Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    te shtriqem der tek ty

    Eshte e kote te qaj per qetesine mpirese
    qe m'a kane lidhur ne kurriz te breshkes,
    anijes rrangalle te odisese pa vullnet.
    Nje ere e cmendur me fik qirinjte e shpirtit.
    Nuk kam me ngushellime per veten e boten,
    bota eshte zbuluar e tera e s'e bera une,
    dhimbja eshte rrjeta qe me mban floket.

    erresire e kristalte perdhunuar largesish,
    varur qyrresh mbi buze e dylli te nxehte qiriu,
    avuj te ftohte shkumezimesh percart,
    mpakje plakash sykaltra e te tjera perralla
    mbetur pergjysem buzeve te thara.

    edhe kjo, shtriqe pa fund.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    wowowo Kulla me te vertet shume e bukur.
    Te uroj suksese te metejshme.

  3. #3
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    po te uroj dhe une deshtime te me tejshme

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ftillome pak ti mua? Djale Miti, apo dobiē?

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Eh mo Kulla... po behesh "celebrity" (i famshem) tek ky forumi me shkrimet e tua! Shume e bukur! Vertet!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    si popull kemi qare bukur. Por dhimbja nuk eshte asnjehere e bukur

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    E bukur s'eshte por eshte frymezim per shume shkrimtare.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #8
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    tunde, tunde shtatin me lezet,
    si nje zane e bukur po me ngjet,
    e bukur eshte vallja,
    kur kercen sorkadhja.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mjafton te me thoje qe ngordhi gomari! Kete po mundohesha te mesoja e haberet keto dite jane bere me keq se sumbullat e vesės; thahen qe ne ajėr pa mundur te prekin lulken. S'paskemi qene konak per gomere as une as ti. Megjithate nje mushkė polli aty prane fundit te malit. S'ka vdekur shpresa do perkthehej ne gjuhen e largeqoftit.

    Ne fund te gushtit ishte pune me spec te merrje nje kabine me qera ne Seman. Jo se kishte shume kerkesa, perkundrazi, po te qellonte qe deti te prishej pak me heret se zakonisht, e qaje pesembedhjete diteshin. Fillonte era qe e ngrinte rėrėn zgupthi e dallget harliseshin ne shkaperthime vigane, vetem uturima e te cilave i bente lugeterit e katallanėt e paragjumit te dukeshin si qingji i vogel qe i turbulloi ujkut burimin. Ate fund gushti punet dukeshin ndryshe. I hipa tim gjyshi kalipeē si zakonisht dhe ai mori per nga bregu. Nuk isha me shume se pesė, dhe nje pellembe e tij me rrokte pak a shume gjysmen e trupit. Me mbertheu nga thembra e me leshoi teposhte, tek dallga e pare qe sapo kish filluar te thyhej. Une, ishte gushti i pare, qe pergjoja dallget dhe u leshohesha me koke atehere kur kreshtat u ngriheshin siper e me pas paloseshin perbrenda duke krijuar nje cilinder pothuaj bosh ne mes. Ngordhja kur ma perpinte trupin dhe mua ne ate gjysme vorbull e m'i bashkonte koke e kembe bashke. Keshtu qe kur im gjysh me leshoi drejt dallges, une i dhashe trupit pak me shume hov se zakonisht dhe iu shkeputa nga dora. I lashe brinjet te me merrnin formen e dallges ne ate rrotullim te fundit te saj para se te shnderrohej ne nje vale qe puthte bregun perhumbshem dhe prita te me nxirrte lart per t'u mbushur me fryme. Nuk me nxorri. Dallga me percolli poshte trupit te saj per te me kaluar tek tjetra qe nuk pertoi dhe ajo te me rrotullonte ne perthyerjen e saj. Mushkerite i kisha ende te pafuqishme per te me dale nga brinjet e per t'u mbushur vete me ajėr. Nėn ujė qiellin nuk mund ta shquash krejtesisht. E vetmja menyre per ta treguar nga cila ane shtrihet qielli eshte t'i mbash syte hapur e te shohesh nga cila ane uji eshte me i erret e nga cila jo. Te ishte sot, mendimet e fundit qe do me vinin ne koke do ishte sa shume e dua tėt vjehėrr. Ate dite fund gushti me kujtohet qe kerkoja te shquaja gjyshin. E perfytyroja qe ne ato momente ish terbuar fare e me kerkonte neper gjithe ate labirinth dallgesh. E po ne ato ēaste ia ndjeva pellemben qe me kapertheu thembren e me terhoqi lart, ashtu kokeposhte siē me kishin lene trillet e dallgeve. Me afroi tek gjoksi e me mori erė tek temthat. Aty me thithte perhere, aty me thith akoma kur i vidhem endrres e i avitem papandehur edhe sot e kesaj dite...
    ...Im gjysh ka lidhur nje shurrosese pas atij ēka terthorazi krijoi frymen time dhe kete vit i pa dallget vetem nje here. Kur jemi zgjuar, me mua e lidhin telat perēues te kuēedres me dy koka qe ben nje zhurme cingeritese sa here qe une u bie numrave nga ana tjeter. I forte je gjysh?-e pyes. "Ta kam dhene fjalen, me kthehet - nuk i mbyll syte pa te thithur dhe nje here"
    Keshtu Dodo sperma ne kerthize. Mos i pulit qepallat sot se m'i ke pergjakur muret e mushkerive keq e po me le pa frymė.

  10. #10
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    e ca do me thene ti, qe gjyshi jot eshte me i forte se gjyshja ime?
    lerma gjyshen te re, te lutem, 15 vjec, jo me shume.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  11. #11
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Dua te them qe, njerezit, kur vendosin te vdesin, kane rene ne paqe me vetveten. Gjyshen 15 nuk ta le, se ashtu sic e pashe permes syve te tu, me shtyu dhe mua ne mekat.

    Te dua shume slug, me shume keshtu te njelmet e te varur kokeposhte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •