Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28

Tema: Oscar Wilde

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Clizia
    Anėtarėsuar
    26-05-2007
    Vendndodhja
    somewhere...lost
    Postime
    38

    Thumbs up

    Adhuroj the picture of Dorian Grey,e kam lexuar ne anglisht para shume vitesh dhe akoma e kujtoj me deshire per ta rilexuar

    Nje thenie e Oscar Wilde qe me pelqen :te kesh patur nje edukate te madhe nuk eshte nje avantazh sot,sepse te perjashton nga shume gjera(pak a shume )

    Kurse kjo eshte diēka qe kam menduar edhe para se te lexoja mbi kete shkrimtar:
    Sot kur je i kuptuar je edhe i zbuluar

    Pacim

  2. #22
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Nje burre shte i lumtur me nje grua nese ai nuk e do ate.

    Interesante...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Nje shkrimtare klasik..i shkelqyeshem...

    Citim Postuar mė parė nga Militik
    Ia ke idene se ku mund ta gjej ne internet ate liber?

    Ne anglisht mund te lexosh gjithe shkrimet e Oscar Wild ne: http://www.oscarwildecollection.com

  4. #24
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anėtarėsuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Me duket se kam hapur edhe une nje teme per o.w para ketij.Mesa duket e paskane fshire.Ca s'ben vaki ne kete forum

  5. #25
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga elen Lexo Postimin
    ***E kam pare dhe te luajtur ne teater...
    Kete kenaqesi s'e kam patur kurre - sa do doja ta shihja te realizuar nga ndonje trupe e mire teatrore. Per librin - s'ka c'te thuhet. Sa here qe e lexoj me shijon gjithnje e me shume.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga Militik Lexo Postimin
    Me duket se kam hapur edhe une nje teme per o.w para ketij.Mesa duket e paskane fshire.Ca s'ben vaki ne kete forum
    Kjo teme ku po shkruan ti eshte hapur qe ne vitin 2003. Ti je regjistruar ne vitin 2007. Ndaj nq se ke hape nje teme per Wilde do e kesh hapur ne vend te gabuar, pra gjeje ku e ke, se s'kish pse te hapje teme te re kur tema ka egzistuar qe ne 2003.

  7. #27
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    tema tende eshte te postimi 16. ngjitur.

    shikoni njecik kete:
    http://uncyclopedia.org/wiki/Oscar_wilde

    dhe vecanarisht kete: http://uncyclopedia.org/wiki/Making_...r_Wilde_quotes

    lol
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Oscar Wilde

    Dy dashnorėt e Oscar Wilde
    25 Gusht 2013 | : Kulturė | Autor: Alda Bardhyli

    Oscar Wilde/ Historitė e dashurisė sė dramaturgut dhe shkrimtarit tė njohur irlandez qė besonte te liria…

    Copy of OscarWildeREX_228x319

    481896b

    4579094_f260


    oscar_wilde_constance

    oscar-wilde


    Robbie Ross e kishte dashur Oscar Wilde para se tė takoheshin. Teksa ecnin tė dy njė mbrėmje dhjetori rrugėve tė Londrės, me duart e futur thellė nė krahėt e tij, Ross i tregonte se ēdo fjalė e tregimeve tė lexuar prej tij e kishte ndryshuar. Kur kishte dėgjuar pėr herė tė parė leksionet e tij, Robbie nuk ia kishte ndarė vėshtrimin profesorit tė pashėm 32-vjeēar, me tė cilin do tė jetonte njė histori tė gjatė dashurie. “Qė nė momentin e parė qė u takova me Robbie, e ndjeva se kisha gjetur njė pjesė tjetėr timen, njė njeri qė do tė ishte gjithnjė i rėndėsishėm pėr mua, dhe asnjėherė nuk do tė mė zhgėnjente”, do tė shprehej mė vonė Oscar Wilde. Ross do tė ishte lidhja e parė dashurore e Oscar Wilde me njė burrė, lidhje nė tė cilėn ai do tė vėrtetonte dhe dėshirat qė kishte pasur gjithnjė pėr tė vėshtruar djemtė e rinj. Nė Anglinė e atyre viteve, njė lidhje e tillė dashurore ishte e ndaluar. Vetėm pak kohė para se tė takonte Ross, Wilde ishte martuar me njė miken e tij, Costance, me tė cilėn kishte dy djem.

    Takimet e tyre bėheshin nė fshehtėsi, jo vetėm prej Costance-s, por edhe prej syve tė tjerė. “Ne jetonim nė rrezik, por kjo gjė na e bėnte mė tė padurueshme dėshirėn pėr njėri-tjetrin”, tregonte mė vonė Robbie. Historia e tyre do tė ishte e bukur deri nė momentin kur Robbie nisi studimet nė Kembrixh… Mė pas ata do tė jetonin tensione xhelozie, tė cilat do t’i largonin nga njėri-tjetri… Oscar dhe Robbie u ndanė para se ai tė pėrfundonte studimet nė Kembrixh, por pavarėsisht kėsaj ndarjeje Ross do tė kthehej nė njė nga njerėzit mė tė rėndėsishėm nė karrierėn dhe jetėn e Oscar Wilde. Ai do tė bėhej kritik letrar dhe njeriu qė do tė evidentonte dhe promovonte veprėn e tij. Nė vitin 1891, Oscar takon lord Alfred Douglas, njė poet dhe pėrkthyes i njohur anglez, me tė cilin do tė jetojė historinė e vėrtetė. Mė 1894-n, Robert Hichen botoi romanin “Karafili i gjelbėr”, ku tregon historinė e dashurisė mes Alfred dhe Wilde. Douglas, i njohur nga miqtė me pseudonimin “Bosie”, pėrshkruhet si njė njeri ekstravagant, i pamatur, fyes. Ai shpenzonte para nė bixhoz dhe Wilde kontribuonte pėr shijet e tij. Ata shpesh janė zėnė pėr kėto ēėshtje, por sėrish janė pajtuar.

    Pėr miqtė, kjo lidhje e shkatėrroi Wilde. Pėr shkak tė martesės sė Wilde, dy dashnorėt sajonin situata qė tė rrinin bashkė. Teksa qėndronin nė Brighton, Douglas u sėmur me grip dhe Wilde u detyrua tė kthehej nė shtėpi. Teksa festonte ditėlindjen e tij tė 40 nė hotelin “Grand”, Douglas i dėrgoi atij faturat e qėndrimit nė Brighton pėr t’i paguar. Alfred u jepte dashnorėve tė tjerė rrobat e Wilde dhe i pėrdorte letrat e tyre tė dashurisė pėr shantazh sa herė qė ata zemėroheshin. Alfred refuzoi dhe paratė e tė atit pėr tė pėrfunduar studimet e nisura nė Oksford. Pavarėsisht jetės sė tij plot aventura, Wilde nuk mundi tė ndahej nga i dashuri i tij i zemrės. Ai i gjendej gjithnjė pranė, dhe atėherė kur mund tė kishte kaluar ditė tė tėra me njė tjetėr. Pas kohėve tė trazuara dhe burgimit tė Wilde, dy dashnorėt do tė kalojnė disa vite bashkė nė Rouen, por pėr arsye financiare detyrohen tė ndahen. Wilde e kaloi pjesėn e mbetur tė jetės sė tij nė Paris, ndėrsa Douglas u kthye nė Angli nė vitin 1898. Kur Wilde vdiq nė vitin 1900, Douglas do tė ishte njeriu qė do tė kujdesej pėr ceremoninė mortore. Nė leximin e nekrologjisė, ka pasur njė zėnkė mes tij dhe Robbie Ross, dy tė dashuruarve tė pėrjetshėm tė Oscar Wilde. Pas vdekjes sė Wilde, Douglas u martua me poeten Olive Eleonor Custance, me tė cilėn lindi njė djalė.

    Costance, gruaja e Wilde

    Constance Wilde ėshtė gruaja e dramaturgut dhe shkrimtarit tė njohur irlandez Oscar Wilde dhe nėna e dy fėmijėve tė tij Cyril dhe Vyvian. E bija e njė avokati irlandez, ajo u martua me Wilde mė 29 maj 1883 dhe gjatė dy viteve tė para tė martesės do tė lindte fėmijėt. Constance i pėlqente e shkruara, dhe kjo ishte edhe njė nga arsyet e lidhjet sė saj me Wilde. Katėr vjet pas martesės ajo botoi njė libėr me tregime pėr fėmijė, qė i kishte dėgjuar mė parė nga gjyshja e saj. Brunja me flokėt me onde qė i kapte gjithnjė lart, ishte e dashuruar pas modės. Bashkė me tė shoqin ajo do tė pėrfshihej nė lėvizjen pėr reformat nė veshje nė atė periudhė. Constance do ta kuptonte shumė shpejt se dashuria e saj me Oscar Wilde nuk ishte njė dashuri si nė librat ku ajo kishte besuar.

    Burri qė flinte ēdo ditė pranė saj, nuk kishte pėr tė pasionin qė ka njė burrė pėr gruan qė do. Ai nuk mund tė ishte asnjėherė burri qė ajo donte… Pak vite mė vonė, Constance njihet me homoseksualitetin e tij. Nė vitin 1891, Wilde e prezantoi atė me tė dashurin e tij Alfred Douglas. Ai shkoi nė shtėpinė ku jetonin pėr vizitė. Wilde kishte jetuar mė shumė hoteleve sesa nė shtėpinė e tij. Costance do t’i duhej tė mbante tė bashkuar familjen pėr hir tė fėmijėve qė shpesh pyesnin mbi mungesat e gjata tė babait. Mė 1895-n, Oscar Wilde u burgos pėr shkak tė homoseksualitetit tė tij. Constance vazhdoi ta vizitonte natė nė burg, megjithėse ndryshoi mbiemrin e saj dhe tė fėmijėve nė Holland, nė mėnyrė qė tė mbante larg skandalin nga fėmijėt. Ēifti nuk u divorcua kurrė dhe Costance mbeti deri nė fund tė jetės njė mike e shtrenjtė pėr tė.

    Jeta

    Oscar Wilde ėshtė shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi mė 16 tetor tė vitit 1854 dhe rridhte nga njė familje me prindėr intelektualė anglo–irlandezė. Gjatė studimeve nė Dublin dhe mė pas nė Oksford, u shfaq si njohės i shkėlqyer i klasikėve dhe qė nė moshė tė re pėrvetėsoi shumė mirė gjuhėn frėnge dhe atė gjermane. Gjatė kohės nė universitet u pėrfshi edhe nė lėvizjen e quajtur esteticizmi. Pasi kreu studimet, shkoi nė Londėr, qė ishte qendėr e rretheve shoqėrore, kulturore dhe letrare tė kohės. Mori pjesė nė shumė aktivitete tė ndryshme letrare dhe mbajti leksione tė ndryshme mbi esteticizmin nė Amerikė dhe Kanada. Mė pas u kthye nė Londėr, ku ushtroi profesionin e gazetarisė dhe me mprehtėsinė therėse, veshjen dhe oratorinė e tij u bė njė nga personalitetet mė tė shquar tė kohės.

    I jepte shumė rėndėsi artit, duke i shprehur idetė nėpėrmjet dialogėve tė ndryshėm, eseve, tė cilat pėrmbanin pikėpamje mbi dekadencėn, bukurinė etj., qė mishėrohen edhe nė tė vetmen novelė tė tij “Portreti i Dorian Grejit”, botuar nė vitin 1890. Pėr tė shprehur mė mirė idetė e tij estetike dhe pėr t’i kombinuar me tema mė tė gjera sociale, Wilde u fut nė rrugėn e dramės. Nė vitin 1891 boton nė Paris dramėn “Salome”. Jo mė pak tė njohura janė komeditė e tij, ku mund tė veēojmė “Njė grua pa rėndėsi” (A woman of no importance), “Erashka e zonjės Uindėmiėr” (Lady Windermere’s fan), “Njė bashkėshort ideal” (An Ideal Husband) dhe atė qė konsiderohet si kryevepėr, “Rėndėsia e tė qenėt i ndershėm” (The Importance of being Earnest). Pėrveē dramave dhe novelės sė vetme, krijimtaria e tij pėrmbledh edhe tregime, ku mund tė pėrmendim “Krimi i lordit Artur Sevilit” dhe histori tė tjera, botuar nė vitin 1891, apo pėrralla si “Princi i lumtur” dhe histori tė tjera, “Shtėpia e Shegave”. Jo mė pak vend zėnė edhe poezitė e tij apo letrat De Profundis, esetė dhe dialogėt. Wilde pikasi si njė shkrimtar qė nėpėrmjet veprave tė tij u mundua tė shpalosė hapur jo vetėm idetė e tij mbi artin dhe letėrsinė, por edhe mbi probleme tė ndryshme tė shoqėrisė nėn sundimin e mbretėreshės Viktoria.

    Pėr shkak tė ideve tė tij, veēanėrisht ato mbi homoseksualizmin, pėr tė cilin iu bėnė edhe akuza tė drejtpėrdrejta dhe u arrestua nė vitin 1895, Wilde kaloi disa vite i burgosur nė Londėr. Wilde shquhej pėr mprehtėsi dhe lexuesit e veprave tė tij tėrhiqen jo vetėm nga librat e shkruar por edhe nga thėniet e tij, shumica e tė cilave janė marrė nga po kėto vepra. Oscar Wilde vdiq mė 30 nėntor tė vitit 1900 nga meningjiti dhe pėr arsyen e sėmundjes jepen shkaqe tė ndryshme. Aktualisht varri i tij ndodhet nė varrezėn Pčre Lachaise, Paris. Tė shumta janė botimet dhe biografitė mbi figurėn e kėtij shkrimtari tė madh duke u munduar tė hidhet sa mė shumė dritė mbi jetėn, veprat dhe seksualitetin e tij. Pėr nder tė tij, nė disa qytete janė ngritur edhe pėrmendore, njė nga tė cilat nė sheshin “Trafalgar” nė Londėr. Oscar Wilde mbetet ndėr personazhet mė tė jashtėzakonshėm tė shtjellės viktoriane. Njė karakter i pakapshėm, si njeri, artist, shpirtėzim lirie apo njė nismėtar kurajoz normash qytetarie. Ai mishėroi modelin mė tė stuhishėm dhe njėherėsh, mė tė debatuar tė kohės.

    Si nė tė pėrditshmen, i zhytur nė njė jetė tė shpenguar intime, ashtu dhe nė kryeveprėn e tij, mbetet maja mė e kulmuar. Ky zotėri elegant, i hijshėm e plot sharm, i marrosur pas paradokseve dhe gjithēkaje tė modeluar nga kodi i qytetarisė viktoriane, ngjiste nivelet e adrenalinės dhe ambrozisė, duke thyer kangjellat etike ku mbahej mbyllur njė nga vendet ku gėlonte civilizimi. Nuk u ndal, edhe pse u desh ta paguante fundin me ēmimin e tragjikes dhe madhėshtinė e tij ta ngryste nėn mykun mbytės tė vetmisė. Ky rebel, ky “hero i sė keqes”, skaliti mbi muret e mykura tė Londrės, jo vetėm emrin e tij tė patėdytė, por mėtoi njė dritė mė shkėlqyese nė sytė e lenteve tė avulluara tė paragjykimit. “Mund t’i rezistoj gjithēkaje, pėrveē tundimit”, do tė shprehej ai.





    Thėnie nga Oscar Wilde

    Miqtė e vėrtetė nuk ta ngulin thikėn pas shpine, por pėrballė.

    Dallimi i vetėm ndėrmjet shenjtorit dhe mėkatarit ėshtė qė ēdo shenjtor ka njė tė kaluar dhe ēdo mėkatar njė tė ardhme.

    Kur isha i ri mendoja qė paraja ishte gjėja mė e rėndėsishme nė jetė. Tani qė jam rritur jam bindur se ashtu ėshtė vėrtet.

    Njė burrė mund tė jetė i lumtur me njė grua pėr sa kohė qė nuk ėshtė i dashuruar me tė.



    Shtėpia e gruas sė shthurur



    Hetojmė tingullin e kėmbėve vallėzuese,

    Nisemi pėrgjatė rrugės sė ndritur nga hėna,

    Dhe ndalemi pranė shtėpisė sė gruas sė shthurur.

    Brenda, mes poteres dhe tallazit

    Ndihet fort kumbimi i muzikės

    Sė “treues Liebes Herz” tė Shtrausit.

    Si qenie tė ēuditshme groteske

    Duke pėrshkuar arabeska fantastike

    Hijet rendin prapa perdes.

    I shikojmė valltarėt fantazmagorikė vėrdallė

    Nėn tingullin e trombės dhe violinės

    Si gjethet e zeza qė vėrtiten nė shtrėngatė.

    Si robotė tė komanduar nga larg,

    Skelete tė holla nė silueta

    Shkonin tėrthorė nė katėrshe tė ngadaltė,

    Merreshin sekush dorė pėr dorė

    Dhe vallėzonin njė sarabandė solemne,

    Qeshja e tyre jehonte thekshėm dhe hollė.

    Nganjėherė njė hije mekanike e afronte

    Njė hije tė dashuruar nė gji,

    Nganjėherė dukej se provonte tė kėndonte.

    Nganjėherė njė marionetė e frikshme

    Dilte, thithte cigaren e tij

    Nė ballkon si njė gjė me shpirt.

    Atėherė, duke u kthyer nga e dashura, i thashė:

    “Tė vdekurit vallėzojnė me tė vdekurit,

    Pluhuri me pluhurin hedh valle”.

    Por ajo – ajo dėgjoi njė violinė,

    Dhe u shkėput nga unė e hyri nė shtėpi;

    E dashura hyri nė shtėpinė e kėnaqėsisė.

    Atėherė sakaq melodia pushoi sė kumbuari,

    Valltarėt pushuan sė kėrcyeri valcer,

    Hijet pushuan sė rrotulluari.

    E poshtė nė rrugėn e gjatė dhe memece

    Agimi, me kėmbėt e veshura nė argjend,

    Shkoi zvarrė nė rrugė si fėmijė i trembur.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...e-oscar-wilde/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 25-08-2013 mė 10:37
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •