Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Albo une e kam shkruar pak me lart. Nuk mund te personifikosh europen me grupimin Franko-Gjerman.Dhe per me teper nuk mund te krahasosh nje kontinent me nje shtet. Ajo cfare thua ti eshte e vertete. Por jane shtete si Amerika qe nuk nenshkruajne konventat per "mbrojtjen e ambientit", dhe besoj se e ka gabim

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    KundraRRYMES:
    Ata qe jane ne Guantanamo si "Battlefield detainees" u kapen vertet ne Afganistan, por asnje prej tyre nuk eshte afgan!!! Jane nga shtete te tjera ( perfshi dhe disa qytetare amerikane). Pra artikulli i cituar prej teje ( per banoret e nje territori jo te okupuar) nuk vlen per ta.
    Nje praktike e tille ka qene perdorur gjate LIIB nga gjermanet ne territoret e okupuara nga ta. Gjate gjyqeve te oficereve te larte gjermane , prokuroret angleze dhe amerikane JUSTIFIKUAN plotesisht mbajtjen e pengjeve nga ana e gjermaneve per arsye te ndryshme, por denuan ekzekutimin e tyre pa gjyq dhe raprezaljet te tipit "per cdo ushtar gjerman , 100 banore te vrare". Pra mbajtja e pengjeve eshte e drejte legjitime e cdo pale pjesemarrese ne konlflikt por lihet si zgjidhja e fundit dhe kur nuk mund te veprohet ndryshe.

    SHBA "luan rolin e te fortit' ? ShBA eshte i forti ne kete mes. Nga cdo pikepamje. Drejtesia absolute qe shume europiane e te tjere kerkojne nga SHBA nuk ka per te ekzistuar kurre. SHBA nuk jane Perendia. Jane nje shtet demokratik, i fuqishem nga ana ushtarako-ekonomiko-politike, por qe ne rradhe te pare si shtet eshte ndertuar te mbroje interesat e atyre qe e kane krijuar dhe e mbajne si shtet - te qytetareve amerikane. SHBA kerkon te eksportoje modelin e vet te qyteterimit dhe te civilizimit tek shtetet e tjera. Kjo eshte mese e vertete. Por nuk po ben asgje me teper nga cdo te beje Europa si shtet i bashkuar, asgje me teper nga c'donte te bente deri dje BRSS, asgje me teper nga c'ka bere dhe c'po ben Kina, Irani, Arabia Saudite, Japonia ( dje dhe sot) etj etj.
    Europa eshte e "gozhduar" ne vlerat historike , kulturore dhe ne "traditat" e saj qe ka. SHBA nuk ka te tilla vlera, sepse eshte fare i ri si shtet. Evropa e di shume mire se traditat e saj do ti humbasi me vendosjen e Rendit te Ri, prandaj ngurron , duke harruar qe ato "tradita" u bene shkak i dy lufterave boterore dhe i shfarosjes se mbi 100 milione njerezve ne te gjithe boten.
    Evropa eshte ajo qe do te leri jashte saj Shqiperine ( shtetin me te varfer te saj dhe njekohesisht shtetin qe AJO e katandisi ne 28 mije km katrore duke i privuar kombit tone te drejten e mbijeteses). Politikanet tane kane fajet e tyre dhe do te mbajne pergjegjesi historike per to, por nga ana tjeter te njejten pergjegjesi historike ndaj Shqiptareve do ta kene dhe Fuqite e Medha evropiane qe na lane me nje territor te cunguar, te pamjaftueshem per mbijetesen e shteti shqiptar dhe akuzojne shqiptaret si te pazote te qeverisen, hajdute, mafioze, kriminele etj.Jjane ata evropiane qe e lene Shqiperine jashte Evropes pse shumica jane myslimane, duke "harruar" kontributin e Shqiperise se Skenderbeut ndaj krishterimit evropian. Keto jane traditat e vlerat e Evropes perkundrejt shqiptareve, te para nga pikeveshtrimi i nje shqiptari qe jeton ne SHBA!

    Gjithe te mirat
    Toro.
    "Who is John Galt?"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    I dashur taliban me emrin 'kundraRRYMES" edhe njehere po e theksoj se Edisoni njiihet si babai i llambes se sotme elektrike ti mund te shfletosh sa te duash kjo eshte e vertete e pranuar tashme!Sa per tjerat,meqe e paske me aq shpirt ate dellin anti-amerikan bashkohu me trushplaret e Binit,("Bin" i thone koshit te pluhurave ne anglisht!),pra bashkohu me ta ose shko ne Irak se atje fronti eshte i hapur per vullnetare islamike!

  4. #24
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E shikon e dashur, qe po ngaterrohesh edhe njehere ne llogjiken tende te ceket, dhe menyren tende me fal foshnjake te te menduarit dhe llogjikuarit.
    Parrulla " o me ne o kundra nesh" eshte parrulle qe ka ardhur nga koha e komunizmit, dhe pjelle e nje llogjike te nje mendje te nxehte, ku veprimi i ka zene vendin llogjikes.

    Prandaj nese me lexon se cfare shkruaj, dhe nuk lexon vetem veten tende, do te kuptosh qe une qendroj shume larg te quajturit "taliban", dhe per me teper te personifikuarit me terrorista. Sepse nuk kam perkrahur interesat ekonomike te cilat e shtyne Ameriken te sulmoje shtete te pavarur kjo nuk do te thote qe jam ANTI-AMERIKAN. Por edhe qe une te paguaj 79p per nje liter karburant dhe ne amerikan te paguaje 29p kjo me duket e padrejte, per te mos thene ironi.
    E pra nese per interesa ekonomike sulmohen shtete ky eshte nje precedent per cfare do te vije me mbrapa. Ky eshte vetem fillimi.
    Nga demokracite ka lindur NAZIZMI, dhe deshira per DOMINIM ,
    qe ka cuar globin ne luftera boterore.
    Nje fakt i tille duhet te te beje te mendohesh mire perpara se te flasesh.
    Une nuk jam Brain-washed pasi nuk jam as muslyman, e as katolik. Prandaj e kote te flasesh ne ate menyre. Me duket se brain-washed jeni ju emigrantet qe nuk shikoni me larg sesa xhepi dhe interesat tuaja. Ajo demokraci amerikane do te kerkoje neser te sulmoje KORENE ne kerkim te djallit apo IRAN-in, apo Algjerine apo Egjiptin. E pra e dashur, kjo me shqeteson me teper. Me shqeteson qe njeres si puna juaj ku nuk dini se ku shkoni, me demtojne dhe mua qe shikoj punen time. Demtojne dhe ate tjetrin atje matane qe shikon punen e tij. E pra prandaj dhe une te fola ashtu sikurse te fola, pasi besoj se veprime te tilla te cojne drejt nje katastrofe, ndaj te ciles nuk besoj se do te shpetosh edhe ti atje ku je.
    Mendoju mire perpara se te akuzosh dike tjeter , per TALIBAN apo qofte dhe BIN, pasi e shikoj qe goja te fliska perpara mendjes( gjithnje nese ke mend).
    ------
    Toro- te kuptoj se nga cili kend veshtrim flet ti. Eshte pranuar qe atje ka edhe afgane, por luhet me karten qe : amerika nuk i njeh Talibanet si qeveri afgane.
    Gjate luftes se dyte boterore, Churchilli kerkoi kohe dhe nuk u fut ne lufte deri ne momentin qe ai mendoi se duhej shkuar ne lufte packa se gjermanet sulmuan Londren me avione. Ti do te thuash qe chuchilli nuk ishte BUSHI,,, e pra kjo e dallon Europen nga Amerika, vella.
    Nese gjerat meren me avash dhe pa nxitim, nuk ka rrezik te perplasesh apo te rrezohesh , edhe po u perplase dhe rrezove, nuk ka rrezik te besh turinjt pershesh, por mund te kalosh vetem me nje frakture te lehte.
    Statujen e CHurchillit Bushi e di qe e ka ne tryezen e punes, por kjo nuk do te thote qe imiton ate perkundrazi...

    Nderimet e mia
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 23-09-2003 më 09:35

  5. #25
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Dhe ben shume mire qe e NUK e imiton Churchillin, i nderuar bashkebisedues.
    Sepse Churchilli ( meqe ma permende) ishte aq finok ( per mos thene ndonji fjale tjeter me te rende) saqe u ul ne tryeze me Stalinin dhe IA SHITI Evropen Lindore ( ku rastesisht gjendej dhe Shqiperia) BRSS.
    Pasiviteti i Frances dhe Anglise ( si vende garante te traktatit te Versajes) lane gjermanet te militarizonin Ruhrin, lane Austrine e pavarur te aneksohej, nuk zbatuan detyrimet e tyre bilaterale perkundrejt Cekosllovakise ne 1938 dhe "harruan" marreveshjet e perbashketa ushtarake me Polonine pas 1 shtatorit 1939.
    Me hipokrizi , te gjendur para faktit te kryer, bene ne 3 shtator 1939, ate qe Hitleri ua kish bere qe ne 1933....shpalljen e luftes.
    Heshten kur Musolini sulmoi Abisinine, heshten kur Italia sulmoi Shqiperine dhe heshten dhe ndaj veprimeve te Gjermansie.

    Vete Hitleri ka pohuar:"Sikur anglo-francezet te kishin nderhyre ne 1933 kur forcat tona hyne ne Ruhr, ne do te ishim terhequr"

    Kjo eshte Evropa!

    Me ke pret te ulet Bushi ne tryeze dhe te bisedoje? Me Sadamin? Apo me Bin Ladenin?

    Besoj se jemi dakort po te them se shkaku i cdo lufte apo i cdo konflikti te armatosur qe ndodh ne bote eshte EKONOMIA! Vetem foshnjet dhe naivet besojne feja apo dicka tjeter e nxit luften. Dhe nese armet berthamore qe posedon Korea e Veriut jane kercenuese ( koreanet kane deklaruar se ne rast nevoje do tia shesin keto arme kujt te paguaje me teper ) per menyren e jeteses amerikane , pra rrjedhimisht kercenojne ekonomine amerikane, te jesh i sigurt se Amerika nuk ka per te ngurruar asnje sekonde per te filluar lufte me ta.E njejta gje vlen dhe per Iranin, i cili eshte afer posedimit te bombes berthamore. Boll kemi ruset qe kane aq arme berthamore , sa nuk i dine ku i kane.
    Lufta kunder Korese se Veriut, ka per tu evituar , vetem nese koreanet bejne ate qe beri Rusia pas 1993.
    "Who is John Galt?"

  6. #26
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Toro -me vjen keq qe per te folur per fakte historike bazohesh ne historine e botes se klases 7 perpara shembjes se komunizmit ne shqiperi.
    Po te duash mundet te te sjelle dhe fjalimin e plote te Churchillit ne Kongresin Amerikan dhe opinionet e asaj kohe dhe te kesaj kohe rreth politikes se atyre viteve. Churchilli shpetoi Europen Francen, dhe mbare perendimin. Edhe Francezes qe nuk i durojne dot Anglezet Churchillit i kane bere nje bust ne Paris dhe e nderojne si shpetimtarin e tyre.

    Andderrrr-- qe nuk qenke gje tjeter vetem nje anderr e keqe ...nga ato qe i harro kur zgjohesh ne mengjez. Te respektoj mendimet , por ndderkohe te ngushelloj me fjalet : ska gje te mos kesh mend nuk eshte fatekeqesi kaq te ka dhene Zoti.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anëtarësuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Winston Spencer Churchilli ishte me nene amerikane dhe meqe e paske ne qejf po te kujtoj se eshte kryeministri i cili lejoi trupat amerikane ne UK duke thyer ligjin anglez qe nga koha e Charlsit per moslejimin e trupave te huaja ne Angli!Mbreti qe guxoi njehere te sillte te huaj ne vend ishte Charlsi qe solli francezet dhe pasi e beri kete e pagoi me koke!Churchilli ne fjalimni "Lereni Misisipin te vershoje..." u argumentoi anglezeve lejimin e forcave amerikane ne UK ardhje e cila vendosi fatin e Luftes se Dyte Boterore!Po ahtu dihet si u thirr Churchilli per kryeminister pa votim dhe kete e bene pikerisht amerikanet sepse kryeministri para tij,Chamberlane ishte koke e kembe me gjermanet...po nejse kutj te ia spjegosh keto kunderRRYMES...me manine e kundershtimit.Churchill ishte njeriu i amerikane e kete e pranojne te gjithe,gjaku i tij nga nena ishte amerikan,vajza e tij e adaptuar ishte ambasadore e USA ne administraten e Klintonit...

  8. #28
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Me ate qe ke shkruar ke dale tek fakti qe ishte nje shtet Europian qe ndihmoje ameriken qe :

    Then, on 7 December 1941, Pearl Harbour finally forced the
    United States into the war. Churchill's prayers were answered. At last Roosevelt was a fighting ally.
    The Allies at War
    By Simon Berthon

    Historia nuk fshihet as me leter e as me ato primitivizmat e tua... ka nenen amerikane apo ku e di une se cfare.

    The change did not begin to happen until 1940, when the war was nine months old. Even his enemies had recognised that Churchill would have to be brought into the government in the event of war - his military expertise was universally acknowledged, and his criticisms of Chamberlain's policy of appeasement had after all proved justified - and he had been made First Lord of the Admiralty. In this capacity he was given charge only of the Royal Navy, a position that, after ten years in the political wilderness, he was content to accept.

    Keshtu ka ardhur ne fuqi Churchilli


    America came safely on board in December 1941. A more unexpected ally had already been found in the form of the Soviet Union: an uncomfortable ally, indeed - but given Britain's grim situation in mid-1941, Churchill prudently bowed to necessity. Once this 'grand alliance' was formed, Churchill became both the pivot and mainspring of it. Stalin and Roosevelt, left to themselves, would never have come together to decide grand strategy and to try to sort out problems. It was Churchill who did the journeying (40,000 miles during the war) to keep the 'big three' together; it was he who invented the 'summit' meetings of national leaders (those at Teheran, Yalta and Potsdam are the most famous) - and these have remained a feature of international affairs ever since.


    Winston Churchill: Defender of Democracy
    By Dr Geoffrey Best



    Te lutem mos me bej me reply pasi me ben me dhimbje koke.

    PO i marr keto pjese dhe po i paraqes ne kete teme, qe te te pakten te kuptosh se cfare eshte e vertete, e cfare e rreme. Cfare duhet pranuar dhe cfare duhet refuzuar. Askush nuk e ka mohuar ndihmen amerikane ne luften e 2 boterore, por mos harroni, se ata qe e paguan me teper ishin europianet , dhe ata qe bene strategjine ishin po prape europianet.
    Amerikanet ne kohen kur ne europe po behej lufte, lulezonte argetonte, dhe kur Samurajt ua skuqen Pearl Harbour - atehere u dogji dhe thane po na erdhi sjarri tek dera...

  9. #29
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    .............. dhe erdhen e shuan ne te gjithe boten, jo vetem tek dera e tyre, po e shuan dhe ne Evrope, dhe ne Azi, dhe ne Paqesor!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  10. #30
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    KundraRRYMES,
    Nuk mund te bazohemi tek nje fraze e nje libri per te nxjerre konkluzione tona. Gjerat nuk jane kaq te thjeshta ne historine e njerezimit. Nuk mund te kapemi nga ngjarje apo fraza te vecuara te nxjerrim konluzion se SHBA pershembull hodhi bomben atomike ne Hiroshima dhe vrau 140 mije njerez brenda sekondit. Apo te bazohemi tek nje paragraf libri per te nxjerre se Churchill na paska qene strategu i aleateve te LIIB.Gjerat duhen pare ne kompleksitet.

    Shkaku i LIIB qe filloi ne EVROPE nuk ishte nazizmi ( i cili sic shprehesh ne postin tend nr 24 na qenka krijuar nga demokracite ( per tu shenuar nga demokracite alla evropiance). Ishin kushtet qe Anglia, Franca u kishin vene Gjermanise per armepushimin e 1918. Faktikisht asnje centimeter e territorit gjerman nuk ishte e pushtuar ne 1918, megjithate Gjermania u quajt pala e humbur e LIB. Plus demshperblimeve teper te renda qe duhet tu paguante paleve kundershtare, Gjermani humbi te gjitha kolonite e saj, humbi territore ne favor te Polonise, Cekosllovakise etj. Kombi gjerman u nda ne 4 shtete ( Gjermani, Austri, pakica kombetare ne Ceki dhe Poloni). Pra gjermaneve iu imponua nje paqe e turpshme.
    Nderkohe qe pozita amerikane e shprehur nga presidenti amerikan Wilson bente fjale per vetevendosjen e popujve te Evropes pra konceptin e shtet-kombit, duke shenuar njekohesisht dhe mosnderhyrjen e SHBA ne "punet e brendshme evropiane", gjermanet u perjashtuan nga ky koncept. Cuditerisht nga ky koncept u perjashtuan dhe shqiptaret qe ishin asnjeanes gjate LIB, duke u dhene toka shqiptare Serbise dhe Malit te Zi.Varferia, mjerimi , papunesia dhe humbja e dinjitetit te popullit gjerman te imponuara keto nga shtetet e Antantes ishin ato qe sollen lindjen e ideve nacional-socialiste dhe si pasoje krijimin e Partive Nazi-Fashiste, ardhjen e Hitlerit ne fuqi. Dhe shkaktare per keto ishin shtetet EVROPIANE, jo SHBA e Wilsonit.

    Le te kthehemi tek LIIB dhe tek Churchilli. Politika ndihmese ndaj Anglise nga ana e SHBA kishte filluar shume para se Japonia te sulmonte ne Perl-Harbor ne dhjetor 1941. SHBA e kishte zgjedhur me kohe poziten e saj anti-BOSHT ( Japonise, Gjermanise, Italise), qe kur i kishte vene embargo celiku dhe nafte Japonise ne 1937. Churchilli ishte ai qe ngutej te sillte SHBA ne lufte te hapur kunder Gjermanise, duke shpresuar tek potenciali i madh i lendeve te para dhe tek ai industrial i SHBA. Megjithate SHBA kishte thyer "asnjeanesine" e saj ndaj Gjermanise, duke ndihmuar Angline. Ne 13 korrik 1940 presidenti amerikan nenshkroi "The two Navy Expantion act" duke i ofruar njekohesisht ndihme ushtarake Marine Britanike. Dhe kjo ndodhi plot 1,5 vjet para se Gjermania ti shpallte lufte SHBA ne 9 dhjetor 1941!!!!! Amerika nuk u fut ne lufte zyrtarisht deri atehere, jo se priste te sulmohej nga Japonia ( pretekst dmth) , por sepse shumica e amerikaneve nuk donin te perziheshin ne konfliktet evropiane . Gjithashtu 1/4 e popullates amerikane ishin me origjine gjermane dhe Gjermania deri diku gezonte njefare simpatie tek amerikanet si komb qe i kundervihej dhunes dhe poshterimit te imponuar nga Anglo-francezet. Te rikujtoj se te njejten simpati fituan dhe greket ne SHBA, sepse ky komb i vogel i vuri perpara "8 milione" bajonetat e Musolinit ne 1940-41.

    Tani le te kalojme pak tek hedhja e bombes atomike ne Hiroshima.
    Ndodhi ne gusht 1945. Nga dhjetori i 1941 deri ne gusht 1945, u zhvilluan luftime te ashpra midis aleateve dhe japonezeve ne teatrine luftmeve te Oqeanit Paqesor. Kishte ndodhur Perl- Harbor me 4000 viktima amerikane ( ushtarake e civile), ishin pushtuar Filipinet, Kina, Korea, Burma, Singapori, Indite Perendimore ( koloni holandeze) etj. Kudo qe kishte shkeluar kemba e ushtarit japonez ,ajo ishte shoqeruar me MILIONA viktima civile, me mijera rob lufte te keqtrajtuar , te vrare e masakruar ( Japonia nuk i njihte konventat e Gjeneves per roberit e luftes). Vetem ne Burma ( Birmani) ne duart e japonezeve ishin vrare mbi 60 mije rober lufte amerikane, angleze, australiane, neozelandeze e hollandeze. Japonezet kishin perdorur arme kimike dhe biologjike. Ne krahinen Cen-jang te KInes ( qe kishte 10 vjet e pushtuar nga japonezet), ne tetor te 1940, ushtria japozeve hodhi me artileri predha te infektuara me virusin e murtajes dhe te koleres kunder polullsise civile pa kurrefare arsye. Humbjet nepermjet civileve ishin ne disa qindra mijera. Simptomat e koleres dhe te murtajes vazhduan te shfaqen deri ne 1953(!!!!) ne kete zone. Gjate pushtimit te Filipineve popullia civile pro-amerikane u masakrua nga japonezet me viktima dhjetra mijera gra, femije, pleq.
    Gjate invazionit amerikan ne Iwo-Jima, u vrane 16 mije ushtare amerikane, 60 mije japoneze, ndersa popullsia civile e ishullit kreu vetevrasje masive ( 105 mije veta), duke kujtuar se amerikanet do ti trajtonin ne te njejten menyre qe japonezet trajtonin kundershtaret e tyre te mundur.
    Natyrisht keto fakte askush nuk i merr parasysh , por permendet vetem qe amerikanet hodhen bomben atomike ne Hiroshima, thua se japonezet ishin engjej dhe ne kohe paqe me SHBA, thua se japonezet nuk ishin ata qe kishin zhdukur deri atehere 20 milione kineze, 2 milione koreane dhe disa qindra mijera civile te kombeve te tjera.
    Natyrisht kur vjen puan per dallimet midis SHBA dhe Evropes te gjithe kujtohen per Hiroshiman, por harrojne ata 6 milione cifute qe u masakruan nga evropianet e "civilizuar", harrojne ata mijera polake qe u vrane nga gjermanet, harrojne ata 1 milione civile gjermane qe u masakruan nga ruset, harrojne perdhunimin masiv te 2 milion grave e vajzave te reja gjermane nga Ushtria e Kuqe kaq e lavdishme e Stalinit. Dhe keto krime qe llogariten ne disa miliona u kryen nga evropianet e civilizuar angleze, franceze , gjermane e ruse. Kjo eshte Evropa. Dhe paturpesisht , ishte po kjo Evrope qe e la te njejten gje te ndodhte poshte hundes se saj ne Jugosllavi me disa qindra mijera viktima pas 1991. Dhe kur SHBA nderhyri te lante turpin evropian, evropianet filluan te flisnin per barbarite amerikane ndaj serbeve,per bombat me uranium etj etj. Kjo eshte Evropa. Ka qene dhe do te ngelet nje K.... plake.
    Eshte kjo Evrope qe tani del kundra Amerikes , duke "vajtuar" me lote krokodili per ata irakianet qe po vriten ne Irak per naften , por harrojne se mijera kosovare, kroate, boshnjake, u vrane me armet qe u financuan nga bankat gjermano-franceze, per tu bere sa me pak i rende ne xhepat evropiane te kostumeve te strenjte bashkimi politik dhe ekonomik i dy Gjermanive ( Perendimore dhe lindore).
    "Who is John Galt?"

  11. #31
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Toro: Sepse Churchilli ishte aq finok ... saqe u ul ne tryeze me Stalinin dhe IA SHITI Evropen Lindore ( ku rastesisht gjendej dhe Shqiperia) BRSS.
    Nuk dua te nderhyj serisht ne debat, vetem dua te theksoj sa per precizion se, Churchill ka qene kundra ndarjes se Evropes Lindore ne dy blloqe, dhe ka qene propozues i planit per te lene ruset te marrin vetem Polonine, e mos-futjes se tyre ne Berlin. Sic kish kundershtuarme pare zbarkim ne Normandi, e perkrahur zbarkimin ne Sicili, dmth nga Jugu e bllokimin e futjes se ruseve deri ne Evropen Qendrore.

    Ishte presidenti Roosvelt qe s'e kish me sy te mire plakun englez, dhe kish me shume besim tek mustaqeliu Stalin.
    Pra SHITESI nuk ishte Churchill, por dikush tjeter ne kete mes.

  12. #32
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Nese keni bradband ose ndonje mundesi per te pare kete emision ju lutem shkoni tek ky website

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/programme...ma/default.stm

    Shikoni pak fakte dhe pjese nga ushtrimi i "demokracise amerikane".

    Pjese nga ky emision :

    Inside Guantanamo


    Inside Guantanamo will be broadcast on BBC One on Sunday, 5 October, 2003 at 22:15 BST.
    Panorama uncovers the true picture of this new system of arrest, detention, interrogation and eventual trial by military commission, a key part of America's war against terror following the events of 9/11.

    President Bush, in common with most Americans, is confident that Guantanamo Bay, where 600 or so men are held, is necessary, and makes us all safer.

    As he puts it, the detainees are "bad people".

    A six month investigation takes reporter Vivian White to Asia, Africa, Europe, and America, to talk to those on the receiving end of American justice, and to those responsible for administering it.

    Panorama asks: is Guantanamo justice justified in the light of the new threat facing America and the rest of the world?

    Vivian White also travels to Guantanamo Bay where he has access to the soldiers who guard the detainees. But no interviews are allowed with the detainees themselves.

    And during part of their tour of the camp where no cameras are allowed, a detainee calls out, in English "Are you journalist?" "I'm from BBC Television" replies White.

    He is swiftly banned from the camp, accused of breaking the "ground rules".

    So to find out what detention at Guantanamo Bay is really like, Panorama travels to Afghanistan and talks to men who have been detained - for over a year- and then released.

    The US authorities stress that detainees are humanely treated. But in an exclusive interview, one of the released men tells Panorama not just about his treatment in Guantanamo Bay but about the US detention centre in Bagram Airbase where he was held before being transported there.

    He says that he was tortured - forced to kneel, with his hands shackled above his head, for long periods, and with a gun pointed at his head. The US military spokesman at Bagram, Colonel Rodney Davis says "it's not part of our culture, it's not part of what we do." We didn't come here to bring terror we came here to stop terror," he says.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
    Nga Davius në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 16:49
  3. Zëri i Amerikës shënon sot 65 vjetorin
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:01
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •