Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Bankat, më “zemërgjera” në kreditimin e klientëve

    Bankat, më “zemërgjera” në kreditimin e klientëve

    Banka e Shqipërisë pohon se në 2003 kreditimi është rritur 2 herë më shumë. Kredia arrin në 42 miliardë lekë

    Bledjana Beqiri
    Bankat tregtare kanë filluar të ndihen më të sigurta ndaj klientëve të tyre. Bankat e nivelit të dytë po tregohen më “zemërgjera” me klientët e tyre, duke i kredituar ato rreth 2 herë më shumë se një vit më parë. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj deklaron se bankat tregtare kanë kredituar rreth 42 miliardë lekë, duke zgjeruar gjithmonë e më shumë portofolin e tyre të kredive për klientët. Kështu, që biznesmenët apo familjet shqiptare kanë më shumë mundësi për të marrë kredi në krahasim me një vit më parë. Mesa duket bankat nuk janë më të frikësuar për moskthimin e kredive që u japin klientëve, gjë që vihet re edhe në afatet kohore të kredive që ato akordojnë. Në raportin e bankës qendrore deklarohet se gjatë këtij viti vihet re një përmirësim i strukturës kohore të kredisë së re që bankat japin për klientët. Gjatë këtij viti kredia afatmesme dhe ajo afatgjatë ka shfaqur tendenca rritjeje, duke përbërë rreth 1/3 e kredisë së re të akorduar prej bankave tregtare. Shifrat tregojnë qartë që bankat nuk “druhen” më, duke dhënë vetëm kredi afatshkurtra për klientët, me qëllim që paratë e tyre të kthehen sa më shpejt, por ato kanë filluar që të japin para për afate më të gjata kohore. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, bankat tregtare kanë dhënë rreth 11 miliardë lekë kredi afatmesme dhe afatgjatë.
    Pse preferohet kredia në valutë?!
    Rreth 63 për qind e kredisë që kanë marrë klientët gjatë këtij viti është në valutë. Sipas bankës qendrore, kreditimi në valutë vazhdon të përbëjë një tipar mbizotërues në kreditimin e ekonomisë, edhe pse raporti i saj është në rënie të vazhdueshme. Kredia në valutë përbën rreth 78.5 për qind të tepricës së kredisë që zotërojnë bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër stabiliteti i kursit të këmbimit të lekut dhe niveli më i ulët i interesave për kredinë në valutë, justifikojnë preferencën e huamarrjes në monedhë të huaj.
    Sektori më i kredituar
    Tregtia vazhdon që të thithë pjesën më të madhe të kredisë së sistemit bankar. Sektori i ndërtimit, i cili dikur merrte pjesën më të madhe të kredive të bankave të nivelit të dytë, vazhdon që të shfaqë rënie në krahasim me fundit e vitit 2002. “Sektori i tregtisë është sektori më i preferuar për kreditim”, citohet në raportin e Bankës së Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë. Ndërkohë që gjatë muajve të fundit ka filluar edhe kreditimi i sektorit të bujqësisë, i cili nga bankat e nivelit të dytë është cilësuar si sektori më i rrezikshëm, përsa i përket kthimit të kredisë. Por, bankat e kanë treguar qartë preferencën e tyre dhe gjithsesi kanë preferuar që të kreditojnë më shumë sektorin e tregtisë, i cili ka thithur rreth 40.5 për qind të tepricës së kredisë.
    Kredi afatshkurtër apo afagjatë?!
    Klientët preferojnë që të marrin kredi afatmesme dhe afatgjatë, sepse edhe normat e interesit janë më të arsyeshme për ekonominë e tyre familjare apo për biznesin e tyre. Ndërkohë që bankat tregtare janë të interesuara që të japin kredi afatshkurtër, me qëllim që paratë të cilat ato japin hua të kthehen dhe të qarkullojnë sa më shpejt. Megjithatë, bankat e nivelit të dytë kanë filluar të bëjnë pak kthesë, duke filluar të kreditojnë me afata më të gjata kohore. Bankat kanë filluar të krijojnë besim tek klientët e tyre, duke dhënë për më shumë kohë, hua paratë e tyre. Kjo ndodh sidomos tek klientët e rregullt të bankave tregtare, tek të cilat ato kanë më shumë besim dhe siguri që paratë dhe këstet do të paguhen në kohën e përcaktuar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë pjesës së parë të këtij viti rreth 1/3 e kredisë që kanë dhënë bankat e nivelit të dytë kanë qenë me terma kohore afatmesme dhe afatgjatë.
    Kreditë me probleme
    Vite më parë shumë kredi nuk u janë kthyer bankave tregtare, të cilat kanë sjellë edhe falimentimin e tyre. Por, sipas Bankës së Shqipërisë niveli i kredive me probleme ka qenë vazhdimisht në rënie gjatë gjithë këtij viti, duke zbritur nga 10.1 për qind e totalit të portofolit të kredive në fund të vitit 2002 në 8.7 për qind në të portofolit në pesë muajt e parë të këtij viti. Kreditë me probleme vazhdojnë të jenë një barrë e rëndë për bankat, kjo është arsyeja kryesore që Banka e Kursimeve nuk jep më kredi dhe arsyeja kryesore e falimentimit të Bankës Agrare Shqiptare. Kreditë e këqija të këtyre bankave që prej disa vjetësh janë duke u mbledhur nga Agjencia e Trajtimit të Kredive.

    ...................
    ..................

    Në 2004 nis kreditimin edhe Banka e Kursimeve

    Banka e Kursimeve në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë kreditimin e ekonomisë. Banka më e madhe e nivelit të dytë për më shumë se 6 vjet nuk krediton më ekonominë shqiptare, ky është edhe shkaku kryesor që kreditimi në vendin tonë është në nivele kaq të ulëta. Me nisjen e dhënies së kredive edhe nga Banka e Kursime pritet që të ketë më shumë konkurrencë ndërmjet bankave të nivelit të dytë. Banka e Kursimeve zotëron rreth 60 për qind të tregut bankar dhe rreth 53 për qind të totalit të depozitave, kështu që nëse kjo bankë fillon kreditimin priten më shumë kredi për qytetarët dhe për sektorin e biznesit. “E vetmja zgjidhje, edhe nëse procesi i privatizimit nuk përfundon sipas parashikimeve, është që Banka e Kursimeve në fillim të vitit të ardhshëm të rinisë kreditimin edhe në kushtet e bankës së shtetit”, -shprehet për gazetën “Shekulli” drejtori i përgjithshëm i Bankës së Kursimeve, Ardian Kamberi. Ai sqaron, se një bankë e cila udhëheq tregun bankar, duke mos operuar në këtë shërbim, pa të cilën banka e ka të vështirë të quhet bankë, ka krijuar kushte jo të favorshme konkurrence me bankat e tjera. Kamberi sqaron se modalitetet, formalitetet dhe kapacitetet janë të mundshme dhe është e mundur fillimi i kreditimit nga Banka e Kursimeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganoid : 01-09-2003 më 06:45

  2. #2
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Krediti qe japin Banka't eshte shume gje e mire Po me sa shikojme ne kete fushe Shqiperia eshte shume dobet dhe besoj se dhe per nje koha akoma do jete dobet .
    Banka't mund t e japin kredi por Akoma s'kane arritur te kene besimin e plote ne dhenije te kreditit.

    Gjithsesi me kalimin e kohes do arrihet dhe kjo gje keto pak kredite t e ulta qe mundesohen tregon se eshte drejt zhvillimit dhe kjo fushe ne Shqiperi.

    Me Respekt.
    " not yet "

Tema të Ngjashme

  1. Bankat islame gjithnjë e më të fuqishme
    Nga Florim07 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 15:21
  2. Vatikani ofron sistemin financiar Islam për Bankat Perëndimore
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 13:21
  3. Përflitet për tërheqje shumash nga bankat shqiptare
    Nga asnjanesi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 01:36
  4. Bankat, fitim komod me bono thesari
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2004, 06:25
  5. Cfare po ndodh me bankat shqiptare? - Nga ReEdD
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •