Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Vaj-Kuja Shqiptare

    Me poshte po jap nje vaj te nje nene para bijes se vet 20-vjeēare, te vrare nga dora e nje prej pretendeteve te saj per t'u lidhur ne martese.
    Vrasja e grave tek shqiptaret eshte dicka jo shume e perhapur. Grate ne malsite shqiptare nuk vriteshin, dhe pikerisht ky zakon jo normal per ne, preket dhe ne vajin qe nena i ben bijes se saj ne vargjet poshte: Burri nusen a ā’ ndie kund,/m’e e vrį dekun me nji plumb!/Me hupė erz, me hupė burrnķ,/
    si zakon nuk ā’ n’Shqipnķ?


    Gjithnje kur i kam lexuar gjithnje vajet-kujat shqiptare nder libra te ndryshme, me ka habitur perhere forca e vragut te tyre, me ka habitur se si megjithese ne zi, grate shqiptare kane nxjerre nga goja poema te verteta, rima tek to eshte e mrekullueshme. Megjithese ne zi, nenat shqiptare, perveēse qajne bijen/birin e humbur shtrire para syve te tyre, gjejne force e pershkruajne nje histori te ngjarjes, nje histori te krahines apo zones ku ndodhi zija e ku u vra personi, si kane shkuar e si do te jete e ardhmja e vendit....
    Ne to, jepet dhe nje pershkrim i zakoneve, tradites, dokeve dhe fese shqiptare....

    Thjesht, jane momente plot emocione te forta.


    -----------------------------------------------------------------------------------
    Pak sqarim mbi ngjarjen per te kuptuar me mire vajin

    Ne Grude dora e nje djali shtiu mbi femren qe nuk e morio dot per nuse, per t'u vene nderi i vet (djalit) ne vend e mos ta qeshte njeri ne katund....
    Perpjekjet e Pater Anton Harapit per te bindur djalin mos te martohej me vashen, dhe bindur kuvendin e pleqve se kjo pune do zgjidhur me qetesi e paqe mes dy familjeve (djalit & vajzes) shkuan dem fale plumbit qe i mori jeten 20-vjeēares nga Gruda....
    Tanime, dy familjet ishin ne gjak me njera-tjetren. Megjithese vajzes per momentin s'kishte kush t'i merrte gjak (xhaxhai [axha] i vet ishte burre plak) djali mori malet dhe vellezrit e tij mbeten per shume kohe te ngujuar ne kullen e tyre.


    ******


    Vaji i nėnės pėr bijėn e vrame


    Ku ā kenė mirė me ndjellun zķ, Hźj... hźj...
    Mori loke, mori bķ?
    Qyqja e mjera un n’ket’shpķ,
    a t’kjajė vedin e t’kjajė tż,
    t’kjajė malsķn pėr rreth e ēark?
    Oj zemra eme, bķ! Hźj... Hźj...
    Po thėrras malin e t’gjimojė,
    Lugu i Cemit n’gjamė t’ushtoje,
    Zana e Sukės, t’madhe t’vajtojė,
    e Deēiqi – i kjosha true!
    T’dahet katrash, t’kjajė me mue,
    n’fund e n’maje le t’lekundet,
    t’kajė mbi tż-o sa ku t’mundet.
    Oj e mjera nanė pėr tż! Hźj... Hźj...
    Helm u bāftė po uji Cemit,
    i raftė pika tė tanėt vendit,
    kurr mos pį’t as dritė as diell,
    gjithherė ndejtė tuj njehun fķll;
    edhe dita i kjoftė e zezė,
    zjarm nė votėr mos i u ndezėt,
    n’mal e n’vrrķ e kudo kjoftė,
    po s’u gjet kush kryet t’m’a’ shėndoshė,
    t’m’ largojė gurė e t’m’ largojė dhé,
    le t’hij n’vorr me ēikė tė ré:
    atź dekun e mue gjįll,
    t’dyja n’vorr t’na mblojė nji zįll.
    Loēka eme, bij-oo! Hźj... Hźj...
    Shka t’a bāj un t’gjallėt pa tż,
    si mund t’shoh-o un pa sy,
    si rrij n’shpķ un pa t’ndie za’n,
    si del jashtė kercuna nanė?
    Kukś vetėm pa kurrkend,
    veē ma kjį si qyqja n’gem!
    S’kam pse pres as Kshndellė as Pashkė,
    s’ka pse m’thotė kush due me t’dashtė,
    zemėrplasta nanė pėr tż,
    tė tanė jeta m’ā lidhė ny’.
    Oj lulja e ballit tem-oo. Hźj...Hźj...
    Drita e diellit futė e zezė,
    rrezja e qiellit gur le t’qesė,
    toka qitėt bolla e gjarpij,
    era fryftė zjarrm edhe thni,
    bora n’bjeshkė e zezė u ngriftė,
    lulja n’fushė e thįt-o biftė,
    asajė kurr mos i ardhėt era,
    m’sa pėr loke del pranvera!! Hźj... Hźj...
    Kshu, moj njome, po t’kjįn nana,
    e po don t’i njehė tė tana:
    po t’pėrcjellė sot nuse s’parit
    me dż plumbe n’gjoks tė pahit,
    po t’i mbyllė t’dy syt e ballit,
    po t’a vźn duvakun krahit,
    po t’a vźn unazėn n’gisht,
    po t’i njet dy vāthėt nė veshė,
    petkat t’reja po t’injeshė;
    ta tanė pajėn tek e ké,
    Oj e mjera un pėr tż! Hźj... Hźj...
    Po kush t’qet e t’a njet dorėn?
    A thue burri, qi t’vrau Orėn?
    Ku i ké krushqt, ku āsht vėllaznija?
    T’kanė prij para atje te hija;
    Ké me i gjetė te gryka e vorrit,
    si t’m’a lāshė der’n e oborrit.
    Tanė janė dekė e fikė e shkue;
    ‘mjera ti sot me gjith mue,
    oj bija eme, lokj-ooo. Hźj... Hźj...
    Edhe ‘i punė, o bķ, harrova;
    Pėr nji punė Zotin s’ta lėshova;
    Shka m’i bāne ti bajrakut,
    shka m’i bāne tanė Malsķs?...
    Burri nusen a ā’ ndie kund,
    m’e e vrį dekun me nji plumb!
    Me hupė erz, me hupė burrnķ,
    si zakon nuk ā’ n’Shqipnķ?
    Me u thanė sot ndėr tanė bajrakė:
    Ē’priti e ē’bāni Gruda e ngratė?
    E s’kje kush me hij ndėrmjet,
    soko! Djalit nuk u gjet,
    me t’marrė n’besė me t’marrė me ndore:
    i madh e i vogėl mbet nė kore?
    Oj zemėr! Oj bķ! Hźj... Hźj...
    A t’kjajė t’gjallėt, a t’kjajė tż dekun,
    qyqja un e mbetun vetun?
    T’a kjajė vedin me lot gjakut,
    t’i bāj gjamėn mbarė bajrakut,
    t’i thėrras t’dekunt me m’ndihmue,
    pėr me njehė eme mjerue,
    t’u kallzoj si mbetėn shkret,
    n’vendin tanė si t’i’m n’gėrbet.
    Kemi mbetė si vend pa zot,
    kemi vojtė si prralla mot:
    nji krjal hin e tjetri del,
    ai na rrah, tjetri na shkel;
    toka e fortė e qiella enaltė,
    kemi mbetė si kali n’baltė.
    Njeh por t’ramet, struku mbrendė,
    s’kemi burra me u pėrmendė.
    Hiq kanū e mos vźn ligjė,
    kemimbetė si vathė pa grigjė.
    T’gjith sa jemi dekė pėr s’gjallit,
    me u mbajtė mend-o djalė mbas djalit;
    besa e burr’et, ndera e grues,
    lānė mbas doret pa nemuz.
    Kemi mbetė – mo’ Zo’ mā keq!
    Porsi t’ki’m pėrbrī ndo’i dreq,
    qi pret ditėn me na marrė,
    pa lanė farė, as rod Shqiptarit,
    tue na hupė gjuhėn e t’parit.
    Jemi bā me na kjį shkina;
    Mbaruen krenė, e mbaruen kuptina,
    Qyqja nanė, qyqja Shqipnķ,
    Hot e Grudė tė Malit t’Zķ:
    Bija eme nėn dhé t’zķ!!! Hźj... Hźj...
    Me tż lokja dhe ‘i fjalė ka,
    se pėr s’shpejtit don me u dį,
    me u dį tejet pėr gjithmonė,
    dersį t’shifemi n’Tenzonė.
    Kur tė shkojsh n’at’ jetėn tjetėr,
    ke me ndeshė ndėr burra t’vjetėr,
    babė e vėllazėn e kushri:
    m’i merr ngryk-o nji ka nji;
    m’u kallzo si shkojmė na jetėn:
    shėndosh e mirė – me dishrue dekėn,
    diftou burravet t’Malsķs,
    si vojt hallit i Shqipnķn:
    Mbaroi Gruda me gjith Hot,
    paēim rį ndore Tenzot!
    Qyqja un, pa t’keqe tande,
    me mbetė vetėm, pa tż sande.
    t’kam pasė shźj, t’kam pasė nishan,
    un e mjera morģ nanė!
    T’deshtėn miq e t’deshtėn t’huej,
    nu’ m’je kenė e keqja e kuj;
    kush t’ka njoftė veē ka dijtė,
    si t’kam mėsue e si t’kam rritė:
    me lot lokja t’ka shujtue,
    me dashtnķ nana t’ka mbulue,
    bķr e bķ ti kjé pėr mue.
    T’rrita shtatin me thoj t’duerve,
    t’mbatha kambėn me lėkurė ftuje,
    t’lmova kryet si djalė dishirit,
    erdhe e u rrite si mā s’mirit:
    nderė e urtķ – si pa’m pėr piri –
    me i lanė babės, ma i lanė vėllaznķs,
    qi t’lanė mbrapa pėr nderė t’shpķs.
    Ti m’u rrite si mollė n’gem,
    e m’u bane si t’ paēė n’mend:
    bukurija e dheut me u pį,
    n’ēika tjera n’shźj me u dį.
    Ti m’u a dole n’fjalė e nderė,
    ti m’u kjé lule n’pranverė;
    pėr tż s’pat kush fjalė as halė,
    ti m’kjé zojė pėr tanė mahallė.
    Nuk don nana me t’miklue:
    Je pėr dhé, nuk je pėr mue.
    Nuk flet nana sot pėr tż,
    flet gjithkush t’pat pį sż;
    t’dishron vendi – e Kėlmendi,
    por nanė-lokja s’t’ka te shpija:
    Shpķrt e korp t’i pasėt Lumnija,
    T’pėrcjellė lokja dér tu gropa,
    - zemra e nanės bā copa copa, –
    t’shtron do bįr e t’vźn do gur
    mos me t’pį un mā tż kurr.
    T’bekon frati t’mbramen herė,
    t’porositė Shźjt’n’e n’eltér,
    t’thitė uratė edhe t’bān kryq,
    shokėt tė barin tż nė vigj.
    Mandej Zoti t’pastė nė dorė
    Edhe Shźjtėnt me kunorė,
    tė pėrcjellshin tż n’at’ jetė,
    ku lumnķn ti ké m’e gjetė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    sot...

    s'po me dalin pergezimet per temat e hapura.Ullmari, ti Eni, shigjeta...nje bravo te madhe per te gjithe. sa kenge - vajin qe ke sjelle eshte madheshtore.
    Eni kam nje pyetje: di ndonje gje per kronologjine e saj?
    buna... shume e kenaqur

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    mund te sjellesh dhe te tjera. pata hapur kohe me pare nje teme pikerisht mbi vajtimet shqiptare pasi jam e mrekulluar pas tyre. mund te na sjellesh te tjera.
    flmd
    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    Vajet kane vertet nje fuqi te madhe emocionuese, sepse ato percjellin dhimbjen e humbjes se nje njeriu te dashur. Intensiteti i ndjenjes i percjell ne vargje, iu jep atyre nje force tronditese.
    Eni shume e bukur pjesa qe ke sjell.

    Muriqan - Shkoder

    Flytyron nje zot-o i zi,
    Ra mi vorr te djalit te ri;
    "Mirse t'gjej, o djal i ri!
    A t'ka xan-o dheu i zi?"
    "Me ka xan e s'po m'leshon;
    Po m'vjen keq per qyqen nane,
    Q'e kam lane cung ne lame
    ......................................
    Po m'vjen keq pe qyqen moter
    Q'e kam lane cung ne voter"

    Shkoder

    Cou, Rexhe, se ka dale drita!
    Vesh jelekun me shirita
    Cou, Rexh-o, cou, bir-o
    Cou, delia i nanes-o
    Cou, Rexhe, e dil te trina
    Se po vine t'zezat kushrina
    Cou Rexhe, e dil te vija
    Se po t'vijne t'zezat bija
    Cou Rexhe e del te boka
    Se po vijne te zezat motra
    Cou Rexhe e qit nji pushke
    Se po vjen e zeza krushke
    Cou Rexhe e qitna kafe
    "Jam i lig e s'mund te baj llafe"
    Cou Rexhe e qit raki-e
    "Jam i lig e s'mund ta pie"
    Nusezeza nen duvak
    Rexha i deke un ne cardhak
    Nusezeza duel ne shkalle
    Rexhen e mbyti kali i bardhe
    More gjok te rafte jela
    qe m'a mbyte djalin shqelma!
    Cou Rexhe e dil te thana
    Dasem e mort t'i bani nana

    *Cou Rexh-o, cou bir-o
    Cou delia i nanes-o --- keto vargje perseriten ne cdo dy vargje te pjeses me lart
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje buna, katana & shigjeta.

    Vaji qe kam sjelle, mund te them se i perket vitit 1918. Por tamam muaj e dite nuk di ē'ju them.
    E kam shkeputur nga libri i Pater Anton Harapit "Andrra e Prźtashit", liber vertet i mrekullueshem, ku del qarte, thjesht e bukur, personaliteti, karakteri dhe traditat e shqiptarit.
    Nqs e gjeni ndokund, jua keshilloj talexoni.
    Kete vaj gjate librit mund ta kem lexuar mbi 4 here, mos permend rileximin gjate hedhjes se tij ne word.
    Dhe sa here qe e kam lexuar me ka dridheruar trupin. Vargu i tij me duket teper i fuqishem.

    lexohemi pra.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shume te bukura.Nuk eshte shume lehte per t'i kuptuar vargjet, por i rilexova edhe per kenaqesine qe me dhane.
    Mund te shkruaj edhe ndonje vaj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Te muzika.albasoul.com mund tė gjeni tė qarė nė lahutė edhe kujėn e gruas sė Mujit tė legjendave, Ajkunės, pėr tė birin, Omarin, e vrarė prej sllavėve.

    Mund ta degjoni ketu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-10-2003 mė 23:11

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Kśr t’u rrxue shtati i njomė*
    (Shkrel)

    Drando Keqja vajton Rrok Tom Dashin, kushrīnin e bajraktarit tė Shkrelit, Vat Marash Dashin.


    Kśr t’u rrxue shtati i njomė
    Kźnka kputė aj kry i hollė,
    T’a ēudue kryet si mollė
    Kan me t’rį mustakėt e hollė
    Qi kurrmā s’u bje me dorė,
    Ké m’u ēartė e ké m’u prishė
    Mā s’del n’log as nuk shkon n’kishė!
    Kśr ké vojtun n’derė tė Kishės,
    Ti jé kźnė si hylli i dritės!
    Kśr kź hī nė kishė pėrmbrźnda
    Ti je kźnė sa ‘i lis me rrźma.
    Kśr m’jé ulė nė gjūj me ndźjė
    Hiq qylanin more i kshtźnė!
    Ndiejshe hallkun tuj t’pėrmendė,
    Se kukeka ū hjashtu jé kźnė!
    Mendja e jote s’kje madhnue
    Se s’jé kźnė aspak madhshtuer;
    Ditė e natė jé kźnė darsmuer;
    Veshė e mbathė pėr bukurķ,
    N’daē malsuer e n’daē Zotnķ!
    Ti n’martinė edhe n’alltķ
    Mrrelėn n’dorė pėr bukurķ,
    Si pėr diell njashtu pėr shī,
    Si pėr qéf pėr pak daji!
    Si jé lypė, njashtu jé gjėtė
    I mirė pėr shokė, sokol pėr ēetė:
    Ké qitė pushkė-o nė pazįr,
    Gjith bajrakut i a ké zbardhė,
    Gjith bajrakut djalė mbas djalit.
    Un po kjįj se ké dekė vetė,
    Se e mira s’kį me t’tretė!
    Fjala e mirė ty tė thohet,
    Kānga e jote pėr ditė kėndohet!
    Nė kuvend-o kur ké shkue
    Gjith kuvendi n’kāmė ā ēue,
    Fjalėn t’ānde e kan ndigjue.
    Jo veē ty pse tė kan dashtė,
    Por ty gjysa t’kan pa’ drashtė!
    Njikjo lngata kśr t’kį kapė,
    N’katėr qoshe fjala ā hapė,
    Paskan ndie zoj’t e malit:
    Ka dekė Rroku i bajraktarit!
    Kan ndie zoja dhe zotnķ
    Ka ndie Shkodėr e Malsķ,
    Ka ndie Pej’ edhe Gusķ
    Ka ndīe Knjazi i Malit t’Zķ.
    Ka ndie Knjazi nė Tivar,
    Thotė: ka dekė ‘i bajraktįr.
    Paska lānė shyqyr ‘i djalė.
    Djalit t’tij si kan me i thānė,
    Qi alį nuk ka marrė kāmė,
    Ala gjuhen s’e ka xānė?
    Kśr tė nisin pėr me xānė,
    Zot, o-Zot, si kį me thānė?
    Kį me thirrė-o babė e nānė.
    Shkon nė log-o me lodrue
    Fmija gand kan me i kallxue;
    Vjen n’konak-o tu’ lotue,
    Nānėn e vet ka m’e e prozhmue:
    Po ti, nānė, pse s’ké kallxue
    Se m’kį dekė-o baba mue?
    Po i a marr unė Vatės nė mnķ,
    Qi po kjįn pėr njet kushri;
    Drue e ā kźnun ora tij.
    Mjera ū si e tham ket fjalė?
    Vata e ka orėn e gjallė!



    _______________________________________________
    *Shkeputur nga libri me permbledhje vallesh, gjemash, vajtimesh dhe kenge dashurish, "Visaret e Kombit. Vėllimi II. Kāngė Kreshnikėsh dhe Legenda". Tiranė. 1937. Botuar dhe permbledhur nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta. Fq. 187-189.

  9. #9
    O trendafili burbuqe
    Lule jeshe u kepute
    O trendafile taze
    U kepute pa vade
    Lumthi ai cope vend
    Qe pret kete cop' ergjent
    Lumthi ai cope var
    Qe pret kete cope ar

    Rėzė - Pėrmet
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JESHE BIJE MAVROMAT

    Jeshe bije Mavromat,
    vajta nuse Pognanat;
    vajta zog' e shkruare,
    ardhce leshleshuare.

    Vuno, Vlore, 1976.

    Pleqte thone se kjo kenga eshte me e gjate. Behet fjale per nje nuse qe u kthye e ve (leshonin leshtrat kur u vdiste burri) kur s'kishte shume kohe qe ishte martuar. Mavromat & Pognanat jane fshatra qe tani nuk ekzistojne me. Pagnanati duhet te ishte midis Vunoit & Iljas. Kenga duhet te jete me e vjeter se mesi i shekullit XVIII.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    KENGA E MARCELANES

    Vdiqi Marcelaneja,
    qe ish kapetaneja!
    Marcelan' me tri fustane,
    ishte zere kapetane.

    Dhermi, Himare, Vlore, 1962

    Edhe kjo ka qene me e gjate, por vetem kaq dijme. Degjoheshe shpesh ne Himare mbremjeve kur grate ktheheshin nga drute. Legjenda me te cilen eshte lidhur kenga, tregon se: Gjika, nje djale trim e shume i mire, pa zerat, sikunder i shohin djem te tille. I pa tek hidhnin valle dhe njeres i rrembeu shamine; kjo ishte Marcelaneja, kapetaneja e zerave, e cila e donte Gjiken. "Me merr," i tha, "por gjate 3 vjeteve, 3 muajve, dhe 3 diteve, nuk duhet te tregosh se je i martuar." Dhe u martuan. Marcelaneja pastronte shtepine, gatuante, punonte ne are e ne vreshte, bente tere punet, po s'e shihte njeri. Bota cuditej se kush ia bente punet Gjikes, po ky nuk tregonte. Zera lindi nje djale, i cili ishte i dukshem. Fshati donin te dinin se ku e gjeti femijen Gjika. Ky, pas 3 vjetesh e 3 muajsh, ne diten e 3-te, tregoi. Marcelaneja vdiq dhe grate e fshatit degjuan vajtimin qe kendonin zerat per kapetanen tyre. Eshte nje perralle e njohur ne folklorin Shqiptar.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #12
    E mir' e purtekė e artė
    Si zonjatė e kasabasė
    Moj e bukura prej nurit
    Si thėllėza majėe gurit
    O e ēpejtė si shėgjeta
    Ku do tė tė shkojė jeta
    Thėllėza ndė shkėmb tė kuq
    Pajėlėna ndė sėnduq
    Ku do tė shkosh beharė
    Nga i zoti ndarė?
    O e mirė e fjalė le
    Jeshe nuse me perde
    Moj e hequra si bari
    E kulluara si ari
    Gėzimzezė qė s'gėzove
    Jetėnė s'e trashėgove

    Rrėzė - Pėrmet, 1955
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-02-2005
    Postime
    104

    Eni te lumt vellaqko

    shume me ka prek ajo kenge vajtimi. une jam nga ky regjion dhe mu ngjesh mishnet kur e lexova mu duek se e nigova te zen nane tue kjajt per t'bijen.
    shume te falmnedrit eni per thesarin qe ofrove.
    kengen e kopjova me dukesh shume i afert dhe i mire eni
    shume te falmn. rrofq e paq shnet sa malet

  14. #14
    Jugė (1955)

    “Shokė, bimėni jongarė
    Do t’i bije me tė qarė
    Pėr atė miken e parė
    Derėziut mė qani hallė
    Do vete t’i zbulonj varrė
    Ta shoh seē nur i ka rarė
    Nur i kuq a nur i bardhė
    Ku ke qėnė, o trėndelinė
    Pse s’kujton mua tė zinė
    Se pėr ty prisha shtėpinė
    Shita sharkun e kusinė
    Lashė treqind dhėn nė brinjė
    U ngreē e arēė tek tinė”
    “Tė kujtonj e qanj me lot
    Po jam thellė e s’thėrres dot”


    Gjurė – Lurė (1955)

    Xhetan Hoti fort i ri
    Kishte kājk e ēeteli
    Kishte fell e’ lahuri
    Fort i ri e dajreli
    Ka lanė nji nuse nė shpi
    Pa cucė e pa djalė nė shpi
    Ka lanė tokėn pa kufi
    I jane prishė kufijt e tokės
    I ā fikė zarmi i votrės
    I pamotėr, i pavlla
    Nuk ka kush me e qa
    Ju vesh nusja nė t’zeza
    Ka veshun ni tomar
    Āsht gjeshun me litar
    Hiseshkretun
    Nusembetun
    Zana t’zanoj
    Si t’dau t’veēoj
    Ori zana helmatore
    Cove na trazove
    E nė zemėr na lgove

    *tomar - xhoke e trashė qė vishet sipėr (me lėkurė ose shajak)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #15
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kuc, Kurvelesh (Vlore) 1959

    kumbulles i pikon loti
    qan per vjesht' e per behar
    se i ka dekur i zoti
    shtrungemadh e vederploti
    me kerrab' e me hanxhar
    nreu, o Abas boboti
    se male kush e kulloti
    e to qeshene me ta
    e to te lozene topthi
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ma gjeni te plote "Qan Motra Per Vellane?" (Vlonjate)

    qan mo-
    qan mo-
    ku, ku, ku-ku jane (imiton thirrjen e qyqes "ku-ku-ku," lajmetarja e fatkeqesive)
    qane motra per vellane
    ne nje dite te bukur prilli
    dy vellezerit ... me gershere
    nuk u muare veshe c'thane...

    me gershere preu vellane, moter-zeza ndolli vellane, etj. etj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  17. #17
    Leila eshte vertet nje kenge e bukur polifonike vaji. Kengen mund ta degjoni ketu: http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=202

    Qan motra pėr vėllanė

    Ē’pan-ooo ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Nė njė ditė tė bukur prilli
    Dy vėllezėr rrinė nė stanė
    Dhentė tek qethnin me gėrshėrė
    Nuk u muarėn vesh ē’patnė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Mbi njė gur mos pastė *pjesi (?)
    I dymbėdhjeti shejtanė
    U trazoi muhabetin
    Me gėrshėrė u therr, u vranė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė
    Gjaku e skuqi varrin-ė
    Motėr zeza doli mal-ė
    Ku i kam vėllezėrit unė
    Ku, ku, ku, ku mori dynjanė
    Ē’pan-ooo
    Ku, Ku, Ku, ku janė
    Qanė motra pėr vėllanė

    Une e degjoj si "ē'panė = ē'patėn", jo "ē'thanė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pa, sa kot ia kisha futur
    Flm Shigjete. Po shtoj dhe dy kenge vaji qe me pelqejne. E para eshte nga Shen Vasili (Sarande) e recituar nga Eftihia Plaka dhe eshte vajtim per nusen qe i vrane burrin kur ajo kishte qene tek prinderit. Eshte e ndare posacerisht ne rrokje (vargjet 3-4, 5-6 dhe 8, 10, e 12) qe percillen me ngasherim. "Zoti im, a rrenjedale" eshte refreni qe perseritet pas c'do vargu.

    VOME (dmth, "vajtim")
    1961

    Me dergove ne te pare
    zoti im, a rrenjedale,
    se c'me dhe leje nje jave.
    Pa mbushur te zezen jave,
    me dergove hyzmeqare.
    Dolla pyeta hyzmeqare,
    me ktheu koken menjane.
    Mora bab' e hyzmeqare,
    dolla ne breg, pashe fshane:
    ne bashoda po te qajne!
    Me te ngjiture ne shkalle,
    gjithe populli te qajne.
    Me le djalin e nje vajze!

    Kjo e dyta eshte koleksionuar nga nje fshatar i Osnatit te Mokres qe e kishte degjuar nga i ungji prej krahines se Gores. Me pelqen me shume se ajo e sipermja.

    DERDIMEN ME HALLE SHUME
    Osnat, Pogradec 1969

    Derdimen me halle shume,
    kush te deshi ty sa une?
    Me dergove ne te pare,
    shpejt dergove per te marre:
    me dergove hyzmeqare,
    hypa kalin si e marre.
    Kur dola dhe pashe fshane,
    xhemeati benin varre!

    Derdimen me halle shume,
    kush te deshi ty sa une?
    Pse s'vdiqe nje vit me pare,
    sa qeme te dy pa marre,
    sa qesh' cup' e ti qe djale?
    Pse s'rrojte, te nxirrje malle?
    Mos u tret me kasavete,
    se un' gjetke nuke vete.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  19. #19
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JUG

    shoke me bini longare
    e do ti bie ne te qare
    e do ti bie ne te qare
    per ate miken e pare
    e do ti bie ne te qare
    per ate miken e pare

    do vete ti zbuloj varre
    qe ta shoh se c'nur ka marre
    e qe ta shoh se c'nur ka marre
    nur te zi apo te bardhe
    e qe ta shoh se c'nur ka marre
    nur te zi apo te bardhe

    e ku ke rene moj trendeline
    e pse s'm'kujton mua te zine
    e te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot
    e te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot

    te kujtoj e qaj me lot
    o jam thelle e nuk dal dot
    e me kane rene floket mbi faqe
    si dy tufa manushaqe
    e me kane rene floket mbi faqe
    si dy tufa manushaqe
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  20. #20

    Kėngė vaji

    Mė erdhe tek dera
    tė prisja me nuse
    ē'pate djal i vetėm
    zemrėn ma kėpute

    Ē'pate bir-o, ē'pate
    ē'pate djal i nėnės
    tė rrita e mjera
    mu si drit’ e hėnės

    Tė rrita e mjera
    m'u si pik’ e pikės
    tė vranė tek dera
    m'u nė mes tė ditės

    Si s'u kthye plumbi
    tė mė merrte mua
    ē'kėrkon nėna jetėn
    pa fjalėt e tua

    Cop e ēik zemra
    njė jetė tė tėrė
    sa tė vij pran’ nėna djal-o
    buzėn tė tė vėrė

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •