Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Ska ne bote me te mire sesa ti o NENA ime

    Ate qe quhet NENE e ka krijuar ZOTI,vetem te doje,te rrise ,te mekoji,dashuri te pafundme.Vetem zemra e madhe ndodhet prane ,ne gezime e hidherimet e bijve te saj sado larg qe te jene.
    Cilido nga ne te pyesesh,eshte e sigurte,se dritherohemi e renqethemi,vetem nga tingulli magjik i fjales NENE.Ndaj eshte e pafundme edhe dashuria jone per NENAT,per ato,qe na dhane jete nga jeta e tyre,per ato qe degjuan e u mallengjyen me klithmat tona te para,ato,qe naten e bene dite dhe na mekuan me gji nga gjiri i tyre.
    Ndaj une perulem gjithe respekt ne prehrin e gjithe NENAVE te botes,ne ate preher ,ku dhembjet zbuten,loti thahet,trishtimet largohen.
    Kujtoni,dhe peshperisni pak ato vargjet e asaj kenges se thjeshte po kaq magjike,dhe lini nje mesazh,me fjale zemre ,shpirti,per ate te dashuren,te miren te emblen,NENEN tuaj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    E kam thene edhe diku tjeter kete :

    Kush ulet ne gjunje dhe puth kembet e nenes ...te jete i sigurte qe sapo ka puthur pragun e parajses

    Permend fjalen nene dhe ke permendur kuptimin e jetes , ardhshmerise , gjithesise ! Ulu prane saj dhe ndjen afersine qe askund s,do e ndjesh ne jete. Preke lotin e saj dhe shpirti i nje gjakatori zbutet. Ka rrenqethje ai lot, ka bukuri , mbart mbi vete nje univers ndjenjash. Eshte nje lot qe mekat kush e le te thahet. Eshte nje lot i kristalte e i madhnishem. Eshte vetem loti i nenave qe ngjall nje shpirt.
    Kalojne nje jete te tere duke menduar vetem per ne. Jetojne ne kete bote por zemra dhe mendja e tyre ndodhet prane nesh. Gjithkush te mohon ne kete jete, por nena kurre. Eshte nje suvenir qe vecantine dhe vleren e tij e njeh vetem i madhi Zot qe e krijoi. Eshte mekat se kur i kemi prane nenat tona kurre nuk ja shprehim ate respekt dhe perulje qe kemi ndaj tyre.Vetem kur largohemi pak shpirti na qan per to.
    Moj nene ! Ti qe me dhe jeten. Ti qe me dhe forme . Ti qe mohove jeten tende dhe na e dedikove neve. Qe kur te gjithe na perqeshin ,ti na qan. Kur te gjithe na qajne, ti na buzeqesh. Ti qe mallkuar qofsha qe nuk di ta ngrej ne piedestakin me te larte vleren qe ke..por vetem e shemtoj sot duke shkruar me keto fjale te varfera. Ti moj nene qe jastek ke merakun per ne. Ti qe jorgan ke dashurine qe te japim . Ti qe vishesh me respektin dhe sjelljen qe ne krijojme ne shoqeri. Ti qe frymen dhe zemren tende e ndave me ne. Ti moj nene qe te kemi inkubatorin e paqes.
    Ti moj rrofsh perjete.Mos pafte syri yt asgje vec drites se bekuar. Mos ndjefte zemra jote asgje vec lumturi. Mos prkte kemba jote asgje vec re te buta. Mos jetofsh ne parajse asgje tjeter ,vec engjell.

    O nene, o emer i bekuar
    me gjithe qenien tende i dashuruar
    Zbuloma zemren se s,po flas dot
    Shiko brenda se te ndjej me lot
    Ma afro ta puth ballin tend me ndritur
    Te te falenderoj per nderin qe me ke rritur
    Prekme o nene dhe vec respekt buroj
    E ndjen ne djerse kur ty te kujtoj
    Ne prehrin tend une mendje e shpirt qetesoj
    Per te madhin Zot ty emrin do ta nderoj
    Me fal o nene se varfer po shkruaj
    Me ndihmo qe madhnishem te te pershkruaj

    Per bese nuk mundem se fort une prekem
    kur emrin te therras befas une mekem
    Zoti vuajtjet ty ti largofte
    Dhe pra Tij te afrofte.

    Qofsh me jete e mos pafsh kurre dite te keqe oj nena ime !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow sa shkrime te bukura!!! Eshte gje e bukur qe i vleresoni kaq shum nenat dhe kame vene re se cunat e duan shum fare dhe e rrespektojne maman, nuk e di pse...anyway une nuk po shkruaj shum ketu sepse fjalori i varfer shqip qe kame nuk me lejon ti shkruaj ato qe dua ashtu si i ndjej per maman time.


    Alda.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    2

    bravo te koft

    bravo te koft qasht uduehsh mu kon e jo si dikush mi pshty nenen e vet ne fytyre.
    te pershednes shume shume shume.
    fmerdi

  5. #5
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Shkurt puna, sahere qe te hapet nje teme e lidhur me Nenen, asnjehere s'ka per t'u bere "boze".

    Vetem me hapjen e temes Kolomb, na ngrohe shpirtin e na bere te krijojme ne mendje vargjet me sublime qe mund t'i kushtojme ndonje personi.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    2
    kurr nuk kam provu me nejt me nenen time sepse
    nuk i kam gjet gjall,
    ju pershendes shume .
    fmerdi

  7. #7
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    vetem nga titulli i temes me ka terhequr....
    si nena nuk ka...
    une cdo mengjes e puthi mamane time....edhe falenderoj zotin...qe akoma e kam ate mundesi..se duke qene ne mergim...shume njerez nuk e kane....
    me vjen shume keq per shume ato njerez...qe kane vite te tera qe vete komunikojne me tl edhe fotografi....nuk e di sesi do e shtyja vete.....
    jeni te forte ...
    muah ju pucii all
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  8. #8
    .:.ClaSSy.:. Maska e GoDDeSS
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    Detroit, MI
    Postime
    690
    Kolombi dhe Wolf Power,
    Su kisha lexuar ndonjehre ne flisnit ne kete menyre...vertet me pelqyen shkrimet e te dyve.
    Repektin me te madh keni nga un edhe pse e kishit pat me perpara.
    And all I can taste is this moment
    And all I can breathe is your life

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    nje vote per kolombin and wolfin qe shkruajten kaq bukur
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shpesh NENAT tona thone
    Po nga limani i mergimeve te mija,ku fytyren dhe perkedheljet e NENES sime i shikoj vetem neper endrra,do te doja me gjithe forcen e shpirtit qe me ka mbetur te bertisja me force,e tingulli i fjaleve te mija,te uleshin tek prehri i NENES sime,e ulur diku ne cep te nje dritareje per te dalluar nje shenje ,per te pare nje drite,per te ndjere,rrahjet e forta te zemres,si per ti thene se yt bir po kthehet,serish ne kraharorin tend.
    Eshte gjeja me e vogel tju uroj gjithe NENAVE te botes dhe NENES sime Qofshi vetem atje ku paste drite parajse dhe lumturi.
    Nuk do me tretet kurre respekti dhe dashurija,per gjithe NENAT e botes,se eshte me te vertete si nje oqean i pafund.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #11
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Me duhej te shihja imailin dhe te pershendes nga zemra kolomb per kete teme te bukur.


    Kuizi: A je ti një kundërshtar i prindërve?



    Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: "Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve."

    Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mosshkëputje të marëdhenieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.

    Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.


    1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame

    A- nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre

    B- hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje

    C- iu përgjigjesh menjiherë


    2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie

    A- u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur

    B- ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin

    C- perpjekesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta


    3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë

    A- përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve

    B- pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre

    C- ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor


    4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë

    A- nuk e respekton dhe e bën ate vepër

    B- me kalimin e kohës, mundohesh ta bindish ate se ajo çështje është e dobishme për ty

    C- hjek dorë nga ajo çështje


    5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash

    A- u kërkon falje dhe nuk u ndihmon

    B- ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit

    C- shpejton në dhënien e parave


    6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu

    A- i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t'u larguar prej tyre

    B- i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti

    C- i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta


    7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit

    A- nuk i fton prindërit

    B- i fton ndonjëherë

    C- ata janë të ftuarit e parë


    8) Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj

    A- i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës

    B- mundohesh t'i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave

    C- i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas


    9) Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe ndahesh nga familja

    A- e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpinë tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i viziton e as që interesohesh për ta.

    B- dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave

    C- i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira


    10) Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve

    A- i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta

    B- largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eliminimin e atij problemi

    C- mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .


    * Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.

    *Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lidhjet me ta.

    *Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.

    Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!

    kliko ketu dy here
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=21276
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 03-09-2003 më 13:01

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anëtarësuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Ska si nena aq me shume kur e ke dhe shoqe ne te njeten kohe. Shkrime te bukura djema ju lumte.
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  13. #13
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mire e ke then Kolombi ska si nena , eshte e vetmja qe te do vertet , qe kujdeset per ty dhe te tregon gjithmone te verteten , dhe ti e do ate sigurisht ......apo skam nja 4 vjet e ca pa e pare .....po me vjen te qaj tashi , po iki fare nga kjo teme .....

  14. #14
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    yll bote e kam
    she is my heroine...she is my everything.....
    God bless u mother
    muahhh puciii all
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e dolcecandy
    Anëtarësuar
    01-08-2003
    Postime
    102
    Shume teme e bukur. Ska si nena
    Po ska edhe djem si ty Kolombi.
    Nje djale qe e do dhe e respekton nenen ne ate menyre
    Ka respketin e te gjithe njerezve.
    Gjithe te mirat
    Be civil to all; sociable to many; familiar with few; friend to one; enemy to none.

  16. #16
    i/e larguar Maska e llokumja
    Anëtarësuar
    17-07-2003
    Vendndodhja
    Underneath_your_cloths
    Postime
    91
    Wolf Power
    shkrimet e tua jane me te vertete te kendeshme
    te bejne ti lexozhe se gjithmone jane kuptim plote
    cdo gje e shkruan bukur edhe krijon hartim me temen
    Bravo te qofte

  17. #17
    i/e larguar Maska e llokumja
    Anëtarësuar
    17-07-2003
    Vendndodhja
    Underneath_your_cloths
    Postime
    91
    kur lexova titullin e kesaj teme pernjehere me erdhi ne mendje nje kenge qe e kam mesuar qe ne kopesht edhe akoma vazhdoj ta kujtoj ja ku po jua shkruaj kengen edhe juve

    Ska ne bote me te mire se sa ti o nena ime
    Sa e dashur sa puntore sa e dlire e sa trime
    Me te gjithe ti je e qeshur e nga goja nxjerr vec mjalt
    kur kendoj per ty moj nene per gjithe nenat kam kenduarrrrrrr

    Ti je det o det i gjer plot me enderra enderrime
    Dashurine per atdhen ma rrenjose o nena ime

    Dashurine per atdhen per atdheun tone te shtrenjte
    Ma skalite ti ne zemer se je nenez e vertet
    Ndaj te dua si vet jeta se nga goja nxjerr vec mjalte
    kur kendoj per ty moj nene per gjithe nenat kam kenduar

    Ti je det o det i gjer plot me enderra enderrime
    Dashurine per atdhen ma rrenjose o nena ime



    Shpresoj tju pelqej kenga kjo eshte nje nga kenget e mia me te preferuarat edhe vazhdoj ta kendoj qe prej e vogel qe ne kopesht
    edhe do vazhdoj ta kendoj

    llokumja

  18. #18
    S'ka lumturi me te madhe se te te doje djali keshtu si shoket tane forumista....aaah sikur te mos na humbnin mundim dhe tanet!!!


  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    47
    pershendetje te gjithve,,,,

    Sa bukur sa mire qe tingellon fjala NENE,
    kur kisha une dhimbje ti nena ime qaje ,
    dhe me kujtohen lotet qe pikonin dhe binin tek fetyra ime,dhe keto lot me zgjonin nga gjumi,sa te du'a o nene ,sa me mungon o nena ime ,

    Pse jame large teje o nena ime ?
    sa me mungone perkdhelja jote dhe puthjet e tua ,
    edhe nese ti vdes o nena ime ti do te jeshe e gjalle ne zemren time .........

    Me kujtohet kur ti nena ime me thirrje o biri im ,o biri im
    dhe kjo me mallengjen shume me mungon, sa vite nuk e kame degjuar ket fjale ,o bir o bir, du'a te jem prane nenes sime dhe kurr te mos largohem nga ajo ,ta perkdhel ashtu sikur me perkdhelte kur une i sha i vogel ,te kujdesem ashtu sikur eshte kujdesur per mu'a kur une isha i vogel ,ti nena ime u kujdese per mua ,dhe une per ket o nene shume te du'a.

    thuhet ne nje liber qiellor,,,,,,mos u thoni prindrve as of,,,,,
    dhe lere ti thuashe ndonje gje tjeter ,,,,,megjithate une ju falenderoj te gjithve te gjithe jeni te mire nese i doni nenat,,,,KY ESHTE KUSHTI IM NESE NUK I DONI PER MU'A JENI KOT PSE TI KUR NUK DON NENEN TENDE DO ME DUASHE MU'A..................
    [size=0.5]Kure te marresh veshe se une kame vdekur ti mos qaj ,kur te vizitosh varrin tim mos u trishto kur te them se ti ke faj....

    Sot ti s'je me ketu
    DHe qielli nuk eshte me blu ,
    Dielli eshte zhdukur bashke me ty ,
    Une ndiej lotet qe me mlidhen ne sy ,
    Kuptoj se vetmia te shkaterron me Shume se dashuria,

    Fundos koken nen jestekun tend dhe me dukesh ne c'do kend ,
    Shoh mekatet qe me bien c'do dit ,
    Kaluam bashke puthuajse nje vit ,
    Duke menduar se nuk do na ndante asgje ,derisa erdhi e sotmja ti nuk je me.
    E tani qe me nuk te shoh ,
    DHe trupi yt me nuk me ngroh,
    Pres ringjalljen e ndienjave te mia ,
    pres te me vi serisht dashuria.[/size]

  20. #20
    aluando
    i/e ftuar
    ME VONE DO BIE NJE VJERSHE TE BUKUR ME TITULLc" NENA DHE NUSJA"
    Po kam frike so do qani sidomos vajzat se ben fjale per marredheniet midis djalit nenes dhe nuses sepse djali i jep perparesi me shume nuses se nenes.
    Disa mendime per kete konflikt para se te bie vjershen.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •