Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1

    Cfare eshte Liria?

    Veshtire se mund te gjesh dike qe te mos doje te jete i Lire.

    Te lire duan te jene femijet dhe ndihen te pakenqur nga urdhrat e prinderve.

    Lirine e duan adoleshentet, te cilet shpesh here bien ne konflikte me moralin e ambientit ku jetojne.

    Lirine e duan femrat, meshkujt, te martuar apo beqare.

    Lirine e duan fetaret, laiket, ateistet, politikanet, mjeket, ekonomistet, inxhinieret etj etj me rradhe.

    Lirine e duan diktatoret, demokratet, anarkistet.

    Te gjithe deklarojne qe e duan dhe te gjithe mundohen ta gjejne.

    Por cfare eshte Liria ne vetvete?

    C'do me thene te jesh i lire? Kur ndodhet kufiri midis lirise se njerit dhe dhunimit te lirise se tjetrit?

    Cilat kane qene momentet ne jeten tuaj qe keni dashur me se tepermi per te qene i Lire?

    Ne cilat raste Liria juaj ka dhunuar ate te tjetrit dhe e anasjellta?

    A mendoni qe ka nje mase universale dhe absolute ne kete Bote per te vleresuar Lirine, apo eshte nje koncept teper relativ qe ndryshon sipas situates, vendit, moshes, seksit, botkuptimit fetar, politik etj?

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    A mendoni qe ka nje mase universale dhe absolute ne kete Bote per te vleresuar Lirine, apo eshte nje koncept teper relativ qe ndryshon sipas situates, vendit, moshes, seksit, botkuptimit fetar, politik etj?

    Liria jote mbaron aty ku cenohet liria e tjetrit !!


    Liria eshte nje shqiponje krenare qe fluturon ne qiellin e pafund.

    Te jesh i lire ne kete bote ku mbizoteron poshtersia eshte shume e veshtire. Cdo njeri eshte i lire ne shpirtin e tij por vjen nje dite qe kjo liri cenohet. Jane njerezit medioker , te ngushte , ziliqare , dinake , shpirtkazem dhe te ndezur nga ligesia qe mundohen te godasin ate shqiponje qe shpon qiellin me krenarine e saj.

    Te gjithe e duan lirine por shume e keqinterpretojne ate. Ne nje fare menyre edhe liria ka nje kufi sic e thashe edhe ne citatin e pare.

    Te kerkosh me zotim lirine duhet te dish edhe ta njohesh dhe ta perdoresh bukur ate.

    Te gjithe njerezit mundohen te ndryshojne boten,
    por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja !

  3. #3
    Penso sempre a Te
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    sull tramonto della mia terra
    Postime
    26
    Postuar më parë nga WOLF POWER
    A mendoni qe ka nje mase universale dhe absolute ne kete Bote per te vleresuar Lirine, apo eshte nje koncept teper relativ qe ndryshon sipas situates, vendit, moshes, seksit, botkuptimit fetar, politik etj?

    Liria jote mbaron aty ku cenohet liria e tjetrit !!


    Liria eshte nje shqiponje krenare qe fluturon ne qiellin e pafund.

    Te jesh i lire ne kete bote ku mbizoteron poshtersia eshte shume e veshtire. Cdo njeri eshte i lire ne shpirtin e tij por vjen nje dite qe kjo liri cenohet. Jane njerezit medioker , te ngushte , ziliqare , dinake , shpirtkazem dhe te ndezur nga ligesia qe mundohen te godasin ate shqiponje qe shpon qiellin me krenarine e saj.

    Te gjithe e duan lirine por shume e keqinterpretojne ate. Ne nje fare menyre edhe liria ka nje kufi sic e thashe edhe ne citatin e pare.

    Te kerkosh me zotim lirine duhet te dish edhe ta njohesh dhe ta perdoresh bukur ate.

    Te gjithe njerezit mundohen te ndryshojne boten,
    por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja !
    shume bukur e ke thene bravo. ah po shyqyr qe erdhe o cun se na kishte marre malli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e claudio20
    Anëtarësuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    frankfurt
    Postime
    8

    Cool

    Te jesh i lire do te thote te mos jesh i varur.

    Te mos varesh nga prindi,shefi,qeveria,ligji etj.Keto edhe mund ti arrish por nuk do te thote qe je medoemos i lire.

    Veshtiresia me e madhe eshte te clirohesh nga vetja,nga pasionet negative,nga ato qe askush nuk guxon t´ia thote tjetrit por qe te gjithe i kane perbrenda kush me shume e kush me pak.

    Te clirohesh nga lakmia per te pasur shume,mundesisht me shume se te tjeret.
    Nga zilia,pse tjetrit i ecen me shume,fiton me shume,eshte me i zgjuar,ka te dashur me simpatike etj.
    Nga egoizmi i te parit te gjerave gjithmone me syzet e tua duke vene si qender veten tende.

    Kur ti heqesh keto dhe te tjera si keto (ose te pakten te jesh futur ne kete rruge)e kupton sa e madhe eshte liria.

    Se ka shume te lire qe jane te roberuar dhe te roberuar qe jane te lire.
    jeto jeten si ne diten e fundit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    kam lexuar diku se shembulli i nje lirie absolute eshte vetvrasja. nje njeri qe ve ne levizje nje mekanizem te tille, veteperjashtohet nga te gjitha fijet qe e mbajne lidhur me boten e njerezit qe i gjallojne perreth. andaj eshte me me vend te mos flitet per zoterim lirije apo ndarje kufijsh, perderisa te dhene pas shpirtit e trupit, eshte me mire te quash te cmendur ata qe duan te sigurojne lirine me vetflijimin e tyre.
    ERIS RUSI

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    shume mendime ka se c'eshte liria, duke marre shkas dhe nga postimi i eris mendoj se liri absolute nuk mund te gjesh. Asnjehere nuk ke per te qene me te vertete i lire, e vetma gje qe mund te beje dikush eshte t'i kushoje sa me shume kohe qe te mundet te qenit i lire. Liria te mungon kur u kushton me shume kohe tye tjereve sesa vetes. Kur shefi te ofron pune blen lirine tende dhe ne shkembim te saj te ofron para. Kur bukuroshja qe ke ne krah te kerkon te martohet me ty nuk kerkon gje tjeter vec lirise tende ne shkembim do kesh koko ne darke. ehhh jeta eshte e tille gjithmone kerkon ate qe kurre nuk do ta gjesh. Ndoshta ky eshte dhe kuptimi i saj
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e DEMION_21
    Anëtarësuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    barking,united kingdom
    Postime
    17
    liria eshte liri qe quhet liri te cilen cdo njeri e don lirin kshu qe duhet te jemi te lir
    the_white_wholf..............the_white_man_power

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Liria ka nje çmim te larte dhe askush nuk mund ta bleje.
    ne boten ku jetojme koncepti i fjales liri eshte i paperkthyeshem.
    para disa kohesh kam lexuar nje liber shume te bukur.
    Il grande sogno-endrra e madhe.nje djale qe me nje çante niset dhe pa asnje lek ne xhep kerkon te shetise boten dhe te jete i lire.illuzion...
    liria eshte si ajo endrra qe mbyllim te sirtari dhe nje dite shpresojme te fluturojme me te larg nga çdo gje.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e sy_ zana
    Anëtarësuar
    16-09-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    1
    "ti je i lire kur une jam i lire"

    pra, eshte iluzion te flasim per lirine

  10. #10
    someone Maska e smo
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    earth
    Postime
    34
    i lire do ishte dikush po te ishte e vetma qenje ne kete bote!
    per mua liria=lumturi.por kur je me te vertete i lumtur?mos jane qe te dyja iluzione?
    Find All You Need In Your Mind If You Take The Time!

  11. #11
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    teme e bukur!
    Liria eshte nje deshire, nje qellim qe c'do njeri kerkon te te arrij!
    Liria eshte fluturim..... dhe te gjitha gjerat e perkrahin, si liria ne dashuri, ne fjale, ne veprim, dhe sidomos ne jeten e perditeshme!
    Pa te, nuk jetohet!

  12. #12
    liria liria bashkimi kombetar per mua
    Shqiperin e Dua se Jam Shqipetar{} Kercoven e Dua se Jam Kercovar!!

  13. #13
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Cfare eshte liria?

  14. #14
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Perse duhet te jete minimumi 30 minuta, ndryshimi i mesazhit?
    Kisha dicka te koncentruar per te hedhur ne kete debat dhe fatkeqesisht nuk arrita ta postoj.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Arrë e fortë.... nocioni i lirisë përdoret në mëse 250 variante në filozofi, kryesisht për të përshkruar një gradacion ndërrues matanë determinizmit.

    Që t'ia nisim së prapthi, ne jemi të varur - të palirë - nga biologjia jonë, apo jo; e kështu me radhë.

  16. #16
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Per mua liria eshte njelloj si ZOTI, te gjithe e kerkojne te gjithe e duan por asnje nuk ka mundur ta shohe apo ta preke.
    Te jem i lire ........ mundohem te jem vetja.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  17. #17
    Liria kapitaliste: "Njeriu gezon liri pothuaj te pakufizuar te jashtme, eshte i lire te beje c'te doje" (por faktikisht i mungon synimi, liria e brendeshme).

    Liria sipas Marksit : "Nese leshojme nje gur nga dora, ai eshte i lire te bjere ne toke nen varesine e ligjeve te gravitacionit". Gurit i mungon liria e jashtme.

    Liria sipas Fese: "Kur dikush kerkon te mesoje te flase nje gjuhe te re apo te huaj, sa me shume te mesoje, aq me shume rregullave sintaksore e gramatikore do ti duhet t'u bindet. Por ama, sa me shume te mesoje e sa me shume t'u bindet ketyre rregullave, aq me i lire do te jete ai per t'a folur ate gjuhe". Kjo eshte liria e virtytshme, liria e moralshme.

    Kjo e fundit, e moralshmja, tingellon paksa me e sakta prej te trejave.

    Sidoqofte, besoj se qe personi te gezoje Liri Ideale duhet t'i gezoje te dyja, edhe lirine e jashtme edhe ate te brendeshme. Pra te jete i lire te veproje kur, ku dhe si te doje duke pasur mundesine te zgjedhe vete edhe synimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 07-10-2003 më 12:21
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  18. #18
    Sa persona ama e zoterojne virtytin ne shkalle siperore qe te meritojne vertet Lirine e plote ne te gjalle?

    A pra, qe ne, te vdekshmeve, s'na mbet gje tjeter vecse lirine e plote te presim te na e dhuroje Vdekja, pasi cdo dite, tregohemi te paafte per t'ia shkulur ate Jetes nga duart.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 07-10-2003 më 12:27
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Eeehhhhh, liri shkreta... ja ku të shkërryejnë këtu.... të shpallin virtyt të dogmave... e ti je e lirë - të heshtësh si abstraksion. Ehhh!

  20. #20
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    "Liria i ka rrenjet ne zemer dhe zemra eshte mbushur me gjak qe t'ia marresh njeriut lirine duhet ti derdhesh gjakun qe ka ne zemer"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •