Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 55

Tema: Nazizmi

  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nazizmi

    Ne kete teme desha te diskutonin ata, qe kane nje njohuri te sado pakte per kete pune.
    I lutem atyre, qe ndihen komunista, apo qe kane ndonje ndjenje anti gjermane ne pergjithesi, te mos nderhyjne fare.

    1)A eshte nazizmi ky qe paraqitet sot ne bote...?

    2)Ku e ka burimin dhe synimin teoria naziste..?

    3)Perse deshtoi nazizmi..?

    4)Cfare mendoni per lideret naziste..?

    5)Shqiptaret dhe nazistat..!

    E theksoj edhe njehere, se nuk dua te fuse hundet ndonje, qe i dhembin syte nga kjo fjale, dhe se dua vetem te di, se c' opinione ka..

    Po ashtu i lutem edhe atyre, qe jane hobista te nazizmit, pa e njohur ate, ose duke shprehur anet qesharake te saj, duan te duken garipa, mundesisht te mos marrin pjese...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tiziana
    Anėtarėsuar
    26-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    44
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Sikur t'i shtojme edhe nje pike te gjashte temes tende?

    6)Feja dhe nazizmi

    "Hitler... kishte si zv.kancelier nje katolik,Franc vonPapen, dhe ky qe diten e pare te regjimit bente propagande te gjithe katolikeve qe te mbeshtesnin Rajhun e ri.Ne cdo pjese te Rajhut degjohej vetem von Papen qe nxiste besimtaret qe te besonin verberisht Adolf Hitlerin."

    "Ne fillim te vitit 1933, enti i aksionit dhe mendimit katolik ne gjermani, qe atehere udhehiqej nga [Franc] von Papen, beri kete lajmerim zyrtar:' Ne katoliket gjermane duhet ta mbrojme me gjithe forcen dhe me bindje te plote Adolf Hitlerin dhe qeverine e tij.Dashuria e tij per atdheun... energjia dhe menēuria e tij na prekin jashte mase.... Katoliket gjermane duhet te kene nje rol aktiv ne ndertimin e Rajhut te trete'.

    Franz von Papen kontriboi nen firmosjen e nje akordi mes qeverise naziste qe ai i sherbente dhe Vatikanit. Ky akord u firmos ne 20 korrik 1933.Nje komunikate speciale pohonte:
    Kardinali dhe sekretari i shtetit Pacelli sot i ka dorezuar zv. cancelierit von Papen " la Gran Croce dell Ordine Piano"...
    ..zv.kancelieri nga ana e tij i ka dhuruar nje shenmeri prej porcelani te bardhe nga Meissen si dhurate nga qeveria e Rajhut... Ne te gjitha dhuratat ishte shkruar:" Ne kujtim te akordit me Rajhun 1933".
    --------- te gjitha citimet jane marre nga libri Franc von Papen- His Life and Times i H. W. Blood-Ryan.-----------
    ticiana

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit!

    Mesa duket i paske ndjekur mire artikujt e mi fetare.
    Shume mire lete perfshihet edhe feja ne kete diskutim, por gjithshka sipas rradhes...Le te sqarohet mire, se kush dhe cfare jane nazistat, qellimet dhe synimet etyre, dhe pse ishte ose s'ishte i drejte ideali i tyre.
    Qe ne fillim ke shfaqur mossimpatine tende per kete levizje poltike, arsyet e te ciles mund te jene te shumellojshme, dhe si per te shprehur dicka tjeter, qe se ben ne forumet perkatese, solle dhe piken e fundit. Keshtu me bem te ndihem pergjigja jote.

    Kardinali dhe sekretari i shtetit te vatikanit Pacelli, ose me mire Eugenio Pacelli, eshte papa i mevonshem Piu i Xll-te, i perfolur kaq shume per heshtje ndaj reformave gjermane, per te cilin une personalisht kam nje simpati te vecante, jo se e njoh fare mire, apo se jam biografi i tij, por per disa arsye te tjera...

    Pra le te vazhdojme, por sipas rradhes, dhe jo nga fundi...

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    E ta lumsha moj demokraci..!

    Nje mendim dhe opinion, qe i mungon forumit.

    Le te jemi me te hapur...thjesht informacion..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Historia eshte shume e koklavitur ne cdo ane qe ta hedhesh secili e kethen nga ana e vet.
    eshte njesoj sikur te thuash se ne Shqipetaret i mundem gjermanet ne luften e dyte boterore. Kete kemi mesuar ne historine e shqiperise. Historia boterore thote se gjermanet u terhoqen per arsye te tjera.
    Nuk dua te dal nga tema po e le ketu....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Mosha
    31
    Postime
    100
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ej klod qka mendon a kanė qenė inspirim pėr naziznin gjerman dy veprat e nietzsche-s "mbinjeriu" dhe "vullneti pėr fuqi" ?
    mendoj prandaj jam egoist

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Mosha
    31
    Postime
    100
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A ke ndėgjuar pėr "SSskanderbeg-un" nese po shkruaj diqka pėr ta?
    mendoj prandaj jam egoist

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Them se po....

    Une vete mendoj, se Nietzsche ndikoi filosofine naziste, pamvaresishte se shume e mohojne kete fakt.

    Kam lexuar dicka per levizjen SSkanderbeg, ne nje forum tjeter qe s'me kujtohet, por po pate ndonje shkrim te tyre sille..,pse jo!

    Une, nje nga gjerat qe dija, kur e fillova temen, ishte se do te kishte pake pjesemarrje ne kete teme, per arsye te mosnjohjes dhe jo te mosinteresit.

    Shume gjera sot merren si te qena nga te thenat, dhe jo njohuria personale, e lire.

    Megjithate, te moskeqkuptohemi...., une e kam nje Fuehrer-in tim, Krishtin. Kushdo qe i bie ndesh, ketij Mbinjeriut qe Nicja dhe bota po e kerkon prej kohesh, me ka rene ndesh edhe mua...

    Thjesht informacion, ose me mire mireinformim!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Mosha
    29
    Postime
    132
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Antitheos te pershendes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
    E KAM LEXUAR DIKU SE KA QENE SHKRIMTARI I TIJ I PREFERUAR.
    GJITHMONE E VINTE TE DASHUREN E TIJ EVA BRAUN T`I LEXONTE DICKA NGA" AI"
    SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
    GJENIU I EPOKES SE TIJ.......AI DO TE SHKELQENTE PATJETER DIKU
    SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
    KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
    MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
    APO NE CDO LIBER TE NICES SHFAQET DHE NXJERR KOKE "AI "
    QE QENDRON 6000 KEMBE PERTEJ NJERIUT DHE KOHES "ZARATHUSTRA"
    lIDERET NAZISTE????????????
    SIDOQOFTE NJEREZIT NUK MUND T`I NJOHESH KURRE PLOTESISHT POR ME SA KAM LEXUAR ATO JANE NJEREZ TE AFTE DHE BESNIKE NDAJ IDEALEVE.
    NDERSA LIDHJET SHQIPTARO-NAZISTE JANE QESHARAKE
    SEC ISHIN CA CUNA DHE CA FEMRA QE DOLEN NGA SHTEPITE (SIC DUKET ISHIN TE PAPUNE)DHE JETONIN MALEVE
    NAZISTET KURRE NUK KANE PASUR NDERMEND TE USHTROJNE TERROR NE SHQIPERI...PER TO SHQIPERIA ISHTE THJESHT RRUGE KALIMI...LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
    NDAJ SYNIMET E TYRE S`ISHIN ATO QE U PROKLAMUAN
    NUK DUA TE BEJ POLITIKE POR CA GJERA JANE EVIDENTE....
    NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
    JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE
    MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
    PER LUFTE VULLNET PUSHTET
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Also sprach zarathustra...???!!!

    Jawohl, sehr schoen! Po me tutje a ka?

    Pyetjet jane pse i ose nuk i pelqeni ket' levizje dhe personalitete?

  11. #11

  12. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga zarathustra
    Antitheos te pershendes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
    E KAM LEXUAR DIKU SE KA QENE SHKRIMTARI I TIJ I PREFERUAR.
    GJITHMONE E VINTE TE DASHUREN E TIJ EVA BRAUN T`I LEXONTE DICKA NGA" AI"
    SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
    GJENIU I EPOKES SE TIJ.......AI DO TE SHKELQENTE PATJETER DIKU
    SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
    KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
    MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
    APO NE CDO LIBER TE NICES SHFAQET DHE NXJERR KOKE "AI "
    QE QENDRON 6000 KEMBE PERTEJ NJERIUT DHE KOHES "ZARATHUSTRA"
    lIDERET NAZISTE????????????
    SIDOQOFTE NJEREZIT NUK MUND T`I NJOHESH KURRE PLOTESISHT POR ME SA KAM LEXUAR ATO JANE NJEREZ TE AFTE DHE BESNIKE NDAJ IDEALEVE.
    NDERSA LIDHJET SHQIPTARO-NAZISTE JANE QESHARAKE
    SEC ISHIN CA CUNA DHE CA FEMRA QE DOLEN NGA SHTEPITE (SIC DUKET ISHIN TE PAPUNE)DHE JETONIN MALEVE
    NAZISTET KURRE NUK KANE PASUR NDERMEND TE USHTROJNE TERROR NE SHQIPERI...PER TO SHQIPERIA ISHTE THJESHT RRUGE KALIMI...LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
    NDAJ SYNIMET E TYRE S`ISHIN ATO QE U PROKLAMUAN
    NUK DUA TE BEJ POLITIKE POR CA GJERA JANE EVIDENTE....
    NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
    JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE
    MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
    PER LUFTE VULLNET PUSHTET
    Zarathustra, me falni por jeni kryekeput larg emrit qe ju mbani. Dhe ja pse :

    - PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
    Jo, aspak kėshtu. Te jesh i ndikuar nga dikush do te thote te lesh per te rrjedhur ne mendjen tende diēka qe vjen nga nje mendje tjeter. Ne rastin Nietzsche-Hitler kjo nuk qendron aspak. Hitler ishte lexuesi me i keq i Nietzsche-s, dhe eshte turp qe Nietzsche-n e shkrete ta mbajme si udherrefyes te ēmenduarive te Hitler-it.

    - SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
    Sepse te mos harrojme qe Hitler ishte gjeni i se Keqes, dhe ketu ka shume dallim.

    - SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
    Qe t'i pershtasin boten vetes se tyre apo fateve te njerezimit ? Kesi lloj justifikimesh per Hitlerin, Stalinin, Mao Ce Dunin, Pol Potin, Enver Hoxhen, Millosheviēin, etj, nuk kisha degjuar por u deshet ju qe te marr vesh qe atehere kur mendon se rreziku ka kaluar, atehere jeni me ne rrezik.

    - KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
    Eh po kisha degjuar per nazistė shqiptarė, por per naziste shqiptare, kete e mora vesh sot. Pastaj, a mundesh te mi dallosh keto te dyja : furrat e gazit dhe nazizmin ? Ju pelqeni nazizmin por jo furrat e gazit, oh ē'na kenaqe...

    - MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
    Jo, jane shume larg. Nazizmi eshte reklama me e keqe qe i eshte bere ndonjehere Nietzsche-s. Dhe sa keq per mizat pa tru qe bien ne rrjetat e merimangave...

    - LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
    Neve raca superiore ? Ēfare dekreti e thote kete ? Po race ariane ē'do te thote ? Cili eshte grupi juaj i gjakut, zj. Zarathustra ? Mos ndoshta nje shkronje e veēante, qe nuk e ka askush ne boten e racave inferiore ?

    - NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
    JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE

    Jo, ato nuk deshtojne ngaqe jane utopike, por sepse ato shkojne kunder natyres se njeriut, sepse ato ngrihen mbi kulturen e urrejtjes dhe vdekjes, dhe jo mbi dashurine dhe jeten. Mos jeni gje nostalgjike per mosrealizimin e ketyre dy mortajave te shekullit te kaluar ? Sepse, nese eshte ashtu, ju kerceni nga njeri ekstrem ne tjetrin dhe pra keni nje amplitude te madhe per shpatullat tuaja te brishta. Nese doni te gjeni rehat, mos rrini ne qoshe te shtratit sepse ka rrezik gjithmone qe te zgjoheni nga nje enderr e keqe dhe te bini ne toke, ose te pesoni nje ftohje graduale per mungese jorgani.

    - MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
    PER LUFTE VULLNET PUSHTET

    Eh po, kur u beme edhe ne shqiptaret te perqafojme nazizmin qe kemi vuajtur aq shume nga nazizmi serb (oh sa keq, ju ofendova me duket termin nazizem duke e shoqeruar me termin serb, por s'kam ē'bej, ashtu eshte), atehere une nuk merrkam vesh gje. Eshte tjeter gje te perqafosh sot nje ish-ushtar gjerman qe kryente sherbimin e tij ne nje zone te humbur te Shqiperise, dhe tjeter gje te perqafosh nje ideologji e cila ka mbjellur ngado dhe gjithmone vetem vdekje, dhe vdekje, e dashur Zarathustra, do te thote mohim jete...

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,395
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shume i sakte!

    Te pakten ne kete pike, jam shume dakord!
    Citim Postuar mė parė nga Highlander

    - PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
    Jo, aspak kėshtu. Te jesh i ndikuar nga dikush do te thote te lesh per te rrjedhur ne mendjen tende diēka qe vjen nga nje mendje tjeter. Ne rastin Nietzsche-Hitler kjo nuk qendron aspak. Hitler ishte lexuesi me i keq i Nietzsche-s, dhe eshte turp qe Nietzsche-n e shkrete ta mbajme si udherrefyes te ēmenduarive te Hitler-it.
    Ke plotesisht te drejte, Highlander. Niēe e ka kritikuar Wagner-in per idete e tij anti-semitiste. Dihet konflikti i famshem Wagner-Nietzsche. Kuptohet qe kjo s'ishte arsyeja e vetme e konfliktit por, ne kete ēeshtje, Niēe ka qene kunder. Gjithashtu, ne shume letra, ai shpreh pakenaqesi per sa i perket lidhjes/marteses se motres se tij me nje prej udheheqesve anti-semite. Keto jane fakte prej jetes se tij, te cilat shume mire vertetojne se Niēe s'ka qene pro Nazizmit. Nuk dua te zgjatem me teper, kaq mjafton besoj.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    248
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    oh sa keq, ju ofendova me duket termin nazizem duke e shoqeruar me termin serb, por s'kam ē'bej, ashtu eshte)
    nuk na ofendon ne perkundrazi na nderon,
    ofendon vetem serbet, po ta dish ckane hequr nga L.II.B

    madje sot duke bere disa kerkime per harta rashe te ky sit:
    shikoje vete http://www.srpska-mreza.com/library/...-contents.html
    ....

  15. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Xeni, ju falemnderit dhe faktet qe ju sollet jane plotesisht te verteta. Nietzsche ishte prishur me motren e tij Elisabeth per shkak te antisemitizmit te saj te theksuar. Bile vepra e Nietzsche-s eshte shtremberuar shume kur dihet qe shume vepra te tij jane botuar pas vdekjes (ose gjate periudhes se vegjetimit) te mbledhura andej-kendej nga e motra. Elisabeth arriti deri aty sa t'i dhuronte Hitlerit shkopin e Nietzsche-s, me duket me 1933, me ardhjen ne pushtet te tij.

    Kurse per Fotjonin, serbet te mos na preken aq shume sepse ajo qe ka ndodhur gjate dekades '90 ne ish-Jugosllavi ishte as me shume as me pak nazizem i paster. Dhe ngado qe kaperceni lini ca linke qe me ē'duket jane ose propagande ose zedhenese te ideve te tua. Ashtu qofte, por per respekt per bashkebiseduesit mund te na e kursenit ate klikimin mbi linket e vendosura, per shembull duke shkruar diēka vete.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,314
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Zarathustra, me falni por jeni kryekeput larg emrit qe ju mbani. Dhe ja pse :

    - PO HITLERI ESHTE SUPER I NDIKUAR NGA NIETZSCHE
    Jo, aspak kėshtu. Te jesh i ndikuar nga dikush do te thote te lesh per te rrjedhur ne mendjen tende diēka qe vjen nga nje mendje tjeter. Ne rastin Nietzsche-Hitler kjo nuk qendron aspak. Hitler ishte lexuesi me i keq i Nietzsche-s, dhe eshte turp qe Nietzsche-n e shkrete ta mbajme si udherrefyes te ēmenduarive te Hitler-it.

    - SEPSE TE MOS HARROJME QE HITLER KA QENE NJE GJENI
    Sepse te mos harrojme qe Hitler ishte gjeni i se Keqes, dhe ketu ka shume dallim.

    - SEPSE GJITHE PERPARIMI I BOTES VJEN NGA NJEREZIT QE I PERSHTASIN BOTEN VETES DHE JO ATO QE I BINDEN...
    Qe t'i pershtasin boten vetes se tyre apo fateve te njerezimit ? Kesi lloj justifikimesh per Hitlerin, Stalinin, Mao Ce Dunin, Pol Potin, Enver Hoxhen, Millosheviēin, etj, nuk kisha degjuar por u deshet ju qe te marr vesh qe atehere kur mendon se rreziku ka kaluar, atehere jeni me ne rrezik.

    - KUPTOHET NUK JAM SIMPATIZANTE E FURRAVE TE GAZIT...POR TEORIA E NAZIZMIT ESHTE ME E PELQYERA NGA TE GJITHE -IZMAT E TJERE...........
    Eh po kisha degjuar per nazistė shqiptarė, por per naziste shqiptare, kete e mora vesh sot. Pastaj, a mundesh te mi dallosh keto te dyja : furrat e gazit dhe nazizmin ? Ju pelqeni nazizmin por jo furrat e gazit, oh ē'na kenaqe...

    - MUND TE KUPTOHET SHUME MIRE NQSE LEXON"WILL TO POWER"
    Jo, jane shume larg. Nazizmi eshte reklama me e keqe qe i eshte bere ndonjehere Nietzsche-s. Dhe sa keq per mizat pa tru qe bien ne rrjetat e merimangave...

    - LE QE NE JEMI DHE RRACA ARIANE OSE SUPERIORE
    Neve raca superiore ? Ēfare dekreti e thote kete ? Po race ariane ē'do te thote ? Cili eshte grupi juaj i gjakut, zj. Zarathustra ? Mos ndoshta nje shkronje e veēante, qe nuk e ka askush ne boten e racave inferiore ?

    - NAZIZMI ESHTE UTOPIK KJO DIHET ASHTU SI DHE KOMUNIZMI...
    JANE TE PAREALIZUESHEM NDAJ DESHTOJNE

    Jo, ato nuk deshtojne ngaqe jane utopike, por sepse ato shkojne kunder natyres se njeriut, sepse ato ngrihen mbi kulturen e urrejtjes dhe vdekjes, dhe jo mbi dashurine dhe jeten. Mos jeni gje nostalgjike per mosrealizimin e ketyre dy mortajave te shekullit te kaluar ? Sepse, nese eshte ashtu, ju kerceni nga njeri ekstrem ne tjetrin dhe pra keni nje amplitude te madhe per shpatullat tuaja te brishta. Nese doni te gjeni rehat, mos rrini ne qoshe te shtratit sepse ka rrezik gjithmone qe te zgjoheni nga nje enderr e keqe dhe te bini ne toke, ose te pesoni nje ftohje graduale per mungese jorgani.

    - MUA PER VETE ME PELQEN TE MENDOJ PER NAZIZMIN
    PER LUFTE VULLNET PUSHTET

    Eh po, kur u beme edhe ne shqiptaret te perqafojme nazizmin qe kemi vuajtur aq shume nga nazizmi serb (oh sa keq, ju ofendova me duket termin nazizem duke e shoqeruar me termin serb, por s'kam ē'bej, ashtu eshte), atehere une nuk merrkam vesh gje. Eshte tjeter gje te perqafosh sot nje ish-ushtar gjerman qe kryente sherbimin e tij ne nje zone te humbur te Shqiperise, dhe tjeter gje te perqafosh nje ideologji e cila ka mbjellur ngado dhe gjithmone vetem vdekje, dhe vdekje, e dashur Zarathustra, do te thote mohim jete...

    BRAVO ME MIRE SE KAQ PRISHET




    Sa per te pasur nje njohuri keta neonazistet e rinj

    Ē'do te thote Nazizem: Nazi ose Nazizem eshte permbledhje e shkurter (shkurtim) i fjales gjermane Nationalsozialismus , qe do te thote Nacionalsocializem.

    Si lindi Nazizmi:
    Nazizmi lindi si pasoje e kompleksit gjerman per respektin e rrezuar nga Lufta e Pare Boteroe. Ushtria Gjermane nuk ishte e zonja te pranonte kapitullimin por ndodhi e kunderta, fillaun te ngaterrojne versionin e nje ushtrie ushtarakisht te mundur si viktime te nje tradhetie.Ne kete menyre lindi legjenda e "Dolchstoss" qe do te thote " thike mbas shpine". Nazizmi ashtu si dhe fashizmi moren shume forma te njejta, si psh qendrimi kunder liberalizmit , pacifizmit, komunizmit, demokracise, intelektualeve , te drejtes mes te tjerave,
    Pa dyshim nazizmi u fokusua ne racizmin kunder ēifuteve dhe jo ne faktorin fetar siē shume vazhdojne te besojne
    Ne fillimet e tij nazizmi doli si idologjia zyrtare e Partise KOmbetare Socialiste e Punetorve Gjerman e njohur si Partia Nazi.
    Por thelbi i saj nuk ishte ai i ideve te fillimit , por idete fashiste sipas se cilave Shteti , per te ruajtur ekzistencen dhe unitetin duhet te ishte totalitar.
    Per nazizmin , ky argument u shoqerua me racizmin maksimal me superioritetin e races ariane mbi reston tjeter.
    Admirimi per forcen e keqe dhe kultin e nje shefi te vetem ishin disa nga mbartjet e tjera te nazizmit.
    Situata sociale dhe ekonomike e Gjermanise pas Luftes se Pare Boterore dhe oportunizmi i Hitlerit bene reston e gjerave.
    Hitleri dhe Partia Nazi harriten nje mbeshtetje popullore duke e bere euforik popullin me teorine qe Gjermania te sundonte Evropen si hakmarrje per tradhetine qe gjoja i ishte bere Gjermanise ne Luften e Pare Boterore dhe kjo ēoi ne Luften e Dyte Boteroe


    Neonazizmi
    Eshte levizje qe filloi ne renje te emigracionit dhe veshtiresive per ti asimiluar ato nga pjese te punetorve te rajoneve te ndryshme ne ekonomine europiane;injrimi dhe papunesia : degradimi i nivelit te jetes;dominimi i renies se te ardhurave ; paragjykimet etnike dhe raciste favorizuan duke filluar nga vitet 80 rikthimin e levizjeve autoriatare dhe konservatore te quajtura "neonazizmi"



    (Informacion i marre nga nje analize e Nazizmit , Fashizmit dhe Neonazizmit nga Organizata Boterore per Shkaqet e Luftes II Boterore.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 04-06-2005 mė 15:51
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    nazizmi,Socrealizmi, dhe Generation “Pepsi-Cola”

    Mund tė pėrcaktosh – dhe tashmė e kanė pėrcaktuar – gjenezėn intelektuale tė
    dy prej ideolo-gjemave qė kanė pėrshkuar nė kėtė shekull pjesėn mė tė madhe tė
    njerėzimit. Megjithatė, ende na kanoset rreziku, a thua se nė to,
    prapėseprapė, paskan gjalluar ato ide tė thella e tė mėdha, prej tė cilave edhe sot, tė
    ketė mbetur ndonjė grimcė e vlefshme. Ėshtė fjala pėr komunizmin dhe nazizmin.
    Ata nuk meritojnė asnjė nderim e asnjė rehablitim pėr t’i fisnikėruar, pasi
    secili nė llojin e vet, ka fallsifikuar dhe manipuluar me idenė e sė Mirės.

    Marksizėm-Leninizmi e shiste veten si trashėgimtar i traditės me zanafillė
    Heraklitin dhe Demokritin. Ai e nxjerr prejardhjen e vet nga Lukreci, epoka e
    Iluminizmit, Hegeli dhe gjithė zhvillimi i shkencės sė pozitivizmit. Ndryshe me
    nazizmin, qė, sidoqoftė, nuk e ka dhe aq “vulgare” gjenezėn.

    Nazizmi e konstrukton gjenezėn e vet me zanafillė tragjedinė greke, Herderin, Novalisin, Hegelin e interpretuar ndryshe, Niēen dhe, ta pret mendja, e bazonte tė drejtėn e tij me zhvillimet e shkencave qė nga koha e Darvinit. Ky ėshtė njė iluzion qė sjell njė rrezik shtesė: kompromentimin e tė gjithė emrave qė ata pėrmendin. Do
    rrezikonim nėse do tė fajėsonim Hegelin dhe ēdo filozof apo shkencėtar tjetėr nga sa pėrmendėm, pėr faktin se na kanė lėnė tė tillė pasardhės. Megjithatė, janė
    pikėrisht kėto manipulime dhe fallsifikime, mė saktė, monopolizime mbi idenė e
    sė Mirės, - shkaku tragjik qė ka pėrcaktuar fatin e veprės sė shumė
    shkrimtarėve e mendimtarėve, tė cilėve u ra tė krijojnė brenda kėtyre dy sistemeve politike.

    Ne kemi pėrvojėn tonė shqiptare, e cila duhet pėrcaktuar si “e turpshme dhe
    tragjike”, produkti pesėdhjetėvjeēar i sė cilės, kur e sheh tė shpėrndarė nga
    bukinistėt, tė trishton jo mė pak se muranat e ngritura ndanė rrugėve
    automobilistike, nė pėrkujtim tė tė aksidentuarit. Nė tė dy rastet, asocacioni tė shpie nė atmosferėn mortore. Nė sisteme tė tilla vlerash, nuk kish si tė ishte
    ndryshe.

    Gjendja shpirtėrore e aktivistit tė Partisė dallon pėr nga besnikėria
    fanatike ndaj sistemit. Direktiva “nga lart” rindėrton tė gjitha polet e mendjes dhe
    perceptimit, gjer nė periferi. Si rezultat, gjuha shndėrrohet, metamorfozon:
    ajo nuk i shėrben mė komunikimit apo pėrshkrimit, sqarimit, por asaj se si
    mund tė krijohet lidhje ndėrmjet sistemit dhe realitetit. Kėsaj gjuhe i pėrket
    njė rol magjik: t’ia nėnshtrojė realitetin botėkuptimit. Kjo “gjuhė liturgjike”
    , ēdo formulim i sė cilės shenjon pėrkatėsinė e folėsit ndaj sistemit kėrkon
    dhe nga bashkėbiseduesi, qė edhe ai tė pėrfshihet nė tė. Fjalėt e tij mė me
    rėndėsi – janė kanosja dhe simbolet e pushtetit.


    Nėn pushtetin e ideologjisė ėshtė e pamundur tė mbetesh i menēur apo
    mendje-kthjelltė. Nazizmi ka tunduar disa mendimtarė tė mėdhenj: Hajdegeri, pėr
    tė cilin kam adhurim tė pakufi, Karl Shmiti etj., janė, megjithatė, raste
    specifike. Ata, ėshtė mė saktė tė thuash se projektuan tek nazizmi idetė e tyre
    dhe se pėr nazizmin vetė, kėto ide ishin tė huaja: antimodernizmi i thellė,
    antidemokratizmi i thellė, nacionalizmi, kthimi nė metafizikė, - tė gjitha kėto
    nazizmi sikur i pėrvetėsoi, por i pėrvetėsoi me atė rezervė, pėr ēka ato
    pėrbėnin vlerė idesh nė jetėn intelektuale tė filozofėve: me rezervėn e mendimit,
    thellėsisė, metafizikės. Kėta filozofė iu dhanė gjithashtu iluzionit tė
    gjenezės.



    E meqė jemi te precipitatet, nė kulturėn tonė tė tė gjitha sferave ka mundur
    tė ngjitet deri te brezi i “Pepsi-Cola-s”, nė mė tė shumtėn, vetėm kjo
    tipologji kulture. E di se do tė mė kundėrshtojnė. Po edhe kundėrshtimi qė mund tė
    ma bėjnė, do t’i ketė rrėnjėt po nga ajo vetėdije precipitatesh. Sepse nuk
    ėshtė ēėshtje erudicioni, formimi, refleksioni a ku di unė. Ėshtė ēėshtje
    vetėdijeje tjetėr, ndjeshmėrie tė re. Pamundėsia ka tė bėjė me faktin qė vetėdija nuk
    ndryshohet si “njeriu i ri”. Ajo nuk ėshtė mė fėmijė qė tė mund tė adoptohet.




    nga:Agron TUFA

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e arturo
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    2,246
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sistemet autoritare-Sistemet totalitare

    Sistemet totalitare

    Nė kėtė tipologjizim, totalitarizmi pėrbėn polin e kundėrt tė sistemeve demokratike. Sistemet klasike totalitare - nazizmi dhe sistemi sovjetik i Stalinit - karakterizohen nga tiparet qė vijojnė:


    [Kongresi partiak i NSDAP-sė nė Nürnberg; Gjermania nacionalsocialiste
    paraqet shembullin klasik tė sistemit totalitar]

    Ekzistenca e njė partie tё vetme, e cila legjitimitetin e saj nuk e pėrcakton nga zgjedhjet dhe nuk e pranon vullnetin e popullit si barrierė tė pushtetit tė saj. Nga ana tjetёr, ajo kupton si detyrė tė saj ndikimin e vullnetit tė popullit duke u bazuar nė pikėpamjet e saj vetjake.

    Bazė kėtu ėshtė botėkuptimi i ngjashėm me atė fetar. Ky botėkuptim merr tė drejtėn ta quajė veten "tė vėrtetė" dhe qė jo vetėm qė e njeh stadin ideal pėrfundimtar tė shoqėrisė, por qė edhe do ta sjellė pas kalimit tė njė kohė tė caktuar. Thelb i ideologjisė naziste dhe asaj komuniste ishte sundimi i botės nga "raca ariane", mė saktė arritja e njė shoqėrie "pa klasa".


    Pranimi i pikėpamjeve tё pushtetarёve, pёr qytetarёt nė sistemet totalitare ёshtё i detyrueshėm. Atyre nuk iu lejohet tė qėndrojnė mėnjanė dhe tė tėrhiqen nė sferėn e tyre tė lirė private. Ata janė tė detyruar tė pėrkrahin nė mėmyrė aktive pikėpamjet sunduese. Aty ku pėrkrahja aktive nuk bėhet vullnetarisht, ajo detyrohet nga sunduesit me njė sistem tė pėrsosur tė mjeteve tė ndryshme shtypėse. Meqenėse masmediat nė kohėn e nazizmit dhe nё stalinizёm ndodheshin nėn kontrollin e elitės pushtetare, ato nuk e kanė kryer nė asnjėrin prej kėtyre dy sistemeve funksionin e pritur prej tyre dhe nuk patėn mundėsi ta detyrojnė identitetin nė mes qeveritarėve dhe tė qeverisurve, u bė i nevojshėm pėrdorimi i instrumenteve terroriste shtypėse. Absolutimi brutal dhe jodinjitoz i botėkuptimeve personale arriti kulmin e tij simbolik nė kampet e pėrqendrimit, nė shuarjen e jetėve dhe nė genocidin ndaj mbi 6 milionė hebrenjve, si dhe nė spastrimet staliniste, viktima tė tė cilave u bėnė me miliona njerėz (...).




    Sistemet autoritare

    Sistemet autoritare janė - e kjo ėshtė njėherazi edhe pika e tyre e pėrbashkėt me sistemet totalitare - sisteme jodemokratike tė qeverisjes. Koncepti "sisteme autoritare" nuk mund tė pėrkufizohet lehtė, por ai pėrfshin njė sėrė qeverish tė ndryshme. Nė sistemet autoritare bėjnė pjesė p.sh. diktaturat majtiste apo djathtiste ushtarake, karakteristike pėr shumė vende nė zhvillim, si dhe pėr ish-diktaturėn spanjolle tė Frankos, Kilin nėn Pinoēetin etj.
    Nė kėto sisteme, zgjedhjet janė tė manipuluara. Nė dallim nga sistemet totalitare, pėr to jo botėkuptimet, por ruajtja e pushtetit luan rol vendimtar. Nė kushte normale lejohet pluralizmi i kufizuar, me kusht qė ai tė mos sjellė rrezik pėr sistemin. Mobilizimi i popullit nė tė mirė tė njė botėkuptimi tė caktuar, i cili zėvendėson rolin e besimit fetar nuk ėshtė tipike pėr kėto sisteme. Pėr mė shumė, elita nё pushtet ėshtė nė gjendje ta tolerojė sferėn private, e madje edhe pikėpamjet e kundėrta politike tė banorėve, me kusht qė tė mos ushtrohet kritikė publike ndaj qeverisė. Meqenėse nuk ekziston njė botėkuptim i pėrgjithshėm dhe i vetėm i vėrtetė, as partia shtetėrore nuk luan rol vendimtar dhe shpesh reduktohet nė individė tė caktuar, ku rol vendimtar luajnė raportet personale tė udhėheqėsve. Qytetari, derisa nuk bėhet kundėrshtar aktiv i qeverisė, nė sistemet autoritare i nėnshtrohet shumė mė pak masave represive dhe terroriste se sa nė sistemet totalitare. Kjo pėr arsye se nė sistemet autoritare, ai ėshtė i detyruar vetėm ta durojė, e jo ta pėrkrahė qeverinė.

    Ideologjitė dhe lėvizjet totalitare nuk janė tė rralla. Ato konsiderohen - sigurisht me tė drejtė - si karakteristike pėr shek. XX. Zhvillimet e kohėve tė fundit kanė treguar forcėn tėrheqėse tė sistemeve demokratike dhe na bėjnė tė shpresojmė se demokracia parlamentare, nё tё ardhmen do tё shėnojė fitore tė reja.


    [Emil Hübner; nxjerrė nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Parlamentarische Demokratie 1, Informationen zur politischen Bildung Nr. 227, 1993]

  19. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga san-antonio
    [...] Kėta filozofė iu dhanė gjithashtu iluzionit tė
    gjenezės.[...]
    san-antonio, megjithese teksti eshte i tjeterkujt, mendova te nderhyja vetem tek kjo pike, ne lidhje me Heidegger-in i cili gjoja e paska leshuar veten ne iluzionin e gjenezes.
    Duke qene se jam interesuar shume mbi vepren e Heidegger (te cilin e pelqeka shume autori i shkrimit), nuk mund te jem dakort me pohimin e cituar. Heidegger gjate gjithe jetes se tij nuk eshte perzier ndonjehere me punen e races. Vepra e tij eshte larg ketyre puneve racore. Ai e shihte njeriun si nje te tere, si nje qenie e cila eshte autoktone ne toke (dhe jo ne kuptimin e autoktonise qe perdorim sot), dhe qe atdheu i ketij njeriu eshte planeti Toke. Nqs autori i shkrimit do te kishte hulumtuar pak veprat e Heidegger do te kishte rene ne konferencen "Te ndertosh, te banosh, te mendosh", ku Heidegger flet per Katerpjeseshin : toka, qielli, hyjnoret dhe te vdekshmit, te cilet nenkuptojne njeri-tjetrin duke formuar nje lloj katrori te perfshire ne nje rreth ku luhet loja e pasqyres. Secili sheh tek tjetri tre te tjeret. Ky eshte kuptimi heideggerian i qenies se njeriut mbi kete toke, nen qiell, perballe hyjnoreve.

    "Marrezia e madhe" (sipas fjaleve te vete Heidegger) qe ai pati kryer gjate viteve te nazizmit (duke qene per dhjete muaj rektor i Universitetit te Friburg, dhe anetar i Partise Naziste deri me 1945), ka qene nje hutim ose endje e verber ne kerkim te nje lloj ringjallje te frymes universitare dhe jo sepse ai mendonte qe kombi gjerman duhej te ishte mbi kombet e tjera.
    Gjithashtu referencat e shumta ndaj gjuhes se vjeter sanskritishte (mema e gjuheve indo-europiane) vijne thjesht ngaqe Heidegger mendon qe nqs ne duam te zbulojme thelbin e njeriut, ne duhet te shkojme tek gjuha, tek zanafillat e saj.

    Ju uroj gjithe te mirat.

  20. #20
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    per iluminizmin

    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Si lindi Nazizmi:
    Nazizmi lindi si pasoje e kompleksit gjerman per respektin e rrezuar nga Lufta e Pare Boteroe. Ushtria Gjermane nuk ishte e zonja te pranonte kapitullimin por ndodhi e kunderta, fillaun te ngaterrojne versionin e nje ushtrie ushtarakisht te mundur si viktime te nje tradhetie.Ne kete menyre lindi legjenda e "Dolchstoss" qe do te thote " thike mbas shpine".
    Kompleksiteti gjerman?!.. nejse ok, mjafton edhe kjo si arsye.. Tani pyete njecike kete analizen qe ke cituar, cfare armpushimi u nenshkruar ne nentor 1918 dhe cfare gjeten ne tavoline gjermanet me vone, ne traktatin e Versajes?


    Por thelbi i saj nuk ishte ai i ideve te fillimit , por idete fashiste sipas se cilave Shteti , per te ruajtur ekzistencen dhe unitetin duhet te ishte totalitar.
    lemsh!

    a) nacional-socializem: Kombi mbi gjithcka!

    b) fashizem: shteti mbi gjithcka!


    Admirimi per forcen e keqe dhe kultin e nje shefi te vetem ishin disa nga mbartjet e tjera te nazizmit.

    Forca e keqe, si identifikohet ne kete rast ose me mire, cfare e ben te marre emertimin E KEQE?


    Hitleri dhe Partia Nazi harriten nje mbeshtetje popullore duke e bere euforik popullin me teorine qe Gjermania te sundonte Evropen si hakmarrje per tradhetine qe gjoja i ishte bere Gjermanise ne Luften e Pare Boterore dhe kjo ēoi ne Luften e Dyte Boterore

    lemsh!

    Nuk di nga ta kapesh.. Lufta e dyte boterore u be sepse ashtu e pergatiten ne Versaje fitimtaret, dhe per kete jane paralajmeruar dhe nga ministra te qeverive te tyre.. Asnjeri nuk e vriste mendjen! Rendesi kishte qe Gjermania te shkallmohej e te shqyhej, se c'behej ne Rusi nuk i interesonte askujt.. (tendence qe vazhdon sote e kesaj dite)

    Persa i perket euforise popullore, do te bente mire te mesoje dicka me shume rreth viteve 1933-1939 (kur nuk kishte lufte!).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 04-06-2005 mė 19:44
    Prektora

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Papa konsideron Islamin tė pareformueshėm!
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 11:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •