Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Nje shoqeri uniforme

    Shkrimi i meposhtem eshte marre nga Revista "Klan".

    Blendi Fevziu, me sa shoh, ka bere disa shkrime, ku ka arritur qe duke kapur disa detaje te jetes se atyre viteve (te diktatures), qe jane te perbashketa per secilin qe i ka jetuar. Kur lexon shkrime te tilla, te kujtohet se edhe ti i ke menduar keto gjera, i ke jetuar dhe i ke ne kujtesen tende te fresketa.

    Nje shoqeri uniforme

    Se bashku me varferine, uniformizimi i shoqerise ka qene nje nga armet qe e ka ndihmuar me shume diktaturen ne indoktrinimin dhe jetegjatesine e saj. Ky uniformizim dhe ideja e barazise qe rrjedh prej tij, ka lene gjurme te forta dhe shpesh negative ne formimin e nje brezi te tere.

    Nga Blendi Fevziu



    Nuk e di pse nje nga gjerat qe m'i lumturonte mbasditet e femijerise, ishte vizita ne shtepine e vogel dhe te ngushte te motres se stergjyshes sime. Nje shtepi perdhese, nje lloj garsoniere, fare prane qendres se Tiranes, qe permblidhte brenda ngushtesise se saj nje dhome ndenjie me nje kuzhine ne kend dhe nje banjo te vogel. Oborri i ngushte qe i mbushur me gjithe llojet e luleve qe mund te gjeje ne Tirane, ndersa dritarja e ulet qe shndruar ne nje ekspozite saksish. Sa here qe e mendoj tani, shume vite me vone, me duket gjithnje si nje lloj shtepie perrallash, nje shtepi aq e ndryshme nga standartet e kohes, te tille qe vogelsia, e bente edhe me irreale.

    E zonja e shtepise, nje grua e thyer ne moshe, qe e kishte kaluar pjesen me te madhe te jetes se saj para lufte mes Vienes, Parisit e Romes, qe i fliste me nje lehtesi te admirueshme te treja keto gjuhe dhe qe duket se nuk kishte asnje lidhje me rendin e ri komunist qe ishte vendosur tashme prej 30 vitesh ne Shqiperi, me priste gjithne tek dera e jashtme. E kam te fiksuar me ate koven metalike te ujitjes se luleve, me nje cap te vogel ne doren tjeter dhe gjithnje te qeshur. Ishte nje dimension qe as vuajtjet, as hallet dhe as ndryshimi drastik i statusit, nuk kishin arritur t'ja reduktonin.

    Por ajo qe me befasonte dhe lumturonte me shume ishte mobilimi i brendshem. E llogaritur per te shfrytezuar cdo centimeter katror, shtepia nuk kishte asgje te perbashket me shtepite qe isha mesuar te vizitoja rendom. Mobiljet qene te vjetra dhe te renda, prej nje druri madheshtor, gjysem te rrenuara, por qe ruanin ende dicka nga shkelqimi i dikurshem. Edhe ne ate rronitje ngjanin sidoqofte shume here me intriguese se sa divanet prej damasku qe prodhonte kombinati i Elbasanit apo tavolinat 2 mijeshe qe zinin mesin e cdo apartamenti ne Shqiperi. Biblioteka e thjeshte, e varur ne mur mbi shtratin e fjetejes, qe stolisur me libra te vjeter ne frengjisht apo gjermanisht; radioja po aq e lashte, Philips, vijonte te shperndante muzike dhe ishte aq e ndryshme nga radiot Iliria qe mbanin pothuaj gjithe familjet shqiptare; ndersa ne vendin ku rendom duhej te gjendej fotografia e Enver Hoxhes ishte nje riprodhim i vjeter me ngjyra te zbehta i nje tabloje te Velaskezit. Gjithe anet e tjera te murit qene mbushur me foto te vjetra, kujtime te nje kohe dhe shkelqimi tjeter, me sfonde intriguese dhe te ndryshem nga sfondi prej halash pishe i lulishtes mbrapa monumentit te Skenderbeut, ku pozonin pothuaj gjithe banoret e Tiranes. Ne shtepi mungonte bufeja 11 mijeshe prej rimeso te shemtuar arre dhe ne asnje cep te saj nuk dukeshin ato gotat e renda me xham Kavaje, stolia e vetme e cdo bufeje shqiptare ne ate kohe. Ne vend te tyre, mbi komodinen prane shtratit gjendej nje shishe e vjeter, me nje forme te mrekullueshme dhe me mbishkrimin Cinzano, qe une nuk kisha idene se c'donte te thoshte. E mbushur me raki dellinje, qe ne shqip mbante emrin Juniperus, ajo ishte ilaci me i mire me te cilen e afermja ime plake, kuronte dhimbjet e reumatizmes.

    Mbaj mend se me mrekullonte ai koleksion heterogjen vjetersie dhe shmangie nga standarti. Shishet dhe librat e ndryshem, gotat e vjetra dhe luget e pirunjte prej argjendi, nje nga te paktat stoli qe i kishin mbetur qe nga nje kohe tjeter.

    Ne femijeri njeriu asnjehere nuk shtyhet ne te thella. Dicka te pelqen dhe magjeps dhe ti asnjehere nuk e vret mendjen pse ndodh realisht kjo. E gjitha ajo qe mund te thuhej ishte se me pelqente te hyja ne ate garsoniere te vogel dhe se me gjithe rrenimin, ajo ishte kaq e ndryshme dhe e mrekullueshme. Ishte mbase vendi i vetem i femijerise sime, ku asgje nuk ishte si gjithcka tjeter jashte.

    Tani jam i bindur se shmangia nga standarti absurd dhe i imponuar i kohes ishte gjithe magjia e asaj banese mjerane. Nuk e di se si do te ndihesha sot po te shkelja serish aty. Nuk ekziston me dhe ne vend te saj eshte ngritur nje pallat luksoz dhe imponues. Nuk e di se ne c'kohe dhe tollovi humben mobiljet e vjetra, por jam i sigurte se ne realitetin e ri, ato do te ngjanin vertet dicka e zvetnuar. Por ne ate kohe jo! Edhe pse femije e kisha kuptuar, ndonese ne menyre instiktive, se bota jashte asaj banese ishte me shume se sa e shemtuar, me shume se sa e merzitshme dhe rutinore. Nje unifikim i imponuar qe sa me shume rritesha, aq me shume e ndjeja. Por qe vetem pas renies se komunizmit do ta rrokja me gjithe absurdin dhe kompleksitetin e saj.

    Nuk arrij ende te gjej nje justifikim bindes per ate filozofi. Nuk arrij ta kuptoj se pse gjithe fabrikat dhe kombinatet e drurit duhej te prodhonin te njejtin model divani per dhomen e ndenjies. Me po ate damask te ashper qe pas pak vitesh rripej duke i bere ato edhe me mjerane. Pse duhej te prodhonin te njejtin model tavoline per te ngrene, te njejtin model kolltuku dhe po ate model bufeje. Po t'i shtoj ketyre banesat pothuajse standart dhe arkitekturen e njetrajtshme gjithcka behet edhe me e zymte. Me vjen nder mend se te gjithe apartamentet kishin jo vetem te njejtin dhe te detyrueshmin model mobililjesh, por edhe te njejtin model arredimi. Nje dhome ndenjie te ngushte qe kufizohej nga dy divane me shpine te hapshme dhe nje tavoline te madhe ngrenie ne mes.

    Sa me teper rritesha kisha filluar ta ndjeja presionin e ketij depersonalizimi. Vija re veshtrimet qe me shoqeronin ne rruge sa here vishja pantallonat apo kepucet sportive qe me vinin cdo vit nga Amerika dhe degjoja komentet per ato pak veshje ndryshe qe qarkullonin ne oborrin e gjimnazit. Gjithcka tjeter ishte e njejte dhe e njetrajtshme. Ne dimer mbathnim kepucet e renda, te zeza me qafa ose sic quheshin "me gome traktori", ndersa ne vere sandallet me dy togza kafe dhe me nje shkelqim prej igeliti, uniforma e patjetersueshme e gjithe shqiptareve. Ketyre mund t'i shtoheshin kemishat qe shfaqeshin vetem ne dy lloj dizajnesh dhe mungesa pothuajse absolute e bluzave me tre kopsa.

    Mbaj mend qe nje dite maji ne mature, i ulur ne borduren e Bulevardit qendror te Tiranes, ndersa njerezit kryenin ritualin e tyre te patjetersueshem te xhiros, kam numeruar me miqte e mij me shume se 200 kemisha te njejtit tip. Nje model i ri qe kishte dale ate vit dhe qe mes te rinjve ishte pagezuar me marken "Majaci", sipas emrit te nje futbollisti te famshem te Apollonise se Fierit dhe bomber i kampionatit, qe ishte shfaqur i veshur me te ne nje nga emisionet sportive te mbremjes. Nuk e di se sa mjerane duhej te dukeshim te veshur me ato uniforma te shemtuara dhe aspak rinore, me ate mungese absolute dallimi mes veshjeve te te rinjve, pleqve e ne disa raste edhe femijeve, por jam i sigurte se se bashku me varferine, uniformizimi i shoqerise ka qene nje nga armet qe e ka ndihmuar me shume diktaturen ne indoktrinimin dhe jetegjatesine e saj. Pa harruar se rrenjosja e saj si dhe e idese se barazise, ka lene nje gjurme te forte dhe shpesh shume negative ne formimin tone. Se paku deri ne ate pike, sa ne shume raste ka qene nje pengese e dukshme dhe ndjeshme per ecjen perpara. Nje lloj levizje e brendshme qe ka gjeneruar ne kushtet e reja jo pak absurditet dhe nihilizem.

    A ka qene ai thjeshte nje uniformizim i veshjes, jetes se perditshme dhe banesave apo dicka me shume, kam pyetur shpesh veten? Nje uniformizim jo vetem i menyres se jeteses, por edhe i mentalitetit, psikologjise, menyres se menduarit dhe gjithe shoqerise. Mbase ky do te ishte perfundimi me i sakte dhe me afer asaj qe ka ndodhur vertet.

    Kam pasur rastin ta vertetoj dicka te tille, jo me shume se sa nje vit me pare, kur i perfshire ne vrullin e mobilimit te nje shtepie pushimi ne plazh, tentova te gjeja ne mobilerite e pafund te kryeqytetit, dicka qe t'i afrohej sa me shume stilit blu. Me disa revista perendimore ne dore dhe me nje ide te perafert te asaj qe kerkoja fillova te trokisja pa sukses ne shumicen e dyqaneve shik te Kryeqytetit. Ne perfundim te ekspedites sime pak ose aspak te suksesshme, vura re se uniformiteti i dikurshem nuk ishte thyer ende, por se ndryshe nga ajo kohe, me shume se sa mundesi, ai ishte tashme nje realitet. Me qelloi qe pothuajse gjithe mobilerite e Tiranes, pavaresisht vendit te furnizimit, pavaresisht prodhimit italian, grek, turk, maqedonas apo slloven ruanin po ate mall. Po ato modele dhe po ate stil, pak ose aspak te ndryshueshem, i cili rikrijonte nje uniformitet tashme te panevojshem. Padyshim, divanet e vjeter 11 mije lekesh nuk ekzistojne me, tavolinat dy mijeshe me rimeso arre jane zhdukur, por ne vend te tyre apartamentet e rinj jane dekoruar me kolltuke te rende prej druri dhe lekure te zeze apo kafe; me tavolina ngrenie plot ornamente; me karrige po prej lekure plot gdhendje dhe me ca dekorime shume here banale qe pasqyrojne ca pamje idilike.

    Pronaret e mobilerive te cileve ju shpjegoja ate qe doja vertet dhe qe jo rralle ja shoqeroja me ilustrime nga revistat italiane te shtepive, me sqaronin se e kuptonin fare mire se cfare kerkoja; se dicka e tille ekzistonte ne qendrat ku ata furnizoheshin madje cmimet qene shpesh me te leverdisshme se sa ato te mallrave qe stolisnin dyqanet e tyre ne Tirane, por se dicka nuk shkonte realisht.

    - Shumica duan gjera te renda dhe qe te bien ne sy, me thoshte nje mik i vjeter i imi, nje ish student skulpture qe prej vitesh e kishte braktisur profesionin e pare ne kembim te tregtise se drurit. Duan kolltuke lekure dhe dru te gdhendur, sa me madheshtor. Shume pak preferojne gjerat e thjeshta dhe shumices i duket se ja ke hedhur me nje mall si ai. Por problemi qendron tjeterkund, shtonte miku im. Shumica duan po ate gje qe kane pare tek komshiu dhe ne shumicen e rasteve ne shesim ne kete menyre. Duke sjelle e risjelle, ate qe kemi shitur nje here ne fillim.

    Me erdhi te qeshja nga pohimi i tij i sinqerte dhe m'u kujtua edhe nje here se standartizimi 50 vjecar nuk mund te zhdukej kaq shpejt. Ndryshimi i statusit, pasurimi i dikujt dhe varferimi i tjetrit ishte perceptuar si dicka e tmerrshme, gati gati nje turp; ideja e dikujt qe kishte ecur me shume se tjetri nuk perceptohej kollaj; por shoqeria po i thyente shumicen e tabuve te saj. Edhe pse unifornizimi vijonte ende; edhe pse shumica e shtepive vijonin t'i ngjanin njera tjetres; edhe pse mobiljet qe vinin nga 5 vende te europes ishin thuajse te punuara nga e njejta dore. Gjithsesi, Tirana kishte ndryshuar shume nga ato fund vite '70 - te, kur ende femije, me pelqente te kaloja mbasditet ne garsonieren e vogel, por kaq te ndryshme dhe intriguese te te afermes sime plake...

  2. #2
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Te lumte bokerrima qe e ke postuar kete shkrim. Une pata fatin ta lexoj ne revisten Klan. Eshte mese e vertete ajo qe konstaton Fevziu ne shkrimin e tij. Eshte nje realitet qe do te na ndjeke pas per nje kohe te gjate. Ndoshta ka te beje me mentalitetin tone ballkanas qe shpesh na kufizon t'i shohim gjerat pa largpamesine e nevojshme. Duhet zgjeruar horizonti per mendimin tim duhet pare me larg. Shumica e shqiptareve mbi moshen 30 vjet nuk kane patur mundesine te shikojne pertej kufirit te republikes. Kjo gje ka ndikuar ne zgjedhjet e tyre per mobilimin apo dekoracionin e shtepise. Shume here degjoj nga njerezit e mi te afert qe thone: do te marr te njejtin model qe mori filani. Nuk mendojne se diku patjeter do te gjejne dicka me te mire. Ky mentalitet ndikon negativisht edhe per tregetine e mesme dhe te vogel sepse favorizon monopolizimin. Mbaj mend ne Gjrokaster ne vitet 97-98 kishte vetem dy lloje birrash ne shitje! Kronenburg dhe Amstel! Eshte cmenduri vetem te imagjinosh nje gje te tille! Mendoj se kemi nevoje per njohuri te cilat duhet t'i importojme nga jashte perndryshe nuk do te mund ta nderrojme uniformen!
    Ezekiel 25-17.

  3. #3
    I didn't start the fire.. Maska e traveller228
    Anėtarėsuar
    21-09-2003
    Postime
    44
    Plage e rende me te vertete eshte uniformiteti......artikull interesant!!
    Me thoni nese bini dakort me kete:

    Thelbi i problemit per ne (brezin a tranzicionit) eshte mungesa e identitetit kombetar. "Realizmi" komunist triumfoi per arsye se u njesua, dhe u adaptua me vlerat tradicionale kombetare. (p.sh. me kalimin e kohes u be e pranueshme: tradhetia ne emer te partise, imoraliteti i fshehte, berja tabu e identitetit te individit), dhe me kalimin e kohes, komunizmi vetė u be vlera mbizoteruese kombetare. (komunizmi = mentaliteti komunist)
    Kur sistemi u ndryshua, dhe komunizmi (gjasme) u cfarros, iku dhe vlera mbizoteruese e identitetit kombetar, e cila u zevendesua me "kulturen emigrante" (sic u shperndame neper bote, kur u kthyem sollem me vete nje cope te botes), te ciles iu konformuam, me shume se iu adaptuam. Ne diten e sotme, vlerat dhe cilesite kulturore te grupmoshave te "tranzicionit" jane shume large nga njera tjetra, duke thelluar kazmen e lene nga brutaliteti i Ē-Realizmit Komunist.

    Mendimet tuaja jane te mirepritura

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  5. Barazi midis mashkullit dhe femres
    Nga skerdi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 08:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •