Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Cerriku, qyteti qe "prodhon" presidente

    Cerriku, qyteti qe "prodhon" presidente


    Besim Dybeli Cerrik - Kete vere Cerriku mbush 50 vjet, "kumbare" te te cilit mbeten ruset e Stalinit. Keta te fundit do te projektonin dhe ndertonin nje qytet per nga "arkitektura" model i nje fshati si ne stepat e Siberise. Ndertesa dykateshe mbuluar me tjegulla e catipjerrese, me harqe jo fort te bukura ne dyert e brendshme dhe dritaret e banjove me fytyre nga lindja. Paralel me uzinen e naftes, rreth vitit 1952, ne mes te fushes se Pashikut ndermjet lumenjve Shkumbin e Devoll, afro 3 mije banore do te shenonin ne harten e Shqiperise nje pike te vogel me ngjyre te kuqe, me emrin Cerrik. Mes fushave te paane, ne 40 vjetet e sistemit komunist ai do te zhvillohej shpejt, sidoqe artificialisht, duke u shnderraur si qytet bujqesor industrial, moshatar me Ballshin, Lacin, Maliqin e shume te tjere. E vetmja qe i jepte jete Cerrikut, uzina e perpunimit te naftes, TEC-i e me vone NBSH-ja, SMT-ja, Fabrika e Duhanit e ndonje punishte zejtarish. I populluar me banore nga e gjithe Shqiperia, ky qytet diti te mbante si te tille shumicen e atyre intelektualeve qe regjimi i atehershem i kishte shpallur "armiq te popullit". Nga ky kontigjent i "rrezikshem" me gjate do te jetonin e punonin familjet e nderuara te Liri Belishoves e Dilaver Pocit. Ne kete moshe 50 vjecare, i teri i "thinjur" qyteti, zor se feston ditelindjen, me teper per faktin se ata qe e "linden" tashme kane "vdekur". Ne kete tranzicion te gjate shumica e banoreve te te cilit me zor sigurojne buke thate, pak shpresa u ngjallen per nje jete me te mire. Shumica ne keto vite demokracie, vetem u premtoi dhe pasi u mori voten e ktheu me fund goten, harroi "besen" e dhene per ringjalljen e jetes se 15 mije banoreve te sotem. I vetmi qe beri dicka per qytetin e harruar, Dokle, por dhe ky keto kohet e fundit ka "harruar" te duket.

    Meidani-Dokle, si nata me diten
    Ne vitin 1997, Cerriku "prodhoi" president. Ne vitin 2001 po ky qytet, "prodhoi" kryetar parlamenti. Afro 70 per qind e 9 mije votuesve, legjistaturen qe kaloi i dhane mandatine deputetit Meidani, qe me pas u ngjit ne majen e Presidences. Me teper cerrikasit paten krenarine se deputeti i tyre u be pjese e shtetit shqiptar. Bashke me krenarine politike, u kultivua dhe shpresa jetike. Pak muaj pas mandatit te deputetit, presidenti Meidani, do te peruronte dy "veprat" e vetme ne zonen e tij, fasaden e nje shkolle 8-vjecare dhe makinerite e vjetra gati "manuale" te Telekomit. Gjithsesi me nje vlere 360 milion leke te vjetra.



    Po nga Meidani u trumbetua me te madhe investimi i 50 miliard lekesh per rritjen e strucit. Banoret vendas sidoqe te habitur, shpresuan me teper ne kontaktin me shpendin e rralle se sa punesimin ne kete "trust". Projekti per strucin, pasi deshtoi ka lene neper kafene vetem batuta e barcaleta humori. Kaq mund te beje Meidani per vendlindjen si deputet.





    Te vetmet kontakte me elektoratin, letrat reciproke dhe dy takime ne Presidence me dy delegacione hallexhinjsh nga ky qytet. Tek banoret mbeti vetem krenaria se votat e tyre, sidoqe te akuzuara "kallashnikovesh", zgjodhen Njeshin e Shqiperise. Edhe per Doklen, fjalepak e puneshume, keshtu ndodhi. E votuan per deputet pa asnje kontestim dhe ai u be kryetar parlamenti. Cerrikasit krenar dy here. Megjithate, puna e deputetit, Dokle, ndryshon si nata me diten me ate te paraardhesit, Meidani gati pese fish me teper investime nga buxheti i shtetit per kete qytet. Rruget e dikurshme te baltosura e trotuaret e rrjepura nga pllakat, sot te shtruara, packa se kanalet e telekomit kane prishur imazhin pozitiv. Deputeti Dokle mundi te siguroje 1 miliard e 500 milion leke investime per tere infrastrukturen. Sidoqofte ka nevoje akoma.

    Shifra qe nenkuptojne plage sociale

    Sikur me "flete behej cdo deputet, zor se do te "sheronte" plaget sociale te nje qytetiu. 2400 vete, ose 60 per qind e fuqise se afte per pune, jane pa pune. 140 subjekte te vogla private, shenojne vetem 280 persona te punesuar ne kete sektor, ndersa ne ate shteteror vetem 130 vete. 25 per qind ose afro 700 familje trajtohen me lemoshen qeveritare te ndihmes ekonomike. Shpresehumburit, edhe kur u mundesohen "pese" leke vrapojne ne dy bingo per t'i bere dhjete, por dalin prej andej xhepgrisur. Femijet qe "vjedhin" prinderit provojne shanset ne dy lojra fati. Gjalleri argetuese japin per rinine e moshat e mesme edhe 16 bilardot e qytetit. Asgje nga industria e dikurshme. Mbyllur uzina e naftes, mbyllur TEC-i e fabrika e duhanit, prishur SMT-ja me e madhja ne vend. Per cerrikasit do te shkonte me teper thenia e Godos per shqiptaret se gjysma pjekin kafe, gjysma pijne kafe".

    Bashkia ka ne dore "celesat e kashtes"

    Pesimist kryetari i bashkise Kastriot Belshi. "Nuk gezojme asnje prone e nuk kemi asnje kompetence", pohon ai. Vete njesia bashkiake eshte emertuar e kategorise se dyte. Kreu i bashkise ka ne "hyqem" vetem te punesuarit ne administrate, pagat e te cileve pak ndryshojne nga ata me asistence sociale. Per gjithcka ne Cerrik, ka vendosur dhe vendos Elbasani. Qarku, prefektura dhe drejtorite me vartesi vertikale. Demagogjia me te cilen flitet per "pavaresine" e pushtetit lokal, e ka emrin Cerrik. As mesuesit, as mjeket e infermieret, gjer tek pastruesit e shkollave apo ata te rrugeve "urdher" dhe emerime jepen vetem nga Elbasani. Cfare "tepron" nga ky i fundit konsumohen ne Cerrik. Vetem 100 familje qe marrin buke me liste, nuk marrin viston nga Elbasani. Per kryebashkiakun e Cerrikut, Kastriot elshi, e vetmja kompetence mund te konsiderohet vetem vula. Por, tek e fundit, qytetit 50 vjecar i ka humbur krejt vula.


    KJ

    Une nje gje nuk kuptoj,

    pse e djathta dhe mbas nje politike kaq te ndryre te komunisteve nuk mund te marre as 40% vota ne kete qytet?

    Di gje njeri ka dege te ndonje partie te djathte ne Cerrik?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Kujt po i duhet

    Une nuk di gje per dege apo peme, por them se mire jane, e le te ngordhin. Habitesh pse moren 40%!!!!!! Ai derr milet do dru qe te te doje e te votoje per ty. Aty jane grumbulluar nje banc me bastart te cilet ishin shume te gatshem te vrisnin policet ne '97. Moren ate qe deshen, aty le te ngordhin. Sa per "mbajtjen ngrohte" te desidenteve, qe permend artikulli, ajo eshte nje rrene me bisht. Jeta e tyre atje ka qene nje mizerabilitet, ata kane jetuar te perbuzur, te urryer, pa ndima, dhe kjo jo vetem per arsyen e pushtetarve, e te sigurimit, por dhe te gadishmerise te "qytetarve" te ndyre qe u klone-n ne ate jashteqitje bolshevike.

    Kurajo

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O breshka une jam nga ata te djathtit qe pak vuajne nga manija e madheshtise.

    A mund te me shpjegosh se votat e kujt na duhen?

    Anton

    Une mendoj se se na duhet vota e secilit.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Votat e atyre qe nuk do na kthejne pushken neser per te vetmen arsye se nuk u gdhine pasanik mbasi votuan demokracine.

    Kurajo

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Burreli, qyteti me mė shumė viktima nė ‘97
    Nga FLORIRI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24
  5. Del nga dheu qyteti 2000-vjeēar i Adrianopolit
    Nga shoku_sar nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-08-2003, 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •