Me shkrimtarin Nasho Jorgaqi
- Mos e mohoni letėrsinė e diktaturės

Nga Arlinda Canaj


Sot ai ėshtė nė moshėn e tretė. E megjithatė e sheh mbi biēikletėn e tij tė arrijė mes miqve tė vjetėr e tė rinj, qė gjithnjė mblidhen rreth vetes. Njė enciklopedi e tėrė nė fushėn e letrave, besnik ndaj sė vėrtetės historike dhe pasionant mbas sinqeritetit tė bukur njerėzor. Autor i dhjetra librave si: "Dashuria e Mimozės", "Tomka", "Tregimet e mbrėmjes", "Mėrgata e qyqeve", "Atentatori i perandorit", "Estetika e fjalės shqipe", "Larg dhe afėr", "Mimoza llastica", "Manastiri i dashurisė", i studimeve letrare, udhėpėrshkrimeve, biografive, skenarėve, pėrkthimeve. Mban titullin profesor dhe ėshtė Mjeshtėr i Madh. Ai gjatė jetės sė tij ėshtė pėrpjekur tė ndjekė kėshillėn e tė atit gjykatės: "Jeto pa u dukur."

- Ju njohim si njė nga shkrimtarėt dhe studiuesit mė nė zė tė letėrsisė shqipe. Si ndjeheni nė kohėt e sotme dhe si u pėrshtatėt kushteve tė reja tė krijuara vitet e fundit?
- I jam pėrmbajtur principit: t'i qėndroj besnik vetvetes, bindjeve, idealit dhe natyrės sime. Si shkrimtar dhe intelektual jam pjesė e njė kohe tė caktuar, qoftė edhe pse ndonjė nga mė tė talentuarit e brezit tim pohon tė kundėrtėn. Koha nuk ėshtė si puna e kėmishės qė e ndėrron. Ajo ėshtė lėkura jote, nuk e shqit dot. Duke i qėndruar besnik vetes, sigurisht dhe kam evoluar pa i kthyer kurrizin veprės sime nė emėr tė ndryshimeve dhe tė idesė pėr tu bėrė bashkėkohor. Qe njė pėrmbysje tepėr dramatike, konfuze, por sistemi qė lamė, pas krahas gjėrave tė mira kish dhe tė kėqija. Kishte arritur nė njė stad ku kish pushuar sė vepruari dialektika.
- Kur jeni ndjerė keq gjatė kėtyre viteve?
- Jam ndjerė keq nė vitin 1993 kur mė nxorėn nė pension. Nė kohėn kur unė isha nė kulmin e veprimtarisė time shkencore si pedagog dhe studiues. I kisha paraprirė ndryshimeve, duke shkruar monografi tė veēanta pėr Mitrush Kutelin, pėr Faik Konicėn, pėr Lumo Skėndon. Kisha botuar i pari veprat e tyre. Nė mėnyrė absurde mu komunikua dalja nė pension prej arkėtares dhe jo prej dekanit tė Fakultetit histori-filologji ku kisha dhėnė leksione pėr 30 vjet me rradhė.
- A ka kontradiktė brezash sot nė letėrsi?
- Gjithnjė nė letėrsi ka luftė brezash. Ajo ėshtė e pranishme nė gjithė historinė e letėrsisė. Tani shtohen dhe motivet politike. Sot pėr fat tė keq, disa rrethe tė caktuara letrarėsh bėjnė pėrpjekje tė mohojnė letėrsinė e 50 viteve, duke theksuar faktin qė nuk janė krijuar vlera, por janė fabrikuar vepra propagandistike. Ka qė pretendojnė se nuk ka lindur akoma romani shqiptar. Kėto janė absurditete. Do ishte fatkeqėsi pėr njė popull nėse pėr disa dekada nuk do tė krijonte letėrsi. Pati dhe skarco, sigurisht pati plot, por dhe nė Francė e Amerikė shkruhen mijėra vepra dhe mbeten disa. S'mė vjen mirė qė kalohet nė gjykime tendencioze dhe nxitohet pėr tė rishikuar historinė e letėrsisė nga pozita ekstreme, duke pėrsėritur praktikėn e gabuar tė historiografisė sė kaluar.
- Ēfarė mendimi keni pėr letėrsinė e shkruar nga tė rinjtė e sotėm?
- E ndjek me aq sa mundem. Mė vjen mirė qė shoh njė brez qė ėshtė vetvetja. Janė tė rinj tė talentuar, me vizione dhe perceptime tė reja. Nga ana estetike ka prurje origjinale. Kanė sinqeritet dhe spontanitet. Mė bėn pėrshtypje veēanėrisht bumi i veprave tė shkruara nga femrat. E quaj si rrjedhim i emancipimit tė shoqėrisė shqiptare qė ka nisur prej dhjetra vitesh. Tė vjen keq qė nė kohėn e sotme mungon kritika, e cila do tė evidentonte vlerat dhe do tė orientonte autorėt e rinj. Do tė veēoja nga brezi i kėtij dhjetėvjeēari Luljeta Lleshanakun, njė poeteshė shumė e talentuar, me njė zė krejt spontan, me figuracion origjinal dhe pendė e sigurtė, apo Ridvan Dibrėn, proza e tė cilit i mishėron bukur prurjet e reja artistike nė gjuhėn romaneske.
- Si paraqitet njė ditė e juaja?
- Njė ditė e mbushur me punė. Njė ditė bosh mė dhemb. I pėrmbahem praktikės qė ēdo ditė tė hedh diēka nė letėr. Punoj dhe nė fushėn e letėrsisė artistike dhe nė atė tė studimeve shkencore. Kėto dhe pengojnė, por mė shumė ndihmojnė njėra tjetrėn. Tashmė jam mėsuar tė punoj vepra paralelisht.
- Ēdo krijues nė veprimtarinė e tij ka maksimumin dhe minimumin. Pėr ju kush janė?
- Unė e kam bėrė timin mendimin e Tolstoit qė shkrimtari ashtu siē krijon veprėn, personazhet, duhet tė krijojė dhe lexuesin e tij. Edhe unė kam krijuar lexuesin tim dhe kjo ėshtė aq e rėndėsishme sa dhe vepra qė kam shkruar.
Pėrsa i pėrket kėsaj tjetrės, unė vuaj nga pakėnaqėsia ndaj vetes. Nuk kėnaqem kurrė. Jam jo vetėm skeptik, por ndonjėherė dhe nihilist. Nga gjithė kjo punė shumėvjeēare them: gjėja mė e mirė qė kam bėrė janė pėrkthimet e Ēehovit apo disa nga udhėpėrshkrimet. Por fatmirėsisht nuk ėshtė tamam kėshtu. Para pak kohėsh u ribotua libri im i parė "Dashuria e Mimozės". Ai u tėrhoq nga lexuesit dhe kritika foli mė mirė se kur kish dalė pėr herė tė parė. Qe njė inkurajim. Dhe nė moshėn time njeriu ka nevojė pėr inkurajime tė tilla. Pakėnaqėia ėshtė njė rregullator i brendshėm. Ėshtė njė motiv nxitjeje. Fatkeqėsia mė e madhe do tė ishte sikur tė humbisja kėtė sens kritik.
- Profesor, di qė udhėtimet janė nga pasionet tuaja mė tė mėdha. Ēfarė keni mėsuar nga udhėtimet tuaja nėpėr botė?
- I quaj fatlume rrethanat qė mė janė krijuar pėr tė udhėtuar sepse udhėtimi ėshtė lėvizje, jetė, njohje. Gėtja thoshte se njeriu ka dy burime tė mėdha pėr tė mėsuar: librat dhe udhėtimet. Udhėtimet i janė nėnshtruar synimeve tė punės sime krijuese e studimore. Kam gjurmuar jetėn e shkrimtarėve tė shquar qė kanė jetuar e vepruar larg atdheut. Kėshtu, nė Stamboll kam rėnė nė gjurmėt e jetės sė Naim Frashėrit nė tė dy kontinentet, kam shkelur nė Ibrik Tepe ku lindi Fan Noli, kam lėvizur nėpėr rrugėt e Sermbes nė Kalabri, jam pėrfalur te varri i De Radės, u ula nė bangėn ku mėsonte Migjeni, kam ngjitur shkallėt e shtėpisė sė G. Darės. Pra, kam thithur ajrin qė kanė thithur kėta shqiptarė tė mėdhenj, gjithnjė me Shqipėrinė nė zemėr. Nga udhėtimet kam sjellė me vete pėrshtypje, mbresa tė thella, dokumente, vizione tė reja, tė cilat pastaj ia kam pėrcjellė nė njė varg librash lexuesėve tė mi.
- Ju jeni duke shkruar njė biografi tė Fan Nolit. Sa vite keni qė merreni me tė?
- Mbi njėzet vjet punė, kėrkime, gjurmime dhe studime dhe tani po e hedh nė letėr. Rindėrtimi i jetės sė njeriut ėshtė njė punė shumė e madhe. Noli ka jetuar nė katėr kontinente, nė tre epoka dhe ka punuar nė shumė fusha. Njė nga korifejtė e kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, njeri me botė tė madhe e me shpirt krijues polivalent. Gjithė jetėn iu pėrmbajt divizės sė Sokratit "Plakem duke mėsuar". Dhe vėrtetė kėshtu ndodhi. Mbaroi Harvardin, mbaroi dhe pėr kompozim nė konservator, pastaj pa mbushur muajin i hyri masterit pėr muzikologji dhe e mbaroi edhe atė. Kreu studimet dhe pėr doktor nė filozofi. Nė moshėn 82 vjeēare kreu fakultetin pėr gjuhėn e vjetėr ebraike. Kur e pyetėn se ē'i duhej kjo gjuhė nė kėtė moshė, u pėrgjigj: "Do tė iki sė shpejti tek Zoti dhe dua t'i flas me gjuhėn e tij." Noli ėshtė njė rast unikal jo vetėm pėr letėrsinė shqiptare. Ai ka nga disa pikėpamje, njė jetė shumė mė tepėr interesante dhe domethėnėse ndoshta edhe se vepra e tij.
- Le tė flasim pak pėr familjen. Ajo ėshtė pjesė e rėndėsishme e jetės sė njė shkrimtari dhe studiuesi...
- Kam krijuar njė familje mbi bazėn e njė dashurie reciproke tė nivelit tė barabartė. Gruaja ime ėshtė mjeke dhe mbi njėzetė vjet pedagoge nė fakultetin e mjekėsisė. Kam dy fėmijė tė mbarė. Vajza ėshtė gjuhėtare, ndėrsa djali ėshtė arkitekt. Por dobėsia ime, janė nipi dhe mbesa me tė cilėt janė lidhur gjithė gėzimet dhe shqetėsimet e mija si gjysh.
- Gjithė ky pėrkushtimi juaj pėr punėn, i ka lėnė kohė familjes?
- Kam qenė i pėrkushtuar dhe i vėmendshėm ndaj saj. Si baba jam pėrpjekur qė fėmijėve dhe gruas tė mos u mungojė asgjė. Tė jem i pranishėm dhe mbėshtetje nė jetėn e tyre dhe anasjelltas.
- Ndonjė punė tė vockėl shtėpie?
- Pavarėsisht nga detyrimet e mia tė punės, deri para disa vjetėsh bėja tė gjitha pazaret. E megjithatė gruaja mbante barrėn mė tė madhe. Me gjithė angazhimet e saj pedagogjike e shkencore qė i merrte me shumė seriozitet, i ka pėrballuar me pėrkushtim si shtėpinė dhe familjen duke mė krijuar kushte dhe hapėsirė pune mua.
- Profesor, gjithnjė ju kemi parė tė veshur bukur. Dikur mbanit kėmisha blu, tani i keni mė tė ēelta...
- Kjo ėshtė e vėrtetė. Veshja ėshtė pjesė e figurės sė njeriut. Dhe ajo duhet t'i pėrshtatet moshės, por dhe tė ndihmojė moshėn.
- A keni frikė nga vdekja?
- Jo, nuk kam frikė. I pėrmbahem parimit se ajo duhet marrė me doza pak nga pak. Kam pėrballuar dy operacione shumė tė vėshtira nė shtyllėn kurrizore, si haraē i punės nė tavolinė. Nė rrethana tė tilla njeriu ballafaqohet me vizione tė vdekjes. Pra njeriu sikur ikėn e pėr pak kohė ėm s'dihet a vjen. E megjithatė nuk i trembem vdekjes ose mė mirė nuk e lė tė mė kapė alarmi.
- Cilat janė marrėdhėniet tuaja me njerėzit?
- Tė them tė drejtėn, i dua njerėzit dhe jam i lidhur me ta. Kur isha i ri dhe dola nė jetė, priresha gjithnjė t'u bėja mirė njerėzve. Edhe gjatė kohės qė kam qenė pedagog priresha t'u bėja mirė studentėve. Por duke u pjekur kam arritur nė pėrfundimin se e mira duhet bėrė aty ku meritohet. Gjithnjė shokėt i kam zgjedhur mė tė mirė se vetja. Por kjo kohė pėrmbysjesh qe dhe njė kohė prove pėr lidhjet shoqėrore. Jeta bėri njė seleksionim natyral. Tani kanė mbetur ata tė vėrtetėt, tė merituarit. Nuk do tė isha dakord me fjalėt e njė shokut tim qė thotė: "Miqtė tani janė bėrė si puna e karpuzit. Duhet tė presėsh dhjetė, tė tė dalė njė i mirė". Miqėsia ėshtė nga mrekullitė e pakta tė jetės, bile mė e rrallė se dashuria.
- A kini patur flirte nė jetėn tuaj?
- Flirti ėshtė nė natyrėn e artistit. Ai flirton me tė bukurėn nė ēfardo pikėpamje qė ajo paraqitet. Nė jetė, nė art, te njerėzit. E bukura ėshtė fytyra e mrekullueshme e botės, qė ka magjepsur e magjeps brezat dhe qė s'ka si tė mos tėrheqė e frymėzojė artistėt. Pa kėtė burim, arti do tė asfiksohej.
- Cili ėshtė komplimenti mė i mirė qė ju kanė bėrė femrat?
- Komplimentet e rinisė i kam harruar, ato tė moshės sė pjekur i kujtoj turbull, kurse tė moshės sė tanishme, ėshtė komplimenti se keni mbetur i ri. Sepse mė pėlqen tė pėrsėris nė kėtė rast fjalėn e urtė angleze se "Gruaja ėshtė e re sa duket, burri ėshtė i ri sa ndjehet". Kėtė tė fundit, duke e kthyer nė pyetje, ka raste qė ia drejtoj vetes. Them se deri nė ēfarė mase ėshtė i vėrtetė...?
- Cilat janė cilėsitė qė vlerėsoni te "seksi i ėmbėl"?
- Bukurinė shpirtrore, komunikimin shpirtror, sinqeritetin, delikatesėn harmonizuar me sensin realist dhe fjalėn e menēur.
- Sa ka ndikuar dashuria nė krijimtarinė tuaj?
- Gjithė vepra ime ėshtė frut i motėrzimit tė bukurisė me dashurinė. Asnjėherė ato s'kanė bėrė pa njėra tjetrėn. Jo rastėsisht njė prej librave tė mij me proza poetike mban titullin "Ndėshkimi i bukurisė". Nė kėtė rast bukuria ėshtė ndėshkuar se ka munguar dashuria.
- A ka moshė dashuria?
- Dikur mendoja se dashuria ka moshė dhe kjo ėshtė e vėrtetė deri diku biologjikisht, por pėrvoja njerėzore dėshmon se nė kuptimin shpirtėror ajo s'njeh moshė. Bile nė moshat e pjekura dashuria bėhet e thellė, ka njė bukuri tė konsoliduar, bashkon tė gjitha stinėt e natyrės dhe arrin kulmin, kur gjen shtegun e vėshtirė tė harmonizimit tė meditimit me ėndrrėn.
- Lexuesit e "Spektrit" duan tė dinė se ēfarė veprash keni botuar kohėt e fundit dhe ēfarė do tė botoni sė afėrmi?
- Kohėt e fundit kam botuar librin me studime "Portrete dhe gjurmime", pėrmbledhjen me tregime tė zgjedhura nga letėrsia botėrore "Si po ja ēon i dashuri im i parė?", Antologjinė fotografike "Fan S. Noli". Kam nė shtyp vėllimin me proza tė shkurtra dhe tregime "Ishte njė herė njė dashuri" dhe pėrmbledhjen me aforizma origjinale "Sythe mendimesh".


@SPEKTRI