Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9

Tema: Drita omo

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Antarsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime

    Drita omo

    Drite qe vjen nga humnera (Drita Como)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nje nate shkurti te ftohte te vitit 1981, ne nje nga dhomat e spitalit onkologjik te tiranes, ndodhte nje skene e dhimbshme, teper e njohur ne keto mjedise: perbri shtratit te nje vajze te re njezetetrevjecare, qe ishte ne grahmat e fundit te jetes, nena e saj, e kerrusur nga brenga bente te vetmen gje qe shumica e te afermve e bejne ne kesi rastesh: i lagte buzet.
    Skena ishte dicka e perseritur qindra here ne kete ndertese te trishte. E vecante ishte se te dera e dhomes se vajzes qe po jepte shpirt, nenen e mjeruar e prisnin ne kembe dy oficere te policise se fshehte shqiptare. Ata nuk e fshihnin padurimin, madje njeri prej tyre i tha gruas te shpejtonte.
    Gruaja kerkoi te rrinte dhe pak, por shoqeruesit, fare shperfilles, e urdheruan haptas te ngrihej.
    Te dera ajo beri perpjekjen e fundit: "Une njoh Nexhmije Hoxhen. Me lejoni t'i telefonoj. Ajo eshte nene dhe do me kuptoje".
    Rojet qeshen me ze te larte:"Si shume e lart e vrake
    Dashke te shqetesosh edhe shoqen Nexhmije. Nuk thua faleminderit qe te lame dhe kaq".
    Gruaja uli kryet dhe doli.
    ***********************
    Vajza qe jepte shpirt ne spitalin onkologjik ishte Drita Como, nje nga letraret me interesante te brezit te vet, por ne ate kohe krejt e panjohur, per arsyen e thjeshte se te atin e kishte ne burg dhe nenen ne internim.Per ata qe e shihnin, ishte thjesht nje vajze teper e bukur, pakez e trishtuar. Ne udhen e jetes se saj i kishin dale heret, teper heret, dy nga perbindeshat me te zez te kohes:diktatura dhe kanceri.
    Nena , e cila nuk arriti dot t'i bindte rojet per ta lene edhe pakez me shume ne krye te vajzes, kishte qene vite me pare nje nga grate me te njohura e te fuqishme te vendit, anetare e Byrose Politike, portretin e te ciles e mabnin njerezit ne duar, ne festat e paradat e nje Majit.
    Libri:"Drite qe vjen nga humnera" , del ne drite 16 vjet pas fikjes se vajzes dhe ben pjese ne riperteritjen e endrres me te vjeter te njerezimit: rikthimit prej territ dhe asgjese. E ne kete rast ne i themi vajzes: mireserdhe ne jeten tende te dyte, ne ate qe snjeh as vecim, as ankth.
    (Fragmente nga parathenia e librit te Drita Comos "Drite qe vjen nga humnera")
    nga Ismail Kadare


    P.s. Kam perzgjedhur disa poezi te Drites, te gjitha te mrekullueshme dhe brilante ne dramen e tyre te zeze. Personalisht jam e bindur se nqs jeta do kish rrjedhur ndryshe per Driten, ajo do ishte sot nje Isabel Aljende shqiptare ose shume me teper. Kur mendoj se ne kohen kur jetoi ajo, u afirmuan poete qe nuk kishin as gjysmen e talentit te saj, me vjen shume keq per vendin tim qe pervecse nga mallkimi i te huajve, me shume ka vuajtur nga mallkimi qe i ka bere vetes. Ju lutem lexojini.
    Dikea

    ****************************************


    Skifteri I XH. Suiftit ( Per diktatorin)

    Ai nuk lindi shqiponje,
    Nuk enderron per qiej te kalter
    Ai ka nje sqep te stermadh, te llahtarshem
    Dhe me te kerkon te shqyeje te ardhmen

    Brezat qe vine, do ta quajne Don Kishot
    po s'do qeshin me te si me Don Kishotin
    Prej tij neveri do t'ju vije dhe ndot...
    Po c'them keshtu? Ata as do ta njohin!

    Ata do jene shume te paster per ta njohur ate
    Emri i tij se bashku me kufomen do varroset
    Pastaj ne shi, mbi varr, nje rrufe do bjere
    Sepse dheu s'do doje t'ia trese kockat.



    Pa titull

    Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me
    Ditet qe bartin gezimin dhe dhimbjen
    Per pritjet e gjata dhe per cdo gje
    Qe akoma ka mbetur enderr

    Per dashurite e botes dhe per ata
    qe kerkuan dicka ne jete
    Per zhgenjimet e vogla dhe te medha
    Dhe per veten

    Per ndonje fyerje te vogel dhe heshtje te madhe
    Per durimin e dhimbshem pa fund
    Per femijet me bote te bardhe
    Qe pastaj bardhesine e humb

    Per cdo gje qe eshte e zakonshme
    Dhe qe ne na duket e bukur
    Per njerez me fytyra joshese
    Dhe me shpirtin qe nuk duket.


    Shi

    Shiu perplasi mbi xhama trishtimin
    Shiu perplasi ne xhama merzine
    Shiu i lagu te gjitha mendimet
    Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne

    Mendime te lagura...si te jetosh
    Ne kete qullje te pergjithshem idesh
    Kur nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
    Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh

    C'mund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
    Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
    Te gjithe fjalet te bukura te thone
    Po askush nuk ngurron te beje c'te munde

    Fjale te bukura...Sa hipokrite,
    Njerezit dhe vetes i flasin bukur
    Njesoj ne dashuri, ne politike
    Te gjitha i mbehstjellin me lluster.
    18 nentor 1979

    Vetmia

    Vetmia eshte zilja e telefonit
    Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter
    Vetmia eshet e diela e zbrazet
    Me biseda boshe dhe pa diell

    Vetmia eshte te shikosh pas xhamit
    Njerez qe nxitojne ne mbremje
    Merzia e gjate para gjumit
    Dhe vapa ne netet pa hene

    Vetmia eshte te duash shume
    Dhe te mos kesh cfare te duash
    Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule
    Dy fjale te mira te mos kesh kujt tia thuash

    Te jesh kudo i tepert, i huaj
    Mik i paftuar ne bote , hije
    Pa nje kujtim qe te beje te vuash
    Pa nje shprese per ate qe do vije
    Po ankthi i diteve te mia pa ty
    Ankthi im i perhershem
    Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di
    -Kjo eshte dicka tjeter

    Minutat qe ikin ngadale-ngadale
    renduar nga ajo qe quhet pritje
    Renduar nga ai qe quhet mall
    Dhe qe nuk llogaritet...
    Mars 1979

    Mars



    Nate pa gjume

    Mbreme prape nata ish e qete
    Permbi pisha erresira ra
    Nxorri koken hena qe nga rete
    Po askujt asgje ajo s'i tha

    Prape mbreme vezulluan yjet
    Prape klithi qyqja me trishtim
    Peshperiten fletet neper pyje
    Druret ulen deget, psheretine

    psheretima endje neper nate
    Psheretima mbi ballkonet ra
    Foli neper gjume nje nga grate
    Po askush nuk e kuptoi c'tha

    Fiku driten fqinji si gjithnje
    Mbylli librin heshtur, u largua
    Dhe pastaj...asgje, asgje, asgje
    Dhe keshtu me jave, dite dhe muaj

    1976

    Gjyshes

    Niobe fatkeqe ngurosur nga dhimbja
    C'zemerim perendish mbi supe te ra
    C'hyjneshe ke fyer me lumturine tende
    Qe pa driten e syve te la

    Pikellim i zi ne sfonde udhesh pa fund
    Mbi germadha kujtimesh ulerin pa ze
    Te levizesh e fryme te marresh si mund
    Kur ate...Kur ate...Kur ate...

    Po prape nxiton e sikur thyen kembet
    Sikur zgjat krahet t'i mbash e ata ikin, ikin...
    Sikur s'do ta besosh tere ate dhimbje
    "me rafte pika...me rafte pika..."

    Shtegtim i pafund nga nje tmerr ne tjetrin
    Tragjedi niobiane e shnderrimit ne gur
    Uleri drejt tokes, uleri drejt qiellit
    Deri kur? Deri kur?

    C'hyjneshe paske fyer me lumturine tende
    C'zemerim perbindeshash mbi supe te ra
    Qe te mbetesh keshtu, si nje shkemb dhimbjesh
    Pa ata...pa ata....

    (Hidherimi i gjyshes se drites ishte me te vertete pa kufi. Per 30 vjet me radhe diktatura i goditi pa meshire te 6 bijte e saj, te cilet bene afersisht 140 vjet internim dhe burgim. Vitet e fundit ajo u verbua, pa patur mundesi te kurohej nga okulisti, per shkak te dhenies me vonese te lejes nga Sigurimi)


    Dashuria

    Dashuria eshte ajo pisha e gjelber
    qe lekundet nen qiellin me hene
    Qe ngrin ne te ftohtin e janarit
    Si nje deshire e pathene

    Dashuria eshte bota pas xhamave
    Nxitimi i lire per diku...
    eshte qenia me 900 leukocite
    Qe ne carcafet e bardhe mendon per ty.

    Dashuria eshte telefoni i se merkures
    Dhe kopsa e qepur me pe gri
    Dhe kompostot e ngrena ne stol
    me nje pirun te dy

    Dashuria eshte apartamanti i qete
    i pagrindje dhe i lumtur sic mund te jete vec ne enderr
    jane fjale pa kuptim qe tingellojne aq te bukura
    Dhe heshtja e thjeshte qe kurre s'eshte e rende

    Dashuria ime je vetem ti
    Ne kete sfond ngaterresash pa fund
    Asnje arsye nuk e fshiu dot ate
    Asgje s'me beka qe ta humb

    Ajo eshte nje gje pafundesisht e bukur
    E kthjellet dhe krejt e paster
    Si lindi, si jeton, si mundet
    Ne kete bote te ndyre dhe te ashper

    Janar 1981

    Mars

    Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
    Mbuluar me lule te bardha
    Ne sfondin e cveshur si nje enderr humben
    Perfytyrimi i bardhe i dashurise se pare

    Do ngrohet toka dhe lulet e bardha
    Do te lidhin frutet-kokrra
    Keshtu dashuria do te jepte frutin e saj
    Sikur ditet mos ishin aq te ftohta

    Ngrica i rrezon lulet pertoke
    Dhe deget mbeten krejt te zhveshura
    C'mund te thuash per lulet e bardha
    Te rena, te shkelura, te perqeshura...

    Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
    Me lule te bardha mbuluar
    Ish teper e bardhe dhe teper e bukur
    Fatin e saj per ta duruar

    12 Mars 1980

    Muzg

    Ne rruge zbriten ngadale hijet
    Hijet po afrohen tek xhamat
    Muzgu te ngjall cdo lloj ndjesie
    Varet nga rrethanat

    Per mua muzgu eshte vetem mall
    Shqetesim dhe mall per ty
    Gjyshes kushedi se c'ndjenja i ngjall
    Kushedi c'merzi

    Reflekse roze dielli dridhen
    Si copera kujtimesh ne mallin tim...
    Sa e mjere gjyshja q vetem merzitet
    Si mund te jetosh me merzine

    Merzia per mua eshte bota - pa ty
    Pa diell, pa muzg, pa mengjes
    Si toka nen kembet e njerezve ne shi
    E lagura toke ne vjeshte

    Merzia per mua eshte jeta bosh
    Pa asnje enderr dhe deshire
    Kur s'ke asgje, perse te jetosh
    Te mos jetosh me mire

    Shume fjale per ato qe do vijne
    Veshtire te kene kuptim
    Nder to,sigurisht dhe fjala "merzi"
    Do te shihet ca me dyshim

    Merzi c'do te thote- do pyesin ata
    Kaq e madhe, pa fund kjo bote-
    Qe ta vleje jeten, te mos gjesh dicka
    Te jetosh pa asgje , c'do te thote.

    14 shtator 1979

    Per ty

    Lekunden pishat nen rete qe ikin
    Ikin e ikin rete neper shi...
    Une pres te shoh pas reve pak qiell
    Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

    Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
    Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
    Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
    Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

    Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
    Po une dua te vish tani , neper shi
    Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
    Po une dua diellin te ma sjellesh ti

    24 mars 1978

    Vjeshtes

    Ajo vjen gjithnje me lot ne sy
    Dhe druret dhe qiejt zbehen, perloten
    Pastaj tok me eren uluri, uluri-
    Duket sikur qan per tere boten

    Ajo shpesh zbret si mbremja e arte
    Ne qiejt hena bredh e vetmuar
    Dhe peshperisin fletet mijera fjale
    Sikur te zbusin dhimbjen tende duan

    Ne shpirt mblidhet qetesisht trishtimi
    Ajo te sjell kaq ngushellim, kaq ngrohtesi
    A thua e kupton c'eshte Mjerimi
    E c'eshte Brenga duket se e di

    Vec kete vit sikur nuk po e njoh
    Si erdhi keshtu me kaq zymtesi
    C'po derdh mbi ne zemerimin e ftohte
    Vetm shi, vetm shi, vetem shi

    Dhe po me mbyt ky qiell i erret...
    Dua ta pyes perse me mban meri
    Dua t'i lutem te mos jete kaq i eger-
    Edhe pa te ne shpirt, kam kaq merzi.

    Dhe pa te mbi bote ka kaq akull
    Qeli te lageshta dhe hekura...
    Kur varrosen per jete te gjallet
    Si nuk ngrihen te bredhin te vdekurit.

    Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
    Mua malli c'me zhuritka ne vetmi
    Ti eja, qajme bashke, moj vjeshte
    Eja, bashke te mallkojme neper shi.

    Nentor 1977

    Dashuri siberiane

    Po bie shi...dhe ti je kaq larg
    Po ndoshta dhe s'dua te jem me ty
    Ky qiell gri... Ne shpirt- kaq akull
    Kaq ftohte ne shpirt. Si ne Siberi.

    E megjithate, une te dua
    Dhe te dua shume , cuditerisht
    Po qe se te urresh eshte njesoj si te duash
    Te urrej dhe te dua njekohesisht

    Te urrej per ate , qe me prishe qetesine
    Te urrej, pse erdhe tek une
    Per cdo gje te vertete dhe cdo gje te dyshimte
    Te urrej dhe te dua kaq shume

    dhe ne shpirt kam dimer, gjithnje dimer
    Nje ftohtesi pa fund dhe pa ane
    Ne sa grade nen zero paske lindur
    Dashuria ime siberiane

    Ne te tere qenien time bie shi
    Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
    Kam deshire per ty, kam nevoje per ty
    Dhe prape s'dua te jemi bashke

    9 shtator 1978

  2. #2
    Dr. Maska e Zani
    Antarsuar
    02-10-2002
    Mosha
    39
    Postime
    211
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Ja ku erdhe perseri si vjet me pare

    Ja ku erdhe perseri si vjet me pare
    Thua se midis nesh asgje s'ka ndodhur
    Duket sikur malli te ka marre,
    Duket sikur pritja te ka lodhur.

    Syte prape digjen zjarr i kalter
    Si dikur me flet me peshperime
    Ve ne shpirtin tim tani ka akull
    (Ah, te mos e kisha shpirtin tim!)

    Dhe veshtroj e heshtur kaltersine...
    Ah,perse nuk ngrihesh e te shkosh?
    Mos me fol me kot per dashurine
    Une e di,ti s'mund te dashurosh.

    Ti me the se qenkam e ashper,
    Ti kerkon nga une nje te puthur?!
    S'mundem;si ti puth syte e kalter,
    Kur ne shpirt ke vec uje te turbullt?

    O,e di,ditet e latra ikin
    Dhe pas tyre vjen natyra gri
    Kaltersia,bari,zogjte zhduken...
    Vetem ti do mbetesh po ai.

    Maj 1976

  3. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime n 152 postime

    Drit n errsir

    Drita omo rikthehet n Crrik

    Vajza e Liri Belishovs ishte nj nga viktimat e sistemit diktatorial. N kujtim t saj, nj shkoll merr emrin Drita omo n Crrik. Me kt rast do t shfaqet edhe dokumentari kushtuar omos, Drit n errsir, i regjisorit Namik Ajazi

    Ata q e njohin historin e trisht t Drita omos, vajzs s Liri Belishovs dhe Maqo omos, e din se n rrugt e Crrikut kaloi nj pjes t mir t viteve t adoleshencs. Ndonse ishte qyteti i internimit dhe ditt nuk ishin gjithnj t bukura, ajo prpiqej t jetonte. Jetoi deri sa smundja e lejoi. Simbolikisht ajo kthehet srish n kt qytet. M 19 shkurt 1981, n mosh 23-vjeare ajo u nda nga jeta n Spitalin Onkologjik t Tirans. N kujtim t saj, n qytetin e Crrikut, sot i jepet emri i saj nj shkolle. Prve ceremonis q do t organizohet me kt rast, do t shfaqet edhe dokumentari Drit n errsir, kushtuar jets s Drita omos, realizuar nga regjisori Namik Ajazi, me skenar t Petrit Ruks. Si pr ironi t fatit, dokumentari do t shfaqet n Kinoklubin e qytetit, aty ku u bhej gjyqi, intelektualve t internuar n kt qytet. Drit n errsir, dokumentari i frymzuar nga botimi pas vdekjes i librit t Drita omos, sht nj udhtim kronologjik dhe artistik n kalvarin e vuajtjeve t omos. Internimi pr t nisi q kur ishte 2 vjee dhe vazhdoi deri n vdekje. Si ajo dhe i vllai Petriti, kishin fajin e vetm se ishin fmij t iftit Belishova-omo, ajo nj nga prfaqsueset kryesore t Komitetit Qendror t Partis Komuniste dhe ai ish-ministr, i cili u burgos nga 1965 deri n 1990. Dokumentari, realizim i vitit 2008, hapet me shnime nga ditari i saj dhe nga muaji i trisht i shkurtit. Manjola Lloja lexon mes faqeve t ditarit, ndrkoh q vesh petkat e poetes pr t na treguar ditt e trishta n spitalin onkologjik, udhtimet me tren, shnimet flet pas flete n ditarin e omos, q mbetet nj nga dshmit m prekse. Drita ishte vetm 2 vjee kur u larguan nga Tirana. U nisn fillimisht n drejtim t Guranxis, nj vend i largt n Jug, ku Maqo omo u ua si drejtor ferme dhe m pas u arrestua. Ndrsa Liri Belishova filloi rrugn e gjat t internimit, n Progonat e m pas, n Crrik, ku qndroi deri n fund t viteve 89, dhe n vitet 90-91 sht larguar nga Crriku. Gjat ktyre viteve, Petriti dhe Drita kishin jetuar fillimisht n Lezh te daja Agron Belishova, mjek i cili gjithashtu u fut n burg pr agjitacion e propagand, dhe m pas te daja tjetr n Elbasan, Fiqiri Belishova, deri sa iu bashkuan s ms n Crrik. Pamjet arkivore, por edhe rrfimi i vet Liri Belishovs, vllezrve t saj, infermiereve t spitalit, por edhe shoqeve t Drits (mes tyre edhe aktorja Rajmonda Bulku), sjellin n kt dokumentar nj rrfim preks pr nj vajz, viktim e atij sistemi. Pjest e ditarit t saj q shkruan pasi merr vesh pr smundjen e rnd mbeten m t dhimbshmet. N udhtimet mes Crrikut e Tirans, analizave dhe rrezeve t shumta, trokitjeve n Ministrin e Arsimit pr t mbrojtur diplomn q nuk ia dhan kurr, ajo e mbyll jetn e saj me dashurin pr G. Emrat e njerzve t saj t dashur i shnonte me iniciale, nj mnyr q kishte gjetur pr ti mbrojtur. N flett e ditarit t saj, shnon pr t fundit her bisedn me G., propozimin e tij pr martes dhe bisedn e fundit telefonike ku kishin folur vetm pr smundjen e saj. Vdiq e vetme, pa pranin as t s ms. Ky dokumentar do t rikthej edhe nj her historin e Drita omos n qytetin ku ajo jetoi pr aq sa mundi.

    Shqip
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  
    Mos shkruaj gj kur je me nerva, sepse, ndrsa plaga e gjuhs sht m e keqe se e shpats, mendo ka mund t jet ajo e pends

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Antarsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,271
    Faleminderit
    44
    29 falenderime n 24 postime
    Dhe kurre nuk u kerkua falje apo u shfaq ndonje pendese per gjithe keto tmerre!

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime n 152 postime
    Ktu gjithka t duket sikur fle

    Ktu nuk ka as pluhur e as zhurm,
    As dhe oxhaqe s'ka, q nxjerrin tym,
    Jo, nuk nxiton askush ktu pr pun,
    Askush nuk pret t hyj n provim.

    Ktu minutat s'rendin me nxitim
    Dhe ort shpesh nuk ndjekin njra-tjetrn
    Nj muaj nata zgjat gjer n agim,
    Mesdita plak shpesh harron vetveten.

    Ktu gjitjka t duket sikur fle
    Dhe pikat tundin kryet me trishtim
    Dhe qielli ktu sht pa re
    Dhe dielli ktu ta shton mrzin.

    E prap, qetsia t gnjen
    E prap jet ka edhe ktu
    E heshtur, por e fort jeta zjen
    Dhe shpres derdh ajo ndr dhjetra sy.
    Mos shkruaj gj kur je me nerva, sepse, ndrsa plaga e gjuhs sht m e keqe se e shpats, mendo ka mund t jet ajo e pends

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,547
    Faleminderit
    51
    114 falenderime n 104 postime
    G... eshte djali i madh i nje ish udheheqesi te dikurshem te PPSH-se i cili u eleminua ne birucat e regjimit e familja e te cilit perfshire dhe G.... kaluan 40 e ca vjet internime e persekutime pafund.
    Sot G eshte ne USA me duket.
    I uroj Atij dhe familjes se tij dit te qeta e prosperitet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,462
    Faleminderit
    295
    122 falenderime n 102 postime
    Citim Postuar m par nga shigjeta Lexo Postimin
    Drita omo rikthehet n Crrik

    Vajza e Liri Belishovs ishte nj nga viktimat e sistemit diktatorial. N kujtim t saj, nj shkoll merr emrin Drita omo n Crrik. Me kt rast do t shfaqet edhe dokumentari kushtuar omos, Drit n errsir, i regjisorit Namik Ajazi

    Ata q e njohin historin e trisht t Drita omos, vajzs s Liri Belishovs dhe Maqo omos, e din se n rrugt e Crrikut kaloi nj pjes t mir t viteve t adoleshencs. Ndonse ishte qyteti i internimit dhe ditt nuk ishin gjithnj t bukura, ajo prpiqej t jetonte. Jetoi deri sa smundja e lejoi. Simbolikisht ajo kthehet srish n kt qytet. M 19 shkurt 1981, n mosh 23-vjeare ajo u nda nga jeta n Spitalin Onkologjik t Tirans. N kujtim t saj, n qytetin e Crrikut, sot i jepet emri i saj nj shkolle. Prve ceremonis q do t organizohet me kt rast, do t shfaqet edhe dokumentari Drit n errsir, kushtuar jets s Drita omos, realizuar nga regjisori Namik Ajazi, me skenar t Petrit Ruks. Si pr ironi t fatit, dokumentari do t shfaqet n Kinoklubin e qytetit, aty ku u bhej gjyqi, intelektualve t internuar n kt qytet. Drit n errsir, dokumentari i frymzuar nga botimi pas vdekjes i librit t Drita omos, sht nj udhtim kronologjik dhe artistik n kalvarin e vuajtjeve t omos. Internimi pr t nisi q kur ishte 2 vjee dhe vazhdoi deri n vdekje. Si ajo dhe i vllai Petriti, kishin fajin e vetm se ishin fmij t iftit Belishova-omo, ajo nj nga prfaqsueset kryesore t Komitetit Qendror t Partis Komuniste dhe ai ish-ministr, i cili u burgos nga 1965 deri n 1990. Dokumentari, realizim i vitit 2008, hapet me shnime nga ditari i saj dhe nga muaji i trisht i shkurtit. Manjola Lloja lexon mes faqeve t ditarit, ndrkoh q vesh petkat e poetes pr t na treguar ditt e trishta n spitalin onkologjik, udhtimet me tren, shnimet flet pas flete n ditarin e omos, q mbetet nj nga dshmit m prekse. Drita ishte vetm 2 vjee kur u larguan nga Tirana. U nisn fillimisht n drejtim t Guranxis, nj vend i largt n Jug, ku Maqo omo u ua si drejtor ferme dhe m pas u arrestua. Ndrsa Liri Belishova filloi rrugn e gjat t internimit, n Progonat e m pas, n Crrik, ku qndroi deri n fund t viteve 89, dhe n vitet 90-91 sht larguar nga Crriku. Gjat ktyre viteve, Petriti dhe Drita kishin jetuar fillimisht n Lezh te daja Agron Belishova, mjek i cili gjithashtu u fut n burg pr agjitacion e propagand, dhe m pas te daja tjetr n Elbasan, Fiqiri Belishova, deri sa iu bashkuan s ms n Crrik. Pamjet arkivore, por edhe rrfimi i vet Liri Belishovs, vllezrve t saj, infermiereve t spitalit, por edhe shoqeve t Drits (mes tyre edhe aktorja Rajmonda Bulku), sjellin n kt dokumentar nj rrfim preks pr nj vajz, viktim e atij sistemi. Pjest e ditarit t saj q shkruan pasi merr vesh pr smundjen e rnd mbeten m t dhimbshmet. N udhtimet mes Crrikut e Tirans, analizave dhe rrezeve t shumta, trokitjeve n Ministrin e Arsimit pr t mbrojtur diplomn q nuk ia dhan kurr, ajo e mbyll jetn e saj me dashurin pr G. Emrat e njerzve t saj t dashur i shnonte me iniciale, nj mnyr q kishte gjetur pr ti mbrojtur. N flett e ditarit t saj, shnon pr t fundit her bisedn me G., propozimin e tij pr martes dhe bisedn e fundit telefonike ku kishin folur vetm pr smundjen e saj. Vdiq e vetme, pa pranin as t s ms. Ky dokumentar do t rikthej edhe nj her historin e Drita omos n qytetin ku ajo jetoi pr aq sa mundi.

    Shqip
    E kam pare kete dokumentar dhe eshte vertet rrenqethes. I putha doren zonjes Liri kur mbaroi dokumentari , ne shenje respekti per vuajtjet e saj. Ajo grua qe kishte hequr aq shume mbahej ende e forte ndonese ishte rreth 90 vjec.
    Un jam njeri i thjesht.
    Knaqem me pak.
    M mjafton m e mira.

  8. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime n 152 postime

    Pr: Drita omo

    Poezia

    Ajo erdhi
    Dhe m gjeti duke lozur.
    Nj dit vere erdhi tek un
    (Un lkundesha me shilarsin e lodhur
    Era flett e gjelbrta lkundte).

    Ajo u shfaq para meje si nj ndrr
    Aq sa un harrova t lkundem
    Pastaj hyra n oborr duke rendur
    Dhe vllait
    Iu luta t shkruante.

    Nj kapak fletoreje i zverdhur
    Nj cop laps,
    Q mezi mbahej npr gishta
    M'u duk se shpirtin npr t e derdha
    Gjith bota,
    N at cop letr sikur ishte.

    Dhe nuk desha m t luaj "luftash"
    Dhe iu desh vllait t lozte vetm
    U mrzita duke bredhur fushs
    Prapa topit q ai aq shum e deshte.

    M'u mrzit dhe kukulla sykaltr
    Dhe kasollja e "indianit" s'm plqente
    Desha yjeve t'u flisja natn
    Hnn ta shikoja kur shklqente.

    Si vegim i kaltr m fanitej
    Dhe pas saj n ndrrime humba
    Zura t trishtohem, t rri vetm
    Gjyshja trembej: "Korba, 'na ka upa?"

    Gjersa nj dit, u lodha.
    Dhe ajo iku
    Dhe prap lodrat
    Tek un zun t vinin
    Ajo iku dhe pa t un u merzita
    Deri sa erdhi prap, nje dit dimri.

    Ish nj dit dimri e bardh, e heshtur
    Ajo erdhi tek un
    Si nj ndrr e humbur
    Pas xhamave
    Bora flokt e thinjur shmplekste
    Ajo shkundte trishtimin, nga supet e bukur.

    Ajo ishte e bukur
    E bukur si nj zan.
    Kurr nuk e kisha par kaq t bukur
    Nga malli ndoshta,
    M vinte pr t qar
    Ose ndoshta mendoja,
    Se mund ta kisha humbur.

    Pastaj erdhn dit t kaltra me diell
    Bora nn kmbt tona krciste
    Ne bashk fluturuam gjer n qiell
    Dhe bashk mbi akull rrshqisnim.
    Ajo filloi t vinte shpesh tek un
    Un u msova me t
    Dhe si shoqe e desha.
    Bile nga shoqet at e desha m shum
    Gjersa nj dit prap humbi
    E pas la vetm heshtjen.

    Kaluan vite
    Dhe mbeti pr mua
    Si nj ndrr e kaltr,
    ln gjysm, q priste
    E ndeshja npr libra, t largt, t huaj
    Si nj qnie t bukur,
    Por q mua s'm prkiste

    Dhe prap,
    Ajo trokiti n dritaren time
    Kt her
    M gjeti serioze, t rritur
    Mbi t i derdha gjith brengat, shqetsimet
    Dhe ajo m premtoi
    Se m s'kish pr t ikur.

    Ajo tok me mua hyri n klas
    Dhe u ulm bashk n nj bang
    Dhe tok me mua ohej
    Ajo n drras
    Dhe hartimet, detyrat,
    Prap i bnim bashk.

    Ajo hyri
    N fletoren time t shnimeve
    Prgjithmon mbeti tek un.
    U przie me ndrrat, dshirat, mendimet
    ndoshta prandaj dhe e dua kaq shum.

    15 tetor 1976
    Mos shkruaj gj kur je me nerva, sepse, ndrsa plaga e gjuhs sht m e keqe se e shpats, mendo ka mund t jet ajo e pends

  9. #9
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Antarsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime n 152 postime

    Pr: Drita omo

    Do t vij

    Do t jet mngjes dhe un do t vi patjetr,
    Pas avullit t xhamave ti m prit
    Do m ket rn pluhur mimozash n flok
    Dhe pluhur dashurie n shpirt.

    Do dal dielli dhe do t jet ngroht
    Avujt e ndrrave do shkrijn ngadal
    Ne do t presim pran tyre pa folur
    Gjersa t behen t qarta, t qarta si kristal.

    Pastaj s'do ket m as mngjes, as bot
    Do jemi vetm un dhe ti
    Ti do m preksh me gishta n flok,
    N pluhur mimozash dhe dashurish.

    Mars 1978
    Mos shkruaj gj kur je me nerva, sepse, ndrsa plaga e gjuhs sht m e keqe se e shpats, mendo ka mund t jet ajo e pends

  10. Anetart m posht kan falenderuar shigjeta pr postimin:

    2043 (19-11-2014)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •