Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 71
  1. #21
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Partia Demokratike kerkon nepermjet kandidatit te saj per Bashkine e Tiranes dhe njekohesisht Sekretar per Marredheniet me Publikun ne PD, Spartak Ngjela, doreheqjen e Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Shkak per kete kerkese ekstreme te drejtuesve me te larte demokrate, eshte bere shpallja e rezultatit te pjesshem te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes, ku Ngjela dhe koalicioni opozitar qe e mbeshteste, ka humbur thellesisht perballe kandidatit socialist Edi Rama. Pa bere as me te voglen analize per kete humbje me permasa te medha ne kryeqytet, kreret me te larte te PD, jane perpjekur dje te krijojne alibine e tyre politike per kete humbje, duke akuzuar kreun e shtetit se eshte ai shkaktari i humbjes se PD ne Tirane. Akuzat e zyrtareve me te larte te PD ne adrese te Moisut jane shume te renda, pasi ata e akuzojne se "per interesa personale shkaterroi procesin zgjedhor". "Eshte pergjegjesi e drejteperdrejte e Presidentit te Republikes, i cili ne nje krah tregohej krejtesisht i paafte, kurse ne krahun tjeter, ne demokratet, dyshojme se per interesa personale, shkaterroi procesin zgjedhor, duke emeruar te pestin kandidat socialist (ne KQZ) ne kundershtim te hapur me ligjin", ka deklaruar Ngjela. Pavaresisht se kjo deklarate eshte teresisht e pathemelte, sepse anetarja e shtate e KQZ u zgjodh nga KLD, ne te cilin Moisiu beri perpjekje te medha qe te zgjidhet nje anetar i propozuar nga PD, per kreret e selise blu duket se eshte nje vegje politike per t'u kapur, ne perpjekjet e tyre per te zbehur humbjen e thelle ne kryeqytet. Permasa e kesaj humbjeje, duket ka bere qe kreret e PD te mos e mendojne me gjate, por te arrijne deri aty sa t'i kerkojne "haracin" Presidentit te Republikes, qe te jape doreheqje nga posti qe mban, meqe eshte propozuar nga opozita. Kjo skeme e propozuar nga Ngjela, ne fakt duket se nuk ka asnje lidhje me humbjen e tij ne Tirane, po te veresh me kujdes formulimin e bere nga avokati se, "Presidenti duhet te jape doreheqje, qe te hapi rrugen per zgjedhje te reja". Vetem pak dite me pare kryetari i PD Sali Berisha, kerkoi zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ne pranveren e vitit te ardhshem dhe keto deklarata te Ngjeles, duket se jane ne kete llogjike politike. "Ka vetem dy rruge: ose Presidenti te rregulloje demin e shkaktuar prej tij, ose te ndihmoje opoziten, qe e ka propozuar per President, duke dhene doreheqje, qe te hapi rrugen per zgjedhje te reja, ne nje kohe qe shoqeria ndodhet ne prag te nje shkaterrimi antidemokratik", ka qene deklarata "kryqezuese" e Ngjeles per Moisiun. Sipas tij, procesi zgjedhor ne Tirane, pasi degradoi ne administrimin e votes u shkelmua ne KQZ, ndersa 5 anetaret e KQZ te ansamblit keqberes socialist, nenvizon Ngjela, "jane shkeles te vazhdueshem te ligjit dhe duhen penalizuar rende, ne rast se do te duam ecurine demokratike te Shqiperise". Ngjela deklaron se pergjegjesia per kete krize, e cila eshte bilaterale: eshte ne Kuvend, ne funksion te Qeverise.

  2. #22
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ngjela: Presidenti, inicuesi i krizės zgjedhore

    Sėrish kandidati demokrat ka kėrkuar qė presidenti i Republikės tė japė dorėheqje, pasi nuk ka arritur qė tė garantojė zbatimin e ligjeve, madje sepse ai ka qenė njė nga institucionet qė ka shkelur ligjin, duke mundėsuar zgjedhjen e njė socialisteje nė postin e anėtarit tė KQZ-sė, i cili sipas ligjit i takonte opozitės

    Kandidati demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela, kėrkoi dorėheqjen e Presidentit tė Republikės, pasi sipas tij ai ėshtė inciuesi i krizės zgjedhore, sepse theu ligjin duke lejuar zgjedhjen e njė socialisteje si anėtare e KQZ, nė njė kohė kur ai vend i takonte opozitės. Sipas tij Moisiu, duhet tė rregullojė dėmin e bėrė, duke pėrzgjedhur njė tjetėr anėtar nė KQZ, i cili t'i pėrkasė opozitės, nė rast tė kundėrt duhet tė kėrkojė dorėheqje pėr t'u hapur rrugė zgjedhjeve tė parakohshme. Ngjela tha se dorėheqja do shėrbente pėr tė vėnė nė vend pėrgjegjėsitė kushtetuese tė presidentit. "Kjo krizė, e cila ėshtė bilaterale ėshtė pėrgjegjėsi direkte e presidentit tė Republikės, i cili nė njė krah tregohet tėrėsisht i paaftė, kurse nė krahun tjetėr ne demokratėt dyshojmė se pėr interesa personale shkatėrroi proēesin zgjedhor duke emėruar tė pestin kandidat socialist nė kundėrshtim tė hapur me ligjin. Ka vetėm dy rrugė, ose tė rregullojė dėmin e shkaktuar prej tij, ose tė ndihmojė opozitėn qė e ka propozuar pėr President, duke dhėnė dorėheqje qė tė hapė rrugėn pėr zgjedhje tė reja nė njė kohė qė shoqėria ndodhet nė prag tė njė shkatėrrimi antidemokratik, i cili vjen si pasojė e segmentve tė caktuara tė politikės lidhur me krimin e organizuar," u shpreh Ngjela. Gjatė njė prononcimi pėr shtyp gjatė orėve tė mesdites, Ngjela theksoi se procesi zgjedhor nė kryeqytet ėshtė shkatėrruar plotėsisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi tė pesė anėtarėt e tij kanė shkelur ligjin nė mėnyrė flagrante. Ngjela deklaroi se kriza ka pėrfshirė jo vetėm KQZ -nė, anėtarėt socialistė, tė tė cilit duhet tė ndiqen penalisht, por edhe parlamentin. "KQZ-ja, pėrkatėsisht pesė anėtarėt e ansamblit keqbėrės socialist janė shkelės tė vazhdueshėm tė ligjit dhe duhet penalizuar rėndė nė rast se duam ecurinė demokratike tė Shqipėrisė, ndėrsa pėrgjegjėsia pėr kėtė krizė, e cila ėshtė bilaterale ėshtė dhe nė parlament nė funksion tė qeverisė dhe nė KQZ nė funksion tė manipulimit tė votės," deklaroi Ngjela.

    Burimi: "Gazeta Tema"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #23
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Presidenti Moisiu u shpreh dje se do te kishte shtyre zgjedhjet vendore, nese do te ishte ne dijeni te problemeve me listat e votuesve. Reagimi i Presidentit ka ardhur gjate nje takimi me raporteret vezhgues te Asamblese Parlamentare te KE, Jerzhi Smoravinski dhe Soeren Soendergaard. Duke iu referuar zgjedhjeve te 12 tetorit, Moisiu evidentoi faktin se ato shenuan nje hap me tej ne procesin demokratizues dhe jane cilesuar me te mira se te meparshmet edhe nga vezhguesit nderkombetar. "Fushata zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve u karakterizuan nga normaliteti e qetesia dhe duhet theksuar se ne keto zgjedhje u kapercyen verejtjet e konstatuara ne proceset e meparshem zgjedhor nga OSBE dhe ODIHR. Kodi i Ri Zgjedhor megjithe permiresimet e reflektura ne te perseri ka defekte dhe duhet te rishihet", tha Presidenti. Sipas tij, "problemi shqetesues i listave u shfaq vetem diten e votimit; megjithese listat u kontrolluan nga vete partite bashke me KQZ dhe KQZV-te". "Asnje informacion paraparak nuk pata per listat; ne se do te kisha informacion ne kete drejtim, une do t'i kisha shtyre zgjedhjet", nenvizoi Presidenti. Ai shtoi se do te merren masa per informatizimin e listave te zgjedhesve per te ardhmen dhe se ky problem i lindur ne keto zgjedhje do te hetohet. "Nje ceshtje tjeter qe kerkon korrigjim eshte dhe ai i kompozimit te komisioneve te depolitizuara", tha Moisiu.

  4. #24
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Presidenti deklaron se nuk eshte dakort me drejtimin e dy ministrive nga zevendeministrat: "Jam ne pritje te propozimeve te Kryeministrit Fatos Nano, per kandidaturat e reja, sipas kerkesave te shprehura ne Kushtetute"


    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, deklaroi dje, perpara gazetareve, se vazhdon te jete ne pritje te kandidaturave per ministra, qe do te propozoje Kryeministri Fatos Nano, ne menyre qe te behet plotesimi i vendeve te mbetura bosh ne qeveri. Vende qe nuk u mbushen per shkak te rrezimit te dy kandidaturave per minister te Puneve te Jashtme dhe Rendit Publik. "E kam shprehur dhe me pare qendrimin tim, se nuk jam dakord qe vendet qeverisese te mbetura bosh, te vazhdojne te drejtohen nga zevendesministrat. Tani jam ne pritje te propozimeve te Kryeministrit, Fatos Nano, per kandidaturat e reja, sipas kerkesave te shprehura ne Kushtetuten e Shqiperise", deklaroi dje Presidenti Moisiu, perpara fillimit te Konferences "Harmonia fetare ne Shqiperi", e organizuar prej tij dhe drejtorit te Pergjithshem te UNESKO-s, Koishiro Matsuura, ne hotel "Tirana". Ministria e Rendit Publik dhe ajo e Puneve te Jashtme vazhdojne te qeverisen me zevendesministra, qe pas rrezimit nga Kuvendi te dy kandidaturave te Fatmir Xhafes dhe Namik Dokles, te propozuara prej Kryeministrit Nano dhe te dekretuara nga Presidenti. Gjate kesaj periudhe, u hodh edhe ideja e mundesise se qeverisjes me ministra te dekretuar prej Presidentit Moisiu dhe te pavotuar nga Parlamenti, por kjo u zgjidhje u kritikua ashper dhe nuk pranua prej opozites, e cila e cilesoi kete hap si kunderkushtetues. Nderkohe, po dje, Presidenti Alfred Moisiu i'u pergjigj edhe deklaratave me te fundit te bera prej kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes, Spartak Ngjela, duke i permbledhur ato ne fjalen e vetme "spekullime" te ish-deputetit. Avokati Ngjela deklaroi dy dite me pare se Presidenti duhet te jape doreheqjen dhe t'i hape rrugen zgjedhjeve te parakohshme, pasi procesi zgjedhor ne qytetin e Tiranes eshte shkaterruar dhe manipuluar, duke e cilesuar kete drejteperdrejt si pergjegjesi te Moisiut. Sipas Ngjeles, kreu i shtetit, ne vend qe te tregohej i paanshem, ai ka emeruar anetarin e shtate te KQZ-se nga socialistet, duke shkaterruar ne kete menyre procesin zgjedhor.

  5. #25
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Deputetėt e Partisė Demokratike bllokuan dje punimet e Parlamentit. Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha i kėrkoi kreut tė parlamentarėve, Servet Pėllumbi qė tė pezullojė punimet e Kuvendit deri nė momentin qė qeveria do tė sjellė nė parlament dy ministrat e rinj pėr t'u miratuar. Sipas Berishės pėrpjekjet e kryeministrit qė ministrat e propozuar nga ai, tė bėjnė betimin pa marrė miratimin nė parlament, janė puē qeveritar. Berisha i kėrkoi Presidentit tė Republikės qė tė deklarojė qė nuk ėshtė pjesė e kėtij puēi qeveritar.
    "Dua qė presidenti tė mos e marrė pėr presion sepse nuk po bėjmė presion por po mbrojmė kushtetutėn", tha Berisha. Sipas tij ideja e "qeverisė jashtėparlamentare" ėshtė ideja mė puēiste e bėrė nga kryeministri Nano. Deputetėt e djathtė nuk lejuan zhvillimin e rendit tė ditės duke e konsideruar parėsore zgjidhjen e situatės se krijuar nė qeveri. Berisha kėrkoi ndėrhyrjen e kryetarit tė Kuvendit duke deklaruar se demokratėt janė tė vendosur ta mbrojė kushtetutėn me ēdo kusht. "Ju jap fjalėn e nderit se unė bashkė me kėta deputetė, jam i vendosur pėr tė mbrojtur kushtetutėn me ēdo ēmim, dhe mos mendoni se do ta pėrdorni si prostitutė siē e keni bėrė deri tani", tha Berisha.
    Ndėrkohė kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialsite, Gramoz Ruci tha se janė deputetėt e opozitės ata qė po bėjnė puē institucional duke bllokuar punimet e Kuvendit. Sipas tij, e gjithė zhurma e bėrė nga deputetėt demokratė vjen si rezultat i nxjerrjes sė rezultateve tė zgjedhjeve pėr Bashkinė e Tiranės, ku fitues doli kandidati i mbėshtetur nga PS-ja Edi Rama. Pėllumbi pas dy herė pushimesh nga dhjetė minuta tentoi pėr herė tė tretė tė vazhdojė seancėn plenare me rendin e ditės por gjithesi zgjedhja e vetme u pa ajo e anullimit tė seancės plenare pėr ta vazhduar atė ditėn e hėnė nė orėn 17.00. Megjithatė kryetari i PD-sė u shpreh se "qėndrimi i demokratėve nuk ka pėr tė ndryshuar edhe ditėn e hėnė nė rast se nuk do tė zgjdhet ēėshtja e ministrave apo tė pranohet kėrkesa pėr njė qeveri teknike".


    Tė vegjlit mbėshtesin PD

    Partitė e vogla opozitare e mbėshtetėn kėrkesėn e kryetari tė PD-sė pėr pezullim tė punimeve tė parlamentit deri nė ardhjen e ministrave pėr miratim. Kėshtu kryetari i Partisė Demokristiane Nikollė Lesi u shpreh se pėr herė tė parė gjatė 13 viteve pluralizėm ai i jep tė drejtė kreut tė demokratve pėr kėrkesėn qė shtroi nė parlament. Sipas tij parlamenti nuk funksionon pasi organet e nxjerra prej tij janė antikushtetuese. Ndėrkohė edhe republikani Maks Begeja u shpreh se kėrkesa e Berishės nuk bėhet thjesh pėr mbylljen e njė seance parlamentare, "pėrkundrazi ne kėrkojmė qė kjo qeveri tė funksionojė". Begeja u shpreh se funksionimi i qeverisė do tė vijė vetėm me kompletimin e saj me ministrat qė mungojnė.


    "Berisha largon vėmendjen nga humbja"

    Ruēi: Gjinushi shfaq amoralitet politik
    Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė cilėsoi akuzat e njė dite mė parė tė kreut socialdemokrat Gjinushi si "njė amoralitet politik i aleatit tonė tradicianal dhe njė ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė PS-sė". Ruēi u shpreh gjithashtu se nė njė situatė tė tillė, PS-ja nuk do tė ndėrhynte nė punėt e brendshme tė PSD-sė. Pas marrėveshjes Nano-Berisha dhe zgjedhjen e Presidentit konsensual, marrėdhėniet mes Nanos dhe Gjinushit e pėr rrjedhojė PS-PSD, u acaruan dhe de facto dolėn jashtė koalicionit qeverisės. Dy ditė mė parė kreu socialisdemokrat, Gjinushi nė njė konferencė pėr shtyp akuzoi Fatos Nanon se me negociatat me partinė e Pollos, nuk po bėn gjė tjetėr veēse po thellon krizėn politike nė vend. Madje Gjinushi "bashkėpunimin me tė ashtėquajturėn parti tė Pollos deri nė kongres, bashkėpunim me Berishėn deri nė kongres e pastaj kalim i tė majtės nė opozitė dhe eventualisht zgjedhja e Nanos president nga e djathta", e konsideroi si pjesė tė skenarit politik tė Nanos nė dėm tė interesave tė majta. Po dje menjėherė pas seancės parlamentare, Sekretari i Pėrgjithshėm i PS, Ruēi, iu pėrgjigj dhe kėrkesės sė Berishės pėr mosvazhdim tė seancave parlamentare nėse Fatos Nano nuk sjell nė parlament emrat e rinj tė ministrave. Ruēi u shpreh se kėto janė "manovra tė opozitės pėr tė larguar vėmendjen e opinionit nga humbja e kandidatit demokrat Ngjela pėr kryebashkiak dhe shpalljen e rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve nė Tiranė nga ana e KQZ-sė".

  6. #26
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė Partinė Demokratike, Spartak Ngjela kėrkoi dorėheqjen e Presidentit tė Republikės, si pėrgjegjėsi kryesor pėr "krizėn bilaterale nė parlament, e cila ėshtė nė funksion tė Qeverisė, dhe nė KQZ nė funksion tė manipulimit tė votės". Sekretari demokrat i tregoi rrugėt qė mund tė zgjedhė Presidenti nė njė situatė tė tillė tė acaruar politike. "Presidenti ka vetėm dy rrugė, ose tė rregullojė dėmtimet e shkaktuara prej tij, ose tė ndihmojė opozitėn, qė e ka propozuar pėr President duke dhėnė dorėheqjen pėr tė hapur rrugėn pėr zgjedhje tė reja nė njė kohė qė shoqėria ndodhet nė prag tė shkatėrrimit demokratik", tha Ngjela. Ai e akuzoi Presidentin pėr paaftėsi nga njėra anė dhe nga ana tjetėr pėr vendime tė marra pėr interesa personale.
    "Kjo krizė ėshtė pėrgjegjėsi e plotė e Presidentit, i cili nė njė krah tregohet tėrėsisht i paaftė, kurse nė krahun tjetėr ne demokratėt dyshojmė se pėr interesa pėrsonale shkatėrroi procesin zgjedhor duke emėruar tė pestin anėtar tė KQZ-sė, kandidatin socialist nė kundėrshtim tė hapur me ligjin", tha Ngjela. Ai u shpreh se procesit zgjedhor, pas degradimit qė iu bė me administraimin e votės, u shkelmua nga KQZ-ja. "Pesė anėtarėt e asamblit keqbėrės socialist janė shkelės tė vazhdueshmė tė ligjit dhe duhen penalizuar rėndė nė rast se do tė duam ecurinė demokratike tė Shqipėrisė", tha Ngjela. Kjo deklaratė e demokratit Ngjela vjen pas njė klime mjaft tė mirė nė marrėdhėniet e Partisė Demokratike me Presidentin e Republikės. PD-ja ka qėnė gjithmonė mbėshtetėse nė veprimet e bėra nga Moisiu, dhe gjithmonė ėshtė pėrpjekur qė tė mos e implikojė atė nė acarimet politike pozitė-opozitė. Gjithashtu ishte PD-ja ajo qė e propozoi Moisiun pėr postin e kryetarit tė shtetit, megjithėse dje u quajt i paaftė pėr tė kryer detyrėn e ngarkuar.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Moisiu-Sollakut: Shpejto hetimin pėr listat

    Gjatė njė takimi, presidenti Moisiu i ka kėrkuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė hetimet pėr manipulimin e listave tė shpejtohen. Ai tha gjithashtu se komisionerėt e KQZ-sė duhet tė bashkėpunojnė me prokurorinė. Moisiu kėrkoi qė tė hetohen komisionerėt si njė hallkė qė ka ndikuar nė parregullsitė e procesit

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu u takua me prokurorin e pėrgjithshėm Theodhori Sollaku dhe kėrkoi qė procesi i hetimit pėr manipulimin e listave zgjedhore tė shpejtohet, pasi ėshtė shumė e nevojshme qė tė evidentohen shkelėsit. Ai i tha Sollakut se duhet tė vihen pėrpara pėrgjegjėsisė, tė gjithė komisionerėt, tė cilėt kanė abuzuar me ligjin. "Dy problemet shqetėsues tė dalė nga ky proces zgjedhor, ai i listave dhe pėrgjegjėsia e atyre komisionerėve, qė nuk kanė zbatuar ligjin, duhet tė jenė objekt i kėtij institucioni" theksoi Presidenti Moisiu gjatė bisedės me kryeprokurorin Sollaku. "Hetimet pėr atė qė ndodhi me listat nuk duhet tė vonojnė," vazhdoi z.Moisiu, duke kėrkuar qė edhe "komisionerėt si njerėz me mision ligjor tė pėgjigjen para ligjit, kur nuk e zbatojnė atė".

    Presidenti Moisiu kėrkoi qė anėtarėt e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė bashkėpunojnė me organin e prokurorisė, duke iu pėrmbajtur ligjeve nė fuqi.

    "Mendimi i Presidentit ėshtė se nuk duhet hezituar nė kėtė drejtim; nė tė kundėrtėn nuk do tė arrihen tė realizohen asnjėherė zgjedhje tė ndershme. Nga tė gjithė proceset zgjedhore tė zhvilluara nė dymbėdhjetė vjet, asnjėherė nuk ka pasur rast tė vėnies para pėrgjegjėsisė tė atyre anėtarėve tė komisioneve, qė kanė manipuluar apo i janė shmangur detyrimit ligjor," thuhet nė njoftimin e presidencės pėr takimin nė fjalė. Mėsohet se Sollaku ėshtė shprehur se po punohet nė kėtė drejtim, por nuk bėhet e ditur se nė ē'fazė janė hetimet e nisura nga ky institucion. "Prokurori i Pėrgjithshėm nėnvizoi se po punohet nė kėtė drejtim nė bazė tė Kodit tė Procedurės Penale dhe Kodit Penal brenda afateve ligjore. Ēėshtjet janė nė ndjekje dhe kushdo qė ka shkelur ligjin do tė pėrballet me tė," pėrfundon njoftimi i zyrės sė shtypit tė presidentit. Moisiu vetėm disa ditė mė pėrpara u shpreh se institucioni i akuzės nuk po punon si duhet kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ai u shpreh se nė politikė ka penetruar krimi i organizuar ndaj dhe duhet tė luftohet, pėr tė arritur standardet e nevojshme pėr integrimin nė Bashkimin Evropian.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #28
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Presidenti i Gjoergjise Eduart Shervanaza ne mbremjen e se dieles se sotshme dha doreheqjen dhe ministri i jashtem rus Igor Ivanov ka qene ndermjetes ne keto bisedime. Populli i lumturuar gjeorgjian ngrinte dy gishtat si simbol i demokracise dhe festonte ne rruge

    Por cfare do te ndodhe me gjeneralin president zotin Alfred Moisiu.
    Ashtu sic jemi ne dijeni te gjithe, Alfred Moisiu ka pjesen e tij te pergjegjesive per manipulimet e zgjedhjeve dhe deri me sot megjithese qeverise shqipetare i mungojne dy ministra shume te rendesishem, perseri gjenerali president zoti Moisiu nuk i dha zgjidhje krizes qeveritare duke implikuar veten ne "vallen e krimit".
    A do ta jape Moisiu doreheqjen njelloj si Shevarnaze i Gjeorgjise?
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #29
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    BERISHA: PRESIDENTI NXORI OPOZITEN NE SHESH

    Lideri i PD-se Sali Berisha, tha dje se opoziten e kishte nxjerre ne shesh per te protestuar Presidenti i Republikes, i cili kishte lejuar emerimin e Deshira Subashit si anetare te KQZ-se, vendim qe u be shkak per shkaterrimin e procesit zgjedhor ne Tirane. Sipas Berishes, Presidenti Moisiu do te mbaje pergjegjesi deri ne fund per kete ceshtje. Kreu demokrat tha dje se protesta qytetare e opozites, drejtohej kunder armikut kryesor te votes se lire dhe dinjitetit te shqiptareve, kryeministrit Fatos Nano. Por ai akuzoi drtejperdrejte kryetarin e KQZ-se Ilirjan Celibashi qe i mbeshtetur edhe nga 4 anetaret e tjere, fabrikoi ne menyre te percmuar rezultatin zgjedhor te Tiranes, duke ia dhene mandatin e Ngjeles, Edi Rames, njeriut qe sipas Berishes eshte anetar i organizates (Hakmarrja per Drejtesi(. (Celibashi dhe Subashi nen nje urrejtje patologjike, ndeshkuan me percmim opoziten duke mos marre parasysh faktet e manipulimit. Por ne nuk e dorezojme lirine jemi ketu per te perseritur tubimet qe zhvilluam tre vjet me pare, kur tashme Tirana u shenderrua ne mega Dushkun e manipulimeve( tha Berisha. Sipas Berishes vendimi i marre nga 5-shja e KQZ-se, i tregoi opozites se pavaresisht se ju votoni, votat i numerojme dhe fabrikojme ne. Ai pohoi se protesta nuk do te ndaleshin derisa Nano te dorezonte te gjitha mandatet e vjedhura, dhe te perseriteshin zgjedhjet ne Tirane, pasi kryeqyteti dhe Shqiperia, ishin te rendesishme per shqiptaret, po aq sa familja.

    Nderkaq kandidati i PD-se per Tiranen, Spartak Ngjela, tha se kjo ishte fushata e trete qe demokratet do te ndermerrnin per Tiranen, por qe ishte vendimtare sipas tij. Avokat Ngjela pohoi se pa respektimin votes se lire, nuk do te respektohet asnje e drejte, duke e konsideruar fillimin e protestave si vendim teper te rendesishem per opoziten.

    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  10. #30
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga lis
    [B] Kreu demokrat tha dje se protesta qytetare e opozites, drejtohej kunder armikut kryesor te votes se lire dhe dinjitetit te shqiptareve, kryeministrit Fatos Nano.

    Burimi: "Koha Jone"

    Hahahahaah
    Kjo eshte si ato fabulat e Ezopit.

    Berisha dhe vota e lire.
    Pasi Berisha e perdhunoi voten e lire kur ajo ishte vetem 4 vjec, ai filloi te ankohej se pse po ja kaleronin te tjeret kur ajo ishte 11.
    Harroi Berisha se ishte i pari qe e zhvirgjeroi voten e lire, madje po ta pyesesh dhe sot, do te te pergjigjet: Jo, nuk e perdhunovea, thjesht i tregova rrugen e drejte.
    Nje dite vota e lire e kafshoi ne prapanice, dhe doktorri bashke me ate avokatin xhentelmen qe kercenon vajzat e Celibashit, dolen ne protesta.

    Morali i fabules?
    Berisha eshte njeri pa karakter, ndersa Ngjela ishte zhgenjim pas fushates me kulture qe beri.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Moisiu eshte nje President pa fuqi.
    Kte e di mire Berisha dhe nuk ka pse i kerkon Moisiut gjera mbi fuqite e tije.
    Moisiu ose Presidenti i vendit eshte rezultat i nje "lemoshe".

    C'fare eshte kjo Lemoshe?

    Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare fitoi "me letra" ose "de jure" PS-ja.
    PD-ja u ankua ne Bruksel.
    Brukseli i tha Berishes.. ..po po ke pak te drejte por ne kushtet e Shqiperise i quajme te pranushme ato zgjedhje.. prandaj po i sugjerojme Nanos qe si "kompensim" per humbjen tu japi mundesi juve opozites qe te propozoni qe te pakten ne postin e Presidentit te zgjidhet nji person qe ju duket edhe ju Demokratve dhe Socialisteve i pranueshem..

    Ktu lindi ajo qe quhet Marreveshja Nano-Berisha e cila nga bisedimet mes dy liderve nxorri ne skene Moisiun si president "konsensual".

    Me vone kjo marreveshje u shtri me tej.

    U zgjodh dhe nje Prokuror i pergjithshem pak a shume "konsensual" sic ishte Sallaku dhe me vone dhe nje Shef SHISHI po ashtu deri diku "konsensual" sic eshte Kujtim Hysenaj.

    Pra me kte ekip "konsensualesh" erdhem deri tek pergatitjet e Zgjedhjeve Lokale.

    Megjithse Berisha kish pas nji thes me vrejtje per Ish kryetarin e KQZ-se se me parshme Celibashin ai pranoi te hyje ne Zgjedhje me po kte Celibash kryetar bile ne kto te fundit vec Celibashit te mirnjohur nga Berisha si matrapaz ne KQZ-ne e tanishme u fut me dhune nga PS-ja dhe nje far SUBASHE..

    Para votimeve gazetat shkruan se kush qe kjo Subashja.

    Subashja ishte nje militante e PS-se nga kto sorrollopi katundaro-enverist qe ne funksionet si antare Gjykate kishte nxjerre te pafajshem nga akuzat e Tutorizmit, Vrasjeve e Perdhunimeve nje Perbindesh si AGIM PEPA.

    Pikerisht ditet qe i liruari nga Subashja (Deshira Subashi) Agim Pepa vrau oficerin madhor te Policise Gani Malushin dhe Shoferin e tije u gradua ne postin e antares se KQZ-se vet Deshira Subashi..
    Njekohesisht gazetat shkruan se jo vetem Mamaja Subashe por dhe e bija e Subashes kish pas punuar ne Prokurori dhe ish perjashtuar nga puna per Korrupsion dhe mbas kesaj me vulat e Zyres kishte dale e u vinte Gjoba biznesmeneve te Tiranes..
    Ajo u kap dhe u lirua sic din socialistet te lirojne njeri jatrin..

    Pra Berisha e dinte se PS nuk e ka per turp te vjedhi Vota...
    Pra Berisha e dinte se KQZ kishte 5 maskarenj Socialiste dhe 2 tuafe demokrate..
    Pra Berisha e dinte se ne kte KQZ me 5 socialisto-specialiste ishte kryetar Celibash hajduti dhe nenkryetare Subash Mafiozja..
    Berisha e dinte Gjithashtu se prokurori i pergjithshem ishte nga ata konsensualet..pra me kembe prej kartoni..
    Berisha e dinte se Presidenti ishte jo vetem me kembe prej kartoni por dhe i sklerozuar nga mania e madheshtise e pleqeria..

    Berisha e dinte se Edvini kishte vjedhur aq shume sa kish para te blinte dhe Bushin se per Xhefra e Limprehta as qe i diskutonte..

    Ne kto kushte pra Berisha i tha Popullit (popullit demokrat kuptohet) dilni ne Votime se e keni te sigurte se nuk u a vjedh kush Voten...

    Berisha beri 2 muaj ..pra 60 e ca dite Fushate dhe nuk u kujtua ti thote Simpatizanteve te vet..o bijt e mij.. dilni i her nga Kshilli Lagjes e shikoni a i keni njato emra tuej ne Lista apo jo...

    Votuesi demokrat duke e fjetur mendjen se Doktori i di punet e nuk ja ha qeni Shkopin shkoi ne kuti te Votimit..

    Gjysma e Votuesve demokrate ne Shqiperi qe ne castin kur jan afruar ne qendra te Votimit jan ndeshur me c'regullime ne Lista...
    Ik se nuk je ktu..Shko se ne Laprak do e kesh emrin..Jo se tek ali Demi ju ka dal emri ..jo po te 21 dhjetori..jo andej jo ketej dhe njerzit te lodhur kan shku neper Shpija..
    Ndryshe me socialistet te cilet sa jan paraqit ne Qender menjihere u eshte afruar "specialisti" i vet e ja ka bo llokum letrat e ata kllup kllup si zotnilere kan votuar me kuc e mac e me kusherij nga Terbaci e Bilishti mu ne Tirane nen hund te Vil Minapo-rdhit..me shoke..

    Tani ben derr derr Berisha...

    Jo Berish jo... Ti u talle perseri me njerzit..dhe u talle me ata qe te duan se ata qe te urrejne te kan bere lecke me kohe..

    ...

    Dhat iz dhe Kuescen...

  12. #32
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ehh kollaj te besh llogarite dhe me e bukura eshte se nuk kuptojme.
    Berishes i jane larguar te gjithe, i vetem ne protesta dhe tani po te degjosh propaganden serbo-greke shqipetare, te cilet jane ne cdo pellembe te Shqiperise, patjeter qe Berisha eshte me i keqi, me i paafti, njeriu qe di vetem te llomotise.
    Gjynah sepse ata qe e mbrojten dhe e zgjodhen si udherrefye te tyre afersisht nje dekade, sot e shajne dhe nuk i lene gje pa thene.
    Koke shqipetari qe nuk mbush eshte kjo koka jone, pastaj kemi deshire te merremi dhe me politike.
    Le ta shajne ate Berishen dhe koken hengshin ata qe ja dredhin mbas shpine kudo jane.
    Nuk ka, jam idhull i nje lideri e pastaj me fal se ngaterrova personin.
    Zgjidhni nje pseudonim tjeter dhe shajeni me fis e farefis Berishen.
    Ketu mos u tallni me ne.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lis !

    Shqiperia ishte 50 vjet me sistem monopartiak.
    Megjithse formalisht beheshin Votime cdo 4-5 vjet te gjithe e dinim se kto ishin formale sepse ishte PPSH qe caktonte kandidatet qofte ne Kshillat e Rretheve e qofte ne Kuvend Popullor. Populli kishte si detyre vec te votonte me sy mbyllur.
    Ky sistem perfundoi nji dite ne Litaret e vaporreve.
    Pra aq i suksesshem ishte sa nji popull sapo ndjeu se mund te ikej..ja mbathi sa ne Kufi e sa ne det qe te mbrrinte diku mjaft te ishte jasht Shqiperise.
    Erdhi pluralizmi.
    Llogjika e donte qe Partia qe celi Pluralizmin te fitonte mbi Partine qe e coj Shqiperine ne fund te listes se te kqijave.
    Pra duhej qe ne zgjedhjet e para pluraliste te konfirmohej se PPSH qe shkaktoi mjerimin e Izolimin e pashembullt e ato mijra vrasje, pushkatime e internime gjat 50 viteve te ndeshkohej me Vote nga ky Popull qe u dynd ambasadave, kufijve e vaporreve..

    PD kishte pra detyren te konfirmonte se PPSH eshte Parti e skaduar e kte duhej ta vertetonte VOTIMI i LIRE.
    Duhej pra ne Votimet e para ti tregonim BOTES se 50 vjet nuk ka pas votime te lira e prej kesaj nuk dihej se e do ky Popull PPSH-ne apo jo.
    Duhej pra qe Votimet e para te Flisnin me Shifra qe PD Fiton mbi PPSH-ne..
    Pra duhej vertetuar se Populli shqiptar kur eshte i lire te Votoje Voton Kunder Partise qe instaloi Stalinizmin me te keq.
    Pra ne se do Fitonte PD do vertetohej se ne Shqiperi ka qene nje sistem i ndyre e ky Sistem i ndertuar nga PPSH nuk ka qene deshire e Popullit por ka qen sistem i dhunuar nga nje Klike.
    Ne te kunderten ne se do fitonte PPSH athere do vertetohej se ky Popull e ka dashur PPSH-ne. e ka dashur kooperativen, se e ka aprovuar gjithmon dhunen politike, se nuk e do pluralizmin ..se i kan pelqyer Pushkatimet e farefisit e burgosjet e vllezerve e internimet e Shokve e komshive..
    Pra fitorja e PPSH-se se Enver Hoxhes do vertetonte se ky Popull ka qene i lumtur me Enverin dhe se kta "pluralistat" nuk jane te dashur nga Populli e se populli nuk ka nevoj per Pluralizem e se duhej lene Ramizi e PPSH ne qetesi te benin cte donin me kte Popull se ky Popull e do vet kte menyre jetese...

    Pra Zgjedhjet e para Pluraliste kishin rendesi te jashte zakonshme politike.

    Kto zgjedhje do ndanin qarte kufirin e dy Epokave..EPOKA Enveristo-Staliniste e 50 viteve .. me Epoken e re qe shihej ne Endrrat per Demokraci e modele europiane te ndertimit e zhvillimi
    te Shqiperise RE.

    Pra Nuk mund te tolerohej ne kto VOTIME asnji pakujdesi sepse do te ishte Tragjedi..per te ardhmen..

    O duhej fituar nga PD ky VOTIM ose ne rast HUMBJe automatikisht binte dhe Ideja pluraliste..

    Pse u dashka pluralizmi kur ky Popull dhe nen Envero-Ramizat Votonte PPSH-ne dhe nen Pluralizem perseri Voton PPSH-ne?

    Pra Votimet e para do konfirmonin se PPSH ka qene ne Pushtet nga Qejfi i Popullit ose ka qene e instaluar pa deshiren e POPULLIT.

    PD kishte ne kryesi dhjetra doktore Shkencash e nuk besoj se kto qe them une nuk i dinin e nuk i vleresonin..

    PSE HUMBI PRA PD qe ne zgjedhjet e para??????????

    1 Ose kjo PD ishte fut ne Sken Politike sa per te krijuar "kontornon" pluraliste..e ti jepte shanc PPSH-se te mbijetonte epoken e RE pa i hyre ferrre ne Kembe..
    2 Ose kjo PD nuk dinte si te fitonte..
    3 Ose Populli yne kishte provuar ose njihte mire kapitalizmin euro-Amerikan e kishte vendos te rronte ne Stalinizem..

    Pika e 3 bie se po ky popull ishte pare te vidhte per nje cop buke..pra te ndihmonte rrogzen..Po ky Popull ishte pare te vritej ne kufi si qeni ne rrush..Po ky popull ishte pare me 1990 e ktej te lepinte bi-then diplomatve te ambasadave te huaja per nje vize..Te vraponte drejt Durresit me kap ndonji vaporrr te thyente qafen diku jasht..

    Pra ky Popull nuk ishte i knaqur me PPSH-ne dhe kte e tregonte dhe vet NENi i famshem qe denonte agjitacion propoganden ..pra qe denonte me 10 vjet burg njerezit per nji fjal goje..
    Aty ku populli eshte i knaqur ska nevoj per nene kunder fjales se lire e ska nevoje per burgje politike..

    Pra ngelet o pika 1 pra PD ishte "krijese" e PPSH-se ose PD nuk "Dinte"..

    Por erdhem ne 2003.

    Sot "nuk di" nuk te falet..

    Apo mos valle PPSH ose PS ka suksese..

    E si mund te ket sukses nje Parti ku nga i pari tek i fundit dallohen vec ne aftesine per mashtrim e zotesine per te Vjedhur..

    Pra PD nuk eshte ne rregull dhe BERISHA duhet te hapet..
    Cfar i thote XHEFRI BERISHES??

    Ta dime..
    Ne se i thote..BERISH hyr ne Votime sa me la gojen me miletin.. athere le ti mbyllim dhe Forumet e institucionin e te Diskutuarit mbi politiken..
    Berisha duhet te flase..per ne qe ja varim akoma trajsen..
    Pse nuk fiton BERISHA????

    Si eshte puna?

    Eshte i knaqur mileti me PS_ne?

    Ska mundesi sepse cdo dit ...cdo dite..e perseris cdo dit e kjo me statistike... nje Nene Shqiptare pi Fotoksine...

    Si ka mundesi nuk fiton nje PARTI Demokratike mbi nje Parti Pleher e Stalinizmit e Vjedhjes si PPSH-PS qe qe e con Popullin ne Fotoksine??




    Nuk mundemi ne sot te bindemi se na i ka fajet Celibashi...

    Ne se ka Celibash ka dhe ka-randash..pra Laps...ku behet llogari..
    Te hyjme apo jo nen Gijontine te Celibashve ose jo..

    Berisha duhet te jap dorheqje nga Kryetar i PD-se urgjentisht sepse dashje pa dashje po ja mundeson Pafundesine Pushtetit te Kadri Hazbive e Hysni Kapove e Ramiz Fatosave e Enver-Edvineve e Altin Arap - Caushve..e Gjinush Brezhnjevave..

  14. #34
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari une i pata kerkuar Albos qe zoti i dhente shendet, interpretimin e kushtetues ne kete faqe politike dhe Albo ma hoqi kete te drejte duke menduar e dalur ne konkluzionin se forumi shqipetar eshte FRESH.
    Denglat se ky forum eshte patriotik, nacionalist, e atdhedashes jane vetem denglat e atyre qe i shohin gjerat ne menyre siperfaqesore dhe patetizmi dhe militantizmi u a ka mbyllur syte(gje e cila le shteg per keqinterpretime ne drejtim te adminive te ketij forumi).
    Megjithate pata kurajon te jem i durueshem e te mos behem i bezdisshem.

    Presidenti ka kompetenca por me pare do te postoj keto thenie te tij ne 5 vjetorin e kushtetues e me pas do te citoj edhe nenet e meposhtme te cilat i japin edhe mundesi per vendimmarrje ne lidhje me krizat politike.


    E Enjte, 27 Nentor 2003


    MOISIU: "TE SQAROHET KUSHTETUTA QE MOS KETE KRIZA!"

    Eglantina Nasi

    Mosinterpretimi i drejte i Kushtetutes ka cuar gjate ketyre 5 viteve te ekzistences se saj edhe ne kriza politike. Nje gje te till-_eu i shtetit Alfred Moisiu e deklaroi gjate konferences me rastin e 5-vjetorit te Kushtetutes. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet te beje ne menyre te drejte interpretimin e neneve te Kushtetutes. Ajo nuk duhet te krijoje apo transformoje normat kushtetuese te cilat kane 5 vjet qe jane percaktuar nga konstitucionalistet. Por Presidenti nenvizoi domosdoshmerine e qartesimit ne cdo kohe te instrumentave ligjore qe permbahen ne Kushtetute. "Paqartesite brenda saj mund te ndihmojne per nxitjen e krizave dhe situatave te padeshirueshme, sic po ndodh prej disa javesh me krizen ne qeveri per shkak te dy vendeve vakante dhe vendimit per drejtimin e dy ministrive me zv/ministra" tha nder te tjera kreu i shtetit Alfred Moisiu. Te njejten gje theksoi ne konference edhe kreu i qeverise Fatos Nano, sipas te cilit ngjarjet e koheve te fundit lidhur me organizimin e qeverise, kane qene pasoje e problemeve te krijuara pikerisht nga shmangia ndaj Kushtetutes se vendit. "Prandaj eshte jetike qe sjellja e institucioneve kushtetuese te jete korrekte ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe vullnetin qe ajo shpreh. Nese njeri nga institucionet ndryshon sjellje dhe ajo s’korrektohet, atehere realiteti kushtetues cenohet" theksoi Nano. Ne lidhje me kete, diskutantet theksuan se Gjykata Kushtetuese duhet te beje akoma me shume per njohjen dhe sqarimin e Ligjit Themeltar te Shtetit.

    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  15. #35
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    E Enjte, 27 Nentor 2003


    KONSTITUCIONALISTET: "KUSHTETUTA KA PATUR LEKUNDJE!"

    Gjate dy viteve te fundit ka patur edhe lekundje te balanceve brenda Kushtetutes. Nje fakt te tille e pohoi dje nje nga anetaret e grupit te konstitucionalisteve te cilet jane marre me hartimin e saj, Sabri Godo. Ai permendi rastin e kundervenies se Kuvendit ndaj emerimit te Prokurorit te Pergjithshem. "Por edhe situata e intepretimit politik qe po behet per zevendesimin e dy ministrave ne kabinetin qeveritar, ka te beje me nje lekundje te saj" deklaroi Godo. Megjithate, ai shtoi se vendi ka nje Kushtetute te mire, por se duhet te behet nje pune me e madhe per njohjen e saj. "Presidenca duhet te behet shtepia e Kushtetutes, qe ta mbroje ate nga disinterpretimet qe mund t’i behen. Ne kete institucion, realisht nuk gjen evidenca per ligjet te cilat duhen zbatuar nga Kushtetuta e vendit" tha Godo. Qe Kushtetuta ka patur kundervenie gjate 5 viteve te fundit, kete e pranoi edhe kreu i Kuvendit, Servet Pellumbi. Ndersa kreu i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu, deklaroi se gjate ketyre viteve dokumenti themeltar i shtetit eshte ndeshur me sfida te ndryshme te cilat kane te bejne me menyren e ndryshme te interpretimit nga perdoruesit e saj.


    Burimi: "Koha Jone"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  16. #36
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Meidani: Moisiu tė japė dorėheqjen

    Kėrkesa e ish-Presidentit Meidani pėr dorėheqjen e Presidentit Moisiu, ėshtė bėrė gjatė emisionit 5 pyetje nga Babaramo nė "Vizion Plus". Meidani e ka konsideruar qėndrimin e Moisiut pėrballė qeverisjes me zėvendėsministra si antikushtetues.

    Ish Presidenti i vendit Rexhep Meidani i ka kėrkuar dje presidentit Alfred Moisiu qė tė japė dorėheqjen. Kėtė deklaratė Meidani e ka bėrė nė emisionin televiziv 5 pyetje nga Babaramo, nė TV "Vizion Plus". Ish Presidenti i pyetur nga gazetari pėr qėndrimin e Presidentit Moisiu nė lidhje me mungesėn e ministrit tė jashtėm prej mė shumė se 4 muajsh dhe mungesėn e ministrit tė Rendit prej njė muaji, ėshtė shprehur se po tė ishte nė vend tė Moisiut do tė jepte dorėheqje. Ish presidenti Meidani e ka cilėsuar qėndrimin e Moisiut pėrballė sfidės qė Nano po i bėn kushtetutės sė vendit si antikushtetues. Meidani tha gjatė emisionit se qėndrimi i Moisiut nuk ėshtė ligjor. Ai tha se Moisiu duhet tė kishte ushtruar kompetencat e tij, pėr tė mos lejuar Nanon tė qeverisė me zėvendėsministra.

    Ish Presidenti Meidani prej kohėsh ka shkruar nė shtypin e ditės se qeverisja me zėvendėsministra ėshtė antikushtetuese. Ai gjithashtu i kishte kėrkuar Moisiut tė ndėrhynte pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje.

    Ndėrsa ditėn e djeshme, duke parė moslėvizjen e Moisiut, Meidani kėrkoi dorėheqjen e Presidentit. Qeverisja e vendit me zėvendėsministra ka filluar qė nė muajin korrik me dorėheqjen e ish zėvendėsministrit dhe ministrit tė punėve tė jashtme Ilir Meta. Qeveria ndodhet qė prej asaj kohe pa ministėr tė jashtėm. Propozimi i Nanos pėr kėtė post Marko Bello u rrėzua nga Parlamenti. Nano nuk paraqiti kandidaturė tjetėr deri nė muajin tetor. Nė mes tė kėtij muaji u shkarkua edhe ministri i rendit Luan Rama, pėr njė gjest tė ulėt. Qeveria ngeli pa dy ministra. Nano nėn presionin e opozitės dhe komunitetit ndėrkombėtar paraqiti dy propozime, Doklen pėr ministėr tė jashtėm dhe Xhafėn pėr rendin. Kandidaturat e tij u rrėzuan sėrish nė Kuvend. Qė prej kėsaj kohe vendi qeveriset me zėvendėsministra. Duke parė kėtė situatė Meidani ka kėrkuar nga Presidenti Moisiu zgjidhjen e kėsaj situate.

    Ish Presidenti Meidani ėshtė aktualisht kandidat pėr kryetar i Partisė Socialiste. Megjithėse, pas shpalljes sė kandidaturės sė tij, ai u tėrhoq njė herė, Meidani ėshtė rikthyer sėrish nė garė.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  17. #37
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Vereni me vemendje se ne cilat paragrafe, presidenti, ka shkelur kushtetuten e socialistave te fabrikuar ne vitin 1998 vetem per qellime subjektive dhe antikombetare.


    Kompetencat e presidentit te RPSH.

    Neni 90
    2. Presidenti i Republikės mund tė shkarkohet pėr shkelje tė rėndė tė Kushtetutės dhe pėr kryerjen e njė krimi tė rėndė. Propozimi pėr shkarkimin e Presidentit nė kėto raste mund tė bėhet nga jo mė pak se njė e katėrta e anėtarėve tė Kuvendit dhe duhet tė mbėshtetet nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij.
    3. Vendimi i Kuvendit i dėrgohet Gjykatės Kushtetuese, e cila, kur vėrteton fajėsinė e Presidentit tė Republikės, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  18. #38
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Sa kohe ka qe qeveria shqipetare drejton vendin pa dy ministra nderkohe qe njeri prej tyre, posti i ministrit te jashtem eshte vakant qe prej disa muajsh.
    Po posti ministrit te rendit qe eshte vakant me shume se nje muaj nderkohe populli shqipetar ndihet pa perfaqesues rendi, varferi te plote, kriminalitet pa fund, vrasje shefash policie, policesh te thjeshte e keshtu me rradhe.


    Cfare thote nje pjese tjeter e rregullores se kushtetues se socialistave te vitit 1998

    Neni 91
    2. Nė rast se Presidenti nuk mund tė ushtrojė detyrėn pėr mė shumė se 60 ditė, Kuvendi, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve, vendos dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vėrteton pėrfundimisht faktin e pamundėsisė. Nė rast tė vėrtetimit tė pamundėsisė, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit tė ri fillon brenda 10 ditėve nga dita e vėrtetimit tė pamundėsisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 27-11-2003 mė 16:25
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  19. #39
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Dhe ky president kukull, ka mundesi te ushtroje kete kompetence qe i jep kushtetuta e specialistave.
    Lexoni me poshte

    Neni 90
    1. Presidenti i Republikės nuk ka pėrgjegjėsi pėr aktet e kryera nė ushtrim tė detyrės sė tij.


    Cfare pergjegjesie do te kishte apo mbante presidenti, neqoftese do te zbatonte kushtetuten.
    Presidenti eshte i paafte te jete president dhe udheheqes i nje populli i cili ka 700 vjet qe nuk nxjerr drejtues legjitime dhe te besueshem per ardhmerine e tij.
    Neqoftese do behej fjale per ta vene Moisiun president te Greqise, ai do te zbatonte me perpikmeri kushtetuten.
    E njejta gje do te ndodhte edhe me ishpresidentin Rrexhep Mejdani, i cili nuk do te hezitonte te zbatonte kushtetuten e Turqise e keshtu me rradhe deri te Hoxha qe zbatoi me perpikmeri vendimet e Stalinit per te persekutuar sa me shume njerez dhe per ti derguar ata ne Siberine e siperme te Shqiperise.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  20. #40
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Citoj edhe njehere nenin 90 paragrafi 2

    2. Presidenti i Republikės mund tė shkarkohet pėr shkelje tė rėndė tė Kushtetutės dhe pėr kryerjen e njė krimi tė rėndė. Propozimi pėr shkarkimin e Presidentit nė kėto raste mund tė bėhet nga jo mė pak se njė e katėrta e anėtarėve tė Kuvendit dhe duhet tė mbėshtetet nga jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Simboli heraldik i familjes dhe pinjollėve Bua
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 01:17
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •