Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 87
  1. #21
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por eshte mbeshtetur ne kete cikel

    Mejdani i Mujos me Balozin

    Kur ka ken' Baloz Edelia
    ne Jutbin' Balozi ka ra
    Kunen Mujit don me ia marr
    N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
    po na rrin tri dit' e tri nete
    kurrsesi Kunes s'mund ia njese
    Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
    ne kambe trimi a varrua
    Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
    Shkon Balozi gjokun me ia marre
    - Bjerem uj' Kune, po du me pi!
    Shtrin doren njet me ia dhane
    mas berrylit kerahin ia kape
    n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
    per krajlie e njaty e a nise
    Mir' Muji Balozin e heton
    mrapa Balozit i asht vu
    Thojt' ne fyt Balozin ma kape
    nen veti Balozin ma rrzon
    krye e krah' me shpat' ia shkurton


    Mali i Rrencit
    Lezhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-11-2004 mė 02:44
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,314
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shigjeta mbas kaq vjetesh lexova "Vajtimin e Ajkunes" qe me pelqen shume keshtu qe nuk me ngelet gje tjeter vetem te te falenderoj. Faleminderit sepse me shtove disa momente te bukura.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #23
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Era faleminderit per fjalet e mira

    Ne ciklin e kreshnikeve paraqiten 30 kreshnik me Mujin dhe Halilin ne krye si figura qe pasqyrohen me te plota. Pervec karakteristikave te perbashketa, secili prej tyre dallohet nga te tjeret per cilesi te vecanta. Keshtu, Basho Jona eshte nje kreshnik plak, i nderuar nga te gjithe dhe shquhet per pjekuri e urtesi, Zuku Bajraktari eshte nje trim i ri, i sinqerte dhe i ndjeshem, Arnaut Osmani i cili shquhet per qendrese te jashtezakonshme etj.

    Arnaut Osmani

    Ē’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
    Dymbedhjete shoke i ka bashkue
    Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
    Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
    E jua kane shti prangat ne kambe;
    Shka ka qite krali e i ka pyete:
    - Cili jush sarajet m’i ka djege?
    Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
    - Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
    Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
    Ēfare kish’qite krali e kish thane;
    - Shume nder, po une due me u ba
    Thelle ne burg une due me u shti
    Drite e diell mos me pa me sy
    Flet Osmani me shoket e vet:
    - Si s’ma mesuet mue nji dredhi
    Si te dalim prej ketij burgu te zi?
    Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
    - Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
    prove te madhe krali ka me i ba
    be te rande Osmani paska ba
    - Ne shtate furra te kuquna me mė shti
    qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
    po provoj, - tha – sonte me u shti
    sikur vdekja mue me ka ardhe –
    kambet Arnauti m’i ka shtri
    m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
    m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
    kane marre britme trimat e piskame
    kane nise gjamen trimat me gjamue
    - Mjeri une per ty, vllau em, o vella
    Kur kane leshua, po, gjamen e trete
    I ndjeu krali ne ode te vet
    I ndjeu krali e po na i pyet
    - Ē’kini ju, more robe te tretun?
    A ju ka ra malli i shtepise?
    A ju ka ra nder mend babe e nane?
    A ju ka ra nder mend per moter e vella?
    A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
    A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
    A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
    A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
    Ēfare kane thane aget e ngujuem
    - Asnji asosh, kral, nuk po ashte
    Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
    Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
    Por ma therret ai ēiken e vet
    Ēelsat ne dore ēikes ia ka dhane
    - Ulu nji here te ai burg i zi
    Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
    Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
    Arnautin po ma shef te shtrime
    Bash jaran ma kish pase ate djale
    Para kralit ēika kishte dale
    Ka qite kralit ēika e i ka thane
    Ne vig ishte Osman Aga i Ri
    A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
    Aspak bese krali s'e ka zane
    Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
    Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
    Krejt i vdekun Arnauti ngjan
    Jashte e qiten, krali ma ka pa;
    Por sa kopil krali kishte qene!
    Ka nise poven e prove po ban:
    I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
    Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
    Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
    Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    I ka ndeze dy zjarre te medhenj
    E ndermjet Osmanin po ma shtjen
    Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    Aspak bese krali s’i ka zane
    M’i ka marre njezet maja gozhdash
    Per nen thonj thelle ia ka shti
    Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    As hiē bese krali s’i kish zane
    Se i pabese vete fort kishte qene
    Po don krali dhe nji prove me ba
    M’i ka zgjedhe tridhjete ēika t’mira
    Mire po i vesh e mire po i mbathe
    Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
    Perreth te vdekunit ēikat po lodrojne
    Perreth te vdekunit mire po kendojne
    Ēika e kralit tek kryet i ka qellue
    Mire Osmani ēiken ka hetue
    Me njanin sy ai ma ka shikue
    Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
    Mire po qesh njera ane e mustakut
    Ēika e kralit asht kujtue
    Mbi fytyre shamine i ka leshue
    Ē’kane qite ēikat tjera e kane thane!
    -Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
    -Zoti u vrafte, - ēika u ka thane-
    se ky djale nji here ka vdeke
    shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
    ē’ka i ka thane ēika babes se vet:
    - Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
    dhe ne vdekje njeriun me e mundue
    e gjithfare provesh ne te me i provue?!
    Po ai ka vdeke e ka mbarue;
    Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
    Se tash tri dite ka denje mbi doke
    A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
    Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
    Edhe duert me ia shpengue! –
    As hiē krali prape s’ka besue!
    Ma ka thirre ai balozin me shpate
    Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
    Per mbi krye shpaten ia ka leshue
    Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
    Fluturim ne kambe asht ēue
    Shpaten ne dore ai po e merr
    Se i terbuem balozin po e pret
    Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
    Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
    T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
    Synin kralit trimi ia verboi
    Krahin kralit trimi ia shkurtoi
    Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
    Dymbedhjete aget trimi i ēliroi…
    Se atje une vete nuk kam qene
    Si kam ndie e si me kane thane
    Po burrat e forte gjithēka mund ta bajne

    Shale – Malesia e Madhe
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Citim Postuar mė parė nga deep_blue
    Po "MUji , pas vdekjet"?
    Ajo eshte e bukur , nder te tjera...

    Ne bjeshke te nalta Mujin e kapė nji dhimbe e forte e vdes. Kalojne shate vjet e kurrkush nuk din gja per te; nji baloz vec, tue mos ndie, se e permende kush Mujin per trimni, bahet nakėl per dekė te tij e shkon me ia kerkue vorrin. I a gjene e ia dhunon, tue i lype ma teper te dekunit bejleg.
    Muji don m’u cue e s’mundet: atehere porosit nje qyqe, te shkonte me i lajmue Halilit per shka po i bante e po i thonte balozi.
    Halili del e pret balozin, i cilė vorrin Mujit, te cilin e gjen gjalle e te forte, e merr me vedi e kthejne ne Jutbine.


    Muji mbas deket

    Kur ish’ kane Muji me Halilin
    N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
    Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
    Edhe Muji Halilit te i ka thane:
    -Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
    Nuk po muj n’kambe me qindrue’
    Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
    E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
    Ne vorr mue si t’me shtish
    E ne shpi kur t’bajsh me kthye
    Se a dekė Muji kuj mos i difto
    Se me ndie krajlica se un jam dekė
    Aty vendin ty nuk t’a lane. –
    Qaty jete Muji paska ndrrue
    E ne vorr Halili te e ka shti
    E n’shpi djali kenka shkue
    Na jane mbushe shtat dit e net
    Kan kalue e jane ba shtate vjet
    Kush per Mujin gja nuk ka dijte
    Por Halili, kur p’e pvetin
    Thote: ka dale nder miq me shetite
    I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
    S’ndihet kush ma per trimni
    Kan nise shkjet me cue krye
    Tha, deri zana po pevete:
    Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
    Qe shtate vjet qi s’e kem pa
    Edhe ndore s’i kem dhane
    Kishte dale nji baloz prej deti
    E te krajli kenka shkue
    Edhe krajlit balozi i ka thane:
    -Sa kopil Muji kenka kane
    Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
    E Halilin e ka porosite
    Qi kurrkuj mos me i kallxue
    Due me dale vorrin me i a lype.-
    N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
    Paska ndeje tri dit e tri net
    I a ka lype vorrin, i a ka gjete
    E ka nxjerre nji hu te gjate
    T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
    -Ēou, mor turk, n’mejdan me m’dale
    Ndo t’a ēarti fen e Muhametit
    Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
    Ka marre Muji per m’u cue
    S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
    Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
    “Amanet qyqes te i ka thane:
    Shko e m’i thuej Sokol Halilit
    Ka dale nji baloz prej detit
    M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
    Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
    M’thote: Ēou turk, n’mejdan me m’dale
    Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
    Ndo t’a ēarti fen e Muhametit”
    Fluturim, tha, qyqja kenka que
    N’bahce Halilit m’i ka shkue
    Ka marre pushken Halili per me e gjue
    Atehere qyqja te i ka thane:
    “Mo’ti djale, mue per me m’gjue
    Se mue Muji me ka cue
    Nji fjale t’keqe me t’difute:
    Se i ka dale nji baloz prej detit
    Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
    Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
    Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
    Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
    E te vorri Mujos m’i ka shkue
    Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
    Kryet ne toke balozit ia ka qite
    Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
    Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
    Mujin zanat e ki’n pa’ ēue
    Se fort nakėl i’n kane ba
    Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
    Doren Mujit Halili ia ka dhane
    E prej vorrit Mujin m’a ka qite
    E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
    Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
    Shum trimni bashke prap qi i kam ba

    Curraj – Epėr
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Ku e ka origjinen eposi i Mujit dhe Halilit ? Eshte interesante se tek ajo piktura shoh dhe dy kuaj mbrapa tyre ... ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Ku e ka origjinen eposi i Mujit dhe Halilit ? .. ?
    A nuk jane ata nga Jutbina e Krahines sipas vete epikes? Ka nje debat qe zhvillohet pasi cikli i ngjashem i perket edhe Boshnjakeve, dhe se kush eshte me i hershem..s'po merret vesh.

  7. #27
    Metropolis Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,289
    Faleminderit
    90
    8 falenderime nė 7 postime
    Kur e lexojm "iliaden" e homerit, hasim ne perndi e heronje te tille si ne eposin e Mujit e Halilit dhe nga struktura e themelimit te ketyre vargjeve apo cikli i kreshnikve, i perngjane shume kohes se Herkulit dhe detyrat e tija heroike.
    me ardhjen e turqve ne ballkan, dhe pranimin e islamit, shqiptarët ne ballkanë fillojn te kendojn keto kengë, zakonisht te percjellura me ahutê, ne oda.
    Mirepo zanafilla eshte e lashtë, mendoj se i perkete periudhes para homerike, se paku qe nga mivjeçari i i dyte para krishti !

    Judbina dhe Kraina, jan vise pellasge, sipas mendimit tim, te bosnjes dhe hercegovines se sotme, ku ilirët pastaje e percjellin kete cikel te ne, trashegimtaret e tyre.
    Une s'kam qen ne Judbin qe sot egziston me emrin Udbinë ne bosnje por kam takuar njerz qe kan vizituar kete vend qytez e vogël dhe thuhet se aty eshte ende grazhdi i kalit te Mujit, tejet i lartë, sa nje njeri i ngritur ne këmbë, i lartë !
    mandej thuhet se deri vonë ka qen e ruajtur njera qizme e Mujit ne vendlindje te tijë.
    Me siguri se me ardhjen e e sllaveve, shumica e banorve te ketyre anve shperngulen drejt jug-lindjes, ne malet e larta te shqiprise, ku prezervohet me se shumti ky cikel e ku pasatje perfshin edhe viset tjera.

    Armet e herojve kreshnike nuk jan te kohes autentike, perpos muzdrakut e shtizave, shpatave etj, por armet e zjarrta jan çpikur si dihet krejt vonë, me ardhjen e fiseve mongole, ne krye Gjingis Kanin dhe pasardhsve te tije, qe pastaj venedikasit e perdorin pere here te parë në shekulin e XIII-të si bomba hedhse ndaj piratve.
    Keshtuqe gjate kohes nder shekuj mund te themi se edeh cikli i kengve te kreshnikve iu eshte pershtatur epokes dhe modernizimit, sidomos aty kur thuhet ne nje vend se Muji kishte ndezur llullen me duhan dhe tymi ne vrancine po i shkon duke e pritur Arnaut Osmanin ne mejdan. Dihet pra se duhani vjen nga kontinenti i amerikes, pas Kolombos, më 1492, kurse kenget jan shume me te hershme e qe ky duhani iu eshte shtuar qe te behet kenga më e pershtatshme me kohen.
    Mandej flitet edeh pere pirjen e veres, me shumicë nga halili, kjo tregon origjinen mitologjike te hershme mivjeçare, ku e gjejm edhe te greket, permes homerit, qe dikur ne ballkane vera konsiderohej si e shenjte dhe kishte perendin e saje te shenjtene vete. Pra kjo tregon se ngjarja ka ndodhur ne nje epoke para islamike dhe para historike se permenden ne te edhe bajlozet, si ne legjenden e Trojes ku hasim ngjajshmeri edhe tek legjenda tjeter e Gjergj Elez Alisë.

    Ndryshimi i emrave ka ndodhur edhe ky me vone, pra pas islamizimit, duke e ilustruar kengen me emra islam te disa personazhve me negative, si duket pa humbur fare vleren e heroit kryesor Mujit, qe besoj se ka mbetur origjinale qe prej mija vitesh keshtu, e ndryshe eshte emri i Halili Garis, kuptohet i ndryshuar, por vete mbiemri tregon se ka origjine tipike iliro shqiptare.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Mirepo zanafilla eshte e lashtë, mendoj se i perkete periudhes para homerike, se paku qe nga mivjeçari i i dyte para krishti !
    Ku bazohesh per nje pohim te tille ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,682
    Faleminderit
    52
    47 falenderime nė 36 postime
    Me poshte po sjell disa fragmente nga parathenia e librit Eposi i Kreshnikeve dhe Legjendave, botuar ne 1937 dhe permbledhur nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti

    Ne nji numer te panjehun kangesh, percjelle goje ne goje gjate shekujve, populli ka ruejte gjymtyret e njij eposi te vertete, qi ka protagonist Gjeto Basho Mujin (me mujte - pas fuqise qe i dhane Zanat e Oret), nji kreshnik te fuqishem, te pathyeshem e te pavdekshem.

    Kanget, si siellen rreth ktij kreshniku e rreth shokve te tij, nuk kendohen gjithkund; por kemi me i ndie posaçe ne Malci te Madhe, ne Dugagjin, ne Kosove, ne Puke, ne Diber, ne Ljare e ne Shestan.
    ….
    Kemi perpara sysh nje kolekcjon 342 kangesh, materjal i çmueshem mbledhe me mund te madh per gadi 40 vjet prej françeskanvet. Meritimi ma i pari i mbete At Shtjefen K. Gjeçov, arekeologut shqiptar qe i mblodhi ne vj. 1905. Mbas drejtimit te tij ne vj. 1919, P. Pernardin Palaj filloi kolekcjonin systematik neper male.
    Ne vj. 1924 me botimet ne “Hylli i Drites” u bani me dijte shqiptareve e te huejve, se kanget e kreshnikeve jo vec se s'ishin per t'u perbuze, por perkundrazi do te cmoheshin si visare literatyre, si monumenta te gjalle fisnikije shpirtnore e si perfytyrimet e pasterta te karakteristikave kombetare.
    ....
    Asht per t'u vu re, se kanget e kreshnikvet kendohen gjithmone e vetem me lahute, qi ne Malci te Madhe thirret laute e me ndoi kange edhe sharki.

    Kanga, me te cilen percillen rreshtat, asht faret e thjeshte e gjithmone melankonike. Ne setcillin mbarim rreshti keputet me nje ceure te gjate, qi ka lidhni me rreshtin, qi vjen.

    Jonja ndrron pak a shum si mbas kangtarit;

    Mbas rithmit muzikues te gjitha kanget e lahutes kendohen pa perjashtim dheterrokeshe; me sa ne deklamacjon dalin 9-10 rrokshe perzie shpresh me 8-7 rrokshe.

    Kangtari rroket i plotson tue persrit fjale, a tue shtue nji ''tha'' a ''kqyr'', a tue shti ndermjet bashktinglloresh a ne mbarim te fjalve ndoi -e- te ngulte si bie fjala pevete, kendon, dhane, sote, mjesnat-e...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    Metropolis Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,289
    Faleminderit
    90
    8 falenderime nė 7 postime
    Me avancimin e e e teknologjise dhe informatikes, sidomos imazhit numerikë, do ishte e udhes qe regjisoret tane t'i hyn punes duke vjelur vlerat tona kombtare e sidomos duke e adaptu(pershtatur) ciklin e kengve kreshnike, do dalin filma te shkelqyer, jo vetem pere ne, por edhe pere boten e jashtme.
    Besoj se me mjete te vogla mund t'ia arrijm se shpejti te dalim me Trillogjin e Gjeto Basho Mujit me titull : "Gjigantet e bjeshkve te Namuna" ose ne tri pjese, besoj se do te ishte njeqind here me e pasur se sa " Perndia e Unazave"

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2006
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    dua tė tė faleminderoj shumė SHIGJETA sepse vertetė ke bėre njė punė tė madhė
    qe ke shkruar gjithė ketė pjesė per kreshniket

  12. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kėngėt mė tė bukura tė kreshnikėve

    Vladimir Zoto, botohen 50 kėngė tė epikės shqiptare legjendare

    Kėngėt mė tė bukura tė kreshnikėve

    RE.KU

    Studiuesi Vladimir Zoto boton sė fundmi njė volum me 50 rapsodi tipike tė epikės shqiptare. Ky volm quhet “Eposi i kreshnikėve” dhe ka brenda tij kėngėt mė karakteristike dhe mė tė bukura tė kėtij eposi. Autori Zoto shpjegon se nė kėtė volum paraqiten “motivet dhe tematikat mė kryesore tė epikės legjendare shqiptare, pėrmes varianteve qė pėrfaqėsojnė vlerat mė tė arrira artistike duke iu shmangur motėrzimeve tė tė njėjtit motiv”. Kėtė volum e kanė nxjerrė nė treg pasi ėshtė bėrė edhe shqyrtimi nga Arkivi i Institutit tė Kulturės Popullore, nė tė cilin janė tė arkivuara 700 kėngė tė asaj kohe. Ky volum hapet nga kėnga pėr Gjergj Elez Alinė, qė ėshtė njėra nga veprat mė tė mėdha tė poezisė shqiptare tė legjendės. Pastaj ka kėngė epike pėr ēetėn kreshnike tė Jutbinės me tridhjetė luftėtarė tė kryesuar nga Muji dhe Halili, personazhet kryesorė tė epikės shqiptare legjendare. Edhe figura tė tjera qė janė Dezdar Osman Aga, Ajkuna, Basho Jona dhe Omeri e njohin lexuesin nė kėtė vepėr. Kundėrshtarėt e tyre janė ata qė ka paraqitur historia Kreshto Kapedani, krajlat e Krajlisė dhe Balozi. Kjo vepėr ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese “Dasara".

    Gazeta Shekulli
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #33
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,948
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Genesis Lexo Postimin
    Ku bazohesh per nje pohim te tille ?
    Ndoshta jo per ciklin e kreshnikeve qe njohim po epika popullore mund te kete lind qe nga kohrat qe smbahen mend...ne fund te fundit percillet historia me kenge...

    Po duke lexuar ato komentet mbi Fillimin e luftimeve buze danubit,me lind nje dyshim i forte mbi origjinen e ciklit sepse tokat e panonise ishin me se shumti te latinizuara ne shek 6,pastaj me qen e me mace kishin kaluar,banuar vrare e prere ne Panoni...
    Mbase fillimi i Mujit mund te jete me dyndjet kelte te 400 p.l.k ose me ato Skithe te 700 p.l.k meqe kuajt permenden shpesh ,e kuajt ne mal jane gje e rralle,ne krahasim me fushen...

    Po ajo Jutbina ne kroaci,cfare provash paraqet per vec emrit?
    Ka edhe nje jutbina afer Sarajeves e duke qene se boshnjaket e kendojne ,pse te mos jete jutbina boshnjake po ajo kroate?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  14. #34
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,549
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndoshta jo per ciklin e kreshnikeve qe njohim po epika popullore mund te kete lind qe nga kohrat qe smbahen mend...ne fund te fundit percillet historia me kenge...

    Po duke lexuar ato komentet mbi Fillimin e luftimeve buze danubit,me lind nje dyshim i forte mbi origjinen e ciklit sepse tokat e panonise ishin me se shumti te latinizuara ne shek 6,pastaj me qen e me mace kishin kaluar,banuar vrare e prere ne Panoni...
    Mbase fillimi i Mujit mund te jete me dyndjet kelte te 400 p.l.k ose me ato Skithe te 700 p.l.k meqe kuajt permenden shpesh ,e kuajt ne mal jane gje e rralle,ne krahasim me fushen...

    Po ajo Jutbina ne kroaci,cfare provash paraqet per vec emrit?
    Ka edhe nje jutbina afer Sarajeves e duke qene se boshnjaket e kendojne ,pse te mos jete jutbina boshnjake po ajo kroate?
    Hyj-njeriu, te Skythet je plotesisht ne drejtim te Shkja/skuth

    Kroatet e sllovenet jane, ose ishin me te guximshmit ne formulimin e teorise se romanticizmit, ku ata njehsoheshin me Iliret. Teori qe si perfundim rezultoi nje dallavere qesharake, ose nje enderrime posesive e popujve qe erdhen te fundit fare ne gadishullin Ilirik, qe tash quhet Ballkan.
    Ku ka rapsodi aktualisht?

    Muj=shqip 200%
    Halil=shqip 200%
    (ti ose studion ose lexon per histori e arkeologji..dhe e kupton fare mire pse eshte HALILI 100% shqip)
    Cili popull ka trashegimi gojore me te fuqishme se shqiptaret? (lexo suedezet dhe studimet e tyre ne lidhje me sagat, sepse ne kohen e xhaxhit ata vinin ketu dhe benin studime paralele per lahutaret tane)

    me te mira

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2008
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    shum shum shum shum shum bukur

  16. #36
    Perjashtuar Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,733
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po duke lexuar ato komentet mbi Fillimin e luftimeve buze danubit,me lind nje dyshim i forte mbi origjinen e ciklit sepse tokat e panonise ishin me se shumti te latinizuara ne shek 6,pastaj me qen e me mace kishin kaluar,banuar vrare e prere ne Panoni...
    Njė kronikan bizantin thotė qė ilirėt nė Panoni edhe nė shekullin e 4 apo 5 flisnin gjuhėn e tyre, e pėrderisa e kanė ruajt gjuhėn deri nė kėtė shekull kuptohet qė e kanė ruajtur edhe mė tej.

  17. #37
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,948
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Njė kronikan bizantin thotė qė ilirėt nė Panoni edhe nė shekullin e 4 apo 5 flisnin gjuhėn e tyre, e pėrderisa e kanė ruajt gjuhėn deri nė kėtė shekull kuptohet qė e kanė ruajtur edhe mė tej.
    Deri ne shek 4 jam dakort e deri ne fillim shek 5 po me tej, ajo zone u shkeput nga perandoria e u nenshtrua nga hunet ,pastaj ostrogotet ,pastaj longobardet e pastaj avaro-sllavet.
    Avaro-sllavet kur hyne debuan longobardet,pra nuk ishte ndonje tragjedi e madhe,barbar per barbar. Pastaj ngjashmeria me Hylliaden e Homerit ,tregon per ekzistencen e vazhdueshme te nje epike e cila fillesen e saj e humbet ne kohe. Niveli i larte qe tregon Hylliada, eshte deshmues i nje eksperience popullore e po njesoj niveli i Eposit te Kreshnikeve deshmon nje eksperience te meparshme te strukturuar mire .
    Lahuta me nje tel,pavaresisht cka mund te thone per te eshte vegel shume antike muzikore dhe eshte ruajtur vetem per kenget e kreshnikeve,ashtu sikurse polifonia labe trajton gati vetem kenge trimerie.
    Koncepte te eposit e struktura e vargut e ritmi duhet te jene te vjeter sa vete lahuta. Forma ndryshon ne baze te armiqve e ndryshon edhe emri i shume pjesemarresve. Kete elasticitet te emrave sipas armiqve kane shfrytezuar Boshnjaket kur bene armiq ne epos Hungarezet ndersa kenget ngelen te ngjashme.

    Ajo qe dua te them eshte qe nese sllavet sdo ishin me armiq po do vinte e zeme gjermani nga lart atehere armiku do quhej Kajzer e jo Kral,nderkaq kenga do ngelte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 11-06-2008 mė 19:01
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    18,782
    Faleminderit
    17
    199 falenderime nė 150 postime
    Anton Nikė Berisha, zbulime tė reja mbi Eposin e Kreshnikėve

    Nga Anton Ēefa

    Trajtimi i problemit tė zanafillės, moshės, origjinalitetit, mendėsisė dhe vlerave artistike tė eposit tonė tė kreshnikėve dhe parashtrimi i mendimeve vetjake pėr kėto probleme, me numrin aq tė madh tė studimeve qė janė bėrė nė kėtė fushė, ėshtė njė punė e vėshtirė, e ndėrlikuar dhe me pėrgjegjėsi pėr ēdo studiues. Mendoj se autori i kėtij studimi, sado tė pėrmbledhur, ka disa cilėsi tė njė rėndėsie tė dorės sė parė pėr t’i dalė kėsaj pune nė krye me sukses. Anton Nikė Berisha ka njė formim tė gjerė teorik pėr letėrsinė gojore, nė pėrgjithėsi, dhe pėr epikėn gojore nė veēanti; njeh mė sė miri literaturėn e botuar deri tani pėr kėngėt tona tė kreshnikėve, por edhe pėr epikėn gojore heroike ballkanike dhe tė Evropės Juglindore dhe mė pėrtej ; ka njė pėrvojė tė pasur jetėsore nė mbledhjen e lėndės folklorike nė terren dhe nė botimet e saj, dhe ka bėrė herė pas here objekt studimi probleme tė ndryshme tė letėrsisė gojore dhe tė kėngėve tė kreshnikėve . Mbi bazėn e njė pėrgatitjeje tė tillė, nė kėtė studim janė parashtruar disa nga rezultatet mė rėndėsore tė deritanishme tė studiuesve tanė e tė huaj pėr ēėshtjet kryesore tė eposit tonė dhe janė dhėnė nė mėnyrė shkencore e mbi baza tė drejta metodologjike e metodike mendime tė vyera vetjake.

    Studimi hapet me vėshtrimin e disa ēėshtjeve teorike tė mėvetėsisė dhe veēantisė sė traditės letrare gojore, duke hedhur dritė mbi kohėn kur mund tė kenė lindur llojet e letėrsisė gojore, ndryshimin e pasurimin e tyre nė kohė; formimin, ruajtjen dhe zhvillimin e traditės, mbijetesėn e saj krahas letėrsisė sė shkruar, veēoritė e letėrsisė gojore lidhur me gjuhėn poetike, nėpėrmjet sė cilės shprehen mesazhet artistike dhe sigurohet ndikimi estetik; pasqyrimin e mendėsisė sė mjedisit shoqėror e etnik. Duke vazhduar nė kėtė hulli trajtese, theksohet pamundėsia e ndėrtimit tė mirėfilltė tė rrjedhės sė zhvillimit historik tė llojeve tė letėrsisė gojore, vėshtirėsia e pėrcaktimit tė kohės sė lindjes sė tyre, rėndėsia e varianteve, si dukuria mė e veēantė e letėrsisė gojore. Pėr kėtė tė fundit thuhet: “Ndryshimet qė ngjasin nė botėn e brendshme dhe nė botėkuptimin e individit, gjakimi qė tė shprehė botėn qė i pėrket dhe pasurinė e vet shpirtėrore, tė dėshmojė aftėsinė vrojtuese dhe shqiptuese nė raste e nė rrethana tė ndryshme kur e kėndoi kėngėn ose e rrėfeu tregimin, kushtėzoi variantet e shumta, qė ėshtė dukuria qenėsore e letėrsisė gojore dhe e llojeve tė saj”.

    Duke hedhur dritė mbi natyrėn e traditės gojore nė lėmin konkret tė epikave gojore shqiptare dhe serbe, ai vė theksin nė faktin qė tek studiues tė ndryshėm u vėrejtėn interpretime tė gabuara nė pėrcaktimin e kohės: “Koha e shėnimit dhe e botimit tė krijimeve gojore, u mor shpesh si element qenėsor pėr pėrcaktimin e lashtėsisė sė njė epike dhe pėr nxjerrjen e pėrfundimeve pėr pėrparėsitė dhe pėr pozitėn superiore tė njėrės dhe pėr pozitėn inferiore tė tjetrės, siē ndodhi me epikėn gojore serbe e myslimane tė Bosnjės e Hercegovinės ndaj asaj shqiptare”. Analiza dhe pėrfundime tė gabuara u nxorėn pėr arsye se disa epika gojore u trajtuan tė shkėputura nga llojet e tjera tė krijimtarisė gojore kombėtare, siē ndodhi me epikėn tonė gojore, sidomos me kėngėt e kreshnikėve.

    Mendime me shumė vlerė pėr lashtėsinė e origjinalitetin e kėngėve tė kreshnikėve autori nxjerr duke trajtuar problemin e pasurisė sė botės mitologjike e kalorėsiake tė tyre. Qeniet mitologjike, jo vetėm janė tė pranishme, por ato kanė njė funksion tė shumėfishtė. Ato, duke luajtur rol tė shumėfishtė, janė nė themel tė qenėsisė sė botės tematiko-motivore dhe njė pėrbėrės i rėndėsishėm i vlerave tė tjera tė eposit. Autori sjell shembuj tė rėndėsishėm nga kėngėt pėr rolin e kėtyre qenieve: gjarpėrinjtė dhe bishat gjallojnė nė barkun e Mujit ose i mjekojnė varrėt atij, fakt qė dėshmon pėrmasėn e njė realiteti mitik; orėt e zanat, dielli e hėna bashkėpunojnė me kreshnikėt, duke marrė pjesė nė zhvillimin e ngjarjeve, u ndihmojnė e i marrin nė ndore, etj.

    Veē lėndės mitologjike, si dėshmi pėr hershmėrinė, autori ka pėrmendur edhe organizimin matriarkat tė shoqėrisė sė kreshnikėve, tė cilin e ka trajtuar si element tė rėndėsishėm tė kėtyre kėngėve.

    Duke trajtuar kultin kalorėsiak, “qė nėnkupton kultin ndaj trimėrisė, ndaj kalit, ndaj femrės sė bukur, qė me shekuj ėshtė gjakim i qenėsishėm i njeriut”dhe duke e cilėsuar atė si njė pėrbėrės qė ėshtė “thellėsisht i mishėruar nė kėngėt tona”, autori rrėzon njė nga tezat, deri tani mė e pranueshmja, qė kėngėt e kreshnikėve pasqyrojnė luftėrat iliro-shqiptare kundėr sllavėve, tezė qė e ka zanafillėn me mbledhėsit, botuesit dhe “kodifikuesit” e parė tė ciklit tė Mujit e Halilit, Atė Bernardin Palaj e Atė Donat Kurti. “Me pėrjashtim kur ndonjė kėngė bėn fjalė pėr pushtimin e kullotave, qė janė pronė individuale, e qė mė shumė ėshtė akt qė merret si shkas pėr tė nxitur lindjen e ballafaqimit ose tė luftimit me ndonjė trim, kėngėt kreshnike, - shkruan autori, - shqiptojnė bėmat individuale, dyluftimet, aventurat pėr tė grabitur gra ose pėr t’i liruar ato.” Dhe vazhdon; “Pjesėmarrja kolektive e trimave (nga tė dy palėt) nė pėrleshje tė ndryshme, nuk shpreh qenėsinė e veprimit kolektiv tė natyrės shtetėrore, po nevojėn pėr t’i shkuar nė ndihmė njė trimi.”

    Kėngėt e kreshnikėve shqiptojnė, si dhe disa tradita tė tjera epike, mendėsinė etnike (kodin shoqėror, kulturor, moral, religjioz, etj.), qė i takon njė shoqėrie fisnore pa autoritet shtetėror dhe qė i pėrgjigjet, pėr sa i takon vlerave etike, shoqėrisė homerike, siē e ka pohuar, kohėve tė fundit, studiuesi japonez Yamamoto. Gjithsesi, Halili, i ndodhur nė kullė tė krajlit tė Kotorrit, kur ky largohet, duke i lėnė nė besė kullėn, gruan dhe vajzėn, vepron plotėsisht sipas vlerave etike kanunore. Por nė ndryshim nga studiuesi japonez, Berisha ėshtė i mendimit qė ndėrsa botėn homerike e cilėson patriarkati; shoqėria tek cikli i Mujit e Halilit ka pėrmasa tė dukshme matriarkale.


    Pse Berisha e kritikon Stavri Skendin?


    Konkluzione tė rėndėsishme pėr lashtėsinė dhe autorėsinė e eposit tonė janė nxjerrė, gjithashtu, gjatė shqyrtimit tė veēorive tė pėrbashkėta tė kėngėve tė kreshnikėve me llojet e tjera tė letėrsisė sonė gojore si legjendat, baladat, vajet, pėrrallat, gojėdhėnat, etj., sidomos pėr sa i pėrket botės tematiko-motivore dhe sistemit gjuhėsor e shprehės poetik. Kėshtu, pėr afrinė me pėrrallat pėrmendet fakti shumė i rėndėsishėm qė aksioni nė kėto kėngė nxitet e pėrmbushet nė bazė tė rregullave qė zbatohen edhe nė pėrrallat nė pėrgjithėsi dhe nė ato shqipe.

    Trajtimi i kėngėve tė kreshnikėve jashtė sistemit tė letėrsisė sonė gojore, arsyeton autori, solli qė rezultatet e studimit tė ishin “tė pjesshme, tė shumtėn e herave tė paqėndrueshme”. Kėshtu: “nėse do tė pėrfillej mendimi se kėngėt e kreshnikėve na qenkan tė huazuara nga epikat boshnjake dhe serbe (meqenėse pėrkimet e kėngėve kreshnike me llojet e tjera letrare gojore shqipe janė tė mėdha) e njėjta gjė paskėsh ndodhur dhe me llojet e tjera tė letėrsisė gojore shqipe! Pra sipas kėtij kėndvėshtrimi (e logjike), shqiptarėt, si popull, nuk paskėshim identitet letrar e artistik, kulturor e shpirtėror pėr arsye se paskėshim huazuar gjithė krijimtarinė letrare gojore”.

    Nė rrafshin krahasues tė traditave epike gojore, autori i kushtoi vėmendje tė veēantė ēėshtjes sė pėrkthimit tė kėtyre kėngėve. Duke analizuar pėrkthimet e Miēoviqit, Berisha nxjerr pėrfundimin se vargu dhjetėrrokėsh i epikės gojore shqiptare nuk mund tė bartet e tė pėrkthehet si duhet nė gjuhėn serbe me dhjetėrrokėshin pėrkatės tė kėsaj epike. Miēoviqi shpesh u detyrua ta pėrkthejė vargun shqip me 12, 13, 14, 18 rrokėsh ose me dy vargje dhjetėrrokėshe pėr tė kapur “tėrėsinė kuptimore sintakso-metrike e metaforike tė vargut shqip”. Nga kjo punė krahasimtare, autori nxjerr pėrfundimin se edhe vetė pėrkthimi i Miēoviqit e pėrjashton mundėsinė e bartjes sė vargut gojor sllav nė kėngėt tona tė kreshnikėve.

    Nė fushėn e studimit tė epikave gojore, tė vargut e tė dukurive tė tjera, thekson autori mė tej, i duhet kushtuar njė vėmendje e veēantė kontekstit jashtėletrar tė tekstit artistik, i cili ėshtė i ndryshėm nė tradita epike tė ndryshme. Si shembull bihen morfemat shqipe ndore, besė, orė etj., tė cilat “nuk mund tė kenė asnjėherė tė njėjtėn vlerė e tė njėjtin kuptim e konotim” nė njė sistem tjetėr gjuhėsor. Ky pohim shoqėrohet edhe me vėrejtjen qė “struktura gjuhėsore e tekstit epik gojor, e epikės gojore tė popujve tė Ballkanit nuk ėshtė studiuar sa duhet”.

    Nė rrafshin e studimeve krahasuese tė kėngėve tona legjendare me traditat epike tė popujve tė Evropės Juglindore ėshtė me rėndėsi tė nxirret nė pah roli dhėnės i eposit tonė, qė si epos i lashtė, i pasur me pėrbėrės qenėsorė mitologjikė dhe qė pasqyron njė rend shoqėror primitiv me mbeturina matriarkati, etj., premton shumė nė kėtė drejtim. Lidhur me kėtė problem, autori ka vėnė nė dukje disa tė dhėna nga studiues tė huaj qė shėnojnė ndikimet e mėnyrės sė jetės, organizimit shoqėror, kulturės, etj. tė popullit tonė ndaj popujve tė tjerė tė Siujdhesės Ballkanike. Kėshtu, studiuesi Spiro Kulishiq ka shprehur mendimin se shoqėria familjare sllave nė disa rrafshe ėshtė zhvilluar nėn ndikimin e organizimit tė lashtė ballkanik. Duke qenė shoqėria familjare shqiptare mė arkaike dhe mė autoktone, ajo ka ndikuar nė organizimin shoqėror tė familjes sė sllavėve tė Ballkanit. Studiuesja e njohur ruse Desnickaja ka shprehur mendimin qė tradita epike shqiptare nė krahasim me traditėn epike boshnjake ėshtė mė e pasur, mė arkaike e origjinale dhe dallimet mes kėtyre dy traditave janė tė mėdha.

    Berisha ėshtė plotėsisht mbushamendės kur kritikon Stavri Skendin, i cili, duke pasur Alois Schmaus-in udhėheqės tė tezės sė tij tė doktoraturės pėr epikėn gojore shqipe, iu nėnshtrua mendimit tė studiuesit gjerman, qė kishte pėrfillur mendimin e studiuesve serbė pėr huazimin e kėngėve tė kreshnikėve shqiptare nga ato boshnjake e serbe, edhe pse Schmausi nuk e njihte nė origjinal eposin tonė, mbasi nuk e dinte shqipen.

    Njė tjetėr pėrfundim i autorit tė studimit, nė rrafshin krahasues tė kėngėve tona tė kreshnikėve me epikėn sllave, lidhet me faktin qė nė kėngėt tona tė kreshnikėve mbishtresat e periudhės osmane janė fare tė parėndėsishme pėr t’u marrė parasysh; ndėrsa epika sllave, siē mendon edhe pjesa dėrmuese e studiuesve serbė, fillon kryesisht me ardhjen e osmanėve nė Evropė, nė shek. XVI-XVII, ēka e dėshmojnė ngjarje e personazhe tė ndryshme tė asaj kohe, qė gjetėn jehonėn e tyre nė kėngė tė shumta epike boshanje dhe serbe.


    Kėndimi dygjuhėsor


    Njė vėmendje tė veēantė Berisha i kushtoi traditės sė kėndimit dygjuhėsor tė rapsodėve shqiptarė, e cila lidhet me punėn e mbledhėsve dhe studiuesve si M. Murko, A. Schmaus, M. Parry, A. Lord, etj. Shumica e kėngėtarėve tė kėsaj tradite, qė kėndonin shqip dhe bosanēe (boshnjake) e ndonjėherė edhe nė ndonjė gjuhė tjetėr, prej tė cilėve studiuesit e pėrmendur i morėn materialet, thekson autori, ishin shqiptarė ose me origjinė shqiptare, por pėr shkaqe tė politikės qė mbretėronte midis dy luftėrave botėrore quheshim “myslimanė” ose “turq” dhe merreshin si tė tillė, pa u bėrė dallimi midis pėrcaktimit fetar dhe pėrkatėsisė kombėtare, sidomos nga “autorė tė ngarkuar me tendenca e interesa nacionaliste.” Pėr paanėsi gjykimi, autori dallon studiuesin amerikan Milman Parry, i cili “i mblodhi materialet jashtė ēdo ngjyrimi e ndikimi politik, qė s’kishte ndodhur me mbledhėsit e tjerė”, punė qė ofron argumente pėr zhbėrjen e tezės tendencioze tė “huazimit” tė epikės gojore shqiptare nga ajo boshnjake-serbe. Mė tej, parashtrohen edhe disa tė dhėna dhe pėrbėrės joletrarė, qė dėshmojnė se popujt sllavė tė jugut u ndikuan nga paraardhėsit ballkanikė dhe nga shqiptarėt, nė fusha tė ndryshme tė organizimit shoqėror, zakoneve, veshjeve, riteve, e deri tek patronimet e toponimet, emrat e fiseve, etj.

    Nė kapitullin e fundit “Qenėsia e tekstit letrar artistik”, autori i qaset tekstit tė kėngėve si “pėrbėrėsit kryesor”, qė pėrligj vlerat e tyre si shtjellime dhe si mesazhe, gjė qė shtron nevojėn e domosdoshme tė studimit pėr tė kuptuar vlerat artistike e pėr tė pėrligjur origjinalitetin jo vetėm tė kėngėtarit, po edhe tė njė epike dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishme, pėr t’i vėnė nė dukje dallojat dhe pėrkimet e epikave tė popujve tė ndryshėm, nė rrafsh krahasimtar.

    Kėngėt e kreshnikėve dallohen pėr gjuhėn dhe sistemin e pasur tė shprehjes artistike, mėnyrėn e shtjellimit tė tekstit dhe mesazhet artistike, qė dalin prej tyre dhe mundėsojnė ndikime tė fuqishme estetike: tablotė e pėrshkrimet herė-herė tė pazakonshme, tė pėrftuara me mjeshtėri; gjallėria dhe dramaciteti, forca e rrėfimit, etj. Duke qenė se, siē vėren autori, tek epika gojore, nė rastin tonė konkret, tek kėngėt e kreshnikėve, mbizotėron gjuha simbolike ndaj gjuhės poetike, qė ėshtė kryesisht veēori dalluese e llojeve tė lirikės, pavarėsisht se nuk ka ndonjė kufi tė prerė mes tyre, kėto kėngė ngėrthejnė “kode e simbole tė ndryshme, deshifrimi i tė cilave bėhet mbi bazėn e mendėsisė sė mjedisit e tė kulturės qė i pėrkasin krijuesit”, gjė qė ndryshon nga njė popull tek njė tjetėr. Arsyetim, ky, nė tė mirė tė hershmėrisė dhe tė mėvetėsisė sė eposit tonė. Veē sa thamė, kėngėt e kreshnikėve dallohen pėr njė origjinalitet dhe pasuri tė madhe tė mjeteve figurative, “qė ėshtė shpirti i ēdo krijimi tė mirėfilltė letrar”.


    Provohet teza se shqiptarėt janė burimor tek gjuha dhe nė letėrsinė gojore


    Studimi mbyllet me mendimin e rėndėsishėm qė shqiptarėt janė burimorė si tek gjuha dhe pėrbėrės tė tjerė tė kulturės materiale e shpirtėrore, ashtu edhe nė letėrsinė gojore. Kėndej ndjehet nevoja e studimit tė epikės gojore shqiptare brenda fenomenit epik tė popujve, jo vetėm tė Siujdhesės Ballkanike, por edhe tė Evropės Juglindore e mė gjerė.

    Berisha zbaton nė studimet e veta njė qasje e interpretim tė veēantė, pėr tė cilėn gjė meriton tė thuhen dy-tri fjalė. Njėra nga veēoritė e metodės sė punės sė tij studimore njėmendėsohet nė trajtimin teorik tė ēėshtjeve, mbi bazėn e tė cilit ai inkuadron me mjeshtėri problemet konkrete tė objektit tė studimit, nė rastin konkret, tė kėngėve tė kreshnikėve, duke ndėrtuar shqyrtimin analitiko-sintetik nėpėrmjet polemikave me rezultatet e arritura nga studiuesit e mėparshėm, me miratimin, vėnien nė dyshim a hedhjen poshtė tė tyre dhe duke nxjerrė gjithnjė pėrfundimet vetjake. Kėshtu, duke synuar tė japė vlerat artistike tė tekstit poetik tė kėngėve, fillimisht ai pėrpunon nga ana teorike qenėsinė poetike tė tekstit dhe mbi themelin teorik tė ndėrtuar mbi bazėn e rezultateve mė tė reja tė kėsaj fushe, ai parashtron veēoritė kryesore artistike, qė i dallojnė kėngėt e kreshnikėve. Nė fund, ai nxjerr jo vetėm tezat vetjake, por shpesh edhe udhėzime metodike pėr t’u pasur parasysh nga studiuesit si p. sh.: “Vetėm analizat tekstore e tė veēantive tė tyre mund tė ndriēojnė mirėfilli ngjasimet dhe ndryshimet dhe mbi bazėn e tyre tė nxirren pėrfundimet pėrkatėse tė qenėsishme.”

    Nė studimin e vet autori miraton e mbėshtet plotėsisht arritje pozitive tė studiuesve tė tjerė paraprakė, shqiptarė e tė huaj. Kėshtu, nė fusnotėn 86, ai sjell njė mendim tė rėndėsishėm tė studiuesit gjerman G. Geseman: “Duke bėrė fjalė pėr nevojėn e studimit tė epikave gojore tė disa popujve, pėrkatėsisht tė nevojės sė studimit tė stilit serbo-kroat me stilin epik te rusėt, bullgarėt, shqiptarėt, grekėt, rumunėt, hungarezėt – pėr tė ditur mė nė fund se kush prej kujt ka mundur tė huazojė, Gerhard Geseman, mes tjerash thotė: ‘Huazimet e pastra pėrmbajtėsore (...) nuk janė aq instruktive pėr historinė e brendshme tė epikės popullore sa pikėrisht lidhjet e ndėrsjella tė elementeve stilistike’.”

    Me rėndėsi pėr t’u vėnė nė dukje ėshtė dhe puna serioze e autorit nė pėrdorimin e gjuhės e tė shtjellimit tė fjalisė dhe tė terminologjisė pėrkatėse tė kėsaj fushe shkencore. Si nė veprat letrare poetike, ashtu edhe nė ato studimore, ai ėshtė shumė i kujdesshėm nė pėrdorimin e gjuhės, krijon fjalė dhe pasuron me ngjyrime tė reja kuptimore fjalėt qė pėrdor. Po pėrmendim: pėrvijėzim– projeksion, gojėshmėri – tradita e letėrsisė gojore, njėjtėsi – tė qenėt identik, i njėjtė, kėngėtim – procesi i tė kėnduarit, pranim – receptim, kumtim – mesazh e ndonjė tjetėr.

    Me pėrfundimet e arritura, Berisha ka ēuar mė tej studimin e folkloristikės shqiptare lidhur me kėngėt e kreshnikėve, por edhe pėr ndonjė problem tjetėr tė letėrsisė sonė gojore nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kontekst, mund tė themi pa ngurrim qė metoda e trajtimit tė problemeve, mėnyra e argumentimit dhe pėrfundimet e nxjerra do tė ndihmojnė nė studimet e mėtejshme tė kėsaj fushe jo vetėm shkencėn tonė po edhe atė ballkanike dhe mė gjerė.


    Ky studim, qė po botohet edhe si vėllim mė vete, i konceptuar dhe i shtjelluar si parathėnie e njė antologjie tė vėllimshme me 51 kėngė tė kreshnikėve, tė zgjedhura nė bazė tė kritereve tė pėrcaktuara mirė, para sė gjithash, pėr vlerat e tyre poetike dhe tėrėsinė shtjelluese, do t’u shėrbejė studiuesve tanė e tė huaj, po dhe lexuesve tė zakonshėm, qė ushqejnė kėrshėrinė ndaj kėtij monumenti madhėshtor tė kulturės shpirtėrore tė popullit tonė.


    Autori njeh nė origjinal eposin sllav; pėrktheu nga gjermanishtja kėngėn e pestė tė “Kėngėve tė Nibelungėve” dhe e bėri objekt stu-dimi kėtė epos (botuar nė librin: “Njėmendėsia e fjalėve – Mundėsi interpretimesh letrare” “Shpresa-Faik Konica”, Prishtinė, 2006.). Gjithashtu, pėrktheu nga gjermanishtja dhe e plotėsoi me shėnime “Epin e Gilgameshit” (Prishtinė 1984, botimi i dytė Tiranė 1990).

    Nė librin “Qasje poetikės sė letėrsisė gojore shqipe”, (Rilindja, Prishtinė, 1998), Berisha, ndėr tė tjera, trajtoi edhe kėto ēėshtje: “Poetika e letėrsisė gojore nė krahasim me poetikėn e letėrsisė sė

    shkruar”, “Krijuesi gojor dhe pėrcjellėsi gojor”, “Pėrkimet poetike nė dritėn e ēėshtjes homerike”, “Klasifikimi – problem kompleks”, “Rreth disa vlerave artistike tė letėrsisė sonė gojore”, “Pėr njė qasje mė tė drejtė dhe pėr njė studim mė kompleks tė epikės sonė gojore nė krahasim me epikat e popujve tė Siujdhesės Ballkanike”, “Hyrje nė poetikėn e pėrrallės”, “Mendime dhe vlerėsime tė qenėsishme tė Mark Milanit”, “Maximilian Lambertzi pėr epikėn gojore shqip-tare”, “Rėndėsia e tė dhėnave tė Matthias Murkos pėr poezinė tonė gojore”, “Kėndimi i kėngėtarėve shqiptarė nė gjuhėn ‘bosanēe’ ose kush ishte Abdullah Mexhedoviqi”, “Ēka dėshmojnė kėngėt shqi-pe tė mbledhura nga Vuk Karaxhiqi?”, “Funksioni i formulės-meve nė njė kėngė kreshnike”, “Kulti kalorėsiak nė kėngėn ‘Halili merr Begzadėn e Bardhė”, etj.

    Nė librin “Ēėshtje teorike tė letėrsisė”, (“Faik Konica”, Prishtinė, 2005), ai trajtoi edhe kėto ēėshtje: “Ndėrliqėsia e natyrės sė artit tė fjalės”, “Veēantitė e tekstit letrar dhe tė tekstit joletrar”, “Teksti poetik si komunikat dhe estetika e tij”, “Letėrsi gojore, letėrsi po-pullore ose folklor?”, “Letėrsi e shkruar, e kultivuar ose artistike?”.

    Autori botoi, nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja dhe punime tė tjera nė revista e periodikė, qė lidhen me problemet e epikės gojore, veēmas me kėngėt e kreshnikėve, qė jepen nė fusnota tė kėtij studimi.

  19. #39
    Perjashtuar Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,733
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Deri ne shek 4 jam dakort e deri ne fillim shek 5 po me tej, ajo zone u shkeput nga perandoria e u nenshtrua nga hunet ,pastaj ostrogotet ,pastaj longobardet e pastaj avaro-sllavet.
    Po e vazhdoj mė tej...

    Dhe duke qenė se zona fushore (Panonia) u pushtua, bashkė me tė edhe Klladusha (gjendet nė rrafsh), atėherė ilirėt fusharakė u larguan tek vėllezėrit e tyre nė alpet dinarike, duke e ngjeshur kėshtu popullėsinė nė njė zonė tė ngushtė, duke mbrojtur mė mirė atė pak tokė qė i ka mbetur.

    Bjeshkėt e Jutbinės, pėr herė tė parė janė pushtu nė shekullin 11, atėherė kur tė parėt tanė ikėn kėndej nė trojet e sotme. Shkaku qė e humbėm Jutbinėn ėshtė se Kroacia krijoi shtet, krijoi ushtri, dhe nuk mund tė qėndrohej mė gjatė.

    Po ajo Jutbina ne kroaci,cfare provash paraqet per vec emrit?
    Toponimet e ngjashme nė vende tė ndryshme nuk tregojnė gjė tjetėr veēse dyndje. Jutbina e parė ėshtė ajo nė Kroaci. Aty pranė saj gjenden edhe Klladusha, Fusha e Sejes, Krali i Sejes, Zaharja, Janina e Madhe (Oenona ilire, Nini i sotėm). Kurse Jutbina e dytė tregon vendqėndrimin e dytė tė kreshnikėve pas shpėrnguljes sė tyre, dhe pranė Jutbinės sė dytė kemi edhe Kotorret e Reja (qyteti Katera).

    E tėrė kjo shpjegohet me atė qė kjo popullėsi, ishte e ardhur nga fushat duke u bashku me malėsorėt qė ishin mė herėt aty, pėr shkak tė dyndjeve tė mėdha, kurse mė vonė fillon shpėrngulja pėr nė juglindje aty tek Bosna e mė pas nė Malėsi.

    Shiko se toponimin Gruda e gjen qė nga Dalmacia Bosna Raguza e deri tek Malėsia, vetėm tėrheq njė vijė nga njėri toponim tek tjetri edhe para syve do t'a kesh rrugėn nga kaluan Grudasit.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Muji pret Bajlozin e Detit te Zi

    MUJI PRET BAJLOZIN E DETIT TE ZI


    O,lum e lum ,o zot ,i lumi zot/
    E qėnka qenė ky baloz i zi
    E kalon krejt Detin e Zi
    e qė del nė kufi tė Jutbinės
    dhe banrrėn Jutbinės ja rrėzon
    rrafsh me tokė ,thiu ,e ka rrėzue
    banrrėn e vet ai e ka vėnė
    mbapsh ,thiu ,ėshtė kthye
    dhe tri ditė a ndal me pushue
    nė vend njė letėr e ka shkrue
    te qiraxhitė ,thiu ,e qėnkqa shkue
    -Qiraxhi ,kur jini duke udhėtue
    mbas bagėtive kemi me shkue
    Ē’ka po kėrkoni kėt letėr me ēue?
    ndonjė dukat ke me na pague
    -Emin Agės nė dorė me ja ēue
    shpejt te Aga letrėn ma kanė ēue
    e merr letrėn aga me e kėndue
    lot pėr faqe t’mjerit janė duke i shkue
    s’po di arsyen se ēka me mbarue
    Nė beden tė kullės aga ka hyrė
    E po e zbraz pushkėn e haberit( lajmit)
    Kreshnikėt shokėt e e tij e kanė dėgjue
    E tė gjithė mire qėnkan shtrėngue
    E tek Emin Aga shpejt qėnka shkue
    Emin Aga para u ka dale
    E qoftė pėr hajėr lajm na ke ēue
    Ēfarė lajmi thonė me na kallxue?
    -Lajmi i zi na ka ardh
    jua nxjerr letrėn pėr ta kėndue
    Osman Aga nė kėmb na u ēue
    E merr letrėn pėr me kėndue
    -Haj medet ne ēka paska shkrue
    Njėmijė copa gjedh ju a due
    posht katėrqind kile njė eksiq se due
    dhe tė majme duhet tė qėllojnė
    dhjete varganė(karvan) me grurė me i qėrue
    dhjetė varganė grurė me i ngarkue
    dhe nė kufij me mi ēue
    ja nė mejdan me mė dale mue
    Ah tanė kreshnikėt kryet e kanė ungjė(ulė)
    Ja nė mejdan me mė dale mue
    Ja ē ‘ka kam lyp ,ju mos me ma ēue
    krejt Jutbinėn kam me e farue !
    Osman Aga ja ka nis e po flet:
    -Hajmedet ēka na ka gjet
    O njė nė mejdan atij s’mundemi me i dalė
    Shtatėdhjetė mbretėri ai thi i ka marrė
    Te tanė haraēin janė duke ja ēue
    Duhet mallin ēka lyp me ja ēue
    O hajmedet qėnkan kujtue:
    -Duhet mallin me ja ēue
    dhe ka nis mallin me ja nda
    njėmijė copė thiut ma ja ba
    nėn katėrqind kile mėposht nuk i due
    edhe tė majme for me qėllue
    Dhjetė karvanė me grurė me ja qėrue
    Edhe me ato bukė me ja pėrgatit
    Pėr njė mot kena me u lirue !
    Ja kanė nis bagėtinė e po ja ndajnė
    Po mė ish kanė dhe Mujė fukaraja
    E dy vllazėn ata ishin kanė
    Mujin e Halilin jetim baba i ka lanė
    Tetėmbėdhjet vjet Muji i pat lanė
    Fukara Muji ka qėllue
    Kur po gatisin bagėtinė Muji po I tubon
    Gja Mujit nuk mund me i shkrue
    -Atė gja ai me na i rue
    Tana gjatė ja kanė nis me i da
    U kanė nisė gjanė tu Emin Aga me i ēue
    Te Emini i kanė tubue
    Edhe Mujin rrogėtar e kanė shkrue
    N’ Bjeshkė tė Zeza pėr me i ēue
    Me i kullotė Muji mirė me i rue
    Edhe Muji gjanė nė agim po i merr
    E nė Bjeshkė t’Zeza po m’i qet
    S a ka qėnė dita Muji i ka kullot
    Nė mbrėmje te shpija i ka ēue .
    Emin Aga gjėsė para u ka dal
    Ja ka nis gjėnė e po i numėron
    -Ore Muji bre djalė !-i ka thėnė
    dy gja nė bjeshkė i paske lėnė
    ato tė dyja sonte ti me m’i pru
    ja kryet mrena ,tybe ,nė ket shpi!
    Sa fort Muji paska pritue
    Mirė mobuzėn nė krah po e qet
    E nė Bjeshkė t’Zeza Muji po del
    Pėrrue mė pėrrue o breg mė breg
    Duke i lyp hiē kurkund s’i gjet.
    E nė njė pėrrue Muji kur po shkon
    Dy fėmij i gjen tuj bėrtit
    Sa po mundin fėmijtė po piskasin .
    Ngadalė Muji nė atė prue po shkon
    Te fėmijtė kur ka shkue
    Britmė tė madhe fėmija paskan ēue.
    Ndėrmjet djepave Muji mė ish hi
    Tė dy lidhun djepat ishin kanė
    Ja ka nis fėmijt po i pėrkund
    Edhe vajin fėmijtė e kanė ndalė.
    Edhe gjumi aty Mujin po e merr
    E ja ka nis kerrshi po kėrcet
    Edhe gjumi Mujit po i del
    Nja dy Zana ,tha ,Muji po i sheh,
    si dy diella ato qė po bėjnė,
    ashtu dritė zanat si po bėjnė!
    Prap Muji n’gjumė ėshtė ra me fjet
    Krisėm kerrshit e ushtimė po i shkon
    Ato zana te djepat po vijnė
    Afėr ato kur janė afrue
    –Kuku motėr,ēka u marue?
    Ndėrmjet djepave dikush tek ėshtė ra
    Tė dy djemt ,oj motėr i ka mbyt!
    Duke brit zanat dhe duke shkue,
    I gjejnė djepat tė dy mbulue ishin kanė
    Edhe djepat shpejt kur i shpalojnė
    Edhe gjumi fėmijtė mi ka zėnė .
    Shqelm Mujit zanat i kanė rėnė
    Muji shpejt more qėnka ndreq
    -Po ty kėtu ,n’kėt vakt ,kush t’ ka pru?
    Dy gja nė mal mė kanė mbetur mua
    Po unė jam dalė sonte me i lypė,
    E nė kėt pėrrue kur jam hi,
    I kam gjet tue britė kėta dy fėmijė
    Gjynah i madh m’ka ardh mue
    E kam ardh i kam pėrkund
    Ato gjumi o i ka zan
    Unė jam ndal kėta fėmij me i rue .
    -Ori motėr kėti ēka t’i bajmė?
    Duhet shpėrblim ,oj motėr ,me i dhėnė,
    Shpėrblim tė madh kėti duhet me i dhanė.
    -Fol bre djalė ēka po don ?
    a don mall,sa duhesh me tė dhanė
    A po don kerrsh ,dukat ta bajmė?
    A po don fuqi me tė dhanė?
    E me krali ti me u mbrojt,
    Ku ah n’mejdan
    ty s’mundet me tė dale
    Se krejt harab ti ke me i ba!
    A ndal Muji e ėshtė kujtue
    < Me lypė mall –o sa due unė
    vjen balozi ka me mi marrė
    kėtė kerrsh dukat me ma ba
    vjen balozi thiu e ma zapton
    ēka mė ngjan e gjė mbi dhe nuk m’i len>
    -E n’paē takat(fuqi)mirė me mė dhanė,
    me krajli unė me e prapue ?
    Motra e madhe te voglės i ka thanė
    Je ma e re e gjinin ma tė forte ma ke
    Epi gji ,lum motra ,qė tė pine,
    E fuqi kėtij djali me i dhanė,
    Nder krajli djali me davranue !
    -Hajde djalė thithe gjirin (cicėn)!
    Ka shkuar Muji ka nisė me pi
    Pikė mė pikė nji cicė e kish pi
    -Kape gurin ,djalo ,njėmijė kile
    Njėmijė kile gurin me peshue !
    E t’ja ngjit gurit njėmijė kile
    Deri n’krye Muji ma ka ēue
    Epi hov ku mujsh me gjue!
    E pesė metra larg gurin ma ka gjue.
    -A don ma fuqi ty me tė dhanė?
    Po sa tė kesh takat
    mue me mė dhanė
    se me krajli unė kam me luftue!
    Tjetrėn sisė ,zana po ma nxjerrė,
    ja ka nisė Muji po ma thithė,
    pikė mė pikė edhe kėtė ma ka pi.
    -Rroke gurin ,djalo,njėmijė kile!
    E rrok gurin Muji njėmijė kile
    I ep hov e mundet me e qitė;
    Tetėdhjetė metra larg po e qet.
    Motra e madhe ,zana ,po bėrtet:
    -Shumė fuqi kėti tha i ke dhėnė,
    Ėshtė i ri e mend dro a qė e lanė
    krejt harabe ai kėtė dyje e ban!
    edhe Muja ,gajle , thotė se kam
    -Ore djalo! –po m’i paska thanė,
    e ti emrin ,djalė si e ke ?
    -Unė emrin Muj e kam
    E shumė fat ,bre djalė,ti paske pas
    E me ne ,more ,ti je vllaznue
    Shumė fuqi ty kemi me tė dhėnė
    sa te jetė jeta ti ke me qėnė
    kėnga jote Muj ka me u kėndue
    e pėr gėzime ,Kėngė kanė me tu kėndue
    E emir yt Mujė s’ka me u harue !
    Ore Mujė bre !-djalit mi kanė thanė
    Motra me ty duam me u ba ,
    e sa herėn ngusht ,ti ke me qenė
    o motėra na ty kemi me tu ba
    vetėm se fėmijtė ti na i ke rue
    Dy lopėt zana ja kanė lėshue
    I merr lopėt Muji e ka fillue
    E pėr shtėpi o m’i ka ēue .
    Dielli besa nalt ėshtė ēue
    Emin Aga vet ka dalė
    Gjashtė ēoban me vete mi ka marrė
    Po e shohin Mujin gjėnė qė po e bjen
    Mujin ēobant ngjau qe shumė po shajnė
    Mujit mėrzi m’i ka ardhė,
    Pėr krahėsh Muji kur jua ngjet
    Fluturim ,besa ,larg po i qet !
    Emin Aga sa mundet po ik
    -Ikni shokė! –Emini u paska thanė
    edhe mėnt Mujin e paskan lanė!
    E te Emin Aga Muji kur ka shkue
    Tė tanė kreshnikėt aty qėnkan ardhė,
    Fjalėn Muji e ka marrė:
    Kėta gja ju kini me i marrė,
    Vetė bajlozit pritėn kam me ja xanė
    E me tė unė dua me da mejdan.
    Emin aga Mijit i ka thėnė:
    -Dorinė e mejdanit ty ta paēa dhanė
    shpatė e nizdrak tė mijat t’i kam dhanė
    Dy kobure nė shokė ja ka dhanė
    E pėr hajėr more Mujit ja kanė ba .
    Edhe Muji qėnka shtrėngue
    E po shkon Bajlozit nė prit me I dalė:
    -Prite Mujin e ka me ardhė
    e ka ndėrmend neser me dalė.
    Dorisė nė shpin Muja ju ka gjue
    Ka marrė udhėn te balozi ka shkue
    Tre sahat kur iu kish afrue :
    -Haram tė qoftė ,gjog, mbajten qė tė kam ba
    ne vend te tagjisė oriz aga tė ka dhanė!
    E rrapllimė tė madhe ti me ēue ,
    Tokėn nėn gurė balozit me ja lue
    Jargėt nė gjyk atij me jagjue !
    Ja nis gjogu po turfullon
    Jargėt bajlozit n’grykė po ja qet
    Rrapėllimė tė madhe paska ēue,
    Tokė e krresh ,bajlozit ,po ja lue;
    Piskamė tė madhe Muji paska ēue
    Dymbėdhjet zana n,gjoks Mujit i kanė le
    Piskamė tė madhe trimi ka marue ,
    Atė piskamė bajlozi e ka ndėgjue
    Prej njeriut kjo piskamė nuk ėshtė
    Prej kudreti ē’ka tek unė po vjen !
    O ,thotė bajlozi ,e si vetėtim asht ēue
    Edhe topuz bajlozi ja qet;
    Jam tehir (gati) nė mejdan me tė dalė!
    Aspak Mujin topuzi se ka marrė
    N’shpinė tė sharkut bajlozi i ka ra
    Hov tė madh Muji ka ba
    Shumė stėrvit gjokun e kish mėsue
    E nė dy gjunj gjoku asht palue
    O afėr Muji ju kish afrue
    edhe me shpatė nė krye mi ka mėshue
    gjysmėn e kresė ja ka shkurtue
    e me sy tė prishun nė gjog ja ka gjue ,
    prej dories nė tokė e koka ka ra
    bajlozit koka ka qėnė tuj shpurthė
    kryet Muji ja ka kėputė,
    nė dueq kryet ja ka shti
    gjak i madh aty ish ba
    krejt gjaku Mujin e ka mbulue
    Askund Mujin s’ka mujt me varrue
    Po n‘shtat dorinė ja kish plague.
    Ka marrė udhėn Muji pėr ship me ardhė
    Kryet e bajlozit nė bigė ja ka marrė;
    Ka marrė udhėn nė Jutbinė ka shkue
    E pėrpara Mujit shokėt mi kanė dale
    Krejt i kuq Muji ish qenė mbarue
    Nė kullė te hekrit trimi kur ka shkue .
    _Shihni kryet e bajlozit e kam marrė
    e dy ēopash kryet ja kam da
    me shpatė kryet ja kam shkurtue
    ma bajloz s’ka me sundue !
    Mblodhi Stavri Trako

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •