Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    MOISIU PUBLIKON FAMILJEN E TIJ


    Pas sulmeve te bera ne disa media dhe kryesisht nga opozita, presidenti i Republikes, Alfred Moisiu beri dje nje sqarim lidhur me te gjithe familjen e tij dhe punet qe ata kane. Pas ketyre akuzave ne lidhje me te ashtquajturat perfitime te familjes se tij nga pozita zyrtare, kreu i shtetit sqaroi te gjithe pozicionet qe familjaret kane ne shoqeri. Ne njoftimin zyrtar te presidences thuhet se duke i menduar keto akuza fillimisht si spekullime te rastit, qe buronin nga mungesa e informacionit ose qellimet politike, Presidenti nuk i mori ne konsiderate, ku ne vijimsi thuhet se "nisur nga fakti qe, kohet e fundit keto spekullime jane shnderruar ne ushqim kryesor per nje pjese te medias dhe politikes, lind nevoja e sqarimit". "Presidenti i Republikes i hedh poshte me neveri te gjitha akuzat dhe spekullimet per perfitime familjare nga posti zyrtar, duke i cilesuar ato te paverteta, te qellimshme dhe synojne atakimin direkt te figures morale te Kryetarit te Shtetit", thuhet ne kete njoftim zyrtar. Kryesisht duke ju pergjigjur gazetes se Partise Demokratike saktesohet ne menyre te qartse se "qe nga ardhja ne detyre ne Korrik 2002, Presidenti i Republikes nuk i eshte drejtuar asnje zyrtari apo institucioni ne varesi per privilegje familjare apo perfitime te tilla. Te gjithe anetaret e familjes se Presidentit jane te moshes madhore, gezojne statusin e nepunesit civil prej shume vitesh, kane investuar per vite me radhe ne profesionet e tyre, duke i dhene vetes te drejten si cdo qytetar tjeter i Republikes te konkurojne profesionalisht brenda rregullave dhe hapesires, qe ofron shoqeria e sotme".
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #62
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    POSTET E FAMILJES MOISIU

    Vajza e Presidentit, Rubena Moisiu (45 vjec) eshte pedagoge prej 12 vjetesh, zoteron kater gjuhe te huaja dhe titullin "Doktore e Shkencave", ka kryer specializime te shumta jashte shtetit dhe ushtron profesionin e mjekut gjinekolog prej 22 vjetesh. Emerimi i saj ne krye te njerit prej Materniteteve te kryeqytetit eshte profesionalisht i justifikuar, pikerisht per shkak te kesaj karriere dhe ne baze te kritereve te kesaj emertese.

    Vajza e Presidentit, Ana Moisiu (42 vjec), inxhiniere elektronike, ka punuar per vite me rradhe ne Ministrine e Rendit dhe vazhdon te punoje atje edhe pas vitit 2002. Nuk eshte e vertete se ajo ka kerkuar te marre ndonje post te rendesishem ne Drejtorine e Postave apo ne ndonje institucion tjeter.

    Vajza e Presidentit, Mirela Moisiu ka qene mesuese dhe vazhdon ne kete profesion. Nuk eshte e vertete se znj. Mirela eshte keshilltare e Ministrit te Turizmit, fakt lehtesisht i verifikueshem.

    Djali i Presidentit, Admir Moisiu (32 vjec) eshte diplomuar ne Fakultetin Juridik dhe ka qene punonjes ne Bashkine e Tiranes perpara vitit 2002. Si cdo jurist tjeter ai ka konkuruar dhe punuar perpara Korrikut 2002 prane Avokatit te Popullit, dhe aktualisht ne Prokurorine e Pergjithshme.

    I afermi i Presidentit, Durim Ylli, (44 vjec) eshte marre me biznes qe prej vitit 1991, vazhdon ta ushtroje kete veprimtari dhe nuk mban asnje post zyrtar. Kandidimi i tij per nje detyre joshteterore sic eshte posti i kryetarit te Dhomes se Tregetise, perputhej me te drejten e cdo anetari te kryesise se kesaj Dhome.

    I afermi i Presidentit, Aleksander Hoxha, (50 vjec) nuk eshte student sic pretendon RD. Ai ka nje karriere te gjate profesionale perfshire edhe kryeinxhinier per nje kohe te gjate ne ish kombinatin e Drurit "Misto Mame" dhe me pas ne Ministrine e Mbrojtjes.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #63
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    STILI I JETES DHE STILI POLITIK I UDHEHEQESIT

    Nga Bujar Skendaj

    Ideali levizes i nje politikani, perkushtimi ndaj vendit dhe popullit te tij, filozofia dhe vizionet mund te shfaqen ne disa forma. Por ato mund te zbulohen edhe nga nje raport tjeter, me universal dhe me i kultivuar ne boten demokratike: Nga raporti midis stilit te jetes dhe stilit politik te tij. Ne stilin e jetes mund te vecohen sidomos jeta personale, veshja dhe sjellja me njerezit, me popullin, raportet me mediat, natyrshmeria e ecjes, e te folurit. Kurse ne stilin politik do te mund te spikatnin serioziteti dhe perkushtimi ndaj halleve dhe interesave te vendit, menyra e komunikimit, natyra vizionare apo prirja praktike, vetedijesimi per barren e marre persiper dhe perballimi me dinjitet i saj. Sado te largeta te duken keto dy pamje ne figuren e udheheqesit, ne te vertete, ato pershkohen nga lidhje te brendeshme te vetedijshme dhe te pavetedijshme, te perhershme dhe te improvizuara, te thella dhe te rastesishme. Te dy keto pamje komplekse te sintetizuara ne staturen e nje politikani shpesh permblidhen ne nje togfjalesh te vetem: morali politik. Ky percaktim te perafron me nje mori tipash: me demagogun dhe fjalembajtesin, me sharlatanin dhe te perkushtuarin, me karrieristin dhe sakrifikuesin, me gallataxhiun dhe seriozin edhe kur ben humor. Te gjitha keto e te tjera, te udheheqesi, marrin kuptim simbolik, individualizues dhe pergjithesues, njeheresh. Le te kujtojme p.sh. stilin e jetes se Presidentit Bush: sa i natyrshem ne jeten private ne pronen e tij ne Teksas, aq solemn e serioz ne Shtepine e Bardhe. Sa i liruar ne veshjen dhe sjelljen e tij prej "cow boy" ne "ranch"-en e tij, aq i perkushtuar per kombin amerikan, aq sakrifikues. Pulsi i stilit te jetes se tij rreh me ritmin e pulsit te popullit dhe kombit amerikan. Ndjeshmeria e tij njerezore e politike i kalon kufijte e Amerikes duke u afruar me ndjeshmerite e njerezimit.

    ***

    Do te mjaftonte te permendjej udhetimi i tij, prej Komandanti te vertete, ne Irak prane ushtareve ne "Diten e Falenderimit"! Amerikan i zakonshem, edhe pse ne thelb republikan, ne stilin e jetes dhe President i formatit te madh i nje kombi te madh, mbrojtes i lirise dhe demokracise ne bote, shpetimtar i planetit nga "aksi i te keqes" dhe terrorizmi. Mund te vazhdonim ne te njejten linje, pak a shume, me pervijimin e figures se Toni Blerit e ndonje tjeter. Por le te kthehemi te vetvetja: Politika shqiptare e te gjitha koheve na ofron tipa udheheqesish me stil jete e stil politik nga me interesantet, nga me befasuesit. Pa shkuar pas ne kohe, le te shohim, qofte edhe fare shkurt, kryeministrin tone te sotem Fatos Nanon. Me duket se eshte nga me te lehtet per ta studjuar ne kete kendveshtrim. Edhe pse eshte aq kompleks si natyre. Stili i tij i jetes priret nga stili aristokratik i te jetuarit. Tamam sikur te ishte fare lordi, pinjoll i ndonje rrenje te hershme fisnikesh. Ndonese, per fat te keq nuk eshte tjeter,vese bir i nje ish nenpunesi te rendomte komunist. Deshiron te notoje ne lluks, terhiqet nga aventurat turistike, sarahosh i wiskit dhe xhinit, si thone. Se fundi, na u shfaq edhe si amator i muzikes klasike. Madje i tempullit te saj: Koncertit te Vjenes. Natyrisht, ky stil jete e largon ate si nga tradita dhe nga jeta moderrne e udheheqesit shqiptar. Edhe pse i ben nje karshillek te paturp jetes se shqiptareve te sotem, perseri ai eshte kembengules ne kete obsesion te tij. Ndersa nga nje pjese shqiptaresh- nga militantet socialiste e komuniste, duket sikur ai nxitet ne kete stil jete. Ndoshta sepse ata, nepermjet perfaqesuesit te tyre, arrijne te perjetojne si ne jerm, te njejtat mbresa e qejfe qe idhullit te tyre, tashme i jane bere te rendomta. Per dreq, edhe kur zoti Nano paraqitet i veshur si malesor apo imiton te foluren ne dialektin e Veriut, tingellon anekdodik dhe shpesh qesharak. Sepse nuk vishet, flet dhe sillet ne menyre te natyrshme. Dhe gjithka e menduar me pare si burim i sigurte suksesi, kthehet ne te kunderten e vet: Ne tallje, perqeshje banale me vetveten dhe sidomos me njeriun e thjeshte shqiptar, qofte nga ajo apo nga ana tjeter e vendit. Pulsi i jetes se zotit Nano punon si te ishte Bos i Departamentit te Qejfeve te Planetit dhe jo kryeminister i 2 milion varfanjakeve. Ndjeshmeria e tij, nese ekziston, nuk eshte as njerezore, as shqiptare. Aq me pak ndjeshmeri udheheqesi. Per stilin e tij politik do te ishte e mjaftueshme te shenohej se eshte mjaft i suksesshem ne demagogji, dembel ne punet qeverisese, por i paepur ne punet e biznesit te vet te padukshem. Pretendon, me kot, se do i binde vartesit dhe tere shqiptaret nepermjet filozofive boshe, premtimeve, po ashtu boshe. Mirepo, harron se bindja nuk ngjizet me predikime. Dhe as nga imponimi. Por prej deshmise konkrete te vetvetes, nepermjet atij qe quhet stil i jetes dhe stil i politikes se udheheqesit te vetedijshem, qe per te duket se jane koncepte te dala jashte mode! Demagogjia e njohur e zotit Nano, shpesh here, gershetohet me nuhatjen e holle diplomatike. Ne kete fushe ka qene vertet i suksesshem. Ka reaguar ne kohe dhe ne interes te vendit ndaj politikave euroatlantike dhe vecanerisht amerikane. Edhe pse ne thelb ka qene me shume dinakeri. Sidoqofte, prej ketyre reagimeve te zotit Nano, vendi ka perfituar nje pervijim koherent te fytyres dhe AND-se se vet europerendimore. Ne planin individual Nano ia ka pare hajrin kesaj dinakerie. Por ai nuk ka nguruar te beje dhe poza prej katundari ne kinse miqesite e tij me Berluskonin, Erdoganin. I ndodhur ne atmosferen turbulluese te nje synetlleku apo nje ndeshjeje futbolli, na ka lene pershtypjen se vetem nje hap e ka ndare nga nxitja per t'u bere edhe vete synet apo per t'u xhveshur e per te bere ndonje gol per Milanin!!! "Pashalleku"- Shqiperi i ketij Pashai "moderrn" lengon dhe eshte kthyer ne nje karikature e mjedisit qe e rrethon. Prandaj, do dite e me teper, zoti Nano po i ngjan nje kendezi te vetmuar qe e perjeton majen e plehut ku ngjitet e kendon, si majen e Olimpit, qe here ka imazhin e Shtepise se Bardhe, here te kabinetit londinez te Blerit. Kapadaillek prej kalorsiaku pa kal e heshte! Meshire per te dhe Shqiperine e sotme!
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #64
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Zoti president!

    Cili eshte ndryshimi juaj i paster me ate te kryeministrit shqipetar?

    Neqoftese Fatos Nano riciklon historine e Ali Pashe Tepelenes, ju si president jeni nje papagall nga ata papagallet legjendare qe kombi shqipetar ka pasur.
    Jeni per tu meshiruar ne mos meshirimit, do te ishte mire qe disa shqipetare te ndergjegjshem te vinin statujen tuaj atje ku ajo e diktatorit qendronte dikur si idhull i nje populli qe ne vend te bukes fryhej me propagande komunistash.
    Te jesh president, me pare duhet te jesh burre dhe jo te marresh iniciativa te vrasesh vetveten.

    Mos e genje kete popull sepse ky popull pret nga ty.
    Tregoji njehere botes dreqi e mori se edhe Shqiperia ka shqipetare e ka burra te zote qe dine te qeverisin.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moisiu dekoroi kto dite Fehmi Vishinskin ose abdiu shqip.

    Fehmi Abdiu ne vitin 1988 aprovon vendimin e gjykates se Kukesit per te varur ne litar ne mes te qytetit nje fshatar-poet i cili nuk i bente vjershat sikurse driteroi apo Kico Blushi.

    Edhe se kaluan 15 vjet nga kjo ngjarje Fehmiu kurre nuk cfaqi pendese. perkundrazi ka luftuar me te tera forcat qe te ri-vije ne Pushtet e ta celnikose sundimin e saje dhe ne mijvjecarin e ri Partia e Stalin Vishinskave e Ramiz Aranitave..

    Per keto Merita presidenti i zgjedhur nga Sali Berisha ne mirkuptim me Tos Thanas Nanon ..Gjeneral Moisiu dekoron banditin e Jurisprudences Fehmi Abdiun..

    Populli demokrat kte radhe nuk duhet te kenaqet me "protestat" ose "reagimet e forta" te Berishes kunder edvineve, Fatoseve e tash Moisive..por i duhet dhene fshesa..dhe vet Berishes..

    Nuk ka me nevoje demokracia e poshteruar Shqiptare.. nuk ka me nevoje pjesa fotoksin-Pirese e popullit per Sali Berishen..
    Ai e kreu detyren..pra e beri te perjetshem sundimin e Thanas RTamiz Nano Ali Fino-Rucve dhe Edvin pobrat Luan Enver shyto arapve..
    Berisha duhet te largohet nga drejtimi i PD-se per 6 muaj.

    Cdo dite ai gabon e cdo dite ai prish pune PD-se.

    Sikurse ju bind Zan Caush Ruco Malajve e Lino Limprehtave dhe dorzoi Pushtetin Partise se Punes..ai duhet ti bindet arsyes...qe e ka zhgenjyer votuesin Demokrat dhe per hir te tyre te ike sa me shpejt..
    PD duhet te drejtohet gjat 2004-tres nga nje grup lideresh nga me te aftit qe ka PD sikurse Taku.. Preci.. Pjetri.. etj dhe intelektuale te mire nga shoqeria civile sikurse Ylli Pango etj etj..

  6. #66
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Postuar mė parė nga Brari


    Cdo dite ai gabon e cdo dite ai prish pune PD-se.

    Sikurse ju bind Zan Caush Ruco Malajve e Lino Limprehtave dhe dorzoi Pushtetin Partise se Punes..ai duhet ti bindet arsyes...qe e ka zhgenjyer votuesin Demokrat dhe per hir te tyre te ike sa me shpejt..
    PD duhet te drejtohet gjat 2004-tres nga nje grup lideresh nga me te aftit qe ka PD sikurse Taku.. Preci.. Pjetri.. etj dhe intelektuale te mire nga shoqeria civile sikurse Ylli Pango etj etj..


    A thua do ti jape leje Ramizi per tu larguar nga PD?????
    A e ka mbaruar detyren e ngarkuar nga PPSh per injorimin dhe poshterimin e popullit Shqiptar Sala???????
    Po Tosin do ta lene vetem pastaj??????

    Jam tmerresisht pesimist se Shqiperine mund ta drejtoje ne rrugen e duhur njerez te kallupit te prere ne fonderine Envero-Ramiziste-Nexhmiste. Perfshire edhe zotin President.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazetapanorama
    ------------

    Ē’fshihet pas kryqėzatės kundėr Presidentit Moisiu?

    Xhevat Mustafa

    Sidomos pas 29 dhjetorit 2003, kur Kryeministri Nano sajoi qeverinė e re dhe e kaloi fare pa u lagur lumin e Parlamentit pėr miratimin e saj, Berisha dhe liderėt e tjerė kryesorė tė PD-sė, i kanė pėrqendruar rrufetė e zemėrimit e tė goditjeve tė tyre mbi Presidentin Alfred Moisiu. Atė po e bėjnė fajtor pėr mosndryshimin e listave zgjedhore mė 12 tetor dhe mė 28 dhjetor, pėr emėrimin dhe mosshkarkimin e Dėshira Subashit, pėr pazare me Fatos Nanon pėr dekretimin e ministrave tė rinj, pėr nepotizėm… Kėshtu, pasi e mbrojti z.Moisiu pėr rreth njė vit e gjysmė me shpresėn dhe llogaritė se mund ta bėnte mė shumė tė vetin se sa tė PS-sė, PD-ja ndėrroi mendje, qėndrim e taktikė. Pa menduar dhe dashur tė bėj avokatin mbrojtės apo zėdhėnėsin e Presidentit, nuk mund tė mos u kujtoj Berishės dhe liderėve tė tjerė kryesorė tė PD-sė se kontrolli dhe saktėsia e listave zgjedhore ishte, ėshtė dhe do tė jetė detyrė kryesore e atyre vetė si dhe e ekipit me ustallarė tė vjetėr e tė regjur pėr fushatat elektorale, si Njazi Kosovrasti me shokė. Presidenti dhe Presidenca e kanė pėr detyrė tė kėrkojnė korrektesė ligjore, ndershmėri dhe transparencė nė procese zgjedhore, por kurrsesi nuk mund tė bėhen roje e kontrollorė tė listave dhe tė kutive tė votimit. Si ka mundėsi qė, “shėrbimi informativ” i PD-sė, i cili ėshtė tejet vigjilent dhe operativ edhe pėr ēka bisedohet nėpėr lokalet rreth godinės qendrore tė saj, nuk kapi me kohė, qoftė edhe njė ditė mė parė, zėrat dhe lėvizjet pėr gjėmėn e radhės, qė do i bėhej opozitės nėpėrmjet listave nė betejėn zgjedhore tė 12 tetorit? Kur e panė nė mėngjesin e 12 tetorit se listat u ishin bėrė lesh e li, pėrse nuk i kėrkuan urgjentisht elektoratit tė djathtė bojkotimin e zgjedhjeve, duke e nisur kėtė lėvizje i pari Berisha? Sjellja ndėrmend e marrėveshjes Jemin Gjana-Et’hem Ruka pėr Kodin Zgjedhor, e zotimeve dhe detyrimeve ndaj OSBE-ODIHR-it pėr mos kontestim tė rezultatit, pėrzgjedhja nga lart e ca kandidatėve tė kundėrshtuar poshtė, nė struktura tė bazės, masivizimi i anemizmit e i formalizmit nė kėto struktura, bėjnė tė qartė se 12 tetori dhe 28 dhjetori mund tė quhen edhe akte tė njė humbjeje tė parallogaritur dhe tė paralajmėruar. Nga ana tjetėr, tė gjitha kėto bėjnė qė zhgėnjimi dhe pendimi i liderėve tė PD-sė pėr konsensusin me Fatos Nanon pėr zgjedhjen e z.Moisiu, ndjesa publike pėr gabimin nė kėtė pėrzgjedhje dhe kryqėzata e shpėrthyer tani kundėr tij, tė mos kenė nė vend e nė botė besueshmėrinė, mbėshtetjen dhe rezultatin qė kanė paramenduar. Nė tė kundėrt, duket se Berisha me shokė pandehin se kanė gjetur tani te Presidenti Alfred Moisiu njė bunker pėr tė fshehur gabimet, fajet dhe pėrgjegjėsitė e tyre tė vjetra e tė reja. Pėrqindja shumė e ulėt e pjesėmarrjes sė demokratėve nė votime dhe humbja e thellė e PD-sė, nuk janė vetėm rrjedhojė e pėrjashtimeve tė tyre nė lista. Pas shifrave mund tė “lexohen“ edhe zhgėnjimi e mosbesimi ndaj aftėsisė menaxhuese tė PD-sė nė betejat elektorale, pėr tė parandaluar vjedhjet dhe humbjet. Gjithashtu, pas pėrqindjeve tė 12 tetorit dhe 28 dhjetorit, gjenden lehtėsisht edhe pakėnaqėsitė dhe kundėrshtimet ndaj pėrmbytjes sė PD-sė nga servilizmi, uniteti fals, absolutizmi dhe hegjemonizmi i kryetarit, ndaj kandidaturave, pėrgjithėsisht tė vendosura nė kabinetin e Berishės, ndaj strategjisė dhe frazeologjisė sė opozicionit nė parlament. Tani janė shtuar dhe rritur edhe zėrat kundėrshtues ndaj disa liderėve dhe deputetėve “tė ndryshkur” apo “tė djegur” pėr lojė tė dyfishtė apo pėr pazare tė pista politike dhe ordinere, qė, nė fund tė fundit, nuk kanė ē’t’i japin, veēse ta dėmtojnė nė imazh e besueshmėri etj. Ndėrsa pėr akuzėn e publikuar nė RD-nė e 8 janarit pėr rėnie nė nepotizėm tė z.Moisiu, pa i kundėrshtuar kategorikisht faktet e paraqitur, gjykoj se do tė ishte nė tė mirė tė tė gjithė shoqėrisė, qė kjo e keqe tė mos lejohet dhe tė luftohet, sė pari, te vetvetja prej tė gjithė pushtetarėve dhe liderėve tanė mė tė lartė, pėr tė mos na ndodhur gjėma e azerbajxhanizimit tė shtetit. Fakti se shenja apo raste nepotizmi mund tė gjesh edhe sot e kėsaj dite, edhe nė 3 katet e godinės qendrore tė PD-sė, apo nė Kėshillin e saj Kombėtar, shpreh se pėrgjithėsisht tek ne, kjo e keqe shihet vetėm tek tė tjerėt dhe, kryesisht, kur ndjehemi dhe pėrballemi si kundėrshtarė. Prandaj duket se sulmet e tanishme tė PD-sė kundėr Presidentit Moisiu mbartin dhe fshehin mė shumė hakmarrje e shantazh se sa transparencė e sinqeritet nė luftėn kundėr nepotizmit, i cili nė tė vėrtetė ka marrė pėrmasa tė frikshme kėto vitet e fundit. Po kėshtu, edhe pėrgėnjeshtrimi nga Presidenca nuk krijon bindje se z.Moisiu i ka marrė vesh i fundit ndryshimet apo rritjet nė detyra tė djalit e tė vajzave tė tij. Nuk mund tė merret si njė pėrputhje e rastit qė tamam nė kėtė kohė sulmesh nga PD-ja kundėr Presidentit Moisiu, nga PS-ja lėshohet njė shantazh tjetėr po nė adresė tė tij, duke i rikujtuar rregulloren e shkarkimit. Ky nxitim nga e majta shpreh edhe frikėn dhe alarmin e PS-sė se mos Berisha ia arrin synimit dhe llogarive pėr ta thyer Presidentin Moisiu. Mund tė ēohet ndėrmend edhe qė, nė zbatim tė paktit Nano-Berisha apo edhe tė njė kėshille tė Nikolas Geixhit, pas zgjedhjeve tė reja parlamentare, tė parakoshme nga vjeshta 2004 apo tė rregullta nga pranvera 2005, Fatos Nano tė lėshojė kolltukun e kryeministrit, pėr tė realizuar ėndrrėn e vjetėr tė zėnies sė atij tė Presidentit, duke e rrėzuar Moisiun me 84 vota apo numra, lehtėsisht tė mbledhshme tani kur nuk gėzon mė mbėshtetjen e opozitės. Nga ana tjetėr, nga ato qė thonė e bėjnė Berisha dhe disa liderė tė tjerė tė opozitės, tė krijohet edhe ideja se ata ėndėrrojnė, dėshirojnė, llogarisin dhe presin mė kot qė t’i nxjerrin “gėshtenjat” e pjekura tė pushtetit nga duart e Presidentit Moisiu, tė Kryeministrit Fatos Nano dhe tė ambasadorėve Xhejms Xhefri dhe Osmo Liponen. Po tė jetė kėshtu nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė themi: Lum kush tė rrojė qė opozitėn nė pushtet ta shikojė!
    -----

    Gazeta Panorama

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tė mbyturit, Presidenti dhe korrupsioni

    Bashkim Kopliku

    Ka njė lidhje tė qartė shkakėsore, nė mes tė mbyturve nė Vlorė dhe korrupsionit: nė se Shqipėria nuk do tė ishte njė vend i korruptuar, Evropa do tė kishte hequr vizat pėr shqiptarėt, siē i ka hequr pėr ballkanas tė tjerė. Me vizat e hequra, ata, “fatkeqėt e detit”, nuk do tė detyroheshin tė shkonin nė Evropė nėpėrmjet detit vrasės tė tėrbuar, por nėpėrmjet dyerve normale tė Evropės, si njerėz normalė. Mbytja e fatzinjve nė Vlorė, kjo ngjarje e tmershme, por jo e jashtėzakonshme, na ēon mendjen edhe te Presidenti, te nevoja pėr tė pasur njė president (nuk ėshtė vetėm Kryeministri pėrgjegjės pėr sa po ndodh te ne!), njė president qė tė kontribuojė nė zhdukjen e korrupsionit nė Shqipėri: me korrupsion nėnkuptohet, si korrupsionin ekonomik, kur shkelet ligji kundrejt pagesave me para apo me favore, si dhe korrupsionin politik, kur shkelet demokracia, vota e lirė etj.

    Presidenti ynė i Republikės, flet pėr luftėn kundėr korrupsionit qė duhet tė bėjnė tė tjerėt: Qeveria (ekzekutivi), sistemi i drejtėsisė (gjyqėsori), dhe Kuvendi (legjislativi). Ai flet herė me tone patetike, e herė me tone disi agresive (kur i rrezikohet qetėsia, apo jetėgjatėsia!, nga kėrkesat qė cėnojnė konsensusin, tė atyre qė e sajuan si president), por kryesisht tonin dhe qėndrimin e ka prej babaxhani, ku laitmotivi i vazhdueshėm ėshtė roli i tij si paqėsues nė mes tė tjerėve: nė mes shumicės (“pozitės”) dhe opozitės. Presidenti aktual reagon si njė moralist i pavarur, nga ata qė pretendojnė se nuk kanė anėsi politike, e qė nuk kanė gjė tjetėr nė dorė veē tė shkruajnė e tė flasin nė pėrgjithėsi. Por ne, shqiptarėve, nuk na duhet edhe njė moralist tjetėr, President, aq mė tepėr qė njė moralist president i kushton shumė xhepit tė shqiptarit: gjithė ato vetura, kėshilltarė, nėpunės, gardistė, godina tė okupuara me salla dhe zyra, etjerė-etjerė. Duhet tė jetė krejt tjetėr roli qė duhet tė ketė Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė: sipas Kushtetutės dhe sipas moralit, ai duhet tė ketė rol shumė mė tė gjerė se sa ai i njė moralisti apo i njė paqėsuesi; le qė nuk na duhet “paqja”, por “lufta” kundėr korrupsionit.

    E Presidenti ynė ka detyra konkrete, qė duhet t’i kryej personalisht nė krye tė stafit tė tij tė stėrmadh: tė godasė rėndshėm e direkt korrupsionin, e jo vetėm tė paqėsojė grupet mafioze nė tė tre pushtetet. Paqėsimi ka si rezultante mbrojtjen e korrupsionit, sepse mbjell mosverprimin: dhe mosveprimi ėshtė faj. Presidenti aktual bėri mirė qė vajti t’i takojė tė mbijetuarit nė Vlorė, por absurdi ėshtė se e vetmja gjė qė gjeti tė na thotė nga atje, nga Vlora, ishte se “kolektivi punonjės i spitalit shtetėror, punoi me vetėmohim pėr tė ndihmuar fatkeqėt ...”; ku e ka fjalėn Presidenti, se shteti punon mirė, se tė kėqijat nuk u erdhėn atyre fatkeqėve dhe nga shteti, Presidenti i tė cilit ėshtė ai; se infermierėt e mjekėt e shtetit, apo dhe drejtoreshat e spitaleve tė shtetit, nuk ėshtė e vėrtetė se, normalisht, po nuk u dhanė bakshishe, i lėnė tė sėmurėt pa asnjė kujdes; se nga Shqipėria nuk niset droga pėr nė...; e sa e sa “se... nuk...” tė tjera. Ajo qė Presidenti duhej tė na premtonte, qė nga Vlora, aq mė tepėr tani qė po gumėzhin Kuvendi dhe opinioni publik, me nė krye lėvizjen “Mjaft”, duhet tė ishte se, ai personalisht, do tė veprojė konkretisht kundėr korrupsionit.

    Nė Kushtetutėn tonė shkruhet: “... Presidenti... kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre“ (neni 92, pika h). E ky nuk ėshtė njė pushtet i vogėl, nė se njė president do tė kishte dėshirė dhe guxim tė kryej detyrėn e vet! Pra, Presidenti, duhet t’u kėrkojė tė dhėna me shkrim edhe ministrave, edhe prokurorėve, edhe policėve ndėrtimorė etj. Duke pasur “nė dorė” kėto raporte me shkrim, qofshin dhe tė pėrpiluar nga drejtues institucionesh tė korruptuar, ai, Presidenti, ka mundėsi me morinė e nėpunėsve dhe kėshilltarėve me paga ministrash qė ka nė Presidencė, t’i krahasojė dhe t’i konfrontojė ato raporte, tė gjejė kundėrshti dhe tė dalė me goditje konkrete kundėr korrupsionit, jo vetėm me shprehje stereotipe paqėsuese tė pėrgjithshme.

    Pėr ilustrim mė konkret, po ju jap njė shembull, qė ėshtė tregues tipik i mungesės sė dėshirės sė Presidentit, pėr tė goditur korrupsionin, konkretisht atė nė fushėn e masakrės urbanistike. Njė qytetar, kėto ditė, iu drejtua Presidentit me kėrkesėn qė ai, Presidenti, tė shqyrtonte korrupsionin flagrant lidhur me ndėrtimin nė oborin e Pallatit tė Sporti tė qytetit X, tė njė ndėrtese nė pronėsi tė ish-kryetarit tė bashkisė sė atij qyteti. Qytetari shpresoi se Presidenti ynė, do tė vinte nė lėvizje nėpunėsit dhe kėshilltarėt e tij, qė tė verifikohej fakti (verifikimi ishte krejt i thjeshtė), dhe pastaj tė vendosej drejtėsia: tė prishej ndėrtimi i paligjshėm i kryetarit tė bashkisė (nuk mund tė prishet, moralisht, asnjė ndėrtim tjetėr i paligjshėm, po nuk u prish i pari ndėrtimi i atij qė duhet tė ishte shembulli i zbatimit tė ligjit). Por Presidenti pati frikė dhe nuk i “shqetėsoi”, as veten dhe as zyrtarėt e kėshilltarėt e tij, por fėt e fėt, i dėrgoi qytetarit pėrgjigjen, e bardhė nė tė zezė: “... kėrkesa juaj... iu dėrgua pėr shqyrtim institucionit Y..., nga ku mund tė merrni dhe sqarimet e duhura”. (As presidenti komunist, Haxhi Lleshi, nuk besoj tė ketė dėrguar ndonjėherė njė pėrgjigje tė tillė). Natyrisht qė Presidenti i sotėm nuk ėshtė Shvejku, dhe jo pa qėllim ia drejtoi ankesėn e qytetarit, pikėrisht institucionit X, pėr tė cilin qytetari po ankohej pranė Presidentit, se ishte njė nga institucionet qė kishte mbrojtur korrupsionin. Ėshtė evident kontrasti nė mes pėrpjekjes antikorrupsion tė njė qytetari tė thjeshtė, dhe mos kokėēarjes sė Presidentit tė Republikės, dhe bile mbrojtjes sė korrupsionit nga Ai. Ligji thotė: “Asnjė punonjės i organeve tė administratės nuk mund tė marrė pjesė nė njė proces... administrativ nė rastet kur... ēėshtja ėshtė njė apelim i njė vendimi tė marrė prej punonjėsit...” (Kodi i Procedurave Administrative, neni 37). Por jo vetėm ligji, por edhe morali ta thotė se, nuk mund t’i japėsh pėr tė gjykuar drejtėsinė e njė vendimi (apo kėrkese), pikėrisht institucionit kundėr tė cilit tė ėshtė drejtuar ankesa (apelimi). Pra, Presidenti veproi nė kundėrshtim me ligjin dhe moralin, natyrisht sepse nuk donte t’i kundėrvihej korrupsionit, personalisht dhe konkretisht. Shembullit konkret tė mėsipėrm, i shtohen dhe qėndrime tė tjera, qė vėrtetojnė shmangiet nga detyra tė Presidentit, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me emėrimet e juristėve, e qė janė dhėnė nė masmedia: duhet tė mos harrojmė se Presidenti ėshtė nė krye tė sistemit tė drejtėsisė, qė ėshtė aktualisht pushteti mė i korruptuar nė Shqipėri.

    Presidenti duhet tė angazhohet personalisht e konkretisht nė pėrpjekjen gjigande qė duhet tė bėjė Shqipėria pėr tė zhdukur korrupsionin: Shqipėrinė nuk do ta qasė njeri nė Evropė, po nuk e realizoi kėtė detyrė, dhe si rezultat do tė vazhdojnė tė na mbyten fėmijėt, vėllezėrit e motrat nė “detet” qė na ndajnė nga civilizimi perėndimor. Nė se Presidenti do tė mbetet nė pozicionin komod tė deritashėm, “mos e prish me askėnd, mos bėj asnjė punė, se jeton 100 vjet”, atėherė ka ardhur koha qė ai tė ketė burrėrinė tė japė dorėheqjen, duke i liruar vendin njė presidenti pėr Shqipėrinė, okupimi i njė posti, pa kryer detyrat qė rrjedhin prej tij, ėshtė faj i rėndė. Shqipėria ka nevojė pėr njė President aktiv, nė krye tė luftės kundėr korrupsionit e jo pėr njė president qė demonstron “pamundėsi pėr tė ushtruar funksionet” e tij.

    panorama

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,439
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenti Moisiu, nje zhgenjim i madh

    Presidenti Moisiu e mbylli vitin 2003 me deshtimin me te madh te jetes se tij publike. Po e quaj jeten e tij publike dhe jo politike, pasi ai asnjehere nuk ka qene politikan dhe kjo ka qene nje prej cilesive te tij me te mira. Disa jave para mbajtjes se zgjedhjeve lokale, une kam shkruajtur nje artikull analize me titull "Zgjedhjet, presidenti Moisiu ne prove". Ne te renditja te gjithe kapitalin politik te investuar tek presidenti konsensual si nga politika shqiptare edhe nga faktori nderkombetar edhe nga vete shqiptaret qe tek presidenti shikonin nje ze autoritar e te drejte. Zgjedhjet lokale te 12 tetorit, jo vetem qe e prishen kete imazh te presidentit Moisiu, por zhvillimet politike qe rrodhen me pas e shkaterruan plotesisht imazhin e presidentit ne syte e shqiptareve dhe faktorit nderkombetar. Nga nje president konsensual, tashme Moisiu eshte nje president ceremonial, duke ecur keshtu ne hapat e parardhesit te tij.

    Presidenti shkaterron koncensusin politik per reformen elektorale

    Emerimi vetem dite para mbajtjes se zgjedhjeve te nje perfaqesuese socialiste ne KQZ, kur konsensusi i gjere politik ne vend ishte qe raporti ne KQZ te ishte 4:3 ne favor te pozites, shkaterroi konsensun politik ne vend, minoi reformen elektorale per te cilen u punua per plot 3 vjet dhe e implikoi presidentin direkt ne krizen e besimit ne vend. Presidenti Moisiu u mundua te shfajesohet se nuk ishte ne dijeni te nje konsensusi te tille, kerkoi nga gjykata e larte e kushtetuese qe te korrigjonte vendimin e tij, por kjo nuk ndodhi. Me kete qendrim presidenti shkaterroi konsensusin politik ne vend, ate konsensus qe e zgjodhi ate president. Opozita me te drejte e akuzoi presidentin per mbajtjen e nje qendrimi te tille pasi asaj i duhej te perjetonte serrisht te njejtin skenar si ne qershorin e 2001 ne KQZ, raportin 5:2, qe ishte edhe nje prej verejtjeve kryesore te raporteve nderkombetare, "balancimi politik i KQZ". Presidenti, me ose pa vetedije u be nje aktor i skenarit te partise ne pushtet.

    Presidenti nga garant i zgjedhjeve, ne spektator i manipulimeve

    Jo vetem qe presidenti nuk u angazhua sa duhet ne ruajtjen e ligjshmerise dhe integritetit te procesit elektoral, por mund te thuhet me plot goje qe ai ishte pak i interesuar ne mbarevajtjen e zgjedhjeve ne Shqiperi. Vetem pak ore pas mbajtjes se zgjedhjeve, ai leshoi nje deklarate ku njohu legjitimitetin e procesit dhe falenderoi policine dhe SHISH per rolin e tyre. Pra presidenti e quajti kapitullin e zgjedhjeve te mbyllur, kur ky proces sapo kish filluar dhe sot e kesaj dite ende nuk ka perfunduar. Ne ditet ne vazhdim, me denoncimin e opozites dhe me publikimin e fakteve te manipulimeve ne shtyp e media, presidentit iu desh te terhiqte mbrapsh deklarimin e tij te pare. Ai i qendroi larg pergjegjesive te tij institucionale kushtetuese, mbrojtjen e votes se lire, duke i lene rradhe vetem opozites dhe perfaqesuesve nderkombetare qe te merren me faktimin dhe mbrojtjen e votes se lire. Ne asnje deklarate deri me sot presidenti nuk ka denoncuar parregullsite dhe manipulimet ne zgjedhje, ne asnje deklarate apo raport, ai nuk u ka treguar shqiptareve se cili eshte qendrimi zyrtar i institucionit te tij mbi zgjedhjet, ne asnje deklarate apo raport, ai nuk ka bere rekomandime per korrigjimin e procesit. Kur opozita dhe shqiptaret i kthyen syte nga presidenti per te thene fjalen e tij, presidenti zgjodhi heshtjen. Heshtja kuptohet ose si bashkefajesi ne krim, ose indiference per tu perballur me padrejtesite e hapura te dokumentuara ne kete proces.

    Presidenti zgjodhi heshtjen edhe kur u cenuan fare hapur interesat tona kombetare nga propaganda e partise ne pushtet dhe mediave prane saj. E harruat "Himaren" zoti president? E harruat se si qeveria socialiste u mundua ta terheqi vemendjen e opinionit publik nga manipulimet e zgjedhjeve, per ta kaluar ne Himare? E harruat se si vete kreret e qeverise shqiptare me kryeministrin Nano dhane kontributin e tyre ne fryrjen e incidentit te Himares, ne menyre qe Himara te perfundonte ne parlamentin Europian? Nen hunden tuaj zoti president, socialistet shqiptare i bene sherbimin e rradhes qeverise greke (sic e bejne cdo 3 vjet), duke ia arritur me sukses nderkombetarizimit te "problemit te te drejtave te pakicave greke ne Himare", sic u pelqen perfaqesuesve greke ta politizojne. Po per riberjen e zgjedhjeve dhe manipulimin e tyre skandaloz ne Himare, cili ishte qendrimi juaj zoti president? Apo u mjaftuat me qendrimin e qeverise tuaj, qe ne darke shpalli fitoren ne Himare dhe ne mengjes urdheroi KQZ qe te zbulonte manipulimet nen presionin nderkombetar?! Ju zgjodhet heshtjen zoti president dhe heshtjen une e kuptoj si bashkefajesi.

    Po zgjedhjet e mbajtura ne Durres e Tirane, qe jane shume afer zemres tuaj, cfare bete per te korrigjuar procesin e manipuluar ne to? Kandidatet dhe vete elektorati i viktimizuar iu drejtuan ju per ndihme e mbeshtetje kushtetuese Zoti president, ju i drejtuat neper gjykata duke mos bere asnje deklarim zyrtar se cili ishte qendrimi juaj per to. Riberja e zgjedhjeve ne Tirane dhe numri jashtezakonisht i ulet i pjesmarrjes ishin nje shuplake e madhe per ju zoti president: Shqiptaret nuk kane me besim ne garancite tuaja, shqiptaret nuk kane me besim tek fjala dhe personi juaj prandaj ata i bojkotuan zgjedhjet. Nese nuk e dinit Zoti president, risia e ketyre zgjedhjeve ishit pikerisht ju. Ju bete nje vesh shurdh dhe nje sy qorr ne keto zgjedhje, duke i dhene fund cdo iluzioni ne mendjet e shqiptareve, se te pakten presidenti nuk eshte i korruptuar apo inkriminuar.

    Ju keni zhgenjyer opoziten shqiptare dhe gjithe elektoratin e saj qe ju mirebesoi postin e presidences. Keni zhgenjuer edhe mbare faktorin nderkombetar, qe ju besoi misionin e garantimit te zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne Shqiperi. Ju me zhgenjyet edhe mua zoti president qe shihja tek ju nje njeri te forte apolitik dhe te perkushtuar per te sjelle ne Shqiperi shtetin ligjor dhe besimin e humbur te shqiptareve tek autoriteti i ligjit. Deshtimi i zgjedhjeve eshte deshtimi i misionit tuaj dhe cdo perpjekje per ta distancuar veten nga barra e fajit eshte e kote.

    Presidenti i implikuar ne krizen qeveritare-kushtetuese

    Ministrat qe ju dekretuat u hodhen poshte ne parlament duke rrezuar keshtu gjithe qeverine Nano. Per nje muaj Shqiperia ishte pa qeveri duke e kaluar keshtu krizen qeveritare ne nje krize kushtetuese. Cfare bete ju Zoti president per ta shmangur krizen kushtetuese? U mjaftuat vetem me disa deklarata te vonuara per ti dhene fund krizes. Ishte pergjegjesia e juaj si i vetmi institucion funksional dhe legjitim qe ta merrnit situaten ne dore pas krizes qe lindi ne kuvend dhe kaloi ne qeveri. Ishte kompetence e juaja qe te shkarkonit qeverine Nano pas refuzimit te kryeministrit per te dhene doreheqjen. Ishte detyra juaj qe te therrisnit partite parlamentare ne nje tryeze te perbashket ku te diskutonit rruget e daljes nga kriza. Shqiperia nuk mund te lihet as nje dite pa qeveri, kurse ju e late 1 muaj zoti president. Edhe ne momentin kur emrat e rinj iu ofruan per aprovim, ju u betuat ne parlament para gjithe shqiptareve se nuk do te dekretoni emra te implikuar ne krim dhe korrupsion. Por ja qe fjalet i merr era dhe ju i dekretuat emrat e serviruar, qe per ironi te fatit jane emra te denoncuar per krim e korrupsion nga vete kryeministri Nano. Kjo i vuri kapak gjithckaje dhe ju bete vetvrasje politike. Nese 1 muaj me pare ju qendronit mbi krizen, tashme ju u bete pjese e saj zoti president.

    Presidenti konsensual, tashme president ceremonial

    Aq keq e keni pozicionuar veten zoti president, aqsa keni humbur edhe ate mbeshtetje te elektoratit shqiptar qe ju zgjodhi ne pushtet dhe krijoi besim tek ju. Asnje largim apo fajesim i stafit tuaj presidencial, nuk mund te rifitoje besimin e humbur te shqiptareve tek ju. Ju tashme keni fituar statusin e parardhesit tuaj, ate te presidentit ceremonial. Mund te vazhdoni te qete te dimeroni ne postin tuaj deri ne diten e fundit te mandatit tuaj. Askush nuk do tu serviri me mendime, askush nuk do tu vere veshin atyre qe ju keni per te deklaruar, keshtu qe vazhdoni te qete te shperndani sa me shume dekorata dhe cmime, prisni e percillni delegacione te huaja, pasi ajo eshte detyra e vetme e nje presidenti ceremonial.

    Ilirjan Papa
    10 Janar 2003
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Presidenti i korruptuar !

    Duke marre shkas nga nje informacion i bashkpuntorve tane ne Shqiperi per gjendjen e rende ne te gjitha sektoret ekonomik te jetes ne ate vend, si dhe nga situata e rende politike e krijuar, bashke me nje Telefonate ne redaksi nga Tirana, po botojme edhe te dhenat e sakta rreth familiarve te presidenti Alfred Moisiu, te cilet i ka vendosur me ane te pushtetit te tij ne funksione te larta keto kohet e fundit.
    Here mbas here do te informojme per ecjen mbrapsht te punve ne ato sektore ku drejtojne ata...
    Kesaj radhe nje telefonate e besueshme na informon se :
    Ne Maternitetin e Tiranes ku eshte vendosur qe ne korrik te vitit 2003 si drejtoreshe Rubena Moisiu nje e afert e presidentit, gjendja ne ate maternitet eshte renduar me shume jo vetem nga ana higjeno-sanitare por jane shtuar cmimet e bakshisheve te detyrueshme per grate qe vijne te lindin.
    Nje grua per nje lindje normale duhet te paguaje 150.000 (mije ) leke te vjetra ne dore.
    Ky burim informacioni na tregon se nje grua ka vuajtur 32 ore e lene ne mshire te fatit deri sa ka paguar parate, mjeket donin ta conin ne thike me zor edhe pa patur nevoje, vetem pse ajo nuk kishte paguar qe ne fillim.
    Kjo do te thote se po hyre ne thike duhet te paguash pa tjeter dhe me shume...
    E gjithe ajo gjendje i dedikohet drejtoreshes se re Rubena Moisiut dhe ministrit te shendetsise L. Solit, te cilet si shume drejtore e doktora te tjere ne Shqiperi bashke me ate minister shendetesie po vjedhin popullin, duke mos pase turp fare dhe as me te voglen shenje humanizmi.
    Gruaja e cila ka shpetuar nga thika mbasi ka paguar 150.000 leke, tregon se: Me mire i kane pase kushtet e pjelljes lopet ne stallat e Kamzes, ne ato stalla ku milej qumshti per familjaret e bllokut te udheheqjes, se sa i kane kushtet per lindje grate e kryeqytetit, Tiranes. Ajo thote: Dhoma te ftohta, carcafe te piste te vjeter, infermjere dhe mjeke qe nuk kane as me te voglen ndjenje humanizmi per grate qe vijne te lindin as per ato foshnja te porsa lindura...

    Me poshte eshte matriali qe eshte botuar ne Shqiperi per emrimet e farefisit te presidentit ne funksione ku po shtrijne korrupsionin si fis duke abuzuar me ato funksione....

    Nje Gjeneral kapet rob

    Diten qe u zgjodh President, Alfred Moisiu i kerkoi familjareve qe te mos abuzonin me emrin e tij. Por, pas 18 muajsh, kreu i shtetit, duket se po devijon drejt rruges se dyte. Nje rruge qe ka nisur me emerimin e tyre ne poste kyce. Per te cilat Moisiut i eshte dashur te beje edhe kompromise me mazhorancen, duke fituar merine e opozites

    Nga Fabian Morava

    Presidenti Shqiptar Alfred Moisiu

    Rubena Moisiu.

    Emerohet ne korrik Drejtorieshe e maternitetit te Tiranes menjehere para fillimit te krizes Nano - Meta. Shkarkohet drejtori paraardhes Halim Kosova, megjithese i jepen lavderime per punen e bere.

    Mirela Moisiu

    Mban edhe titullin zonjes se pare. Shoqeron kudo te atin. Emerohet keshilltare e Ministrit te Turizmit gjate kesaj vjeshte

    ne kulmin e krizes qeveritare. Eshte vajza qe kujdeset me shume per te atin.

    Admir Moisiu

    Djali 30 vjecar i presidentit. Ish punonjes i VEVE-s. Ka mbaruar juridikun me korespondence. I larguar nga bashkia e Tiranes, nga Edi Rama. I emeruar shef i kontrollit financiar te prokurorise te pergjithshme.

    Ana Moisiu

    Punonjese e nderlidhjes ne ministrine e Brendeshme. Vajza me diskrete e familjes presidenciale. I eshte ofruar pak muaj me pare vendi i nendrejtoreshe se postave, por nuk ka pranuar. Sipas fjaleve sepse kerkonte nr 1.

    Durim Ylli

    Botues i revistes Turizmi shqiptar prej nga ka vjelur nje sasi te konsiderueshme te fondeve te publicitetit per kete fushe. Menjehere pas zgjedhjeve te 12 tetorit konkuroi per president i dhomes se Tregtise.

    Aleksander Hoxha.

    Nip i Presidentit. I pari prej familiareve te tij qe eshte ngritur ne nje post shteteror. Aktualisht drejtor i shoqerise me kapital publik, Albtransport, ku ka pasur nje konflikt me dyqanet Deuty free Shops.


    Diten qe u hap Kongresi i VI i PS, Admir Moisiu, djali i vetem i Presidentit te Republikes, u emerua Drejtor i Drejtorise se Kontrollit te Brendshem Financiar ne Prokurorine e Pergjithshme. Ky lajm, ne nje dite si ajo ku besohej se me ne fund do te zgjidhej kriza disa mujore e qeverisjes se vendit, kaloi ne heshtje. Sepse te nesermen, do caktohej shefi i mazhorances dhe njekohesisht Kryeministri i vendit. Keshtu qe askush nuk kishte kohe, qe te bente ndonje lidhje mes emerimit te njeriut qe ka tani ne dore financat e Prokurorise dhe rolit te kreut te shtetit, ne krizen qeveritare.

    Nje krize qe ishte thelluar me shume, ne mesditen e 23 tetorit, kur me shumice votash, Parlamenti rrezoi kandidaturat e Namik Dokles per minister te Jashtem dhe Fatmir Xhafes per minister Rendi. Po ti besojme mesazhit qe Presidenti i Republikes i drejtoi kete te enjte dputeteve, zgjedhja e Nanos per te vazhduar drejtimin e 2 dikastereve me zevendesministra, nuk ka qene dhe nuk eshte normale.

    Por vete Moisiu, ne 7 javet e kesaj krize, vec disa takimeve konsultative, nuk arriti te hedhe hapin e vetem qe ia lejonte Kushtetuta: Ti drejtohej Parlamentit me nje mesazh. Nje hap qe do ta institucionalizonte krize.

    Duke detyruar Kryeministrin, qe te kerkonte mocion besimi per te verifikuar mazhorancen e tij. Ose, do ta obligonte opoziten qe te konsumonte te vetmen rruge qe kishte, per te paraqitur mocionin e mosbesimit, per ta rrezuar Nanon. Ndaj, lideri i opozites Berisha, e quajti fjalimin e mbajtur nga Presidenti me 18 dhjetor, nje jave pas Kongresit socialist, si kofini pas te vjelave.

    Por cka ndodhur gjate ketyre 18 muajve me ish Gjeneralin e prere, qe nuk guxoi te plotesonte ne kohen e duhur angazhimin e tij kushtetues? Perse eshte zbutur kaq shume Presidenti,- pavaresisht zerit dhe toneve te forta gjate fjalimeve,- i cili pas betimit, refuzoi per disa jave te firmoste disa nga kandidaturat e Nanos per vendin bosh te shefit te SHISH? A ka lidhje emerimi i djalit te Presidentit, me reagimin e tij te vonuar ne lidhje me krizen qeveritare? Dhe ne fund te fundit, a lidhen me kete metamorfoze, edhe disa emerime ne poste kyce, te njerezve nga rrethi i tij i ngushte familiar?

    Fillimi i hekurt

    Me 25 qershor te vitit te kaluar, nje dite pas votimit nga shumica derrmuese e deputeteve te Kuvendit, te kandidatures se tij si President Konsensual, Alfred Moisiu vec te tjerave, beri dy levizje mjaft domethenese. Se pari, vizitoi banesen e fundit te bashkeshortes se ndjere dhe me pas, mblodhi gjithe familjaret e tij. Te cilet i porositi, se ashtu si edhe deri ne ate kohe, duhet te silleshin mire ne shoqeri. Aq me teper, qe pas kesaj, veprimet e tyre do monitoroheshin nga gjithe qytetaret. Nuk dua qe asnjeri prej jush, apo ne emrin tuaj, te abuzoje me Presidentin dhe institucionin qe une do te perfaqesoj,- kane qene pak a shume keshillat e tij te prera, prej ish ushtaraku dhe perfaqesuesi te nje familje me emer.

    Ishte koha kur lideri i PS Nano dhe ai i opozites, Berisha, po kalonin muajin e mjaltit politik. Ndersa ne gjirin e mazhorances, vendin e qeverise Majko ne gusht 2002, e zuri qeveria Nano. Ndaj, pas shkarkimit konsensual te shefit te sherbimit sekret [SHISH] Fatos Klosi, Kryeministrit i dukej e thjeshte, emerimi i nje kandidature tjeter. Por, do te kalonin disa jave dhe Moisiu, gjate konsultimeve me Nanon do te hidhte poshte, nje e nga nje disa nga emrat e ofruar, si te papershtashem per nje post kaq delikat. Ndaj, hezitoi te firmose me te paren, dekretin per kreun e nje strukture, qe kishte sjelle kaq shume probleme pas 1990 ne Shqiperi.

    Nje veprim qe u komentua ne media, si nje perplasja e pare e Presidentit me Kryeministrin dhe si nje sinjal i qarte, se si Nano ashtu edhe Berisha, nuk do ta kishin aq te lehte, qe te terhiqnin per hunde nje Gjeneral 74 vjecar.

    Pas 3 muajsh, ne nentor 2002, Moisiu do te firmoste me ne fund, emerimin e Kujtim Hysenajt ne krye te SHISH.

    Nje karshillek qe nuk mund te kaperdihej kollaj, nga nje lider si Nano. Ndaj, Presidentit i duhej dhene nje mesim i mire. Dhe rasti u gjet, atehere kur nuk pritej. Duke shfrytezuar nje mani per dekorimet vend e pa vend, si asnjehere tjeter me pare ne traditen e Festivaleve te Kenges ne RTSH, dy humoristet e njohur Agron Llakaj dhe Agim Bajko, do te ironizonin Moisiun ne menyre mjeshterore. Duke e vene ate perballe figures se Papa Gjon Palit. Por, me shume se nje sulm politik, disa media e komentuan ate si nje lufte kunder krishterimit. Ndersa disa te tjera, e lidhen, me luften e ftohte mes kreut te shtetit dhe atij te qeverise. Ndaj i drejtuan shigjetat e sulmit, ndaj Drejtorit te RTSH Artur Zheji, qe jo vetem e transmetoi pa e censuruar humorin, por qe njihej edhe si mik i Nanos.

    Ndryshimi i taktikes

    Pavaresisht nga e verteta e plote, Moisiu pervecse e shterngoi doren per dekoratat, duket se mori edhe goditjen e pare publike. Ne ate kohe Nano ishte me pushime ne Sharm El Sheik, ku qendroi per 2 jave. Dhe pas kthimit, u perfol se ne nje takim me tyre, Presidenti gjeti rastin ta kritikonte per qeverisjen e shqiperise nga avioni. Por, e verteta nuk dihet pasi sherri nuk u be ndonjehere publik.

    Ndersa per Moisiun, gazetat here pas here, vazhdonin te hidhnin shigjeta si ajo per vrasjen e qenve ne vilen presidenciale ne Durres, bllokimin e te gjitha rrugeve kur kalonte eskorta e tij, apo manierat per kushtet e jeteses dhe kualitetin e stafit te perzgjedhur. Gjate gjysmes se pare te 2003, ishin dhene ne kete menyre, sinjalet e para te nje lufte qe nese thellohej, rrezikonte ta kthente imazhin e Presidentit te Republikes, nga garant i Kushtetutes, ne nje figure gjysem qesharake.

    Keshtu rrodhen pak a shume ngjarjet, derisa erdhi 21 qershori, dita e Samitit te Selanikut. Ku Nano vendosi me bujari ta perkedhele presidentin dhe me nje veprim te pashoq per te [ndryshe nga ckish ndodhur ne samitin Shqiperi, Kroaci Maqedoni] vendosi ta njohe e ta respektoje si kryetar te delegacionit shqiptar. Efekti qe i plote. Te dy drejtuesit e shtetit, te ndodhur per here te pare sebashku, jashte kufijve, gjeten kohen, per te kaluar ne shoqerine e njeri- tjetrit, nje pasdite te tere ne veranden e hotelit buze Detit Egje, ku ishin akomoduar.

    Askush nuk di te thote se ckane biseduar me njeri- tjetrin, dy kreret e shtetit e qeverise shqiptare. Por, ajo qe mund te thuhet me saktesi, eshte se takime te tilla, ndikojne jo pak, duke qene ndoshta percaktuese per fatin e raporteve te ardhshme mes tyre.

    Aq me teper qe gjysma e dyte e 2003, ishte mjaft e rendesishme per fatin politik te Nanos, po te kemi parasysh se perpara ishin jo vetem zgjedhjet e pergjitheshme lokale te 12 tetorit, por edhe Kongresi i VI zgjedhor i Partise Socialiste.

    Por, per te marre sinjalin e pare per cfare kishin rene dakort dy te medhenjte, nuk do te kalonin vetem pak dite. Kur ne nje televizion qe ka hyre vrullshem ne treg, ne qender te nje emisioni politik, doli papritur Rubena Moisiu, vajza gjinekologe e Presidentit te Republikes. Por tymi duket se do te dilte shpejt kur ne diten ne vazhdim, gazetat filluan te flasin per shkarkimin e shpejte te Drejtorit te Maternitetit te Tiranes.

    I pyetur per shkaqet e levizjes se mjekut te njohur Halim Kosova, ministri i Shendetsise Mustafa Xhani u shpreh se nuk duhet patjeter nje shkak per te larguar nje drejtues institucioni, edhe kur ai eshte i suksesshem ne postin e tij. Ne kete menyre, Xhani duket se padashje kishte artikuluar nje te vertete te madhe. Vete Rubena, e vendosur ne siklet perballe figures se Kosoves, gjate prezantimit ne detyren e re me 2 korrik, u shpreh se ndoshta nuk jam shume e njohur per publikun, por studentet e mi me njohin, pasi kam dhene kontribut ne fushen akademike.

    Tani pas 6 muajve, kane rrjedhur aq ujera, per te kuptuar se Nano, ne takimin e Selanikut kishte patur nje vit kohe per te studiuar Moisiun. Aq sa ndoshta per ti ofruar mundesine, se ne nje raport normal me njeri- tjetrin, ai politikan mund te kryente mire jo vetem detyren e tij si garant i Kushtetutes dhe si baba, te krijonte nje te ardhme me te mire per familjen.

    Te mirat e pushtetit

    Ndoshta per kete, Nano ka shfrytezuar edhe faktin se Moisiu, eshte shume i lidhur me femijet, sidomos me vajzat. Kohe me pare, ne nje shkrim per njeren prej tyre, thuhej se ndikimi i saj ndihet deri tek luku i tij estetik, ne imazhin perfekt te jakave te kemishes dhe ngjyres se kollares. Nje lidhje kjo qe ka efekte ndoshta edhe me tej ne punen e Presidenti.

    I cili, duhet thene se ka nje peshe relative politike ne momentet e zgjedhjeve dhe krizave qe kalon vendi. Por qe ne nje republike parlamentare si Shqiperia, nuk eshte se ka ndonje peshe reale per marrjen e vendimeve qe mund te ndikojne ne sektore strategjike, qe kane lidhje direkte apo indirekte me ekonomine e vendit dhe efektet e saj ne lobet e rendesishme qe e perfaqesojne ate. Por, brenda ketij roli dhe ketyre kufizimeve, familja presidenciale edhe mund te perfitoje. Kuptohet, me deshiren e qeverise dhe drejtuesve te saj.

    Ndoshta me kete, lidhen edhe nje serial ndryshimesh qe kane ndodhur me pjestaret e familjes Moisiu. Ku vajza e vogel e tij, e njohur nga protokolli shteteror si first lady, Mirela, eshte emeruar gjate kesaj kohe keshilltare e ministrit te Turizmit, Besnik Dervishi. Ndersa njeri prej dhendureve te Presidentit, Durim Ylli, ka ngritur nje Institut per Zhvillimin e Turizmit dhe Mjedisit. Duke botuar revisten Turizmi Shqiptar, perflitet se ai ka thithur pjesen e luanit ne fondin e 2003, te destinuar per pormocionin e kesaj fushe. Ne faqet e se ciles, nuk eshte veshtire te gjesh jo vetem reklamen Albakopter, firme e gruas se Kryeministrit, por ne bordin e saj edhe emra te tille si Ana dhe Mirela Moisiu,- vajzat e Presidentit. Por, edhe me mbiemrin e tij, si Endi e Xhelal Ylli.

    Por, duket se oreksi vjen duke ngrene. Ndaj pas zgjedhjeve lokale te 12 tetorit, Durim Ylli ne perpjekjet per te marre drejtim e Dhomes se Tregetise dhe Industrise se Shqiperise, u akuzua nga kundershtaret, se per kete mund te kete shfrytezuar edhe emrin e vjehrrit President. Ishte koha kur opozita e akuzoi Moisiun si shkaterrues te procesit zgjedhor me emerimin e anetares se 7 te KQZ, Deshira Subashin duke e detyruar liderin e opozites, qe te shkoje deri atje, sa te kerkonte per here te pare doreheqjen e tij.

    Efekti ortek

    Emrat e familjareve te kreut te shtetit, kane nxjerre koke here pas here ne media. Sic eshte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te Albtransportit Aleksander Hoxha, nipi i Moisiut. I cili ne nje rast, u akuzua se ne pozicionin e administratorit te Aeroportit te Rinasit, jo vetem prishi kontraten e nje Duty Free Shop-i aty, por se refuzonte te zbatonte edhe nje vendim te gjykates per rihapjen e saj. Nderkohe qe muaj me pare, u perfol se vajza tjeter e Presidentit, Ana, nje specialiste e larte nderlidhjeje ne ministrine e Rendit Publik, refuzoi te pranonte detyren e zv/ Drejtoreshes se Postave, pasi duket se synonte kreun e saj.

    Por, ajo qe i vuri vulen ortekut te etheve te pushtetit, qe duket se ka perfshire familjen Moisiu, ka qene emerimi me 12 dhjetor ne detyren e Drejtorit te Drejtorise se Kontrollit te Brendshem Financiar ne Prokurorine e Pergjithshme, i djalit te tij 30 vjecar.

    Ne kete karriere marramendes, nuk ka bere aq shume pershtypje kercimi pindarik i Admir Moisiut. Qe ne pak vjet, nga shofer ne qendren universitare dhe roje tek qendra e biznesit VEVE, nisi studimet me korespondence ne fakultetin juridik. Per te punuar jurist ne Bashkine e Tiranes ne kohen e Albert Brojkes, e per tu larguar prej andej nga Edi Rama per mungese diplome, derisa u emerua ne institucionin e Avokatit te Popullit.

    Me shume se kjo, ben pershtypje dita suimbolike e emerimit te tij si shefi i kontrollit te financave te Prokurorise se Shqiperise. Nje detyre qe u firmos me 12 dhjetor, diten qe PS mblodhi Kongresin per te zgjedhur jo vetem Kryetarin e ri, por edhe krizen e gjate qeverise ne te cilen e kane zhytur vendin. Nje krize, per zgjidhjen e se ciles, nje rol konkret kishte edhe Presidenti i Republikes. Pervec konsultimeve dhe presionit publik nepermjet deklaratave, Kushtetuta i jep atij te drejten ti drejtohet me mesazhe Kuvendit. Institucionit te vetem, ku mund te zgjidhej kriza, nepermjet iniciativave parlamentare te mazhorances ose opozites.

    Por, Presidenti zhvilloi e zhvilloi takime pas takimesh per 7 jave me rradhe. Per ta shtyre leximin e deklarates se tij te forte, vetem te enjten, nje jave pas Kongresit te PS. Pikerisht ne oret kur vete Nano, me pushtetin qe i dha rikonfirmimi i mandatit te kryesocialistit, duket se ia ka arritur qe te siguroje votat e nevojshme per krijimin e qeverise se re. Ndaj, Berisha, i cili per shume kohe kishte bere presion ndaj Presidentit, do ta cilesonte aktin e tij, nje veprim si kofini pas te vjelave.

    Vete Moisiu, pas nje pervoje ne nivelet e larta te lojes politike, pas 18 muajsh ne krye te shtetit, e dinte rendesine e mesazhit te tij. I cili nese do te ishte lexuar ne kohen e duhur, do ta institucionalizonte krizen e Qeverise Nano. Duke i dhene keshtu me te drejte, nje arme te forte kundershtareve te tij ne parti dhe parlament, qe ta godisnin dhe mbase ta rrezonin para se ai te rifitonte mandatin e Kretarit te PS ne Kongres.

    Por, Nano ne 7 javet e tij, jo vetem gjeti kohe te bente fushate, takime te fshehta, por edhe te niste nje tur 7 ditor neper 3 vende te ish Europes Lindore. Turi me i gjate zyrtar i tij, gjate kohes qe mban te veshur kostumin e katert te kryeministrit.

    Nderkohe qe komuniteti nderkombetar e kritikonte se kriza qeverisese ishte aq e thelle sa kishte frenuar reformat ekonomike dhe integruese te vendit, gazetat e Bullgarise botonin ne faqet e para fotot e tij me bashkeshorten, duke bere shoping kapelesh ne nje nga butiket e modes ne Sofje.

    Fatos Nano nuk kishte pse ngutej. Edhe pse qeveriste prej kohesh pa ministrin e Jashtem dhe te Rendit. Ai ishte i qete. Sepse Presidentin e kishte me vete. Pasi ate pasdite te ngrohte vere, gjate pushimit te punimeve te Samitit te Selanikut, ai kishte patur kohe, qe te bisedonte me te. Nje takim koke me koke me te, detajet e se ciles, ndoshta nuk kane per tu zbardhur kurre. Por, ajo qe duket e qarte tashme, eshte fakti se Kryeministri eshte nje mjeshter aq i rafinuar politik, saqe e ka zene rob edhe Gjeneralin.

    Zgjodhi nga shtypi ne Shqiperi Kreshnik Lekaj

  11. #71
    Deri tani eshte pranuar gjeresisht si nga te gjithe politologet dhe konstitucionalistet (flas per ata qe jane te pavarur jo te politizuar) qe Moisiu, ka qene i vetmi President i RSH, qe ka qene garant dhe respektues i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
    Sidomos po ta karahasojme presidentin Topi qe kemi tani, eshte mese e dukshme diferenca; president me buratin se kemi sot, nuk ka ku te shkoje....dhe sigurisht nese e vendosim ne peshore me Moisiun, (parardhesin e Topit) kahu pozitiv anon nga Moisiu!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •