Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Mrdt!

    Ornament, falemnderit per renditjen e fjales UJ ne gjuhet tjera.

    Une mendoj, se cdo shkronje ka domethenien e vet. Mendoj se cdo fjale kthehet prap tek nje shkronje, qe eshte rrenja e kesaj fjale, dhe gjuha shqipe sic duket ka me shume se cdo gjuhe“tjeter keta fjale primitive. A me kupton tash pse pyeta, se ademi dhe hava ne cfare gjuhe kane komunikuar?, dhe ketu nuk mund edhe shkrimet religjioze ti anashkalosh, sepse ata flasin poashtu per thjeshtesine e njerezve te pare.

    Dhe sa per shpjegimin e ketyre fjaleve, mendoj se nuk ka nevoje shkenca ndonjehere te gjej ndonje menyre ti shpjegoj, ata nuk shpjegohen!!!. Cdo shkronje thash me larte ka domethenien e vet, dhe cdo shkronje eshte shqyptuar nga njeriu me rastin e nje vepre, qe ndergjegjesishte le ate shkronje ta ces nga goja, tingulli qe del nga goja, me rastin e nje vepre, e perben ate shkronje, keshtu qe ne rradhe, perseritja e atij tingulli, ka treguar ate vepren qe shkakton ate tingull, duke kombinuar veprat dhe duke vendosur tingujt e posacem, keshtu jane formuar fjalet.

    Tek hiroglifet e kemi te njejtin sistem, vec aty i vendoset cdo shkronje nje simbol.

    Prandaj, une mendoj, se nese zberthejm CDO shkronje, dhe gjejm vepren qe pershkruan shkronja, atehere mund thjesht te gjejm edhe ethymollogjine e fjaleve qe jane te veshtira. Kjo i ngjan zberthimit te reakcionit atomik, nga nje behen dy, kater,....

    Do ndegjohemi

    FLm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 23-08-2002 mė 03:27
    albanish by nature

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Ornament kemi replikuar ndersjelltas disa here.

    Po te ishe ti pronari i ketij forumi do ishte me e lehte se do me kikje pa problem.

    Dhe nuk do me ngelej qejfi fare se po me nxirrje nga shtepia jote.

    Meqenese nuk eshte keshtu do vazhdoj te jap ndonje mendim aty ku e shoh te aresyeshme.

    Mua me pelqen diversiteti dhe e vleresoj se ke ide kontroverse.

    Lista e web siteve qe kam eksploruar eshte e gjate dhe nuk kam mbajtur shenim qe te ti rrshtoj ketu.

    Po nuk eshte fare e veshtire. Bej ne search ne cdo engine dhe do eksploro se ka plot web site per keto probleme.

    Edhe une si cdo njeri tjeter jam shume i interesuar te di se nga kane ardhur te paret e te pareve te mij.

    Dhe per kete jam i detyruar qe te hulumtoj burime te ndryshme informacioni.

    Pasi ti krahasoj do them se ky nuk me bind dhe ky me bind.

    Ty ska pse te ngelet qejfi pse nuk u binda une.

    Vazhdo ti me tenden.

    Madje dyshimi im duhet qe te te jape me teper force argumentuese.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    "Shume linguiste mendojne se shumica e gjuheve moderne nuk jane te izoluara, por i perkasin nje familje gjuhesh nga ku kane rrjedhur. Disa nga keto familje gjuhesh kane nje gjuhe te perbashket nga ku kane rjedhur. Duke aplikuar te njetin proces per keto gjuhe, le ti quajme gjuhe "mema", te ketyre familjesh gjuhesh arrihet ne nje gjuhe te perbashket shume me te lashte qe studiuesit e kane quajtur Indo-Europiane. Nje diagram skematik tregon psh se Marathi, po ashtu Urdu, Hindi dhe Bengali (gjuhe qe perdoren ne Indi e Pakistan) i perkasin familjes Sanskrit megjithese kjo e fundit tashme nuk ekziston me si gjuhe. Por Sanskrit nga ana e saj i perkiste familjes Indike te gjuhev, e cila se bashku me Iranianshen bente pjese ne grupin Indo-Iranian te gjuheve, qe vete rridhte nga baza Indo-Europiane. Pra diagrami nga gjuha me e lashte tek ato me te reja, pra moderne do te ishte i tille:

    Gjuha Indo-Europiane(me e vjetra) ---- Gjuha Indo-Iraniane ---- Indike ----- Sanskrit------ Urdu, Marathi, Hindi dhe Bengali (gjuhet moderne qe ekzistoje sot)

    Nje diagram i tille per rreth 47 gjuhe moderne qe kane rrjedhur nga gjuha Indo-Europiane, tregon se vetem dy gjuhe Shqipja dhe Armenishtja rrjedhin direkt nga kjo baze Indo-Europiane pa pasur gjuhe "meme" ose ndermjetse. Pra diagrami ne kete rast do te ishte:

    Gjuha Indo-Europiane(baza e vjeter e gjuheve) ------- Gjuha Shqipe

    Gjuha Indo-Europiane ------ Gjuha Armene


    Marre nga libri
    "The Albanians . An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present".
    nga Edwin E Jacques 1995



    Pra une nuk di se cfare te them me teper vetem te theksoj ate qe thote autori se Shqipja eshte nder gjuhet me te Lashta Indo-Europiane pasardhese direkte e Pellasgishtes dhe Ilirishtes si vazhdime te njera-tjetres.

    Gjuhetari Belg Louvain A.J Van Windekens shkruajti mbi nje gjuhe te lashte Indo-Europiane te cilen e quajti Pellasgishte. Ai insistoi se shume fjale ne gjuhen Greke mund te shpjegohen vetem me prejardhje nga nje gjuhe Para-Helenike(Pre-Helenic). Ata te cilet e kishin perdorur kete gjuhe dhe qe u vendosen ne pellgun tokesor prane detit Egje, pra Gadishullin Ballkanik perpara Grekeve ai i quajti Proto-Indo-Europiane, pikerisht per te bere kete dallim.
    Nje nder theniet e tij kryesore qe na intereson me shume ishte kjo: "Gjuha Ilire eshte zhdukur, duke na lene vetem disa emra te plote qe gjenden ne dokumente Greke dhe Latine. Nqs gjuha Ilire do te ishte ruajtur sic eshte ruajtur Greqishtja, une besoj se numri i emrave dhe fjaleve te tjera teresisht Pellasge do te tregonin se ne Iliri kishte nje dendesi te popullsie Pellasge , po aq sa edhe ne Greqi." (Van Windekens 1952)

    "Pra Greket, Iliret dhe Italianet gjeten ne bregdetin e Mesdheut nje gjuhe nga e cila morren hua nje numer mjaft te madh fjalesh qe i perdoren per objektet qe njihnin dhe nuk njihnin" (Edwin E Jacques 1995)


    Une nuk jam gjuhetar por llogjika te con tek konkluzioni se pamvartesisht se quhej Proto-Indo-Europiane ose Para-Indo-Europiane, Pellasgishtja ishte pjese e pellgut fillestar te gjuheve Indo-Europiane qe ne nje kohe kaq te lashte ishin te nderkuptueshme, ose ne fakt ishte vete ajo qe perbente gjuhen Indo-Europiane nga e cila dolen; gjuhet "mema" (si Latine, Sllave, Gjermane etj), qe u bene paraardheset e gjuheve moderne, si dhe gjuhet e vecanta si Shqipja.


    Nga ana tjeter, autori shtjellon hollesishem vazhdimesine prejardhese nga Pellasget tek Iliret tek arbereshet dhe se fundi Shqiptaret e sotem.

    Ai duke u mbeshtetur tek shkrimtare te lashtesise si Herodoti, Strabo, ,Dionisi, Plini i vjetri, Hesoidi, Homeri,Sofokliu,Euripidi, Virgjili dhe shume te tjere qe kane shkruar mbi Pellasget thote se, Pellasget ishin paraprires te Ilireve te cilet nga ana e tyre u paraprine Shqiptarve. Shkrimtari pohon se, sipas shkrimtareve te antikitetit, Pellasget shtriheshin ne te gjithe gadishullin e Ballkanit dhe bregdetin Egje, madje deri ne brigjet e Detit Egje ne Azine e Vogel duke perfshire Trojen. Ata dhe gjuha e tyre konsideroheshin "barbare" term qe u jepej popujve jo-helene te antikitetit. Ai i ben nje analize Iliades kryevepres se Homerit, ne te cilen del qarte se te gjithe personazhet si mbrojtesit dhe sulmuesit e Trojes jane Pellasge. Dmth si Akili dhe Hektori jane Pellasge te fiseve te ndryshme qe shpesh grindeshin per gjera nga me te voglat ne kete rast per nje grua po Pellasge, Helenen.(Kete gridje nder-fisnore tek shqiptaret ka vazhduar me mijevjecare dhe ruhet akoma edhe sot nepermjet "hakmarrjes" apo "grindjeve te gjakut") Homeri ne vepren e tij permend Akejte, Argivitet dhe Dananet (Achaeans, Argivites dhe Danaans) por ne asnje rresht te kesaj vepre nuk permend Aeolianet, Ionianet apo Doret qe jane edhe fiset qe themeluan qyteterimin Helen apo Grek sic njihet ndryshe. Per tre te paret autori thote se, Homeri i ka identifikuar qarte si fise Pellasge, por gjithashtu shprehet se, shume historiane te sotem i identifikojne nje me Greket qe per autorin perben nje gabim shume te madh. Ai madje shprehet: "Sigurisht, historianet e lashtesise dinin ta benin kete dallim."

    Sipas folklorit te tyre, Greket i kane rrenjet me vone rreth vitit 800 p.e.s ne martesen e Deucalion me gruan e tij Phyrra nga bashkimi i te cileve lindi djali i tyre Heleni i cili me vone i dha emrin shtetit Hellas dhe pasardhesve te tij Helenet. Kjo mund te shpjegoje dhe arsyen pse Homeri nuk i ze ne goje Hellenet ose edhe fiset e vecanta te tyre gjate luftes se Trojes. Kjo lufte zhvillohej shume me heret rreth viteve 1250 p.e.s. Edhe nga historia dyndjet e fiseve greke, psh doreve fillojne rreth viteve 1200 p.e.s ne menyre sporadike dhe vetem rreth viteve 1100 p.e.s ato vendosen perfundimisht ne territorin e Greqise se sotme duke bashkjetuar me shtresen Pellasge qe pushtuan te cilet me vone do ti asimilojne ne nje menyre ose ne nje tjeter. Duhet sqaruar se fiset greke ishin popuj Indo-Europiane qe depertuan ne veri dhe pastaj zbriten nga stepat e Rusise.


    Ndersa per ne thote se fillimet duhet ti gjejme tek Qyteterimi Pellasg i Miceneve te lashte, qe lulezoi ne zemer te Greqise se sotme dhe qe u shkaterrua me dyndjen e fiseve Greke sidomos Doreve.

    Me dyndjen e Doreve nje pjese e Pellasgeve nga shume vende te Greqise emigruan ne drejtimin Veri-Perendim duke u vendosur ne Epir. Maqedonia dhe Epiri ishin dy pika te tjera kryesore te qytetrimit Pellasg qe nuk kishin aspak lidhje gjaku me Greket, perkundrazi kishin lidhje gjaku mes tyre dhe me Iliret si mbetje te shtreses Pellasge. Aleksandri i madh ishte Pellasg dhe nuk u besonte aspak Grekeve. Ne rradhet e ushtrise se tij mendohej se mund te ishin vetem 600 Greke nga 35 000 ushtare, pjesa dermuese e te cileve ishte Pellasge (Maqedonase, Ilire dhe Epiriote) dhe Thrake. Ai me kete numer relativisht te vogel ushtaresh luftoi dhe fitoi kunder forcave Persiane prej qindra mijera vetesh ndermjet te cileve edhe rreth 35 000 mercenare Grek.


    Nje kuriozitet tjeter qe shtjellohet ne kete liber jane toponimet e vendeve te ndryshme. Nga historia dime se te shperngulurit nga nje vend, kur arrinin ne nje vend te ri i ngjisnin ketij te fundit emrin e vendit nga ku ishin shperngulur.

    Keshtu psh. Troja u ndertua nga Dardanus dhe ne fillim quhej Dardania. Po keshtu quhej ne lashtesi edhe Kosova. Ka shume mundesi qe nje pjese e trojaneve te kene emigruar drejt perendimit dhe e kane quajtur token e re, si ate qe lane pas, pra Dardania.

    Po keshtu Maqedonia ne lashtesi njihej si Emathia(E madhja -The great). Nje pjese e popullsise se shperngulur nga Maqedonia u vendos ne nje krahine te Shqiperise se sotme te cilen e quajten Mathias ose Mat per nder te tokes qe lane pas.

    Tek po lexoja kete liber te Edwin E. Jacques vura re se kryeqyteti i pare i Maqedonise quhej Edessa qe me beri te mendohem dhe vura re se shpjegohet lehte me ane te shqipes, madje ne disa kuptime.

    Edessa = E + dessa = E desa(sic perdorej ne lashtesi vetm me "s") = E desha (e desha vendin etj) ose Edessa = Ede+ssa= Edhe sa (edhe sa larg, kohe etj)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 31-08-2002 mė 21:29
    Live and let live!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •