtu me radhe derisa shpirti po I vinte dalengadale ne vend.
    Befas ndjeu nje pickim te holle ne gjuhe, pastaj nje shije te keqe sikur kish kafshuar metal, u shkund, peshtyu me neveri dhe dalloi dicka si nje mize vere a grerez, qe ish shperfytyruar tashme nga dhembet e Xhozit. Kishin kaluar dhjete a pesembedhjete minuta kur asaj iu be se ndjeu nje “zzzz” neper gjithe gojen, gjuha iu mpi dhe po I trashej sikur te kish pire vere pa hesap. ****, shau me ze te larte. Cfare dreqin po ndodh, dhe u ngrit nga shezlongu, por sapo hodhi hapin te kapercente pragun e dhomes se saj fryma I ngeci diku ne gryke, nje shtrengim I forte ne fyt qe ajo s’po mundte dot ta lironte me duart e medha. Goja po I hapej vetvetiu deri ne kufirin qe lejonin kockat e nofullave dhe me syte qe tani po I visheshin me mjegull mezi dalloi gjuhen e saj, te zmadhuar dhe te fryer per tmerr. O perendi, mendoi rrufeshem pa patur as kohen, as mundesine te shperthente ulerimen qe po I ngrihej nga fundi I barkut drejt fytit tani plotesisht te bllokuar prej gjuhes se pickuar pabesisht prej nje grereze.
    Trupi dyqind e njezet pound i Xhozit u plandos me rrapellime ne dyshemene e shtruar me parket duke bere te dridhej si nga nje termet gjithe kati I trete I shtepise se madhe dhe luksoze te Molinareve.
    Ndersa vajza e tyre po jepte shpirt, nje kat me poshte, ne dhomen e gjumit, cifti Molinari po bente syrin e fundit te gjumit para se te fillonte te dielen me te gjate, me te lodhshme dhe me te paharrueshme, per te cilen kishte kohe qe thurrte plane e bente investime pas investimesh. Bernardos, babait te Xhozit I doli gjumi pernjehere nga zhurma e cuditshme, zgjati doren drejt komodines te pinte qetesuesin e zakonshem duke shfryre ndaj se bijes qe I kish shkrepur ne koke te disiplinonte dhjamrat e teperta pikerisht ne oren 5 te mengjesit.
    Ndersa zonja Molinari, hapi syte rrufeshem dhe ktheu syte nga shtrati I te shoqit, por kur e pa ne shtrat, mori fryme e lehtesuar. Atehere e kuptoi qe Xhozi kish filluar nga te sajat dhe mendoi se megjithese do ta merrte malli per te bijen, gjithsesi tridhjete dite qe Xhozi do ishte per muaj mjalti ne Cancun, edhe ajo do te mund te clodhej me ne fund seriozisht.
    Ah, trashaluqe e embel, mermeriti ajo pastaj, duke dashur te rregullonte ne njefare menyre egoizmin e saj dhe u kthye nga krahu tjeter deri ne castin kur u degjua klithma e mprehte e Rafaeles, gruas qe mirembante shtepine e Molinareve, e para qe pikasi tragjedine.

    ******

    Fiks nje vit me vone, ne hollin numur gjashte te kompleksit luksoz “ Le Park”, ne zemer te Markhamit, Silvani me nje shirit zie mbi mengen e kostumit, bente provat e fundit te fjalimit qe do mbante ne pervjetorin e pare te vdekjes se Xhozit. E kish pergatitur nen kujdesin e organizatorit te ceremonise dhe mundohej te adoptonte gjestikulacionin e ketij te fundit paragraf pas paragrafi ne menyre qe te kenaqte te ftuarit dhe sidomos prinderit e Xhozit qe c’eshte e verteta ishin sjelle shume mire me Silvanin edhe pas vdekjes se vajzes fatkeqe. Bernardo I kish ofruar Silvanit postin e drejtuesit ekzekutiv ne kompanine e tij si dhe te drejten e posedimit te nje perqindjeje aksionesh dhe ne cdo mbledhje a takim e quante “bir”. Sinqerisht, kish qene dicka shume e veshtire ta pergatiste kete fjalim, sidomos kur arrinte tek pjesa kur duhej te fliste per shkaqet e vdekjes se ish te fejuares se tij. A duhej ta permendte faktin qe pikerisht nje grerez, e kushedingaardhur te shkaterronte sa hap e mbyll syte fatin e nje njeriu, qe megjithe kusuret e veta, prapeseprape nuk e meritonte nje vdekje te tille dhe aq me teper ne diten e dasmes. Sipas porosise se zonjes Molinari ne cdo tryeze do te vendosej nje pjatance e madhe me qershi Hamiltoni dhe nga nje vazo kristali me gryke te holle e te gjate nga ku do vareshin dege me lule qershie. S’kish qene e lehte t’i siguroje ne te njejten kohe edhe qershite e pjekura edhe deget me lulet e porsacelura, dhe Silvanit I erdhen ne mend ngerdhjeshjet e se emes qe dukej se I quante gjera dhe shpenzime te teperta gjithe kete teka. Sidoqofte, dreka ishte gati ne te filluar, te ftuarit ishin ulur neper vende.
    Nje peshperime pershkoi sallen kur hyne brenda zonja dhe zoti Molinari me karrocen e tij te perhershme qe shtyhej nga Silvani. Ne tavolinen kryesore u ulen familjaret e Xhozit ne te djathte, ne qender Silvani, prane tij nje karrike bosh perpara se ciles qendronte nje tufe e madhe me lule qershie, dhe me tej njerezit e Xhozit.
    Pas Bernardos, qe I mallengjeu thuajse te gjithe te pranishmit, folen me radhe zonja Molinari, qe mezi u mor vesh se c’tha per shkak te ngasherimeve qe e mberthyen, dhe me pas vellai I Xhozit, I cili u perpoq ta ndryshonte atmosferen e rende duke thene ne fund:
    - Xhozi, stuhia ime e dashur elefanteske, …te duam shume…
    Dhe me pas shtoi fjale qe zakonisht thuhen ne keto raste ne lidhje
    me kujtimet qe mbeten te paharruara ne jete te jeteve.
    Silvani qendroi para mikrofonit me njerin berryl te mbeshtetur te podiumi i fjalimeve, dhe me nje ze te kthjellet e te plote nisi te lexoje fletet nje nga nje. E ndjente qe njerezit e ndiqnin me admirim, dhe ai here pas here shkeputej nga letra duke treguar caste te lumtura qe kishin kaluar se bashku, episode keto ku spikasnin ne vecanti virtytet e Xhozit dhe mencuria e saj.
    -…sikur fati te mos na kishte goditur aq keq, sikur ti te ishe prape ketu duke shkelqyer me hirin tend… e kupton, e dashur, se do ishte me e bukura dasem ne bote?…Por une e ndjej qe ti je ketu, je shume prane meje, aq prane sa une te ndjej te teren…
    Dhe per ta bere me te besueshme skenen mbylli syte ne nje pozicion enderrimi, por nje zhurme e lehte ne fillim si nje zhaurime e larget, pastaj me e forte, shume e forte dhe e qarte, e beri Silvanin te kercente tutje nga podiumi. Ishte nje grerez e madhe, qe iu qep lules se qershise ne xhepin e vogel te kostumit. Ndersa ky mundohej ta perzinte me dore I ndjekur me ankth nga dhjetera sy, e ema e goditi fort me erashken e saj duke e trullosur grerezen qe ra midis te carave te derrasave te podiumit.
    Ka gjithnje rrefime qe nuk ndodhin realisht, por te vertetat gjithnje jane rrefyer e fryre ashtu si koka e te gjores Xhozi, qe pas goditjes qe mori nga erashka e se vjehrres, mezi e mblodhi veten edhe pasi dreka e ceremonise mortore kish perfunduar. Kishte dashur t’I ulerinte asaj fyckes spitullaqe,qe e kishte poshteruar edhe ne kete jete, por zeri I mallkuar nuk I dilte. C’dite e shpifur, mendoi me vete, duke u ngushelluar gjithsesi qe ia kishte kursyer vetes nje farse hipokrite me shume ate te diele korriku te nje viti me pare. Dhe e gjithe kjo ne saje te nje grereze te bekuar….
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume i kendshem dhe i rafinuar si tregim. Nenqeshja deri ne ngerdheshje te dilte vetvetiu ne fund. Urime!
    ERIS RUSI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e lezetshme kjo

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •