Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Drita Ēomo

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Drita Ēomo

    Drite qe vjen nga humnera (Drita Como)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nje nate shkurti te ftohte te vitit 1981, ne nje nga dhomat e spitalit onkologjik te tiranes, ndodhte nje skene e dhimbshme, teper e njohur ne keto mjedise: perbri shtratit te nje vajze te re njezetetrevjecare, qe ishte ne grahmat e fundit te jetes, nena e saj, e kerrusur nga brenga bente te vetmen gje qe shumica e te afermve e bejne ne kesi rastesh: i lagte buzet.
    Skena ishte dicka e perseritur qindra here ne kete ndertese te trishte. E vecante ishte se te dera e dhomes se vajzes qe po jepte shpirt, nenen e mjeruar e prisnin ne kembe dy oficere te policise se fshehte shqiptare. Ata nuk e fshihnin padurimin, madje njeri prej tyre i tha gruas te shpejtonte.
    Gruaja kerkoi te rrinte dhe pak, por shoqeruesit, fare shperfilles, e urdheruan haptas te ngrihej.
    Te dera ajo beri perpjekjen e fundit: "Une njoh Nexhmije Hoxhen. Me lejoni t'i telefonoj. Ajo eshte nene dhe do me kuptoje".
    Rojet qeshen me ze te larte:"Si shume e lart e vrake
    Dashke te shqetesosh edhe shoqen Nexhmije. Nuk thua faleminderit qe te lame dhe kaq".
    Gruaja uli kryet dhe doli.
    ***********************
    Vajza qe jepte shpirt ne spitalin onkologjik ishte Drita Como, nje nga letraret me interesante te brezit te vet, por ne ate kohe krejt e panjohur, per arsyen e thjeshte se te atin e kishte ne burg dhe nenen ne internim.Per ata qe e shihnin, ishte thjesht nje vajze teper e bukur, pakez e trishtuar. Ne udhen e jetes se saj i kishin dale heret, teper heret, dy nga perbindeshat me te zez te kohes:diktatura dhe kanceri.
    Nena , e cila nuk arriti dot t'i bindte rojet per ta lene edhe pakez me shume ne krye te vajzes, kishte qene vite me pare nje nga grate me te njohura e te fuqishme te vendit, anetare e Byrose Politike, portretin e te ciles e mabnin njerezit ne duar, ne festat e paradat e nje Majit.
    Libri:"Drite qe vjen nga humnera" , del ne drite 16 vjet pas fikjes se vajzes dhe ben pjese ne riperteritjen e endrres me te vjeter te njerezimit: rikthimit prej territ dhe asgjese. E ne kete rast ne i themi vajzes: mireserdhe ne jeten tende te dyte, ne ate qe snjeh as vecim, as ankth.
    (Fragmente nga parathenia e librit te Drita Comos "Drite qe vjen nga humnera")
    nga Ismail Kadare


    P.s. Kam perzgjedhur disa poezi te Drites, te gjitha te mrekullueshme dhe brilante ne dramen e tyre te zeze. Personalisht jam e bindur se nqs jeta do kish rrjedhur ndryshe per Driten, ajo do ishte sot nje Isabel Aljende shqiptare ose shume me teper. Kur mendoj se ne kohen kur jetoi ajo, u afirmuan poete qe nuk kishin as gjysmen e talentit te saj, me vjen shume keq per vendin tim qe pervecse nga mallkimi i te huajve, me shume ka vuajtur nga mallkimi qe i ka bere vetes. Ju lutem lexojini.
    Dikea

    ****************************************


    Skifteri I XH. Suiftit ( Per diktatorin)

    Ai nuk lindi shqiponje,
    Nuk enderron per qiej te kalter
    Ai ka nje sqep te stermadh, te llahtarshem
    Dhe me te kerkon te shqyeje te ardhmen

    Brezat qe vine, do ta quajne Don Kishot
    po s'do qeshin me te si me Don Kishotin
    Prej tij neveri do t'ju vije dhe ndot...
    Po c'them keshtu? Ata as do ta njohin!

    Ata do jene shume te paster per ta njohur ate
    Emri i tij se bashku me kufomen do varroset
    Pastaj ne shi, mbi varr, nje rrufe do bjere
    Sepse dheu s'do doje t'ia trese kockat.



    Pa titull

    Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me
    Ditet qe bartin gezimin dhe dhimbjen
    Per pritjet e gjata dhe per cdo gje
    Qe akoma ka mbetur enderr

    Per dashurite e botes dhe per ata
    qe kerkuan dicka ne jete
    Per zhgenjimet e vogla dhe te medha
    Dhe per veten

    Per ndonje fyerje te vogel dhe heshtje te madhe
    Per durimin e dhimbshem pa fund
    Per femijet me bote te bardhe
    Qe pastaj bardhesine e humb

    Per cdo gje qe eshte e zakonshme
    Dhe qe ne na duket e bukur
    Per njerez me fytyra joshese
    Dhe me shpirtin qe nuk duket.


    Shi

    Shiu perplasi mbi xhama trishtimin
    Shiu perplasi ne xhama merzine
    Shiu i lagu te gjitha mendimet
    Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne

    Mendime te lagura...si te jetosh
    Ne kete qullje te pergjithshem idesh
    Kur nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
    Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh

    C'mund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
    Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
    Te gjithe fjalet te bukura te thone
    Po askush nuk ngurron te beje c'te munde

    Fjale te bukura...Sa hipokrite,
    Njerezit dhe vetes i flasin bukur
    Njesoj ne dashuri, ne politike
    Te gjitha i mbehstjellin me lluster.
    18 nentor 1979

    Vetmia

    Vetmia eshte zilja e telefonit
    Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter
    Vetmia eshet e diela e zbrazet
    Me biseda boshe dhe pa diell

    Vetmia eshte te shikosh pas xhamit
    Njerez qe nxitojne ne mbremje
    Merzia e gjate para gjumit
    Dhe vapa ne netet pa hene

    Vetmia eshte te duash shume
    Dhe te mos kesh cfare te duash
    Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule
    Dy fjale te mira te mos kesh kujt tia thuash

    Te jesh kudo i tepert, i huaj
    Mik i paftuar ne bote , hije
    Pa nje kujtim qe te beje te vuash
    Pa nje shprese per ate qe do vije
    Po ankthi i diteve te mia pa ty
    Ankthi im i perhershem
    Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di
    -Kjo eshte dicka tjeter

    Minutat qe ikin ngadale-ngadale
    renduar nga ajo qe quhet pritje
    Renduar nga ai qe quhet mall
    Dhe qe nuk llogaritet...
    Mars 1979

    Mars



    Nate pa gjume

    Mbreme prape nata ish e qete
    Permbi pisha erresira ra
    Nxorri koken hena qe nga rete
    Po askujt asgje ajo s'i tha

    Prape mbreme vezulluan yjet
    Prape klithi qyqja me trishtim
    Peshperiten fletet neper pyje
    Druret ulen deget, psheretine

    psheretima endje neper nate
    Psheretima mbi ballkonet ra
    Foli neper gjume nje nga grate
    Po askush nuk e kuptoi c'tha

    Fiku driten fqinji si gjithnje
    Mbylli librin heshtur, u largua
    Dhe pastaj...asgje, asgje, asgje
    Dhe keshtu me jave, dite dhe muaj

    1976

    Gjyshes

    Niobe fatkeqe ngurosur nga dhimbja
    C'zemerim perendish mbi supe te ra
    C'hyjneshe ke fyer me lumturine tende
    Qe pa driten e syve te la

    Pikellim i zi ne sfonde udhesh pa fund
    Mbi germadha kujtimesh ulerin pa ze
    Te levizesh e fryme te marresh si mund
    Kur ate...Kur ate...Kur ate...

    Po prape nxiton e sikur thyen kembet
    Sikur zgjat krahet t'i mbash e ata ikin, ikin...
    Sikur s'do ta besosh tere ate dhimbje
    "me rafte pika...me rafte pika..."

    Shtegtim i pafund nga nje tmerr ne tjetrin
    Tragjedi niobiane e shnderrimit ne gur
    Uleri drejt tokes, uleri drejt qiellit
    Deri kur? Deri kur?

    C'hyjneshe paske fyer me lumturine tende
    C'zemerim perbindeshash mbi supe te ra
    Qe te mbetesh keshtu, si nje shkemb dhimbjesh
    Pa ata...pa ata....

    (Hidherimi i gjyshes se drites ishte me te vertete pa kufi. Per 30 vjet me radhe diktatura i goditi pa meshire te 6 bijte e saj, te cilet bene afersisht 140 vjet internim dhe burgim. Vitet e fundit ajo u verbua, pa patur mundesi te kurohej nga okulisti, per shkak te dhenies me vonese te lejes nga Sigurimi)


    Dashuria

    Dashuria eshte ajo pisha e gjelber
    qe lekundet nen qiellin me hene
    Qe ngrin ne te ftohtin e janarit
    Si nje deshire e pathene

    Dashuria eshte bota pas xhamave
    Nxitimi i lire per diku...
    eshte qenia me 900 leukocite
    Qe ne carcafet e bardhe mendon per ty.

    Dashuria eshte telefoni i se merkures
    Dhe kopsa e qepur me pe gri
    Dhe kompostot e ngrena ne stol
    me nje pirun te dy

    Dashuria eshte apartamanti i qete
    i pagrindje dhe i lumtur sic mund te jete vec ne enderr
    jane fjale pa kuptim qe tingellojne aq te bukura
    Dhe heshtja e thjeshte qe kurre s'eshte e rende

    Dashuria ime je vetem ti
    Ne kete sfond ngaterresash pa fund
    Asnje arsye nuk e fshiu dot ate
    Asgje s'me beka qe ta humb

    Ajo eshte nje gje pafundesisht e bukur
    E kthjellet dhe krejt e paster
    Si lindi, si jeton, si mundet
    Ne kete bote te ndyre dhe te ashper

    Janar 1981

    Mars

    Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
    Mbuluar me lule te bardha
    Ne sfondin e cveshur si nje enderr humben
    Perfytyrimi i bardhe i dashurise se pare

    Do ngrohet toka dhe lulet e bardha
    Do te lidhin frutet-kokrra
    Keshtu dashuria do te jepte frutin e saj
    Sikur ditet mos ishin aq te ftohta

    Ngrica i rrezon lulet pertoke
    Dhe deget mbeten krejt te zhveshura
    C'mund te thuash per lulet e bardha
    Te rena, te shkelura, te perqeshura...

    Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
    Me lule te bardha mbuluar
    Ish teper e bardhe dhe teper e bukur
    Fatin e saj per ta duruar

    12 Mars 1980

    Muzg

    Ne rruge zbriten ngadale hijet
    Hijet po afrohen tek xhamat
    Muzgu te ngjall cdo lloj ndjesie
    Varet nga rrethanat

    Per mua muzgu eshte vetem mall
    Shqetesim dhe mall per ty
    Gjyshes kushedi se c'ndjenja i ngjall
    Kushedi c'merzi

    Reflekse roze dielli dridhen
    Si copera kujtimesh ne mallin tim...
    Sa e mjere gjyshja q vetem merzitet
    Si mund te jetosh me merzine

    Merzia per mua eshte bota - pa ty
    Pa diell, pa muzg, pa mengjes
    Si toka nen kembet e njerezve ne shi
    E lagura toke ne vjeshte

    Merzia per mua eshte jeta bosh
    Pa asnje enderr dhe deshire
    Kur s'ke asgje, perse te jetosh
    Te mos jetosh me mire

    Shume fjale per ato qe do vijne
    Veshtire te kene kuptim
    Nder to,sigurisht dhe fjala "merzi"
    Do te shihet ca me dyshim

    Merzi c'do te thote- do pyesin ata
    Kaq e madhe, pa fund kjo bote-
    Qe ta vleje jeten, te mos gjesh dicka
    Te jetosh pa asgje , c'do te thote.

    14 shtator 1979

    Per ty

    Lekunden pishat nen rete qe ikin
    Ikin e ikin rete neper shi...
    Une pres te shoh pas reve pak qiell
    Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

    Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
    Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
    Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
    Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

    Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
    Po une dua te vish tani , neper shi
    Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
    Po une dua diellin te ma sjellesh ti

    24 mars 1978

    Vjeshtes

    Ajo vjen gjithnje me lot ne sy
    Dhe druret dhe qiejt zbehen, perloten
    Pastaj tok me eren uluri, uluri-
    Duket sikur qan per tere boten

    Ajo shpesh zbret si mbremja e arte
    Ne qiejt hena bredh e vetmuar
    Dhe peshperisin fletet mijera fjale
    Sikur te zbusin dhimbjen tende duan

    Ne shpirt mblidhet qetesisht trishtimi
    Ajo te sjell kaq ngushellim, kaq ngrohtesi
    A thua e kupton c'eshte Mjerimi
    E c'eshte Brenga duket se e di

    Vec kete vit sikur nuk po e njoh
    Si erdhi keshtu me kaq zymtesi
    C'po derdh mbi ne zemerimin e ftohte
    Vetm shi, vetm shi, vetem shi

    Dhe po me mbyt ky qiell i erret...
    Dua ta pyes perse me mban meri
    Dua t'i lutem te mos jete kaq i eger-
    Edhe pa te ne shpirt, kam kaq merzi.

    Dhe pa te mbi bote ka kaq akull
    Qeli te lageshta dhe hekura...
    Kur varrosen per jete te gjallet
    Si nuk ngrihen te bredhin te vdekurit.

    Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
    Mua malli c'me zhuritka ne vetmi
    Ti eja, qajme bashke, moj vjeshte
    Eja, bashke te mallkojme neper shi.

    Nentor 1977

    Dashuri siberiane

    Po bie shi...dhe ti je kaq larg
    Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
    Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
    Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.

    E megjithate, une te dua
    Dhe te dua shume , cuditerisht
    Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
    Te urrej dhe te dua njekohesisht

    Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
    Te urrej, pse erdhe tek une
    Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
    Te urrej dhe te dua kaq shume

    dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
    Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
    Ne sa grade nen zero paske lindur
    Dashuria ime siberiane

    Ne te tere qenien time bie shi
    Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
    Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
    Dhe prape s'dua te jemi bashke

    9 shtator 1978

  2. #2
    Ja ku erdhe perseri si vjet me pare

    Ja ku erdhe perseri si vjet me pare
    Thua se midis nesh asgje s'ka ndodhur
    Duket sikur malli te ka marre,
    Duket sikur pritja te ka lodhur.

    Syte prape digjen zjarr i kalter
    Si dikur me flet me peshperime
    Veē ne shpirtin tim tani ka akull
    (Ah, te mos e kisha shpirtin tim!)

    Dhe veshtroj e heshtur kaltersine...
    Ah,perse nuk ngrihesh e te shkosh?
    Mos me fol me kot per dashurine
    Une e di,ti s'mund te dashurosh.

    Ti me the se qenkam e ashper,
    Ti kerkon nga une nje te puthur?!
    S'mundem;si ti puth syte e kalter,
    Kur ne shpirt ke vec uje te turbullt?

    O,e di,ditet e latra ikin
    Dhe pas tyre vjen natyra gri
    Kaltersia,bari,zogjte zhduken...
    Vetem ti do mbetesh po ai.

    Maj 1976

  3. #3

    “Dritė nė errėsirė”

    Drita Ēomo “rikthehet” nė Cėrrik

    Vajza e Liri Belishovės ishte njė nga viktimat e sistemit diktatorial. Nė kujtim tė saj, njė shkollė merr emrin “Drita Ēomo” nė Cėrrik. Me kėtė rast do tė shfaqet edhe dokumentari kushtuar Ēomos, “Dritė nė errėsirė”, i regjisorit Namik Ajazi

    Ata qė e njohin historinė e trishtė tė Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės dhe Maqo Ēomos, e dinė se nė rrugėt e Cėrrikut kaloi njė pjesė tė mirė tė viteve tė adoleshencės. Ndonėse ishte qyteti i internimit dhe ditėt nuk ishin gjithnjė tė bukura, ajo pėrpiqej tė jetonte. Jetoi deri sa sėmundja e lejoi. Simbolikisht ajo kthehet sėrish nė kėtė qytet. Mė 19 shkurt 1981, nė moshė 23-vjeēare ajo u nda nga jeta nė Spitalin Onkologjik tė Tiranės. Nė kujtim tė saj, nė qytetin e Cėrrikut, sot i jepet emri i saj njė shkolle. Pėrveē ceremonisė qė do tė organizohet me kėtė rast, do tė shfaqet edhe dokumentari “Dritė nė errėsirė”, kushtuar jetės sė Drita Ēomos, realizuar nga regjisori Namik Ajazi, me skenar tė Petrit Rukės. Si pėr ironi tė fatit, dokumentari do tė shfaqet nė “Kinoklubin” e qytetit, aty ku u bėhej “gjyqi”, intelektualėve tė internuar nė kėtė qytet. “Dritė nė errėsirė”, dokumentari i frymėzuar nga botimi pas vdekjes i librit tė Drita Ēomos, ėshtė njė udhėtim kronologjik dhe artistik nė kalvarin e vuajtjeve tė Ēomos. Internimi pėr tė nisi qė kur ishte 2 vjeēe dhe vazhdoi deri nė vdekje. Si ajo dhe i vėllai Petriti, kishin fajin e vetėm se ishin fėmijė tė ēiftit Belishova-Ēomo, ajo njė nga pėrfaqėsueset kryesore tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste dhe ai ish-ministėr, i cili u burgos nga 1965 deri nė 1990. Dokumentari, realizim i vitit 2008, hapet me shėnime nga ditari i saj dhe nga muaji i trishtė i shkurtit. Manjola Lloja lexon mes faqeve tė ditarit, ndėrkohė qė vesh petkat e poetes pėr tė na treguar ditėt e trishta nė spitalin onkologjik, udhėtimet me tren, shėnimet fletė pas flete nė ditarin e Ēomos, qė mbetet njė nga dėshmitė mė prekėse. Drita ishte vetėm 2 vjeēe kur u larguan nga Tirana. U nisėn fillimisht nė drejtim tė Guranxisė, njė vend i largėt nė Jug, ku Maqo Ēomo u ēua si drejtor ferme dhe mė pas u arrestua. Ndėrsa Liri Belishova filloi rrugėn e gjatė tė internimit, nė Progonat e mė pas, nė Cėrrik, ku qėndroi deri nė fund tė viteve ‘89, dhe nė vitet ‘90-‘91 ėshtė larguar nga Cėrriku. Gjatė kėtyre viteve, Petriti dhe Drita kishin jetuar fillimisht nė Lezhė te daja Agron Belishova, mjek i cili gjithashtu u fut nė burg pėr agjitacion e propagandė, dhe mė pas te daja tjetėr nė Elbasan, Fiqiri Belishova, deri sa iu bashkuan sė ėmės nė Cėrrik. Pamjet arkivore, por edhe rrėfimi i vetė Liri Belishovės, vėllezėrve tė saj, infermiereve tė spitalit, por edhe shoqeve tė Dritės (mes tyre edhe aktorja Rajmonda Bulku), sjellin nė kėtė dokumentar njė rrėfim prekės pėr njė vajzė, viktimė e atij sistemi. Pjesėt e ditarit tė saj qė shkruan pasi merr vesh pėr sėmundjen e rėndė mbeten mė tė dhimbshmet. Nė udhėtimet mes Cėrrikut e Tiranės, analizave dhe rrezeve tė shumta, trokitjeve nė Ministrinė e Arsimit pėr tė mbrojtur diplomėn qė nuk ia dhanė kurrė, ajo e mbyll jetėn e saj me dashurinė pėr G. Emrat e njerėzve tė saj tė dashur i shėnonte me iniciale, njė mėnyrė qė kishte gjetur pėr t’i mbrojtur. Nė fletėt e ditarit tė saj, shėnon pėr tė fundit herė bisedėn me G., propozimin e tij pėr martesė dhe bisedėn e fundit telefonike ku kishin folur vetėm pėr sėmundjen e saj. Vdiq e vetme, pa praninė as tė sė ėmės. Ky dokumentar do tė “rikthejė” edhe njė herė historinė e Drita Ēomos nė qytetin ku ajo jetoi pėr aq sa mundi.

    Shqip
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Dhe kurre nuk u kerkua falje apo u shfaq ndonje pendese per gjithe keto tmerre!

  5. #5
    Kėtu gjithēka tė duket sikur fle

    Kėtu nuk ka as pluhur e as zhurmė,
    As dhe oxhaqe s'ka, qė nxjerrin tym,
    Jo, nuk nxiton askush kėtu pėr punė,
    Askush nuk pret tė hyjė nė provim.

    Kėtu minutat s'rendin me nxitim
    Dhe orėt shpesh nuk ndjekin njėra-tjetrėn
    Njė muaj nata zgjat gjer nė agim,
    Mesdita plakė shpesh harron vetveten.

    Kėtu gjitjēka tė duket sikur fle
    Dhe pikat tundin kryet me trishtim
    Dhe qielli kėtu ėshtė pa re
    Dhe dielli kėtu ta shton mėrzinė.

    E prapė, qetėsia tė gėnjen
    E prapė jetė ka edhe kėtu
    E heshtur, por e fortė jeta zjen
    Dhe shpresė derdh ajo ndėr dhjetra sy.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    G... eshte djali i madh i nje ish udheheqesi te dikurshem te PPSH-se i cili u eleminua ne birucat e regjimit e familja e te cilit perfshire dhe G.... kaluan 40 e ca vjet internime e persekutime pafund.
    Sot G eshte ne USA me duket.
    I uroj Atij dhe familjes se tij dit te qeta e prosperitet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Drita Ēomo “rikthehet” nė Cėrrik

    Vajza e Liri Belishovės ishte njė nga viktimat e sistemit diktatorial. Nė kujtim tė saj, njė shkollė merr emrin “Drita Ēomo” nė Cėrrik. Me kėtė rast do tė shfaqet edhe dokumentari kushtuar Ēomos, “Dritė nė errėsirė”, i regjisorit Namik Ajazi

    Ata qė e njohin historinė e trishtė tė Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės dhe Maqo Ēomos, e dinė se nė rrugėt e Cėrrikut kaloi njė pjesė tė mirė tė viteve tė adoleshencės. Ndonėse ishte qyteti i internimit dhe ditėt nuk ishin gjithnjė tė bukura, ajo pėrpiqej tė jetonte. Jetoi deri sa sėmundja e lejoi. Simbolikisht ajo kthehet sėrish nė kėtė qytet. Mė 19 shkurt 1981, nė moshė 23-vjeēare ajo u nda nga jeta nė Spitalin Onkologjik tė Tiranės. Nė kujtim tė saj, nė qytetin e Cėrrikut, sot i jepet emri i saj njė shkolle. Pėrveē ceremonisė qė do tė organizohet me kėtė rast, do tė shfaqet edhe dokumentari “Dritė nė errėsirė”, kushtuar jetės sė Drita Ēomos, realizuar nga regjisori Namik Ajazi, me skenar tė Petrit Rukės. Si pėr ironi tė fatit, dokumentari do tė shfaqet nė “Kinoklubin” e qytetit, aty ku u bėhej “gjyqi”, intelektualėve tė internuar nė kėtė qytet. “Dritė nė errėsirė”, dokumentari i frymėzuar nga botimi pas vdekjes i librit tė Drita Ēomos, ėshtė njė udhėtim kronologjik dhe artistik nė kalvarin e vuajtjeve tė Ēomos. Internimi pėr tė nisi qė kur ishte 2 vjeēe dhe vazhdoi deri nė vdekje. Si ajo dhe i vėllai Petriti, kishin fajin e vetėm se ishin fėmijė tė ēiftit Belishova-Ēomo, ajo njė nga pėrfaqėsueset kryesore tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste dhe ai ish-ministėr, i cili u burgos nga 1965 deri nė 1990. Dokumentari, realizim i vitit 2008, hapet me shėnime nga ditari i saj dhe nga muaji i trishtė i shkurtit. Manjola Lloja lexon mes faqeve tė ditarit, ndėrkohė qė vesh petkat e poetes pėr tė na treguar ditėt e trishta nė spitalin onkologjik, udhėtimet me tren, shėnimet fletė pas flete nė ditarin e Ēomos, qė mbetet njė nga dėshmitė mė prekėse. Drita ishte vetėm 2 vjeēe kur u larguan nga Tirana. U nisėn fillimisht nė drejtim tė Guranxisė, njė vend i largėt nė Jug, ku Maqo Ēomo u ēua si drejtor ferme dhe mė pas u arrestua. Ndėrsa Liri Belishova filloi rrugėn e gjatė tė internimit, nė Progonat e mė pas, nė Cėrrik, ku qėndroi deri nė fund tė viteve ‘89, dhe nė vitet ‘90-‘91 ėshtė larguar nga Cėrriku. Gjatė kėtyre viteve, Petriti dhe Drita kishin jetuar fillimisht nė Lezhė te daja Agron Belishova, mjek i cili gjithashtu u fut nė burg pėr agjitacion e propagandė, dhe mė pas te daja tjetėr nė Elbasan, Fiqiri Belishova, deri sa iu bashkuan sė ėmės nė Cėrrik. Pamjet arkivore, por edhe rrėfimi i vetė Liri Belishovės, vėllezėrve tė saj, infermiereve tė spitalit, por edhe shoqeve tė Dritės (mes tyre edhe aktorja Rajmonda Bulku), sjellin nė kėtė dokumentar njė rrėfim prekės pėr njė vajzė, viktimė e atij sistemi. Pjesėt e ditarit tė saj qė shkruan pasi merr vesh pėr sėmundjen e rėndė mbeten mė tė dhimbshmet. Nė udhėtimet mes Cėrrikut e Tiranės, analizave dhe rrezeve tė shumta, trokitjeve nė Ministrinė e Arsimit pėr tė mbrojtur diplomėn qė nuk ia dhanė kurrė, ajo e mbyll jetėn e saj me dashurinė pėr G. Emrat e njerėzve tė saj tė dashur i shėnonte me iniciale, njė mėnyrė qė kishte gjetur pėr t’i mbrojtur. Nė fletėt e ditarit tė saj, shėnon pėr tė fundit herė bisedėn me G., propozimin e tij pėr martesė dhe bisedėn e fundit telefonike ku kishin folur vetėm pėr sėmundjen e saj. Vdiq e vetme, pa praninė as tė sė ėmės. Ky dokumentar do tė “rikthejė” edhe njė herė historinė e Drita Ēomos nė qytetin ku ajo jetoi pėr aq sa mundi.

    Shqip
    E kam pare kete dokumentar dhe eshte vertet rrenqethes. I putha doren zonjes Liri kur mbaroi dokumentari , ne shenje respekti per vuajtjet e saj. Ajo grua qe kishte hequr aq shume mbahej ende e forte ndonese ishte rreth 90 vjec.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #8

    Pėr: Drita Ēomo

    Poezia

    Ajo erdhi
    Dhe mė gjeti duke lozur.
    Njė ditė vere erdhi tek unė
    (Unė lėkundesha me shilarėsin e lodhur
    Era fletėt e gjelbėrta lėkundte).

    Ajo u shfaq para meje si njė ėndėrr
    Aq sa unė harrova tė lėkundem
    Pastaj hyra nė oborr duke rendur
    Dhe vėllait
    Iu luta tė shkruante.

    Njė kapak fletoreje i zverdhur
    Njė copė laps,
    Qė mezi mbahej nėpėr gishta…
    M'u duk se shpirtin nėpėr tė e derdha
    Gjithė bota,
    Nė atė copė letėr sikur ishte.

    Dhe nuk desha mė tė luaj "luftash"
    Dhe iu desh vėllait tė lozte vetėm
    U mėrzita duke bredhur fushės
    Prapa topit qė ai aq shumė e deshte.

    M'u mėrzit dhe kukulla sykaltėr
    Dhe kasollja e "indianit" s'mė pėlqente
    Desha yjeve t'u flisja natėn
    Hėnėn ta shikoja kur shkėlqente.

    Si vegim i kaltėr mė fanitej
    Dhe pas saj nė ėndėrrime humba
    Zura tė trishtohem, tė rri vetėm
    Gjyshja trembej: "Korba, ē'na ka ēupa?"

    Gjersa njė ditė, u lodha.
    Dhe ajo iku…
    Dhe prapė lodrat
    Tek unė zunė tė vinin
    Ajo iku… dhe pa tė unė u merzita
    Deri sa erdhi prapė, nje ditė dimri.

    Ish njė ditė dimri e bardhė, e heshtur
    Ajo erdhi tek unė
    Si njė ėndėrr e humbur
    Pas xhamave
    Bora flokėt e thinjur shmplekste
    Ajo shkundte trishtimin, nga supet e bukur.

    Ajo ishte e bukur
    E bukur si njė zanė.
    Kurrė nuk e kisha parė kaq tė bukur
    Nga malli ndoshta,
    Mė vinte pėr tė qarė
    Ose ndoshta mendoja,
    Se mund ta kisha humbur.

    Pastaj erdhėn ditė tė kaltra me diell
    Bora nėn kėmbėt tona kėrciste
    Ne bashkė fluturuam gjer nė qiell
    Dhe bashkė mbi akull rrėshqisnim.
    Ajo filloi tė vinte shpesh tek unė
    Unė u mėsova me tė
    Dhe si shoqe e desha.
    Bile nga shoqet atė e desha mė shumė
    Gjersa njė ditė prapė humbi
    E pas la vetėm heshtjen.

    Kaluan vite …
    Dhe mbeti pėr mua
    Si njė ėndėrr e kaltėr,
    lėnė gjysmė, qė priste…
    E ndeshja nėpėr libra, tė largėt, tė huaj
    Si njė qėnie tė bukur,
    Por qė mua s'mė pėrkiste

    Dhe prapė,
    Ajo trokiti nė dritaren time
    Kėtė herė
    Mė gjeti serioze, tė rritur
    Mbi tė i derdha gjithė brengat, shqetėsimet
    Dhe ajo mė premtoi
    Se mė s'kish pėr tė ikur.

    Ajo tok me mua hyri nė klasė
    Dhe u ulėm bashkė nė njė bangė
    Dhe tok me mua ēohej
    Ajo nė dėrrasė
    Dhe hartimet, detyrat,
    Prapė i bėnim bashkė.

    Ajo hyri
    Nė fletoren time tė shėnimeve
    Pėrgjithmonė mbeti tek unė.
    U pėrzie me ėndrrat, dėshirat, mendimet
    ndoshta prandaj dhe e dua kaq shumė.

    15 tetor 1976
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9

    Pėr: Drita Ēomo

    Do tė vij

    Do tė jetė mėngjes dhe unė do tė vi patjetėr,
    Pas avullit tė xhamave ti mė prit
    Do mė ketė rėnė pluhur mimozash nė flokė
    Dhe pluhur dashurie nė shpirt.

    Do dalė dielli dhe do tė jetė ngrohtė
    Avujt e ėndrrave do shkrijnė ngadalė
    Ne do tė presim pranė tyre pa folur
    Gjersa tė behen tė qarta, tė qarta si kristal.

    Pastaj s'do ketė mė as mėngjes, as botė
    Do jemi vetėm unė dhe ti…
    Ti do mė prekėsh me gishta nė flokė,
    Nė pluhur mimozash dhe dashurish.

    Mars 1978
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    2043 (19-11-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •