Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18

    Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...

    Ėshtė vrarė pabesisht teksa po u jepte policėve dhalltė pėr tė pirė dhe kastraveca tė freskėta pėr t'i qerasur. Sepse policėt kanė shkuar jo me uniforma policie, por tė veshur civilė dhe janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė gjoja kishin dalė pėr tė dhėnė ndihma pėr fermerėt dhe pėr tė grumbulluar boronicat e fshatarėve.

    Ėshtė vrarė nė sy tė njerzve dhe policia nuk ka lejuar mjekun e fshatit pėr t'u afruar dhe pėr t'i dhėnė ndihmė

    E vėrteta rreth ekzekutimit barbar tė Sali Rexhmatit nga fshati Tėrshenė i Kukėsit

    Rexhmata u vra duke u dhėnė bukė policėve

    Kush janė policėt qė e ekzekutuan 47 vjeēarin Rexhmati nė sy tė fėmijėve, grave e pleqve. Kush e pengoi doktorin qė t'i jepte ndihmėn mjekėsore. Pse gėnjeu ministria e rendit rreth vrasjes sė tij. Pse policia iu paraqit Rexhmatit me roba civile dhe sikur ishin tregtarė bimėsh medicinale

    Rexhep SHAHU

    Policia e shtetit shqiptar shėnoi edhe njė vrasje makabre tė njė qytetari shqiptar nė veri tė vendit, nė Kukės, nė fshatin Tėrshenė tė komunės Bicaj.

    Kjo vrasje e njė shqiptari nga policia shqiptare ėshtė bėrė pėr llogari tė shtetit maqedonas.

    Shtetasi Sali Rexhmati, 48 vjeē, nga fshati Tėrshenė i rrethit Kukės, ėshtė vrarė nė oborrin e shtėpisė sė tij nga policia e shtetit.

    Ėshtė vrarė nė sy tė njė grumbulli fėmijėsh dhe tė disa pleqve e plakave, nė mes tė ditės, nė orėn 15:30.

    Ėshtė vrarė nga policia ndėrkohė qė nuk ka bėrė asnjė shkėmbim zjari me policinė siē edhe janė pėrhapur informatat e policisė.

    Ėshtė vrarė pabesisht teksa po u jepte policėve dhalltė pėr tė pirė dhe kastraveca tė freskėta pėr t'i qerasur. Sepse policėt kanė shkuar jo me uniforma policie, por tė veshur civilė dhe janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė gjoja kishin dalė pėr tė dhėnė ndihma pėr fermerėt dhe pėr tė grumbulluar boronicat e fshatarėve.

    Ėshtė vrarė nė sy tė njerzve dhe policia nuk ka lejuar mjekun e fshatit pėr t'u afruar dhe pėr t'i dhėnė ndihmė. Nėn rrethimin policor, pas dy orėsh rrjedhje gjaku, pa asnjė ndihmė a ndėrhyrje, Sali Rexhmati, baba i shtatė fėmijėve ndėrron jetė, duke iu drejtuar policėve nė grahmat e fundit se "...ty tė njofta, edhe ty..., edhe ty tjetrit ... U njofta tė treve...".

    ***

    Pas 100 vjetėsh nė kėtė fshat tė Kukėsit shėnohet vrasja e parė. Dhe kjo vrasje nga policia. Vrasje pėr llogari tė shtetit maqedonas.

    Sali Rexhmati, baba i shtatė fėmijėve, i pa punė, pa pėrkrahje nga shteti, niset para katėr vjetėsh pėr tė shitur dy armė automatike nė Maqedoni pėr tė siguruar bukėn e gojės. Nė udhė e sipėr pėr Maqedoni bien nė pritėn e policisė maqedonase. Aty ėshtė bėrė shkėmbim zjarri me policinė maqedonase. Nė kėtė shkėmbim zjarri ka mbetur i vrarė njė polic. Maqedonasit, me pėrforcime tė shumta dhe me helikopterė kanė mundur tė kapin Sali Rexhmatin dhe dy shqiptarė tė tjerė. Dhe pas shumė peripecish, e kanė denuar nė Maqedoni me burgim tė pėrjetshėm. Pas dy vjet burg, me kėrkesa dhe ndihma tė ndryshme, autoritetet e shtetit maqedon e kanė liruar dhe pėrcjellė pėr nė Shqipėri.

    Sali Rexhmati filloi jetėn sėrish me shumė skamje e varfėri. Gėzonte respektin dhe simpatinė e gjithė fshatit dhe shumė mė gjerė, si njeri fisnik.

    ***

    Por ja qė vjen njė ditė dhe policia e shtetit tė Shqipėrisė shkon dhe e vret. Pa i bėrė asnjė kundėrshtim me armė policisė. E vret sepse Sali Rexhmati na paskėsh qenė "...person nė kėrkim nga maqedonėt, shumė i rrezikshėm, autor i shumė krimeve tė rėnda...". E vret policia e shtetit tė vet. Pėr llogari tė shtetit maqedon!!!

    ***

    Tre policėt qė kanė shkuar nė oborr tė shtėpisė sė tij janė paraqitur si specialistė tė organizatės MADA qė vepron edhe nė Kukės. Ata, me formularė nė duar, duke mashtruar banorėt kanė hyrė nė fshat dhe nė oborrin e Sali Rexhmatit. Ai i ka pritė shqiptarisht. U ka nxjerrė dhalltė pėr tė pirė. U ka dhėnė kastraveca tė njomė. I ka lutur pėr bukė. Tre policėt civilė kanė bashkėbiseduar me Saliun dhe tė tjerė banorė pėr boronicat qė tė mund t'i grumbullojnė nė gjithė zonėn.

    Nė kėtė moment, njėri nga policėt ka hyrė nė banjo. Nga atje ka komunikuar me radio lidhje me policėt e tjerė qė ishin afruar nė mal pranė fshatit. Kur ky polic ka dalė nga banjoja, menjėherė e ka kaplluar Saliun nga mbrapa. Janė lėshuar edhe dy policėt e tjerė. Janė lemeritur fėmijėt e shumtė dhe gratė e pleqtė qė kanė qenė aty. Saliu ka bėrė pėrpjekje pėr t'u ikur nga duart policėve, pasi ai ishte i fuqishėm. Atėhere janė derdhur plumbat mbi trupin e tij. Ai ka rrėshqitur disa metra ashtu duke kulluar gjak. Kanė mbėrritur policėt e tjerė. Ėshtė rrethuar vendi. Banorėt kanė njoftuar mjekun e fshatit tė vinte, pasi Saliu ishte ende gjallė. Mjeku ka ardhė, por policėt nuk e kanė lejuar tė afrohej tek i plagosuri qė kullonte gjak dhe qė pas dy orėsh ashtu nėn torturat e dhimbjeve tė plagėve, vdes...

    Krimi u bė. U bė nė sy tė fėmijėve tė vegjėl dhe tė grave e pleqve. Ata fėmijė dėshmitarė, vėshtirė tė shėrohėn gjatė gjithė jetės sė tyre nga ky tmerr. Vėshtirė tė pranojnė absurdin se si policėt vrasin qytetarin nė oborr tė tij. Se si policėt nuk e marrin nė krah tė plagosurin pėr ta dėrguar nė spital. Se si policėt nuk e venė nė helikopter tė plagosurin dhe ta dėrgonin nė spital, pasi helikopterin aty e kanė patur, se me helikopter kanė shkuar policėt nė afėrsi tė fshatit, sepse ėshtė fshati shumė i thellė dhe i thyer. Vėshtirė qė kėta fėmijė tė harrojnė se si policia nuk e lejoi mjekun tė shkonte pėr tė shpėtuar tė plagosurin prej plumbave tė policisė. Vėshtirė tė besojnė mė kėta fėmijė se policia nuk ėshtė pėr tė vrarė, por ėshtė pėr tė mbrojtur dhe siguruar jetėn e njerėzve. Vėshtirė tė besojnė kėta dėshmitarė mė nė polici dhe nė shtet. Pėrderisa shteti i vret shtetasit e vet. Pėrderisa dhunon dhe nuk respekton tė plagosurin. Pėrderisa nuk i jep ndihmė tė plagosurit, por e sheh tek vdes dhe pengon edhe tė tjerėt t'i japin ndihmė.

    ***

    Sali Rexhmati 48 vjeēar, baba i shtatė fėmijėve u vra nga policia, nga shteti. U shėnua vrasja e parė pas 100 vjetėsh nė kėtė fshat. Por tani nuk dihet... Sepse fėmijėt dhe tė afėrmit e Sali Rexhmatit tė vrarė i panė vrasėsit, i njohėn ata. Dhe vrasėsit e Saliut nuk ishin as serbė, as maqedonas, as nazistė gjermanė a fashistė italianė. Por ishin policė shqiptarė...

    Ndoshta urdhėruesit e kėsaj vrasjeje makabre kanė dashur tė mbjellin vrasjet nė kėtė fshat. Tė mbjellin vrasjet nė Kukės. Tė vazhdojnė vrasjet nė veri. Se nė veri ka kanun, ka gjakmarrje.

    ***

    Fshati Tėrshenė ka reaguar. Kryepleqėsia ka reaguar. Kryetari i komunės ka reaguar. Ėshtė dėrguar njė reagim deri tek presidenti i republikės Alfred Moisiu, tek Avokati i Populli, tek Prokuroria e Pėrgjithshme, tek Komiteti i Helsinkit, tek organizmat ndėrkombėtare qė monitorojnė Shqipėrinė...

    Opinioni nė Kukės ėshtė shokuar. Kush e urdhėron shtetin tė vrasė shtetasit e vet. Kush do tė mbrojė shtetasin kur e vret policia!? Kush do ta ndihmojė shtetasin kur nuk e ndihmon policia. Dhe aq mė keq qė pengon edhe tė tjerėt pėr tė ndihmuar shtetasit?

    Pse duhej tė vritej Sali Rexhmati. A nuk kishte njė vend nė burg pėr tė, nėse ai duhej tė bėnte burg? A nuk kishte njė copė bukė dhe njė pjatė supė pėr tė nė burg? Po tė kishte qenė aq kriminel sa nuk guxon ta thotė as vetė policia, aq shumė i kėrkuar, pse e kanė lėnė tė lirė deri atė ditė policia disa vjet. Ai ka jetuar jetėn i lirė si gjithė njerėzit e tjerė. Pse s'e ndaloi policia kur ai nuk ėshtė fshehur kurrė. Ai endej pėr punėt e tij kudo nėpėr Kukės, Tiranė, Kosovė.

    Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...

    Tema

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    Mos i lini tė rinjtė tė shkojnė tek Edi Rama

    Pashė njė kronikė qė, sado e stisur dhe e manipuluar, por jo edhe aq e efektshme sa pretendohej, gjithsesi mė kapi njė merak i madh: kronika ishte pėr ca studentė tanė qė studiojnė jashtė. Prindėrit e shkretė paguajnė me mundim studimet e tyre. Le me gjithė hallet fianciare, por janė nė merak pėr rrugėn e vėrtetė qė do tė marrin.

    Bota dhe globi ėshtė ngarkuar nė kurthe tė tmerrshme pėr moshat e reja e tė papėrvoja, etj, etj.

    Mirėpo studentėt e shkretė i kanė shpėtuar periferisė sė Romės, skutave tė Parisit, kurtheve tė Athinės, janė pėrpjekjur dhe kanė mbetur djem e vajza tė mirė.

    Mirėpo e keqja tė vjen pa pritur e pa pandehur. I vjen puna qė tė takojnė Edi Ramėn, i cili ėshtė pikėrisht ai qė asnjė prind nuk do tė dėshironte ta kishte shokun e djalit apo vajzės sė tij.

    E ēdo tė mėsojė ky tė rinjve, qė s'i basketbollist ishte nė stolin e rezervave, e si piktor ishte po aq qesharak sa Namik Hoti nė politikė?!

    E ēdo t'u mėsojė ky njeri tė rinjve qė s'i zbulim mė tė madh tė vetin ka Blendi Gonxhen e qė ėshtė armiqėsuar zyrtarisht me gjysmėn e shqiptarėve dhe realisht me 2/3 tyre?

    Mosni tė rinjtė nė zyrėn e Edi Ramės! Aty ku vesi dhe perversiteti ėshtė ngritur nė virtyt. Nėse nuk besoni, pyesi njė gjermankė sė cilės filmat me manjakė tė Hollivudit, i dukeshin tė zbehtė para asaj qė kishte hequr me Edin. Pyesi edhe njė mėsues tė paradisa vjetėve, qė thotė e ē'nuk thotė pėr Edin. Pyesi edhe ata qė e pėrpunuan, e pėrgatitėn, nė stilin e Ramiz Alisė nga i cili mori ekstraktin mė pervers tė 50 vjetėve bashkė. Mosni tė rinjtė nė zyrėn e Edi Ramės! Mos kujtoni se nuk janė lexuar tė gjitha ē'janė bėrė. Dihen. Dihet edhe fakti qė ēupėria edhe vajzėria qėndrojnė shumė pak kohė nėn juridiksionin e tij. Dhe kjo ėshtė e ditur tashmė, e lexueshme ashtu siē ėshtė edhe e lexueshme ai grupi qė o vete para mbrapa. Mosni djemtė e rinj nė zyrėn e Edi Ramės!

    Ky tashmė ėshtė njė papagall i plakur qė nuk flet por vetėm vjell. Dhe kujton populli ėshtė aq budalla sa do t'i hajė pėrsėri tė vjellat e tij. Por fajtori nuk e di qė ėshtė ēėshtje kohe, vetėm ēėshtje kohe. Sa tė bėhen gati prangat e reja pėr VIP-at e krimit. Dhe kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ex-x : 24-08-2003 mė 14:40

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Shqiptaret nuk munde ti mbroje asnje prej ketyre barbarve qe te vrasin naten e te qajne diten.
    Keta jane mjeshtra....vrane e prene per 50-te vjete, dhe tani, po vrasin e po presin pa i bere pershtypje fare.Mjier populli.....
    Shikoni si po heshte Krye Prokurori !!!
    Ai eshte kthyer ne nje vegel langaraqe e qeveritarve dhe nje mbrojtes i pa turpe i krimit e manipulimit.

  4. #4
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Ditet e zeza nuk po u ndahen shqipetareve,e kjo vrasje e bere direkt nga politika shqipetare ne interes te te drejtave maqedonase,se kreret e politikes shqipetare nuk jane te interesuar me te punojme ne interes te kombit shqipetar, por atij greke,serbe,maqedonas.

    O politike mekatare,qe u jep urdher forcave sekrete te shkojne te vrasin atin e 8 femijeve,se kjo ishte pika e fundit per te eleminuar krimin ne shqiperi,vrasje e njerezve te pafajshem,por keni te drejte se kriminelet me te medhenj ne shqiperi jane politikanet e nuk u ngelet ke te vrasin,nuk mund te vrasin shoket,e cfare u ngelet te vrasin njerezit e pafajshem.

    kristali

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    8
    o zot ēfare turpiiiiiiii
    o Zot ēfare krimi
    O zot deri ketu paskemi arritur ??
    Ku eshte besa e Shqiptarit ??
    Te vrasesh njeriun ne shpi te tij duke te dhene buke eshte pabesi !!!!!!!!!!
    O zot si skam nje dore te forte
    ti bie keti krimi te organizuar dhe ta shkaterroj.
    Te vrasesh nje Sjqiptar per te marre hakun e nje Shkau eshte tradheti ndaj atdheut.
    Ti vij turp atij qe e vrau, dhe zoti marrte hakun e te ndjerit!!!!!
    Maqedonasit na urrejne na luftojne na perēajne dhe po te ken mundesi na vrasin dhe shteti Maqedonas kurre nuk e vret nje Maqedonas per nje Shqiptar , kurse ne i vrasim dhe i kapim djemte tane per llogari te botes , qofshin nga Zvicra , Italia , Greqia apo edhe nga Maqedonia.
    Une mendoj se ata qe nuk bejn krim ne Shtetin tone nuk duhen ndjekur!!!!!!!!
    O pika e zeze vjen urdheri nga jasht me vra vllain tend.
    Kjo eshte tradheti deh tradhetia do PLUMB.
    Por mos te mendojne Politikanet tane se Trimat kan vdekur ... JO JO POPULLI YNE GJITHMONE KA NXJERRE TRIMA DHE ATA DO TE MARRIN HAK PER POPULLIN.
    NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN.
    RROFTE SHQIPERIA DHE POPULLI YNE Ø
    TRADHETARET NE LITAR

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •