Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    3000 Te Vdekur Ne Listat Zgjedhore

    Anila Rama

    Listat zgjedhore edhe kete vit me gabime. Jo pak, por 3000 te vdekur figurojne te regjistruar ne listat paraprake te zgjedhjeve. Faktin e ka bere publik dje Avokati i Popullit Emir Dobjani, i cili e ka konsideruar shifren fiktive alarmante dhe jonjerezore, duke kerkuar nga institucionet perkatese qe te marrin masa per te shmangur kete defekt te rende. Sipas Dobjanit, verifikimi eshte bere nga specialistet e Avokatit te Popullit ne te dhenat me listat zgjedhore paraprake qe tashme gjenden edhe ne internet.

    "Kemi pare dhe verifikuar ne listat paraprake ekzistencen e 3000 emrave te njerezve qe nuk jetojne me. Kjo eshte skandaloze dhe zyrat e gjendjeve civile duhet te mbajne pergjegjesi qe kane lejuar kete shkelje te rende" tha Dobjani publikisht dje. Nga te dhenat e nxjerra nga interneti, rezulton se ne lista jane perfshire emra personash datelindjet e te cileve, figurojne qe ne vitet e pare te 1900 si dhe me heret. Por Ministria e Pushtetit Vendor, e ka konsideruar publikimin e faktit te mesiperm nga ana e Avokatit te Popullit si panikndjellese, pasi ne regjistrat zyrtare te ketij institucioni figurojne rreth 7000 persona qe dyshohen si te vdekur. Listat zgjedhore jane publikuar disa dite me pare ne te gjitha njesite vendore dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po behet nje publicitet i madh per te sensibilizuar qytetaret qe te verifikojne nese kane emrat te perfshire aty apo jo. Nderkaq Komisionet Zgjedhore te Qeverisjes Vendore do te marrin vendime per shtesa apo heqje emrash ne lista, sipas kerkesave qe do te vijne nga qytetaret, partite politike, apo institucione te interesuara. Hartimi i listave paraprake zgjedhore u be ne bashkepunim mes partive politike, KQZ-se dhe zyrave te gjendjeve civile ne te gjithe vendin. Per here te pare ato jane pranuar nga te gjitha palet, pavaresisht nga defektet qe kane. Pervec shifres prej 3000 te vdekur te regjistruar, diten e miratimit te listave ne KQZ eshte konfirmuar se jane 131 mije emra te regjistruar ne zgjedhjet e 2001-shit qe nuk gjenden ne regjistrat e e gjendjeve civile.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    PD: Listat e Durrėsit, gabime skandaloze

    Pak kohė para se tė hapet fushata elektorale, zyra e Partisė Demokratike nė qytetin e Durrėsit, ka evidentuar shumė probleme nė infrastrukturėn zgjedhore, tė cilat arrijnė dhe deri nė ekstrem. Emra tė familjeve tė njohura nė Durrės nuk dihet se nė ē'anė kanė pėrfunduar. Sipas kėsaj dege, shumė emra nė listė janė deformuar, ndėrkohė qė shumė votues nuk kanė gjetur akoma emrat, duke pėrfshirė nė kėtė grup shumė familje tė njohura si votuese tė Partisė Demokratike. Reagimi i kėsaj dege ka qenė shumė i ashpėr. "Listat e votuesve nė Durrės janė masakruar duke i katandisur ato nė mė tė kėqijat qė ka pasur nė njė proces zgjedhor", ka qenė konkluzioni i drejtuesve tė kėsaj partie. Sekretari i PD pėr procesin zgjedhor nė Durrės, Seit Kėrtusha ėshtė shprehur se listat qė ata kanė marrė nė dorė janė mė tė kėqijat qė janė bėrė ndonjėherė nė Durrės. Sipas tij vetėm nga njė rishikim i shpejtė i tyre vėrehet se ka mjaft gabime, tė cilat kanė ēoroditur qė nė ditėt e para elektoratin. "Njė nga defektet mė tė mėdha tė tyre ėshtė se janė spostuar emra tė shumtė nga qendra tradicionale e votimit, nė qendra periferike apo edhe jashtė bashkisė, duke krijuar kėshtu njė precedent mjaft tė rėndė. Kjo ka bėrė qė shumė qytetarė tė mos e gjejnė emrin aty ku e kanė pasur mė parė, por tė jenė jetimė duke bredhur nėpėr tė gjitha qendrat e votimit pėr tė gjetur emrin, kur dihet qė Durrėsi ka rreth 100 Qendra Votimi", tha Kėrtusha.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rastet ekstreme

    Sipas drejtuesve tė PD spostimi i emrave ėshtė njė veprim i bėrė qėllimisht. Por pasaktėsia e tyre shkon edhe mė tej kur vetėm nė lagjen 17, nuk gjendet emri i asnjėrit prej kryetarėve apo sekretarėve tė PD-sė sė Durrėsit. Heqja e tyre nga listat shpesh sė bashku me familjet pėrbėn edhe njė nga skandalet e qėllimshme tė listave tė votuesve. Por jo gjithēka mbaron kėtu. Shumė nga familjet e njohura durrsake nuk i kanė emrat fare nė listat e votimit. Njė nga ato ėshtė edhe familja e Hajdar Kovaēit, nėnkryetar i PD, ish-kandidat pėr deputet dhe njėkohėsisht njė nga konkurrentėt pėr kandidat deri nė fund tė garės pėr bashkinė e Durrėsit. Emri i arkitetikt tė njohur sė bashku me familjen nuk figuron nė listat e bashkisė sė Durrėsit ndėrsa burime jozyrtare kanė bėrė tė ditur se emri i Kovaēit ėshtė parė nė komunėn e Rrashbullit. Burime nga PD e Durrėsit kanė bėrė tė ditur se edhe pse numri i votuesve ėshtė rritur me 30 mijė vetė mė shumė, kjo ka shtuar numrin e atyre qė janė pėrjashtuar apo qė e kanė emrin edhe me defekt nė kėto lista paraprake. Kėshtu ndėrsa nė vitin 2001 Durrėsi kishte 87 mijė votues, tashmė ky numėr ka shkuar nė 117 mijė votues.

    Drejtues lokalė tė PD-sė kanė bėrė tė ditur se tė gjitha kėto janė njė strategji e caktuar e socialistėve, tė cilėt kanė gjetur njė nga format mė banale tė hajdutėrisė dhe tė shkatėrrimit tė njė procesi votimi duke pėrjashtuar njerėzit nga listat e votuesve.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Avokati i Popullit denoncon parregullsi nė listat e zgjedhėsve. Zyrat e gjendjes civile tė ēojnė dosjet nė gjykatė

    Mijėra tė vdekur nė listat e zgjedhėsve

    Dobjani: “Po tė hapni listėn nė internet do tė shihni 3-4 mijė persona me datėlindje para vitit 1900”

    TIRANE- Zėrat e dobėt tė opozitės pėr parregullsi nė listat e zgjedhėsve, u forcuan dje kur Avokati i Popullit Ermir Dobjani deklaroi se nė to figurojnė ende emrat e 3000-4000 tė vdekurve. Ai dhe stafi i tij pas disa sondazheve dhe kėrkimeve nė listat e zgjedhėsve tė publikuara nė internet kanė zbuluar se mijėra persona tė lindur para vitit 1900 rezultojnė ende si votues potencialė. Dobjani nuk ngurroi tė bėnte pėrgjegjės pėr kėtė fakt zyrat e gjendjes civile, qė kanė neglizhuar zbatimin e ligjit tė ri pėr tė pastruar regjistrat nga tė vdekurit. “Po tė hapni listėn nė internet do tė shikoni se janė 3-4 mijė persona me datėlindje para vitit 1900 dhe kuptohet qė nė Shqipėri nuk ka kaq shumė persona qė tė jenė me moshė mbi njė shekull. Kjo ėshtė neglizhencė e zyrave tė gjendjeve civile. Nėse nuk do tė ketė reagime, zyra e Avokatit tė Popullit do tė kėrkojė ndėshkime pėr punonjėsit civilė”,-tha dje Avokati i Popullit. Megjithėse i ashpėr Dobjani shtoi se ka ende kohė pėr tė ēregjistruar tė vdekurit nga listat elektorale. Me anė tė njė rekomandimi tė nisur dje pėr ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi ai ka kėrkuar qė zyrat e gjendjes civile tė dėrgojnė nė gjykatė tė gjitha dosjet pėr tė hequr nga listat tė gjithė personat faktikisht tė vdekur. Procedura nuk duket dhe aq e vėshtirė, por pastrimi i listave do tė varet nga predispozicioni i punonjėsve tė zyrave tė gjendjes civile dhe gjyqtarėve pėr tė trajtuar me prioritet kėtė ēėshtje. Dobjani shpreson se parregullsia me tė vdekurit nė listat e votimit do tė zgjidhet brenda shtatorit. “Kėto janė gjėra, vijoi ai,- qė shumica e zyrave tė gjendjeve civile i dinė se kėta persona janė tė vdekur dhe nuk kanė punuar me shpejtėsi pėr t’i ēuar nė gjykatė. Besoj se dy muaj janė tė mjaftueshėm qė ēdo zyrė e gjendjes civile t’i ēojė dosjet nė gjykatė dhe kjo e fundit tė operojė me pėrparėsi pėr tė ēregjistruar kėta persona”.
    Avokati i Popullit pėr parregullsitė e vėrejtura tha se ka njoftuar edhe personalitetet mė tė larta nė vend. Opozita ka akuzuar shpesh se nga qėnia e tė vdekurve nė listat e zgjedhėsve kanė rrjedhur shumė parregullsi, si votimi i njė personi nė emėr tė tė vdekurit. Por praktikisht njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, tė paktėn nė rastet kur ndiqen rregullat elementare tė procesit tė votimit. Njė votues nuk mund tė hedhė votėn nėse nuk paraqet pasaportėn apo ēertifikatėn personale pėr tė vėrtetuar identitetin.

    Listat

    Para Avokatit tė Popullit ishte opozita ajo qė akuzoi si ēdo zgjedhje se nė lista po hiqen votuesit e saj. Madje kreu i degės sė PD-sė sė Tiranės Minarolli tha se nė lista mungojnė edhe emrat e kryetarėve demokratė tė grup seksioneve. Problemet me saktėsinė e listave duket se do tė vijojnė edhe nė kėto lokale tė tetorit. Ca nga pamundėsia pėr tė gjetur vendndodhjen e votuesve qė kanė lėvizur nga vendet e lindjes, ca nga moskompjuterizimi i zyrave tė gjendjes civile, parregullsitė dhe gabimet duket se do tė jenė sėrish tė pranishme. Listat tani ndodhen pranė ēdo bashkie dhe komune pėr t’u verifikuar dhe plotėsuar. Megjithė thirrjet e kreut tė KQZ-sė Celibashi pėr partitė dhe qytetarėt qė tė kontrollojnė emrin, duket se janė kėta tė fundit qė e kanė nė dorė garantimin e tė drejtės sė votės, kur duhet tė ishte ndryshe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendės dhe tė vėrtetės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Mjekėt e deklarojnė tė vdekur, kthehet nė jetė 6-vjeēarja
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37
  5. Humor nga glaukus_001
    Nga glaukus 001 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-08-2002, 12:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •