Postuar mė parė nga
Highlander
Zarathustra, me falni por jeni kryekeput larg emrit qe ju mbani. Dhe ja pse :
- PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
Jo, aspak kėshtu. Te jesh i ndikuar nga dikush do te thote te lesh per te rrjedhur ne mendjen tende diēka qe vjen nga nje mendje tjeter. Ne rastin Nietzsche-Hitler kjo nuk qendron aspak. Hitler ishte lexuesi me i keq i Nietzsche-s, dhe eshte turp qe Nietzsche-n e shkrete ta mbajme si udherrefyes te ēmenduarive te Hitler-it.
- SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
Sepse te mos harrojme qe Hitler ishte gjeni i se Keqes, dhe ketu ka shume dallim.
- SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
Qe t'i pershtasin boten vetes se tyre apo fateve te njerezimit ? Kesi lloj justifikimesh per Hitlerin, Stalinin, Mao Ce Dunin, Pol Potin, Enver Hoxhen, Millosheviēin, etj, nuk kisha degjuar por u deshet ju qe te marr vesh qe atehere kur mendon se rreziku ka kaluar, atehere jeni me ne rrezik.
- KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
Eh po kisha degjuar per nazistė shqiptarė, por per naziste shqiptare, kete e mora vesh sot. Pastaj, a mundesh te mi dallosh keto te dyja : furrat e gazit dhe nazizmin ? Ju pelqeni nazizmin por jo furrat e gazit, oh ē'na kenaqe...
- MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
Jo, jane shume larg. Nazizmi eshte reklama me e keqe qe i eshte bere ndonjehere Nietzsche-s. Dhe sa keq per mizat pa tru qe bien ne rrjetat e merimangave...
- LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
Neve raca superiore ? Ēfare dekreti e thote kete ? Po race ariane ē'do te thote ? Cili eshte grupi juaj i gjakut, zj. Zarathustra ? Mos ndoshta nje shkronje e veēante, qe nuk e ka askush ne boten e racave inferiore ?
- NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE
Jo, ato nuk deshtojne ngaqe jane utopike, por sepse ato shkojne kunder natyres se njeriut, sepse ato ngrihen mbi kulturen e urrejtjes dhe vdekjes, dhe jo mbi dashurine dhe jeten. Mos jeni gje nostalgjike per mosrealizimin e ketyre dy mortajave te shekullit te kaluar ? Sepse, nese eshte ashtu, ju kerceni nga njeri ekstrem ne tjetrin dhe pra keni nje amplitude te madhe per shpatullat tuaja te brishta. Nese doni te gjeni rehat, mos rrini ne qoshe te shtratit sepse ka rrezik gjithmone qe te zgjoheni nga nje enderr e keqe dhe te bini ne toke, ose te pesoni nje ftohje graduale per mungese jorgani.
- MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
PER LUFTE VULLNET PUSHTET
Eh po, kur u beme edhe ne shqiptaret te perqafojme nazizmin qe kemi vuajtur aq shume nga nazizmi serb (oh sa keq, ju ofendova me duket termin nazizem duke e shoqeruar me termin serb, por s'kam ē'bej, ashtu eshte), atehere une nuk merrkam vesh gje. Eshte tjeter gje te perqafosh sot nje ish-ushtar gjerman qe kryente sherbimin e tij ne nje zone te humbur te Shqiperise, dhe tjeter gje te perqafosh nje ideologji e cila ka mbjellur ngado dhe gjithmone vetem vdekje, dhe vdekje, e dashur Zarathustra, do te thote mohim jete...
Krijoni Kontakt