Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    I Dashuruar Me Kembet E Nje Vajze

    -Ti mė dukesh krejt ndryshe nga herėt e tjera? Po mė tremb me kėtė sjellje …
    -Pse, si tė ngjaj?-i tha ai duke u shkrirė nė njė tė qeshur tė ėmbėl.
    -Ti sa vjen e po bėhesh mė nervoz, nuk e shikon si po tė dridhet buza e sipėrme? Mė vjen keq, por…
    -Kam ftohtė…
    -E ēuditshme….Mirė, shihi duart, ato po marrin njė lėmim tė shndėrritshėm, i ndjen se po tė bėhen mė tė buta, kanė nisur tė tė zbardhen qė kur nisėm tė flasim!
    Djaloshi nuk foli, por ra nė njė labirinth nostalgjie, duke u pėrpjekur tė fshihte ēfarė i pėrkiste nė atė moment, atij dhe asaj, tė dyve bashkė.
    -S’po flet? Tė thashė qė po bėhesh i brishtė, aq sa mė duket sikur nuk po ekziston dot. Mė vjen keq, por mua do mė duhet tė iki...
    Ai u tremb,i papėrgatitur, hoqi vėshtrimin prej qiellit, tė cilin po e sodiste i menduar mė pėrpara dhe sytė e trembur iu veshėn me avuj, sapo i pėshpėriti plot ankth emrin.
    -Pse do ikėsh? Si ke pėr tė ikur?-pyeti duke rėnė nė njė pėrhumbje mėshiruese. Kristale perlash iu varėn nė qerpikė.Ato shkrinė e rrodhėn si lotė tė tejdukshėm, qė gjithė dhimbje i lėmuan fytyrėn e trishtė, prej tė dashuruari…
    -Mė duket se do njė tjetėr-mendoi ai dhe e vari kokėn mbi gjoks, i frikėsuar, pa e dalluar dot honin e vetmisė ku u tėrhoq pa vetėdijė.
    Nuk kujtonte dot ē’kishin pėshpėritur nė melankolinė e tingujve qė vallzuan pranė e pranė, por e brente dyshimi qė Ajo ishte larg, e ftohtė, e paarritshme.
    Hapi derėn dhe duke ecur drejt daljes, nuk kuptoi nė do tė rrikthehej pranė saj, apo do tė harrohej nė shtėpinė e tij, ku tė vuante padrejtėsinė e shansit, qė e kishte vėnė poshtė.
    Kishte rėnė borė e ai pa dashur tė ndryshonte rrėnjėsisht ėmbėlsinė e momenteve tė vetmuara, eci jashtė, nė qiell-pėrmbysjen e natyrės qė bėnte detyrėn e saj.
    Ecte dhe shkelte me dhimbje tokėn, ku hapat e tij fshinin dėborėn e ndotur nga kėpucėt. Zhurma e lehtė qė dėgjonte poshtė vetes, i ngjallte ankth.Dėgjimi i tij delikat shkonte deri nė shurdhim, kur uragani i fjalėve qė i lindte nė mendje, pėrzjehej me kėrcitjet e pushit tė bardhė qė zbriste nga qielli.
    Ndaloi diku afėr, nė brinjėn e kodrės, prej sė cilės zbritej poshtė. Aty hoqi xheken,me kujdes e mbėshteti nė borė, u ul mbi tė e mbylli sytė, duke kėrkuar motive tė bukura, tė paarritshme, djallėzore, tinzare, motive me kurthe, ku Ejona tė hynte, e tė harrohej brenda, derisa ta eksploronte simpatisht ndjenjėn e tij e tė dashurohej me tė, siē ishte dashuruar ai pas saj.
    -Mos u bėj i marrė!-i tha vetes.-Ti ke pėr t’u rrikthyer aty, do flasėsh e do tregosh pa u druajtur prej saj. Gjithēka do ecė nė drejtimin e duhur. Je i paarritshėm, fjalėt e tua rrokullisin kėshtjella, ti je zjarr dhe do digjesh vetėm nė shpellat mė tė fshehta tė relievit brenda saj.
    Qėndroi pak tė mbushej me frymė, e kundėrshtoi i bindur:
    -Ėshtė e kotė tė gėnjesh veten!
    -Me vete po flet?-dėgjoi zėrin qė aq shumė do tė dėshironte ta kishte ndjekur pas. U kthye dhe e pa atė, qė thuajse e vėnė nė telash ngjante e shqetėsuar nga arratisja e tij.
    -Ku do shkosh?-i tha duke e ditur qė kėshtu po pranonte si fakt tė kryer detyrimin e saj pėr t’u larguar.
    -Larg, do kapėrcej oqeanin dhe do jem nė anėn tjetėr tė botės.
    -Po unė?-mendoi, por nuk guxoi ta pyesė. Vetėm i pafuqishėm e kuptoi se gjithēka po ndodhte aq shpejt, sa ai nuk po bindte dot as veten pėr dashurinė qė kishte vendosur kampingun nė ēdo cep pėrbrenda trupin djaloshar, e po tallej me zemrėn e shkretė, tė mjerė, qė nuk rezistonte dot dhe ngatėrronte rritmin e rrahjeve me tik-taket qė imitonte vajza kėmbėngulėse mė kėmbė.
    -Po tė ikėsh do vdesėsh!-mendoi t’i thoshte duke rikujtuar prapaskenat terroriste me avionėt e drejtuar nga islamikė vetvrasės.Buzėqeshi e shqiptoi pastėr:
    -Po tė ikėsh…,-nuk mundi tė vazhdojė mė tej.
    Ranė nė njė qetėsi qė po e vriste mė tepėr se ē’duhej. Ajo ishte nė tė djathtė tė tij.Njė erė e freskėt qė fryu solli me vete qerpikė bore tė ardhura nga pemė qė ishin mė larg. U zhvendos nė cepin e xhekes dhe i tha me gjysėm zėri:
    -Do ulesh?
    Ejona me njė natyrshmėri bindėse u ul afėr tij, aq sa ai shijoi njė kėnaqėsi parajse duke nuhatur freskinė e bukur, verbonjėse tė saj.Pėr vete, ndjeu erėn e squfurit qė vinte nga kazanet e ferrit, ku po perėndonte ai vetė,nga mosrealizimi i ėndjeve tė veta.
    -Si e quajnė Atė?
    -Eri,-i tha ajo, por zėri nuk i ra nė vesh djaloshit.Emri i shqiptuar u deh me amoniakun e natyrės.Mė i lehtė se ajri, u ngrit nga toka e shkoi edhe ai larg, drejt pemėve tė rėnduara me borė, tė cilat e thithėn dhe e zhdukėn plotėsisht atė egzistencė kobndjellėse qė e shqetėsonte aq shumė djaloshin e dashuruar.
    Nė qiell kishte dalė njė diell i bardhė, aq i bukur dhe ireal sa gjithēka pėrreth e mbushi me shpresė, me ėndrra tė bardha e tė qeshura.Ai kėrceu dhe i tha:
    -Nuk ka rėndėsi se ku do shkosh. Unė kam nevojė pėr premtimin tėnd, por mė mirė mos flasėsh e ta marr si pohim tė plotė heshtjen tėnde. Faleminderit qė je kėtu, asgjė mė tepėr.Tani e lėmė gjithēka nė dorėn time. E vendosa qė ti do jesh dashuria ime.Edhe kur tė mė braktisėsh apo mos mė njohėsh pas shumė vitesh, unė do tė tė dua dhe do tė tė kujtoj, do jetoj mė bukur, me ėmbėlsinė e njohjes sonė tė shkurtėr, por tė aqdėshiruar nga kushdo njeri qė ka fat nė jetė.
    U ngrit mė kėmbė, takoi duart me tė sajat dhe Ejona nuk u tėrhoq, por e dėgjoi kur i tha:
    -Nuk vonohem. Erdha…
    Dhe ia dha njė vrapi tė ēmendur…U kthye pa lodhje ne fytyrė, por frymėmarrja e ēnatyruar e tij ishte e ēuditshme.Ai dridhej e shkėlqente i gjithi.
    -Dua tė tė nxjerr nė fotografi,-i tha,- kėshtu do tė tė kem pėrherė me vete.
    E fiksoi nė objektiv, por ajo e shqetėsuar lėvizi vendit, zgjati dorėn pėr tė mbuluar fytyrėn dhe u ndje e bezdisur nga veprimi i djaloshit.
    -Ej, mos e shkep aparatin,-i tha.
    -Por ti do ikėsh, unė nuk do tė kem as mundėsinė mė tė vogėl pėr tė tė mbajtur afėr, pėrveēse fotove qė do t’i shoh unė dhe vetėm unė…Tė lutem, merre si favor personal, ato foto do jenė intime, pėr mua dhe askėnd tjetėr, tė betohem!
    Iu pėrgjėrua si fėmijė, por ajo s’po fliste. Po mendohej, ndėrsa ai nuk dinte nėse duhej ta nxirrte ashtu, rastėsisht, kur ajo po lėkundej nė dyshimet absurde pėr tė dalė fotografi ose jo, apo tė priste njė farė kohe derisa tė bindej pėr kotėsinė e atij refuzimi banal.
    -Mirė,-i tha.-Mbase tė duket absurde, por unė nuk dal ndonjėherė nė fotografi. Tė gjitha pozat e mia janė ndryshe nga fotot e tė tjerėve. Unė nė fotografi nxjerr vetėm kėmbėt. Jam e veēantė, jo si tė tjerėt. Pse si thua, kot tė budallosa ty pas vetes,-dhe qeshi. Qė e vogėl prindėrit mė mbulonin me dhurata dhe fotografitė e tyre pėr lojė, thuajse pėr lojė, merrnin vetėm kėmbėt, sikur tė kishin frikė nga njė formulė magjike qė sillte pamja ime e fiksuar nė aparat. Unė jam edukuar qė atėhere me njė veprim tė tillė. Albumi im ėshtė i mbushur me fotografi qė kanė nė plan tė parė vetėm kėmbėt, deri te gjuri, dhe asgjė tjetėr. Kjo shije mė lindi instiktivisht qė dy vjeē.Mė pas e bėra njė zgjedhje tė jetės dhe jam e kėnaqur nga vendimi i atėhershėm. Quaje trill, kjo jam unė, ndaj mos tė duket konfuz refuzimi im.
    -Tė adhuroj!-deshte t’i klithte djaloshi, i mrekulluar nga natyrshmėria fantastike e personazhit qė kishte para, e qė mė fort ndjente ta dashuronte. Por foli ndryshe, i menduar e me njė shqiptim gati keqardhės :
    -E pamundur qė fytyra jote, natyrshmėria e flokėve, eleganca, apo shkėlqimi i syve, format e harkuara tė buzėve tė krijuara tmerrėsisht pėr t’u puthur, tė mos pėrjetėsohen nė njė film aparati.
    -Ej, zgjohu, djalosh! Nėse flet kėshtu, kam tė drejtė tė mos dal fotografi, e veēanėrisht pėr ty, qė mund tė vdesėsh nga brenga qė mund tė tė sjellė fotoja ime mė vonė. Apo po talleshe, e pėshpėrite fjalė tė bukura mė lart? Gabohem?
    Ejona nuk ishte gabuar. I bindur, ai u pushtua nga njė ndjenjė e huaj, aq tėrheqėse dhe turbulluese, kur po rregullonte objektivin pėr ta fotografuar.
    Pastaj si i marrė, nisi tė shkrepė dhe blici verbues turfullonte nėn fotografimin abstrakt nga gjuri e poshtė. E rrotulloi aparatin nė gjithfarė formash, kurse ajo vetėm qeshte nga sjellja prej budallushi tė bindur e kėtij djaloshi. –Bėj pak mė kėtej,-i fliste, pastaj rregullonte sfondin e pėrshtatshėm, krijonte pirgje tė vegjėl dėbore ku ajo mbėshteste kėmbėn sipas urdhėrave tė dukshėm tė tij.
    -Mund ta heqėsh edhe kėpucėn,-i tha me zė lutės ai, kurse ajo u shkri sė qeshuri dhe nuk pranoi tė vazhdonte mė tej.
    -Mjaft tani, besoj se do tė kėnaqesh dhe mund tė hapėsh ekspozitėn “I DASHURUAR ME KĖMBĖT E NJĖ VAJZE! Mos u ēmende vallė? Loja mbaroi, jam aq e vonuar, sa mė duket e pamundur tė rri akoma dhe pak me ty.
    Ai iu bind.I habitur nuk dalloi dot se ēdo fjalė e saj kishte njė efekt asgjėsues pėr vullnetin e dobėt qė zotėronte.
    U pėrkul me shpirtin e trazuar, kur ajo dukej sikur nuk e kishte mendjen, por shpulla e lehtė qė mori gjysėm me tė qeshur kur tentoi tė prekė buzėt e saj, e zgjoi. Mė pas i mbylli sytė,kur Ejona i dha njė puthje tė lehtė, tė shkurtėr, por marrėzisht tė gjatė,pėr tė.
    -Mirupafshim djalosh i dashuruar- i tha dhe u ngrit me vrull. Nė atė ēast,ēuditėrisht,njė numėr i pafund pėllumbash qė deri atėherė po shijonin qetėsinė dhe bukurinė e atyre dy jashtėtokėsorėve( njėri i dashuruar me kėmbė femre), u ngritėn si me urdhėr, e sajuan njė re aq hyjnore, sa shtangėn qė tė dy.Pastaj,si tė kishte frikė mos merrte edhe ajo ndonjė fluturim pėllumbash,Ejona ia dha njė vrapi ēmėndurak pėr shikimin e pėrlotur tė tij. Mbi tė reflektonte kurora e pėllumbave tė gjithė tė bardhė, qė i qėndronin mbi krye.
    -Tė dashuroj! –bėrtiti pastaj me gjithė forcėn e tij,pa mundur dot tė shtirej indiferent nga bukuria e vajzės qė do tė kapėrcente oqeanin pas pak kohėsh.
    Ejona ktheu kokėn.Ai buzėqeshi dhe e shkrepi edhe njėherė tė vetme blicin, pa dalluar qė objektivi nuk kishte marrė asgjė mė shumė sesa hijen ireale, inekzistente tė pėllumbave qė po fluturonin. Asnjė gjurmė prej saj.

    …sepse s’kishte ekzistuar kurrė ( ndaj s’mund tė egzistonte ndonjėherė) njė bukuri e pėrjetshme dhe e fiksuar nė celuloid, si ajo e saj…
    ERIS RUSI

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Po aq e bukur sa dhe "ditari i njė adoleshenti". Nga detajet dhe ndjenjat qė ke shprehur mendoj se ti je njė nga personazhet dhe historia mė lart ėshtė bazuar nga vetė jeta tėnde. Gjithashtu femrės i ke dhėnė emrin Ejona dhe djalin e ke lėnė pa emėr. Kjo mė lė tė dyshoj se djali je ti vetė.

    Sidoqoftė, mė pėlqeu dhe shpresoj tė lexoj tė tjera sė shpejti.
    Edi

  3. #3
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po lereni cunin e shkrete te shkruaje!!

    Kete problem kane shkrimtaret. Shkruajne dicka dhe njerezit thuajne, "Ohhhh... e paska bere ky..."

    Eris me pelqeu shume.

    Vazhdo.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Cdo shkrimtar, ne nje fare mase, paraqet ne veprat e tij vetveten, shpesh edhe kunder vullnetit te vet. Ai fut ne personazhet e tij, elemente te subkoshiences se vet. E pare ne kete prizem, vetvetja eshte personazhi kryesor i cdo vepre artistike.
    ERIS RUSI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anėtarėsuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    posi ishte titulli?i dashuruar me kembet e nje vajze? apo i dadhuruar ne mes te kembeve te nje vajze?mos do te ishte me realist?
    JO NEGOCIATA! VETĖVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Jo te gjithe e shikojne boten nga maja e kodres se tyre. edhe ata qe e bejne, perpiqen ta mbajne te fshehur nje sensacion te tille casti. ty do te pelqente te te tregonin historine e lindjes si nje shtrengim dhembesh e deformim kofshesh te celura prej dhimbjes se nenes tende, apo si dicka me te bukur e me te embel, qe nisi para dhe pas ardhjes tende mbi bote? ...Ose vari jepet, edhe une me ty jam
    ERIS RUSI

  7. #7
    Eris,
    I lexova te gjitha krijimet qe ke postuar, dhe me pelqyen shume. Ne menyre te vecant me pelqen rrjedhshmeria e pershkrimit, qe te merr me vete e te ben pjese te tregimit te shkruar.
    Ne pritje te pjeseve te tjera nga ty
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    shume e bukur...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    ...Dreqin, sa i urrej tre pikat, kurse dua te tregoj kenaqesi per pergjigjet e te reflektoj mbi gjera qe me dalin prej vetes, humbasin kontrollin tim e me shtyjne te kerkoj iluzionet e mia. te humbura. drejt e ksihte Balzaku. Anyway, thx per lex-postimet. Erisi
    ERIS RUSI

  10. #10
    Tough Cookie Maska e Esperanca
    Anėtarėsuar
    14-08-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Eris ishte shume e bukur. )
    "Be careful what you pretend to be because you are what you pretend to be."

  11. #11
    pikat eris tregojne vazhdimesi, qe do te thote se kame shume se sa "shume e bukur..."

    Suksese me tej!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63
    ...E kam ves te nis nje mendim me ..., prandaj te posti i pare, duke u perkedhelur, hiqesha si i nervozuar me pikat e mia.
    Tani qe i ripashe te tuat, ishin mjaft te kendshme. E megjithate reagimin tend te dyte e paskam me per zemer. ja kalofsh si jo me mire! Erisi

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Scusa mjegulla, po eshte bere lesh dhije kompiuteri, ngaterrojme postetne pergjigjem me Emrin e skenderit, ai me timin, e harrojme te kerkojme ndjese...! Posti me siper ishte nga ana ime. Faleminderit edhe njehere. ciao, erisi
    ERIS RUSI

  14. #14

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 18:09
  2. Apolineri, luftėtari i dashuruar
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 14:32
  3. Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:26
  4. Williams dhe Kate tė dashuruar seriozisht
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 07:50
  5. Historia e trishtė e mjellmės sė dashuruar (rm)
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2004, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •